❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Incident me armĂ« zjarri nĂ« rrugĂ«n Gjilan–KamenicĂ«, njĂ« person i plagosur



NjĂ« incident me armĂ« zjarri Ă«shtĂ« raportuar tĂ« mĂ«rkurĂ«n, rreth orĂ«s 18:00, nĂ« rrugĂ«n Gjilan–KamenicĂ«, nĂ« afĂ«rsi tĂ« njĂ« pike tĂ« karburantit.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit një person ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga autoritetet shëndetësore.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se nĂ« incident kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira dy automjete nĂ« lĂ«vizje. Si pasojĂ« e rastit, njĂ« person ka kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« Gjilanit dhe aktualisht po trajtohet nga autoritetet shĂ«ndetĂ«sore,” ka deklaruar Hashani.

Ai ka shtuar se Policia, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe se janë në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për motivin e incidentit.

Sekretet e financimit të mediave dhe dezinformimi në Kosovë



Financimi i mediave në Ballkanin Perëndimor është kritikuar nga shoqëria civile dhe ekspertët, ndërkohë që ndikimi i Rusisë dhe Kinës në shpërndarjen e dezinformatave në rajon është në rritje.

Një pjesë e mediave në Kosovë nuk e bëjnë publik burimin e financimit, ndërsa mbi financimin e mediave kosovare as institucionet nuk ofrojnë qasje në informacione. Edhe në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk u ofrohen publikut të dhëna mbi financimin dhe origjinën e fondeve të mediave.

Murat Mehmeti, hetues në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë se ka media në Kosovë që pranojnë para në dorë. Sipas tij, muajt e fundit ka pasur një tendencë që të shpërndahet një dezinformatë rreth presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Realisht unĂ« mendoj qĂ« kĂ«to fonde vijnĂ« nĂ« cash dhe pĂ«rfundojnĂ« te mediat qĂ« financojnĂ« njĂ« çështje tĂ« caktuar. E di qĂ« viteve tĂ« fundit, sidomos nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, nga Serbia kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« interesuar qĂ« tĂ« fusin nĂ« media agjendĂ«n se gjoja ka njĂ« konflikt tĂ« papajtueshĂ«m mes Vuçiqit dhe Milan Radoiçiqit,” – thotĂ« Murat Mehmeti, hetues nĂ« ATK.

Sipas tij, synimi ka qenë që përmes njerëzve të mediave dhe influencerëve të shpërndahen lajme të tilla te lexuesit në Kosovë.

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se artikuj me përmbajtje të rreme janë shpërndarë në Kosovë mbi zhvillimet politike. Sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në performancën e disa partive politike nga komuniteti serb në Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“VetĂ«m nĂ« zgjedhjet e fundit kemi pasur raste tĂ« panumĂ«rta tĂ« artikujve tĂ« sponsorizuar nga ‘Sputnik’ e tĂ« tjerĂ«, qoftĂ« nga Serbia, por edhe nga Rusia, tĂ« cilat kanĂ« shkruar kundĂ«r kandidatĂ«ve qĂ« kanĂ« ardhur nga, le tĂ« themi, opozita serbe lokale nĂ« KosovĂ«,” – thotĂ« ai.

“Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« partitĂ« opozitare serbe tĂ« jenĂ« pothuajse inekzistente, duke shĂ«nuar, unĂ« besoj, njĂ« prapakthim” – shton Cakolli nga KDI.

Hulumtimet e tjera në Kosovë mbi dezinformatat që kanë burim Serbinë dhe Rusinë tregojnë qëllimin për përshkallëzim të sigurisë.

Albert Krasniqi nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus” thotĂ« se ndikimi i SerbisĂ« dhe RusisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« dashakeq.

“Serbia dhe Rusia kanĂ« ndikim dashakeqĂ«s nĂ« KosovĂ« dhe pĂ«rpiqen qĂ« pĂ«rmes dezinformimit tĂ« ndikojnĂ« te qytetarĂ«t, sidomos serbĂ«t, tĂ« cilĂ«t informohen pothuajse plotĂ«sisht nga mediat qĂ« vijnĂ« nga Serbia. KĂ«to media mĂ« pas ripublikojnĂ« materiale nga mediat ruse dhe pĂ«rpiqen tĂ« krijojnĂ« konflikte ndĂ«retnike dhe tĂ« mos lejojnĂ« integrimin e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« jetĂ«n institucionale kĂ«tu,” – thotĂ« Krasniqi.

Dezinformatat ruse publikohen edhe nĂ« ShqipĂ«ri. Nevila Gjata nga organizata joqeveritare pĂ«r verifikim faktesh nĂ« ShqipĂ«ri, “Faktoje.al”, thotĂ« se dezinformatat nga Rusia vijnĂ« pĂ«rmes SerbisĂ«.

“NĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«, ne shumicĂ«n e lajmeve dezinformuese i marrim nga Serbia. Serbia i merr nga media shtetĂ«rore ruse, ato kalojnĂ« nĂ« Serbi, ndĂ«rsa mediat online nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« janĂ« ngritur pĂ«r qĂ«llime klikimi, i marrin copy-paste nga mediat serbe dhe i botojnĂ« nĂ« portalet shqiptare,” – thotĂ« ajo.Edhe nĂ« Serbi mediat janĂ« tĂ« ndikuara nga dezinformatat ruse. Lajmet e publikuara nga mediat nĂ« Serbi arrijnĂ« edhe te lexuesit nĂ« KosovĂ«.

Sipas Gordana Andriq nga “BIRN Serbia”, janĂ« disa media qĂ« publikojnĂ« dezinformata nga Rusia.

“Mendoj se po, nĂ« kuptimin qĂ« mediat kryesore serbe e marrin pĂ«rmbajtjen dhe i shtyjnĂ« narrativat e tyre. Ne kemi dy mediume tĂ« mĂ«dha nĂ« Serbi, ‘Politika’ dhe ‘Večernje Novosti’, tĂ« cilat dikur kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« respektuara, por tani shpesh publikojnĂ« dezinformata dhe pĂ«rmbajtje qĂ« mund tĂ« karakterizohen si propagandĂ« pro-ruse,” – thotĂ« ajo.

Ndikimi i Kinës

Përveç Rusisë, hulumtuesit dhe shoqëria civile në Kosovë dhe rajon kanë zbuluar edhe narrativa dezinformuese me burim nga Kina.

Nevila Gjata nga “Faktoje.al” thotĂ« se lajmet nga Kina e paraqesin Bashkimin Evropian si njĂ« vend ku nuk respektohen tĂ« drejtat e njeriut, ndĂ«rsa KinĂ«n si njĂ« vend me perspektivĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«.

“Kemi vĂ«nĂ« re qĂ« edhe Kina ka ndikim, por me njĂ« qasje tjetĂ«r, njĂ« ‘soft disinformation’, pĂ«rmes perspektivĂ«s kulturore ose fuqizimit ekonomik, si alternativĂ« ndaj BE-sĂ«,” – deklaron Gjata.

Ndërsa Besar Likmeta nga BIRN Shqipëria thotë se materiale nga mediat kineze transmetohen edhe në televizionin publik shqiptar.

“Kina ka njĂ« marrĂ«veshje me televizionin publik shqiptar dhe pĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, gjatĂ« viteve ka pasur transmetim tĂ« materialeve propagandistike qĂ« vinin nga televizioni kinez,” – thotĂ« ai.

Nga ana tjetër, ndikimi kinez është vërejtur edhe në Serbi.

“Mediat shtetĂ«rore kineze nĂ« Serbi kanĂ« nĂ«nshkruar disa kontrata me mediat vendore, mes tjerash me agjencinĂ« ‘Tanjug’, e cila pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« ka qenĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetit,” – thotĂ« Milena Popoviq nga Qendra pĂ«r KĂ«rkim, TransparencĂ« dhe LlogaridhĂ«nie.

“Propaganda kineze kryesisht bazohet nĂ« tema ekonomike. Shohim raportime pozitive pĂ«r KinĂ«n nĂ« mediat nĂ« Serbi, me tone lavdĂ«ruese pĂ«r projektet ekonomike mes kompanive kineze dhe shtetit tĂ« SerbisĂ«,” – deklaron Popoviq.

Ndikimi i politikës te mediat

Një hulumtim nga KALLXO.com mbi fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Kosovë tregoi se disa portale publikuan komunikata të partive politike pa i redaktuar fare ose pa i shënuar si artikuj të sponsorizuar.

Hulumtimi tregoi se partitë politike i shkruajnë vetë komunikatat në formë artikujsh, ndërsa portalet vetëm i ripublikojnë ato. Analiza tregoi se në të paktën nëntë portale komunikatat e partive politike ishin ripublikuar pa u redaktuar apo përpunuar.

Brikenda Rexhepi nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës thotë se një fenomen i tillë ka ekzistuar edhe më herët.

“Ka qenĂ« njĂ« fenomen i pranishĂ«m sidomos gjatĂ« fushatave zgjedhore, jo vetĂ«m nĂ« media online, por edhe nĂ« media tradicionale. MĂ«nyra pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« gjĂ«ra tĂ« tilla janĂ« gjetur gjithmonĂ«,” – thotĂ« Rexhepi.

Sipas saj, KMSHK ka bërë thirrje që mediat online në Kosovë të tregojnë qartë kur artikujt janë të sponsorizuar.

Nga ana tjetër, Eugen Cakolli thotë se partitë politike gjejnë donacione nga biznese të ndryshme dhe ndikimi i tyre bën që disa kandidatë për deputetë të kenë hapësirë më të madhe në media.

“Po krijohet njĂ« situatĂ« ku kandidatĂ«t mĂ« tĂ« pasur janĂ« ata qĂ« zgjidhen deputetĂ« dhe fatkeqĂ«sisht kjo Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar sidomos nĂ« dy ciklet e fundit zgjedhore,” – thotĂ« ai.

“KandidatĂ«t me potencial mĂ« tĂ« lartĂ« financiar, jo pĂ«r shkak tĂ« pasurisĂ« personale, por pĂ«rkrahjeve nga biznese tĂ« caktuara, kanĂ« arritur tĂ« kenĂ« prani mĂ« tĂ« madhe mediale dhe aktivitete mĂ« tĂ« shumta tĂ« fushatĂ«s, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rkthyer nĂ« fitim mandatesh,” – pĂ«rfundon Cakolli./Kallxo.

Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë



Deputeti dhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku u prit nga Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe nga Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

Në këtë takim, Kamberi theksoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke përmendur diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet, si dhe politikat e Beogradit që synojnë zhdukjen administrative të komunitetit shqiptar.

“Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndĂ«rkombĂ«tarizojmĂ«. Kur na mbyllen dyert nĂ« Serbi, i hapim nĂ« Uashington”, deklaroi Kamberi, duke nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e ndĂ«rgjegjĂ«simit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r tĂ« drejtat e shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s.

Deputeti falënderoi gjithashtu përkrahësit e tij në SHBA, duke veçuar Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë shërbyer si ura direkte drejt institucioneve amerikane.

Kamberi theksoi se çështja e Luginës së Preshevës nuk është vetëm temë lokale, por çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit rajonal në Ballkan.

Gazetari gjerman i replikon PresidencĂ«s: 30 vite gazetari, nga oligarkĂ«t rusĂ« tek kriminelĂ« serbĂ« – dhe tani...



Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar në numrin e të mërkurës për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke vënë në qendër të vëmendjes një analizë politike lidhur me ambicien e saj për të fituar një mandat të dytë si presidente.

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka raportuar se Osmani po shikon të demonstrojë afërsinë me familjen presidenciale të Shteteve të Bashkuara për të siguruar rizgjedhjen e saj në postin më të lartë të shtetit.

Sipas shkrimit, presidentja e Kosovës ka përdorur lidhjet me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe familjen e tij për të fuqizuar profilin e saj ndërkombëtar.

“Por, kalkulimi i saj mund tĂ« dĂ«shtojĂ« – edhe pse ajo arriti qĂ« KosovĂ«n ta bĂ«jĂ« njĂ« nga shtetet qĂ« sĂ« fundmi nĂ« Davos iu bashkuan ‘Bordit tĂ« Paqes’ enigmatik tĂ« Donald Trumpit”, shkruan FAZ. “Osmani u shfaq nĂ« ZvicĂ«r me krenari krah presidentit amerikan dhe qĂ« atĂ«herĂ« flet pĂ«r arritjen e madhe qĂ«, sipas saj, pĂ«rfaqĂ«son fakti se vendi i saj u bĂ« anĂ«tare themeluese e kĂ«tij formacioni”.

Pas publikimit të artikullit, Presidenca e Kosovës ka reaguar zyrtarisht. Këshilltari i presidentes, Rinor Nuhiu, ka njoftuar se po shqyrtohen masa ligjore ndaj gazetarit Michael Martens për shkrimin e tij të publikuar të mërkurën.

Sipas Nuhiut, artikulli pretendon se Osmani po pĂ«rdor “kartĂ«n amerikane” pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« mandat tĂ« dytĂ«, njĂ« pretendim qĂ« Presidenca e konsideron tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m dhe tĂ« pasaktĂ«.

Ndërkaq, vetë gazetari Michael Martens ka reaguar përmes rrjetit social X, duke treguar se qëndron pas raportimit të tij dhe se shkrimi pasqyron një analizë politike dhe jo një sulm personal ndaj presidentes Osmani.

Ai thekson se si gazetar me përvojë ka trajtuar çështje të ndjeshme ndërkombëtare dhe ka raportuar për figura të fuqishme pa u paditur ndonjëherë.

“MĂ«soj e mĂ«soj. Jam nĂ« gazetari prej 30 vitesh, kam jetuar dhe punuar nĂ« vende tĂ« vĂ«shtira si Rusia, Afganistani apo Turqia, duke shkruar pĂ«r oligarkĂ«t rusĂ«, kriminelĂ«t e luftĂ«s serbĂ«, kontrabandistĂ«t malazezĂ« tĂ« cigareve, rebelĂ«t kurdĂ«, krerĂ«t e luftĂ«s nĂ« Afganistan, pa u paditur kurrĂ«. Por tani
", u shpreh Martens./Telegrafi.

Live and learn. I am in journalism for 30 years, lived & worked in difficult countries as Russia, Afghanistan or Turkey, writing about Russian oligarchs, Serbian war criminals, Montenegrin cigarette smugglers, Kurdish rebels, Afghan warlords without ever getting sued. But now... pic.twitter.com/GBHeSeYGOz
— Michael Martens (@Andric1961) February 4, 2026

Prokuroria në Pejë: Do të intervistohen mbi 200 komisionerë të dyshuar për manipulim votash, më pas kryesuesit



Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar rreth 30 persona, kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut, të cilët kanë qenë komisionerë dhe kanë statusin e personave të dyshuar.

Ai në emisionin FVE, shtoi se intervistimet do të vazhdojnë për mbi 200 komisionerë, si dhe për kryesuesit e qendrave të numërimit.

Ai theksoi se po grumbullohen edhe prova materiale, dhe pas intervistimit të komisionerëve dhe kryesuesve do të merren masat ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale.

“JanĂ« intervistuar deri me tani rreth 30 persona kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut qĂ« kanĂ« qenĂ« komisonerĂ«, nĂ« cilĂ«sinĂ« e personave tĂ« dyshuar ndĂ«rkaq do tĂ« procedohen tutje edhe komisonerĂ« tĂ« tjerĂ« nga kĂ«to dy komuna pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme pĂ«r tĂ« pasuar me pas pĂ«r intervistimin e kryesuesve. Ne kemi kompetencĂ« territoriale nĂ« pesĂ« komuna dhe nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to kemi grumbulluar prova tĂ« cilat dyshohet pĂ«r manipulim tĂ« votave edhe jemi duke ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore. Fillimisht intervistohen komisonerĂ«t si tĂ« dyshuar, janĂ« diku mbi 200 komisionerĂ« qĂ« do tĂ« intervistohen me autorizimin e prokurorit tĂ« shtetit nga hetuesit e hetimeve rajonale te drejtorisĂ« sĂ« policisĂ« nĂ« PejĂ«â€, ka deklaruar ai.

Në pyetjen nëse do të përfshihet edhe komuna e Pejës, zëdhënësi u shpreh se Prokuroria në Pejë po ndërmerr veprime hetimore, duke shtuar se puna më voluminoze do të jetë pikërisht në këtë komunë.

Ndërsa në pyetjen për lirim të të intervistuarve, Nikçi tha se nuk është e qartë nëse intervistimi ka përfunduar plotësisht.

Kongresmenë amerikanë, letër  Rubios: Kundërshtojmë pezullimin e vizave, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë



75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave edhe Kosova e Shqipëria.

NĂ« letrĂ«n drejtuar Rubio, kongresmenĂ«t e cilĂ«suan vendimin si “skandaloz dhe diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% tĂ« vendeve tĂ« botĂ«s dhe mund tĂ« ndikojĂ« te pothuajse gjysma e emigrantĂ«ve tĂ« ligjshĂ«m nĂ« Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, pezullimi do të godasë drejtpërdrejt ribashkimin familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, organizatat fetare dhe bizneset e vogla.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« vendim skandaloz dhe diskriminues i administratĂ«s suaj, qĂ« prek qindra mijĂ«ra njerĂ«z çdo vit.

Ai u njoftua jo vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Twitter, por pa ofruar asnjĂ« informacion tĂ« detajuar mbi pezullimin,” thuhet nĂ« letrĂ«n e kongresmenĂ«ve.

Ata paralajmëruan se politika e pezullimit të vizave do të ndajë familje, do të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe do të ketë pasoja negative sociale dhe ekonomike për zgjedhësit amerikanë.

Lista e vendeve të prekura përfshin një gamë të gjerë shtetesh nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë të tjera.

Kongresmenët kërkojnë që administrata amerikane të rishikojë vendimin dhe të marrë masa për të mos ndarë familje dhe për të ruajtur mundësitë e ligjshme të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Vendimi i Sekretarit Rubio ka shkaktuar tashmë reagime të shumta në komunitetet ndërkombëtare dhe në diasporën shqiptare, të cilët paralajmërojnë se pezullimi i vizave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ribashkimin familjar dhe aktivitetin ekonomik të emigrantëve./Telegrafi.

Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak



Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ua zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq. Ata dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.

Sipas vendimit, masa e paraburgimit të dyshuarve iu llogaritet nga 2 shkurti 2026 deri më 18 mars 2026, shkruan BetimipërDrejtësi.

Në vendimin e marrë më 2 shkurt 2026, thuhet se të pandehurit detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo vendbanimin e tyre dhe nuk kanë të drejtë të largohen, përveç në rastet kur kjo është e nevojshme për përmbushjen e nevojave jetësore apo për shkaqe shëndetësore, dhe vetëm me leje paraprake të gjykatës- gjyqtarit të procedurës paraprake.

Po ashtu, të pandehurit njoftohen se në rast të mosrespektimit të masës së caktuar me këtë vendim, ndaj tyre do të caktohet paraburgimi.

Obligohet Policia e Kosovës- stacionet përkatëse policore që të mbikëqyrin zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit ta njoftojnë gjykatën.

Sipas Apelit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm, janë dhënë mjaftueshëm sqarime nga shkalla e parë.

Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërmicë



Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.

Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg, me vlerë të përafërt rreth 8,000 euro.

Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e KosovĂ«s vazhdon me pĂ«rkushtim zbatimin e masave tĂ« kontrollit, me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« veprimtarive tĂ« kundĂ«rligjshme nĂ« pikat kufitare”, thuhet nĂ« njoftimin e DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

​Aktgjykimi i Kushtetueses: NĂ«nkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetĂ«ve serbĂ«



Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja pĂ«r nĂ«nkryetar/e tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb; pĂ«rderisa kandidati pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« propozohet, nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat formale dhe nĂ« mirĂ«besim”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe - që kishte nëntë deputetë dhe po aq do të ketë edhe në legjislaturën e re - nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Që atëherë, Kuvendi është shpërndarë dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thënë se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues".

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

ÇfarĂ« thuhet nĂ« aktgjykim?

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

NĂ« aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues tĂ« shortit, “duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« shprehje rrethana pĂ«rjashtimore, me ç’rast shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nuk do tĂ« propozonte kandidatĂ«t”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerĂ«son se shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komunitetit serb ka shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit, respektivisht, anĂ«tar tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, si dhe pas kĂ«rkesĂ«s nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit qĂ« tĂ« propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhĂ«t e komunitetit serb, pĂ«rfaqĂ«suesi i shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve nĂ« radhĂ«t e komunitetit Serb kĂ«rkoi ripropozimin e kandidatĂ«ve nga kjo shumicĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 67 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nĂ«nparagrafin 1 tĂ« paragrafit 6 tĂ« nenit 12 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit”, u tha nĂ« aktgjykim.

NĂ« vendim thuhet se pĂ«rderisa i takon Kuvendit qĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat qĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« domosdoshĂ«m aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishĂ«m qĂ« kĂ«to mekanizma nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si procedurĂ« e rregullt e zgjedhjes sĂ« kryetarit/nĂ«nkryetarĂ«ve, por vetĂ«m nĂ« rrethana tĂ« caktuara, kur njĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« debllokuar procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit dhe vetĂ«m nĂ« masĂ«n qĂ« njĂ« gjĂ« e tillĂ« i shĂ«rben qĂ«llimit kushtetues pĂ«r çka kĂ«to mekanizma janĂ« pĂ«rcaktuar”.

“NĂ« parim, ashtu siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« herĂ«t, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetĂ«t qĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e propozimit, nĂ« frymĂ«n e mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit, duhet tĂ« synojnĂ« arritjen e konsensusit, tĂ« sigurojnĂ« votat e nevojshme dhe tĂ« rezultojnĂ« nĂ« zgjedhjen e kandidatĂ«ve ashtu siç janĂ« propozuar dhe siç parashihet me KushtetutĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke u mbĂ«shtetur nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese tĂ« lartcekura, ky parim ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat nuk disponojnĂ« numrin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar vetĂ« zgjedhjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kryesinĂ« e Kuvendi”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Kushtetuesja thotĂ« se shorti nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si mekanizĂ«m nĂ« rrethanat kur shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit do tĂ« pĂ«rcaktonte pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti joshumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “nĂ« thelb, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit pĂ«r aktgjykimin, tĂ« publikuar nga Kushtetuesja mĂ« 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atĂ«, duke vlerĂ«suar se pĂ«rmbante “gabime thelbĂ«sore nĂ« interpretim dhe zbatim tĂ« normave pĂ«rkatĂ«se”.

Ai vlerĂ«soi se pretendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese “janĂ« tĂ« pabaza” sa i pĂ«rket zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalĂ« tĂ« tjera, vetĂ« Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetĂ«ve nga komuniteti serb nuk e kanĂ« propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur tĂ« bĂ«jmĂ« me refuzim, apo ndryshe thĂ«nĂ« mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha nĂ« rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese, shkruan REL.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

LVV reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: 'Abus de droit' dhe shkelje e parimit të sigurisë juridike



Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, ku u kontestua zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq. Sipas VV-së, vendimi tregon një mungesë të thellë koherence dhe përbën një abuzim të drejtës (abus de droit).

Në një reagim zyrtar, VV-ja thekson se vendimi bie ndesh me jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.

Në aktgjykimin KO265/25, paragrafi 129, Gjykata kishte konstatuar qartë se moslejimi i propozimit të të njëjtit kandidat më shumë se tre herë vlejë edhe për nënkryetarët. Tani, për të njëjtën çështje, Gjykata ka ndryshuar qëndrimin pa asnjë ndryshim normativ apo faktik, duke cenuar parimin e sigurisë juridike, një element kyç i shtetit demokratik.

VV-ja nënvizon se një gjykatë kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja apo të vendosë kushte që Kushtetuta nuk i njeh. Sipas Lëvizjes, vendimi aktual shndërrohet në një pushtet paralel, duke kaluar përtej mandatit kushtetues dhe duke krijuar precedent për kapjen e institucioneve për interesa të një subjekti politik, në këtë rast Listës Serbe.

Reagimi gjithashtu përmend bllokimin e ligjeve me interes strategjik për vendin, duke filluar nga Ligji për çmimet tavan për produktet bazë deri te Ligji për Fondin Sovran të Kosovës, që sipas VV-së po shkaktojnë dëme të mëdha për qytetarët.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb: ai zgjidhet nga radhët e deputetëve të komunitetit serb me shumicën e votave të Kuvendit, pa asnjë kriter shtesë që mund të favorizojë një subjekt politik të caktuar.

“Çdo interpretim qĂ« sakrifikon funksionalitetin e institucioneve pĂ«r hir tĂ« njĂ« subjekti politik qĂ« nuk e njeh shtetin e pavarur tĂ« KosovĂ«s, nuk e mbron rendin kushtetues dhe dĂ«mton RepublikĂ«n demokratike e parlamentare tĂ« vendit,” thuhet nĂ« reagimin e VV-sĂ«.

Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve shqipe sipas Webometrics



Universiteti i PrishtinĂ«s (UP) Ă«shtĂ« rikonfirmuar si universiteti mĂ« i mirĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe nĂ« renditjen e vitit 2026 tĂ« platformĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare „Webometrics”.

Sipas renditjes më të re globale, UP-ja pozicionohet në vendin e 2403-të, që përbën nivelin më të lartë që universiteti ka arritur ndonjëherë në këtë platformë. Për krahasim, në janar 2025 UP-ja ishte në vendin e 2543-të, ndërsa në fillim të vitit 2024 renditej e 2605-ta.

Platforma „Webometrics” vlerĂ«son universitete nga e gjithĂ« bota duke marrĂ« parasysh dukshmĂ«rinĂ« globale, prezencĂ«n digjitale, cilĂ«sinĂ« dhe ndikimin e kĂ«rkimit shkencor, transparencĂ«n dhe performancĂ«n akademike.

Renditja e vitit 2026 përfshin mbi 30,000 institucione të arsimit të lartë nga të gjitha kontinentet, duke konfirmuar kështu pozicionin e UP-së si lider ndër universitetet që ofrojnë mësim në gjuhën shqipe.

Ky sukses reflekton përpjekjet e vazhdueshme të universitetit për të rritur cilësinë akademike, inovacionin dhe prezencën globale në shkencë dhe arsim.

Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë...



Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rrjetet sociale vendase - nga sharjet dhe ofendimet, deri te kërcënimet me jetë.

Ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - kaluan kufirin me Izraelin, vranë mbi 1.200 njerëz dhe rrëmbyen qindra të tjerë, shkaktuan një krizë humanitare në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, që vazhdon të tronditë botën.

Mbi dy vjet më vonë, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Izraeli dhe Hamasi bënë një armëpushim të brishtë, por pasojat e dhunës mbeten të thella: rreth 70 mijë palestinezë të vrarë në Gazë dhe një botë e ndarë midis viktimave dhe sulmuesve nga të dyja anët.

Në këtë kontekst, debatet në Kosovë, të cilat vazhdonin që nga fillimi i konfliktit, u intensifikuan javën e kaluar pas publikimit të një dokumentari nga gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku.

Po, përse ky polarizim?

Kërcënimet ndaj gazetarit dhe reagimet publike

Tri ditë para publikimit të dokumentarit në Televizionin Kanal 10 - i cili rikthen ngjarjet e 7 tetorit përmes rrëfimeve të të mbijetuarve dhe analizës së situatës në Izrael, mbi dy vjet më vonë - Sadiku filloi të përballej me reagime të ndryshme lidhur me përmbajtjen.

Pas publikimit, mesazhet kërcënuese rritën shqetësimin e tij dhe të familjes.

“Kam marrĂ« kĂ«rcĂ«nime pĂ«r jetĂ«n, tĂ« cilat i kam adresuar te Policia dhe Prokuroria e KosovĂ«s. Gjithashtu, kam njoftuar edhe disa ambasada mike”, deklaroi Sadiku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Opinionistë dhe qytetarë morën qëndrime mbështetëse ose kritike, ndërsa komentet shpesh kaluan edhe në tone të ashpra.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi, duke kërkuar që diskutimi të zhvillohet brenda kornizave të debatit të lirë, pa kërcënime ndaj sigurisë personale.

Rrjetet sociale, terren i polarizimit

Për njohësit e fushës, gjërat nuk janë thjeshta.

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, thotë se konflikti izraelito-palestinez është ndër më të mediatizuarit në botë dhe shton se rrjetet sociale në Kosovë janë ato që përdoren si mjet për përçarje.

“Komentet nuk filtrohen, debati nuk organizohet, ndĂ«rsa pĂ«rçarja shfrytĂ«zohet pĂ«r audiencĂ« dhe shikueshmĂ«ri. Televizionet vendore shpesh i amplifikojnĂ« kĂ«to tensione pĂ«rmes fragmenteve tĂ« emisioneve tĂ« tyre nĂ« rrjetet sociale”, thotĂ« Zeneli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ky model i “ekonomisĂ« sĂ« vĂ«mendjes”, sipas tij, sjell pasoja reale: debatet emocionale tejkalojnĂ« analizĂ«n objektive dhe argumentet racionale, duke amplifikuar ndasitĂ« brenda shoqĂ«risĂ«.

“UnĂ« mendoj se kjo Ă«shtĂ« e lidhur direkt me mĂ«nyrĂ«n se si po bĂ«het biznes me median nĂ« KosovĂ«, sepse monetizimi i pĂ«rmbajtjeve nga mediat sociale e krijon kĂ«tĂ« lloj tĂ« logjikĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes. NĂ« modelin e biznesit tĂ« vetĂ« mediave sociale, dominon ekonomia e vĂ«mendjes, pa tĂ« cilĂ«n kĂ«to platforma nuk janĂ« tĂ« vlefshme”, shton ai.

Reagimet historike dhe fetare

Profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Mentor Hasani, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e Kosovës në këtë debat lidhet me shumë faktorë - historikë, fetarë, politikë e gjeopolitikë.

Sipas tij, Ballkani - përfshirë Kosovën - ka qenë historikisht pjesë e perandorive me shtrirje globale, ku janë formësuar identitete të ndryshme fetare, kulturore dhe sisteme vlerash që ndikojnë edhe sot në leximin e konflikteve ndërkombëtare.

Ai thotë se për shqiptarët e Kosovës, kujtesa e luftës, dhunës dhe spastrimit etnik mbetet e freskët, edhe gati 27 vjet pas përfundimit të saj.

Kjo përvojë, sipas tij, reflektohet drejtpërdrejt në reagimet ndaj konfliktit në Gazë, ku individë dhe grupe të ndryshme shfaqin empati ose mirëkuptim për njërën apo tjetrën palë.

“NjerĂ«zit e lexojnĂ« konfliktin pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s personale - kush Ă«shtĂ« viktimĂ«, kush agresor, kush ka pushtet dhe kush Ă«shtĂ« i pambrojtur - çka shpesh çon nĂ« vlerĂ«sime tĂ« pasakta”, sipas tij.

Hasani shton se reagimet në rrjetet sociale, veçanërisht ato në mbështetje të palestinezëve, përveç empatisë ndaj viktimave, bartin edhe një dimension fetar.

Edhe pse në Kosovë vazhdon të dominojë një islam tradicional, ai paralajmëron për ekzistencën e grupeve periferike që predikojnë forma radikale të fesë dhe nxisin përplasje brenda komunitetit.

“Ky emocionalitet i ushqyer nga pamjet e dhunĂ«s nĂ« PalestinĂ«, ka krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r instrumentalizim dhe pĂ«rhapje tĂ« ideve radikale, duke lĂ«nĂ« edhe pĂ«rshtypjen e njĂ« antisemitizmi nĂ« nivele tĂ« caktuara”, thekson Hasani.

Megjithatë, ai vëren se në debatet publike ka edhe qëndrime mbështetëse për Izraelin, të cilat i sheh si strategjike dhe pragmatike.

“KĂ«ta njerĂ«z e shohin kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje si pjesĂ« tĂ« orientimit drejt PerĂ«ndimit dhe fuqive tĂ« mĂ«dha, qĂ« kanĂ« luajtur rol vendimtar nĂ« mbijetesĂ«n e popullit dhe shoqĂ«risĂ« sonĂ«â€, thotĂ« Hasani.

Përplasjet online dhe emocionet

Për psikologun Dashamir Bërxulli, përplasjet online janë shpesh amplifikim i emocioneve historike dhe fetare.

Individët ose grupet me orientim fetar mbështesin kauzën palestineze, ndërsa të tjerët, me orientim historik, mbështesin Izraelin, sipas tij.

Ai paralajmëron se polarizimi i tillë mund të sjellë tension edhe në jetën reale, nëse nuk menaxhohet me kujdes nga elitat politike dhe intelektuale.

“UnĂ« nuk po them se (polarizimi i shoqĂ«risĂ«) do tĂ« kulmojĂ« nĂ« veprime tĂ« caktuara. Por, me gjasĂ«, kur njĂ« tullumbace me energji mblidhet, atĂ«herĂ« - nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose tjetĂ«r - do tĂ« shpĂ«rthejĂ«â€, thotĂ« BĂ«rxulli pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Edukimi dhe dialogu si zgjidhje

Historiani Mentor Hasani vlerëson se në parandalimin e thellimit të polarizimit shoqëror, rol të rëndësishëm mund të luajnë përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë ato fetare.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave mbi 93 për qind e qytetarëve deklarohen të besimit islam, Hasani thekson se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) mund të ketë ndikim kyç në shtendosjen e përplasjeve publike, veçanërisht në rastet kur përdoret fjalor me ngjyrim antisemit nga grupe me qëndrime radikale.

“BashkĂ«sia Islame e KosovĂ«s mund ta luajĂ« njĂ« rol tĂ« madh, ashtu siç e ka luajtur viteve tĂ« fundit pĂ«rballĂ« kĂ«tyre rrymave”, thotĂ« ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIK-ut për koment lidhur me këto polarizime, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, diplomati i Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se debatet rreth Gazës janë tregues i qartë i nevojës për më shumë edukim medial, qasje ndërdisiplinore dhe dialog të përgjegjshëm publik.

Sipas tij, dokumentari i gazetarit Sadiku ka hapur një diskutim të domosdoshëm, por reagimet ndaj tij dëshmojnë vështirësinë e shoqërisë për të ndarë faktet nga emocionet dhe analizën nga pozicionimi ideologjik.

Zevi thotë se në diskursin publik po zbehen zërat që kërkojnë paqe dhe dialog, ndërsa po dominojnë slogane që, në kontekstin e tyre historik dhe ideologjik, mohojnë të drejtën e Izraelit dhe të popullit hebre për ekzistencë.

“Kur kritika politike shndĂ«rrohet nĂ« demonizim kolektiv, atĂ«herĂ« kemi kaluar kufirin nga debati legjitim nĂ« diskriminim dhe urrejtje etnike apo fetare. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, edukimi Ă«shtĂ« kyç”, thotĂ« Zevi.

Çka thotĂ« ligji nĂ« KosovĂ«?

NĂ« Kodin Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s thuhet se “nxitja e urrejtjes, pĂ«rçarjes dhe mosdurimt midis grupeve kombĂ«tare, racore, fetare, etnike e tĂ« tjera, apo bazuar nĂ« orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« pesĂ« vjet”.

Gazetari Sadiku konfirmon për REL-in se rasti i tij është nën hetime nga prokuroria.

Paqja nuk ndërtohet me slogane shkatërruese, por me empati, dije dhe përgjegjësi morale, përfundon Zevi.

“KeqpĂ«rdorimi i projektit ‘SKENA’ nga Ministria e KulturĂ«s", regjisori Tertini: Shkelje e rĂ«ndĂ« e sĂ« drejtĂ«s sĂ« autorit



Regjisori dhe producenti Valmir Tertini ka reaguar publikisht duke akuzuar pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« emrit dhe konceptit tĂ« projektit “SKENA”, duke ngritur shqetĂ«sime serioze pĂ«r cenim tĂ« autorĂ«sisĂ« dhe mungesĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale.

Tertini deklaroi se sĂ« fundmi ka vĂ«rejtur postime publike nga Kino ARMATA, tĂ« ndĂ«rlidhura me trajnime nĂ« fushĂ«n e kinematografisĂ«, ku pĂ«rdoret emri “SKENA” dhe njĂ« pĂ«rmbajtje konceptuale qĂ«, sipas tij, pĂ«rkon ndjeshĂ«m me projektin origjinal.

Ai sqaroi se “SKENA” Ă«shtĂ« njĂ« projekt i krijuar qĂ« nga viti 2017, i zhvilluar fizikisht dhe online, i zbatuar nĂ« KosovĂ«, ShqipĂ«ri dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, i dokumentuar, i regjistruar dhe i mbrojtur ligjĂ«risht. Sipas tij, projekti Ă«shtĂ« financuar tri herĂ« nga Ministria e KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit (MKRS), pĂ«rveç mbĂ«shtetjes nga institucione publike nĂ« ShqipĂ«ri.

Në këtë kontekst, Tertini ka ngritur pyetje publike se si është e mundur që një projekt i financuar disa herë nga i njëjti institucion publik, me emër dhe identitet të qartë, të miratohet më pas me të njëjtin emër dhe koncept edhe për një subjekt tjetër.

Projekti "Skena" i regjistorit Valmir Tertini

Ai theksoi se përdorimi i të njëjtit emër dhe i një koncepti thelbësisht të ngjashëm krijon konfuzion publik, cenon pronësinë intelektuale dhe përbën shkelje të parimeve bazë të financimit publik, përfshirë transparencën dhe ndalimin e dyfishimit.

Tertini bëri të ditur se ka dërguar email zyrtar si në MKRS ashtu edhe në Kino ARMATA, me qëllim zgjidhjen institucionale të çështjes, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ai kĂ«rkoi publikisht nga Ministria e KulturĂ«s qĂ« tĂ« distancohet nga pĂ«rdorimi i emrit dhe konceptit “SKENA” nga subjekte tĂ« tjera dhe paralajmĂ«roi ndjekje ligjore nĂ« mungesĂ« tĂ« reagimit.

Bajqinovci: Vepra e autorit nuk guxon të përvetësohet

Ekspertja e të Drejtave të Autorit, Luljeta Bajqinovci, ka deklaruar për Telegrafin se e drejta e autorit është një nga të drejtat universale të njeriut dhe se mbrojtja e saj është çështje ligjore, por edhe tregues i nivelit të civilizimit dhe zhvillimit shoqëror.

Ajo theksoi se, pa hyrë në detaje të rastit konkret, një ndër ndalesat kryesore juridike është fakti se vepra e autorit nuk guxon të përdoret, shfrytëzohet, tjetërsohet apo përvetësohet pa lejen e autorit, përveç rasteve të përcaktuara qartë me ligj.

“Sipas informatave paraprake, rezulton se projekti ‘SKENA’ Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuar pothuajse nĂ« tĂ«rĂ«si, si nĂ« emĂ«r ashtu edhe nĂ« pĂ«rmbajtjen konceptuale, edhe pse i njĂ«jti, me regjisor Valmir Tertini, ka qenĂ« i krijuar, i konkuruar dhe i mbĂ«shtetur nga MKRS pĂ«r tre vite radhazi”, ka deklaruar Bajqinovci.

Ajo ka rikujtuar se e drejta e autorit mbrohet gjatë gjithë jetës së autorit dhe 70 vjet pas vdekjes së tij, duke e cilësuar atë si një nga të drejtat më të sigurta dhe më të mbrojtura me ligj.

Projekti "Skena" i regjistorit Valmir Tertini

“NĂ«se kjo vepĂ«r Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuar duke u pĂ«rvetĂ«suar vepra e tjetrit, atĂ«herĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« ligjore, e cila tĂ«rheq sanksione juridike”, theksoi ajo.

Bajqinovci kritikoi edhe rolin e MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s, duke vlerĂ«suar se veprimi i MKRS-sĂ« Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«, pasi si institucion me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« shoqĂ«rore, ka lejuar mbĂ«shtetjen e njĂ« projekti tjetĂ«r me njĂ«jtesi apo ngjashmĂ«ri tĂ« skajshme me projektin “SKENA”, pavarĂ«sisht ekzistencĂ«s sĂ« mekanizmave institucionalĂ« pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e projekteve dhe mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« autorit.

Sipas saj, i gjithë procesi duhet të tërhiqet, përndryshe rasti, pa dyshim, do të përfundojë në procedurë gjyqësore të iniciuar nga autori./Telegrafi.

Ish-shefi i SHIK-ut të Shqipërisë: Kosova di me mençuri të përballojë çdo agresion serb



Ish-shefi i ShĂ«rbimit Informativ KombĂ«tar tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« fillim tĂ« viteve ’90, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon tĂ« mbajĂ« qĂ«ndrime aktive dhe tĂ« rrezikshme ndaj KosovĂ«s, duke theksuar se mentaliteti i “shtetit tĂ« madh” mbetet i rrĂ«njosur nĂ« politikĂ«n dhe qasjen e saj.

Duke folur nĂ« emisionin “Debat Plus”, Koçollari tha se veprimet e Beogradit zyrtar dĂ«shmojnĂ« se Serbia ende ushqen ambicie hegjemoniste ndaj KosovĂ«s, duke pĂ«rmendur si shembull sulmin terrorist nĂ« BanjskĂ«, ku mbeti i vrarĂ« njĂ« zyrtar i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

“NĂ« kĂ«tĂ« kuptim ata janĂ« aktiv dhe kĂ«tĂ« duhet ta kuptojmĂ« mirĂ«. JanĂ« mĂ«suar me idetĂ« e shtetit tĂ« madh dhe me oreksin pĂ«r dominim. VranĂ« policin tonĂ« dhe ende nuk e dorĂ«zojnĂ« kriminelin, edhe pse dihet se gjithçka Ă«shtĂ« e filmuar”, ka deklaruar Koçollari.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme dhe të vendosura në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së vendit, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë shtetërore përballë çdo tentative agresioni.

“Duhet tĂ« jemi tĂ« bindur dhe tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« mbrojtur vendin tonĂ«, KosovĂ«n. Ka bij tĂ« devotshĂ«m dhe tĂ« denjĂ«, patriotĂ« si rrallĂ« kush, qĂ« dinĂ« tĂ« pĂ«rballen me mençuri, profesionalizĂ«m dhe devocion me çdo lloj tentative tĂ« agresivitetit serb”, u shpreh ai.

Abdixhiku: Le të flasim më pak e të punojmë më shumë, ky është fillimi ynë i ri



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim më të madh politik, duke theksuar nevojën për më pak fjalë dhe më shumë punë.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe strukturave partiake, Abdixhiku u shpreh se ka ardhur koha për një fillim të ri dhe për rreshtim pas zërit qytetar, i cili, sipas tij, pret shumë nga LDK-ja.

“Le tĂ« ecim bashkĂ« tani. Ky Ă«shtĂ« fillimi ynĂ« i ri. Ka kohĂ« kur mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se fjalĂ«t qĂ« thuhen, janĂ« fjalĂ«t qĂ« ruhen. Sot Ă«shtĂ« pikĂ«risht ajo kohĂ«. Le tĂ« flasim mĂ« pak, le tĂ« punojmĂ« mĂ« shumĂ«. Le tĂ« rreshtohemi pas zĂ«rit qytetar qĂ« nga ne pret shumĂ«,” ka deklaruar Abdixhiku.

Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e hapur për qytetarët dhe për angazhimin e përbashkët drejt forcimit të alternativës politike që përfaqëson.

“Lidhja ju pret dhe ju thĂ«rret,” pĂ«rfundoi kreu i LDK-sĂ«.

Mesazhi i Abdixhikut vjen në një kohë kur LDK-ja po synon konsolidimin e brendshëm dhe rifitimin e besimit qytetar në prag të zhvillimeve të ardhshme politike në vend./Telegrafi.

Raportimi për prishje koalicioni LVV-LDK në Mitrovicë, deklarohet Peci



Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund ta rishqyrtojë bashkëpunimin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke hapur mundësinë e prishjes së koalicionit lokal.

E gjithë kjo pasi raportohet se raportet mes LVV-së e LDK-së janë përkeqësuar kohëve të fundit për shkak të emërimit të drejtorëve komunalë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka pushtetin në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ka emëruar drejtorë pa u dakorduar me partnerin e koalicionit.

I kontaktuar nga Telegrafi lidhur me këto zhvillime, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mohuar se ka pranuar ndonjë njoftim zyrtar apo jozyrtar nga LDK për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Takime kam çdo ditĂ« me qytetarĂ«, partnerĂ« e aktorĂ« tĂ« ndryshĂ«m. Sa i pĂ«rket qĂ«ndrimeve dhe planeve tĂ« LDK-sĂ«, besoj se ata i ndajnĂ« vetĂ« pĂ«r hir tĂ« transparencĂ«s. Nga LDK unĂ« nuk kam asnjĂ« njoftim, as formal e as joformal, pĂ«r shkĂ«putje tĂ« bashkĂ«punimit tĂ« dakorduar,” ka deklaruar Peci.

Ai ka theksuar se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët politikë dhe se tashmë janë diskutuar proceset kryesore që lidhen me qeverisjen lokale.

“Jam i gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punoj me tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t, siç kam qenĂ« gjithmonĂ«, pĂ«r çdo çështje qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve,” ka shtuar kryetari i MitrovicĂ«s sĂ« Jugut./Telegrafi.

Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në Gjilan në prill të 2027-ës



Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka deklaruar se institucionet korrektuese në vend ndodhen në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Burgut të Gjilanit nga shteti danez.

Në Debat Plus, Dibrani bëri të ditur se tashmë ka përfunduar faza e parë e trajnimit të stafit korrektues, ndërsa një grup tjetër pritet të dërgohet për trajnim në Danimarkë, në përputhje me sistemin dhe rregullat e funksionimit të burgjeve daneze.

Ai ka theksuar se menaxhimi i burgut në Gjilan do të realizohet përmes një bashkëqeverisjeje ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.

Sipas tij, rreth 220 oficerë korrektues do të jenë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të përbëhet nga personel danez.

“Jemi nĂ« fazĂ«n e fundit. Grupi i parĂ« i trajnimit tĂ« stafit veç ka pĂ«rfunduar. Pritet qĂ« grupi tjetĂ«r tĂ« filloj trajnim nĂ« DanimarkĂ«s, sipas sistemit dhe rendit shtĂ«piak danez atje. Dhe kĂ«shtu prilli i viti 2027, do jetĂ« muaji kur pritet tĂ« vendosen tĂ« burgosurit e parĂ«. Atje do tĂ« jetĂ« njĂ« bashkĂ«qeverisje 220 oficerĂ« korrektues do tĂ« jenĂ« kosovar, pjesa tjerĂ« e stafit do tĂ« jenĂ« danez. Guvernatori do tĂ« jetĂ« danez, drejtori do tĂ« jetĂ« shqiptar”, ka thĂ«nĂ« Dibrani.

PZAP hedh poshtë gjashtë ankesa



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 03.02.2026, ka aprovuar vetëm ankesën e Listës Serbe, kurse i ka refuzuar gjashtë ankesa të tjera.

PZAP ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosshpallje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për këtë subjekt politik dhe kandidatëve të saj.

Paneli pĂ«rmes vendimit ka nxjerr pĂ«rfundimin se ankesa e ListĂ«sSerbe Ă«shtĂ« e bazuar, duke vlerĂ«suar se vendimi i KQZ-sĂ« ishte і pajustifikuar dhe nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me dispozitat ligjore, pĂ«r faktin se “rezultati pĂ«rfundimtar duhet tĂ« shpallet menjĂ«herĂ« dhe tĂ« pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha subjektet zgjedhore pa pĂ«rjashtim”.

PZAP, ndĂ«rkaq ka refuzuar si tĂ« pabazuara ankesat e Emilija Rexhepit dhe tĂ« subjektit politik Nova Demokratska Stranka, tĂ« Koalicionit PAI–PDAK–LPB dhe tĂ« PartisĂ« Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK), pĂ«rderisa ankesat e kandidatit pĂ«r deputet tĂ« PDK-sĂ« Bekim Haxhiu i ka shpallur tĂ« pasafatshme.

Haxhiu kishte kërkuar që KQZ të anulonte të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas datës 29 dhjetor 2025, ora 16:00, përfshirë ato të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, duke pretenduar se pranimi dhe numërimi i tyre përbën shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas tij, ligji përcakton qartë se fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të kenë vulë postare para ditës së zgjedhjeve, ndërsa vendimi administrativ i KQZ-së ka lejuar, në praktikë, përfshirjen e votave pas këtij afati ligjor.

Në ankesë thuhej se gjithsej 23,232 pako me fletëvotime janë administruar dhe numëruar pas afatit ligjor, çka sipas Haxhiut ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor dhe në shpërndarjen e mandateve, duke theksuar se PDK nga 23 mandate ka rënë në 22, dhe se ai është kandidati që humb ulësen.

Nga ana tjetër, KQZ ka arsyetuar se për shkak të dështimit të kontraktimit të operatorit postar dhe festave të fundvitit, ishte e nevojshme të ndryshoheshin afatet operacionale për tërheqjen e pakove me fletëvotime, me qëllim garantimin e së drejtës së votës për qytetarët jashtë Kosovës.

Instanca e dytë pas PZAP-së është Gjykata Supreme e Kosovës. Palët kanë të drejtë ankese brenda afatit 48-orësh në Supreme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur më 01.02.2026, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas përfundimit të rinumërimit.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Komandanti i KFOR-it diskuton situatën e sigurisë me gjeneralin britanik Glendenning



Komandanti i misionit tĂ« KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaß, ka pritur nĂ« takim komandantin e BrigadĂ«s sĂ« 3-tĂ« Sulmuese tĂ« Zbulimit tĂ« ThellĂ«, gjeneralin David Glendenning, nĂ« shtabin e KFOR-it nĂ« kampin “Film City”.

Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, gjatë takimit dy gjeneralët kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe zhvillimet në rajonin më të gjerë.

Gjeneralmajor Ulutaß ka shprehur vlerĂ«simin e tij tĂ« sinqertĂ« pĂ«r kontributin e vazhdueshĂ«m dhe tĂ« vlefshĂ«m tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« misionit tĂ« KFOR-it, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisĂ«.

Në njoftim rikujtohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim të kontribuojë në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, thuhet se KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Ambasada Britanike reagon pas vendimit të PZAP për Listën Serbe



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka aprovuar ankesën e Listës Serbe kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili nuk kishte shpallur rezultatet përfundimtare për këtë subjekt politik në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në vendimin e tij, PZAP thekson se nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së dhe ka urdhëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.

Në reagim lidhur me këtë vendim, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar se vendimi i Panelit riafirmon të drejtën e komuniteteve jo-shumicë dhe të gjitha subjekteve politike për të marrë pjesë plotësisht në procesin demokratik, siç garantohet nga Kushtetuta dhe legjislacioni përkatës.

“Ne presim qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e zgjedhur nĂ« mĂ«nyrĂ« legjitime tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje tĂ« marrin detyrĂ«n dhe t’u shĂ«rbejnĂ« qytetarĂ«ve qĂ« i kanĂ« zgjedhur,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ambasadĂ«s.

Tutje, ambasada britanike ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbështet proceset zgjedhore transparente dhe të bazuara në rregulla në Kosovë, duke inkurajuar institucionet dhe aktorët politikë të respektojnë vendimet e institucioneve demokratike dhe të mbështesin integritetin e kornizës zgjedhore.

“NjĂ« proces zgjedhor i besueshĂ«m dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r stabilitetin demokratik tĂ« KosovĂ«s dhe pĂ«r forcimin e besimit midis tĂ« gjitha komuniteteve,” pĂ«rfundon reagimi.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse./Telegrafi.

❌