❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

20:44 Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin

Last Updated on 21/01/2026 by Monika

I dĂ«rguari i posaçëm i Shteteve tĂ« Bashkuara, Steve Witkoff – duke folur nĂ« emĂ«r tĂ« administratĂ«s Trump – tha se SHBA-ja nuk Ă«shtĂ« nĂ« bisedime me Iranin tani pĂ«r tani, megjithĂ«se “kemi pasur kontakt me ta”.

Duke folur nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r CNBC, nĂ« margjinat e Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s, Witkoff tha se “Irani Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« duhet tĂ« ndodhĂ«â€.

I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje.

Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025, në tregjet e kryeqytetit Teheran, nga tregtarë të zemëruar për kushtet e këqija ekonomike, përfshirë inflacionin e madh dhe rënien e lirë të monedhës.

Trazirat u përshkallëzuan me shpejtësi, duke u shndërruar në demonstrata të gjera kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardeve të jetesës dhe shtypjes të lirive themelore.

Tensionet e kahershme mes Uashingtonit dhe Teheranit po thuajse kanë arritur pikën kulmore gjatë kësaj krize.

Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht paralajmĂ«roi se Shtetet e Bashkuara ishin “tĂ« gatshme dhe tĂ« armatosura” dhe tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« vepruar nĂ«se forcat iraniane tĂ« sigurisĂ« do tĂ« vrisnin protestues.

MĂ« vonĂ«, ai u zotua pĂ«r “veprime shumĂ« tĂ« fuqishme”, nĂ«se Irani do tĂ« vazhdonte me ekzekutimin e protestuesve.

Trump më pas tha se kishte zgjedhur personalisht të mos urdhëronte sulme ushtarake kundër Iranit, duke ia atribuuar këtë vendim anulimit të raportuar nga Teherani të qindra ekzekutimeve të planifikuara.

Në një tjetër intervistë në Davos, Witkoff i tha Arab News se Irani duhet të vijë dhe të ulet në tryezën diplomatike.

“Kjo duhet tĂ« ndodhĂ« [qĂ« Irani tĂ« negociojĂ«]”, tha ai. “ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. NĂ«se shkon Irani, shkon edhe rajoni, ndaj duhet ta sqarojmĂ« kĂ«tĂ«â€.

Witkoff këmbënguli se Lindja e Mesme po lëviz në drejtimin e duhur.

“Mendoj se Ă«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme ajo qĂ« po ndodh. TĂ« gjithĂ«, mendoj, po punojnĂ« sĂ« bashku drejt paqes”, tha ai. “TĂ« gjithĂ« janĂ« angazhuar me idetĂ« e presidentit Trump pĂ«r paqen kufitare dhe jam kam shumĂ« shpresa”./mxh

20:42 Tani janë heronj kombëtarë, qeveria e Senegalit i jep superpremio dhe tokë në bregdet yjeve që fituan Kupën e Afrikës

Last Updated on 21/01/2026 by Monika

Fitorja për herë të dytë e Kupës së Afrikës ka kthyer lojtarët e përfaqësueses së Senegalit në heronj të mirëfilltë kombëtarë. Sadio Mane dhe shokët e tij shkëlqyen duke marrë një fitore historike në finale ndaj Marokut, mes kaosit dhe sjelljes jashtëzakonisht të turpshme të vendasve.

Pas kthimit me trofeun në atdhe, parada e tyre me autobus u ndoq nga qindra mijëra njerëz që festuan si të çmendur me ekipin. Dhe festa pastaj është kurorëzuar me vendimet e shtetit të Senegalit, që ka nderuar protagonistët e këtij suksesi.

Presidenti i Senegalit, Basiru-Diomaje Faje, u ka akorduar një premio prej rreth 115 mijë eurosh për secilin futbollist. Por jo vetëm kaq, ai u ka caktuar edhe nga një terren prej 1500 metrash katrorë në zonën popullore bregdetare të Petite-CÎte, në jug të Dakarit.

Premio ekonomike dhe terrene me tĂ« vogla janĂ« dhĂ«nĂ« edhe pĂ«r trajnerin Pape Ccau dhe anĂ«tarĂ«t e stafit tĂ« tij si dhe delegacionit tĂ« FederatĂ«s sĂ« Senegalit. NdĂ«rkohĂ«, trajneri dhe i gjithĂ« ekipi janĂ« nderuar edhe me gradat e “Komandantit tĂ« Urdhrit KombĂ«tar tĂ« Luanit”, qĂ« Ă«shtĂ« nderimi mĂ« i lartĂ« nĂ« vend./mxh

20:33 Bien interesat e kredive konsumatore/ Shqiptarët marrin më shumë hua për shlyerje të borxheve, blerje pajisjesh dhe pushime

Last Updated on 21/01/2026 by Monika

Për të gjithë qytetarët të cilët i drejtohen institucioneve të mikrofinancës për kredi konsumatore, një lehtësim vjen nga banka e Shqipërisë.

Normat maksimale të interesit do të ulet duke prekur më së shumti vlerat deri në 200 mijë lekë të huave.

Ndryshimet e fundit prekin një sër vlerash. Për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, interesi maksimal do të jetë afro 54.8%, nga 62.2% që ishte. Për 200 deri në 600 mijë lekë është 35.4% nga 35.2% që ishte deri në fund të janarit. Në rënie janë edhe interesat për shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë interesat do të jenë 14.7%.

Por për çfarë marrin më shumë kredi konsumatore qytetarët shqiptarë?

Nga shpenzimet personale tek ato familjare si shlyerja e borxheve, shpenzime shëndetësore arsimore, blerje pajisjesh shtëpiake dhe celulare e deri tek pushime me kredi janë faktorët që i nxisin qytetarët të marrin më shumë hua.

Por kujdes sipas ekspertëve duhet bërë në rritjen e numrit të kredive me probleme.

Ndonëse nga njëra anë raportohet për një rënie të interesave për kredi konsumatore, nga ana tjetër bankat po tregohen më të rrepta në dhënien e kredive për banesa. Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit erdhi si pasojë e kërkesave më të larta për kolateral nga ana e këtyre institucioneve në raport më kredinë e marrë për banesa./mxh

20:07 Asllanit i del emri në Turqi, projektohet transferimi në Stamboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, është në qendër të zërave për një transferim të mundshëm drejt kampionatit turk te Besiktas.

Sipas raportimeve të fundit, klubi nga Stambolli ka shfaqur interes për huazimin e lojtarit nga Interi, pasi aventura e tij aktuale te Torino nuk ka sjellë rezultatet e pritura.

Bëhet me dije se oferta e Besiktas përfshin një pagë prej 1.2 milionë eurosh për lojtarin deri në fund të sezonit, ndërsa Interi do të përfitonte 1 milion euro nga kjo marrëveshje.

Negociatat aktualisht janë fokusuar te vlera e opsionit të blerjes, ku pala turke synon një shifër mes 10 dhe 12 milionë eurove. Përveç interesit nga Turqia, Asllani mbetet në monitorimin e klubit francez Paris FC, i cili po konsideron një blerje direkte në ditët e fundit të merkatos.

Situata e futbollistit te Torino mbetet e vështirë, pasi ai nuk është përfshirë në formacion në ndeshjet e fundit, duke nxitur bisedimet për një ndryshim mjedisi. Ditët e ardhshme pritet të jenë përcaktuese për të ardhmen e mesfushorit 23-vjeçar./mxh

19:54 ZYRTARE/ Dy afrime, klubi i Superiores “zgjohet” nĂ« merkato

Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve të rinj për pjesën e mbetur të sezonit.

Mbrojtësi malazez Momcilo Raso dhe mesfushori brazilian Leo Melo janë vendosur tashmë në dispozicion të trajnerit Françesko Moriero.

Raso vjen nga kampionati i Uzbekistanit, ku së fundmi ishte pjesë e Lokomotiv Tashkent, dhe luan në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Nga ana tjetër, Leo Melo transferohet në Vlorë pas eksperiencës së tij me ekipin e Egnatias në Superiore. Braziliani luan si mesfushor ofensiv dhe pritet të rrisë forcën sulmuese të vlonjatëve./mxh

18:58 Akuzohet se fshehu dënimin në Greqi/ Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, për fshehjen e një dënimi të marrë në Greqi për veprën e falsifikimit shumë vite më parë.

Prokuroria e Përgjithshme në raportin e saj thekson se vendimi i Gjykatës së Greqisë është autentik dhe Gjoka nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit kur kaloi procesin e Vettingut dhe përzgjedhjes në GJKKO.

Në këto rrethana ajo është referuar në KLGJ për procedim disiplinor, teksa SPAK mbetet në pritje të letër-porosive zyrtare nga Greqia për të kryer hetimet edhe në aspektin penal ndaj magjistrates.

KLGJ kishte deklaruar dje se dokumenti nuk kishte mbërritur në institucion, kurse sot mësohet se ky raport i PP gjendet aty për shqyrtim dhe procedim.

Materialet i kanë kaluar Komisionit të Karrierës për shqyrtim./mxh

18:42 Te Vllaznia bëjnë gati afrimin e bujshëm

Klubi i Vllaznisë po shqyrton mundësinë e rikthimit të sulmuesit Kevin Dodaj në formë huazimi nga ekipi i CSKA Sofia.

Drejtuesit e klubit shkodran janë në pritje të zhbllokimit të merkatos për të nisur lëvizjet konkrete për përforcimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë pushimeve dimërore, 20-vjeçari u stërvit për disa ditë me ekipin e Vllaznisë në Shkodër për të mbajtur formën fizike. Megjithëse sulmuesi është rikthyer aktualisht në Bullgari te skuadra e tij, kontaktet mes palëve mbeten aktive.

Stafi teknik i kuqebluve e vlerëson lojtarin si një profil të përshtatshëm për repartin ofensiv. Negociatat pritet të intensifikohen deri në mbylljen e afatit kalimtar të janarit./mxh

18:35 Shqipëria anëtare e Bordit të Paqes, PS kërkesë Kuvendit: Të enjten, seancë plenare për kalimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar

Partia Socialiste kĂ«rkon mbledhjen e Kuvendit ditĂ«n e enjte pĂ«r miratimin e projektvendimit pĂ«r shqyrtimin me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, grupi parlamentar i PS thotë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Rregulloren e Kuvendit, duke

vlerĂ«suar rĂ«ndĂ«sinĂ« e projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”, nĂ« funksion tĂ« angazhimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r promovimin e paqes, stabilitetit

dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe duke marrë në konsideratë rëndësinë strategjike të Thirrjen e Kuvendit të Shqipërisë në Seancë Plenare, më datë 22 Janar 2026, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare të jetë si vijon;

Miratimi i projektvendimit pĂ«r miratimin me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ«

Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit “PĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqes”.

Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit të jetë Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, mbledhja e të cilit të zhvillohet më datë 22 janar 2026, ora 11:00./mxh

18:29 Lamtumirë tatuazhe: Përse gjithmonë e më shumë VIP-a (dhe jo vetëm) po zgjedhin t`i heqin! (Lifestyle)

Heqja e tatuazheve po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« fenomen tĂ« vĂ«rtetĂ« shoqĂ«ror: nga Ema Stockholma te Stefano De Martino nĂ« Itali, pse po zgjidhet gjithnjĂ« e mĂ« shpesh “lĂ«kura e pastĂ«r”.
Nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m njĂ« çështje estetike. PĂ«r vite me radhĂ«, tatuazhi ka qenĂ« simbol i lirisĂ«, rebelimit dhe individualitetit. Sot, megjithatĂ«, duket se prirja po pĂ«rmbyset. GjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njerĂ«z, pĂ«rfshirĂ« edhe VIP-a, vendosin tĂ« fshijnĂ« vizatime dhe shkrime nga lĂ«kura, duke iu nĂ«nshtruar seancave tĂ« gjata dhe shpesh tĂ« dhimbshme me lazer. NjĂ« zgjedhje qĂ« nuk lidhet vetĂ«m me pamjen e jashtme, por edhe me evolucionin personal dhe raportin me imazhin e vet. Mes figurave tĂ« njohura qĂ« kanĂ« vendosur ta tregojnĂ« hapur kĂ«tĂ« rrugĂ«tim Ă«shtĂ« Ema Stockholma: “Shijet ndryshojnĂ«, dua ta shoh veten tĂ« pastĂ«r”.

Dëshmia në rrjetet sociale
Prezantuesja radiofonike, e cila pĂ«r vite me radhĂ« i kishte tatuazhet si njĂ« tipar dallues, ndau nĂ« rrjetet sociale njĂ« video nga seanca e saj me lazer, duke paralajmĂ«ruar ndjekĂ«sit me ironi: “Video me pĂ«rmbajtje tĂ« lartĂ« sharjesh”. Pamjet tregojnĂ« dhimbjen e trajtimit, por edhe vendosmĂ«rinĂ« e dikujt qĂ« ka zgjedhur tĂ« ndryshojĂ«. Ema shpjegoi me shumĂ« sinqeritet arsyet e vendimit tĂ« saj. Tatuazhet sot nuk e pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« mĂ« dhe ajo e krahasoi kĂ«tĂ« zgjedhje me ato qĂ« lidhen me marrĂ«dhĂ«niet apo stilin e veshjes. NĂ« moshĂ«n 42-vjeçare, dĂ«shira Ă«shtĂ« tĂ« rishohĂ« veten “tĂ« pastĂ«r”, mĂ« nĂ« pĂ«rputhje me personin qĂ« ndjen se Ă«shtĂ« sot. Jo njĂ« mohim i sĂ« kaluarĂ«s, por njĂ« hap i natyrshĂ«m i rritjes personale.

Dhimbja dhe kufijtë e heqjes së tatuazheve
Prezantuesja nuk i fsheh vĂ«shtirĂ«sitĂ« e kĂ«tij procesi: lazeri, tregon ajo, dhemb shumĂ« mĂ« tepĂ«r se bĂ«rja e tatuazhit, edhe pse dhimbja Ă«shtĂ« e pĂ«rkohshme. Jo tĂ« gjitha ngjyrat hiqen me tĂ« njĂ«jtĂ«n lehtĂ«si dhe Ă«shtĂ« thelbĂ«sore t’u drejtohesh profesionistĂ«ve me pĂ«rvojĂ« pĂ«r tĂ« shmangur shenjat apo plagĂ«t. ËshtĂ« njĂ« proces i gjatĂ«, i kushtueshĂ«m dhe jo gjithmonĂ« plotĂ«sisht pĂ«rfundimtar, qĂ« kĂ«rkon bindje tĂ« fortĂ«.

Nga Belén te Stefano De Martino
Ema Stockholma nuk është një rast i izoluar. Edhe Belén Rodríguez ka hequr ose zbehur gradualisht disa tatuazhe, duke zgjedhur një imazh më thelbësor dhe më pak të shënuar. Po ashtu, Stefano De Martino, ndër vite, ka fshirë disa simbole të lidhura me të kaluarën, përfshirë tatuazhe që tregonin etapa tashmë të kapërcyera të jetës së tij private.

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po i heqin
Pas kĂ«tij fenomeni fshihet njĂ« ndryshim kulturor. Tatuazhet nuk janĂ« mĂ« aq transgresive sa dikur dhe, pĂ«r shumĂ«kĂ«nd, ato bĂ«hen shenja tĂ« njĂ« identiteti qĂ« nuk pĂ«rputhet mĂ« me tĂ« tashmen. NĂ« njĂ« epokĂ« ku imazhi Ă«shtĂ« vazhdimisht i ekspozuar dhe i gjykuar, po rritet dĂ«shira pĂ«r thjeshtĂ«si, neutralitet dhe kontroll mbi mĂ«nyrĂ«n se si pĂ«rfaqĂ«sohemi. Siç ka theksuar edhe Ema Stockholma, gjykimi i jashtĂ«m Ă«shtĂ« i pashmangshĂ«m: mĂ« parĂ« e kritikonin pĂ«r tatuazhet, sot pĂ«r faktin qĂ« po i heq. Por mesazhi qĂ« del Ă«shtĂ« i qartĂ«: nuk mund t’u pĂ«lqesh tĂ« gjithĂ«ve. QoftĂ« tĂ« zgjedhĂ«sh tĂ« bĂ«sh tatuazhe apo t’i fshish ato, prirja e vĂ«rtetĂ« duket se Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ«: tĂ« dĂ«gjosh veten dhe tĂ« pranosh ndryshimin./mxh

18:16 Syri i kuq i Macron-it, mjekët: Sindromë që shkaktohet nga një shuplakë në fytyrë!

NjĂ« kirurg i njohur ka dhĂ«nĂ« mendimin e tij pasi Emmanuel Macron u shfaq nĂ« skenĂ« nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos me njĂ« sy tĂ« enjtur dhe jashtĂ«zakonisht tĂ« skuqur. Kryeministri francez, i cili Ă«shtĂ« parĂ« gjithashtu duke mbajtur syze dielli me xhama pasqyrĂ« tĂ« stilit aviator gjatĂ« takimeve me liderĂ« tĂ« tjerĂ« botĂ«rorĂ«, ka pranuar mĂ« parĂ« se vuan nga njĂ« problem me syrin qĂ« sipas tij, Ă«shtĂ« “plotĂ«sisht i padĂ«mshĂ«m”.

Duke folur nĂ« njĂ« fjalim sĂ« fundi, Macron tha: “Ju lutem, mĂ« falni pamjen e pakĂ«ndshme tĂ« syrit tim. Natyrisht, Ă«shtĂ« diçka krejtĂ«sisht e padĂ«mshme.” ZyrtarĂ«t francezĂ« konfirmuan se 48-vjeçarit i kishte plasur njĂ« enĂ« gjaku nĂ« sy. Duke folur pĂ«r Daily Mail, Mfazo Hove, okulist konsulent dhe themelues i Blue Fin Vision nĂ« Harley Street, konfirmoi se, nga fotot, duket se Macron ka atĂ« qĂ« njihet si hemorragji subkonjuktivale. Ai shpjegoi se kjo gjendje ndodh kur njĂ« enĂ« shumĂ« e vogĂ«l gjaku çahet nĂ« sipĂ«rfaqen e syrit. Gjaku pĂ«rhapet nĂ«n membranĂ«n e tejdukshme (konjuktivĂ«n), e cila ndodhet mbi pjesĂ«n e bardhĂ« tĂ« syrit. Kjo mund tĂ« shkaktohet nga njĂ« dĂ«mtim, si p.sh. njĂ« shuplakĂ« ose goditje nĂ« fytyrĂ«, ose mund tĂ« ndodhĂ« thjesht spontanisht. Hove shtoi: “Duket dramatike sepse Ă«shtĂ« gjak i kuq i ndezur mbi njĂ« sfond tĂ« bardhĂ« shumĂ« tĂ« theksuar, por nga ana mjekĂ«sore zakonisht Ă«shtĂ« shumĂ« e lehtĂ«.”

Në maj të vitit të kaluar, zyrtarët francezë konfirmuan se bashkëshortja e Macron, Brigitte, e kishte goditur atë gjatë një grindjeje, pasi u publikuan pamje që tregonin Zonjën e Parë dukej se ia shtynte fytyrën ndërsa avioni i tyre po ulej në Vietnam./mxh

Fjalimi i Trump në Davos: Kërkon Groenlandën, por pa dhunë

Donald Trump ka intensifikuar kĂ«rkesĂ«n e tij pĂ«r aneksimin e GroenlandĂ«s gjatĂ« njĂ« fjalimi tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« Davos, duke theksuar megjithatĂ« se Shtetet e Bashkuara nuk do tĂ« pĂ«rdornin forcĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« atĂ« qĂ« ai e quajti “njĂ« copĂ« akulli e madhe dhe e bukur”. Duke iu drejtuar mijĂ«ra liderĂ«ve tĂ« biznesit dhe politikĂ«s nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« ZvicĂ«r, presidenti amerikan deklaroi se po


Source

NĂ« orĂ«n 11:00, Sali Berisha do tĂ« lĂ«pijĂ« tĂ« gjitha “pĂ«shtymat” e tij

Nga Kreshnik Spahiu

NesĂ«r nĂ« mĂ«ngjes, nĂ« orĂ«n 11:00, Sali Berisha do tĂ« lĂ«pijĂ« tĂ« gjitha “pĂ«shtymat” e tij njĂ«vjeçare.

Marrëveshja për Bordin e Paqes, ku Rama do të punojë me Trump në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, u ratifikua sot nga qeveria dhe do të votohet nesër nga Parlamenti.

Po çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha, i cili prej një viti premton se Rama do të arrestohet si Maduro dhe se SHBA e ka futur në listën e zezë?

Një orë më parë Berisha u shfaq si pulë e lagur në media dhe i parapriu votës së nesërme.

Ai deklaroi: “Jemi pro Bordit tĂ« Paqes” dhe se ftesa nuk i shkoi Presidentit, sepse ne jemi republikĂ« parlamentare dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ftesĂ«n ia dĂ«rguan Edi RamĂ«s.

Së pari, Berisha gënjeu, sepse edhe Kosova është republikë parlamentare, por ftesa nuk i shkoi Albin Kurtit; Trump ftoi presidenten Vjosa Osmani.

Së dyti, Berisha duhet të sqaronte pse Trump nuk ftoi Bajram Begajn, njësoj si Vjosën, por ftesën ia dërgoi Edi Ramës.

Së treti, Berisha heshti për Sazanin dhe vizitën e vajzës së Trump në Vlorë.

Së katërti, Berisha nuk mbajti asnjë qëndrim për krizën në Gaza apo debatin mbi këtë temë.

Së pesti, Berisha nuk guxoi të kundërshtonte në asnjë rast marrëveshjen që do të nënshkruajë Edi Rama me Donald Trump.

365 ditë gënjeshtra madhështore do të shfryhen nesër publikisht para kamerave për 3 sekonda, kur Sali Berisha, si qingj, do të votojë në Kuvend marrëveshjen e Ramaduros me Trump.

Gënjeu se do të mbyllet SPAK.

Gënjeu kur tha se është ftuar në SHBA.

Gënjeu se Rama do të arrestohej për dosjen McGonigal.

Gënjeu kur tha se do të arrestohet Yuri Kim.

Gënjeu kur tha se Rama do të merrej me helikopter.

George Orvell dikur e përshkruante :

“Partia tĂ« urdhĂ«ronte tĂ« mohoje provĂ«n e syve dhe veshĂ«ve tĂ« tu.”

Berisha u lodh 1 vit duke kërkuar që SHBA ta konsideroj Shqipërinë dhe shqiptarët si narko-shtet por nuk ja doli.

NesĂ«r nĂ« mĂ«ngjes do tĂ« bĂ«jĂ« atĂ« qĂ« ka bĂ«rĂ« gjithmonĂ«: do tĂ« mashtrojĂ« nĂ« media dhe nĂ« mbrĂ«mje nuk do t’i mbetet gjĂ« tjetĂ«r veçse tĂ« kĂ«rkojĂ« mbrapsht 7 milionĂ« eurot qĂ« pagoi LaCivitĂ«s apo kompanisĂ« amerikane “Continental Strategy”.

Fundja, ato euro mund t’i fusĂ« shpejt nĂ« punĂ« nĂ« kullat qĂ« ndĂ«rton me leje tĂ« RamaDuros.

16:59 13 të lënduar dhe një shtëpi e dëmtuar pas sulmit me dron në jug të Rusisë

Të paktën 13 persona u lënduan dhe një shtëpi banimi u dëmtua gjatë një sulmi me dron që ndodhi gjatë natës në Republikën Adygea, në jug të Rusisë, njoftoi të mërkurën, më 21 janar, kreu i rajonit, Murat Kumpilov.

Ai tha se banorët e ndërtesës u evakuuan dhe u vendosën strehime të përkohshme për të siguruar sigurinë e tyre.

Pamjet video të filmuara pranë shtëpisë së dëmtuar treguan flakë që dilnin nga ndërtesa dhe disa automjete të parkuara pranë saj. Reuters konfirmoi vendndodhjen e videos përmes rrjetit të rrugëve, llambave dhe ndërtesave që përputheshin me pamjet arkivore dhe vizuale të tjera.

Megjithatë, agjencia nuk ishte në gjendje të verifikonte datën e saktë të filmimit, por Kumpilov raportoi për sulmin për herë të parë të martën vonë në kanalin e tij në Telegram.

Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e sulmit dhe po përpiqen të vlerësojnë dëmet e tjera të mundshme./mxh

16:51 BE ngrin marrëveshjen tregtare me SHBA-në pas kërcënimeve të Trump

Last Updated on 21/01/2026 by Monika

LigjvĂ«nĂ«sit europianĂ« kanĂ« vendosur tĂ« ngrijnĂ« marrĂ«veshjen tregtare BE–SHBA tĂ« arritur verĂ«n e kaluar, duke shtuar tensionet nĂ« marrĂ«dhĂ«niet transatlantike. Burime pĂ«r Euronews bĂ«jnĂ« me dije se vendimi u mor tĂ« mĂ«rkurĂ«n, pas kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r tarifa tĂ« reja ndaj disa vendeve europiane, nĂ«se ato nuk pranojnĂ« kĂ«rkesĂ«n e tij qĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« marrin kontrollin e GroenlandĂ«s.

Marrëveshja tregtare ishte arritur pas javësh tensionesh të shkaktuara nga politikat agresive tarifore të Trump pas rikthimit të tij në pushtet. Megjithëse u arrit një marrëveshje politike gjatë verës, ajo ende nuk ishte zbatuar zyrtarisht, pasi kërkonte miratimin përfundimtar nga Parlamenti Europian.

Deputetët kryesorë të Parlamentit Europian që merren me këtë dosje u takuan të mërkurën pasdite dhe vendosën të pezullojnë procesin, duke shtyrë zyrtarisht votimin që ishte planifikuar për javën e ardhshme në Komisionin për Tregtinë Ndërkombëtare.

Situata u pĂ«rkeqĂ«sua pasi presidenti Trump deklaroi nĂ« rrjetet sociale se do tĂ« vendosĂ« njĂ« tarifĂ« 10% duke nisur nga shkurti ndaj DanimarkĂ«s, SuedisĂ«, NorvegjisĂ«, FrancĂ«s, GjermanisĂ«, HolandĂ«s, FinlandĂ«s dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar. Sipas tij, tarifat do tĂ« mbeten nĂ« fuqi deri nĂ« arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r “blerjen e plotĂ« dhe totale tĂ« GroenlandĂ«s”, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se ato mund tĂ« rriten nĂ« 25% deri nĂ« qershor, nĂ«se nuk ka marrĂ«veshje.

Vendimi i Parlamentit Europian shihet si një sinjal i fortë politik dhe një përshkallëzim i mëtejshëm i përplasjes tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara./mxh

16:49 “LumenjtĂ« nĂ« rrethim”/ ShqipĂ«ria humbi 28% tĂ« rrjedhave natyrale nĂ« njĂ« dekadĂ«

Last Updated on 21/01/2026 by Monika

NjĂ« vlerĂ«sim i ri mbi gjendjen e lumenjve nĂ« Ballkan gjeti se e ashtuquajtura “zemra blu” e EuropĂ«s po tkurret me ritme tĂ« shpejta. Raporti mĂ« i fundit dokumenton se qĂ« nga viti 2012, rajoni, i cili ka pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« lumenjve tĂ« egĂ«r nĂ« EuropĂ«, ka humbur rreth 2,450 kilometra lumenj tĂ« virgjĂ«r, ndĂ«rkohĂ« qĂ« e gjithĂ« zona Ă«shtĂ« nĂ«n presion.

Raporti “Statusi Hidromorfologjik i Lumenjve tĂ« Ballkanit 2025”, i hartuar nga Dr. Ulrich Schwarz (Fluvius, VjenĂ«) dhe i porositur nga organizatat EuroNatur dhe Riverwatch, ka analizuar 83,824 kilometra rrjedhĂ« lumore nĂ« 11 shtete.

Rezultatet, sipas një njoftimi për media të dy organizatave që porositën studimin, janë një kambanë alarmi: përqindja e lumenjve pothuajse natyrorë ka rënë nga 30% në vitin 2012 në vetëm 23% në vitin 2025.

Studimi veçon Shqipërinë si një rast kontrovers të dekadës së fundit. Ndërsa ka humbjen më të madhe në sipërfaqe të lumenjve thuajse natyralë, vendi nga ana tjetër vendosi nën mbrojtje Vjosën.

Sipas studimit, zhvillimi masiv i hidrocentraleve, rregullimi i pakontrolluar i shtratit të lumenjve dhe ndërhyrjet në zonat e përmbytjeve e kanë tjetërsuar peizazhin lumor shqiptar me një shpejtësi të paprecedentë.

“Segmentet lumore pothuajse natyrore pĂ«suan njĂ« rĂ«nie drastike nga 68% nĂ« vitin 2012 nĂ« vetĂ«m 40% nĂ« vitin 2025 – njĂ« reduktim masiv prej 28%. NĂ« shifra absolute, gjatĂ«sia e lumenjve pothuajse natyrorĂ« ra nga 3,812 km nĂ« 2,668 km nĂ« vetĂ«m shtatĂ« vite (2018–2025)”, thuhet nĂ« studim pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka ende një pjesë të mirë të lumenjve të pacenuar dhe përmendet si një rast suksesi sa i përket mbrojtjes së Vjosës.

“NdĂ«rsa ShqipĂ«ria mbrojti me sukses VjosĂ«n dhe disa degĂ« tĂ« saj, mĂ« shumĂ« pjesĂ« tĂ« lumenjve u degraduan gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« kaluar se nĂ« çdo vend tjetĂ«r tĂ« Ballkanit. KĂ«to gjetje duhet tĂ« shĂ«rbejnĂ« si njĂ« thirrje zgjimi pĂ«r qeverinĂ« shqiptare qĂ« tĂ« mbrojĂ« lumenjtĂ« nĂ« shkallĂ« kombĂ«tare”, thotĂ« Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch.

Studimi vëren se hidrocentralet mbeten shkaktari kryesor i degradimit. Që nga viti 2012, gjatësia e lumenjve të bllokuar nga digat është rritur me 18%. Ndryshimet më të mëdha negative janë regjistruar në pellgjet e lumenjve Devoll dhe Drin në Shqipëri, si dhe në lumenjtë Drina, Neretva dhe Vardar në rajon.

Dr. Ulrich Schwarz, autori i studimit, thekson se ky trend bie ndesh me standardet europiane.

“Tendencat afatgjata tregojnĂ« njĂ« rĂ«nie tĂ« qartĂ« tĂ« pjesĂ«ve lumore thuajse natyrore
 Kjo tregon njĂ« divergjencĂ« nĂ« rritje midis praktikave aktuale tĂ« zhvillimit dhe standardeve mjedisore qĂ« kĂ«rkohen sipas kornizave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, tha ai.

Pavarësisht panoramës së zymtë, raporti vlerëson se përpjekjet për ruajtjen e natyrës kanë shpëtuar rreth 900 km lumenj, kryesisht duke ndalur projekte hidrocentralesh. Në njoftim, organizatat thonë se shpallja e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa mbetet arritja më e madhe e rajonit, por kjo nuk mjafton për të balancuar shkatërrimin në zonat e tjera.

Autorët e raportit bëjnë thirrje për veprime urgjente dhe ndalimin e hidrocentraleve në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë.

Annette Spangenberg nga EuroNatur paralajmëroi se mbetet pak kohë për të reaguar.

“Ballkani ende mban disa nga lumenjtĂ« e fundit tĂ« egĂ«r tĂ« EuropĂ«s, por mbrojtja e tyre tani kĂ«rkon guxim politik. TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« qartĂ« se çfarĂ« po humbet dhe çfarĂ« do tĂ« humbet nĂ«se nuk veprojmĂ«â€, pĂ«rfundoi ajo./mxh

16:48 Parlamenti Evropian bllokon marrëveshjen e madhe tregtare me Mercosur

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian votuan për të sfiduar marrëveshjen e kontestuar të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës së Jugut në Gjykatën më të lartë të BE-së, një hap që mund të vonojë marrëveshjen deri në dy vjet dhe madje ta bllokojë atë.

BE-ja nĂ«nshkroi tĂ« shtunĂ«n marrĂ«veshjen mĂ« tĂ« madhe tregtare nĂ« historinĂ« e saj me anĂ«tarĂ«t e Mercosur – ArgjentinĂ«n, Brazilin, Paraguajin dhe Uruguajin. MegjithatĂ«, marrĂ«veshja kĂ«rkon miratimin pĂ«rfundimtar pĂ«rpara se tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi.

KritikĂ«t, tĂ« udhĂ«hequr nga Franca – prodhuesi mĂ« i madh bujqĂ«sor i BE-sĂ« – thonĂ« se marrĂ«veshja do tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m importet e mishit tĂ« lirĂ«, sheqerit dhe shpendĂ«ve, duke dĂ«mtuar fermerĂ«t vendas, tĂ« cilĂ«t kanĂ« organizuar protesta tĂ« pĂ«rsĂ«ritura.

Një grup prej 144 ligjvënësish dorëzoi një mocion parlamentar për të kërkuar nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së të vendosë nëse marrëveshja mund të aplikohet para ratifikimit të plotë nga të gjitha shtetet anëtare dhe nëse dispozitat e saj kufizojnë aftësinë e BE-së për të vendosur politika mjedisore dhe të shëndetit të konsumatorit. Zakonisht gjykata kërkon rreth dy vjet për të dhënë një opinion të tillë.

Mocioni u miratua nga Parlamenti Evropian me 334 vota pro, 324 kundër dhe 11 abstenime.

Nëse çështja i referohet gjykatës, BE-ja mund ta zbatojë marrëveshjen në mënyrë provizore deri në vendimin përfundimtar dhe miratimin parlamentar. Megjithatë, kjo mund të jetë sfidë politike, për shkak të reagimeve të mundshme, dhe Parlamenti Evropian do të ruajë fuqinë për ta anuluar më vonë marrëveshjen.

Mbështetësit e marrëveshjes, përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, argumentojnë se marrëveshja është e nevojshme për të kompensuar humbjet nga tarifat amerikane të vendosura nga Presidenti Donald Trump dhe për të ulur varësinë nga Kina, duke siguruar qasje në minerale kritike. Ata gjithashtu paralajmërojnë se qeveritë e Mercosur po humbasin durimin pas viteve të negociatave me BE-në./mxh

16:42 Eksperti i integrimit: Shqipëria të ketë qëndrim të unifikuar me BE-në për zhvillimet me SHBA-në

Last Updated on 21/01/2026 by Monika

Eksperti i integrimit, Gledis Gjepali analizoi sot situatën me linjëzimet gjeopolitike të lidhura me BE-në, pas hapave të njoftuar së fundmi nga SHBA-të për disa çështje.

Në një dalje televizive, Gjepali u shpreh se momentalisht, prioritet për BE-në është reagimi lidhur me këto zhvillime dhe ndërmarrja e hapave të ardhshëm, teksa nënvzoi se ka një rrezik real nga qëndrimi europian, për shkak të reagimit të vendeve anëtare.

Sa i përket ngjarjeve që përkojnë me njëvjetorin e presidencës Trump, eksperti tha se kjo ka sjellë një lloj pasigurie në të gjitha vendet e globit, për shkak të qëndrimeve dhe pozicioneve të ndryshme që janë mbajtur nga Trump.

“ËshtĂ« njĂ« moment i vĂ«shtirĂ«, nĂ« fakt, pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesave qĂ« Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s ka bĂ«rĂ« nĂ« lidhje me GroenlandĂ«n. TashmĂ« ka njĂ« diskutim brenda Bashkimit Europian se si do tĂ« jetĂ« reagimi dhe cilĂ«t do tĂ« jenĂ« hapat e ardhshĂ«m. Ky Ă«shtĂ« patjetĂ«r njĂ« prioritet mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r Bashkimin Europian se çdo gjĂ« tjetĂ«r. Gjithsesi, mendoj qĂ« procesi i zgjerimit nuk preket, tĂ« paktĂ«n nĂ« njĂ« periudhĂ« afatshkurtĂ«r, sepse kĂ«to janĂ« çështje qĂ« dalin herĂ« pas here dhe patjetĂ«r duhet tĂ« ketĂ« njĂ« reagim dhe njĂ« qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« Bashkimit Europian pĂ«r t’i adresuar ato. Ka njĂ« rrezik real, sepse kjo varet nga reagimi i vendeve anĂ«tare.

Siç e dimĂ«, ka njĂ« sĂ«rĂ« vendesh anĂ«tare tĂ« cilat kanĂ« kundĂ«rshtuar njĂ« pjesĂ« tĂ« iniciativave tĂ« Bashkimit Europian apo janĂ« mĂ« tĂ« linjĂ«zuara me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r disa nga çështjet. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt, Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« kemi njĂ« qĂ«ndrim tĂ« unifikuar nga tĂ« gjitha vendet anĂ«tare. NĂ«se nuk do tĂ« kemi njĂ« qĂ«ndrim tĂ« tillĂ«, atĂ«herĂ« rrezikon shumĂ« vetĂ« kjo strukturĂ« europiane, sepse nuk do tĂ« arrijĂ« t’u bĂ«jĂ« ballĂ« sfidave, qoftĂ« edhe vendosjes sĂ« tarifave, ku pĂ«rgjigjja duhet tĂ« jetĂ« nga tĂ« gjitha vendet. ËshtĂ« e pamundur qĂ« njĂ« vend tĂ« marrĂ« masa nĂ« mĂ«nyrĂ« bilaterale, sepse tashmĂ« kemi njĂ« treg tĂ« pĂ«rbashkĂ«t europian. NjĂ« vend e ka tĂ« pamundur tĂ« veprojĂ« i vetĂ«m, do tĂ« duhet dakordĂ«sia e tĂ« gjitha vendeve. NĂ«se nuk arrihet njĂ« dakordĂ«si e tillĂ«, atĂ«herĂ« humbet edhe nevoja e ekzistencĂ«s sĂ« Bashkimit Europian.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, kjo ka sjellĂ« njĂ« lloj pasigurie nĂ« tĂ« gjitha vendet e globit, pĂ«r shkak tĂ« qĂ«ndrimeve dhe pozicioneve tĂ« ndryshme qĂ« janĂ« mbajtur gjatĂ« vitit tĂ« parĂ« tĂ« presidencĂ«s Trump. Gjithashtu, pĂ«r shkak tĂ« situatave tĂ« veçanta nĂ« zonat me konflikte ku ka pasur ndĂ«rhyrje amerikane, apo nĂ« ato zona ku mĂ« parĂ« Shtetet e Bashkuara garantonin stabilitetin, tani kjo nuk garantohet mĂ«. Pra, nuk dihet se çfarĂ« qĂ«ndrimi mund tĂ« mbajnĂ« Shtetet e Bashkuara apo Presidenti Trump, dhe kjo krijon njĂ« klimĂ« pasigurie qoftĂ« nĂ« krijimin e aleancave, qoftĂ« nĂ« pozicionimin e vendeve kundrejt organizatave shumĂ«palĂ«she, siç Ă«shtĂ« OKB-ja nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, por edhe organizata tĂ« tjera qĂ« tashmĂ« janĂ« zbehur e kanĂ« humbur rĂ«ndĂ«sinĂ« e tyre”,-tha Gjepali./mxh

Ivanka Trump vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje



Dhëndri dhe vajza e presidentit amerikan, Donald Trump ndodhen këtë të mërkurë në Vlorë.

Euronews Albania ka siguruar pamje ku duket Ivanka Trump në Vlorë.

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur të shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Ata kanë zhvilluar për rreth 1 orë një takim me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.



Po ashtu, Euronews Albania ka publikuar pamje gjatë momentit të mbërritjes së saj në Zvërnec.

Vizita e Ivanka Tramp dhe Jared Kushner bashkëshortit të saj zhvillohet në kuadër të zhvillimit të projektit.

Mësohet se dy investitorët kanë pasur takimet me studiot arkitekturore. /euronews.al/

IKD: Veprimet e Agron Qalajt po bllokojnë zbatimin e reformës në KPK



Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me siç thonë veprimet e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, të cilat po pengojnë drejtpërdrejt zbatimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

IKD thekson se më 1 janar 2026 ishte paraparë që të fillojë reforma e shumëpritur në sistemin prokurorial të Kosovës.

“Me hyrjen nĂ« fuqi tĂ« Ligjit pĂ«r plotĂ«simin dhe ndryshimin e Ligjit pĂ«r KPK, KĂ«shilli Prokurorial i KosovĂ«s nga fillimi i kĂ«tij viti do tĂ« ketĂ« pĂ«rbĂ«rje prej shtatĂ« anĂ«tarĂ«sh, nga 13 sa i kishte me legjislacionin e vjetĂ«r. GjatĂ« vitit tĂ« kaluar, prokurorĂ«t e prokurorive themelore, nĂ« njĂ« proces tĂ« bazuar nĂ« meritokraci, zgjodhĂ«n znj. Elsa Bajramin si pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« tyre nĂ« KĂ«shillin Prokurorial tĂ« KosovĂ«s, mandati i sĂ« cilĂ«s do tĂ« duhej tĂ« fillonte mĂ« 1 janar tĂ« kĂ«tij viti.

PĂ«rderisa pritjet legjitime tĂ« publikut janĂ« se KPK do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete nĂ« jetĂ«zimin e reformĂ«s nĂ« sistemin prokurorial tĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« ruajtjen e parimeve tĂ« sundimit tĂ« ligjit dhe integritetit tĂ« sistemit prokurorial, fatkeqĂ«sisht realiteti po dĂ«shmon tĂ« kundĂ«rtĂ«n”, thuhet nĂ« reagim.

IKD thekson se U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit po vazhdon me mendësinë e vjetër të qeverisjes me Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke shfrytëzuar interpretime të pabazuara ligjore të Zyrës Ligjore të Sekretariatit të KPK-së për të prolonguar funksionalizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe po synon ruajtjen e një mendësie korporatiste brenda sistemit prokurorial.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, IKD vlerĂ«son se konstatimi i z. Agron Qalaj se propozimi i njĂ« (1) anĂ«tari tĂ« KPK-sĂ« nuk ka marrĂ« votat e nevojshme pĂ«r miratim Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin nr. 08/L-249 pĂ«r plotĂ«simin dhe ndryshimin e Ligjit pĂ«r KPK.

Fillimisht, duhet theksuar se neni 37/A, i cili thekson se: ‘1. Deri nĂ« zbatimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« pĂ«rhershme tĂ« KĂ«shillit prej shtatĂ« (7) anĂ«tarĂ«sh, kuorumi i KĂ«shillit formohet me gjysmĂ«n e anĂ«tarĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« KĂ«shillit plus njĂ« (1) anĂ«tar, duke pĂ«rfshirĂ« edhe rastet disiplinore, dhe vendimet merren me shumicĂ« tĂ« thjeshtĂ« votash tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« pranishĂ«m’, Ă«shtĂ« dispozitĂ« kalimtare, e cila ka vlejtur nĂ« kohĂ«n kur KPK kishte mbi shtatĂ« (7) anĂ«tarĂ« dhe zbritja e numrit tĂ« anĂ«tarĂ«ve duhej tĂ« vinte gradualisht, siç tanimĂ« ka ndodhur.

TanimĂ«, nĂ« situatĂ«n kur kjo dispozitĂ« kalimtare ka humbur fuqinĂ« ligjore, aplikohet neni 13 i Ligjit nĂ« fjalĂ«, i cili thekson se: ‘1. Kuorumi i KĂ«shillit formohet me pesĂ« (5) anĂ«tarĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« edhe rastet disiplinore, pĂ«rveç nĂ«se parashihet ndryshe me kĂ«tĂ« ligj; 2. Vendimet e KĂ«shillit merren me shumicĂ« tĂ« thjeshtĂ« votash tĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit, pĂ«rveç nĂ«se parashihet ndryshe me ligj’”, thuhet nĂ« reagim.

IKD më tej thekson se sipas kësaj dispozite, situata është plotësisht e qartë: KPK ka kuorum të mjaftueshëm prej pesë anëtarësh për mbajtjen e takimit.

NdĂ«rkaq, vendimmarrja merret me shumicĂ«n e thjeshtĂ« tĂ« votave tĂ« tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit. Ligji nuk i referohet tĂ«rĂ«sisĂ« sĂ« numrit tĂ« anĂ«tarĂ«ve, por i referohet “anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit”, tĂ« cilĂ«t aktualisht janĂ« pesĂ« (5), dhe shumica e thjeshtĂ« e tyre Ă«shtĂ« tre.

“NĂ« rastin konkret, propozimi i anĂ«tarit tĂ« KPK-sĂ« ka pĂ«rmbushur kĂ«tĂ« kriter ligjor, pasi nĂ« mbledhje kanĂ« qenĂ« tĂ« pranishĂ«m pesĂ« (5) anĂ«tarĂ« tĂ« KPK-sĂ«, nga tĂ« cilĂ«t tre (3) kanĂ« votuar pro dhe dy (2) kundĂ«r. Rrjedhimisht, propozimi ka marrĂ« votat pĂ«r miratim dhe do tĂ« duhej tĂ« konsiderohej i miratuar.

IKD vlerĂ«son se ndĂ«rhyrje tĂ« tilla nĂ« procedurĂ«n e vendimmarrjes pĂ«rbĂ«jnĂ« tentativĂ« pĂ«r tĂ« sabotuar reformĂ«n nĂ« KPK pĂ«rmes shkeljeve tĂ« hapura ligjore. Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si konsideron se pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« i takon drejtpĂ«rdrejt Ushtruesit tĂ« DetyrĂ«s sĂ« Kryeprokurorit tĂ« Shtetit, i cili, nĂ« vend se tĂ« sigurojĂ« zbatimin e ligjit dhe funksionimin ligjor tĂ« KPK-sĂ«, ka zgjedhur tĂ« bllokojĂ« njĂ« proces tĂ« rregullt dhe tĂ« ligjshĂ«m vendimmarrĂ«s”, thuhet nĂ« reagim.

IKD i bën thirrje Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, që të veprojë në përputhje me detyrimet ligjore, duke e konstatuar pa vonesa certifikimin e rezultatit zgjedhor të 1 nëntorit 2025, ashtu siç u votua në takimin e djeshëm.

Instituti i Kosovës për Drejtësi më tej thekson se U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit do të duhej të shërbente si shembull i respektimit të ligjit dhe procedurës për të promovuar integritetin dhe kredibilitetin e sistemit prokurorial në këtë fazë kalimtare, duke marrë masa për funksionalizimin e Këshillit Prokurorial dhe për tranzicionin e shpejtë dhe pa vonesa te Kryesuesi i ardhshëm i KPK-së. /Telegrafi/

Kurti takon Komisioneren e BE-së për Zgjerim: Progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me statusin e vendit kandidat



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror takoi Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit të cilat janë kyçe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit, kryeministri Kurti ka thënë se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status.

“NĂ« takim u diskutua edhe rreth situatĂ«s gjeopolitike, Planit tĂ« Rritjes, bashkĂ«punimit rajonal dhe aktualitetit. Sa i pĂ«rket bashkĂ«punimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbĂ«shtet integrimin mĂ« tĂ« gjerĂ« ekonomik tĂ« rajonit bazuar nĂ« vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, thuhet tutje. /Telegrafi/

❌