Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët për fushatën mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.
Autoritetet theksojnë se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla dhe bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm.
âTĂ« mos klikojnĂ« nĂ« asnjĂ« link tĂ« dyshimtĂ«; tĂ« mos japin tĂ« dhĂ«na personale apo tĂ« kartelave bankare; tĂ« mos kryejnĂ« pagesa pĂ«rmes kĂ«tyre linqeve; dhe tĂ« fshijnĂ« menjĂ«herĂ« mesazhet mashtrueseâ, njofton policia.
Policia gjithashtu u rekomandon qytetarëve që nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës dhe të denoncojnë rastin në stacionin policor më të afërt.
Policia e KosovĂ«s ka theksuar se mbetet âe pĂ«rkushtuar nĂ« parandalimin dhe luftimin e mashtrimeveâ dhe ka ftuar qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punim dhe vigjilencĂ« tĂ« shtuar. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon sot procesin e numërimit të pjesës së tjetër të votave të ardhura me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.
Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, deri tani janë numëruar 99 nga gjithsej 114 pako me vota nga diaspora, që përbëjnë rreth 86.84 për qind të totalit të votave me postë.
Rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka siguruar 72.97 për qind të votave, përkatësisht 21,103 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 9.86 për qind ose 2,852 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.33 për qind, që përkthehen në 2,699 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 3.82 për qind të votave, ndërsa partitë më të vogla, si Partia Liberale Egjiptiane dhe Nova Demokratska Stranka, kanë siguruar nën një për qind secila.
Nga KQZ është bërë e ditur se procesi i numërimit po zhvillohet në QNR sipas planifikimit.
Zyrtarët kanë theksuar se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave dhe trajtimit të ankesave eventuale. /Telegrafi/
Kryeministri Edi Rama komentoi të mërkurën mbi situatën e përmbytjeve që kanë prekur vendin, duke bërë një krahasim me vendet e tjera të rajonit.
NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Rama shkruan: âNuk e kuptoj pse nuk po mĂ« fajĂ«sojnĂ« akoma mua, qeverinĂ« dhe bashkinĂ« e DurrĂ«sit, pĂ«r reshjet mbytĂ«se tĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve nĂ« Itali, Greqi, Mal tĂ« Zi, Kroaci e me radhë⊠Ăudi e madhe opozitat andej, po tĂ« paktĂ«n tĂ« fajĂ«sonin qeveritĂ« e tyre, po hiç, asnjĂ« llaf.â
Kjo deklaratë vjen ndërsa Shqipëria përballet me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën lokale./euronews/
Një rast vdekjeje në rrethana të dyshimta është regjistruar më 6 janar në fshatin Joviq të Malishevës.
Një burrë është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Ndërkaq sipas mediave vendore raportohet se viktima është Q.K 49 vjeçar.
Hetimet për shkaqet e vdekjes janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e komunitetit serb dhe besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes, e cila këtë vit kremtohet sipas kalendarit julian.
NĂ« mesazhin e tij, Kurti i ka uruar festĂ« tĂ« gĂ«zuar gjithĂ« besimtarĂ«ve, duke dĂ«shiruar qĂ« kjo ditĂ« e shenjtĂ« tâu sjellĂ« dashuri, mbarĂ«si dhe begati nĂ« familjet e tyre.
âFestofshi nĂ« harmoni, mirĂ«kuptim dhe respekt pĂ«r njĂ«ri-tjetrin. Le tĂ« na bashkojĂ« e mira, dhe tĂ« na udhĂ«heqĂ« vullneti pĂ«r solidaritet dhe punĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« mirĂ«qenieâ, ka theksuar Kurti.
Ai gjithashtu uroj që Krishtlindja të gjejë gjithë qytetarët pranë familjeve të tyre, në shëndet dhe gëzim. /Telegrafi/
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë periudhës nga 5 deri më 6 janar 2026, në territorin e Kosovës është regjistruar një sasi mesatare reshjesh prej 43 mm.
Në bazë të të dhënave sipas pellgjeve lumore, reshjet kanë qenë më të mëdha në: Drini Bardhë me 76.2 mm, Lepenci me 47.9 mm, Ibri me 27.8 mm dhe Morava e Binçës me 19.9 mm.
Si pasojë e këtyre reshjeve intensive, shumica e lumenjve në Kosovë, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe qendrore, kanë pësuar ngritje të ndjeshme të niveleve, duke dalë në disa segmente nga shtrati dhe shkaktuar përmbytje lokale.
Situata më e vështirësuar paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica dhe Lumi i Istogut, sidomos në degët e tyre malore.
Lumenjtë në lindje dhe jug të vendit, si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci dhe Nerodimja, kanë pasur ngritje të lehtë të niveleve dhe aktualisht nuk paraqesin problem.
IHMK paralajmëron se reshjet do të vazhdojnë gjatë natës dhe ditës së nesërme, që do të vështirësojë edhe më shumë situatën e krijuar.
Banorët dhe autoritetet lokale kërkohen të jenë vigjilentë dhe të marrin masat e nevojshme për parandalimin e dëmeve nga vërshimet. /Telegrafi/
Rezultatet e përmbledhura preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje, por me një ndarje mandatesh që mbetet ende e brishtë dhe e hapur për ndryshime pas numërimit të votave të mbetura me postë.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, me 99.47 për qind të vendvotimeve të numëruara, LVV prin me 50.72 për qind të votave, që përkthehet në 57 mandate.
Pas saj renditet PDK me 20.40 për qind dhe 23 mandate, ndërsa LDK ka 13.29 për qind dhe 14 mandate. AAK ka siguruar 6 mandate, ndërsa Lista Serbe 9 mandate.
Duhet theksuar se nga numërimi i votave me kusht, PDK rikthej ulësen e 23-të, kurse LDK e humbi një.
Megjithatë, sipas Eugen Cakollit nga KDI, ndarja aktuale e mandateve është ndikuar ndjeshëm nga votat me kusht, ku PDK ka performuar dukshëm më mirë se LDK, me pothuajse dyfish më shumë vota, ndërsa LVV ka qenë pak mbi përqindjen e saj në votimin e rregullt.
Cakolli thekson se dallimi mes koeficientĂ«ve mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m pĂ«r ndarjen e mandateve â LVV (57), PDK (23) dhe LDK (15) Ă«shtĂ« vetĂ«m rreth 10 pikĂ«, qĂ« nĂ« terma praktikĂ« pĂ«rkthehet nĂ« vetĂ«m disa qindra vota diferencĂ« nĂ« nivel kombĂ«tar, tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« vendimtare pĂ«r ndarjen aktuale.
âMe rreth 14 mijĂ« vota me postĂ« ende pĂ«r tâu numĂ«ruar, mandati i fundit i tĂ« trija kĂ«tyre partive mbetet ende nĂ« lojĂ«â, ka shkruar Cakolli.
Sipas tij, gjasat mĂ« reale pĂ«r ndryshim janĂ« nĂ« raportin PDKâLDK, veçanĂ«risht nĂ«se vazhdon trendi aktual i votave me postĂ«, çka mund tâia rikthejĂ« LDK-sĂ« mandatin e 15-tĂ«, duke e zbritur PDK-nĂ« nĂ« 22 mandate sĂ«rish.
Cakolli shton se LVV e ka të vështirë të arrijë mandatin e 58-të, përveç nëse shënon një performancë dukshëm më të lartë në votat me postë, rreth ose mbi 80 për qind, krahasuar me rreth 72 për qind sa ka pasur deri më tani.
Numërimi i votave me postë pritet të jetë vendimtar për finalizimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.
Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.
Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës./euronews/
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Hetimet për shkaqet e vdekjes janë në zhvillim. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se bëhet fjalë për fletëvotimet e tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës, të cilat tashmë janë sjellë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar janë tërhequr gjithsej 8,180 pako me fletëvotime nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë.
Ndërkaq, më 5 janar janë tërhequr edhe 11,867 pako të tjera nga 13 kuti postare në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Berlinin, Vjenën, Bernën, Brukselin, Hagën, Podgoricën, Oslon, Shkupin, Otavën, Ljublanën, Romën dhe Prishtinën.
Numërimi i këtyre fletëvotimeve po zhvillohet në QNR dhe përfshin pjesën e dytë të votave të ardhura përmes postës nga diaspora.
KQZ ka theksuar se procesi do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, deri në përfundimin e numërimit të këtyre pakove. /Telegrafi/
Situata e motit të keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në disa rajone të vendit, përfshirë përmbytje nga përroi i Ficos që ka dalë nga shtrati dhe ka mbuluar rrugë e zona të banuara në Gjirokastër.
Në këto kushte, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka shprehur sot mirënjohje për punën e repartit të emergjencës së Gërhotit dhe ekipeve të tjerë të angazhuar në terren për të përballuar situatën e vështirë.
Ai thekson se deri nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« kaluar, âdjemtĂ« e Repartit tĂ« GĂ«rhotit kanĂ« luftuar me prurjet e vrullshme tĂ« reshjeve nĂ« GjirokastĂ«r dhe kanĂ« kontribuar nĂ« mbĂ«shtetjen e operacioneve tĂ« shpĂ«timit dhe menaxhimit tĂ« ujit.
Në terren po punojnë mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete dhe pompa me kapacitet të lartë, të vendosura jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Lezhë, Durrës, Gjirokastër dhe zonat fqinje, ku reshjet kanë shkaktuar vërshime dhe probleme me infrastrukturën rrugore.
Sipas Vengut, ky mobilizim synon tĂ« âgarantojĂ« sigurinĂ« e banorĂ«ve dhe pĂ«rballimin e çdo situateâ, ndĂ«rsa ekipet pĂ«rgatiten edhe pĂ«r ditĂ«t nĂ« vijim.
Situata e motit ka qenë alarmante në shumë qarqe të vendit, ku reshjet intensive të shiut janë raportuar të përmbytura rrugë dhe zona të banimit, ndërsa emergjencat civile janë angazhuar për ndërhyrje dhe koordinim të masave të sigurisë për qytetarët në zonat më të prekura. /Telegrafi/
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen prej 1deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 6 gradë Celsius.
Instituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë, dhe se mund të ketë vërshime të tjera lokale.
Ndryshe, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.
Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. /Telegrafi/
Situata me vërshime mbetet nën vëmendje edhe sot, ndërsa Juniku dhe Malisheva kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet.
Ekipet e emergjencës janë të angazhuara në terren dhe autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm.
Rajonet më të prekura vazhdojnë të jenë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova, ku janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara, ndërsa në Gjakovë është kërkuar edhe evakuimi i mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.
Në komunat e tjera, gjendja vlerësohet relativisht e qetë dhe stabile, por nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes sistemit të komunikimit emergjent.
Si pasojë e situatës dhe për arsye sigurie, është shtyrë edhe procesi i nisjes së mësimit, i cili do të fillojë më 12 janar.
Për situatën e krijuar me vërshime kanë reaguar të martën përfaqësues shtetërorë dhe ata të partive deri tash në opozitë.
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët që përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës.
âSot gjatĂ« ditĂ«s kam qenĂ« nĂ« komunikim me kryetarĂ«t e komunave tĂ« prekura, tĂ« cilĂ«t po udhĂ«heqin menaxhimin e situatĂ«s nĂ« terren nĂ« koordinim tĂ« ngushtĂ« dhe me mbĂ«shtetjen e institucioneve qendrore.
Nga Partia Demokratike (PDK) u kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që ta marrin përgjegjësinë e plotë, duke i aktivizuar të gjithë mekanizmat shtetërorë në menaxhim të situatës emergjente.
Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK), Ramush Haradinaj, e ka kualifikuar situatĂ«n si urgjencĂ« kombĂ«tare dhe ka kĂ«rkuar qĂ« institucionet qendrore dhe ato lokale tâi shumĂ«fishojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r pĂ«rballimin e gjendjes.
Komuna e Drenasit po përballet me vërshime të rënda, që kanë goditur dhjetëra shtëpi, biznese dhe hapësira publike.
Kryetari i komunĂ«s, Ramiz Lladrovci njoftoi se nga mĂ«ngjesi, niveli i ujit Ă«shtĂ« rritur vazhdimisht, me çârast ka vĂ«rshuar dhjetĂ«ra shtĂ«pi, biznese dhe hapĂ«sira publike.
Rrugët kryesore në drejtim të Komoranit, te Trafoja dhe te ura e Bucollëve janë ndërprerë për qarkullim, ndërsa vështirësi po raportohen edhe te ura e Shtrubullovës.
Lladrovci ka shtuar se dalja në magjistrale po bëhet përmes rrugëve alternative. Po ashtu, qindra hektarë tokë janë të vërshuara, ndërsa rryma është ndërprerë për shkak se po rrezikohet Trafoja kryesore e komunës. Kryetari paralajmëron se priten vështirësi edhe për furnizimin me ujë.
Në këtë situatë, Lladrovci falënderoi institucionet dhe qytetarët për përkrahjen e tyre.
âFalĂ«nderoj Presidenten, Osmani-Sadriu pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« e pĂ«rkrahjes, ministrat nĂ« detyrĂ« tĂ« linjĂ«s, z. Elbert Krasniqi dhe z. Hysen Durmishi, AME-nĂ«, qytetarĂ«t pĂ«r solidaritetin dhe ndihmĂ«n me mjete personale, zyrtarĂ«t e komunĂ«s dhe institucionet tjera qĂ« janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r tejkalimin e gjendjesâ, ka shkruar Lladrovci.
Ai shtoi ftoj qytetarët për kujdes të shtuar dhe të respektojnë ndalesat e organeve kompetente për qarkullim në disa rrugë.
Komuna e Drenasit vijon të monitorojë situatën dhe të angazhohet për të siguruar ndihmë dhe për të menaxhuar emergjencën. /Telegrafi/
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.
Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:
Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht. Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën
Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod
Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec
Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod. /TCH/
Viti 2026 ka nisur me lajme jo të mira për qytetarët e Kosovës. Përkundër gjendjes së rënduar ekonomike, faturat e ujit nga janari do të shënojnë rritje deri në 40 për qind, ndërsa paralajmërohet edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj këtyre vendimeve, duke theksuar se qytetarët tashmë po përballen me fatura të papërballueshme.
Sipas tyre, ZRrE ka paralajmĂ«ruar shqyrtimin e çmimit tĂ« energjisĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur âkĂ«to fatura janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e familjeve kosovare dhe po ngulfatin bizneset, njĂ« numĂ«r jo i vogĂ«l i tĂ« cilave Ă«shtĂ« buzĂ« falimentimitâ.
Në reagimin e saj, KMDLNj akuzon institucionet për mungesë vullneti për mbrojtjen e qytetarëve.
âShkaku i moskujdesit dhe mungesĂ«s sĂ« vullnetit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t, ZRrE nĂ« vazhdimĂ«si po penalizon konsumatorĂ«t nĂ« baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« Mafien Energjetikeâ, thuhet nĂ« njoftim.
Organizata paralajmëron se shtrenjtimi i ujit dhe energjisë elektrike do të ketë pasoja zinxhirore në ekonomi.
âKMDLNj tĂ«rheq vĂ«rejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymĂ«s do tĂ« prodhojĂ« efekte zinxhirore dhe pĂ«r pasojĂ« do tĂ« paguajmĂ« fatura shumĂ« mĂ« tĂ« larta pĂ«r artikuj tjerĂ« tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r mbijetesĂ« si dhe pĂ«r shĂ«rbimeâ, thuhet nĂ« njoftim.
Sipas KMDLNj-së, ndonëse faturat e ujit dhe mbeturinave mund të jenë ende të përballueshme, situata me energjinë elektrike është alarmante.
âFaturat e rrymĂ«s janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e ekonomive familjare dhe biznesetâ, theksohet mĂ« tej.
KMDLNj ka bërë thirrje për reagim qytetar, duke ftuar protesta masive.
âKMDLNj thĂ«rret qytetarĂ«t e KosovĂ«s tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to shtrenjtime duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-sĂ«, KESCO-s dhe operatorĂ«ve privatĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje partive politike që të mbrojnë interesin publik.
âKMDLNj fton pozitĂ« dhe opozitĂ« tĂ« mbrojnĂ« interesin e qytetarĂ«ve e jo tĂ« Mafies Energjetikeâ, thuhet nĂ« reagim, duke kĂ«rkuar gjithashtu transparencĂ« pĂ«r inkasimin e energjisĂ« nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s dhe diferencĂ«n e çmimit tĂ« rrymĂ«s.
Në fund, KMDLNj paralajmëron se mosreagimi do ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen sociale.
âNĂ«se qytetarĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre politikĂ« nuk dalin nĂ« mbrojtje tĂ« interesave tĂ« tyre, spiralja e shtrenjtimit vetĂ«m sa do tĂ« zgjerohet, ndĂ«rsa kjo gjendje nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante shkel tĂ« drejtat e njeriut duke e rrĂ«nuar cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s dhe duke çuar nĂ« falimentim biznesetâ. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.
Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse. /Telegrafi/
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjendje të rënduar edhe në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra përreth.
Në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri te dritaret e shtëpive, ndërsa në disa raste ka depërtuar edhe brenda tyre.
Pamje nga rrugĂ«t âMyrtĂ« Zeneliâ, âJakovaâ nĂ« PjetĂ«rshan dhe âBekim Fehmiuâ, si dhe nga fshatrat ShqiponjĂ«, Babaj i BokĂ«s, Rracaj dhe pĂ«rgjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« lumit Erenik, tregojnĂ« pĂ«rmbytje tĂ« konsiderueshme.
Si pasojĂ« e dĂ«mtimeve, ura nĂ« rrugĂ«n âFehmi Aganiâ Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« dhe Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r qarkullim, ndĂ«rsa autoritetet lokale po monitorojnĂ« situatĂ«n dhe apelojnĂ« pĂ«r kujdes tĂ« shtuar. /Telegrafi/
Rruga në fshatin Polluzhë të komunës së Rahovecit është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke rrezikuar bllokimin e plotë të qarkullimit drejt këtij fshati.
Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për situatën, pasi çarja e rrugës ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet komunale janë njoftuar për rastin dhe pritet që ekipet përkatëse të dalin në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë masa emergjente për sanimin e dëmit të shkaktuar.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, çka mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të rrisë rrezikun për bllokim total të fshatit Polluzhë. /Telegrafi/
Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit, Komuna e Fushë Kosovës po përballet me vështirësi në disa zona.
Autoritetet komunale kanë njoftuar se situata po monitorohet nga afër dhe ekipet përkatëse janë në gatishmëri të plotë.
âNĂ« disa zona tĂ« komunĂ«s janĂ« evidentuar vĂ«shtirĂ«si si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiutâ, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Izia Mjeku, ka dalë në terren për të monitoruar gjendjen aktuale.
Komuna ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se âekipet pĂ«rkatĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« rast nevoje, me qĂ«llim parandalimin dhe menaxhimin e çdo situate tĂ« mundshmeâ.
Duke iu referuar Institutit Hidrometeorologjik tĂ« KosovĂ«s, Komuna paralajmĂ«ron se reshjet e shiut me intensitet tĂ« ndryshĂ«m pritet tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« âvĂ«rshime lokale, probleme nĂ« komunikacion dhe nĂ« sistemet e kanalizimitâ.
Në fund, Komuna e Fushë Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat e përmbytura. /Telegrafi/