Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 10 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te kenë frike ta kërkojnë kudo dashurinë dhe te hedhin ndonjë hap me tej. Ekuilibri financiar nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi do ndiheni me te lire për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.

Demi

Nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë me te një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar vetëm me kujdes dhe maturi mund te arrini ta mbani situatën te stabilizuar.

Binjaket

Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do ndiheni rehat aspak përkundrazi do doni t’ia mbathni. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Gjendja sa do vije dhe do përmirësohet. Do i rregulloni problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Mos iu kundërvini për çdo gjë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze me te. Mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do iu vije rreth e rrotull dhe do mbeten serish vetëm. Financat do jene te turbullta dhe delikate. Mos shpenzoni shume te mëdha sepse do vuani me vone.

Luani

Jeta ne çift do jete me e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do provoni emocione te reja se bashku. Beqaret me ne fund do e gjejnë lumturinë ne krahët e një personi te cilin e kane njohur prej vitesh, por e kane pare thjesht si mik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mira sa ju te kryeni investime.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë dhe do bëni atë qe do ju ndieje zemra. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete dike dhe nuk do ndalen derisa t’ia dalin. Nëse nuk tregoheni te matur me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Peshorja

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje, prandaj do qëndrojnë vetëm. Miqtë nuk do i lënë asnjë moment te meritën, përkundrazi do iu organizojnë edhe surpriza. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund.

Akrepi

Do keni shume vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por me pak përkujdes, tolerance dhe mirëkuptim ne fund te ditës do sqaroni gjithçka. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ju duhet te bëni kujdes. Shpenzimet e mëdha mund te kenë pasoja te renda tek buxheti.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do marre një kthese mjaft pozitive gjate kësaj dite. Do kujdeseni edhe me tepër për njeri-tjetrin dhe do kaloni çaste te këndshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me takime. Do e kenë ata ne dore se cilin person te zgjedhin. Ekuilibri financiar do filloje te stabilizohet fale ndihmës se disa te afërmve.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift pritet te jete e trazuar sot. Mos kërkoni me shume sesa duhet nga partneri dhe mos i flisni atij me ironi. Beqaret do takohen me një person mjaft tërheqës ne pamjen fizike dhe me plot bote. Bëjnë mire te mos e humbin këtë mundësi te mire qe po iu jepet. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Ujori

Ne përgjithësi jeta ne çift do jete e mbrojtur nga yjet. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ja dëgjoni njeri-tjetrit fjalën. Beqaret duhet te njihen mire me disa persona përpara se te vendosin te bëjnë diçka. Financat do jene te mira për ata qe kane një biznes te tyren, te tjerëve do ju duhet shume kujdes dhe maturi për t’ia dale.

Peshqit

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do jene ne ankth para takimeve me disa persona dhe do qëndrojnë vetëm ne heshtje. Po vazhduat kështu askush nuk do kërkojë te qëndrojë me ju. Te ardhurat do fillojnë te rriten fale një shpërblimi te marre nga puna.

The post Horoskopi 10 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Mësoni emrin e banorit që mund të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”

✇Albeu
By: M C

Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpinë më të famshme në vend. Shkak për këto spekulime është bërë një postim i reperit Lim Hoti në Instagram, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Limi ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin “New chapter”, ndërsa në sfond të fotos shihet qartë logoja e Big Brother VIP. Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se ai mund të jetë banori i radhës që do t’i bashkohet formatit. Postimi, i realizuar në Prishtinë, është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë qindra komente nga fansat e emisionit.

Ndjekësit e BBVK e kanë interpretuar këtë veprim si një sinjal të qartë për hyrjen e tij në shtëpi, duke e cilësuar Lim Hotin si një emër që mund të sjellë dinamika të reja dhe tensione interesante në lojë. Interesi është shtuar edhe më shumë për shkak të historisë së tij personale me disa nga banoret aktuale.

Kujtojmë se ai ka pasur më parë lidhje dashurie me dy banore të këtij edicioni, Albën dhe Bian, çka mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet brenda shtëpisë, nëse ai konfirmohet si banor i ri.

Megjithatë, deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Mbetet të shihet nëse këto aludime do të marrin formë konkrete gjatë spektaklit të radhës, i cili pritet me shumë interes nga publiku.

The post Mësoni emrin e banorit që mund të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK” appeared first on Albeu.com.

Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e 80-të e presidentit amerikan

✇Albeu
By: M C

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”.

Kështu u shpreh një zyrtar i lartë amerikan për AFP-në të hënën.

Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për në 15-17 qershor.

Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

“Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Data e samitit është rezultat i konsultimeve me të gjithë partnerët tanë të G7”, komentoi Pallati Elysee.

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe përbëjnë “Grupin e Shtatë”.

Çdo vend organizon me radhë takimet ministrore dhe samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive që zhvillohen çdo vit.

Ky model u ndërpre nga rikthimi në pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellësisht aleancat tradicionale të Shteteve të Bashkuara.

The post Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e 80-të e presidentit amerikan appeared first on Albeu.com.

BKH me urdhër të SPAK, kontrolle dhe verifikime tek disa biznese të dyshuara për korrupsion

✇Albeu
By: M C

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive.

Ky kontroll po zhvillohet në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.

Lista e kompanive dhe administratorëve/drejtuesve teknik të përfshirë në hetime:

Pllumb Salillari, administrator Bledar Starova; Eduart Çohadari (Drejtues Teknik)

2.1.: 4 A-M (Shoqeria e perthithur “”Lissus-Al”“ sh.p.k) administrator Ardit Metaliaj; Iljan Metaliaj (Drejtues Teknik) 4 A-M shpk

2.1. ED KONSTRUKSION, administrator Çuman Sejdiaj

2.2. I.D.K-KONSTRUKSION ( ish “I.D.K – KONSTRUKSION”) administrator Gramos Dalipi

3.ALB – STAR ( ish “”ALB-STAR'”‘; ish”ALBSTAR SH.P.K”) administrator Bledar Lloshi

4.1. Fituesit: EUROTEOREMA PEQIN, administrator Giovanni Pascale

4.2. PE – VLA – KU, administrator Vladimir Pjetërgjokaj

4.3. Nova Construction Group (ish “NOVA Construction 2012”), administrator Enea Kaçi, Basri Troci

5.1.: G. P. G. COMPANY (Ish G. P. G. Kompani), administrator Besmir Çako

5.2. Senka shpk, administrator Ervis Toska; Ergys Senka; Spartak Demiraj

GJOKA KONSTRUKSION (Ish GJOKA), administrator Rrok Gjoka

ALKO-IMPEX General Construcion, administrator Leonard Proko; Arbër Abazi

7.2. 2 T, administrator: Artan Sako

Hetuesit po vijojnë mbledhjen e informacionit dhe dokumenteve për të sqaruar përfshirjen e këtyre kompanive në dyshimet për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

The post BKH me urdhër të SPAK, kontrolle dhe verifikime tek disa biznese të dyshuara për korrupsion appeared first on Albeu.com.

SHBA sekuestroi një tjetër cisternë venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të vendosim se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë

✇Albeu
By: M C

Tensionet gjeopolitike janë rritur pas sekuestrimit të një tjetër cisterne nafte nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për anijen Marinera, e cila kishte ndërruar flamurin në Rusi dhe që, sipas Uashingtonit, i përkiste “flotës në hije” të lidhur me Venezuelën.

Sekuestrimi i cisternës në Atlantikun e Veriut ka shkaktuar reagime të ashpra nga Moska dhe Pekini. Megjithatë, Kremlini njoftoi sot lirimin e dy anëtarëve rusë të ekuipazhit, duke deklaruar se “mirëpret” veprimin dhe “shpreh mirënjohje për udhëheqjen amerikane”, në një përpjekje të dukshme për të ruajtur linja komunikimi të hapura me SHBA-në, në sfondin e negociatave të vështira për Ukrainën.

Kievi, nga ana tjetër, e përshëndeti sekuestrimin, duke e quajtur cisternën Olina pjesë të “flotës në hije” ruse.

Sipas SHBA-së, operacioni u krye nga forcat që u nisën nga aeroplanmbajtësja Gerald R. Ford, e vendosur aktualisht në Karaibe nga administrata Trump. Në një operacion të mëparshëm, trupat amerikane kapën presidentin venezuelian Nicolás Maduro, ndërsa në pushtet mbeti zëvendësja e tij, Delcy Rodríguez.

Presidenti Donald Trump ka shprehur hapur ambiciet për kontroll mbi naftën venezueliane, duke deklaruar se Karakasi do të furnizojë SHBA-në me 30 deri në 50 milionë fuçi naftë.

“Shtetet e Bashkuara do të vendosin se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë”, tha Trump në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se kompanitë e naftës do të investojnë të paktën 100 miliardë dollarë në vend.

The post SHBA sekuestroi një tjetër cisternë venezueliane në Karaibe, Trump: Ne do të vendosim se cilat kompani nafte do të operojnë në Venezuelë appeared first on Albeu.com.

Alba Pollozhanin e ka marrë malli, çfarë po paralajmëron Lim Hoti? Reperi gati të surprizojë ish-partneret

✇Albeu
By: M C

Reperi Lim Hoti, një ndër personazhet më të komentuar si banori i radhës që do t’i bashkohet kastit të Big Brother VIP Kosova në këtë edicion.

Së fundmi Lim Hoti ka trazuar rrjetin teksa gjatë kohës që po zhvillohet prime i mbrëmjes, ai ka postuar një foto jashtë ambienteve të BBVK duke shkruar “New chapter” (kapitull i ri).

Hyrja e tij është e komentuar për shkak të dy banoreve që ndodhen aty brenda, ose më saktë dy ish-partnereve të tij. Bëhet fjalë për Bia Khalifa dhe Alba Polozhali. Me këtë të fundit reperi u njoh dhe krijoji një raport në spektaktin e “Ferma Vip”, por që nuk zgjati pasi ata të dy u larguan nga formati.

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë më të famshme të Kosovës, do trazonte jo pak ujërat si dhe do të krijojne dhe përplasje mes dy banoreve. Theksojmë se shpesh herë Alba është gjendur keq emocionalisht dhe e përlotur teksa fliste apo kujtonte ish-partnerin e saj.

The post Alba Pollozhanin e ka marrë malli, çfarë po paralajmëron Lim Hoti? Reperi gati të surprizojë ish-partneret appeared first on Albeu.com.

Nuk mban më, babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga “BBVA”

✇Albeu
By: M C

Situata mes Selinës dhe familjes së saj jashtë shtëpisë duket se ka arritur pikën kritike.

Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar se babai i banores ka ndërmarrë hapa konkretë për ta nxjerrë vajzën nga loja.

Sipas Tozajt, durimi i familjes ka sosur dhe babai është paraqitur fizikisht pranë ambienteve të Top Channel.

“Sipas informacioneve të mia, babai i Selinës ka kërkuar largimin e saj, është shfaqur në dyert e produksionit dhe ka kërkuar largimin e menjëhershëm,” deklaroi gazetari në Mcn.

Shkaku i vetëm dhe kryesor i këtij vendimi drastik është afrimiteti i vazhdueshëm i Selinës me Mirin.

Pavarësisht mesazheve të mëparshme dhe letrës që babai i dërgoi për t’i kërkuar distancim, marrëdhënia e tyre ka vijuar të thellohet, gjë që familja e konsideron të papranueshme, veçanërisht për shkak të statusit të martuar të këngëtarit.

The post Nuk mban më, babai i kërkon Selinës largimin e menjëhershëm nga “BBVA” appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Gjendet i pajetë trupi i një burri rreth të 60-ve në Elbasan, të paqarta shkaqet e vdekjes

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë trupi i një personi.

Sipas burimeve jozyrtare, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Viktima mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm.

Policia dhe shërbimet e tjera emergjente u njoftuan menjëherë pas gjetjes së trupit dhe mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Banorë të zonës raportojnë tronditje dhe shqetësim për ngjarjen, ndërkohë që forcat e rendit vazhdojnë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe marrjen e provave të nevojshme.

Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për mediat dhe publikun. Hetimet janë në vazhdim, dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacione më të detajuara mbi këtë rast tragjik.

The post EMRI/ Gjendet i pajetë trupi i një burri rreth të 60-ve në Elbasan, të paqarta shkaqet e vdekjes appeared first on Albeu.com.

Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë

✇Albeu
By: M C

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka sjellë jo vetëm probleme me përmbytjet, por edhe me bllokimin e rrugëve për shkak të borës apo të rrëshqitjeve të dherave.

Raportohet se një pjesë inertesh dhe gurësh është shkëputur në fshatin Matogjin-Bashaj të Bashkisë së Selenicës, duke bllokuar rrugën.

Mësohet se nga bllokimi i rrugës, dhjetëra familje janë mbetura të izoluara dhjetëra familje të fshatit Bashaj, të cilat kanë bërë apel për ndihmë.

Ndërsa po ashtu bëhet me masivi i dheut është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme.

The post Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka”

✇Albeu
By: M C

Detaje të reja janë mësuar lidhur me kontrollet e kryera nga SPAK në kuadër të çështjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetuesit e SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në kompaninë Salillari, në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Sipas saj, kontrolle janë zhvilluar gjithashtu edhe në kompaninë Senka, me seli në Lushnje, e cila zotërohet nga Ylli dhe Donika Senka.

The post Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka” appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu hapet për ndjenjat e saj ndaj Gjestit në BBVK

✇Albeu
By: M C

Xheneta Fetahu është rikthyer në qendër të vëmendjes me rihyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke sjellë dinamika të reja dhe tension mes banorëve. Ish-banorja e njohur ka hapur zemrën për ndjenjat e saj, duke lënë të kuptohet se lidhja e saj me Gjestin ka qenë më komplekse se sa duket.

Gjatë diskutimeve me banorët brenda shtëpisë, Xheneta nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, por mes fjalëve të saj ishte e qartë se po fliste për Gjestin. “Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka rrëfyer Xheneta.

Relacioni i saj me Gjestin ka qenë tejet i komentuar gjatë edicionit të tretë të BBVK-së, duke tërhequr vëmendjen e publikut për momentet e tyre të tensionuara dhe të ndjeshme. Rikthimi i Xhenetës në edicionin e katërt nuk ishte për një qëndrim të gjatë; ajo hyri për të qëndruar 24 orë në kuadër të një misioni nga Vëllai i Madh.

Megjithatë, prezenca e saj ka sjellë sërish energji dhe diskutime brenda shtëpisë, duke rikthyer kujtime dhe emocione që lidhen me edicionet e mëparshme.

The post Xheneta Fetahu hapet për ndjenjat e saj ndaj Gjestit në BBVK appeared first on Albeu.com.

Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol

✇Albeu
By: M C

Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori si edhe drejtues i sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.

Por jo vetëm kaq. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.

Konkretisht siç raporton Anila Hoxha, ish kryeprokurori i posaçëm ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Nga ana tjetër gjatë ditës KLP ka vendosur emërimin e prokurorit Arens Çela në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë Tiranë. Mandati i zotit Arens Çela është 3- vjeçar dhe përfundon në datë 10.01.2029.

The post Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Akuzat e babait të Seline ndaj Mirit, vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për banorin

✇Albeu
By: M C

Një debat i nxehtë ka shpërthyer pas deklaratave të babait të Selinës, banores së “Big Brother VIP 5”, gjatë një bisede telefonike për “Shqipëria Live”. Jeton Bollati nuk nguroi të komentonte marrëdhënien e vajzës së tij me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Deklaratat e tij të forta kanë nxitur reagime të menjëhershme nga familjarë, të afërm dhe miq të Miris, të cilët dolën në mbrojtje të tij. Ndër ta ishte edhe Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori, e cila përmes një postimi në “Instastory” shpjegoi se Miri nuk ka shkelur kurrë privatësinë e askujt dhe nuk ka kaluar kufij në marrëdhënie me vajzat apo banorët e tjerë.

Sipas Kaltrinës, Miri është person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ka nevojë. Ajo theksoi se sjellja e tij brenda shtëpisë është gjithmonë e respektueshme dhe e matur, duke e përshkruar atë si një burrë me parime dhe kufij të qartë.

“Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet për të thyer imazhin e dikujt nuk dëmtojnë vetëm personin në fjalë, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek familja dhe njerëzit më të afërt”, u shpreh Kaltrina, duke i bërë thirrje publikut të mos nxitojë për të gjykuar situatat e perceptuara nga jashtë të formatit të Big Brother.

The post FOTO/ Akuzat e babait të Seline ndaj Mirit, vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për banorin appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i Teatrit “Migjeni”

✇Albeu
By: M C

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shkodran, Edmond Mëhilli.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve. Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruhet në një reagim zyrtar të Teatrit Migjeni.

Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaroi Institutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punoi si regjisor në Pukë dhe më pas për 15 vite në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989.

Po ashtu punoi në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodrës. Pas vitit 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.

Ai u dallua si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerazi në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë me një akt, po ashtu në konceptet e tij regjisoriale ra në sy puna e vëmendshme me fjalën, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, këmbëngulja për vërtetësinë e karaktereve, si dhe një mizanskenë përgjithësisht “e mbledhur”, pa lëvizje të tepërta.

Seria e shfaqjeve të tij me titull “Ditë buzëqeshjesh” në vitet 1983-1984 fiton Çmimin e Parë, ndërsa një sezon më pas në atë 1985-1986 vlerësohet si më të mirat në takimet e humorit në mes estradave profesioniste të zhvilluara në qytetin e Shkodrës.

Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjesë skenike, ku spikat drama “Një histori e thjeshtë”.

Në mes shumë shfaqjeve që mbajnë regjisurën e tij është edhe ajo pas viteve 2000, “Ylli i mëngjesit”.

The post Ndërron jetë aktori dhe regjisori i Teatrit “Migjeni” appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dimri polar “pushton” Evropën, nga Sheshi i Kuq te kanalet e Londrës, kontinenti nën akull

✇Albeu
By: M C

Stuhitë kanë goditur rëndë nga Mbretëria e Bashkuar e Franca në perëndim, deri në stepat ruse në lindje, duke krijuar peizazhe sa magjike aq edhe problematike.

Në Moskë, reshjet e dendura të dëborës këtë të premte (9 janar 2026) nuk i kanë ndalur turistët të bëjnë foto në Sheshin e Kuq, ndonëse në rrugët e qytetit qytetarët janë parë duke shtyrë makinat e bllokuara. Situatë e ngjashme paraqitet në Pragë, ku Ura mesjetare e Karlit ofroi pamje spektakolare nën dëborë, ndërsa në Lituani termometri shënoi -12 gradë Celsius.

Fotografitë më dramatike vijnë nga Gjermania. Në majën e malit Feldberg pranë Frankfurtit, pemët dhe ndërtesat janë kthyer në skulptura natyrore akulli. Në zonën industriale të Ruhr-it, varkat kanë mbetur të bllokuara në kanalet e ngrira, ku të vetmit vizitorë mbeten zogjtë e dimrit.

Një nga imazhet më prekëse vjen nga Kievi. Mes sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike dhe të ftohtit, jeta vazhdon – një çift është fotografuar duke ecur dorë për dore në rrugët me dëborë të kryeqytetit ukrainas.

Edhe Londra është zgjuar me kanale të ngrira dhe varka të bllokuara, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të reja për përkeqësim të motit.

The post FOTO/ Dimri polar “pushton” Evropën, nga Sheshi i Kuq te kanalet e Londrës, kontinenti nën akull appeared first on Albeu.com.

Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin

✇Albeu
By: M C

Zjarri që pushtoi tregun industrial në lagjen “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes, teksa për qindra tregtarë hapet një kapitull që, sipas tyre, askush nuk e kupton: kush dhe si do të kompensohen dëmet e tyre. Një pjesë e tyre flasin për qindra mijëra euro dëme, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes.

Sipas këtyre të fundit, ka dyshime për një shkëndijë elektrike, por askush nuk mban përgjegjësi nëse kishte mirëmbajtje, inspektime apo ndërhyrje për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Tregtarët denoncojnë se zjarrfikëset nuk u paraqitën me pajisjet e duhura dhe se autoritetet nuk i lejuan të shpëtonin mallin.

Këto janë pasojat e zjarrit apokaliptik që mbajti të pushtuar përgjatë gjithë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesin e së premtes tregun industrial të ish-uzinës “Dinamo” në kryeqytet. Ajo çfarë ka mbetur nga objekti trekatësh janë sendet metalike dhe gërmadhat, teksa gjithçka tjetër është shkrumbuar.

Tymi del ende nga disa vatra të vogla që janë aktive. Tregtarët janë të shokuar dhe të tronditur, teksa flasin për pasoja që kapin vlera të pallogaritshme, por ngrenë supet kur pyeten nëse shpresojnë në ndonjë kompensim.

Policia ende nuk ka sqaruar zyrtarisht shkakun, ndërsa në rrugë informale flitet për një incident elektrik. Edhe pse gjysmëzyrtarisht thuhet se pikërisht në vendin që shikoni në pamje ka nisur shkëndija, askush nuk sqaron nëse, në një kapanon kaq të madh, cilat ishin masat që kishin marrë autoritetet për të parandaluar ngjarje të tilla, si mjetet kundër zjarrit, inspektimet, kontrollet dhe mirëmbajtja.

Kur ka kaq shumë paqartësi mbi këtë situatë, fatkeqësisht ka prej tyre që tentojnë të bëjnë vetëgjyqësi, si këta tregtarë që fajësojnë njëri-tjetrin, duke bërë që policia të kryejë shoqërimin e tyre pas përplasjeve gati fizike.

Jashtë kamerave, në një nga zonat e nxehta të ndërtimtarisë shumëkatëshe, siç është lagjja e “5 Majit”, ku pallatet kanë arritur deri ngjitur me tregun, tregtarët dhe banorët nuk e fshehin dyshimin se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme./Syri.net

The post Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin appeared first on Albeu.com.

“Jemi të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza”/ Përmbytjet në Durrës, banorët dalin sërish në protestë: Hera e 3 që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

✇Albeu
By: M C

Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë lidhur me përmbytjet masive. Qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia. Një nga protestuesit shprehet se kërkon të drejtën e tij dhe thekson se shtëpi i është përmbytur. Lidhur me përmbytjen, ai thekson se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Unë kam dalë sot të protestoj dhe të kërkoj të drejtën time. Shtëpi më është përmbytur. E kam shtëpinë afër burgut. Asnjë nuk ka ardhur. I kemi njoftuar, por presin të largohet uji. I kërkoj bashkisë së Durrësit të jenë pranë qytetarëve. Janë në ujë të gjithë njerëzit. Është hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim nuk kemi marrë”, u shpreh një qytetare.

Ndërsa një qytetarë tjetër shprehet se i gjithë uji që është futur në oborr është kolere dhe thekson se janë të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. Ata kërkojnë veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.

“Jemi përmbytur. I gjithë uji që është në oborr është kolere. Jemi të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. Duhet të ecësh me skaf. Duam drejtësi. Të vijnë të hapin kanalizime”, u shpreh një qytetari.

The post “Jemi të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza”/ Përmbytjet në Durrës, banorët dalin sërish në protestë: Hera e 3 që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim appeared first on Albeu.com.

Vrasja e efektivit të Policisë së Kosovës, Prokuroria ngre akuza ndaj 6 personave të dyshuar

✇Albeu
By: M C

Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, në fillim të vitit 2025.

Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Prokuroria tha në një njoftim të premten se gjashtë të dyshuarit, të cilët i identifikoi vetëm me inicialet B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G, akuzohen për vrasje të rëndë.

“Të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ai ndërron jetë, [ndërsa] ata largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në aktakuzë.

Të dyshuarit mund të përballen më së paku me 10 vjet burgim për vrasje të rëndë nëse shpallen fajtorë, sipas Kodit Penal të Kosovës, informon Radio Evropa e Lirë.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë që të gjashtë të dyshuarit- të arrestuar pak javë pas vrasjes – të vazhdojnë të mbahen në paraburgim në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tyre.

Verën e kaluar, prokurorët kërkuan nga gjykata ta dënojë të miturin i cili dyshohet se e kreu vrasjen, i ndihmuar nga pesë të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.

Prokuroria nuk ka treguar se cilat ishin motivet e vrasjes.

Por, më herët, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishin thënë se dyshimet e para ishin se motivet e vrasjes kishin të bënin me punën e rreshterit si zyrtar policor.

The post Vrasja e efektivit të Policisë së Kosovës, Prokuroria ngre akuza ndaj 6 personave të dyshuar appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Meksikës reagon pas deklaratave të Trump për sulmet e pritshme nga toka ndaj karteleve: Duhet koordinim me SHBA-në

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, reagoi sot ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë kërcënoi se SHBA mund të kryejë sulme tokësore në territorin meksikan.

Sheinbaum bëri të ditur se i ka ngarkuar ministrit të Jashtëm të ndërmarrë iniciativa për përmirësimin e komunikimit me qeverinë amerikane.

“Dje i kërkova ministrit të Jashtëm, Juan Ramón de la Fuente, të vendosë kontakt të drejtpërdrejtë me Sekretarin amerikan të Shtetit dhe, nëse është e nevojshme, të flasë edhe me presidentin Trump, me qëllim forcimin e koordinimit,” deklaroi Sheinbaum gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp.

Trump deklaroi dje në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News se SHBA “do të fillojë tani të godasë në terren”, duke pretenduar se kartelët e drogës kontrollojnë Meksikën.

The post Presidentja e Meksikës reagon pas deklaratave të Trump për sulmet e pritshme nga toka ndaj karteleve: Duhet koordinim me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec

✇Albeu
By: M C

Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditët e fundit.

Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht. Kjo ka mundësuar kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

Gjatë ditës së sotme në zonë shkuan për ta inspektuar nga afër prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata thanë se kjo është bërë e mundur nga puna e pandërprerë e ekipeve përkatëse. Ndërsa e konsideruan si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës.

The post U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec appeared first on Albeu.com.

❌