Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

Në protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë është parë edhe ish-deputeti Ervin Salianji,  i cili është pranë aktivistëve të qytetit të Korçës.

Pranë tij shihet gjithashtu edhe Ilir Vrenozi, një aktivist i njohur I PD në këtë qytet.

Kujtojmë se prej pak kohësh Salianji është duke zhvilluar takime per riorganizimin e partisë.

 

 

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, çeli fjalimet në protestën e opozitës që ka nisur tashmë në sheshin para Kryeministrisë.

Ndër të tjera Boçi e cilësoi godinën e qeverisë si kuplara, ndërsa tha se protestën e sotme e kishte thirrur rezistenca.

“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.

Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit. Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet dhe aty nuk është vendi i qeverisë por vendi i hajnisë. Është detyrë e historisë, para të gjithë qytetarëve. Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet. Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit”, tha Boçi.

 

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa pritet të nisë protesta kombëtare përpara Kryeministrisë.

Momentalisht kordoni policer është organizuar vetëm me një rrest policor, ndërkohë që për protestën e sotme janë të mobilizuar rreth 1350 efektivë.

Opozita proteston dhe këkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku, pas akuzave ngritur ndaj saj nga SPAK.

 

 

 

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë.  Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila i dha ndihmën e parë një të moshuare për shkak të tymit. […]

The post Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara appeared first on BoldNews.al.

“Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita. Lideri i PD-së tha para protestuesve se ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. “Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. […]

The post “Jemi në kilometrin e fundit”, Berisha: U ngritëm si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë appeared first on BoldNews.al.

Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës masive të opozitës. Protesta e cila po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. Deri më tani, protesta po zhvillohet pa incidente. Florjan Binaj njihet për qëndrimet e tij […]

The post Florjan Binaj i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

“Vllazën, demokracia në rrezik”, protestuesi tërheq vëmendjen me veshjen e pazakontë

Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme ku një qytetar është shfaqur i veshur tërësisht me të bardha, duke përcjellë mesazhe të forta politike përmes mbishkrimeve në veshje. Në pjesën e pasme të bluzës së tij lexohej thirrja: “Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, ndërsa në pantallona ishte shkruar “Poshtë diktatura”. […]

The post “Vllazën, demokracia në rrezik”, protestuesi tërheq vëmendjen me veshjen e pazakontë appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij. Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të […]

The post Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi appeared first on BoldNews.al.

“Rama e ka kthyer shtetin në pronë private”, Boçi: Duhet ta shembim këtë qeveri

Partia Demokratike ka organizuar protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. I pari që e mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se synimi i opozitës është të rrëzojë qeverinë. Boçi theksoi se Shqipëria nuk mund ta lejojë më që të qeveriset nga Edi Rama, që e ka kthyer […]

The post “Rama e ka kthyer shtetin në pronë private”, Boçi: Duhet ta shembim këtë qeveri appeared first on BoldNews.al.

Berisha del nga selia blu dhe zbret në shesh! Nis protesta e PD para Kryeministrisë/ LIVE

Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndjekur nga deputetët dhe anëtarët e PD. Berisha shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj. PD kërkon me protestën e […]

The post Berisha del nga selia blu dhe zbret në shesh! Nis protesta e PD para Kryeministrisë/ LIVE appeared first on BoldNews.al.

Me çekiç në dorë, grabitet institucioni mikrofinanciar në Shkodër, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në ambientet e një subjekti kredidhënës, duke mbajtur në dorë një mjet të fortë (çekiç). Sipas njoftimit paraprak, autori ka kërcënuar punonjësit dhe ka marrë një shumë parash në lekë, për t’u larguar […]

The post Me çekiç në dorë, grabitet institucioni mikrofinanciar në Shkodër, në kërkim autori appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen skemat e mashtrimit me investime online, pas platformës “Xeux” një vit më parë tani është “Ivuu”

Skemat e mashtrimit, të ngjashme me firmat piramidale, janë rikthyer sërish në qytetin e Lezhës. Edhe pse një skemë e tillë mashtroi më herët qindra qytetarë dhe solli humbje të mëdha financiare, institucionet përgjegjëse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret. Nuk pati hetim të thelluar, nuk u identifikuan përgjegjësit dhe askush nuk u vu përpara drejtësisë, […]

The post Rikthehen skemat e mashtrimit me investime online, pas platformës “Xeux” një vit më parë tani është “Ivuu” appeared first on BoldNews.al.

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili qëlloi për vdekje partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021.

Dënimi përfshin një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh, pas vendimit në shkallë të parë që kishte parashikuar 22 vjet pa lirimin me kusht.

E reja 22-vjeçare, u godit me thikë në mes të rrugës,  ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë dhe ku komisariati i Hayange ndodhej vetëm disa metra larg banesës së saj.

Skena e rëndë ndodhi në prezencën e fëmijës 4-vjeçar të çiftit, ndërsa ngjarjen nuk mundën ta ndalnin as kalimtarët e pranishëm në rrugë. Më herët 27-vjeçari kishte qenë I dënuar me një vit burg për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.

Aksident në Bulqizë, ambulanca përplaset me makinën, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë. Një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër në Bulqizë. Si pasojë e aksidentit, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të […]

The post Aksident në Bulqizë, ambulanca përplaset me makinën, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Ankona

Drejtoria Rajonale Antimafia e Ankonës, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Konfederatës Zvicerane, ka përfunduar me sukses një hetim të ndërlikuar ndaj një organizate kriminale shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në riinvestimin e përfitimeve të paligjshme. Operacioni u realizua falë një bashkëpunimi të ngushtë gjyqësor ndërkombëtar, me mbështetjen e EUROJUST […]

The post E përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Ankona appeared first on BoldNews.al.

Protesta/ Mbi 1300 efektivë, në gatishmëri edhe RENEA, blindohet Kryeministria

Sot në orën 17:00 përpara Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e PD. Mbi 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha […]

The post Protesta/ Mbi 1300 efektivë, në gatishmëri edhe RENEA, blindohet Kryeministria appeared first on BoldNews.al.

Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

Nga Zef Preçi Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i […]

The post Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët appeared first on BoldNews.al.

Reshje intensive dhe erë e fortë pasditen e sotme dhe gjatë të dielës

Në 24 orët e fundit priten reshje intensive në veri dhe jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së diel priten reshje lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë, të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje […]

The post Reshje intensive dhe erë e fortë pasditen e sotme dhe gjatë të dielës appeared first on BoldNews.al.

Tumoret e aparatit tretës në rritje/ Ekspertët: Kapen vonë, mungon kultura e kontrollit

Mjekët gastrohepatologë dhe onkologë kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve me tumore të aparatit tretës, përfshirë stomakun, pankreasin, zorrën e trashë dhe ezofagun, madje edhe tek pacientët e rinj. Profesor Myzafer Kaci renditi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në rritjen e këtyre tumoreve dhe kërkoi nga autoritetet krijimin e qendrave për depistimin e […]

The post Tumoret e aparatit tretës në rritje/ Ekspertët: Kapen vonë, mungon kultura e kontrollit appeared first on BoldNews.al.

❌