Ratifikimi i marrëveshjes së Bordit të Paqes, Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare
TIRANĂ, 21 janar/ATSH/ Kuvendi mblidhet nesĂ«r paradite nĂ« seancĂ« plenare pĂ«r shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit âPĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ«
ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqesâ.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thirri seancën plenare për marrëveshjen e cila kërkon shumicë absolute votash për miratim.
Seanca do të nisë me fjalën e nismëtarit, me shprehjen e komisionit përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme ndërsa parashikohen diskutime dhe votimi.
Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.
Këshilli i Ministrave ka miratuar, në parim marrëveshjen më 21 janar.
Marrëveshja synon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare,
me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit,
rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme e të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes
së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi i Paqes
do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën
ndërkombëtare dhe në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe
pĂ«rhapjen e praktikave mĂ« tĂ« mira tĂ« mundshme pĂ«r tâu zbatuar nga tĂ« gjitha
shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.
Kuvendi publikoi dhe përmbajtjen e marrëveshjes për ratifikimin e Kartës së Bordit të Paqes ku thuhet se Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të nxisë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të garantojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.
Neni 2 cakton se anëtarësia në Bordin e Paqes është i kufizuar vetëm për Shtetet e ftuara nga Kryetari për të marrë pjesë, dhe fillon me njoftimin se Shteti ka pranuar të jetë i lidhur ligjërisht nga kjo Kartë, në përputhje me Kapitullin XI.
Secili Shtet Anëtar do të përfaqësohet në Bordin e Paqes nga Kryetari i Shtetit ose Qeveria me një mandat jo më shumë se tre vjet nga hyrja në fuqi e kësaj
Karte, në bazë të rinovimit nga Kryetari.
Mandati trevjeçar i anëtarësisë nuk do të aplikohet për shtetet anëtare që kontribuojnë më shumë se 1,000,000,000 USD në fonde me para të gatshme për Bordin e Paqes brenda vitit të parë të hyrjes në fuqi të Kartës.
202601212027088015FINAL CERT-KARTA E BORDIT TĂ PAQĂS.pdf
Seanca plenare u kërkua pasditen e sotme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Nga ana tjetër Partia Demokratike u shpreh se deri pasdite nuk kishte marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave.
Duke cituar rregulloren e Kuvendit se mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar grupi parlamentar i PD-së u shpreh se transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit që për secilën çështje dhe vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja. /j.p/
The post Ratifikimi i marrëveshjes së Bordit të Paqes, Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.