Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken, një ekspozitë e fotografit Xhemali Moku rikthen vëmendjen te kovaçët e fundit të pakicës egjiptiane në Shqipëri.
âShkĂ«ndija tĂ« trashĂ«gimisĂ«/Sparks of heritageâ dokumenton mjeshtĂ«rinĂ« qĂ« i ka mbijetuar modernizimit dhe harresĂ«s.

Ekspozita, ishte e hapur nĂ« qendrĂ«n âTek Bunkeriâ deri mĂ« 6 dhjetor. Ajo paraqiti portrete tĂ« zanatçinjve qĂ« formĂ«suan hekurin dhe identitetin e komunitetit egjiptian pĂ«r breza me radhĂ«.
Profesioni i kovaçit është kaluar brez pas brezi nëpër Shqipëri, veçanërisht në zonat juglindore.

Mjeshtrit e përpunimit të metaleve prodhonin vegla dhe mjete pune, të domosdoshme për ekonomitë lokale të komuniteteve. Ata prodhonin këmborë, sqeparë, sëpata, patkonj, vegla bujqësore, vegla për shtëpi dhe zanate të tjera.
Dikur zhurma e çekanit mbi hekurin e skuqur ishte pjesë e përditshmërisë së shumë fshatrave. Sot, ai tingull është në prag zhdukjeje dhe për shumë të rinj i padëgjuar më parë.

Fotografitë e Mokut ndërthurin stilin dokumentar me ekspozimin e gjatë, duke sjellë atmosferën e punishteve tradicionale.
Ai tregoi për Citizens.al se kishte udhëtuar në gjithë vendin për të takuar mjeshtrit e fundit të metaleve dhe se i kishte bërë përshtypje pasioni dhe dëshira me të cilën ata realizonin punimet e tyre, pavarësisht se raporti punë-fitim ishte i vogël.

âGjeta kovaçë qĂ« ishin dhe brez i tetĂ« me kĂ«tĂ« profesion, pĂ«r shembull PĂ«llumb Kovaçi, nga Korça, i cili kishte humbur 90% tĂ« dĂ«gjimit pĂ«r shkak tĂ« goditjeve tĂ« çekanit gjatĂ« viteve,â tregoi Moku.
Ai tregon se shumë prej zanatçinjve përballen me probleme shëndetësore të shkaktuara nga tymi, nxehtësia dhe mungesa e kushteve të sigurisë. Disa kanë mushkëri të dëmtuara nga puna shumëvjeçare pranë oxhakut.

Ekspozita fton publikun, të rinjtë e kësaj pakice të njohin dhe reflektojnë mbi trashëgiminë kulturore dhe vlerën e këtij profesioni.
Moku thekson se rëndësia e fotografive dhe ekspozitës së hapur e kalon qëllimin personal, por tenton të tërheqë vëmendjen institucioneve për arsye se po rrezikohet të humbasë një mjeshtri e veçantë për shkak të mos mbështetjes dhe ky dokumentim i tiji rrezikon të jetë i fundit.

âKy Ă«shtĂ« dokumentimi i parĂ« fotografik pĂ«r komunitetin egjiptian si mjeshtĂ«r hekuriâ, thotĂ« autori.
âPor ekspozita nuk Ă«shtĂ« mĂ« e imja, Ă«shtĂ« e brezave tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« cilĂ«t do tâi kujtojnĂ« gjyshĂ«rit e tyre, si mjeshtĂ«r tĂ« hekurit,â vijon fotografi.
Xhemali Moku po vijon kërkimet për një publikim që do të mbledhë historitë dhe të dhënat e kësaj tradite por dhe profesioneve të tjera të komunitetit që sfidojnë kohën, teknologjinë dhe konsumerizmin.
Lexoni gjithashtu:
- âFalja dhe kujtesa: NjĂ« takim mes ish-tĂ« burgosurve dhe ish-oficerĂ«ve nĂ« Spaçâ
- âNuk keni parĂ« asgjĂ« akomaâ, ekspozita qĂ« pasqyron krizĂ«n e demokracisĂ« shqiptare
- âRikujtesĂ«â, ekspozita qĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje problemet sociale tĂ« komunitetit rom
The post Shkëndija të trashëgimisë: Kovaçët e fundit të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.



























