Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se sonte pritet të jetë një natë kritike sa i përket qarkullimit rrugor në Kosovë, për shkak të rënies së theksuar të temperaturave.
Sipas tij, kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime qĂ« ato tĂ« zbresin deri nĂ« â9 gradĂ« Celsius, rrit rrezikun nĂ« trafik, pasi rrugĂ«t e lagura nga reshjet e shiut mund tĂ« ngrijnĂ« gjatĂ« natĂ«s.
Kurti ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe për të parandaluar aksidentet.
Ai ka theksuar se është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përfshirë pajisjen e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.
Kryeministri nĂ« detyrĂ« u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme gjatĂ« natĂ«s, ndĂ«rsa ata qĂ« janĂ« tĂ« detyruar tĂ« qarkullojnĂ«, tĂ« vozisin me kujdes tĂ« shtuar dhe tâu pĂ«rshtaten kushteve atmosferike.
Sipas Kurtit, institucionet po bëjnë maksimumin për të garantuar sigurinë në rrugë, por kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve për të ulur rrezikun dhe për të rritur sigurinë e përgjithshme./Telegrafi.
KRU âMitrovicaâ Sh.A. ka njoftuar se ka filluar trajtimin dhe shpĂ«rndarjen e ujit nga impiantet e saj, por me kapacitet tĂ« reduktuar. Sipas kompanisĂ«, rritja e kapacitetit do tĂ« bĂ«het gradualisht, varĂ«sisht nga krijimi i kushteve teknike.
Nga KRU âMitrovicaâ Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se uji i shpĂ«rndarĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk duhet tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r pije, por vetĂ«m pĂ«r nevoja higjienike dhe sanitare.
Gjatë ditës në komunën e Zubin Potokut, përkatësisht në Varagë, si pasojë e reshjeve ka rrëshqitur dheu, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e ujit, duke lënë qytetarët pa furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
NdĂ«rmarrja âIbĂ«r-Lepencâ ka njoftuar se rrĂ«shqitjet pĂ«rgjatĂ« kanalit kanĂ« ndikuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e ujit tĂ« papĂ«rpunuar, duke e bĂ«rĂ« atĂ« tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r trajtim nĂ« impiantet e KRU âMitrovicaâ.
NdĂ«rkohĂ«, KRU âMitrovicaâ ka sqaruar se ndĂ«rprerja e furnizimit ka ndodhur pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« nivelit tĂ« turbullirĂ«s nĂ« ujin e papĂ«rpunuar qĂ« vjen nga kanali i IbĂ«r-Lepencit.
GjatĂ« ditĂ«s, kjo kompani ka njoftuar se po realizon shpĂ«rndarje tĂ« ujit pĂ«rmes autobotĂ«ve nĂ« disa lokacione tĂ« qytetit, pĂ«rfshirĂ« rrugĂ«n âAli Zeneliâ, sheshin âAdem Jashariâ dhe rrugĂ«n âMehĂ« Ukaâ. Po ashtu, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se nga ora 15:00, nĂ« zonĂ«n e Tunelit tĂ« ParĂ«, autoboti do tĂ« jetĂ« i pozicionuar pranĂ« ShkollĂ«s sĂ« Mesme tĂ« LartĂ« âElena Gjikaâ.
Nga KRU âMitrovicaâ Ă«shtĂ« theksuar se qytetarĂ«t do tĂ« informohen me kohĂ« pĂ«r çdo pĂ«rmirĂ«sim tĂ« situatĂ«s dhe rikthimin e furnizimit normal me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.
Shirat e rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit nxitën vërshime në pjesë të mëdha të Kosovës, të cilat shkaktuan dëme materiale dhe detyruan autoritetet ta shtyjnë për disa ditë rifillimin e mësimit pas pushimit dimëror.
Reshjet e mëdha në ditët e fundit sollën përmbytje duke shkaktuar dëme në prona dhe infrastrukturë, evakuime, si dhe bllokim rrugësh të martën.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për banorët, bizneset dhe bujqit e prekur nga përmbytjet, duke paralajmëruar rrezikun e reshjeve të reja.
Sipas saj, secili banor duhet të ndihmohet, secili biznes të kompensohet dhe çdo bujk të marrë mbështetje, ndërsa çdo familje të ketë ndihmë emergjente.
Ajo theksoi se shteti duhet të jetë në terren pranë qytetarëve në Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe komunat e tjera të prekura.
Bajrami kërkoi që qeveria të sigurojë fonde emergjente, të hartojë një strategji dhe të ndajë buxhet në vitin 2026 për veprime konkrete në parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla në të ardhmen.
Gjendja me vĂ«rshime nĂ« vend vazhdon tĂ« jetĂ« âdinamikeâ nĂ« disa komuna, pĂ«rfshirĂ« Prizrenin, pasi Drini i BardhĂ« ka dalĂ« nga shtrati, tha Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) nĂ« Facebook.
Por, agjencia paralajmĂ«roi se gjendja mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet nĂ« rast se do tĂ« bjerĂ« mĂ« shumĂ« shi, âmegjithatĂ« rreziku i tanishĂ«m vlerĂ«sohet i menaxhueshĂ«m, me kapacitete tĂ« mjaftueshme reagimiâ.
Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.
Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./Telegrafi.
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, duke përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.
Familja po kthehej nga Kosova dhe aksidenti ndodhi pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.
Sipas informacionit tĂ« publikuar nga gazetari Bahri Ăani nĂ« Facebook, nĂ« makinĂ« kanĂ« qenĂ« prindĂ«rit me tre fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l, nga njĂ« deri nĂ« tre vjeç.
Të gjithë anëtarët e familjes kanë pësuar lëndime, ndërsa një prej fëmijëve ka marrë dëmtime më të rënda.
Të lënduarit janë dërguar në spitale, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Familja është me origjinë nga Rahoveci.
Gazetari u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, duke pasur parasysh kushtet jo të mira në rrugë dhe distancat e gjata nga vendlindja.
Kur kosovarët e diasporës kthehen në vendlindje për pushime, ata gjejnë kënaqësi në kohën e kaluar me familjarët, por gjithashtu shprehin shqetësime për kushtet e jetesës në Kosovë, veçanërisht për çmimet e larta dhe të ardhurat jo të kënaqshme.
Megjithatë, mërgimtarët ua qajnë hallin atyre që jetojnë në Kosovë, për shkak të kushteve të jetës, të cilat lidhen me të ardhura jo të kënaqshme, e çmime të zorshme.
Qytetari Ajet Jonuzaj shprehu shqetësime për çmimet, të cilat sipas tij janë më të shtrenjta se vitet e kaluara.
âDy javë⊠çmimet shumĂ« ma tĂ« shtrenjta se vitet e kaluara⊠jo nuk janĂ« tĂ« pĂ«rballueshme çmimet e qytetarĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«.â, tha:Jonuzaj.
Edhe Shpejtim Klinaku thotë se kaloi mirë, pasi bëri shumë vizita e shëtitje, por edhe këtij i vjen keq për situatën ekonomike në vendlindje.
â3 javĂ« jemi kon te familja jem, gruja te familja e vet, kemi dalĂ«, kemi shĂ«tit, ma mirĂ« se nĂ« KosovĂ« nuk ka kĂ«rkun⊠vallahin te çmimet veç gruja se une sâe di, ka ndryshime diçka pak, ama mendimi jem janĂ« shumĂ« kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, çfarĂ« rrogash i kanĂ«, çmimet janĂ« shumĂ« tĂ« shtrenjta, domethĂ«nĂ« sipas jush nuk janĂ« çmimet e pĂ«rballueshme pĂ«r qytetarĂ«t? Ashtu Ă«shtë⊠pozitive mendimi jem Ă«shtĂ« se pĂ«rpara kur kemi ardhĂ« kĂ«tu jemi marrĂ« shumĂ« me dokumente, me letĂ«rnjoftime tĂ« shkijeve, mendimi jem tash Ă«shtĂ« mirĂ« se veç ia jep letĂ«rnjoftimin, del, hyn edhe pa kurrfarĂ« problemi, qajo Ă«shtĂ« mĂ« e mira pĂ«r neve⊠sâka kurrfarĂ« shqetĂ«simi kur tĂ« vish nĂ« KosovĂ« sâka as AmerikĂ« as Dubai.â,theksoi:Klinaku.
Mira Hajdari dhe bashkëshorti i saj kaluan 10 ditë të pushimeve për festat e fundvitit në Kosovë. Ata përjetuan momente të mira, por thonë se vërejtën edhe ndryshime.
â10 ditĂ« kemi qĂ«ndru⊠ka ndryshime, mua mĂ« duket personalisht kur vi pĂ«r pushime, ndryshimet janĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha⊠pĂ«r mu jo, pĂ«r kĂ«ta kĂ«tu nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« zor⊠me 350 euro Ă«shtĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ« me ja dal⊠mĂ« e mira e kĂ«tuhit Ă«shtĂ« se ka gjallni, shumĂ« mirĂ« Ă«shtĂ«; shqetĂ«suese Ă«shtĂ« trafiku⊠veç, mundohem disi sikur me kon tĂ« huj, veç nuk vi mo kurr, qato e bojm me vje shumĂ« keqâ, shprehen ata pĂ«r KP.
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë kanë hyrë mbi 928 milionë euro si remitenca nga diaspora.
NjĂ« person Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« rrugĂ«n âUkshin Hotiâ, nĂ« lagjen Arbana tĂ« Prizrenit.
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se viktima është F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha.
Rasti është raportuar më 7 janar rreth orës 12:40, kur autoritetet morën njoftim për një person që dyshohej se nuk kishte shenja jete.
Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Policia e Ferizajt ka marrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, pas publikimit të kundërvajtjeve të tyre në rrjetet sociale.
Shoferi L.B., 21 vjeç, duke drejtuar një BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme ka arritur shpejtësi 209 km/h në një zonë me kufizim 50 km/h.
Ai është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentës për 12 muaj. Shoferi e ka pranuar shkeljen e shkaktuar.
Ndërsa shoferi tjetër, E.K., 27 vjeç, duke drejtuar një Seat Ibiza me targa vendore në fshatin Zllatar, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.
Ai është ndëshkuar me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative dhe gjithashtu ka pranuar kundërvajtjen.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.
QytetarĂ«t inkurajohen tĂ« raportojnĂ« çdo kundĂ«rvajtje nĂ« numrin 192 ose pĂ«rmes aplikacionit digjital âLajmĂ«ro PolicinĂ«â, duke garantuar konfidencialitet tĂ« plotĂ« pĂ«r identitetin e raportuesve.
Aktivisti Burim Qarri, ka paralajmëruar për rrezikun e madh që përmbytjet e fundit po krijojnë për jetën e qytetarëve.
Sipas tij, situata është pasojë e shkatërrimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa kontrolluara gjatë viteve të fundit.
âLumenjtĂ« gjithmonĂ« e gjejnĂ« rrugĂ«n e vet, uji nuk mund tĂ« ndalet. Por qytetet tona janĂ« ndĂ«rtuar mbi kĂ«to rrugĂ« natyrore tĂ« ujit, dhe pĂ«r pasojĂ« çdo investim dhe taksa e qytetarĂ«ve po shkatĂ«rrohet,â ka deklaruar Qarri pĂ«r Telegrafin.
Ai thekson se mungesa e planeve adekuate dhe shfrytëzimi politik i situatës po përkeqësojnë problemin.
âNĂ«se nuk organizohemi dhe nuk ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« planifikuar, pasojat janĂ« tĂ« pariparueshme, jo vetĂ«m kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, por edhe nĂ« rajon,â tha ai.
Qarri apelon pĂ«r marrjen e masave emergjente, ndĂ«rhyrje profesionale dhe planifikim afatgjatĂ« pĂ«r menaxhimin e lumenjve dhe ndĂ«rtimet e sigurta, duke paralajmĂ«ruar se ânĂ«se e duam vendin, duhet tĂ« punojmĂ« pĂ«r tĂ«, pĂ«rndryshe uji do ta marrĂ« gjithçkaâ.
Nxitja e pĂ«rçarjes ndĂ«retnike dhe ndĂ«rfetare mbetet njĂ« instrument sistematik, i planifikuar dhe shumĂ«dimensional nĂ« strategjinĂ« e SerbisĂ« pĂ«r destabilizimin e KosovĂ«s, vlerĂ«son Arben Fetoshi, drejtor i Instituti pĂ«r Studime tĂ« LuftĂ«s Hibride âOctopusâ, nĂ« njĂ« analizĂ« tĂ« publikuar me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Sipas Fetoshit, narrativat e përçarjes ndëretnike dhe ndërfetare kanë penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë dhe janë shfrytëzuar për ta instrumentalizuar atë kundër Republikës së Kosovës.
KĂ«to narrativa, thekson ai, janĂ« shoqĂ«ruar me njĂ« âviktimizimâ perfid, ku Kosova paraqitet si shtet âterroristâ dhe qĂ« âcenonâ liritĂ« fetare, shqiptarĂ«t si âekstremistĂ« islamikĂ«â, dhe sĂ« fundmi edhe diaspora shqiptare si ândĂ«rhyrjeâ kundĂ«r mirĂ«kuptimit dhe bashkĂ«jetesĂ«s nĂ« KosovĂ«.
Derisa pĂ«rçarja ndĂ«retnike pĂ«rbĂ«n themelin e kĂ«saj strategjie â pĂ«rmes kornizimit tĂ« KosovĂ«s si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r serbĂ«t lokalĂ« dhe âjustifikimitâ tĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« Beogradit â pĂ«rçarja ndĂ«rfetare, sipas analizĂ«s, pĂ«rfshin rolin aktiv dhe tĂ« sofistikuar tĂ« KishĂ«s Ortodokse Serbe nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r ta portretizuar KosovĂ«n si shoqĂ«ri radikale dhe jo tolerante nĂ« sytĂ« e bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.
Fetoshi thekson se kĂ«to dy konstante tĂ« strategjisĂ« destabilizuese amplifikohen veçanĂ«risht gjatĂ« periudhave festive, si Krishtlindja Ortodokse sot, kur pretendimet e Gjuriqit pĂ«r ângacmimeâ e âpresioneâ apo pĂ«r triumfin e âMbretĂ«risĂ« Qielloreâ tĂ« peshkopit Ilarion, mund tĂ« pranohen mĂ« lehtĂ« nĂ« opinionin e brendshĂ«m dhe atĂ« ndĂ«rkombĂ«tar.
âNĂ« vend qĂ« festat tĂ« jenĂ« momente reflektimi pĂ«r paqen dhe bashkĂ«jetesĂ«n, Krishtlindja Ortodokse instrumentalizohet nĂ« strategjinĂ« e viktimizimit, pĂ«r tĂ« nxitur pĂ«rceptimin e njĂ« ârrezikuâ ndaj besimit ortodoks dhe trashĂ«gimisĂ« fetare serbe nĂ« KosovĂ«â, vlerĂ«son ai.
Sipas drejtorit tĂ« Institutit Octopus, pĂ«rmes deklaratave tĂ« sinkronizuara tĂ« zyrtarĂ«ve shtetĂ«rorĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« KishĂ«s Serbe dhe mediave nĂ« Serbi, ndĂ«rtohet narrativa e ârrethimitâ dhe âpersekutimitâ, e cila synon ta mbajĂ« komunitetin serb nĂ« gjendje izolimi dhe frike tĂ« pĂ«rhershme.
Kjo, sipas tij, përbën një mjet të sofistikuar të luftës hibride që synon ta dëmtojë imazhin e Kosovës dhe të nxisë dyshime te partnerët perëndimorë.
âDerisa nĂ« shoqĂ«ritĂ« normale, festat fetare e forcojnĂ« kohezionin shoqĂ«ror, nĂ« rastin e SerbisĂ« ato keqpĂ«rdoren si âarmĂ«â politike nĂ« emĂ«r tĂ« fesĂ«â, thotĂ« Fetoshi, duke nĂ«nvizuar se liria dhe toleranca fetare nĂ« KosovĂ« kanĂ« qenĂ« dhe mbeten vlera tĂ« pacenueshme kulturore, pĂ«rtej garancive kushtetuese.
Sipas Fetoshit, demaskimi i kësaj strategjie është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkan, ndërsa një kundërpërgjigje e qartë, e bazuar në faktet historike të bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar në Kosovë, mbetet e domosdoshme për neutralizimin e përdorimit të festave si mjete destabilizimi.
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se publikimi i detajeve për armatimin që blen FSK-ja nuk duhet të përdoret për qëllime mediatike apo politike.
Në emisionin FIVE, Kastrati tha se qeveria dhe institucionet duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos i shndërrojnë Forcat e Armatosura në mjet fushate.
Ai ka shtuar se ndonëse karakteristikat teknike të armatimit janë të njohura publikisht, detaje si sasia, vendosja dhe mënyra e përdorimit nuk duhet të publikohen.
âMe tĂ« vĂ«rtetĂ« me keqardhje i shoh tĂ« gjitha kĂ«to ngjarje mediatike. Do tĂ« sugjeroja fuqishĂ«m, si pĂ«r QeverinĂ« ashtu edhe pĂ«r institucionet, qĂ« tĂ« mos i pĂ«rdorin forcat tona tĂ« armatosura pĂ«r fushata mediatike apo politike. TĂ« gjitha armĂ«t qĂ« blihen, qoftĂ« tipi apo sasia e tyre, nuk do tĂ« duhej tĂ« bĂ«heshin publike pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« publikut â e ajo pjesĂ« janĂ« fqinjtĂ« tanĂ«. Pse duhet ta dinĂ« ata se me çfarĂ« po furnizohemi, me cilĂ«t dronĂ« apo raketa? KĂ«to çështje nuk do tĂ« duhej tĂ« ishin kaq mediatike. E kemi parĂ« edhe me dronĂ«t qĂ« erdhĂ«n nga Turqia â çdo blerje bĂ«het publike dhe shndĂ«rrohet nĂ« lajm pĂ«r interesa tĂ« ngushta, qofshin ato mediatike apo politikeâ, ka deklaruar ai.
Kastrati përmendi edhe rastin e mëhershëm të dronëve të blerë nga Turqia, duke thënë se çdo blerje po shoqërohet me ekspozim të tepruar mediatik për interesa politike apo të ngushta.
âArmiku asnjĂ«herĂ« nuk bĂ«n ta dijĂ« se me çfarĂ« sasie tĂ« armatimeve dhe çfarĂ« numri posedon FSK-ja sa i pĂ«rket karakteristikat e kĂ«tyre armĂ«ve ato dihen janĂ« publike mirĂ«po sasia vendndodhja e tyre, pĂ«rdorimi i tyre kush i pĂ«rdorĂ« duhet tĂ« jenĂ« jo publikeâ ka theksuar ai.
Deklarata e tij vjen pas pranimit nga Kosova të një dërgese me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia.
Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në disa vendbanime, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për të mbështetur Autoritetet Civile në menaxhimin e situatës.
Me urdhër të Komandantit të FSK-së, ekipet kanë intervenuar për shpëtimin e jetëve, duke vepruar sipas kërkesave të Qendrës së Situatave të Republikës së Kosovës.
Njësitë e Forcës së Sigurisë mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë dhe kapacitete të Mbështetjes Ushtarake në zonat e prekura.
Shiu pushoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n ditĂ«n por reshjet rifilluan pasdite vonĂ«. Gjendja me vĂ«rshime nĂ« vend vazhdon tĂ« jetĂ« âdinamikeâ nĂ« disa komuna, pĂ«rfshirĂ« Prizrenin, pasi Drini i BardhĂ« ka dalĂ« nga shtrati, tha Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) nĂ« Facebook.
Por, agjencia paralajmĂ«roi se gjendja mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet nĂ« rast se do tĂ« bjerĂ« mĂ« shumĂ« shi, âmegjithatĂ« rreziku i tanishĂ«m vlerĂ«sohet i menaxhueshĂ«m, me kapacitete tĂ« mjaftueshme reagimiâ.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se vërshimet kanë shkaktuar telashe me ujin e pijes në disa pjesë të vendit, si Prishtina, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Kamenica, Vitia, Deçani, Klina dhe Mitrovica.
Instituti tha se do ta vëzhgojë dhe vlerësojë cilësinë e ujit të pijës në bashkëpunim me ujësjellesit rajonalë për shkak të turbullirave të shkaktuara nga vërshimet./Telegrafi.
Në orët e mbrëmjes, presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.
Qëllimi i vizitës ishte njoftimi i drejtpërdrejtë me gjendjen e krijuar nga reshjet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Malishevës.
Kryetari Ekrem Kastrati, pasi e falënderoi Presidenten për vizitën, e informoi atë për situatën aktuale, masat e ndërmarra për menaxhimin e saj, si dhe për rreziqet potenciale me të cilat është përballur komuna.
Ai theksoi se është aktivizuar Shtabi Emergjent, se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe sa komuna ju ka dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pasur nevojë.
âKemi monitoruar vazhdimisht digĂ«n e Liqenit tĂ« MirushĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« rrezikut qĂ« mund tĂ« paraqesĂ« ndonjĂ« avariâ. Po ashtu, kryetari Kastrati, e ka informuar presidenten edhe pĂ«r dĂ«met e shkaktuara deri mĂ« tani. Ai po ashtu kĂ«rkoi mbĂ«shtetjen e nivelit qendror pĂ«r sanimin e dĂ«meve, kompensimin e tĂ« dĂ«mtuarve dhe rindĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s sĂ« dĂ«mtuar, pĂ«rfshirĂ« digĂ«n dhe disa ura.
Nga ana e saj, Osmani përgëzoi Komunën e Malishevës dhe të gjitha ekipet emergjente për menaxhimin e situatës, duke shprehur solidarizimin e plotë me qytetarët dhe institucionet lokale.
Ajo theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë, nuk ka pasur humbje jete dhe se mbrojtja e jetës së qytetarëve ka qenë prioritet.
âBashkĂ« gjithmonĂ« mund tĂ« punojmĂ« nĂ« menaxhimin dhe parandalimin e situatave tĂ« tilla, sidomos tani qĂ« problemet janĂ« identifikuar, gjĂ« qĂ« e lehtĂ«son marrjen e masave nga tĂ« gjitha niveletâ, tha Presidentja Osmani, duke ofruar mbĂ«shtetjen e plotĂ« tĂ« PresidencĂ«s nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s.
Pas takimit, Osmani dhe Kryetari Kastrati vizituan digĂ«n e Liqenit tĂ« MirushĂ«s, pĂ«r tâu njohur nga afĂ«r me gjendjen dhe rrezikun eventual qĂ« mund tĂ« paraqesĂ« ajo.
NjĂ« makinĂ« luksoze e llojit âBMW M8â, e vjedhur nĂ« Gjermani, Ă«shtĂ« gjetur nĂ« TiranĂ«.
Sipas njoftimit të Policisë, ajo dyshohet të jetë trafikuar dhe shitur në Tiranë nga një shtetas shqiptar i Kosovës.
Policia ka proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri.
âSi rezultat i operacionit âStolen Lineâ, u sekuestrua njĂ« automjet tip âBMW M8â, me vlerĂ« rreth 140,000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur nĂ« Gjermani. NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« rast, u identifikua dhe u shpall nĂ« kĂ«rkim shtetasi qĂ« dyshohet se e ka sjellĂ« automjetin nĂ« ShqipĂ«ri me qĂ«llim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerĂ«si i automjetit (njĂ«kohĂ«sisht drejtues i tij nĂ« momentin e ndalimit), E. D., 39 vjeç. PĂ«r momentin, punohet pĂ«r kapjen e 42-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprĂ«n penale âTrafikimi i mjeteve motorikeâ, njofton Policia.
Operacioni policor i koduar âStolen Lineâ, kundĂ«r trafikimit tĂ« automjeteve luksoze tĂ« vjedhura jashtĂ« shtetit nĂ« ShqipĂ«ri, ka çuar deri mĂ« tani nĂ« sekuestrimin e pesĂ« automjeteve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Gjakovën pas vërshimeve të ditëve të fundit, ku ka shprehur solidaritet me qytetarët dhe ka vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës.
âSot ishim kĂ«tu sĂ« bashku me ekipin tonĂ« pĂ«r tĂ« shprehur solidaritetin me tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e GjakovĂ«s, me komunĂ«n e GjakovĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve tĂ« krijuara nga vĂ«rshimet e djeshme. FatmirĂ«sisht, ato pak a shumĂ« janĂ« ndalur dhe po shpresojmĂ« qĂ« nuk nuk do tĂ« ketĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«tejme, por dua t'i falenderoj tĂ« gjitha institucionet qĂ« janĂ« angazhuar pa ndalĂ«, nga kryetari i komunĂ«s dhe tĂ« gjitha institucionet lokale tek institucionet qendrore, agjencitĂ« e emergjencave, organet e rendit dhe secilin qytetar qĂ« ka treguar solidaritet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo gjendje tĂ« tejkalohet mĂ« me lehtĂ«siâ, tha Osmani.
Ajo shtoi se ka familje të prekura nga kjo situatë dhe se institucionet do të jenë pranë tyre.
âNatyrisht qĂ« ka familje tĂ« prekura nga kjo situatĂ«, vendbanimet e tĂ« cilĂ«ve janĂ« dĂ«mtuar. Do tĂ« punojmĂ« bashkarisht qĂ« kjo tĂ« tejkalohet dhe tĂ« jemi pranĂ« tyre nĂ« pĂ«rballjen me kĂ«tĂ« situatĂ«. Kryetari Gjini na njoftoi pĂ«r tĂ« gjitha masat qĂ« janĂ« ndĂ«rmarrĂ« e po ashtu pĂ«r planet qĂ« do tĂ« hartohen nĂ« vazhdimĂ«si sa i pĂ«rket kalkulimit dhe kompenzimit tĂ« dĂ«meve dhe po ashtu çështjeve tĂ« tjera. Do tĂ« jemi aty pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar sepse çdo sfidĂ« Ă«shtĂ« e tejkalueshme atĂ«herĂ« kur punojmĂ« bashkĂ«â, theksoi Osmani.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e cilësoi vizitën e presidentes si të rëndësishme dhe bëri të ditur se situata është drejt stabilizimit.
Gjini: Po duket që situata ka me qenë më mirë
âĂshtĂ« vizitĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. E kemi kaluar njĂ« dy-tri ditĂ« goxha tĂ« zorshme, po sot Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« niveli i ujĂ«rave ka rĂ«nĂ« edhe nuk po shihet qĂ« do tĂ« kemi rritje ose rritje tĂ« problemit nĂ« ditĂ«t qĂ« vijnĂ«. Po duket qĂ« situata ka me qenĂ« mĂ« mirĂ«â, tha Gjini.
Ai njoftoi se gjatë vërshimeve ka pasur edhe evakuime të qytetarëve.
âPo, kemi pasur disa evakuime, i kemi vendosur nĂ« objektet tona tĂ« banimit social. Ka familjarĂ« tĂ« cilĂ«t i kanĂ« marrĂ« tĂ« afĂ«rmit e vet nĂ«pĂ«r shtĂ«pitĂ« e tyre. Jemi kujdesur deri sot pĂ«r ushqim, njĂ« pjesĂ« edhe pĂ«r veshmbathjeâ, u shpreh ai.
Gjini shtoi se ekipet komunale janĂ« duke punuar nĂ« sanimin e dĂ«meve dhe pastrimin e zonave tĂ« prekura. âJemi duke i sanuar dĂ«met aty ku mundemi, duke i pastruar rrugĂ«t prej shembjeve ose prej vĂ«rshimeve ose prej mbeturinave fatkeqĂ«sisht qĂ« kanĂ« sjellĂ« dĂ«me tĂ« shumta, fatkeqĂ«sisht duhet me thĂ«nĂ«â, tha ai.
Sipas tij, nga dita e nesërme do të nisë procesi zyrtar i vlerësimit të dëmeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të shiut, janë paralajmëruar probleme me ujin e pijes në disa rajone, gjatë së mërkurës, më 07.01.2026.
Sipas IKSHPK-së, në rajonin e Prishtinës, fabrikat e ujit në Shkabaj dhe Bivolak nuk janë funksionale për shkak të turbullirës së madhe, ndërsa sistemet në Badovc dhe Batllavë funksionojnë normalisht dhe aktualisht nuk ka probleme me cilësinë e ujit në rrjet.
NĂ« rajonin e Prizrenit, thuhet se uji nga â40 bunarĂ«tâ pĂ«rdoret vetĂ«m pĂ«r nevoja sanitare dhe nuk Ă«shtĂ« i sigurt pĂ«r pije, ndĂ«rsa nĂ« burimet e tjera si Cvilen dhe Soz, Ă«shtĂ« i sigurt.
Në Suharekë dhe Malishevë, raportohet se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për pije, ndërsa në Dragash gjendja paraqitet stabile.
Në rajonin e Gjilanit, uji i pijes thuhet se është në rregull në qytetin e Gjilanit, por në fshatin Berivojcë të Kamenicës janë vërejtur nitrate të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije. Në Viti, furnizimi është ndërprerë për shkak të turbullirës.
Në rajonin e Pejës thuhet se janë vërejtur turbullira në disa burime, me ndërprerje të furnizimit në Deçan dhe në zonën e Jarinës në Klinë. Në Pejë, furnizimi nga burimi i Radacit ka rifilluar normalisht.
Sipas njoftimit, uji i pijes në Ferizaj dhe Gjakovë është i sigurt, përderisa në disa burime lokale në rajonin e Gjakovës uji nuk duhet të përdoret për pije.
Instituti njofton po ashtu se edhe në rajonin e Mitrovicës, uji ende nuk është i sigurt për konsum për shkak të turbullirës së madhe dhe nuk do të lëshohet për pije për një periudhë të caktuar.
IKSHPK u rekomandon qytetarëve që ujin nga bunarët e pambrojtur ta vlojnë para përdorimit, të përdorin vetëm burime të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare të institucioneve në komunat e tyre.
âQytetarĂ«t qĂ« furnizohen me ujĂ« nga bunarĂ« tĂ« pambrojtur (pĂ«r arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet qĂ« uji tĂ« vlohet para pĂ«rdorimit ose tĂ« shfrytĂ«zohen burime alternative pĂ«r furnizim me ujĂ« tĂ« sigurt. Ushqimi tĂ« ruhet nĂ« vende tĂ« sigurta dhe tĂ« mos konsumohet ushqimi qĂ« ka qenĂ« nĂ« kontakt me ujin e shiut. ShfrytĂ«zoni ujin vetĂ«m nga burimet e sigurtaâ- thuhet nĂ« njoftimin publik.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në pjesë të mëdha të Kosovës, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale, probleme në infrastrukturë dhe vështirësi në qarkullim.
Si pasojë e përmbytjeve, autoritetet u detyruan të shtyjnë për disa ditë rifillimin e procesit mësimor pas pushimit dimëror, për shkak të situatës së rënduar dhe rrezikut për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.
Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të pronave private, tokave bujqësore dhe rrugëve, ndërsa në disa zona janë raportuar edhe evakuime të banorëve. Të martën, qarkullimi në disa akse rrugore është bllokuar përkohësisht për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Telegrafi ka realizuar disa fotografi përmes dronit, të cilat pasqyrojnë gjendjen e krijuar nga vërshimet e lumit Drin.
Pamjet tregojnë shtrirjen e madhe të ujit dhe dëmet e shkaktuara në zonat përreth, duke dëshmuar përmasat e situatës.
Autoritetet kompetente janë në terren dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe rrugëve të rrezikuara nga përmbytjet, derisa situata të stabilizohet.
Situata në qytetin e Gjakovës paraqitet e qetë dhe stabile pas vërshimeve të ditëve të fundit. Sipas autoriteteve në terren, gjendja është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet emergjente janë duke intervenuar për të normalizuar situatën.
Xhevdet Brahimaj, komandant i zjarrfikësve në Gjakovë theksoi për KosovaPress se aktualisht, fokusi i ndërhyrjeve është te largimi i ujit nga bodrumet e shtëpive të prekura.
Sipas tij, nuk ka më zona që konsiderohen të rrezikshme dhe se ndërhyrjet po kryhen bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.
Brahimaj tha se si pasojë e vërshimeve, një ditë më parë janë evakuuar rreth 45 persona. Me kërkesën e tyre, ata janë sistemuar në banesat sociale të ofruara nga Komuna e Gjakovës.
Ai tja se në krahasim me natën e kaluar, gjendja është normalizuar dhe nuk ka më rrezik për vërshime të reja.
Sipas tij, ekipet do të vazhdojnë punën në terren derisa të përfundojnë të gjitha intervenimet e nevojshme në pronat e banorëve.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Gjakovë. Kjo vizitë erdhi pas vërshimeve që kanë prekur këtë komunë.
Osmani u takua me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për të diskutuar situatën aktuale, ndërsa më pas pritet të vizitojë edhe Shtabin Emergjent.
Incidentet e ndodhura në prag të Krishtlindjeve Ortodokse (Badnji dan) në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë kanë nxitur debat të gjerë publik dhe janë politizuar brenda dhe jashtë Kosovës.
Megjithatë, sipas një analize të publikuar nga The Kosovo Dispatch, këto ngjarje nuk përbëjnë çështje fetare, por tregojnë mangësi në zbatimin praktik të autoritetit policor në mjedise të ndjeshme etnike.
Sipas analizës, rendi ligjor i Kosovës nuk ndalon shfaqjen e simboleve fetare apo etnike, ndërsa ndërhyrja e policisë lejohet vetëm në rastet kur ekzistojnë rreziqe konkrete për rendin publik. Në incidentet e regjistruara, një lidhje e tillë nuk është artikuluar qartë në terren, duke krijuar paqartësi ligjore dhe mungesë transparence institucionale.
Në Mitrovicën e Veriut, policia ndërhyri për të ndaluar vendosjen e një banderole me urim tradicional ortodoks, duke konfiskuar përkohësisht banderolën dhe duke iniciuar kallëzim kundërvajtjeje ndaj kryetarit të komunës. Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, banderola u kthye dhe u vendos pa incidente.
Ndërkohë, në Graçanicë, policia ndaloi qytetarë që po ktheheshin nga prerja tradicionale e badnjakut, duke konfiskuar përkohësisht bluza me mbishkrime dhe simbole fetare. As në këtë rast nuk pati arrestime, dhunë apo çrregullim publik.
The Kosovo Dispatch vlerëson se problemi kryesor nuk ishte qëllimi i policisë, por mungesa e artikulimit ligjor, disproporcionaliteti i masave dhe komunikimi i paqëndrueshëm institucional. Analiza thekson se disa oficerë nuk posedojnë njohuri të mjaftueshme gjuhësore dhe kulturore për mjedise me etni të përziera, çka rrit rrezikun e keqinterpretimit të shprehjeve të ligjshme.
Po ashtu, theksohet se këto incidente u shfrytëzuan shpejt nga media dhe rrjete serbe për të ndërtuar narrativa për shtypje fetare, pavarësisht se shprehja ligjore u lejua në fund. Mungesa e reagimit të qartë dhe të shpejtë institucional, sipas analizës, krijoi hapësirë për deformim të fakteve.
Në kontekstin politik, analiza përmend edhe mungesën e angazhimit të Listës Serbe me institucionet qendrore, duke vlerësuar se ky boshllëk qeverisjeje e vështirëson zgjidhjen teknike të çështjeve administrative dhe nxit përshkallëzim publik.
The Kosovo Dispatch vlerëson ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti si faktor kyç në deeskalimin e situatës dhe garantimin e shprehjes së ligjshme, por thekson se korrigjimi pas faktit nuk është i mjaftueshëm.
Sipas analizës, Policia e Kosovës ka nevojë për udhëzime më të qarta operacionale, trajnim të detyrueshëm gjuhësor dhe kulturor, si dhe standarde më të forta për arsyetimin ligjor në momentin e zbatimit.
Vetëm përmes mësimit institucional dhe përgjegjësisë së hapur, theksohet, mund të forcohet besimi publik dhe kredibiliteti ndërkombëtar i Kosovës nën sundimin e ligjit.
Kur Ministri i JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq, akuzoi autoritetet e KosovĂ«s se po shĂ«njestrojnĂ« âserbĂ«t e krishterĂ« nĂ« natĂ«n mĂ« tĂ« shenjtĂ« tĂ« kalendarit ortodoksâ, ai nuk po reagonte ndaj asnjĂ« incidenti policor.
Ai po promovonte një kornizë të njohur dhe të qëllimshme - një që i riformulon mosmarrëveshjet administrative dhe dështimet e qeverisjes si prova të persekutimit fetar.
Ky dallim ka rëndësi. Akuzat për shtypje fetare janë ndër pretendimet më të rënda që mund të bëjë një zyrtar shtetëror.
Ato kërkojnë saktësi, prova dhe proporcionalitet. Ajo që ofroi Gjuriçi në vend të kësaj ishte përshkallëzimi i narrativës: një zhvendosje nga ligji dhe institucionet në besim dhe identitet, duke errësuar faktet dhe duke ngurtësuar qëndrimet në një moment kur normalizimi kërkon të kundërtën.
ĂfarĂ« ndodhi?
Incidentet e cituara nga Gjuriq ndodhën në prag të Krishtlindjeve Ortodokse në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë. Në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ndërhyri përkohësisht për të parandaluar vendosjen e një banderole me një përshëndetje tradicionale ortodokse të Krishtlindjeve. Banderola u kthye më vonë dhe u instalua.
Në Graçanicë, policia ndaloi për pak kohë qytetarët që po ktheheshin nga një ritual i Badnji danit dhe u kërkoi atyre të hiqnin bluzat me mbishkrime fetare.
Bluzat u kthyen. Nuk u bë asnjë arrestim. Nuk pati dhunë. Asnjë shërbesë kishtare nuk u ndërpre.
Këto fakte nuk janë në diskutim. Ajo që është në diskutim është kuptimi i tyre.
Ajo që nuk ndodhi është po aq e rëndësishme. Nuk kishte ndalim të adhurimit ortodoks. Asnjë ndalim të simboleve fetare sipas ligjit të Kosovës. Asnjë ndërprerje të liturgjive ose riteve fetare. Një fushatë persekutimi fetar nuk përmbyset brenda pak orësh, as nuk e lë të paprekur kuadrin ligjor që mbron lirinë e besimit dhe të shprehjes.
Ligj, jo besim
Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut garantojnë lirinë e fesë dhe të shprehjes.
Autoriteti i policisë për të ndërhyrë lind vetëm kur shprehja lidhet me rreziqe konkrete: nxitje, kërcënime të menjëhershme për rendin publik ose sjellje të paligjshme. Në këto raste, problemi nuk ishte mungesa e këtyre mbrojtjeve, por mënyra se si ushtrohej diskrecioni policor.
Policia e Kosovës dështoi në tri fusha. Së pari, artikulimi ligjor: urdhrat thuhet se u zbatuan pa referencë të qartë në bazën ligjore në momentin e veprimit. Së dyti, proporcionaliteti: masat e anuluara më vonë brenda disa orësh ngrenë pyetje legjitime në lidhje me domosdoshmërinë fillestare. Së treti, komunikimi: shpjegimet jokonsistente krijuan konfuzion dhe mosbesim.
Këto janë çështje qeverisjeje dhe kapaciteti, jo prova të armiqësisë fetare. Ngatërrimi i të dyjave është analitikisht i gabuar dhe politikisht i pamatur.
Strategjia e mospërfilljes
Deklarata e Gjuriçit mbështetet më pak në atë që thotë sesa në atë që lë jashtë. Ajo lë jashtë atë shprehje ligjore që në fund të fundit mbizotëroi. Ajo lë jashtë mbrojtjet kushtetuese të Kosovës. Ajo lë jashtë praninë e KFOR-it, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut - institucione që monitorojnë sigurinë, policinë, gjykatat dhe zgjedhjet në një nga territoret më të mbikëqyrura ndërkombëtarisht në Evropë.
Në vend të kësaj, Kosova paraqitet si një vakum informacioni, një hapësirë pa dëshmitarë, ku vetëm Beogradi mund të shohë qartë. Ky veprim retorik nuk është i rastësishëm. Një narrativë që fshin verifikimin e pavarur e ngre pohimin politik në fakt të supozuar.
Gjuriç pĂ«rmendi gjithashtu njĂ« incident nĂ« Prizren, duke pretenduar se njĂ« âaktivist politik i maskuar si priftâ u pĂ«rpoq tĂ« prishte ose pĂ«rdhoste festimet ortodokse. Referenca synon tĂ« pĂ«rforcojĂ« njĂ« pretendim mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r armiqĂ«si fetare. MegjithatĂ«, faktet tregojnĂ« diku tjetĂ«r.
Episodi përfshinte Nikolla Xhufkën, një figurë fetare, statusi i të cilit është i kontestuar brenda hierarkive kishtare ortodokse .
Ky mosmarrëveshje e brendshme nuk është çështja ligjore përkatëse. Sipas ligjit të Kosovës dhe standardeve evropiane të të drejtave të njeriut, individët dhe grupet janë të lirë të përcaktojnë identitetin e tyre fetar dhe të kryejnë ritet fetare pavarësisht njohjes kanonike. Mosnjohja nga kishat e themeluara nuk e bën aktivitetin fetar të paligjshëm.
ĂĂ«shtja thelbĂ«sore Ă«shtĂ« se episodi i Prizrenit nuk mbĂ«shtet pretendimet pĂ«r shtypje shtetĂ«rore tĂ« OrtodoksisĂ«. Ritet publike ortodokse - duke pĂ«rfshirĂ« ceremonitĂ« e hapura, tĂ« ngarkuara simbolikisht nĂ« hapĂ«sirat e pĂ«rbashkĂ«ta qytetare - u zhvilluan pa ndĂ«rhyrjen e policisĂ«.
Asnjë shërbesë nuk u ndalua. Asnjë ritual nuk u ndalua. Kur autoritetet ndërhynë diku tjetër, kjo kishte të bënte me çështje të sjelljes dhe rendit publik, jo me besimin. Ngatërrimi i të dyjave shkatërron një kufi ligjor që demokracitë evropiane duhet të ruajnë.
Pretendimi dhe besueshmĂ«ria e âKurtit anti-kristianâ
Përpjekja për ta portretizuar Albin Kurtin si person që ndjek një axhendë antikristiane has gjithashtu në një problem themelor besueshmërie: nuk i reziston shqyrtimit minimal as të realitetit personal, as të të dhënave institucionale.
Kurti është i martuar për më shumë se një dekadë me Rita Augestad Knudsen , një shtetase norvegjeze nga një vend i formuar nga një traditë e gjatë e krishterë dhe një studiuese e lartë në institutin kryesor të politikës së jashtme të Norvegjisë.
Kjo nuk ofrohet si një argument politik, as nuk duhet ekzagjeruar. Ajo ilustron një pikë më të gjerë: pretendimet për armiqësi ideologjike ndaj Krishterimit kërkojnë një nivel abstraksioni që injoron faktet e dukshme personale dhe shoqërore.
Më e rëndësishmja, qeveritë e Kurtit kanë vepruar brenda - dhe kanë mbështetur - një kornizë kushtetuese që garanton në mënyrë të qartë lirinë e fesë dhe mbron të gjitha bashkësitë fetare, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe. Kishat funksionojnë hapur. Ritet fetare zhvillohen pa ndalime.
Besimi nuk rregullohet nga shteti. Cilado qoftë kritika që mund të drejtohen ndaj vendimeve policore ose ekzekutimit institucional, nuk ka prova të një axhende qeverisëse të drejtuar kundër Krishterimit si të tillë.
Prandaj, vazhdimĂ«sia e etiketĂ«s âanti-kristianeâ pasqyron ndĂ«rtimin narrativ dhe jo analizĂ«n e politikave. Ajo zĂ«vendĂ«son karikaturĂ«n nĂ« vend tĂ« provave dhe identitetin nĂ« vend tĂ« sjelljes.
Për audiencën ndërkombëtare, ky dallim ka rëndësi: besueshmëria është kumulative dhe akuzat gjithëpërfshirëse që shpërfillin mbrojtjet institucionale dobësojnë seriozitetin e shqetësimeve legjitime të ngritura diku tjetër.
Instrumentalizimi i fesë
Aspekti më i rëndësishëm i formulimit të Gjuriçit nuk është pasaktësia, por metoda e tij. Duke shpërbërë besimin, etninë dhe besnikërinë politike në një identitet të vetëm - "serbët e krishterë" nën rrethim - Serbia i transformon çështjet e negociueshme të qeverisjes në absolute morale. Gabimet administrative bëhen akte përdhosjeje. Dështimet institucionale të korrigjueshme riformulohen si sulme qytetëruese.
Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Ortodoksisë. Kulti ortodoks në Kosovë vazhdon hapur, publikisht dhe ligjërisht. Ka të bëjë me përdorimin e fesë si mburojë kundër shqyrtimit dhe si levë në një mosmarrëveshje politike mbi sovranitetin dhe autoritetin.
Efekti është ngushtimi i hapësirës për kompromis. Pasi konflikti hidhet si fetar, ligji bëhet dytësor dhe llogaridhënia dyshohet. Dialogu mbijeton në mënyrë retorike, por zgjidhja shtyhet në mënyrë strukturore.
Përgjegjësia dhe reciprociteti
Përgjegjësia e Kosovës është e qartë. Policia ka nevojë për udhëzime më të mira operative, trajnim më të fortë gjuhësor dhe kontekstual në mjedise me etni të përziera, si dhe standarde më të rrepta të shpjegimit ligjor në momentin e zbatimit të ligjit.
Gabimet duhen korrigjuar herët dhe hapur.
Përgjegjësia e Serbisë është po aq e qartë. Akuzat serioze kërkojnë prova, jo absolute. Mosmarrëveshjet për qeverisjen duhet të trajtohen si çështje ligjore dhe institucionale, jo të ngrihen në padi fetare.
Për partnerët ndërkombëtarë, ia vlen të kujtojmë gjithashtu se pretendimet për persekutim fetar e marrin forcën e tyre jo nga retorika, por nga qëndrueshmëria. Liria e fesë është një detyrim reciprok sipas normave ligjore dhe politike evropiane, jo një instrument selektiv që duhet të vendoset përtej kufijve.
Kur besimi përdoret si mburojë për objektiva politike, funksioni i tij mbrojtës dobësohet kudo - përfshirë brenda shteteve që paraqesin pretendime të tilla.
Besimi meriton mbrojtje. Ai nuk meriton rekrutim në luftë politike. E ardhmja e Kosovës do të formësohet nga ligji, institucionet dhe llogaridhënia - jo nga instrumentalizimi i besimit.
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Në njoftim thuhet se Policia po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.
âSiguria fillon nga ju. Kur kushtet nĂ« rrugĂ« ndryshojnĂ«, kujdesi duhet tĂ« rritetâ, thuhet nĂ« njoftim.
Dje, dhe sot vendi është duke u përballur me reshja të mëdha të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore.