Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.
Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se Millosh Steviq ka ndikuar te qytetarët për të votuar, si dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.
Sipas njoftimit, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Prokuroria bën të ditur se gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Steviq është intervistuar nga organet kompetente.
Hetimet po zhvillohen në koordinim të plotë mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik.
Kush është Millosh Steviq?
Millosh Steviq, i cili është arrestuar nën dyshimet për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit, është i afërt me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Ziviq.
Ai ishte bërë i njohur edhe më herët, pasi në vitin 2021 kishte publikuar një fotografi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi.
NjĂ« rast i vrasjes nĂ« tentativĂ« Ă«shtĂ« raportuar mbrĂ«mjen e sĂ« premtes nĂ« Sheshin âIbrahim Rugovaâ nĂ« PrishtinĂ«.
Sipas informatave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku një mashkull është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
I dyshuari për rastin ndodhet në arrati dhe njësitë policore janë në kërkim të tij.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/
Drejtori i Mobilitetit, Donat Lushaku, ka njoftuar se sot po zhvillohet procesi i dezinfektimit të hapësirës në Nënkalimin te Xhamia e Llapit, në lagjen Kodra e Trimave, me përdorimin e mjeteve të parapara higjienike.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së nesërme është planifikuar pastrimi gjeneral i nënkalimit me cisternë, me qëllim të përmirësimit të kushteve të higjienës dhe sigurisë për qytetarët.
Lushaku ka apeluar tek banorët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë hapësirë dhe, nëse është e mundur, të shmangin përdorimin e nënkalimit deri në përfundimin e plotë të punimeve të pastrimit.
Institucionet komunale kanë theksuar se këto veprime po ndërmerren në kuadër të mirëmbajtjes së rregullt të infrastrukturës urbane dhe për garantimin e një ambienti më të sigurt për këmbësorët. /Telegrafi/
PRISHTINĂ, 26 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli GjyqĂ«sor i KosovĂ«s e ka emĂ«ruar gjyqtarin, Ngadhnjim Arrnin kryetar tĂ« GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ«. Arrni mori gjithsej 8 vota pro, asnjĂ« kundĂ«r dhe njĂ« abstenim.
Në garë për këtë pozitë ishin edhe gjyqtarët, Alban Ajvazi dhe Kushtrim Shyti.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se gjyqtarit, Arrni tani në pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka mandat pesëvjeçar.
âMe 8 vota pro, njĂ« abstenim dhe asnjĂ« kundĂ«r gjyqtari Ngadhnjim Arrni emĂ«rohet kryetar i GjykatĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, mandati i tĂ« cilit Ă«shtĂ« pesĂ« viteâ, tha ai.
Në mbledhjen e sotme Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar draftrregulloren për pagesën e shpenzimeve të procedurës penale në gjykatat e Republikës së Kosovës.
Për këtë rregullore, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo rregullore të ketë impakt në politikat ndëshkimore, por edhe në të ardhurat e sistemit gjyqësor.
Sot KGjK kanë miratuar edhe draftrregulloren për sistemin qendror të evidencës penale në Republikën e Kosovës, si dhe draftrregulloren për regjistrat e personave që iu hiqet zotësia e veprimit, regjistrin e personave që iu hiqet e drejta prindërore, si dhe regjistrin e adoptimit.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe planin vjetor të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2026.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se pikë kyçe në këtë plan të punës për vitin 2026 është drejtësia administrative.
KGJK sot ka miratuar edhe organogramin e përgjithshëm të gjykatave për vitin 2026. Me këtë rast, udhëheqësi i këshillit tha se sistemi gjyqësor i Kosovës ka numrin më të ulët të gjyqtarëve në nivel të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se ky është alarm për pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka shpall tri pozita të lira për anëtar të këtij këshilli, pasi gjyqtarja Ivana Milenkoviç është emëruar nënkryetare e Gjykatës së Apelit.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur Ngadhnjim Arrnin si kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Vendimi u mor në takimin e 357-të të KGJK-së, pas shqyrtimit të aplikacioneve, intervistimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga paneli i veçantë.
Anëtarët e Këshillit, pas procesit të votimit, e zgjodhën Arrnin me shumicë votash, ndërsa një anëtar abstenuan.
Mandati i tij është pesëvjeçar dhe fillon nga data e hyrjes në fuqi të vendimit.
Ky zgjedhje shënon një hap të rëndësishëm në funksionimin e gjyqësorit dhe menaxhimin e Gjykatës Themelore në kryeqytet, duke siguruar vazhdimësinë dhe stabilitetin e institucioneve të drejtësisë. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua, e cila është prezantuar rrejshëm si prokurore.
Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n âBâ, nĂ« PrishtinĂ«.
âRruga âBâ, PrishtinĂ«, dhjetor 2025. MĂ« 23.12.2025 ankuesja femĂ«r kosovare ka raportuar se e dyshuar femĂ«r kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetĂ«rore (prokurore) ka marrĂ« para nga viktima si shpĂ«rblim pĂ«r tâi kryer njĂ« rastâ, thuhet nĂ« raport.
Policia njofton tutje se të enjten, më 25 dhjetor e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, është ndërprerë seanca fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
MbrojtĂ«si i tĂ« akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha se nuk ka vĂ«rejtje nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e trupit gjykues, por nĂ« prokurorin Bekim Kodraliu, pĂ«r tĂ« cilin kĂ«rkoi qĂ« tĂ« pĂ«rjashtohet nga lĂ«nda, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Vllajiq kërkoi që Kodraliu mos ta marrë këtë personale.
Sipas tij, i mbrojturi i tij është arrestuar më 1 dhjetor 2024 dhe vetëm 6 ditë pas kësaj, ka parashtruar kërkesë për mbledhje të provave më 6 dhjetor. Thotë se këtë kërkesë ia parashtroi prokurorit të shtetit dhe gjykatës, dhe se provat ua dorëzoi të dyja palëve.
Avokati thotë se prokurori i atëhershëm ka qenë Halim Borovci, ndërkaq tani është Bekim Kodraliu. Vllajiq pretendon se asnjë veprim nga provat që i ka propozuar, nuk është ndërmarrë.
âKam propozuar qĂ« tĂ« merren video-incizimet nga dy objekte qĂ« tĂ« bisedohet mĂ« sĂ« paku me 4 persona, qĂ« tĂ« bĂ«het analiza bazike e stacioneve telefonike. TĂ« vĂ«rtetohet nga cilat antena telefonike nĂ« kohĂ«n kritike Jovani ka pranuar sinjale- kjo do tĂ« tregonte se ku ka qenĂ«. NĂ« asnjĂ« mĂ«nyrĂ« nuk Ă«shtĂ« vepruar sipas kĂ«saj. JanĂ« marrĂ« vetĂ«m disa incizime tĂ« njĂ« kamere dhe janĂ« shfaqur nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« selektive. Nuk Ă«shtĂ« treguar koha- qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishmeâ, u shpreh Vllajiq.
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Ai tha se prokurori e ka shkelur dispozitĂ«n e nenit 7 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, i cili thotĂ« se Ă«shtĂ« i obliguar qĂ« me kujdes tâi vĂ«rtetojĂ« faktet qĂ« shkojnĂ« nĂ« dobi apo dĂ«m tĂ« tĂ« pandehurit.
MĂ« tutje, avokati tha se disa prova janĂ« humbur pĂ«rgjithmonĂ«. Dhe se askush nuk Ă«shtĂ« i obliguar tâi ruajĂ« incizimet njĂ« vit nĂ«se dikush nuk e urdhĂ«ron kĂ«tĂ«. Andaj, sipas tij, janĂ« shkel dispozitat e nenit 3 dhe 5 tĂ« KPP-sĂ«, tĂ« cilat fkasin pĂ«r njĂ« proces tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n pĂ«r mbrojtje.
Sipas tij, me gjithë shkeljet e pretenduara, nxiten dyshime për paanshmëri të prokurorit të shtetit, ngase sic thotë ai, veprimi i deritashëm nuk ka qenë i paanshëm.
Vllajiq shtoi se gjyqtari posa ta pranojë kërkesën për përjashtim, është i obliguar që të ndërpresë punën në lidhje me lëndën.
Po ashtu, ai theksoi se kërkesën për përjashtim e prokurorit Kodraliu, e ka dërguar edhe tek kryeprokurorit, ndërsa sot tek prokrori në fjalë dhe gjykatës, duke konsideruar se është kërkesë e bazuar dhe se pas vendimit të gjyqtarit do të vazhdojnë me procedurën.
Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq, avokati Millosh Deleviq tha se i bashkëngjitet kërkesës së kolegut të tij. Tha se ka parashtruar kërkesë tek prokurori që të dëgjohen katër dëshmitarë, të mblidhen video-incizimet e kamerave nga dy objekte në Zubin Potok, të cilat pamje janë një orë para dhe një pas shpërthimit.
Por, sipas Deleviq, deri sot prokrurori nuk ka vepruar sipas kërkesës së tij, duke konsideruar kështu se është dëmtuar e drejta e tij për mbrojtje. Tha se krahas neneve të përmendura nga Vllajiq, prokrori ka shkel edhe nenin 47 të KPP-së.
Bazuar në të gjitha këto, tha se konsideron që kërkesa e avokatit Vllajiq është tërësisht e bazuar dhe i propozoi Gjykatës ta ndërpres këtë seancë derisa të sqarohet kërkesa.
Edhe mbrojtësja e të akuzuarit Igor Dimoviq, avokatja Jelena Krivokaqiq kërkoi që seanca të ndërpritet.
Më pas, prokurori Kodraliu tha se ndoshta mbrojtjes nuk iu pëlqen hetimi që ka zhvilluar, por theksoi se ai sulm ka qenë i përgatitur profesionalisht dhe i koordinuar në mënyrë të përsosur.
Sipas tij, provat që i ka propozuar mbrojtja i ka analizuar dhe dëgjuat edhe sot. Tha se komunikimet telefonike të të akuzuarit Jovan kanë qenë përmes sistemit telefonik të Serbisë dhe se ju kanë drejtuar autoriteteve serbe dy herë me kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar.
Por, prokurori thotë se përkundër kësaj, nuk kanë pranuar përgjigje nga ata.
âKa qenĂ« sulm qĂ« ka cenu direkt sigurinĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« atĂ« fazĂ« sâkemi mund tĂ« vlerĂ«sojmĂ« se kush Ă«shtĂ« dĂ«shmitar, kush vshtĂ« i dyshuar nĂ« kĂ«tĂ« rast penal. Hetimet i kemi zhvillu me partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â, tha Kodraliu.
Më tej, ai theksoi se kanë konsideruar se në këtë fazë, dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja nuk paraqesin relevancë që do të ndihmonin në zbardhjen e këtij rasti.
âKolegu Vllajiq ka qenĂ« edhe ish-prokuror nĂ« sistemin jugosllav dhe Ă«shtĂ« njoftuar cilat janĂ« bazat ligjore pĂ«r pĂ«rjashtimin e prokurorit. MĂ« konkretisht neni 43 i KPP-sĂ«, i parasheh 5 arsye tĂ« cilat mund dhe Ă«shtĂ« e obligueshme tĂ« pĂ«rjashtohet prokuroriâ, tha ai, duke sqaruar kĂ«to rrethana.
Në fund, tha se i mbetet në kompetencë gjyqtarit nëse vendos për ndërprerjen e seancës.
Më pas, gjykatësi Vesel Ismaili mori vendim që të ndërpritet seanca, pasi tha se janë të obliguar të ndërpesin cdo veprim procedural derisa kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të japë përgjigje. Andaj, për caktimin e seancës së radhës, presin deri në vendim të kryeprokurorit lidhur me kërkesën.
Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj dy vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, lidhur me akuzën për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Fillimisht, mbrojtĂ«si i tĂ« akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq kĂ«rkoi pĂ«rjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu nga kjo lĂ«ndĂ«, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 9 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« qĂ« ka siguruar âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ, vĂ«llezĂ«rit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq mĂ« 29 nĂ«ntor 2024, rreth orĂ«s 18:50, ne fshatin VaragĂ«, Komuna e Zubin Potokut, kanĂ« vendosur eksploziv nĂ« pjesĂ«n e kanalit tĂ« âIbĂ«r Lepencâ, infrastrukturĂ« publike e cila shĂ«rben pĂ«r furnizimin me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m dhe nevoja tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK) pĂ«r prodhim tĂ« energjisĂ« elektrike.
NĂ« aktakuzĂ«n tĂ« cilĂ«n e ka ngritur prokurori special Bekim Kodraliu, thuhet se tĂ« akuzuarit, sĂ« bashku me disa persona tĂ« tjerĂ« ende tĂ« panjohur, pas njĂ« marrĂ«veshje paraprake, me qĂ«llim tĂ« frikĂ«simit serioz tĂ« popullsisĂ« sĂ« vendit dhe rrezikimit tĂ« rendit kushtetues dhe sigurisĂ« sĂ« RepublikĂ«s se KosovĂ«s, e kanĂ« vendosur njĂ« sasi tĂ« konsiderueshme tĂ« eksplozivit qĂ« shĂ«rben pĂ«r pĂ«rdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram te llojit Trinitrotoluene âTNIâ) nĂ« brendĂ«si tĂ« kanalit.
KĂ«tĂ«, sipas PSRK-sĂ« e kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmes njĂ« çante tĂ« cilĂ«n e kishin lidhur me litar nĂ« njĂ« shtyllĂ« betoni, duke e pozicionuar nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shkaktojĂ« dĂ«mtim serioz tĂ« infrastrukturĂ«s kritike tĂ« furnizimit me ujĂ« dhe me energji elektrike, ku me atĂ« rast tĂ« pandehurit pĂ«rmes ndezjes sĂ« njĂ« fitili zjarr-pĂ«rcjellĂ«s me ndezje tĂ« ngadalshme e kanĂ« aktivizuar lĂ«ndĂ«n shpĂ«rthyese duke shkaktuar njĂ« shpĂ«rthim tĂ« fuqishĂ«m qĂ« si pasojĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« struktura e betonit e kanalit tĂ« âIbĂ«r Lepencâ.
E kjo, në aktakuzë thuhet se kishte shkaktuar ndërprerje furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore te Kosovës, është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës- Ibër Lepencit i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 376 mijë e 774 euro e 70 centë.
KĂ«shtu, ata akuzohen se nĂ« bashkĂ«kryerje e kanĂ« kryer veprĂ«n penale âRrezikimi i rendit kushtetues me shkatĂ«rrimin apo dĂ«mtimin e instalimeve dhe pajisjeve publikeâ nga neni 122 lidhur me veprĂ«n penale âKryerja e veprĂ«s terroristeâ nga neni 129. par.1 dhe neni 128, par.1, nĂ«npar.1.8 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal.
Kurse, në pikën 2 të aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviq akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri me arrestimin e tyre, në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok, dhe tjetra në fshatin Prevllak, të po kësaj komune, gjatë kontrolleve të bëra nga ana e Policisë së Kosovës, u janë gjetur në posedim një sasi e konsiderueshme e armatimit luftarak.
âSi armĂ« tĂ« llojit kallashnikov A-47, njĂ« numĂ«r tĂ« granatave tĂ« dorĂ«s BRM 75 dhe zolla, 500 fishekĂ« 7.9 mm dhe 363 fishekĂ« tĂ« kalibrave tĂ« ndryshĂ«m, karikator tĂ« shumtĂ« tĂ« armĂ«s AK 47 dhe pjesĂ« te tyre, thika pĂ«r armĂ« tĂ« gjata, karikator pushke, mekanizĂ«m pĂ«r mbushjen e fishekĂ«ve tĂ« pushkĂ«s sĂ« gjuetisĂ« MK-16, pushkĂ« gjuetie, thike me kĂ«llĂ«f, radiolidhje tĂ« shumta pĂ«r pĂ«rdorim ushtarak, maska, uniforma te shumta ushtarake tĂ« vendeve tĂ« ndryshme si ato tĂ« SerbisĂ«, RusisĂ« dhe te shteteve tjera, helmeta dhe gjĂ«sende tjera te kundĂ«rligjshmeâ, pĂ«rshkruhet nĂ« aktakuzĂ«.
Të gjitha këto, thuhet se janë sekuestruar nga Polica në vendin e ngjarjes.
Me kĂ«tĂ«, ata ngarkohen se nĂ« bashkĂ«kryerje kanĂ« kryer veprĂ«n penlae âMbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ nga neni 366, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 tĂ« Kodit Penal.
NĂ« pikĂ«n 3 tĂ« aktakuzĂ«s, thuhet se i akuzuari Jovan Viqentijeviq nga data e pacaktuar e nĂ« vazhdimĂ«si, e deri nĂ« momentin e arrestimit tĂ« tij, mĂ« 1 dhjetor 2024, i pandehuri nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« rekrutuarit nĂ« ShĂ«rbimin Ushtarak tĂ« SerbisĂ«, me gradĂ«n kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar kĂ«tĂ« shĂ«rbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente tĂ« klasifikuara me qĂ«llim qĂ« tâi pĂ«rdorĂ« gjatĂ« aktivitetit tĂ« tij tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m nĂ« territorin e KosovĂ«s.
KĂ«to informata, sipas aktakuzĂ«s, ka pasur pĂ«r qĂ«llim tâua komunikojĂ« ShĂ«rbimit informativ Ushtarak tĂ« SerbisĂ«, pĂ«rmes vizitave dhe takimeve qĂ« i ka realizuar nĂ« Serbi me zyrtarĂ«t e saj. KĂ«to informacione dhe dokumente, thuhet se i ka siguruar nga aktiviteti i tij i spiunimit.
âNĂ« kuadĂ«r te dokumentacioneve, qĂ« i pandehuri i ka siguruar gjatĂ« veprimtarisĂ« sĂ« tij inkriminuese, janĂ« edhe njĂ« dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh i pĂ«rpiluar nga KFOR-i, pĂ«r nevojat e operacioneve tĂ« tyre nĂ« terren, pastaj ka bĂ«rĂ« vĂ«zhgimin e lĂ«vizjeve tĂ« ushtarĂ«ve amerikanĂ« tĂ« KFOR-it, ka fotografuar bazĂ«n e NjĂ«sive Speciale Policore tĂ« KosovĂ«s nĂ« Jasenovik qĂ« gjendet nĂ« KomunĂ«n e Zubin Potokutâ, pĂ«rshkruhet tutje nĂ« aktakuzĂ«.
Gjithashtu, sipas aktakuzĂ«s, i pandehuri me qĂ«llim tĂ« krijimit tĂ« njĂ« narrative tĂ« dĂ«mshme pĂ«r shtetin e KosovĂ«s nĂ« raport me bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, Viqentijeviq pĂ«rmes njĂ« dokumenti tĂ« modifikuar, ka tentuar ta paraqes ekzistimin e njĂ« organizate fiktive kinse pĂ«r çlirimin e trojeve shqiptare e quajtur si âKomiteti KombĂ«tar pĂ«r Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptareâ, duke e shoqĂ«ruar me disa fotografi tĂ« eprorĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s.
Me këto veprime, Prokuroria në aktakuzë vlerëson se tani i akuzuari seriozisht e ka dëmtuar rendin juridik dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, si dhe ushtarëve te KFOR-it.
KĂ«shtu, ai akuzohet se nĂ« vazhdimĂ«si ka kryer veprĂ«n penale âSpiunazhiâ nga neni 124, par. 5 lidhur me par. 4 dhe nenin 77 tĂ« Kodit Penal.
Ndërsa, Igor Dimoviq, në pikën 4 të aktakuzës, akuzohet se nga data e pacaktuar deri më 30 nëntor 2024, rreth orës 6:30 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me konkretisht në shtëpinë e tij, me rastin e kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim tre karikatorë, një fishek, një thikë dhe disa unifiroma ushtarake, të cilat janë sekuestruar nga Policia në vendin e ngjarjes.
Me kĂ«to veprime, Dimoviq akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale âMbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«veâ nga neni 366, par.1 tĂ« Kodit Penal.
Një person është raportuar i zhdukur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, kanë bërë të ditur burime policore.
Sipas njoftimit, ankuesi, burrë kosovar, ka informuar policinë se viktima, po ashtu burrë kosovar, është larguar nga banesa rreth orës 19:00 dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të lokalizuar personin e raportuar.
Autoritetet u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ«, nĂ«se kanĂ« informacione qĂ« mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« gjetjen e personit tĂ« zhdukur, tâi raportojnĂ« ato tek organet kompetente. /Telegrafi/
Sot do të mbahet seanca fillestare për tre të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok, ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq si dhe ndaj Igor Dimoviq.
Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në ora 09:30.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« vĂ«llezĂ«rit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq mĂ« 29 nĂ«ntor 2024, rreth orĂ«s 18:50, nĂ« fshatin VaragĂ«, Komuna e Zubin Potokut, kanĂ« vendosur eksploziv nĂ« pjesĂ«n e kanalit tĂ« âIbĂ«r Lepencâ, infrastrukturĂ« publike e cila shĂ«rben pĂ«r furnizimin me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m dhe nevoja tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK) pĂ«r prodhim tĂ« energjisĂ« elektrike.
NĂ« aktakuzĂ« thuhet se tĂ« akuzuarit, sĂ« bashku me disa persona tĂ« tjerĂ« ende tĂ« panjohur, pas njĂ« marrĂ«veshje paraprake, me qĂ«llim tĂ« frikĂ«simit serioz tĂ« popullsisĂ« sĂ« vendit dhe rrezikimit tĂ« rendit kushtetues dhe sigurisĂ« sĂ« RepublikĂ«s se KosovĂ«s, e kanĂ« vendosur njĂ« sasi tĂ« konsiderueshme tĂ« eksplozivit qĂ« shĂ«rben pĂ«r pĂ«rdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram te llojit Trinitrotoluene âTNIâ) nĂ« brendĂ«si tĂ« kanalit.
KĂ«tĂ«, sipas PSRK-sĂ« e kanĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmes njĂ« çante tĂ« cilĂ«n e kishin lidhur me litar nĂ« njĂ« shtyllĂ« betoni, duke e pozicionuar nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shkaktojĂ« dĂ«mtim serioz tĂ« infrastrukturĂ«s kritike tĂ« furnizimit me ujĂ« dhe me energji elektrike, ku me atĂ« rast tĂ« pandehurit pĂ«rmes ndezjes sĂ« njĂ« fitili zjarr-pĂ«rcjellĂ«s me ndezje tĂ« ngadalshme e kanĂ« aktivizuar lĂ«ndĂ«n shpĂ«rthyese duke shkaktuar njĂ« shpĂ«rthim tĂ« fuqishĂ«m qĂ« si pasojĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« struktura e betonit e kanalit tĂ« âIbĂ«r Lepencâ.
E kjo, në aktakuzë thuhet se kishte shkaktuar ndërprerje furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore te Kosovës, është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë shkaktuar një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës- Ibër Lepencit i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 376 mijë e 774 euro e 70 centë. /Telegrafi/
Një person është arrestuar pasi që kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:40, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
âPrishtinĂ« 22.12.2025-12:40. ĂshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« kishte deklaruar rrejshĂ«m qĂ« zyrtarĂ« tĂ« ARBK-sĂ« i kishin kĂ«rkuar ryshfet. Me vendim tĂ« prokurorit, i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtjeâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
NjĂ« person Ă«shtĂ« arrestuar pĂ«r veprĂ«n penale âPjesĂ«marrje dhe organizim i grupit kriminal tĂ« organizuar-rrĂ«mbimâ.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 24-25.01.2021, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin.
âPrishtinĂ« 24-25.01.2021 â NN. Lidhur me rastin, mĂ« 22.12.2025 Ă«shtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij janĂ« sekuestruar njĂ« veturĂ«, katĂ«r telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letĂ«rnjoftim, njĂ« pasaportĂ« dhe disa dokumentacion qĂ« lidhen me rastinâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur tĂ« premten nĂ« ora 20:05, nĂ« rrugĂ«n âAgim Ramadaniâ.
â...JanĂ« arrestuar tre tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ«-njĂ«ri i mitur, pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit kishin sulmuar fizikisht me mjet tĂ« mprehtĂ« (thikĂ«) viktimĂ«n mashkull kosovar- i miturâ, thuhet nĂ« njoftim.
Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« e ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r hudhjen e aktakuzĂ«s ndaj Faton Klinakut dhe ka pushuar procedurĂ«n penale ndaj tij pĂ«r veprĂ«n penale âKanosjaâ ndaj Kryeministrit Albin Kurti, ndĂ«rsa procedura penale do tĂ« vazhdojĂ« vetĂ«m ndaj tĂ« akuzuarit tjetĂ«r, Nuredin Selmani.
Në seancën fillestare, më 3 shtator 2025, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani ishin deklaruar të pafajshëm.
Klinaku kishte shkruar Fb mĂ« 29 gusht 2023 se: âmĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin sesa qĂ« ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosovaâ.
Aktvendimi i siguruar nga âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ Ă«shtĂ« nxjerrĂ« mĂ« 20 nĂ«ntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, pas shqyrtimit tĂ« kundĂ«rshtimit tĂ« provave dhe kĂ«rkesĂ«s pĂ«r hedhjen e aktakuzĂ«s, tĂ« paraqitur nga mbrojtĂ«si i Klinakut, avokati RamĂ« Dreshaj.
Ndaj këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit.
Sipas aktvendimit, Gjykata ka vendosur qĂ« aktakuza e ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s e datĂ«s 1 gusht 2025, tĂ« hudhet pjesĂ«risht dhe procedura penale tĂ« pushohet vetĂ«m nĂ« raport me tĂ« akuzuarin Faton Klinaku, i cili akuzohej pĂ«r veprĂ«n penale âKanosjaâ nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike, ndërsa shpenzimet e procedurës penale që lidhen me këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga mjetet buxhetore të Gjykatës.
NĂ« aktvendim theksohet se, pas plotfuqishmĂ«risĂ« sĂ« tij, procedura penale do tĂ« vazhdojĂ« vetĂ«m ndaj Nuredin Selmanit, i cili vazhdon tĂ« pĂ«rballet me akuzĂ«n pĂ«r veprĂ«n penale âKanosjaâ sipas tĂ« njĂ«jtit nen tĂ« Kodit Penal, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas aktakuzĂ«s sĂ« siguruar nga âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ, Faton Klinaku akuzohet se mĂ« 29 gusht 2023, nĂ« PrishtinĂ«, me dashje dhe me qĂ«llim qĂ« ta frikĂ«sojĂ« dhe detyrojĂ« tani tĂ« dĂ«mtuarin, Albin Kurti, nĂ« cilĂ«sinĂ« e tij si KryeministĂ«r i QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« ose mos ndĂ«rmarrĂ« veprime tĂ« caktuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht pĂ«rmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kĂ«rcĂ«nuese.
âAq shumĂ« i dĂ«shpĂ«ruar votuesi i tij sa qĂ« tha: VotĂ«n ia dhashĂ« pĂ«r ndryshim, e ndryshim lĂ«re qĂ« nuk ka bĂ«rĂ« por po shkojmĂ« edhe mĂ« shumĂ« teposhtĂ« si vend dhe sâka mbetur tjetĂ«r gjĂ« pos me ikĂ« jashtĂ«. I thashĂ«: As se kam votu, as ndryshim pĂ«r tĂ« mirĂ« kurrsesi qĂ« nuk kam pritur nga ai, e sa i pĂ«rket daljes jashtĂ«, mĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin se sa qĂ« ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosova. KosovĂ«n nuk duhet e as qĂ« guxojnĂ« ta lĂ«shojnĂ« ata qĂ« kanĂ« luftuar pĂ«r tĂ«â, citohet tĂ« ketĂ« shkruar Klinaku nĂ« Facebook.
Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.
âPrapĂ« po e pĂ«rsĂ«ris, nĂ«se ju duket skandaloz postimi i mĂ«hershĂ«m: MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin sesa ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosovaâ, citohet nĂ« aktakuzĂ« tĂ« ketĂ« shkruar Klinaku.
Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Andaj, me kĂ«to veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprĂ«n penale âKanosjaâ nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal.
Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.
Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.
âE mbĂ«shtes Faton Klinakunâ, âVeç ni telefon ma ban Faton, aty mki pĂ«r çka tĂ« ka nevojĂ«, mezi sâpo pres me ja nisĂ«â, citohet nĂ« aktakuzĂ« postimi i Selmanit.
Po atĂ« ditĂ«, nĂ« mbrĂ«mje, thuhet se i njĂ«jti u inkuadrua drejtpĂ«rdrejt nĂ« emisionin âDebat Plusâ nĂ« TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temĂ« âOVL-UĂK vs Kurtiâ. Aty thuhet se pĂ«rmes video-linkut, pas pyetjeve tĂ« moderatorit tĂ« emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzĂ«s, kishte deklaruar âUnĂ« konsideroj qĂ« çdo njĂ«ri i cili bon tĂ« kĂ«qija siç bon Albin Kurti, edhe po tĂ« isha unĂ« nĂ« vendin e tij, duhet tĂ« vritet patjetĂ«r, sepse ajo Ă«shtĂ« tradhti ndaj atdheutâ.
Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.
Me kĂ«to veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprĂ«n penale âKanosjaâ nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale që ndërlidhen me korrupsionin.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:40, policia ka kapur në flagrancë tre nga të dyshuarit teksa po shkëmbenin shumën prej 9,900 eurosh, e cila dyshohet të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e ryshfetit, përcjell Telegrafi.
Në koordinim me Prokurorinë Speciale, njësitet policore kanë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një laptop dhe dëshmi të tjera relevante për rastin. Po ashtu, në njërin nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar gjithsej shtatë persona, gjashtë meshkuj dhe një femër, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim të ndikimit, deklarim të rremë dhe mashtrim. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orĂ«s 10:30 nĂ« rrugĂ«n âYmer Prizreniâ, ndĂ«rkaq lajmin pĂ«r Telegrafin e konfirmoi zĂ«dhĂ«nĂ«si Enis Pllana nga Policia e KosovĂ«s pĂ«r rajonin e PrishtinĂ«s.
âSot rreth orĂ«s 10:30 policia ka pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n Ymer Prizreni nĂ« PrishtinĂ«, gjendet njĂ« person pa shenja jete. Me tĂ« marrĂ« informatĂ«n policia ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ku kanĂ« hasur viktimĂ«n mashkull, i cili ishte pa shenja jeteâ, njoftoi Pllana.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/
Një incident është raportuar të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku një person i dyshuar kosovar, gjatë marrjes së trajtimit mjekësor, ka tentuar të arratiset dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, kur i dyshuari, i cili ndodhej nën përcjellje për trajtim mjekësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, zyrtar korrektues.
I dyshuari është neutralizuar dhe ndaluar nga zyrtarë të tjerë korrektues që ishin të angazhuar në sigurimin e tij.
Pas përfundimit të trajtimit mjekësor dhe inicimit të procedurave përkatëse, i dyshuari është kthyer për të vazhduar vuajtjen e dënimit. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e ndërmarrë dje në Prishtinë, ndaj disa bizneseve që dyshohen për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore-farmaceutike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore ndaj personave të dyshuar për ofrim të shërbimeve estetike pa autorizim ligjor.
Në kuadër të këtij operacioni janë zbatuar urdhëresa për kontroll në disa lokacione në Prishtinë, ku gjatë bastisjeve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të produkteve medicinale, regjistra të klientëve dhe shërbimeve të ofruara, si dhe pajisje elektronike përfshirë laptopë, njësi kompjuterike dhe DVR të kamerave të sigurisë.
Policia bĂ«n tĂ« ditur se nĂ« cilĂ«si tĂ« tĂ« dyshuarve janĂ« intervistuar 11 persona nĂ« prani tĂ« avokatĂ«ve mbrojtĂ«s, ndĂ«rsa katĂ«r 4 persona tĂ« tjerĂ« janĂ« pajisur me ftesĂ« pĂ«r tâu paraqitur nĂ« organet e hetuesisĂ«.
Me vendim të prokurorit kompetent, të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.
Ky aksion lidhet me kontrollet e zhvilluara në rreth 15 biznese në Prishtinë, të cilat dyshohet se kanë ofruar shërbime estetike ilegale, përfshirë aplikimin e botoksit dhe ndërhyrje të tjera, pa licencë dhe pa staf të kualifikuar mjekësor. /Telegrafi/