Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kafeja me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord

✇Albeu
By: V K

Çmimet e kafesë dhe kakaos, po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve me kosto të ulët, si për vendasit ashtu edhe për turistët.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se çmimet e kafesë, çajit dhe erëzave u rritën me 7.1% në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Kjo ishte rritja më e fortë ndër të gjitha grupet e mallrave të konsumit bazë që merren në konsideratë për matjen e inflacionit.

Arsyet lidhen me disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët kryesorë janë çmimet e larta të kafesë dhe çajit në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga kushtet ekstreme klimatike dhe prodhimi i reduktuar.

Sektori i kafesë në Brazil, një prej prodhuesve më të mëdhenj globalë, është përballur me thatësira të gjata, ngrica dhe reshje të pazakonta, që kanë ulur sipërfaqet e mbjella dhe rendimentet.

Po ashtu, India – një tjetër prodhues i madh i çajit – ka pësuar rënie të prodhimit me rreth 30% për shkak të temperaturave të larta dhe përmbytjeve.

Nga ana tjetër, konsumi po rritet ndjeshëm, sidomos në tregjet në zhvillim, si Kina dhe India, si për çajin ashtu edhe për kafenë. Prodhimi në ulje dhe kërkesa në rritje kanë çuar çmimet në nivele rekord.

Nisur nga këto zhvillime, tregjet ndërkombëtare kanë rritur spekulimet. Çmimet e kafesë ndodhen tashmë në nivele historike, edhe për shkak të pritshmërive për mungesë prodhimi, çka forcon më tej trendin e rritjes.

Analizat e fundit tregojnë gjithashtu se tarifat e imponuara nga SHBA për prodhuesit brazilianë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve globale.

Kafeja është një produkt i importuar dhe çmimet e saj pasqyrohen plotësisht në tregun vendas.

Megjithatë, konkurrenca e fortë e bar-kafeve dhe stili i jetesës së shqiptarëve, të bazuar në konsumin jashtë shtëpisë, po frenojnë rritjen e shpejtë të çmimeve në tregun e brendshëm.

Nga faktorët e brendshëm, mungesa e fuqisë punëtorë, rritja e kostove nga pagat më të larta dhe konsumi nga turistët po shtyn çmimet drejt rritjes.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë viteve 2017–2018, çmimet e kafesë shënuan një ulje të vazhdueshme prej 2–3% në vit, çka tregonte periudhë stabiliteti apo rënie të kërkesës.

Nga viti 2019 deri në fillim të 2021, çmimet qëndruan në nivele të ulëta, me luhatje të vogla rritjeje, përpara se të nisnin një rritje të fortë dhe të menjëhershme gjatë vitit 2021.

Në këtë periudhë, ndikimet globale nga pandemia dhe më pas krizat e furnizimit shkaktuan shpërthim të çmimeve, me ritme që arritën kulmin në vitin 2022, rreth 8%.

Pas këtij kulmi, grafiku tregon një rënie të mprehtë gjatë vitit 2023, nën 2% dhe për pak kohë afër 0%, çka tregon stabilizim të tregut pas rritjes së fortë.

Megjithatë, nga mesi i vitit 2024 çmimet nisën sërish rritje të qëndrueshme, duke arritur 7.1% në tetor 2025.

Çmimet rriten, por shqiptarët nuk heqin dorë nga zakoni

Ndonëse çmimet kanë ardhur në rritje, të njëjtën tendenca ka pasur edhe konsumi, teksa zakoni i përditshmë për shumë shqiptarë është i vështirë për tu lënë, apo reduktuar.

Të dhënat e tjera të doganave tregojnë se për 10-mujorin, konsumi i kafesë arriti në 6.7 mijë tonë, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë i konsumit, të paktën që nga viti 2018, kur Dogana raporton të dhënat.

Në këtë tendencë një ndikim të lartë vlerësohet të kenë dhënë edhe turistët./monitor

The post Kafeja me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord appeared first on Albeu.com.

Numri i aksidenteve, rënie me 18,3% në tetor

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Numri i aksidenteve në tetor të këtij viti shënoi rënie me 18,3%, krahasuar me tetorin e vitit që shkoi.

Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në muajin tetor të këtij viti u regjistruan 116 aksidente rrugore, nga të cilët u aksidentuan 164 persona janë të aksidentuar. Në tetorin e vitit të shkuar numri i aksidenteve ishte 142.

Të dhënat tregojnë se në muajin tetor, aksidentet rrugore në 81% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 25,9 % të numrit total të aksidenteve.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 19,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 8,6%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, në muajin tetor 2025, ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 25% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. /j.p/

1 nga 2

The post Numri i aksidenteve, rënie me 18,3% në tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj vetëm në tetor

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Fluksi i turistëve të huaj shënoi rritje edhe gjatë muajve të vjeshtës duke shënuar numra rekord. Turistët tërhiqen nga plazhet e virgjëra dhe qytetet historike, mikpritja e banorëve, apo kuzhina tradicionale, që ofron një eksperiencë unike mes Europës dhe Mesdheut. Shqipëria ofron gjithashtu një kombinim unik të natyrës, kulturës dhe aktiviteteve aventuriere, nga male e liqene me ujëra të kristalta, te rrugët e vjetra që ruajnë histori shekullore.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm në muajin tetor, mbi 908 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 19,3% krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Në total, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar mbi 1,5 milionë hyrje në të gjitha pikat doganore të vendit.

Të dhënat tregojnë se 95% e vizitorëve të huaj vijnë nga Europa, ku Evropa Jugore përfaqëson 73% të hyrjeve, ndërsa Europa Perëndimore 12%.

Për sa i përket qëllimit të vizitës, 98% e vizitorëve vijnë për turizëm ose vizita personale, një tregues që ka shënuar rritje prej 19,7% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale gjithashtu janë rritur, me 3,8%.

Në 10 muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria ka mirëpritur mbi 11,1 milionë vizitorë, një rritje prej 6,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

1 nga 4

/j.p/r.e/

The post Mbi 908 mijë vizitorë të huaj vetëm në tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të premten mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në intervale të ditës.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të arrijë deri në 14 m/s. Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 9/22 Diell re
Kukës 7/20 Diell re
Lezhë 9/21 Diell re
Dibër 3/20 Diell re
Durrës 11/24 Diell re
Tiranë 13/25 Diell re
Elbasan 12/25 Diell re
Berat 8/25 Diell re
Vlorë 11/23 Diell re
Korçë 4/20 Diell re
Gjirokastër 5/25 Diell re
Sarandë 12/23 Diell re

/r.e/

The post Të premten mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor 31 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 31 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

E mërkurë 29 tetor, mot i kthjellët në të gjithë vendin

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 9/21 Diell
Kukës 6/19 Diell
Lezhë 9/20 Diell
Dibër 4/20 Diell
Durrës 10/24 Diell
Tiranë 10/23 Diell
Elbasan 8/24 Diell
Berat 7/24 Diell
Vlorë 11/23 Diell
Korçë 5/16 Diell
Gjirokastër 5/24 Diell
Sarandë 9/22 Diell

/r.e/

The post E mërkurë 29 tetor, mot i kthjellët në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor 28 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 28 tetor 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 28 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit 28 Tetor 2025

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat dot shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit 28 Tetor 2025 appeared first on Albeu.com.

Kurtishi: Kujdesi dhe kontrolli i hershëm, mbrojtja më e mirë kundër kancerit të gjirit



Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, onkologu Ilir Kurtishi ka folur gjerësisht për sfidat, përparimet dhe rëndësinë e vetëdijesimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kurtishi tha se përvoja e tyre tashmë disavjeçare ka bërë që sot të jenë më profesionalë, më agilë dhe më të kujdesshëm në trajtimin adekuat të këtyre sëmundjeve.

- YouTube www.youtube.com

Ai nënvizoi se, krahas sëmundjeve të zemrës, kanceri mbetet një nga problematikat më të mëdha shëndetësore globale, me pasoja të rënda për pacientët dhe sistemet shëndetësore.

Sipas tij, momenti kur një pacient diagnostikohet me një sëmundje të tillë është shumë i ndjeshëm dhe kërkon mbështetje të plotë — mjekësore, emocionale dhe sociale.

“Pacienti duhet të monitorohet dhe të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e përkrahur, duke trajtuar dhe duke e sfiduar sëmundjen”, shtoi ai.

Duke iu referuar muajit tetor, i njohur globalisht si “Muaji Rozë”, Kurtishi kujtoi se fushatat për ndërgjegjësim kanë filluar që nga vitet 1980, falë angazhimit të shoqërisë civile në SHBA dhe Evropë.

Dr.Ilir Kurtishi, onkolog Ridvan Slivova

“Këto fushata kanë pasur qëllim sensibilizimin, grumbullimin e fondeve për trajtime dhe, mbi të gjitha, diagnostikimin e hershëm të sëmundjes”, tha ai.

Kurtishi theksoi se diagnostikimi i hershëm është çelësi për suksesin në trajtim.

“Në rastet kur sëmundja zbulohet në fazën zero ose të parë, mundësitë e shërimit janë shumë të larta”, u shpreh ai.

Onkologu vlerësoi se Kosova ka bërë përparim të ndjeshëm në trajtimin e pacientëve me kancer gjiri gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

E hënë 27 tetor, vranësira dhe reshje shiu

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 12/19 Re shi diell
Kukës 9/17

Re shi diell

Lezhë 13/19

Re shi diell

Dibër 9/17 Re shi diell
Durrës 14/21

Re shi diell

Tiranë 15/20

Re shi diell

Elbasan 14/20 Re shi diell
Berat 14/21

Re shi diell

Vlorë 18/20

Re shi diell

Korçë 10/16 Re shi diell
Gjirokastër 13/21

Re shi diell

Sarandë 17/22

Re shi diell

 

 

 

 

The post E hënë 27 tetor, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor 27 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 27 tetor 2025, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 58.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 27 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Sot reshje shiu në të gjithë vendin

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës. Që në orët e para të 24-orëshit parashikohet prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike (në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër) ndërsa pjesa tjetër e territori me intensitet të ulët. Gjatë ditës parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër, rreth orëve të mesditës ndërprerje e përkohshme e reshjeve.

Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 10/19 Re shi
Kukës 15/22 Re shi
Lezhë 14/21 Re shi
Dibër 10/20 Re shi
Durrës 14/25 Re shi
Tiranë 15/24 Re shi
Elbasan 15/23 Re shi
Berat 14/25 Re shi
Vlorë 16/24 Re shi
Korçë 9/19 Re shi
Gjirokastër 14/25 Re shi
Sarandë 16/26 Re shi

 

The post Sot reshje shiu në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte 24 tetor, kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ SHërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 16/18 Diell re shi
Kukës 13/15 Diell re shi
Lezhë 15/20 Diell re shi
Dibër 10/19 Diell re shi
Durrës 14/23 Diell re shi
Tiranë 17/23 Diell re shi
Elbasan 15/21 Diell re shi
Berat 16/23 Diell re
Vlorë 17/22 Diell re
Korçë 10/20 Diell re
Gjirokastër 16/19 Diell re
Sarandë 18/22 Diell re

 

The post E premte 24 tetor, kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit 24 Tetor 2025, vranësira dhe reshje shiu

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në vendin tonë, moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së sotme.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim, reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës dhe pasdite reshjet mbeten prezente, por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Tetor 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

E martë 21 tetor, reshje shiu të dobëta dhe lokale

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e mesditës vranësirat e dendura në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe veriperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 7/20 Diell re shi
Kukës 3/15 Diell re
Lezhë 7/20 Diell re shi
Dibër 5/15 Diell re
Durrës 8/23 Diell re
Tiranë 10/24 Diell re
Elbasan 10/24 Diell re
Berat 7/25 Diell re
Vlorë 10/22 Diell re shi
Korçë 6/15 Diell re
Gjirokastër 4/24 Diell re
Sarandë 12/22 Diell re shi

 

The post E martë 21 tetor, reshje shiu të dobëta dhe lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor 20 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 19 tetor 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.7 lekë dhe shitet me 111.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 58.8 lekë, ndërsa në shitje me 60.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 20 Tetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Tetor 2025

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare, në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Tetor 2025 appeared first on Albeu.com.

AXHENDA NDËRKOMBËTARE E HËNË 20 TETOR 2025

 

TOKIO (Japoni) – 40-vjetori i lançimit në Japoni të video lojës Sega Mark III, e njohur si Sistemi Master në Evropë

PEKIN (Kinë) – Plenumi i 4-t i Komitetit Qendror Kinez (VIDEO + VIDEO LIVE) (deri më 23)

PEKIN (Kinë) – Treguesit e PBB-së për tremujorin e tretë, duke përfshirë shitjet me pakicë dhe prodhimin industrial (VIDEO + VIDEO LIVE)

BOMBEI (Indi) – India feston festivalin e dritave, Diwali (VIDEO + VIDEO LIVE) (deri më 21)

LISBONË (Portugali) – Publikimi i raportit paraprak mbi shkaqet e aksidentit të teleferikut që ndodhi më 3 shtator në Lisbonë (16:30) (VIDEO)

STAMBOLL (Turqi) – Turqia organizon një konferencë ndërkombëtare rreth zjarreve në pyje (deri më 22)

RUMANI – Stërvitja Ushtarake Dacian Fall e NATO-s në Rumani (FOTO) (deri më 13 nëntor)

VARSHAVË (Poloni) – Shpallet fituesi i Konkursit Ndërkombëtar të Pianos Chopin (VIDEO + VIDEO LIVE + FOTO)

PORTOROZ (Slloveni) – Takimi i liderëve të vendeve të Mesdheut anëtare të BE-së (VIDEO + VIDEO LIVE + FOTO)

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim i Ministrave të Jashtëm të BE-së (VIDEO + VIDEO LIVE)

SLLOVENI – Vizitë e Presidentit francez Emmanuel Macron (deri më 21)

GJENEVË (Zvicër) – Sesioni i 16-të i Konferencës ministrore të Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe zhvillimin (CNUCED16), (Foto) (deri më 23)

GJENEVË (Zvicër) – Kongresi i Jashtëzakonshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM), me rastin e 75-vjetorit të tij (deri më 23)

STRASBURG (Francë) – Seanca Plenare e Parlamentit Evropian (FOTO) (deri më 23)

FRANKFURT (Gjermani) – Hyrja në bursë e TKMS-së, dega detare e grupit sideurgjik Thyssenkrupp (6:10 AM) (FOTO)

PARIS (Francë) – Konferencë për shtyp e Amnesty International mbi raportin e ri “Të tërhequr në Strofullën e Lepurit të TikTok” (12:00 PM)

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e ministres së Ekonomisë Katherina Reiche në vazhdën e një dite diskutimesh me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjermane (13:20 PM)

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Thesari publikon deklaratën vjetore të buxhetit 2025 (20:00 PM)
/ir.pu/

The post AXHENDA NDËRKOMBËTARE E HËNË 20 TETOR 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot mot i qëndrueshëm, temperatura maksimale deri 25 gradë Celsius

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 10/21 Diell
Kukës 7/16 Diell pak re
Lezhë 11/22 Diell
Dibër 5/14 Diell pak re
Durrës 9/21 Diell
Tiranë 11/22 Diell
Elbasan 8/23 Diell
Berat 9/25 Diell
Vlorë 10/24 Diell
Korçë 5/15 Diell
Gjirokastër 8/22 Diell
Sarandë 9/22 Diell

 

The post Sot mot i qëndrueshëm, temperatura maksimale deri 25 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, më 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, […]

The post Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa appeared first on BoldNews.al.

❌