Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është zbuluar pjesa që lidhet me dhënien dhe marrjen e ryshfetit, në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet nga organet e drejtësisë.
Gjatë një konference për media, Kryeziu theksoi se të akuzuarit në këtë rast mund të marrin edhe cilësinë e dëshmitarëve, por sipas tij, në këtë fazë nuk mund të jepen më shumë detaje, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
âJemi ende nĂ« fazĂ«n e hetimeve, personat po intervistohen dhe Ă«shtĂ« e mundur qĂ« tĂ« dalin edhe persona tĂ« tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«â, deklaroi Kryeziu.
Sipas tij, gjithsej 121 persona janë ftuar për intervistim, prej të cilëve disa nuk janë paraqitur, ndërsa një pjesë janë konstatuar si të pafajshëm.
Ai shtoi se veprimet janë ndërmarrë ndaj personave të identifikuar, ku shumica prej tyre janë komisionerë.
Kryeprokurori bëri të ditur se rreth 5 persona janë liruar, ndërsa 109 persona janë ndaluar.
Po ashtu, disa nga të dyshuarit nuk i janë përgjigjur ftesës së organeve të drejtësisë, pasi ndodhen jashtë vendit, dhe për ta është nisur kërkimi.
âDo tĂ« aplikojmĂ« edhe masa tĂ« veçanta hetimore dhe do tĂ« ndĂ«rmarrim çdo veprim tĂ« mundshĂ«m ligjor pĂ«r trajtimin e kĂ«tij rastiâ, pĂ«rfundoi Kryeziu.
Ndryshe, Kryeziu ka deklaruar qe edhe kandidatët për deputet mund të ballafaqohen në gjykatë me të dyshuarit me manipulime. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka thënë se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë.
Siç tha Kryeziu bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara.
âDitĂ« mĂ« parĂ« kemi paralajmĂ«ruar qĂ« manipulim i votĂ«s Ă«shtĂ« krim dhe do tĂ« ndĂ«shkohet. Sot tĂ« dyshuarit janĂ« ballafaquar me forcĂ«n e ligjit. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r manipulime brenda llojit. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r mijĂ«ra vota tĂ« manipuluara dhe tĂ« falsifikuara. VetĂ«m nĂ« njĂ« klasĂ« janĂ« manipuluar 2.444 vota. VetĂ«m njĂ« klasĂ« ka dal e pa keqpĂ«rdorur. 68 mijĂ« e 17 vota kjo Ă«shtĂ« diferenca totale e keqpĂ«rdorimit tĂ« votave. Ky hetim ka qenĂ« i mirĂ« koordinuar edhe me koordinatoren e ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit, Laura Pula...â, ka thĂ«nĂ« ai.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Faton Alija ka thënë se ky është një nga operacionet më të mëdha të të ndaluarve në këtë rajon. /Telegrafi/
Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.
"Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
NjĂ« ligjĂ«ratĂ« mbi GjykatĂ«n Speciale e cila Ă«shtĂ« mbajtur tĂ« enjten nĂ« ambientet e ShkollĂ«s sĂ« Mesme âXhevdet Dodaâ nĂ« PrishtinĂ« ka shkaktuar reagime tĂ« ndryshme nga institucione dhe organizata.
Nga organizata YIHR KS kanĂ« dhĂ«nĂ« sqarime se sesioni informues (ligjĂ«ratĂ«) i cili Ă«shtĂ« mbajtur para nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollĂ«s âXhevdet Dodaâ Ă«shtĂ« realizuar me lejen e institucionit arsimor.
Sipas tyre, sesione të tilla mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
âKĂ«to sesione janĂ« pjesĂ« e programit tonĂ« pĂ«r drejtĂ«si tranzicionale dhe ballafaqim me tĂ« kaluarĂ«n. GjatĂ« sesionit Ă«shtĂ« prezantuar informacion bazik dhe publik mbi Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« mandatin dhe kompetencat e tyre, si institucion i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«sâ, thuhet nĂ« njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim YIHR KS, prej më shumë se 20 vitesh nga themelimi i saj, ka zhvilluar aktivitete të vazhdueshme me fokus në të drejtat e njeriut, ballafaqimin me të kaluarën dhe fuqizimin e të rinjve dhe të rejave në Kosovë.
âSesione tĂ« tilla informuese janĂ« pjesĂ« e misionit afatgjatĂ« tĂ« YIHR KS pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« promovimin e drejtĂ«sisĂ« tranzicionale dhe ne do tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ«n dhe aktivizmin tonĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«â, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« njoftim.
Ndryshe, drejtuesit e shkollĂ«s sĂ« mesme âXhevdet Dodaâ nĂ« PrishtinĂ«, kanĂ« reaguar publikisht ndaj, siç thuhet, disa informacioneve tĂ« pasakta qĂ« po qarkullojnĂ« nĂ« opinion, duke sqaruar se nĂ« ambientet e shkollĂ«s nuk Ă«shtĂ« mbajtur asnjĂ« ligjĂ«ratĂ« nga zyrtarĂ« apo gjykatĂ«s tĂ« GjykatĂ«s Speciale.
Sipas reagimit, ligjërata në fjalë është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), një organizatë e njohur për aktivitetet e saj edukative në shkolla të mesme dhe universitete, me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjve.
Qëllimi i ligjëratës ka qenë informimi i nxënësve mbi sistemin e drejtësisë, llojet e gjykatave dhe mënyrën e funksionimit të tyre, përfshirë edhe gjykatën e Kosovës që funksionon në Hagë, në kuadër të një qasjeje të përgjithshme, neutrale dhe edukative.
Në reagim sqarohet se Drejtoria Komunale e Arsimit nuk ka qenë e përfshirë në dhënien e pëlqimit për mbajtjen e kësaj ligjërate, ndërsa autorizimi është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH). /Telegrafi/
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paralajmëruar një konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Sipas njoftimit konferenca pritet të mbahet në orën 15:00 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
âJu njoftojmĂ« se Prokuroria Themelore nĂ« Prizren, pĂ«rkatĂ«sisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu sĂ« bashku me PolicinĂ« e KosovĂ«s, do tĂ« mbajĂ« sot (23 Janar 2026) konferencĂ« pĂ«r media lidhur me aksionin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatĂ« numĂ«rimit brenda subjekteve politike pĂ«r deputet tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« regjionin e KomunĂ«s sĂ« Prizrenit. Konferenca do tĂ« mbahet nĂ« orĂ«n 15:00, nĂ« objektin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, kati tretĂ«, Salla e Takimeveâ, thuhet nĂ« njoftim.
Ndryshe, mediat kanë raportuar se janë arrestuar mbi 100 persona, ndërkaq po ashtu raportohen se në mesin e të intervistuarve dyshohet të jetë edhe djali i ish-deputetit Nait Hasanit, Art Hasani.
Ky i fundit besohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Po ashtu në mesin e të arrestuarve është edhe komisioneri i Emilja Rexhepit, kjo e konfirmuar nga avokati i tij, Blend Gjini. /Telegrafi/
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Mediat kanë raportuar se janë arrestuar mbi 100 persona, ndërkaq po ashtu raportohen se në mesin e të intervistuarve dyshohet të jetë edhe djali i ish-deputetit Nait Hasanit, Art Hasani.
Ky i fundit besohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Telegrafi ka telefonuar ish-deputetin Nait Hasani, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Ndryshe, Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kreu bastisje në disa lokacione në Prizren lidhur me keqpërdorimet në zgjedhje e parakohshme të 28 dhjetorit. /Telegrafi/
Sipas këtij njoftimi, krijimi i Komisionit të Përbashkët ishte dakorduar nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë në Deklaratën për Personat e Zhdukur, më 2 maj 2023, gjatë një takimi të nivelit të lartë të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e BE-së.
âObjektivi i Komisionit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« tĂ« mbikĂ«qyrĂ« zbatimin e DeklaratĂ«s pĂ«r Personat e Zhdukur, e cila synon tĂ« kontribuojĂ« nĂ« zbardhjen e fatit tĂ« personave tĂ« zhdukur, pĂ«rfshirĂ« personat e zhdukur me forcĂ«, tĂ« sigurojĂ« mbyllje tĂ« çështjes pĂ«r familjet e tyre dhe tĂ« nxisĂ« pajtimin dhe paqen e qĂ«ndrueshmeâ, thuhet nĂ« njoftimin e tyre.
Në përputhje me Termat e Referencës të dakorduara, Komisioni do të mbështesë përpjekjet e Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), duke lehtësuar aktivitetet zbatuese të palëve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe shqyrtimin e progresit.
Tutje bëhet e ditur se lehtësuesi i BE-së, Kosova, Serbia ose KNKK-ja mund t'i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin, zbatimin dhe interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të diskutueshme që lind brenda Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja, duke përfshirë çështjen e rishikimit dhe përditësimit të Termave të Referencës dhe Kornizës së Përgjithshme të Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja për Personat e Zhdukur, nëse ky i fundit nuk arrin të arrijë konsensus për këtë çështje.
âKomisioni i PĂ«rbashkĂ«t do tĂ« diskutojĂ« çështjet brenda mandatit tĂ« tij sipas Termave tĂ« ReferencĂ«s tĂ« dakorduara. Ădo vendim mbi çështjet e diskutueshme tĂ« referuara Komisionit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t nga Grupi Punues i kryesuar nga KNKK-ja do t'i referohet Grupit Punues tĂ« kryesuar nga KNKK-ja pĂ«r miratim dhe zbatim. BE-ja pret shumĂ« qĂ« Komisioni i PĂ«rbashkĂ«t tĂ« japĂ« njĂ« kontribut tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« sqarimin e fatit tĂ« tĂ« zhdukurve dhe nĂ« ndihmĂ«n pĂ«r mbylljen e njĂ« kapitulli tĂ« dhimbshĂ«m pĂ«r familjet, tĂ« cilat kanĂ« pritur shumĂ« gjatĂ« pĂ«r pĂ«rgjigje".
Ndryshe, më 17 dhjetor 2024, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord në Bruksel mbi Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur që do të krijohet sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur të dakordësuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Albin Kurti i Kosovës më 2 maj 2023. /Telegrafi/
Një komisioner është arrestuar sot në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prizren nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Komisioneri i arrestuar është i partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të arrestuarit, Blend Gjini, i cili ka deklaruar se arrestimi i klientit të tij është bërë pa bazë ligjore dhe pa prova konkrete.
âSot Ă«shtĂ« arrestuar komisioneri i partisĂ« NDS tĂ« Emilja Rexhepit, me pretendimin pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« manipulimit tĂ« provave. Si avokat mbrojtĂ«s, kam shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n qĂ« klienti im tĂ« mbrohet nĂ« heshtje. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e çuditshme Ă«shtĂ« fakti se nuk ekziston asnjĂ« provĂ« qĂ« partia e Emilja Rexhepit tĂ« ketĂ« pasur rritje apo ulje tĂ« votaveâ, ka deklaruar Gjini.
Ai ka kërkuar gjithashtu reagimin e kryetares së NDS-së, Emilja Rexhepi, duke apeluar që ajo të dalë në mbrojtje të komisionerëve të partisë së saj.
âPres qĂ« vetĂ« ministrja Rexhepi tĂ« reagojĂ« dhe tâi mbrojĂ« njerĂ«zit e saj qĂ« kanĂ« punuar pĂ«r partinĂ«. Vepra penale me tĂ« cilĂ«n ngarkohet komisioneri nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me manipulimin qĂ« pretendon prokuroria", shtoi ai.
Avokati Gjini e ka cilësuar si të pazakontë edhe kërkesën e Policisë për Krime Ekonomike në Prishtinë për dorëzimin e menjëhershëm të telefonit të komisionerit.
âKĂ«rkesa pĂ«r dorĂ«zimin e telefonit ka qenĂ« e çuditshme. MegjithatĂ«, nĂ« shenjĂ« bashkĂ«punimi, telefoni u dorĂ«zua menjĂ«herĂ«... Konsideroj se klientit tim i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« padrejtĂ«siâ, ka pĂ«rfunduar Gjini.
Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/
Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-pjesëtarit të MPB-së së Serbisë, V.M., i dyshuar për përfshirje në rrëmbimin dhe plagosjen e Millan Vukashinoviqit.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar për Kosovapress se me kërkesë të Prokurorisë Themelore, paraburgimi ndaj të pandehurit është vazhduar nga 19 janari deri më 19 mars 2026.
V.M. ishte arrestuar më 20 dhjetor 2025 në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte bërë të ditur se i dyshuari ishte ish-pjesëtar i MPB-së serbe, i integruar më herët në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, nga ku më pas kishte dhënë dorëheqje.
Sipas Sveçlës, ekzistojnë dyshime se V.M. ka bashkëpunuar vazhdimisht me strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e rrëmbimit të Millan Vukashinoviqit, i cili gjatë incidentit ishte plagosur rëndë dhe po trajtohet në një spital në Serbi.
Pas urdhëresës së Gjykatës, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.
Millan Vukashinoviq, shtetas i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer më 1 nëntor 2025, në afërsi të Leposaviqit, nga xhandarmëria serbe.
Për rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka intervistuar nënën dhe persona të afërt të viktimës. /Kp/
Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Republikës së Kosovës, mbetet një partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, kështu ka thënë ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
"Gjatë takimit me Ministrin Fidan theksova se Republika e Kosovës, përmes angazhimit të saj në këtë platformë, riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin ndaj paqes së qëndrueshme, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Po ashtu, vura në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt", ka shkruar ajo.
Tutje ministrja në detyrë u shpreh se: "Falënderova Ministrin Fidan për ftesën dhe mikpritjen, duke ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe rolin e saj në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë". /Telegrafi/
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ShkencĂ«s dhe KulturĂ«s (SBASHK) ka reaguar lidhur me ligjĂ«ratĂ«n e mbajtur nĂ« Gjimnazin âXhevdet Dodaâ nĂ« PrishtinĂ« nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« GjykatĂ«s Speciale dhe YIHR.
Siç thuhet nĂ« reagim SBASHK ka shprehur shqetĂ«simin e thellĂ« dhe kundĂ«rshtimin e fuqishĂ«m ndaj mbajtjes sĂ« ligjĂ«ratĂ«s nĂ« Gjimnazin âXhevdet Dodaâ nĂ« PrishtinĂ«, e realizuar nga pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« GjykatĂ«s Speciale nĂ« bashkĂ«punim me organizatĂ«n Nisma e tĂ« Rinjve pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut nĂ« KosovĂ« (YIHR).
Tutje thuhet se SBASHK e konsideron të papranueshme që institucionet arsimore të shfrytëzohen për promovimin e një narrative të njëanshme, me synimin që nxënësit të binden se Gjykata Speciale përfaqëson drejtësi.
"Nuk ka padrejtĂ«si mĂ« tĂ« madhe sesa fakti qĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se pesĂ« vite mbahen nĂ« paraburgim luftĂ«tarĂ«t e lirisĂ«, bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« NATO-s, tĂ« cilĂ«t luftuan pĂ«r tĂ« drejtat elementare tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s â pĂ«r lirinĂ«, dinjitetin dhe tĂ« drejtĂ«n pĂ«r arsimim. ĂshtĂ« e pamohueshme se gjatĂ« viteve tĂ« represionit serb, Serbia kishte mbyllur tĂ« gjitha shkollat shqipe nĂ« KosovĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe Gjimnazin 'Xhevdet Doda'. PikĂ«risht nĂ« atĂ« periudhĂ« tĂ« errĂ«t, mĂ«simdhĂ«nĂ«sit dhe punĂ«torĂ«t e arsimit, tĂ« organizuar edhe pĂ«rmes SBASHK-ut, mbajtĂ«n gjallĂ« arsimin shqip me sakrifica tĂ« jashtĂ«zakonshme. Prandaj, Ă«shtĂ« paradoksale, e padrejtĂ« dhe moralisht e papranueshme qĂ« sot, nĂ« po ato ambiente shkollore, tĂ« promovohet njĂ« gjykatĂ« qĂ« po gjykon njĂ«anshĂ«m luftĂ«n çlirimtare tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s, duke e barazuar viktimĂ«n me agresorin", thuhet nĂ« reagim.
SBASHK reagon gjithashtu edhe ndaj pĂ«rfshirjes sĂ« organizatĂ«s Nisma e tĂ« Rinjve pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut nĂ« KosovĂ« (YIHR), e cila pĂ«rmes kĂ«tij aktiviteti ka kontribuar nĂ« futjen e njĂ« agjende politike dhe ideologjike nĂ« institucionet arsimore, pa respektuar ndjeshmĂ«rinĂ« historike, kombĂ«tare dhe arsimore tĂ« shoqĂ«risĂ« sonĂ«. U bĂ«jmĂ« thirrje organeve pĂ«rgjegjĂ«se â MinistrisĂ« sĂ« Arsimit, DrejtorisĂ« Komunale tĂ« Arsimit nĂ« PrishtinĂ« dhe menaxhmentit tĂ« Gjimnazit âXhevdet Dodaâ â qĂ« tĂ« marrin masa konkrete lidhur me kĂ«tĂ« rast dhe tĂ« mos lejojnĂ« qĂ« shkollat tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« hapĂ«sira pĂ«r promovimin e mekanizmave qĂ« cenojnĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n historike dhe dinjitetin e luftĂ«s sonĂ« çlirimtare.
"NjĂ«kohĂ«sisht, SBASHK apelon te tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t tanĂ«, punĂ«torĂ«t e arsimit nĂ« KosovĂ«, qĂ« tĂ« tregojnĂ« vigjilencĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si profesionale e kombĂ«tare, duke mos lejuar organizimin e aktiviteteve tĂ« tilla nĂ« institucionet tona arsimore. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ShkencĂ«s dhe KulturĂ«s riafirmon qĂ«ndrimin e saj tĂ« palĂ«kundur nĂ« mbrojtje tĂ« vlerave tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« drejtuesve institucionalĂ« tĂ« asaj lufte â Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi â tĂ« cilĂ«t po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ«, vetĂ«m pse ishin nĂ« anĂ«n e drejtĂ« tĂ« historisĂ«. Liria e KosovĂ«s nuk Ă«shtĂ« krim. Lufta pĂ«r arsim, liri dhe dinjitet nuk gjykohet", thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« reagim.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) konfirmuan për Telegrafin se zhvillojnë aktivitete informuese në Kosovë që nga viti 2018, si pjesë e Programit të Shtrirjes së Informacionit, duke përfshirë nxënës, komunitetin lokal, gazetarë dhe avokatë.
Zëdhënësja Angela Griep tha se këto takime diskutojnë mbi mandatin dhe procedurat e gjykatës, duke ofruar informacion publik të ngjashëm me atë që gjendet në faqen zyrtare të KSC-së. /Telegrafi/
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
"Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij", ka thënë Mehmeti.
Edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti ka konfirmuar zhvillimin e këtij aksioni, por pa dhënë detaje.
"Mund ta konfirmoj se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me dyshimet për manipulim me vota. Për momentin nuk mund të japim detaje tjera pasi rasti është në procedurë. Për zhvillime tjera, do të njoftoheni gjatë ditës", ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Ndryshe, Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj tĂ« enjten Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj ka ngritur aktakuzĂ«n e parĂ« lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pĂ«r veprĂ«n penale âAsgjĂ«simi i dokumenteve tĂ« votimitâ, e paraparĂ« me nenin 217 paragrafi 1 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Një person (shtetas i Shqipërisë) është larguar nga fshati Jezercë të komunës së Ferizajt dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ka ndodhur më 21.01.2026 dhe rasti po hetohet.
âĂshtĂ« raportuar se viktima mashkull shtetas i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« larguar nga lokacioni i lartcekur dhe nuk dihet pĂ«r vendndodhjen e tij. Rasti nĂ«n hetimeâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00, në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
âĂshtĂ« raportuar se viktima femĂ«r kosovare Ă«shtĂ« ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« liruar, rasti vazhdon tĂ« trajtohet nĂ« procedurĂ« tĂ« rregulltâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër institucionit të Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit Ols Dado, shkruan A2 CNN. Në këtë padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror.
Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni. Veliaj thekson se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë.
Në padi thuhet se ky emërim i paligjshëm ka sjellë pasoja të rënda institucionale dhe administrative, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për Republikën e Shqipërisë në tërësi. Sipas kryebashkiakut, veprimet e ndërmarra nga Dado në ushtrimin e funksionit të tij si prokuror kanë ndikuar drejtpërdrejt në procese që lidhen me administrimin vendor dhe interesin publik. (A2 Televizion)
Psikologia dhe kriminologia Dita Makasqi, gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, ka folur gjerësisht për rëndësinë e risocializimit, veçanërisht tek të rinjtë që shfaqin sjellje devijante apo kanë kryer vepra penale në një fazë të hershme të jetës.
Sipas Makasqit pĂ«rgjatĂ« viteve, shoqĂ«ria shpesh ka paragjykuar tĂ« rinjtĂ« pĂ«r veprime tĂ« caktuara tĂ« bĂ«ra nĂ« moshĂ« tĂ« re, pa marrĂ« parasysh se koha, edukimi dhe mbĂ«shtetja mund tâi ndryshojnĂ« rrĂ«njĂ«sisht.
âKa raste kur tĂ« rinjtĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« paragjykuar pĂ«r vepra tĂ« kryera nĂ« rini, pas njĂ« periudhe dhjetĂ«vjeçare janĂ« kthyer nĂ« njĂ« pikĂ« qĂ« askush nuk do ta kishte imagjinuar", shprehet Makasqi.
Sipas saj, kjo Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« se njĂ« person ka vlera dhe ka potencial pĂ«r tâu risocializuar, nĂ«se i jepet mundĂ«sia e duhur.
Ajo thekson se edhe një person që ka kryer një krim dhe e ka vuajtur dënimin, nuk duhet të mbetet i etiketuar përgjithmonë.
Përkundrazi, siç tha ajo me punë profesionale gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, ai mund të shndërrohet në një individ funksional dhe efektiv për shoqërinë në të ardhmen.
Makasqi vë theks të veçantë tek ndërhyrjet e hershme për të rinjtë që janë në fazën e rritjes dhe që shfaqin shenja të sjelljeve devijante.
Ajo thekson se nĂ« KosovĂ« ka me qindra psikologĂ« â shkollorĂ« dhe klinikĂ« â tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur profesionalisht pĂ«r tĂ« punuar me kĂ«tĂ« kategori tĂ« rinjsh.
Sipas saj, krijimi i programeve rehabilituese është thelbësor dhe duhet të ndodhë para se situata të përshkallëzohet në forma më të rënda.
Një rol kyç në këtë proces, sipas Makasqit, e kanë familjet.
Ajo thekson se familjet duhet tĂ« ndĂ«rtojnĂ« njĂ« dialog tĂ« hapur dhe tĂ« vazhdueshĂ«m me fĂ«mijĂ«t e tyre dhe tĂ« mos i lĂ«nĂ« ata tĂ« izolohen nĂ« âbotĂ«n e tyreâ.
Në ditët e sotme, sipas saj, fëmijët dhe të rinjtë janë tepër të preokupuar me telefonat, aplikacionet dhe përmbajtje të kota, të cilat shpesh i shtyjnë drejt modelimit të sjelljeve devijante.
Për më shumë shikoni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë":
NĂ« shkollĂ«n e mesme âXhevdet Dodaâ nĂ« PrishtinĂ«, sot Ă«shtĂ« mbajtur njĂ« ligjĂ«ratĂ« nga zyrtarĂ« tĂ« GjykatĂ«s Speciale, e organizuar pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e kĂ«saj shkolle.
Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht në rrafshin politik.
Në lidhje me këtë ligjëratë ka reaguar deputeti i zgjedhur, Artan Behrami, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për përmbajtjen e prezantimit të mbajtur para nxënësve.
Sipas Behramit, gjatĂ« ligjĂ«ratĂ«s Ushtria Ălirimtare e KosovĂ«s (UĂK) Ă«shtĂ« cilĂ«suar si âorganizatĂ« e pĂ«rbashkĂ«t kriminaleâ, pretendim qĂ« ai e ka quajtur tĂ« papranueshĂ«m dhe tejet shqetĂ«sues.
MirĂ«po, nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« ligjĂ«ratĂ« ka reaguar deputeti i zgjedhur, Artan Behrami duke thĂ«nĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« ligjĂ«ratĂ« Ushtria Ălirimtare e KosovĂ«s (UĂK) Ă«shtĂ« quajtur si âorganizatĂ« e pĂ«rbashkĂ«t kriminaleâ.
âZyrtarĂ« tĂ« GjykatĂ«s Speciale me aprovimin e menaxhmentit tĂ« Gjimnazit âXhevdet Dodaâ, shkojnĂ« dhe u mbajnĂ« ligjĂ«rata nxĂ«nĂ«sve tĂ« kryeqytetit. E pabesueshme! LigjĂ«ratĂ« qysh UĂK-ja qenka organizatĂ« e pĂ«rbashkĂ«t kriminale a? Qysh, UĂK-ja ka bĂ«rĂ« spastrim etnik nĂ« KosovĂ« a? E frikshme! Ftoj tĂ« gjithĂ« prindĂ«rit qĂ« tĂ« mos lejojnĂ« pjesĂ«marrjen e fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre nĂ« kĂ«to ligjĂ«rata! Ftoj tĂ« gjitha institucionet e Arsimit tĂ« UlĂ«t dhe tĂ« LartĂ« qĂ« tĂ« refuzojnĂ« çfarĂ«do bashkĂ«punimi me kĂ«tĂ« gjykatĂ«â, ka shkruar Behrami. /Telegrafi/
Gjykata Themelore nĂ« PejĂ« â Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda ka caktuar masĂ«n e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej njĂ« muaji ndaj tĂ« pandehurit E.I., pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« PejĂ« â Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda.
Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r media bĂ«het e ditur se masa e paraburgimit Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprĂ«n penale âVrasje e rĂ«ndĂ« e mbetur nĂ« tentativĂ«â.
"Veprimi dyshohet se është kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, dhe paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale".
Paraburgimi i është caktuar nga data 20.01.2026, ora 13:50, dhe do të zgjasë deri më 19.02.2026, ora 16:00. /Telegrafi/
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) rikujton se Rregullorja për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve me aktivitet këmbimi, si hap i parë drejt rregullimit gradual të këtij sektori dhe rritjes së transparencës në Republikën e Kosovës, ka hyrë në fuqi më 29 nëntor 2025.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me hyrjen në fuqi të saj, subjektet që janë objekt i licencimit obligohen që, brenda një afati prej 90 ditësh (deri më 1 mars 2026), të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për aplikim për licencë dhe për përshtatje të plotë me kërkesat e përcaktuara në këtë Rregullore.
BQK rikujton se afati i mbetur deri më 1 mars 2026, për dorëzimin e aplikacioneve për licencë dhe për përmbushjen e kërkesave të Rregullores gjatë kësaj periudhe kalimtare, është afati i fundit brenda se cilës të gjithë aplikantët duhet të kenë aplikuar, në pajtim me kërkesat e kësaj Rregulloreje. Pas përfundimit të këtij afati, ushtrimi i veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të kripto-aseteve pa licencë të BQK-së ose në mospërputhje me kërkesat rregullative do të konsiderohet shkelje e dispozitave të Rregullores dhe do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në njoftim.
BQK inkurajon tĂ« gjitha palĂ«t e interesuara qĂ« tâi pĂ«rmbushin kĂ«to detyrime brenda afateve tĂ« pĂ«rcaktuara, me qĂ«llim tĂ« sigurimit tĂ« njĂ« zbatimi tĂ« plotĂ« dhe efektiv tĂ« kornizĂ«s rregullative, si dhe tĂ« funksionimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe transparent tĂ« kĂ«tij sektori.
Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« e KosovĂ«s pas zhvillimit tĂ« hetimeve disa mujore, si dhe pĂ«rmes zbatimit tĂ« masave tĂ« veçanta hetimore, nĂ« lidhje me rastin e koduar âBregdetiâ me datĂ«n 21.01.2026 rreth orĂ«s 23:00 afĂ«r pikĂ«kalimit kufitar nĂ« Merdare Ă«shtĂ« ndaluar i dyshuari H. S. i cili ishte duke e drejtuar njĂ« kamion me targa vendore dhe gjatĂ« kontrollit nĂ« kamion janĂ« gjetur tĂ« fshehura 68 paketime tĂ« mbushura me substancĂ« tĂ« dyshuar narkotike tĂ« llojit marihuanĂ« me peshĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme 76 kilogramĂ« e 800 gramĂ«.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është realizuar edhe urdhër kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, në asistencë të njësisë së NJRSH-së, dhe gjatë kontrollit janë gjetur: 1 armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm, 2 vetura, 1 kamion, 1 telefon celular dhe para të gatshme 2.950 euro.
"NĂ« vazhdimĂ«si tĂ« operacionit, me datĂ«n 22.01.2026, Ă«shtĂ« realizuar bastisje edhe nĂ« dy lokacione, shtĂ«pitĂ« e dy tĂ« dyshuarve meshkuj kosovarĂ« nĂ« fshatin Godishnjak â PodujevĂ« dhe gjatĂ« kontrollit tĂ« tyre janĂ« gjetur: 4 paketime tĂ« mbushura me substancĂ« tĂ« dyshuar narkotike tĂ« llojit marihuanĂ« me peshĂ« 4 kilogramĂ« e 454 gramĂ«, 2 vetura, 2 telefona celularĂ«, thasĂ« najloni tĂ« zbrazur ngjyrĂ« tĂ« zezĂ« dhe ngjitĂ«s, qĂ« kanĂ« shĂ«rbyer pĂ«r paketimin narkotikĂ«ve".
Siç thuhet në njoftim janë gjetur një armë zjarri me gaz e modelit Signasauser.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendimi për ndalimin prej 48 orëve, ndërkaq prokurori i shtetit me kohë do të ndërmarr të gjitha veprimet e mëtutjeshme hetimore.
Prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuara në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimit të veprave penale dhe vendosjen e kryerësve të tyre para organeve kompetente, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e Republikës së Kosovës.