❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mbĂ«rriti mbrĂ«mjen e sotme nĂ« VlorĂ«, ku darkoi me Ivanka Trump, vajzĂ«n e presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump dhe njĂ« grup arkitektĂ«sh ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Sipas medieve, në fokus të bisedimeve besohet se janë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë shfaqur interes më herët për projekte zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.

Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump kanë qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Më pas, mediet bëjnë të ditur se Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.

Sipas Euronews, dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner nuk ka qenë pjesë e darkës. Ai ka qenë në Vlorë disa orë gjatë paradites dhe më pas është larguar për në Davos.

Ivanka Trump mbĂ«rriti sot paradite nĂ« qytetin bregdetar tĂ« VlorĂ«s, e shoqĂ«ruar nĂ«n masa tĂ« rrepta sigurie nga Policia, teksa mĂ«sohet se qĂ«ndroi nĂ« njĂ« nga hotelet nĂ« zonĂ«n e “Ujit tĂ« ftohtĂ«â€.

Siç raportojnë korrespodentët e medieve, Ivanka Trump vizitoi zonën e Novoselës dhe më pas edhe Zvërnecin. Gjithashtu, në itinerarin e saj ka qenë edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo.

Kjo nuk është hera e parë që vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump  viziton Vlorën. Së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, Ivanka Trump kaloi disa ditë nga pushimet verore qershorin e kaluar në qytetin bregdetar.

1 nga 4

/m.m/j.p/

The post Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungoi nĂ« homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitĂ« tek nĂ«na e Hekuran DedĂ«s

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot nĂ«nĂ«n e njĂ« prej viktimave tĂ« ngjarjeve tĂ« 21 Janarit nĂ« bulevard, Hekuran DedĂ«s.

Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri.

“Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i kĂ«tyre 15 viteve, mungoi nĂ«na e dĂ«shmorit Hekuran Deda”, u shpreh Balla, duke theksuar se arsyeja e mungesĂ«s lidhet me moshĂ«n e saj tĂ« thyer.

Sipas tij, ajo mban mbi supe 87 vite jetë dhe një brengë të madhe që nuk është shuar as me kalimin e kohës.

Megjithatë, Balla tregon se e ka takuar në mbrëmje nënën e Hekuran Dedës dhe se ajo i është shfaqur e fortë me shpresën se drejtësia do të bëjë më në fund detyrën e saj.

“Son­te e gjeta tĂ« fortĂ« nĂ« zemĂ«r dhe me shpresĂ«n se drejtĂ«sia do tĂ« arrijĂ« t’i tregojĂ« se me urdhĂ«r tĂ« kujt u vra djali i saj”, shprehet ai.

Balla riktheu në vëmendje plagën e hapur të 21 Janarit dhe pritjen e gjatë të familjarëve të viktimave për zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe vendosjen e drejtësisë.

/m.m/j.p/

The post Mungoi nĂ« homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitĂ« tek nĂ«na e Hekuran DedĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Sfida e demokratëve, mbrojtja e votës së lirë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se sfida e demokratĂ«ve Ă«shtĂ« mbrojtja e votĂ«s sĂ« lirĂ«.

Në një bashkëbisedim me simpatizantët e degës 2 të PD-së në Tiranë, Berisha kujtoi se kur PD humbi zgjedhjet pranoi rotacionin dhe doli në opozitë duke u qëndruar vlerave dhe parimeve.

NdĂ«rkohĂ«, qeverisja e sotme, sipas BerishĂ«s, e shtyp pluralizmin me tĂ« gjitha mjetet dhe e shndĂ«rron nĂ« fasadĂ«. “Edi Rama e realizon kĂ«tĂ« nĂ«pĂ«rmjet shndĂ«rrimit tĂ« zgjedhjeve nĂ« farsĂ«, nĂ«pĂ«rmjet propagandĂ«s sĂ« tij, se farsat janĂ« votĂ« dhe se farsat janĂ« zgjedhje”, tha Berisha.

Kreu i PD-sĂ« u shpreh se “sot kjo forcĂ« politike ndodhet nĂ« njĂ« moment jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtirĂ«, por pĂ«rcaktues pĂ«r fatin e ShqipĂ«risĂ« dhe shqiptarĂ«ve”.

Berisha u shpreh se interesi kombëtar i shqiptarëve kërkon që ne ta denoncojmë këtë farsë elektorale.

“Sot opozitarĂ«t janĂ« njerĂ«z tĂ« mĂ«rzitur, janĂ« tĂ« lodhur, tĂ« keqtrajtuar dhe tĂ« dĂ«shpĂ«ruar. Por çdo opozitari dhe opozitareje i them se jemi nĂ« kilometrin e fundit, pĂ«r shkak tĂ« qĂ«ndresĂ«s sonĂ«. Ne kemi pĂ«rballĂ« njĂ« armik tĂ« paligjshĂ«m, qĂ« qĂ«ndron nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n, me ligjin dhe vullnetin e qytetarĂ«ve shqiptarĂ«â€, tha Berisha.

Berisha theksoi se zgjedhjet e kaluara ishin farsĂ«, ndaj dhe “ne kemi tĂ« drejtĂ«n kombĂ«tare, ndĂ«rkombĂ«tare, morale, ligjore, ta rrĂ«zojmĂ« kĂ«tĂ« qeveri njĂ« minutĂ« e mĂ« parĂ«â€.

“Ne kemi çdo motiv. Dy gjĂ«ra i heqin çdo legjitimitet qeverisĂ«: farsa zgjedhore dhe vjedhja e qytetarĂ«ve”, tha Berisha.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Sfida e demokratëve, mbrojtja e votës së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nuk kemi arritur të krijojmë zemërimin e madh të qytetarëve ndaj korrupsionit

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se edhe gjatĂ« qeverisjes sĂ« djathtĂ« ka pasur korrupsion, por kishte po ashtu edhe njĂ« luftĂ« tĂ« hekurt kundĂ«r kĂ«tij fenomeni.

NĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim me simpatizantĂ«t e degĂ«s 2 PD-sĂ« nĂ« TiranĂ«, Berisha u shpreh se “ne jemi forcĂ« politike vendimesh tĂ« dhimbshme, por i kemi marrĂ« ato nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« morali dhe njĂ« parimi”.

“Kemi njĂ« problem serioz, pasi pĂ«r korrupsionin nuk kemi arritur qĂ« tĂ« krijojĂ« zemĂ«rimin e madh tĂ« qytetarit. Nuk e pĂ«lqejnĂ«, por nuk Ă«shtĂ« ai reagim qĂ« duhet tĂ« jetĂ«. Dhe kĂ«tu Ă«shtĂ« njĂ« defekt i yni, duhet ta pranojmĂ«. Duhet tĂ« mos lodhemi sĂ« shpjeguari”, tha Berisha.

Sipas tij, PD nĂ« tetĂ« vite administroi 30 miliardĂ« euro. “Ne ishim parti e taksave tĂ« ulĂ«ta dhe do jemi gjithmonĂ«. KanĂ« administruar nĂ« 12 vite, 67 miliardĂ« euro. Dyfishuam rroga dhe pensione. NdĂ«rtuam 11 mijĂ« kilometra rrugĂ« dhe mbi njĂ« mijĂ« shkolla e kopshte”, tha Berisha.

Berisha theksoi se PD përfaqëson interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ky mision u shndërrua dhe në forcën jetike të kësaj force politike.

/m.m/

The post Berisha: Nuk kemi arritur të krijojmë zemërimin e madh të qytetarëve ndaj korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Partia Socialiste, pĂ«rmes njĂ« shkrese zyrtare drejtuar kryetarit tĂ« Kuvendit, Niko Peleshi ka kĂ«rkuar mbledhjen e Kuvendit ditĂ«n e enjte pĂ«r ratifikimin me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r pranimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bordin e Paqes.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon thirrjen e Kuvendit në 22 janar në orën 10:00 duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të Bordit të Paqes.

Po ashtu PS thekson se kĂ«rkesa bazohet nĂ« KushtetutĂ« dhe nĂ« Rregulloren e Kuvendit dhe vjen pas vlerĂ«simit tĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes” dhe nĂ« funksion tĂ« angazhimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar.

Nga ana tjetĂ«r Partia Demokratike e pyetur nga mediet pĂ«r pjesĂ«marrjen ose jo nĂ« njĂ« seancĂ« plenare tĂ« supozuar pĂ«r t’u zhvilluar nesĂ«r, shprehet se “deri nĂ« orĂ«n 16.40, grupi parlamentar i PartisĂ« Demokratike nuk ka marrĂ« asnjĂ« njoftim nga Kryetari i Kuvendit pĂ«r mbledhje tĂ« seancĂ«s plenare gjatĂ« kĂ«saj jave.

“Me vendim tĂ« njĂ«anshĂ«m tĂ« mazhorancĂ«s nĂ« seancĂ«n plenare tĂ« datĂ«s 19 janar 2026, nĂ« Kalendarin e Punimeve tĂ« Kuvendit, Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« kĂ«tĂ« javĂ« nuk ka seancĂ« plenare. Seanca plenare e radhĂ«s Ă«shtĂ« planifikuar pĂ«r t’u zhvilluar nĂ« datĂ«n 27 janar. Sipas Rregullores sĂ« Kuvendit, mbledhja e seancĂ«s plenare dhe rendi i ditĂ«s, i njoftohen deputetĂ«ve dhe publikut, si rregull 7 ditĂ« pĂ«rpara, por jo mĂ« vonĂ« se 2 ditĂ« pĂ«rpara datĂ«s sĂ« caktuar pĂ«r seancĂ« plenare”, thuhet nĂ« njoftimin e PD-sĂ«.

Sipas PD-sĂ«, “transparenca dhe llogaridhĂ«nia ndaj qytetarĂ«ve i dikton Kuvendit  qĂ« pĂ«r secilĂ«n çështje dhe vendimmarrje, tĂ« respektojĂ« rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, nĂ« respekt edhe tĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«risĂ« qĂ« duhet tĂ« tregojĂ« secili deputet gjatĂ« ushtrimit tĂ« funksionit tĂ« tij kushtetues”.

/m.m/j.p/

The post Shqipëria në Bordin e Paqes, PS kërkon mbledhjen e Kuvendit nesër për ratifikimin e marrëveshjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paketa e Maleve”, shpallen zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimi nĂ« DibĂ«r, Memaliaj dhe TepelenĂ«

TIRANË, 21 janar/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “Paketa e Maleve”, KĂ«shilli i Ministrave shpalli sot disa zona me pĂ«rparĂ«si zhvillimi tĂ« ekonomisĂ« malore nĂ« bashkitĂ« DibĂ«r, Memaliaj dhe TepelenĂ«.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik; zhvillimin industrial dhe zhvillimin turistik.

Në bashkinë Dibër zonë me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore janë shpallur në Bjeshkët e Korabit, të Hinoskës, të Gramës dhe të Zimurit.

Po ashtu, zona zhvillimore janĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« fshatin Brezhdan, fshatin KallĂ«, fshatin LashkizĂ«, fshatin Lugjej, nĂ« LurĂ«, nĂ« fshatin Qa (Prat), fshatin SllatinĂ«, nĂ« Lan – LurĂ« etj.

Zona zhvillimore nĂ« territorin e kĂ«saj bashkie janĂ« pĂ«rcaktuar edhe nĂ« livadhet e KallĂ«s – VleshĂ«, nĂ« luginĂ«n e lumit Drin, si dhe nĂ« fshatrat SelishtĂ«, Luzni dhe Rabdisht.

Ndërsa në territorin e bashkisë Memaliaj janë shpallur zona zhvillimore në fshatrat Arrëz e Madhe, Maricaj dhe Vagalat, në njësinë administrative Buz, dhe në fshatin Rabie.

Në bashkinë Tepelenë janë shpallur zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore sipërfaqe toke në njësinë administrative Kurvelesh, në njësinë administrative Lopës dhe në njësinë administrative Qendër-Tepelenë.

/m.m/j.p/

 

The post “Paketa e Maleve”, shpallen zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimi nĂ« DibĂ«r, Memaliaj dhe TepelenĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

1067 vende vakante në Shërbimin Civil, përcaktohen kriteret e rekrutimit

TIRANË, 21 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot 1067 vende vakante pĂ«r vitin 2026 nĂ« institucionet e administratĂ«s shtetĂ«rore, pjesĂ« e ShĂ«rbimit Civil.

Nga këto 11 vende do të jenë për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues, 99 për kategorinë e mesme drejtuese, 205 për kategorinë e ulët drejtuese dhe 752 për kategorinë ekzekutive 752.

Fondet buxhetore për vendet vakante të planifikuara për rekrutim për vitin 2026 janë pjesë të fondeve buxhetore të miratuara me ligjin e buxhetit për vitin 2026 për secilin institucion të administratës shtetërore.

Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, kategorinë e ulët drejtuese, apo në kategorinë e mesme drejtuese bëhet së pari, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendet e lira.

Vendet, që mbeten të lira në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive, plotësohen nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, ku mund të konkurrojnë të gjithë ata kandidatë jashtë shërbimit civil.

Ndërsa për kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese, plotësohen nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil dhe për përdorimin e procedurës së pranimit të drejtpërdrejt në TND, për vitin 2026.

Pranimi në TND bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.

Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 11.

/m.m/j.p/

The post 1067 vende vakante në Shërbimin Civil, përcaktohen kriteret e rekrutimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme

TIRANË, 19 janar/ATSH/ NĂ«nkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, nĂ« fjalĂ«n e mbajtur sot nĂ« KonferencĂ«n e KryetarĂ«ve, u ndal te çështjet qĂ« lidhen me dezinformimin dhe lajmet e rreme.

“NĂ« fundjavĂ« ishim dĂ«shmitarĂ« tĂ« njĂ« lajmi plotĂ«sisht tĂ« pavĂ«rtetĂ« dhe pa asnjĂ« fakt tĂ« cilat vendosĂ«n nĂ« shĂ«njestĂ«r familjarĂ« tĂ« kryetarit tĂ« grupit parlamentar tĂ« PS-sĂ« (Taulant Balla – shĂ«n. i red.). Mediet tĂ« cilat i servirĂ«n kĂ«to lajme edhe pse u vunĂ« nĂ« dijeni tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, vazhduan tĂ« pĂ«rhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« tĂ« opozitĂ«s”, u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, është e papranueshme ajo që ndodhi.

Spahiu tha se “duhen gjetur mekanizmat qĂ« nĂ« raste tĂ« tilla si ky, tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«, qoftĂ« edhe penale, personat qĂ« orkestrojnĂ« lajme tĂ« rreme tĂ« tilla”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i Liqenit të Paskuqanit, hapësirë me pedonale, amfiteatër dhe sporte ujore


TIRANË, 19 janar/ATSH/ Parku i Liqenit tĂ« Paskuqanit po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« nga hapĂ«sirat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme publike dhe rekreative tĂ« zonĂ«s metropolitane Tiranë–KamzĂ«.

Me një sipërfaqe prej 84 hektarësh, ky park përfaqëson një investim të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit, mjedisit dhe zhvillimit urban, duke u kthyer në një pikë referimi për cilësinë e jetës së banorëve.

Gjatë vizitës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, panë nga afër investimet e realizuara dhe ecurinë e transformimit të kësaj hapësire të gjelbër.

Infrastruktura e parkut përfshin një pedonale rrethore prej 5,2 kilometrash, amfiteatrin veror, molin mbi liqen, kënde lojërash për fëmijë, korsi biçikletash si dhe ambiente sportive për volejboll, basketboll, tenis dhe futboll. Parku frekuentohet çdo ditë nga mijëra qytetarë, veçanërisht gjatë ditëve me mot të mirë, duke shërbyer si një hapësirë çlodhjeje, aktiviteti fizik dhe socializimi.

Kryeministri Rama vlerësoi transformimin e realizuar dhe e cilësoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit si një model për administrimin racional të aseteve natyrore.

Ai theksoi rëndësinë e promovimit të sporteve ujore, veçanërisht kanoes, duke sugjeruar krijimin e një baze të posaçme për këtë aktivitet.

“Vazhdon puna intensive pĂ«r njĂ« transformim qĂ« nuk ndalet edhe ky park po nis tĂ« marrĂ« formĂ«. Mjafton tĂ« imagjinosh se si do tĂ« rritet kurora e pemĂ«ve nĂ« vitet qĂ« vijnĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar qĂ« falĂ« kryetarit tĂ« bashkisĂ«, me mbĂ«shtetjen e Fondit Shqiptar tĂ« Zhvillimit, njĂ« aset i gjelbĂ«r i paçmueshĂ«m do t’i jepet kryeqytetit nga Kamza. Kur sheh kĂ«tĂ« transformim, tĂ« vjen keq se si u goditĂ«n dhe u zhvlerĂ«suan nĂ« tĂ« kaluarĂ«n asete po kaq tĂ« vlefshme si liqeni i FarkĂ«s apo liqeni i ThatĂ«, pĂ«rpara sesa ato territore mund tĂ« futeshin nĂ« njĂ« administrim racional. Gjithsesi mĂ«sojmĂ« nga Kamza dhe ecim nĂ« shembullin e KamzĂ«s”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli tha se Parku i Liqenit të Paskuqanit është ndërtuar nga e para dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm për të gjithë zonën.

“E gjithĂ« kjo sipĂ«rfaqe Ă«shtĂ« 84 hektarĂ« dhe vetĂ«m pasqyra e ujit e liqenit qĂ« Ă«shtĂ« rreth 18 hektarĂ« dhe kĂ«tu e kemi mbushur me rreth 80 mijĂ« pemĂ«. Ky park u shĂ«rben rreth 152 mijĂ« banorĂ«ve”, tha kryebashkiaku i KamzĂ«s.

Drejtori i Fondit Shqiptar tĂ« Zhvillimit, Dritan Agolli theksoi se investimi Ă«shtĂ« konceptuar pĂ«r t’u shĂ«rbyer veçanĂ«risht tĂ« rinjve dhe pĂ«r tĂ« nxitur aktivitete rekreative dhe sportive.

Sipas kryetarit tĂ« bashkisĂ« sĂ« KamzĂ«s, investimi ka ndikuar drejtpĂ«rdrejt edhe nĂ« rritjen e vlerĂ«s sĂ« pronave pĂ«rreth. “Vlera e pronĂ«s Ă«shtĂ« rritur me minimumi 4-5-fish”, tha Suli.

Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit është pjesë e një vizioni afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm urban, duke e kthyer Kamzën në një shembull pozitiv për mënyrën se si hapësirat publike mund të rigjenerohen në dobi të komunitetit dhe brezave të ardhshëm.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

The post Parku i Liqenit të Paskuqanit, hapësirë me pedonale, amfiteatër dhe sporte ujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes konfirmon partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA

TIRANË, 19 janar/ATSH-Maela Marini/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali u shpreh sot se ftesa e presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« si vend anĂ«tar themelues nĂ« “Bordin e Paqes” pĂ«r Rripin e GazĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ«sim i lartĂ«, pĂ«r rolin e ri qĂ« vendi ka marrĂ« ndĂ«r vite nĂ« çështjet e paqes dhe sigurisĂ«.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp, Spiropali theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e veçantĂ« tĂ« kĂ«saj ftese pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, ndĂ«rsa u shpreh se “politika jonĂ« e jashtme nĂ« dekadĂ«n e fundit, po sjell nĂ« vazhdimĂ«si rezultate tĂ« paimagjinueshme deri jo shumĂ« vite mĂ« parĂ«â€.

Për ministren Spiropali kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë sigurisht, por edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare.

“Nuk ka dyshim se ftesa e Presidentit tĂ« AmerikĂ«s Ă«shtĂ« edhe njĂ« vlerĂ«sim i drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r lidershipin e kryeministrit Edi Rama, i cili Ă«shtĂ« ftuar personalisht si anĂ«tar i ‘Bordit tĂ« Paqes'”, theksoi ajo.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se sipas statutit, anëtarët themelues kanë zë të barabartë dhe peshë reale në drejtimin strategjik të këtij organizmi, prandaj kjo ftesë nuk është vetëm një nder i madh, po është edhe një përgjegjësi e lartë shtetërore.

“FatkeqĂ«sisht, edhe pĂ«r njĂ« ngjarje me njĂ« peshĂ« tĂ« tillĂ«, krejt tĂ« veçantĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e vogĂ«l, ky lajm i mirĂ« pĂ«r emrin e ShqipĂ«risĂ« e tĂ« shqiptarit nĂ« botĂ«, Ă«shtĂ« pasuar nga njĂ« lumĂ« marrĂ«zish tĂ« derdhura nĂ« mexhlisin e informimit publik. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ShqipĂ«ria ftohet si bashkĂ«ndĂ«rtuese e njĂ« mekanizmi tĂ« ri ndĂ«rkombĂ«tar, i cili synon ndĂ«rtimin e paqes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe funksionale nĂ« botĂ«, duke nisur me njĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara dhe mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« sigurisĂ« globale, siç Ă«shtĂ« e ardhmja e Rripit tĂ« GazĂ«s, opinioni publik shqiptar sulmohet nga brenda me gjithĂ«farĂ« fantazish tĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« kĂ«saj qeverie”, theksoi ajo.

Sipas Spiropalit, pikërisht në një moment me simbolikë e peshë të veçantë, ku Shqipëria thirret si bashkëthemeluese e një qendre të re diskutimesh e vendimmarrjesh me impakt global, në Shtëpinë e Bardhë, periferia e skenës sonë politike përndizet, a thua se Shqipëria u përjashtua me turp, jo se u ftua me nderim të posaçëm.

“Teksa ky zhvillim dĂ«rgon gjithashtu mesazhin e AmerikĂ«s sĂ« re, se nĂ« politikĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« sotme, madhĂ«sia gjeografike apo demografike e njĂ« vendi nuk Ă«shtĂ« faktor pĂ«rcaktues, po vlejnĂ« mbi tĂ« gjitha autenticiteti, koherenca dhe aftĂ«sia pĂ«r t’i kontribuar paqes, stabilitetit e sigurisĂ« – çka ShqipĂ«risĂ« ia njohin e çmojnĂ« tĂ« gjithĂ« prej disa vitesh tanimĂ« – nĂ« TiranĂ« plas marazi e marrin dhenĂ« lloj-lloj tregimesh me miliarda dollarĂ« qĂ« do paguakemi pĂ«r Bordin, e me palestinezĂ«t qĂ« do t’i sillkemi nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« kĂ«mbim tĂ« prezencĂ«s sonĂ« nĂ« atĂ« bord”, shtoi ajo.

Spiropali theksoi se “kjo ftesĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e Presidentit tĂ« SHBA pĂ«r Kryeministrin e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r t’iu bashkuar Bordit tĂ« Paqes si bashkĂ«themelues, konfirmon forcĂ«n dhe besimin e ndĂ«rsjellĂ« nĂ« partneritetit strategjik mes ShqipĂ«risĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”.

“E ndĂ«rkohĂ« qĂ« ky partneritet, bosht kryesor i politikĂ«s sĂ« jashtme shqiptare dhe garanci e pozicionit tonĂ« euroatlantik, fiton njĂ« kuotĂ« tĂ« re historike dhe edhe njĂ« herĂ« akoma, ShqipĂ«ria vlerĂ«sohet si njĂ« aleate e çmuar nga aleati i saj mĂ« i madh, SHBA, nĂ« pazarin e TiranĂ«s politike numĂ«rohen tĂ« ftuarit. Ne nuk e dimĂ« ende sa janĂ« udhĂ«heqĂ«sit e ftuar nga presidenti Trump, nĂ« kohĂ« e kapacitete tĂ« ndryshme, pĂ«r t’iu bashkuar nismĂ«s sĂ« tij globale, por dimĂ« me siguri qĂ« as nĂ« ArgjentinĂ« e as nĂ« Turqi, ku udhĂ«heqĂ«sit e atyre vendeve ku e ku mĂ« tĂ« mĂ«dha sesa vendi ynĂ« e kanĂ« njoftuar publikun pĂ«r ftesĂ«n, nuk ka pasur kurrfarĂ« debati mbi madhĂ«sinĂ« e numrit tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« Bordit tĂ« Paqes. PĂ«rkundrazi, pĂ«rfshirja e vendit ndĂ«r tĂ« ftuarit Ă«shtĂ« konsideruar diçka pozitive, e mirĂ«pritur dhe e pranuar me falenderim”, u shpreh Spiropali.

Bordi i Paqes, sipas ministres Spiropali, përfaqëson një qasje të re, të ndryshme nga modelet tradicionale të trajtimit të konflikteve dhe mekanizmat ekzistues të menaxhimit të krizave.

Modeli ynë i jashtëzakonshëm i bashkëjetesës fetare, sipas Spiropalit, është një vlerë e shtuar që Shqipëria do të çojë në tryezën e lartë të Bordit të Paqes, me statusin e Anëtarit Themelues, i cili i jep Shqipërisë një mundësi historike në formësimin e vizionit, parimeve dhe zgjidhjeve të Bordit të Paqes në të mirë të njerëzimit.

Kjo ftesĂ«, sipas saj, â€œĂ«shtĂ« e mjaftueshme pĂ«r tĂ« zhbĂ«rĂ« tĂ« gjitha fabrikimet, qĂ« kanĂ« qarkulluar kohĂ«t e fundit lidhur me qasjen e administratĂ«s sĂ« presidentit Trump ndaj qeverisĂ« shqiptare apo vetĂ« kryeministrit Rama”.

“KĂ«to fabrikime kulmuan me agresionin dizinformues ndaj vendimit tĂ« brendshĂ«m tĂ« SHBA pĂ«r tĂ« rishikuar politikĂ«n e vizave tĂ« qĂ«ndrimit e lejeve tĂ« punĂ«s nĂ« AmerikĂ« pĂ«r gati gjysmĂ«n e vendeve me tĂ« cilat SHBA kanĂ« marrĂ«dhĂ«nie diplomatike. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« pa asnjĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«ri publike, u turrĂ«n ta helmojnĂ« publikun e kanĂ« marrĂ« pĂ«rgjigjen as mĂ« shumĂ« e as mĂ« pak, po direkt nga presidenti Donald Trump, i cili ka nĂ«nshkruar nĂ« letrĂ«n e tij se, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« partner i mrekullueshĂ«m dhe Edi Rama Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«s i respektuar botĂ«risht”, shtoi ajo.

Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme; Foto: Florian Abazaj
1 nga 2
Elisa Spiropali, Ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme, Foto; Florian Abazaj

The post Spiropali: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes konfirmon partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj thirrje deputetëve: Dialog konstruktiv për realizimin e reformave integruese

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj theksoi sot rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit mes palĂ«ve nĂ« Kuvend pĂ«r realizimin e reformĂ«s zgjedhore dhe asaj territoriale, ndĂ«rsa u shpreh se “nĂ«se bashkĂ«punimi ngec, debati humbet fokusin nga interesi ynĂ« kombĂ«tar: integrimi nĂ« Bashkimin Evropian”.

NĂ« njĂ« mesazh drejtuar Kuvendit nĂ« nisje të sesionit tĂ« ri parlamentar, Presidenti Begaj theksoi se ky gjashtĂ«mujor mbart sfida tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r vendin dhe kĂ«rkon vullnet politik e vetĂ«dije tĂ« lartĂ« shtetformuese, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« çdo nismĂ« ligjore t’i shĂ«rbejĂ« drejtpĂ«rdrejt forcimit tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, mirĂ«qenies sĂ« qytetarĂ«ve tanĂ« dhe anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian.

PĂ«rafrimi i legjislacionit dhe plotĂ«simi me prioritet i agjendĂ«s sĂ« Bashkimit Evropian, sipas Kreut tĂ« Shtetit, “nuk mund tĂ« ketĂ« konkurrencĂ«â€.

Begaj theksoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të vërtetë, reforma të thella dhe punë intensive.

“Procesi parlamentar nĂ« kĂ«tĂ« drejtim nuk e garanton dot suksesin nĂ«se vĂ«mendja shpĂ«rqendrohet, nĂ«se ligjĂ«rimi parlamentar humbet rrugĂ«n, nĂ«se bashkĂ«punimi ngec, nĂ«se debati humbet fokusin nga interesi ynĂ« kombĂ«tar dhe nĂ«se rezultatet vonojnĂ«. NĂ« rrugĂ«n drejt familjes evropiane ne nuk kemi kohĂ« pĂ«r tĂ« humbur dhe as energji pĂ«r tĂ« shpĂ«rdoruar”, shtoi Begaj.

Duke iu drejtuar deputetĂ«ve, Begaj u shpreh se qytetarĂ«t presin mĂ« pak konflikt dhe mĂ« shumĂ« zgjidhje. “Ata presin ligje cilĂ«sore, mbikĂ«qyrje mbi qeverisjen dhe njĂ« debat politik tĂ« ndershĂ«m. NĂ« kĂ«tĂ« ekuilibĂ«r rolesh, secili ka pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e vet. Demokracia nuk mund tĂ« funksionojĂ« pa ekuilibĂ«r dhe pa respekt reciprok”, tha Begaj.

Ky sesion, sipas Kreut tĂ« Shtetit, pĂ«rballet me nevojĂ«n qĂ« politika tĂ« konfirmojĂ« mbĂ«shtetjen pĂ«r drejtĂ«sinĂ«. “Politika duhet tĂ« ndihet krenare kur drejtĂ«sia vepron kundĂ«r korrupsionit, krimit tĂ« organizuar, kur drejtĂ«sia tregon pavarĂ«si, integritet, profesionalizĂ«m dhe kur qytetarĂ«t marrin drejtĂ«si sipas standardeve evropiane”, shtoi ai.

Po ashtu, Begaj theksoi se në këtë sesion, reforma zgjedhore duhet të arrijë pikën kulmore.

“Angazhimet nĂ« funksion tĂ« kĂ«saj reforme kĂ«rkojnĂ« pĂ«rkushtimin tuaj maksimal. Rekomandimet e misionit tĂ« OSBE-ODIHR-it kanĂ« identifikuar çështje thelbĂ«sore pĂ«r standardin e zgjedhjeve nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« cilat nuk mund tĂ« ngelen pa u adresuar. Kuadri ligjor zgjedhor duhet t’i nĂ«nshtrohet njĂ« reformimi tĂ«rĂ«sor, nĂ« njĂ« proces konsultimi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe nĂ« pĂ«rputhje me praktikat e mira dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare brenda kĂ«tij sesioni parlamentar. Ndryshimet e vonuara tĂ« legjislacionit zgjedhor pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r standardin e zgjedhjeve”, u shpreh Presidenti.

Një tjetër gur kilometrik, sipas Kreut të Shtetit, përbën reforma administrativo-territoriale, e cila suksesin e ka të lidhur ngushtë me aftësinë e palëve për dialog konstruktiv dhe kompromis.

“Kjo reformĂ«  duhet tĂ« udhĂ«hiqet nga interesi mĂ« i lartĂ« i qytetarĂ«ve, lĂ«vizjet demografike, nga nevoja pĂ«r shĂ«rbime dhe infrastrukturĂ« publike dinjitoze dhe tĂ« barabartĂ« nĂ« çdo njĂ«si pĂ«r ta bĂ«rĂ« vetĂ«qeverisjen vendore tĂ« vĂ«rtetĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”, shtoi Begaj.

Begaj tha se “qytetarĂ«t kanĂ« nevojĂ« ta shohin Kuvendin nĂ« veprim dhe qeverinĂ« tĂ« japĂ« llogari, por, mbi tĂ« gjitha, ata kanĂ« nevojĂ« qĂ« kjo procedurĂ« parlamentare tĂ« jetĂ« serioze dhe e pĂ«rgjegjshme”.

Në këtë drejtim, ai theksoi se kontrolli parlamentar ka kuptim kur ai prodhon rezultat, kur institucionet vihen në lëvizje, kur merren masa, ndryshohen procedura, përmirësohen ligje.

“NjĂ« parlament me qytetarĂ«t dhe pĂ«r qytetarĂ«t duhet tĂ« reflektojĂ« problemet dhe kĂ«rkesat e tyre prioritare. PĂ«rmes njĂ« komunikimi politik, etik, konstruktiv dhe bashkĂ«punues, sfidat e demografisĂ«, tĂ« sigurisĂ« sociale, sigurisĂ« kibernetike, sigurisĂ« nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore dhe tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare meritojnĂ« vĂ«mendje mĂ« tĂ« madhe ligjore dhe institucionale”, tha Presidenti.

/m.m/a.f/r.e/

The post Begaj thirrje deputetëve: Dialog konstruktiv për realizimin e reformave integruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidenti hekurudhor, Rama: Solidaritet me popullin e Spanjës në këtë moment dhimbjeje

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushĂ«llimet pĂ«r familjet e viktimave tĂ« aksidentit tragjik hekurudhor nĂ« SpanjĂ«.

Në një mesazh drejtuar homologut spanjoll, Pedro Sanchez, kryeministri Rama shprehu  solidaritetin me popullin dhe qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje.

“Me trishtim tĂ« thellĂ« kam marrĂ« lajmin pĂ«r aksidentin tragjik hekurudhor tĂ« ndodhur nĂ« Adamuz. NĂ« emĂ«r tĂ« popullit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe nĂ« emrin tim personal, dĂ«shiroj tĂ« shpreh ngushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe QeverinĂ« e SpanjĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment dhimbjeje”, u shpreh Rama.

NĂ« mesazhin e tij, kryeministri theksoi se “mendimet tona janĂ« me ata qĂ« kanĂ« humbur tĂ« dashurit e tyre dhe me tĂ« gjitha ekipet qĂ« po punojnĂ« pa u lodhur nĂ« pĂ«rballimin e kĂ«saj tragjedie”.

Përplasje fatale e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar, sipas raportimeve, 39 viktima dhe 73 të plagosur, 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.

/m.m/a.f/r.e/

The post Aksidenti hekurudhor, Rama: Solidaritet me popullin e Spanjës në këtë moment dhimbjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK arreston tetë persona për mashtrim kompjuterik, tre në kërkim

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar informoi sot mbi operacionin e zhvilluar dy ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« kryeqytet pĂ«r goditjen e Call Center-ave, nga ku telefonoheshin dhe mashtroheshin shtetas italianĂ«, pĂ«r investime nĂ« kriptomonedha tĂ« ndryshme.

SPAK bëri të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, si dhe janë ekzekutuar urdhërndalimet për dy të tjerë dhe janë shpallur në kërkim tre persona, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit.

“NĂ« 9 janar regjistruam procedimin penal pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit Kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal. Procedimi u regjistrua nĂ« ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit pas paraqitjes sĂ« gazetarĂ«ve italianĂ« tĂ« emisionit investigativ ‘Le Iene’, qĂ« transmetohet nĂ« Mediaset. Ata kanĂ« dorĂ«zuar materiale tĂ« punĂ«s sĂ« tyre”, thuhet nĂ« njoftimin e SPAK.

GjatĂ« kĂ«tij hulumtumi, SPAK bĂ«ri tĂ« ditur se Ă«shtĂ« identifikuar njĂ« QendĂ«r Thirrjesh (Call Center) qĂ« ndodhet nĂ« TiranĂ«, nĂ« ndĂ«rtesĂ«n “Atti Tower”, nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, pĂ«rballĂ« Katedrales Ortodokse, nga ku, autorĂ«t e mirorganizuar dyshohet se kanĂ« mashtruar shtetas italianĂ« dhe europianĂ« pĂ«r investime nĂ« kriptomonedha tĂ« ndryshme.

“Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianĂ« tĂ« mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. GazetarĂ«t italianĂ« mundĂ«n tĂ« infiltrojnĂ« njĂ« shtetas italianĂ«, i cili nisi tĂ« punojĂ« aty dhe realizoi regjistrimin e tĂ« dhĂ«nave nĂ« ambientet e QendrĂ«s sĂ« Thirrjeve. Nga tĂ« dhĂ«nat rezulton se nĂ« kĂ«tĂ« veprimtari dyshohet tĂ« jenĂ« pĂ«rfshirĂ« shtetas italianĂ«, rezidentĂ« nĂ« Itali dhe tĂ« tjerĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa transaksionet kryheshin nĂ« kriptovaluta, nĂ« portofolet e monedhave virtuale tĂ« menaxhuara nga drejtuesit e kĂ«tij aktiviteti tĂ« kundraligjshĂ«m, duke pĂ«rdorur platforma mashtruese”, vijon njoftimi i SPAK.

Duke iu referuar materialeve video bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« QendĂ«r Thirrjesh, qĂ« ndodhej nĂ« katin e 9-tĂ« dhe tĂ« 13-tĂ« tĂ« “Atti Tower”. SPAK thekson se nga pamja e pĂ«rgjithshme, dinamika e komunikimit dhe veprimet e personit qĂ« kryen regjistrimin apo edhe personave tĂ« tjerĂ«, shihet se Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r e mirorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune tĂ« ndara, role tĂ« pĂ«rcaktuara dhe staf qĂ« operonte nĂ« gjuhĂ«n italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.

Pas regjistrimit të këtij procedimi penal, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur menjëherë puna për identifikimin e organizatorëve dhe dokumentimin e aktiviteti kriminal të mashtrimit.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj qendre.

“EkzistojnĂ« indicie tĂ« qarta se mbrĂ«mjen e datĂ«s 15 janar 2026, pas pĂ«rfundimit tĂ« punĂ«s, pjesĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«tij personeli vĂ«zhgues, kanĂ« njoftuar pronarĂ«t e QendrĂ«s pĂ«r njĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« mundshme. Pas kĂ«saj, nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« datĂ«s 16 janar 2026, janĂ« larguar pajisjet dhe Ă«shtĂ« boshatisur edhe ambienti i QendrĂ«s sĂ« Thirrjeve”, thekson SPAK.

Pas ekzekutimit tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme, hetuesit e BKH-sĂ« konstatuan nĂ« datĂ«n 16 janar 2026, boshatisjen e ambientit dhe largimin e pajisjeve dhe personelit. “FalĂ« veprimeve tĂ« shpejta dhe tĂ« pandĂ«rprera hetimore u bĂ« i mundur identifikimi i personave dhe automjeteve tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit tĂ« tyre, nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r, u realizua kapja nĂ« flagrancĂ« e disa shtetasve, tĂ« cilĂ«t kishin transportuar gjatĂ« natĂ«s materiale drejt njĂ« ambient tjetĂ«r tĂ« marrĂ« me qira nĂ« “Downtown One”, nĂ« bulevardin “Bajram Curri””, vijon mĂ« tej njoftimi pĂ«r shtyp.

Pas kapjes nĂ« flagrancĂ« tĂ« kĂ«tyre shtetasve, hetuesit kanĂ« bĂ«rĂ« kontrollin me iniciativĂ« tĂ« ambientit nĂ« katin e 5-tĂ« tĂ« godinĂ«s, ku Ă«shtĂ« konstatuar njĂ« QendĂ«r tjetĂ«r Thirrjesh, nĂ« ndĂ«rtim e sipĂ«r. Aty u gjetĂ«n pajisje kompjuterike, telefona, harddisqe, laptopĂ«, karta tĂ« ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shĂ«nime. Personat e kapur nĂ« flagrancĂ«, po transportonin njĂ« kosh mbeturinash, i cili pĂ«rmbante sende tĂ« dyshuara tĂ« marra nga Qendra e Thirrjeve nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, tĂ« cilat ishin duke i asgjĂ«suar.

Në kushtet e kapjes në flagrancë është kërkuar mbështetja e punonjëve të Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë.

“Shtetasin e arrestuar nĂ« flagrancĂ« janĂ« 6 persona me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P., O.K.. Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e QendrĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« thirrjeve, nĂ« sajĂ« tĂ« veprimeve verifikuese, janĂ« nxjerrĂ« dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit pĂ«r shtetasit me inicialet; K.K. dhe H.XH., si tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punimin, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal”, thuhet nĂ« njoftimin e SPAK.

NĂ« ecuri tĂ« veprimeve hetimore, SPAK njofton se nĂ« datĂ«n 17 janar janĂ« lĂ«shuar dhe urdhrat e ndalimit pĂ«r tre shtetas tĂ« tjerĂ«, tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« “Mashtrimit kompjuterik”, nĂ« bashkĂ«punimin, nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal, tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« gjetur deri nĂ« kĂ«to momente.

“GjatĂ« kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janĂ« gjetur dhe sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, qindra pajisje kompjuterike tĂ« cilat janĂ« nĂ« proces verifikimi, sisteme monitorimi tĂ« kamerave, sisteme tĂ« rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente tĂ« QendrĂ«s sĂ« Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve tĂ« tjerĂ« nĂ« proces verifikimi. Gjithashtu janĂ« sekuestruar edhe automjete tĂ« pĂ«rdorur nga autorĂ«t e dyshuar, motomjete si dhe njĂ« automjet luksoz i markĂ«s “Ferrari”, qĂ« dyshohet se i pĂ«rket organizatorĂ«ve tĂ« kĂ«tij aktiviteti”, thuhet nĂ« njoftim.

Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Prokuroria e Posaçme falĂ«nderon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« edhe stafin e emisionit investigativ italian “Le Iene” tĂ« “Mediaset”, falĂ« punĂ«s tĂ« sĂ« cilĂ«ve, u bĂ« e mundur inicimi dhe hetimi i kĂ«tij rasti tĂ« mashtrimit masiv nĂ« QendrĂ«n e Thirrjeve nĂ« ShqipĂ«ri.

Gjithashtu, SPAK u tërheq vëmendjen qytetarëve dhe medias për fenomenin e mashtrimit online përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Center) dhe kjo është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet edhe në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetĂ«r, njĂ« apel u shkon edhe shtetasve qĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«to qendra, pĂ«r t’u ndĂ«rgjegjĂ«suar dhe pĂ«r t’u mos bĂ«rĂ« pjesĂ« e veprimtarive tĂ« paligjshme.

/m.m/r.e/

The post SPAK arreston tetë persona për mashtrim kompjuterik, tre në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Deputetja e PartisĂ« Demokratike Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me deklaratĂ«n e kryeministrit Edi Rama nĂ« lidhje me KorporatĂ«n Shqiptare tĂ« Investimeve (AIC).

Duke e krahasuar me modelin italian, Tabaku tha se nuk është e qartë se cilit institucion i referohet kryeministri.

“Cilindo model italian tĂ« marrĂ« si referencĂ« Kryeministri, rezultati Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ«: nĂ« Itali funksionet janĂ« tĂ« ndara qartĂ« me ligj. Banka financon, agjencia administron pronĂ«n; ndĂ«rsa nĂ« ShqipĂ«ri ato janĂ« pĂ«rqendruar nĂ« njĂ« ent tĂ« vetĂ«m, pa garĂ« dhe pa llogaridhĂ«nie.
Dallimet janĂ« thelbĂ«sore”, tha ajo.

Tabaku theksoi se në Itali, institucionet funksionojnë si banka publike që menaxhojnë para dhe rrezik financiar, ndërsa Korporata Shqiptare e Investimeve nuk menaxhon fonde, por merr prona publike me vendime qeverie dhe i fut ato në marrëveshje ndërtimi me privatë.

“NdĂ«rsa institucionet publike europiane veprojnĂ« pĂ«rmes prokurimit publik dhe konkurrencĂ«s sĂ« hapur, AIC shmang garĂ«n dhe krijon privilegje tĂ« drejtpĂ«rdrejta pĂ«r partnerĂ« tĂ« pĂ«rzgjedhur”, u shpreh Tabaku.

Ndërkohë, Tabaku theksoi se në Europë, ndërhyrja publike bëhet aty ku tregu dështon, për banesa sociale, zona të varfra apo infrastrukturë strategjike.

“AIC bĂ«n tĂ« kundĂ«rtĂ«n, duke ndĂ«rhyrĂ« aty ku tregu funksionon mĂ« sĂ« miri dhe duke krijuar konkurrencĂ« tĂ« pandershme tĂ« sponsorizuar nga shteti. NdĂ«rkohĂ«, qeveria shqiptare Ă«shtĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe lojtari qĂ« ndĂ«rton, edhe arbitri qĂ« firmos pĂ«r veten, ndĂ«rsa rreziku financiar i kĂ«saj skeme nuk shfaqet sot nĂ« buxhet, por u lihet shqiptarĂ«ve si faturĂ« pĂ«r nesĂ«r”, vijoi ajo.

Tabaku iu referua vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, ku qeveria ia kaloi godinĂ«n e ish-shkollĂ«s jetimore “Zyber Hallulli” KorporatĂ«s Shqiptare tĂ« Investimeve.

“NjĂ« pronĂ« publike me funksion social iu hoq fĂ«mijĂ«ve jetimĂ« pĂ«rmes njĂ« firme qeveritare, pa debat publik dhe pa transparencĂ«. Korporata e Investimeve veproi jo si institucion shtetĂ«ror, por si njĂ« pronar i keq: hoqi fĂ«mijĂ«t nga godina, i zhvendosi nĂ« periferi dhe e nxori pronĂ«n nga funksioni i saj social”, u shpreh ajo.

/m.m/r.e/

The post Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon prishja e objekteve të paligjshme në Shkodër

TIRANË, 18 janar/ATSH/ NĂ« ShkodĂ«r po vijon puna pĂ«r prishjen e objekteve tĂ« ndĂ«rtuara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ndĂ«rhyrja pĂ«r prishjen e njĂ« objekti tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme, i cili pengonte vijueshmĂ«rinĂ« e investimit pĂ«r rrugĂ«n Shirokë–Zogaj.

Objekti ishte vendosur në zonën e Shirokës dhe përbënte një pengesë konkrete për zbatimin normal të projektit rrugor, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e aksesit, sigurisë dhe zhvillimit të zonës.

Po ashtu njĂ« tjetĂ«r ndĂ«rhyrje Ă«shtĂ« kryer nga Policia Bashkiake e ShkodrĂ«s edhe pĂ«r shembjen e njĂ« ndĂ«rtese brenda oborrit tĂ« shkollĂ«s “Ismail Qemali”.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka deklaruar se tolerancë zero ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm që cenon pronën publike dhe interesin e komunitetit.

/m.m/r.e/

The post Vijon prishja e objekteve të paligjshme në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Virozat e stinës, Tomini: Kujdes i shtuar ndaj personave me sëmundje kronike

TIRANË, 18 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«sministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale, Eugena Tomini vizitoi sot QendrĂ«n ShĂ«ndetĂ«sore Nr. 5 nĂ« TiranĂ«, ku bisedoi me mjekĂ«t mbi situatĂ«n e krijuar nga virozat e stinĂ«s.

Tomini bëri thirrje për kujdes të shtuar ndaj personave me sëmundje kronike dhe konsultim të rregullt me mjekun e familjes.

Sipas mjekëve të kësaj qendre, kryesisht pacientët vijnë me viroza respiratore të stinës, por nuk mungojnë edhe rastet me kovid.

Pacientët testohen pranë kësaj qendre për testet e kovidit, ndërsa për analiza të mëtejshme mostrat dërgohen për analizim edhe pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Tomini theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e vaksinimit, ndĂ«rsa theksoi se certifikatat e vaksinimit gjenerohen edhe pĂ«rmes platformĂ«s qeveritare “e-Albania”.

/m.m/r.e/

The post Virozat e stinës, Tomini: Kujdes i shtuar ndaj personave me sëmundje kronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj në 2025-ën

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau sot statistikat e zhvillimit tĂ« turizmit dhe kulturĂ«s pĂ«r vitin 2025, qĂ« dĂ«shmojnĂ« rritjen e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Gonxhja u shpreh se këto statistika reflektojnë ndikimin e politikave të ndjekura, investimeve të realizuara dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore e vendore.

Konkretisht në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj, ose rreth 770 mijë më shumë krahasuar me vitin 2024.

Vetëm nga Kosova, numri i vizitorëve shënoi rritje me 5,3% krahasuar me vitin 2024.

Të ardhurat nga turizmi për 9-mujorin 2025 arritën në 4,4 miliardë euro, ose një rritje prej 14,5%.

Po ashtu, sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 1,5 milionë vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30,63% krahasuar me vitin 2024.

“KĂ«to tĂ« dhĂ«na dĂ«shmojnĂ« jo vetĂ«m rritjen e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« si destinacion, por edhe pĂ«rmirĂ«simin gradual tĂ« standardeve, shĂ«rbimeve dhe ofertĂ«s kulturore nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin”, u shpreh Gonxhja.

NjĂ«kohĂ«sisht, Ministri theksoi se “ato na vendosin pĂ«rpara nevojĂ«s pĂ«r planifikim mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m, menaxhim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe orientim strategjik, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ky zhvillim tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« pĂ«rfitime afatgjata pĂ«r komunitetet, ekonominĂ« dhe imazhin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« vendit”.

/m.m/r.e/

The post Gonxhja: Mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me lajmet qĂ« janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa medie mbi ftesĂ«n qĂ« i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ«marrĂ«se si vend anĂ«tar themelues i Bordit tĂ« Paqes nĂ« Rripin e GazĂ«s.

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtĂ«, duke i cilĂ«suar gĂ«njeshtra, pretendimet e disa medieve, sipas tĂ« cilave “nĂ« Bordin e Paqes janĂ« ftuar tĂ« gjitha shtetet e OKB-sĂ«, apo se ShqipĂ«ria do tĂ« paguajĂ« 1 miliard euro dhe kĂ«tu do tĂ« vijnĂ« palestinezĂ«t”.

“Tenxheret politike e medietike tĂ« mexhelisit tonĂ« janĂ« teneqera tĂ« zhurshmshme tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« vjetĂ«r, ndĂ«rsa kjo qĂ« po vazhdojmĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« me shumĂ« mund e kĂ«mbĂ«ngulje tĂ« madhe Ă«shtĂ« njĂ« ShqipĂ«ri TjetĂ«r, e dinjitetshme ndĂ«rkombĂ«tarisht dhe e respektuar botĂ«risht”, u shpreh Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

đŸŒȘNĂ« Bordin e Paqes janĂ« ftuar tĂ« gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR

đŸŒȘShqipĂ«ria do tĂ« paguajĂ« 1 miliardĂ« EURO
❌GËNJESHTËR

đŸŒȘPalestinezĂ«t do tĂ« vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri
❌GËNJESHTËR

E vĂ«rteta Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ« se sa ç’pjell, sidomos nĂ« çdo rast kur nderohet ShqipĂ«ria, mllefi i injorancĂ«s dhe inati i ligĂ«sisĂ«:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« moment i jashtĂ«zakonshĂ«m i ShqipĂ«risĂ«, ku tĂ«rbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa mĂ« shumĂ« lehin qentĂ«, aq mĂ« pĂ«rpara Ă«shtĂ« duke shkuar karvani”.

/m.m/r.e/

The post Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin e Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Dorian Potka, i cili prej 13 vitesh ka hapur AkademinĂ« e Arteve Marciale nĂ« Korçë, ishte sot i ftuari i radhĂ«s i kryeministrit Edi Rama nĂ« podkastin “Flasim”.

Në Qqendrën e tij sportive, të cilën e menaxhon bashkë me bashkëshorten, Anxhelën, ushtrohen mbi 100 persona të grupmoshave të ndryshme.

Doriani tregoi se si u kthye nga emigrimi nĂ« Greqi dhe vendosi qĂ« aftĂ«sitĂ« qĂ« kishte fituar atje me artet marciale t’i vinte nĂ« dispozicion pĂ«r krijimin e kĂ«saj qendre sportive.

E krijuar në fund të vitit 2013, Akademia e Arteve Marciale në Korçë është bërë si pikë referimi për ushtrimin e këtij sporti nga grupmosha të ndryshme.

/r.e/

The post Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dashnor Bushi truke magjie nĂ« podkastin “Flasim”

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Finalisti i “Albania’s Got Talent”, Dashnor Bushi ishte i ftuari i radhĂ«s nĂ« podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Dashnor Bushi i lindur dhe rritur nĂ« KavajĂ«, ka emigruar mĂ« pas nĂ« Itali, vend ku lindi dhe djali i tij Nikolas, i cili u trajnua si ventrilok dhe ishte fitues i “Albania’s Got Talent”.

Në Kavajë ata jetuan disa vite e më pas të gjithë bashkë si familje emigruan në SHBA, ku Dashnori ushtroi artin e iluzionizmit, ndërsa djali i tij Nikolas u trajnua si ventrilok.

I njohur pĂ«r truket e magjisĂ«, ai ushtroi po ashtu disa nga numrat e tij edhe nĂ« studion e podkastit “Flasim”, duke befasuar kryeministrin Rama dhe tĂ« ftuarin tjetĂ«r nĂ« studio.

Dashnor Bushi tha se loja me letra ka qenë pasioni i tij që në rini.

“Truket me letra janĂ« pasioni im, pasi kĂ«rkon aftĂ«si dhe shumĂ« punĂ«â€, tha Bushi.

Ai tregoi se Ă«shtĂ« larguar drejt SHBA-sĂ« nĂ« vitin 2013, ndĂ«rsa u shpreh se “ka disa gjĂ«ra qĂ« po ndryshojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri edhe pĂ«r artin e magjisĂ«. “Kemi njĂ« popull tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« lloj arti, por unĂ« e adhuroj punĂ«n time dhe e bĂ«j pĂ«r tĂ« kĂ«naqur publikun”, tha ai.

/r.e/

The post Dashnor Bushi truke magjie nĂ« podkastin “Flasim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌