Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin. Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë – edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë – gjatë shtypjes…

Source

Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit, hapi i parë drejt transformimit të një lagjeje historike

Ka nisur zyrtarisht puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit, një nga zonat më të rëndësishme historike dhe identitare të qytetit. Sot u zhvillua takimi i parë i punës për Analizën Fillestare të lagjes “Kala”, ku u diskutuan qasjet strategjike dhe vizionare për rikualifikimin dhe rijetëzimin e kësaj zone unike. Në fokus të diskutimit ishte koncept-idea e projektimit, e cila do të shërbejë si një…

Source

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Nga DW Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e bën veshin të shurdhër. Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Groenlandës vendet evropiane po përpiqen t’i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Groenlandën. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane…

Source

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave. Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve. Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende…

Source

Rama në Abu Dabi: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka ndarë disa pamje nga nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. “Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i…

Source

Aksident zinxhir në Vlorë, benzi përplas 5 automjete të tjera

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për…

Source

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Ashtu siç ishte parashikuar, mbahet sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, si edhe ish-gruan e tij, Monika Kryemadhin. Në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë. Ndërkohë, avokati i kreut të Partisë…

Source

Më 13 dhe 14 janar bllokohet rruga Tiranë-Rinas. ARRSH: Ja si mund të shkoni në aeroport…

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, në datat 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të daljes Tiranë – Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë nga ora 20:00 e 13 janarit deri në orën 06:00 të 14 janarit. Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: •

Source

PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani

Partia Demokratike ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. PD kërkon shfuqizimin e zgjedhjes së tij dhe njëkohësisht dhe pezullimin e Shabanit nga detyra. Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor. Seanca plenare e emërimit të tij u karakterizua nga debate dhe tesione, për shkak se PD pretendonte se i ka tërhequr firmat e…

Source

Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me kapacitet 600 MW, përbën një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik të vendit. “Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria…

Source

Debate dhe tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq. Fermerët: Mos recito, ku janë dëmshpërbimet?

Është zhvilluar me debate e tensione mbledhja e këshillit bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025. Behet me dije se prezentë në mbledhje kanë qenë edhe fermerë të Maliqit, të cilët kanë debatuar me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para. Sipas tyre, numri i fermerëve të…

Source

Rihapet aksi Librazhd-Peshkopi, kalimi vetëm me zinxhirë. Temperatura shënon -5°C

Pas bllokimit gjatë ditës se djeshme, tashmë është bërë i mundur kalimi me zinxhirë në aksin nacional Librazhd-Peshkopi. Termometri ka zbritur në -5 gradë Celsius dhe ka prani të akullit. Autoritetet bëjnë thirrje për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Source

Rama në parkun eolik të Tropojës: Deri në 2030 bëhemi eksportues të energjisë. Shqipëria gati të fitojë pavarësinë nga…

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në parkun eolik të Tropojës. Në fjalën e tij, Rama tha se ky park do të futet në punë brenda një viti dhe pritet të prodhojë 600 MW energji të rinovueshme nga era. “Shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe në harkun e 12 muajve pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e…

Source

Ambasadori Gonzato: Qytetarët e BE do të duan të krijojnë biznese në Shqipëri, duhet t’u ofroni garanci

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë drejtësinë në Shqipëri. Në konferencën mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit në Shqipëri, diplomati evropian u shpreh se gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe kjo, është e vështirë të prodhojë cilësi, tha ai. Ambasadori deklaroi se duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë…

Source

Për herë të parë pas gati 150 vitesh, Spanja mund të ketë së shpejti një Mbretëreshë 19-vjeçare

Princesha Leonor, e lindur më 31 tetor 2005, është trashëgimtare e fronit spanjoll që nga lindja dhe mban titullin Princeshë e Asturias. Edhe pse vetëm 19 vjeçe, ajo po përgatitet intensivisht për një rol historik që Spanja nuk e ka parë prej brezash. Në tetor 2023, me mbushjen e 18 viteve, Leonor u betua zyrtarisht për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës, një hap kyç që shënoi marrjen e plotë…

Source

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë…

Source

Kina i përgjigjet Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat e veta, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për të parandaluar Rusinë ose Kinën ta pushtojnë atë në të ardhmen. “Arktiku ka të bëjë me interesat e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme…

Source

Funari në Elbasan nën petkun e bardhë të dimrit (Pamjet)

Dëbora ka zbardhur Funarin, duke e shndërruar këtë zonë perle të Bashkisë Elbasan në një kartolinë dimërore. Male, pyje dhe liqene të rrethuar nga bora krijojnë një panoramë magjepsëse, ku natyra shfaqet në formën e saj më të bukur dhe më të qetë. Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, rrugët drejt Funarit janë të hapura dhe të kalueshme.

Source

❌