❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Marjeta Përlala emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

TIRANË, 15 janar/ATSh/ KĂ«shilli i Ministrave emĂ«roi sot Marjeta PĂ«rlalĂ«n nĂ« postin e drejtores sĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mjedisit.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një institucion qendror publik në varësi të ministrit të Mjedisit, që ushtron juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës qendrore dhe katër Agjencive Rajonale të Mjedisit.

AKM-ja ka për mision mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut.

Po ashtu, ajo sigurohet për përdorimin e matur dhe racional të natyrës e të burimeve të saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

/m.m/r.e/a.f/

The post Marjeta Përlala emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

TIRANË, 15 janar/ATSh/ KĂ«shilli i Ministrave pĂ«rcaktoi sot kriteret e veçanta dhe procedurat pĂ«r pĂ«rzgjedhjen, emĂ«rimin, vlerĂ«simin e rezultateve nĂ« punĂ«, disiplinĂ«n, lirimin dhe shkarkimin nga detyra tĂ« Inspektorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m.

Vendimi parashikon kriteret që duhet të plotësojë kandidati për Inspektor të Përgjithshëm, si dhe procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të tij.

Vendimi parashikon krijimin e një komisioni ad hoc të përbërë nga: një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm; një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike; një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Ky komision shqyrton dokumentacionin dhe zhvillon intervistat me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.

“VlerĂ«simi i kandidatĂ«ve bĂ«het nĂ« njĂ« total prej 100 pikĂ«sh, ku me 60 pikĂ« vlerĂ«sohet pĂ«rvoja profesionale dhe me 40 pikĂ« intervista e strukturuar me gojĂ«.

Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.

Po ashtu, Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

Ndërkohë vendimi parashikon se në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim Inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.

Për këtë urdhërohet ngritja e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të Inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.

Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës edhe masat përkatëse disiplinore.

Inspektori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

/m.m/a.f/r.e/

The post Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku “Dua tĂ« luaj” nĂ« Fier, 193,4 milionĂ« lekĂ« pĂ«r shpronĂ«simet

TIRANË, 15 janar/ATSh/ KĂ«shilli i Ministrave vendosi sot shpronĂ«simin pĂ«r interes publik, tĂ« pronarĂ«ve tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme qĂ« preken nga realizimi i projektit tĂ« parkut “Dua tĂ« luaj” nĂ« Fier.

Sipas këtij vendimi, pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 193 385 534 lekësh, që përballohet nga buxheti i shtetit.

ShpronĂ«simi fillon menjĂ«herĂ« pas botimit tĂ« kĂ«tij vendimi nĂ« “Fletoren zyrtare” dhe afati i pĂ«rfundimit tĂ« tij Ă«shtĂ« brenda 3 muajve nga data e hyrjes nĂ« fuqi.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Fier për pasuritë e shpronësuara.

Kjo agjenci pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe të regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Fier për pasuritë e shpronësuara.

/m.m/a.f/r.e/

The post Parku “Dua tĂ« luaj” nĂ« Fier, 193,4 milionĂ« lekĂ« pĂ«r shpronĂ«simet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I

TIRANË, 15 janar/ATSh-Maela Marini/ Presidenti Volodymyr Zelensky i dorĂ«zoi sot Urdhrin e princeshĂ«s Olga, Klasi I, njĂ« nga dekoratat mĂ« tĂ« larta tĂ« shtetit ukrainas, ministres pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali.

Urdhri i lartë iu akordua Spiropalit në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, detyrë që ajo e ka mbajtur në periudhën 2024-2025.

Dekreti i Presidentit tĂ« UkrainĂ«s jepet me motivacionin: “PĂ«r kontributin e çmuar personal nĂ« forcimin e bashkĂ«punimit ndĂ«rshtetĂ«ror nĂ« mbĂ«shtetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial tĂ« UkrainĂ«s si dhe pĂ«r veprimtarinĂ« e saj bamirĂ«se nĂ« shĂ«rbim tĂ« shtetit ukrainas”.

Nga ana e saj, Spiropali u shpreh se ky nderim nuk i përket vetëm një personi, por qëndrimit të Shqipërisë dhe të çdo europiani që zgjedh të qëndrojë në anën e lirisë.

“Ukraina sot nuk po mbron vetĂ«m tokĂ«n e saj. Ajo po mbron ndĂ«rgjegjen e EuropĂ«s.
NĂ« qytetet e saj tĂ« bombarduara, nĂ« rezistencĂ«n e popullit tĂ« saj, po shkruhet nĂ«se kontinenti ynĂ« do tĂ« jetojĂ« nĂ« paqe dhe tĂ« drejtĂ«, apo nĂ«n frikĂ« dhe forcĂ«â€, u shpreh ajo.

Spiropali vlerësoi se ky urdhër mban emrin e princeshës Olga, një grua që udhëhoqi me dinjitet në kohë të errëta.

“Ta marr sot kĂ«tĂ« dekoratĂ« nĂ« mes tĂ« njĂ« lufte pĂ«r mbijetesĂ« dhe liri, Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si morale, po aq sa njĂ« nder. ShqipĂ«ria qĂ«ndron me UkrainĂ«n jo nga protokolli, por nga bindja. Sepse historia na ka mĂ«suar se liria nuk ruhet duke heshtur, por duke qĂ«ndruar drejt, edhe kur kjo ka kosto. Ukraina sot po e mban kĂ«tĂ« vijĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne”, tha ajo.

Duke iu drejtuar presidentit Zelensky, Spiropali u shpreh se ky urdhër është një nga nderimet më të mëdha të jetës së saj publike.

“Nuk e konsideroj kĂ«tĂ« vetĂ«m si njĂ« shenjĂ« nderimi dhe njĂ« vlerĂ«simi tĂ« madh pĂ«r mua personalisht, por edhe si njĂ« shenjĂ« tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« shkĂ«lqyera mes kombeve, qeverive dhe popujve tanĂ«, veçanĂ«risht nĂ« kohĂ« sfiduese. Ne lutemi pĂ«r paqe, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe UkrainĂ«n”, tha Spiropali.

/a.f/r.e/

The post Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e princeshës Olga, Klasi I appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Drejtësia për viktimat dhe rivendosja e sovranitetit të Ukrainës parakushte për paqen

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot nga Kievi se “drejtĂ«sia pĂ«r viktimat, mbajtja e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r agresorin dhe rivendosja e plotĂ« e sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial tĂ« UkrainĂ«s nuk janĂ« tĂ« negociueshme”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Kiev me homologun ukrainas, Sybiha, kryediplomatja shqiptare u shpreh se këto janë parakushte për paqen.

“Prej gati katĂ«r vitesh, Ukraina po pĂ«rballet me njĂ« luftĂ« tĂ« pajustifikuar dhe tĂ« paprovokuar agresioni, shkaktuar nga Federata Ruse, e cila vazhdon tĂ« sjellĂ« shkatĂ«rrim, vuajtje dhe humbje. Gjithsesi, nuk ia ka dalĂ« tĂ« mposhtĂ« vullnetin dhe shpirtin e popullit ukrainas”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi se “ndĂ«rsa dimri ashpĂ«rsohet, Ukraina po pĂ«rballet sĂ«rish sĂ« fundmi me sulme brutale dhe tĂ« qĂ«llimshme tĂ« RusisĂ« ndaj sistemeve energjetike, instalimeve tĂ« ngrohjes dhe infrastrukturĂ«s tjetĂ«r kritike”.

Kjo, sipas saj, ka detyruar miliona ukrainas të luftojnë për përditshmërinë e tyre ekzistenciale, për të pasur shtëpi të ngrohta, spitale funksionale dhe shërbime thelbësore operative.

“KĂ«to sulme janĂ« tĂ« paprovokuara, tĂ« pajustifikuara dhe tĂ« kryera nĂ« shpĂ«rfillje tĂ« hapur tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare dhe dinjitetit njerĂ«zor, duke rrezikuar qĂ«llimisht jetĂ«n e civilĂ«ve dhe duke goditur infrastrukturĂ«n kritike. Goditjet masive, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e raportuar tĂ« njĂ« rakete balistike me rreze tĂ« ndĂ«rmjetme, pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim shumĂ« mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m dhe tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m”, u shpreh Spiropali.

Ato, sipas saj, “synojnĂ« jo vetĂ«m tĂ« terrorizojnĂ« dhe tĂ« thyejnĂ« shpirtin e popullit ukrainas, por edhe tĂ« dĂ«rgojnĂ« njĂ« mesazh kĂ«rcĂ«nues pĂ«rtej kufijve tĂ« UkrainĂ«s”.

Spiropali theksoi se veprime të tilla rrezikojnë sigurinë e të gjithë rajonit dhe vazhdojnë të minojnë stabilitetin global.

“ShqipĂ«ria i dĂ«non kĂ«to krime pa asnjĂ« rezervĂ«. Nuk mund tĂ« ketĂ« asnjĂ« justifikim, asnjĂ« paqartĂ«si pĂ«rballĂ« njĂ« agresioni kaq brutal. Ata qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kĂ«to mizori, duhet mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ«. MosndĂ«shkimi nuk Ă«shtĂ« opsion”, shtoi ajo.

Kryediplomatja shqiptare nënvizoi se Shqipëria ka qenë një mbështetëse e qëndrueshme dhe e palëkundur e Ukrainës që nga fillimi i agresionit të paprovokuar të Rusisë.

“Ne jemi rreshtuar plotĂ«sisht me sanksionet dhe masat kufizuese tĂ« BE-sĂ«, si edhe me ato tĂ« organizatave tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare, kemi mbĂ«shtetur integrimin evropian tĂ« UkrainĂ«s dhe kemi pĂ«rkrahur tĂ« gjitha nismat pĂ«r pezullimin e RusisĂ« nga organizatat ndĂ«rkombĂ«tare. NĂ« mbĂ«shtetjen tonĂ«, nuk jemi kushtĂ«zuar nga pĂ«rmasat e dimensionit tonĂ« gjeografik, por nga qartĂ«sia e qĂ«llimeve, vlerave, kontributeve dhe veprimeve tona”, u shpreh Spiropali.

Si çdo komb tjetĂ«r demokratik dhe i qytetĂ«ruar qĂ« e çmon paqen, Spiropali theksoi se “ne dĂ«shirojmĂ« qĂ« vuajtjet tĂ« marrin fund dhe tĂ« nisĂ« rindĂ«rtimi, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« mund tĂ« flenĂ« pa frikĂ«â€.

“Por, pĂ«r ta arritur kĂ«tĂ«, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore njĂ« paqe e drejtĂ« dhe e qĂ«ndrueshme. ShqipĂ«ria mirĂ«pret pĂ«rpjekjet ndĂ«rmjetĂ«suese tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara dhe presidentit Trump, tĂ« Bashkimit Evropian dhe tĂ« gjithĂ« partnerĂ«ve qĂ« sinqerisht kĂ«rkojnĂ« njĂ« zgjidhje qĂ« nderon sakrificat e jashtĂ«zakonshme tĂ« UkrainĂ«s. Çdo nismĂ« qĂ« na afron realisht drejt pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«saj lufte meriton angazhimin tonĂ«â€, theksoi ajo.

Gjithsesi, Spiropali theksoi se “njĂ« paqe e drejtĂ« do tĂ« thotĂ« garanci reale sigurie”.

“NjĂ« paqe e drejtĂ« do tĂ« thotĂ« kthimi nĂ« shtĂ«pi i fĂ«mijĂ«ve tĂ« rrĂ«mbyer, kthimi i tĂ« burgosurve, hetimi dhe ndjekja penale e krimeve tĂ« luftĂ«s dhe mbajtja e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« nga ana e agresorit. Me sytĂ« nga e ardhmja, besoj se Ă«shtĂ« po aq e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shohim pĂ«rtej fushĂ«betejĂ«s. TĂ« fillojmĂ« qĂ« tani tĂ« projektojmĂ« tĂ« ardhmen e UkrainĂ«s. Kjo e ardhme pĂ«rcaktohet nga perspektiva jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t si anĂ«tarĂ« tĂ« ardhshĂ«m tĂ« familjes evropiane”, theksoi ajo.

Nga ana tjetĂ«r, Spiropali siguroi se ShqipĂ«ria do ta mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« vizion. “Ne do ta mbĂ«shtesim pa asnjĂ« hezitim rrugĂ«n evropiane tĂ« UkrainĂ«s nĂ« çdo forum shumĂ«palĂ«sh dhe jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ndajmĂ« pĂ«rvojĂ«n tonĂ«, pĂ«rfshirĂ« punĂ«n teknike tĂ« negociatave dhe reformave”, u shpreh ajo.

“Sot zhvilluam diskutime tĂ« sinqerta dhe konstruktive edhe sa i takon mĂ«nyrave pĂ«r tĂ« avancuar marrĂ«dhĂ«niet tona dypalĂ«she dhe pĂ«r tĂ« harmonizuar mĂ« tej lidhjet tona tĂ« forta politike me njĂ« bashkĂ«punim mĂ« tĂ« fuqishĂ«m nĂ« shumĂ« fusha. BashkĂ«risht ramĂ« dakord qĂ«, pavarĂ«sisht vĂ«shtirĂ«sive, tĂ« pĂ«rqendrohemi nĂ« mundĂ«sitĂ« pĂ«r tregti dhe investime, edhe nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme; Kontakte mĂ« tĂ« thella ndĂ«rmjet komuniteteve tĂ« biznesit; BashkĂ«punim nĂ« sektorĂ« ku ShqipĂ«ria dhe Ukraina mund tĂ« krijojnĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar, si energjia, infrastruktura, turizmi, bujqĂ«sia dhe teknologjia”, theksoi Spiropali.

Po ashtu, ajo theksoi se do të inkurajohen kontakte më të ngushta mes njerëzve dhe do të thellohet bashkëpunimi në kulturë, arsim, shkencë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Në këtë drejtim, Spiropali vlerësoi shumë rolin e konsoliduar prej vitesh të komunitetit të diasporës shqiptare në Ukrainë, e cila shërben si një urë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona.

“Diskutuam edhe pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« projektet e pasluftĂ«s dhe nĂ« rindĂ«rtim, nĂ« koordinim me partnerĂ«t dhe organizatat ndĂ«rkombĂ«tare. Ukraina po shkruan njĂ« nga historitĂ« e mĂ«dha tĂ« kohĂ«s sonĂ«, njĂ« histori rezistence, dinjiteti dhe refuzimi pĂ«r t’u dorĂ«zuar pĂ«rballĂ« tiranisĂ«. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« krenare tĂ« jetĂ« pjesĂ« e kĂ«saj historie, si njĂ« mike qĂ« zgjodhi tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« krahun tuaj nĂ« momentet vendimtare. Dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« jemi, pĂ«r sa kohĂ« tĂ« kĂ«rkohet, sepse nuk mund tĂ« jesh neutral mes zjarrit dhe zjarrfikĂ«ses. Nuk ka terren tĂ« mesĂ«m moral mes njĂ« kombi qĂ« lufton pĂ«r mbijetesĂ«n e tij dhe njĂ« lufte perandorake qĂ« synon ta fshijĂ« atĂ« nga ekzistenca”, u shpreh Spiropali.

/m.m/a.f/r.e/

The post Spiropali: Drejtësia për viktimat dhe rivendosja e sovranitetit të Ukrainës parakushte për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sybiha: Shqipëria partner kyç, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës

TIRANË, 15 janar/ATSh-Maela Marini/ Ministri i JashtĂ«m i UkrainĂ«s, Andrii Sybiha u shpreh sot se ShqipĂ«ria mbetet partner kyç nĂ« rajon dhe shumĂ« aktiv nĂ« formatin UkrainĂ«-Europa Juglindore.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me homologen shqiptare, Elisa Spiropali, ministri Sybiha vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës.

Ai kujtoi se një vit më parë Shqipëria hapi ambasadën e saj në Ukrainë dhe kjo është ambasada e parë dhe e vetme që është hapur pas fillimit të invazionit masiv rus.

Ky sipas tij, është një tregues i mbështetjes, solidaritetit dhe besimit të cilin Ukraina e vlerëson shumë.

“Sot diskutuam njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« çështjesh mbi bashkĂ«punimin dypalĂ«sh, mbi rrugĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE. ShqipĂ«ria mbetet partneri ynĂ« kyç nĂ« kĂ«tĂ« rajon dhe njĂ« partner shumĂ« aktiv nĂ« formatin UkrainĂ«-Europa Juglindore”, u shpreh ai.

Sybiha informoi pĂ«r situatĂ«n nĂ« fushĂ« betejĂ« si dhe pĂ«r pasojat qĂ« po pĂ«rjeton Ukraina pas goditjeve nĂ« sektorin energjetik. “NdajmĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n bindje se Moska duhet tĂ« detyrohet drejt paqes pĂ«rmes rritjes sĂ« presionit”, u shpreh ai.

Ai vlerësoi gjithashtu Shqipërinë për mbështetjen e saj të palëkundur në kundërshtimin e agresionit rus, si dhe kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij të fortë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

“Ju falĂ«nderojmĂ« gjithashtu pĂ«r pjesĂ«marrjen tuaj nĂ« Koalicionin e VullnetmirĂ«ve, pĂ«r pĂ«rpjekjet pĂ«r kthimin e fĂ«mijĂ«ve ukrainas dhe pĂ«r angazhimin pĂ«r rikthimin e njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« nĂ« vendin tonĂ«â€, u shpreh ai.

Ministri Sybiha u shpreh se Ukraina mbështet vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe regjimin e vizave për qytetarët e e saj.

“Do t’i kushtojmĂ« vĂ«mendje mbajtjes sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« qĂ« ka Rusia, ngritjes sĂ« njĂ« tribunali special pĂ«r krimin e agresionit, si dhe tĂ« mekanizmave tĂ« tjerĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« bashkĂ«punim me ShqipĂ«rinĂ«. Ukraina dhe ShqipĂ«ria janĂ« tĂ« bashkuara nga vlerat tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta europiane dhe jemi partnerĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE”, u shpreh ai.

Ndaj, ministri Sybiha siguroi se do të vazhdohet me këmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kemi njĂ« potencial tĂ« madh pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« kĂ«rcĂ«nimeve hibride tĂ« RusisĂ«, veçanĂ«risht nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor. Jam dakord tĂ« vazhdojmĂ« dialogun tonĂ« politik dhe bashkĂ«punimin nĂ« fushat e sigurisĂ«, fushĂ«n humanitare dhe atĂ« ekonomike, pĂ«rfshirĂ« edhe formatin UkrainĂ«-Europa Juglindore. Ne vlerĂ«sojmĂ« komunitetin shqiptar nĂ« UkrainĂ« qĂ« jeton mĂ« sĂ« shumti nĂ« Odesa dhe ju falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mikpritjen e bashkatdhetarĂ«ve tanĂ« qĂ« u larguan drejt vendit tuaj pas agresionit rus, si dhe pĂ«r lehtĂ«simin e pĂ«rpjekjeve pĂ«r riatdhesimin e fĂ«mijĂ«ve tanĂ« ukrainas. Do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« forcojmĂ« lidhjet mes UkrainĂ«s dhe ShqipĂ«risĂ«â€, u shpreh ai.

/a.f/r.e/

The post Sybiha: Shqipëria partner kyç, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama nĂ« Abu Dhabi: SynojmĂ« t’i shĂ«rbejmĂ« EuropĂ«s me energji tĂ« gjelbĂ«r

TIRANË, 14 janar/ATSh-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se deri nĂ« fund tĂ« vitit 2028 ShqipĂ«ria do tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht vend sovran nĂ« prodhimin e energjisĂ« elektrike duke mos importuar mĂ« energji.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillon punimet në Abu-Dabi (Abu Dhabi), nën kujdesin e veçantë të presidentit sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Duke folur mbi investimet nĂ« fushĂ«n e energjisĂ«, Rama u shpreh se ne “jemi me fat, sepse kemi burime hidrike dhe jemi njĂ« vend 100% me energji tĂ« ripĂ«rtĂ«ritshme”.

“KĂ«tu jemi te niveli mĂ« i lartĂ« nĂ« renditje. Por energjia nga burimet ujore do tĂ« thotĂ« se ne varemi nga natyra, ndaj na duhet t’i drejtohemi importit”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, dekadën e fundit është investuar shumë në energjinë diellore dhe të erës.

“Ne duam tĂ« krijojmĂ« njĂ« portofol burimesh tĂ« ekuilibruara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ« qĂ« ne tĂ« mos kemi mĂ« nevojĂ« t’i drejtohemi importit dhe tĂ« jemi plotĂ«sisht sovran duke pasur 100% energji tĂ« gjelbĂ«r. Plani po ecĂ«n mirĂ« dhe besojmĂ« se nĂ« fund tĂ« 2028 do tĂ« jemi plotĂ«sisht sovran nuk do tĂ« blejmĂ« mĂ« energji nga jashtĂ«â€, tha Rama.

Kryeministri vlerĂ«soi bashkĂ«punimin strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe nĂ« fushĂ«n e energjisĂ«. Ai solli nĂ« vĂ«mendje marrĂ«veshjen tripalĂ«she me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ItalinĂ«. “Ne synojmĂ« qĂ« pĂ«rmes kabllit ndĂ«rlidhĂ«s me ItalinĂ« t’i shĂ«rbejmĂ« EuropĂ«s me energji tĂ« gjelbĂ«r dhe bashkĂ« me miqtĂ« tanĂ« arabĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« para pĂ«r t’ia shitur EuropĂ«s. ËshtĂ« mĂ« shumĂ« se 1 miliard”, shtoi Rama.

/j.p/r.e/

The post Rama nĂ« Abu Dhabi: SynojmĂ« t’i shĂ«rbejmĂ« EuropĂ«s me energji tĂ« gjelbĂ«r appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla, njĂ«herĂ«sh drejtues politik i PS pĂ«r DiasporĂ«n priti sot nĂ« njĂ« takim nĂ« ambientet e Kuvendit, Enkelejda Dajçin (Beqon), pĂ«rfaqĂ«suese e diasporĂ«s shqiptare nĂ« Landin e BavarisĂ«, Gjermani.

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit në Gjermani, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

“NĂ« Bavari jetojnĂ« e punojnĂ« rreth 18 mijĂ« shtetas shqiptarĂ«, ndaj vlerĂ«sojmĂ« lehtĂ«simin e procedurave pĂ«r lejet e qĂ«ndrimit, punĂ«simit. Gjithashtu nĂ« universitetet e BavarisĂ« studiojnĂ« afro 800 studentĂ« shqiptarĂ«â€, u shpreh Balla.

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

/m.m/j.p/

The post Balla pret në Kuvend përfaqësuesen e diasporës shqiptare në Bavari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fevziu pohoi faktin që ka fabrikuar një shpifje

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sĂ«rish sot ndaj deklaratave tĂ« gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me udhĂ«timet private tĂ« ministrave tĂ« kabinetit qeveritar gjatĂ« fundjavave.

Rama tha se “Fevziu reagoi prapĂ« duke e pohuar pĂ«rsĂ«ri faktin qĂ« ka fabrikuar njĂ« shpifje”.

“Ai refuzon t’i japĂ« llogari publikut tĂ« vet, njĂ« herĂ« tĂ« vetme, pĂ«r njĂ« gĂ«njeshtĂ«r me shtatĂ« bishta dhe kapet si i mbyturi pas fijes sĂ« barit tek video-inspektimet e anĂ«tarĂ«ve tĂ« qeverisĂ«, pĂ«r tĂ« cilat thotĂ« se janĂ« praktikĂ« unike nĂ« botĂ«, jashtĂ« çdo standardi demokratik”, u shpreh Rama.

Më herët, gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se ka fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër televizione sikur janë në punë.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa ka deklaruar se ministrat e kabinetit qeveritar edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë këtë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Fevziu reagoi prapĂ« duke e pohuar pĂ«rsĂ«ri faktin qĂ« ka fabrikuar njĂ« akuzĂ«, mĂ« shqip njĂ« shpifje, pĂ«r tĂ« cilĂ«n as ka çfarĂ« thotĂ« e vjen vĂ«rdallĂ« me muhabete kafeneje, duke pĂ«rmendur si nĂ« jerm dy a tre raste sporadike, pĂ«r tĂ« cilat pĂ«rsĂ«ri s’ka asnjĂ« provĂ« se janĂ« tĂ« lidhura me udhĂ«time private tĂ« ministrave nĂ« fundjavĂ«, e duke i ikur pĂ«rsĂ«ri me njĂ« turravrap konfuz tĂ« vetmes gjĂ« qĂ« duhet tĂ« bĂ«nte nĂ« kĂ«tĂ« rast: NdjesĂ«s ndaj shikuesve tĂ« tij.

Ndryshe nga mĂ« parĂ«, Fevziu deklaron se nuk do pĂ«rgjigjet mĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. Normal, e kupton edhe vetĂ« qĂ« s’ka si ia bĂ«n ndryshe, pĂ«rderisa nuk mendon se shikuesit e tij meritojnĂ« aq respekt sa ai t’u kĂ«rkojĂ« ndjesĂ«.

Pra Fevziu kĂ«rkon llogari edhe pĂ«r gjĂ«ra qĂ« nuk i di ose qĂ« nganjĂ«herĂ« edhe i shpik, ndĂ«rkohĂ« qĂ« fton rregullisht nĂ« sallonin e tij njerĂ«z tĂ« armatosur me gjysmĂ« tĂ« vĂ«rteta, tĂ« cilat janĂ« edhe gĂ«njeshtrat mĂ« tĂ« mĂ«dha. Por ama ai refuzon t’i japĂ« llogari publikut tĂ« vet, njĂ« herĂ« tĂ« vetme, pĂ«r njĂ« gĂ«njeshtĂ«r me shtatĂ« bishta dhe kapet si i mbyturi pas fijes sĂ« barit tek video-inspektimet e anĂ«tarĂ«ve tĂ« qeverisĂ«, pĂ«r tĂ« cilat thotĂ« se janĂ« praktikĂ« unike nĂ« botĂ«, jashtĂ« çdo standardi demokratik.

Dakord, atëherë po kaloj tek standardet dhe po i them Blendit, i cili padyshim e ka parë botën shumë më tepër se unë, që të na tregojë një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!

Pra le tĂ« themi se po, e vĂ«rtetĂ«, nuk Ă«shtĂ« normale qĂ« anĂ«tarĂ«t e qeverisĂ« t’i shmangin daljet nĂ« sallonet mediatike (nĂ« fakt, nĂ« rastin tonĂ« ne nuk shmangim daljet me gazetarĂ«, po vetĂ«m daljet me udhĂ«heqĂ«sit barisalifallistĂ«), por nĂ«se Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkĂ« me sivĂ«llezĂ«rit e simotrat e 700 tenxhereve, e tĂ« vendosi standardet demokratike nĂ« sallonin e tij tĂ« madh, atĂ«herĂ« s’ka si t’i kĂ«rkojĂ« llogari ministrave pse nuk hidhen me kokĂ« nĂ« tenxheren e Opinionit a nĂ« cilĂ«ndo tenxhere, ku bubullon e gĂ«rrgĂ«ron molla e pĂ«rhershme e sherrit dhe ku shikuesit nĂ« vend se tĂ« informohen, abuzohen dhe helmohen me politikĂ«n!

/m.m/j.p/

The post Rama: Fevziu pohoi faktin që ka fabrikuar një shpifje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama merr medaljen “Zayed”: Respekti dhe vlerĂ«simi mĂ« i madh pĂ«r njĂ« kryeministĂ«r shqiptar

TIRANË, 13 janar/ATSh/ Kryeministrit Edi Rama iu akordua sot medalja “Zayed” nga presidenti i Emirateve tĂ« Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Kryeministri theksoi se ky është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar.

“ThellĂ«sisht i prekur prej surprizĂ«s sĂ« paimagjinueshme dhe nderimit tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nga presidenti i Emirateve tĂ« Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan
akordimi i medaljes mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara, Sheikut Zayed, Ă«shtĂ« respekti dhe vlerĂ«simi mĂ« i madh pĂ«r njĂ« kryeministĂ«r shqiptar, qĂ« e mora pĂ«rulĂ«sisht plot me krenari pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, e me mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r mikun e madh tĂ« shqiptarĂ«ve, lartĂ«sinĂ« e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe pĂ«r çdo shqiptar qĂ« ma ka besuar udhĂ«heqjen dhe pĂ«rfaqĂ«simin e atdheut tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”, tha Rama.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« JavĂ«s sĂ« Zhvillimit tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m nĂ« Abu-Dabi (Abu Dhabi) u zhvillua sot ceremonia e ndarjes sĂ« çmimeve “Zayed” tĂ« cilat nderojnĂ« iniciativat humanitare tĂ« atyre qĂ« kontribuojnĂ« nĂ« vendet nĂ« zhvillim.

Çmimet u akorduan pĂ«r projekte dhe organizata qĂ« kanĂ« punuar lidhur me pĂ«rmirĂ«simin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit tĂ« pijshĂ«m, mbĂ«shtetjen e ushqimit pĂ«r komunitetet nĂ« nevojĂ« si dhe pĂ«r nisma qĂ« adresojnĂ« ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

/m.m/j.p/r.e/

The post Rama merr medaljen “Zayed”: Respekti dhe vlerĂ«simi mĂ« i madh pĂ«r njĂ« kryeministĂ«r shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i automjeteve me rritje, rreth 99 mijë mjete u regjistruan për herë të parë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Tregu i automjeteve shĂ«noi rritje tĂ« ndjeshme gjatĂ« vitit 2025, ku u regjistruan 98,927 mjete pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se krahasuar me vitin 2023, shënohet një rritje prej 27% e mjeteve të regjistruara.

Sipas DPSHTRR-së, 80,739 prej tyre janë autovetura, që përbëjnë 81.6% të totalit të mjeteve të regjistruara.

Edhe tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik ka vijuar trendin pozitiv. Gjatë periudhës janar-shtator 2025 u reflektua një rritje e qëndrueshme si në vlerën e primeve të shkruara bruto, ashtu edhe në numrin e kontratave të sigurimit. /j.p/

/m.m/

The post Tregu i automjeteve me rritje, rreth 99 mijë mjete u regjistruan për herë të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Barazia gjinore”, KSHZ miraton fletĂ«n tip pĂ«r mbledhjen e nĂ«nshkrimeve pĂ«r referendum

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Komisioneri ShtetĂ«ror i Zgjedhjeve miratoi sot kĂ«rkesĂ«n pĂ«r pajisjen me fletĂ« tip pĂ«r mbledhjen e nĂ«nshkrimeve pĂ«r zhvillimin e referendumit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r shfuqizimin e ligjit “PĂ«r barazinĂ« gjinore”.

KĂ«rkesa Ă«shtĂ« paraqitur nga grupi nismĂ«tar pĂ«r referendumin e pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« veçantĂ«, mbrojtja e familjes, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 16 anĂ«tarĂ«: Erald Aga, Ilir Zmalaj, Alberto Konti, Fatjon Softa, Petrit Levendi, Lirim FĂ«lluza, Armando Vrushi, Andi Tepelena, Etleva Merko, Igli Zepishta, Perparim Gjeka, Olsi Çaushi, Vladimir Kera, Besnik Muçi,  Ada Lushi, Kastriot Çipi.

Konkretisht pĂ«rfaqĂ«suesit e komitetit nismĂ«tar pĂ«r referendumin “Pro Familjes”, kanĂ« paraqitur pranĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, kĂ«rkesĂ«n pĂ«r fillimin e procedurave pĂ«r zhvillimin e njĂ« referendumi tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r shfuqizimin e ligjit “PĂ«r barazinĂ« gjinore”.

Shqyrtimi i kësaj kërkese u shty për në seancën e radhës dhe iu la kohë grupit nismëtar për qartësimin e çështjeve të rëndësisë së veçantë.

Gjithashtu, nĂ« mbledhjen e sotme u plotĂ«sua edhe vakanca nĂ« KĂ«shillin e BashkisĂ« VlorĂ«, me kandidatin nga lista shumemĂ«rore e “PartisĂ« Socialiste tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, Rozina Kormuzi.

/m.m/j.p/

The post “Barazia gjinore”, KSHZ miraton fletĂ«n tip pĂ«r mbledhjen e nĂ«nshkrimeve pĂ«r referendum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Deri në 2030 bëhemi eksportues të energjisë, 30% e prodhimit nga burime të rinovueshme

TIRANË, 12 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se portofoli energjetik i vendit ka nisur tashmĂ« tĂ« diverisifikohet, ndĂ«rsa objektivi Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« fund tĂ« kĂ«saj dekade, 30% e prodhimit tĂ« jetĂ« nga era dhe dielli.

Gjatë prezantimit të projektit për parkun eolik të Tropojës, Rama u shpreh se nëse arrihet ky objektiv deri në vitin 2030, Shqipëria do ta ketë plotësisht të garantuar një sistem elektroenergjetik të vetëmjaftueshëm.

NdĂ«rkohĂ«, Rama tha se “çdo gjĂ« qĂ« do tĂ« prodhojmĂ« pĂ«rtej nevojave do ta eksportojmĂ«â€.

“Nuk do tĂ« kemi mĂ« para tĂ« hedhura jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« blerĂ« energji, por do tĂ« kemi shitje tĂ« energjisĂ« pĂ«r tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura pĂ«r ekonominĂ« dhe familjet shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “koha kur ShqipĂ«ria duhet tĂ« dalĂ« nĂ« treg pĂ«r tĂ« blerĂ« energji po shkon drejt fundit”.

“Ne do tĂ« jemi nĂ« kategorinĂ« e atyre jo shumĂ« vendeve qĂ« gĂ«zojnĂ« pavarĂ«si tĂ« plotĂ« kur vjen puna te energjia”, shtoi Kryeministri.

Parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të ketë kapacitet 600 MW.

Kryeministri Rama u shpreh se sot finalizohet një përpjekje e përbashkët rreth 2-vjeçare me kompaninë e mirënjohur për të gjithë procesin parapërgatitor.

Ndërtimi i këtij parku, sipas kryeministrit Rama pritet të realizohet në harkun kohor të 12 muajve.

“Ky park i madh i energjisĂ« sĂ« erĂ«s nĂ« TropojĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« rrjetin e prodhuesve tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme nĂ« vendin tonĂ«. Duke pasur parasysh eksperiencĂ«n e kompanisĂ«, rrugĂ«timin e saj tĂ« suksesshĂ«m dhe hartĂ«n e pranisĂ« sĂ« saj nĂ« EuropĂ« kam shumĂ« besim se do tĂ« pĂ«rfitojmĂ« edhe dije tĂ« reja dhe njĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar nĂ« kulturĂ«n e punĂ«s dhe tĂ« veprimit nĂ« njĂ« sektor kaq strategjik sa sektori energjetik”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ky investim shkon në rrugën e përmbushjes së objektivit të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Ne kemi pasur pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« varĂ«si tĂ« plotĂ« nga uji i shiut dhe ndĂ«rkohĂ« kemi trashĂ«guar njĂ« sistem me aq shumĂ« tĂ« çara sa qĂ« kur na ka munguar shiu na Ă«shtĂ« dashur tĂ« dalim nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« blejmĂ« sasi tĂ« mĂ«dha me çmime tĂ« kripura”, tha Rama.

Ndërkohë sipas tij, e kundërta ka ndodhur kur ka pasur reshje me shumicë dhe ka pasur shkarkime uji nga HEC-et që ndonjëherë kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

/j.p/

The post Rama: Deri në 2030 bëhemi eksportues të energjisë, 30% e prodhimit nga burime të rinovueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis pastrimi i vijës bregdetare në Shëngjin dhe Tale

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia e LezhĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r pastrimin e vijĂ«s bregdetare, pas depozitimit tĂ« mbetjeve nga prurjet e shumta tĂ« lumenjve.

Punëtorë dhe mjete të shërbimeve të bashkisë janë angazhuar në terren për largimin e mbetjeve nga bregdeti i Shëngjinit dhe Tales.

Drejtori i Shërbimeve Publike në bashkinë Lezhë Jurgen Marku u shpreh për mediet se monitorimi dhe ndërhyrjet do të jenë të vazhdueshme, për të pasur një bregdet të pastër nga Rana e Hedhur deri në Kune.

“Reshjet intensive tĂ« shiut qĂ« ranĂ« ditĂ«t e fundit dhe prurjet e shumta tĂ« lumenjve sollĂ«n nĂ« bregdetin e LezhĂ«s mbetja tĂ« shumta. Me pĂ«rmirĂ«simin e motit, Drejtoria e ShĂ«rbimeve Publike nĂ« bashkinĂ« LezhĂ« ka nisur ndĂ«rhyrjen pĂ«r pastrimin. KĂ«to ndĂ«rhyrje do tĂ« jenĂ« tĂ« vazhdueshme  gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s”, tha Marku.

Prurjet e lumenjve Drin dhe Mat vijojnë të sjellin ndotje të madhe në bregdetin e Lezhës, sa herë ka shtim të prurjeve nga reshjet e shiut, duke i kthyer në shqetësim për zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.

/m.m/j.p/

The post Nis pastrimi i vijës bregdetare në Shëngjin dhe Tale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër

TIRANË, 12  janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ShqipĂ«ria ka avantazhin se prodhon 100% energji tĂ« gjelbĂ«r, vlera e sĂ« cilĂ«s nĂ« portofolin energjetik tĂ« EuropĂ«s Ă«shtĂ« shumĂ« e lartĂ«, krahasimisht me energjinĂ« qĂ« vjen nga burimet fosile

Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, Rama u ndal te një tjetër marrëveshje e rëndësishme në fushën e energjisë, ajo mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“ShqipĂ«ria sot Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« nivel krejt tjetĂ«r. Nuk besoj se njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ« do ta imagjinonte dot ndokush qĂ« ShqipĂ«ria do tĂ« bĂ«hej palĂ« me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ItalinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« bashkĂ«punim trilateral nĂ« funksion tĂ« energjisĂ« tĂ« EuropĂ«s dhe ShqipĂ«risĂ«â€, tha Rama.

Duke folur pĂ«r projektet nĂ« fushĂ«n e energjisĂ«, Rama tha se “kemi nĂ« proces dhe rreth 1500 megavat tĂ« tjera qĂ« janĂ« nĂ« ndĂ«rtim dhe proces licencimi”.

Me kĂ«to kapacitete, Rama tha se vendi plotĂ«son nevojat e brendhshme pĂ«r sovranitetin energjetik, ndaj dhe sipas tij, “jemi mĂ« ambicioz se kaq”.

“Kur them energjinĂ« nĂ« EuropĂ«, kam parasysh rritjen e kapacitetit kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne nga njĂ«ra anĂ« tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r sigurinĂ« energjetike tĂ« EuropĂ«s, por nga ana tjetĂ«r tĂ« bĂ«jmĂ« edhe ne para pĂ«r fondin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« njĂ«soj si tĂ« tjerĂ«t, jo thjesht mbledhje mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« taksave dhe shpenzim tĂ« taksave pĂ«r tĂ« blerĂ« energji jashtĂ« siç u bĂ« pĂ«r shumĂ« e shumĂ« vite me radhĂ«â€, tha Rama.

Rama theksoi se Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër.

“Ne nuk kemi barrĂ«n t’i paguajmĂ« tĂ« shkuarĂ«s taksĂ«n e karbonit e cila me sa di unĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye kompanitĂ« e shikojnĂ« me shumĂ« interes ShqipĂ«rinĂ«â€, shtoi Rama.

Duke folur pĂ«r partneritetin tripalĂ«sh me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ItalinĂ«, Rama tha se “arsyeja pse kĂ«to dy vende janĂ« tĂ« fokusuara te ky partneritet me ShqipĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« se ShqipĂ«ria prodhon dhe shet energji tĂ« pastĂ«r”.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« treg i vogĂ«l, por ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« me njĂ« kapacitet tĂ« madh strategjik, sepse dihet ju do prodhoni kĂ«tu nga era dhe do eksportoni. KĂ«shtu qĂ« tregu juaj Ă«shtĂ« Europa. Se po mos tĂ« ishte ShqipĂ«ria kaq e rĂ«ndĂ«sishme potencialisht, kinezĂ«t qĂ« janĂ« civilizimi mĂ« i vjetĂ«r edhe tregtarĂ«t mĂ« tĂ« padiskutueshĂ«m nuk do i kishin vĂ«nĂ« syrin dhe nuk do e konsideroni ShqipĂ«rinĂ« si “pikĂ«n e mjaltit” nĂ« gjithĂ« EuropĂ«n apo jo? KĂ«shtu qĂ« duke u bazuar tek mençuria mijĂ«ravjeçare e KinĂ«s edhe duke u bazuar tek eksperienca dhe uria pĂ«r fitim e AmerikĂ«s, ne jemi fiks vendi i duhur, nĂ« kohĂ«n e duhur pĂ«r ju edhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t qĂ« duhet tĂ« vijnĂ« kĂ«tu nĂ« kĂ«tĂ« treg tĂ« vogĂ«l, pĂ«r tĂ« kapur tregun e madh qĂ« Ă«shtĂ« jashtĂ« kufijve tĂ« kĂ«tij vendi tĂ« vogĂ«l”, u shpreh kryeministri. /j.p/

The post Rama: Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i Llogorasë i veshur nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Prej ditĂ«s sĂ« djeshme Parku KombĂ«tar i LlogorasĂ«, i ndodhur 40 km nĂ« juglindje tĂ« VlorĂ«s, Ă«shtĂ« mbuluar nga reshjet e borĂ«s.

Ndërkohë, pavarësisht problematikave të raportuara dje me bllokimin e një pjese të rrugës, ditën e sotme aksi është plotësisht i kalueshëm.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni, gjatë fundjavës.

Por, sipas tij, “pĂ«rdorimi i zinxhirĂ«ve Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m”.

Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur Parkun Kombëtar të Llogarasë, i cili është veshur nga bora e parë duke ofruar pamje mahnitëse.

Llogaraja vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në dimër.

/m.m/a.f/

 

The post Parku i Llogorasë i veshur nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit arrin 24,000 MWh

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bĂ«ri tĂ« ditur sot se prodhimi ditor nĂ« tre HEC-et e kaskadĂ«s sĂ« Drinit Ă«shtĂ« 24,000 MWh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vijojnĂ« shkarkimet nga HEC-et e Komanit dhe Vaut tĂ« DejĂ«s.

Sipas KESH, prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës janë 1200m3/s, në HEC-in e Komanit 350 m3/s dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 100 m3/s.

Ndërsa nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: HEC Fierzë 290.8mmnd; HEC Koman 172 mmnd; HEC Vau Dejës 74.5 mmnd.

Aktualisht nga HEC-i i Fierzës nuk ka shkarkime, ndërsa nga HEC-i i Komanit janë 300m3/s dhe nga HEC-i i Vaut Dejës 700 m3/s.

/m.m/a.f/

The post KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit arrin 24,000 MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulet niveli i përmbytjeve në Kurbin, problematike mbetet rrëshqitja e dherave

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Prefektura e qarkut LezhĂ« bĂ«ri tĂ« ditur sot se aktualisht ka reduktim tĂ« hartĂ«s sĂ« pĂ«rmbytjes nĂ« bashkinĂ« e Kurbinit, ndĂ«rsa problematike mbetet rrĂ«shqitja e tokĂ«s nĂ« disa zona.

Sipas prefekturës së qarkut Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit territori i këtij qarku është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të dobët me 23.4 mm shi dhe dëborë në lartësi mbi 700 metra nga niveli i detit.

Nga bashkia Kurbin raportohet reduktim i hartës së përmbytjes që prej ditës së djeshme, duke lënë si pikë më me shumë probleme, vetëm zonën e Adriatikut. Po ashtu është punuar me mjete të FA-s dhe bashkisë në aksin Skuraj-Vinjollë, për rehabilitimin e shtratit të lumit Skuraj dhe përforcim të trasesë së rrugës.

Sipas PrefekturĂ«s sĂ« qarkut LezhĂ«, sot do vijojĂ« puna pĂ«r sjelljen e materialeve mbushĂ«se pĂ«r kĂ«mbĂ«t e urĂ«s nĂ« GallatĂ« nĂ« drejtim tĂ« fshatit VinjollĂ«, si dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« mundur kalimin e mjeteve tĂ« rĂ«nda pĂ«r hapjen dhe zhbllokimin e dherave nĂ« aksin GallatĂ« –VinjollĂ«, nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Milot.

“ProblematikĂ« e theksuar mbeten rrĂ«shqitjet e tokĂ«s dhe tĂ« dherave. Grupet e punĂ«s po evidentojnĂ« tĂ« gjitha zonat ku ka rrĂ«shqitje dherash. Po vijojmĂ« po ashtu verifikimet dhe evidentimet e dĂ«meve”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu ka rritje të nivelit të lumit Mat, pasi nga HEC-i Shkopet po shkarkohen rreth 700 m³/s.

NĂ« bashkinĂ« LezhĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« njĂ« pallat nĂ« lagjen “BesĂ«lidhja” pĂ«r largimin e ujit nĂ« katin e nĂ«ndheshĂ«m tĂ« njĂ« pallati.

Nga OSHEE raportohet se aktualisht ka probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit, si dhe njësinë administrative Fan në Mirditë, ku grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve.

Po ashtu në hidrovorin e Gocajve ka pasur mungesë energjie nga ora 00:30- 06:00, duke sjellë problematika në përmbytje të tokave në zonën Gocaj-Kakarriq, njësia Balldren.

“GjatĂ« mbrĂ«mjes nĂ« RrugĂ«n e Kombit Ă«shtĂ« djegur njĂ« trailer autobot me karburant, ku si rezultat i ndĂ«rhyrjes nĂ« kohĂ« mjeteve zjarrfikĂ«se Mirdite Ă«shtĂ« arritur tĂ« vihet nĂ«n kontroll situata”, thuhet nĂ« njoftim.

Prefektura njofton se të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, që ka pasur mungesë energjie 00:30-06:00.

/m.m/a.f/

The post Ulet niveli i përmbytjeve në Kurbin, problematike mbetet rrëshqitja e dherave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbĂ«shtetjen pĂ«r protestat masive nĂ« Iran kundĂ«r regjimit teokratik tĂ« ajetullahĂ«ve.

Ai thekson se kryengritja po përballet me dhunë të rëndë shtetërore dhe dhjetëra viktima, duke dënuar ashpër represionin e autoriteteve iraniane.

Berisha shprehu gjithashtu solidaritetin me popullin iranian në përpjekjen për liri dhe demokraci.

“Prej dy javĂ«sh nĂ« Teheran dhe qytete tĂ« tjera tĂ« Iranit, populli iranian Ă«shtĂ« ngritur nĂ« protesta tĂ« fuqishme kundĂ«r regjimit obskurantist tĂ« ajetullahĂ«ve. Organizata e MuxhahedinĂ«ve tĂ« Popullit, opozita mĂ« e fuqishme e popullit iranian qĂ« lufton prej dekadash pĂ«r njĂ« Iran tĂ« lirĂ« dhe demokratik, po udhĂ«heq kĂ«tĂ« kryengritje tĂ« fuqishme”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur te situata nĂ« Iran, Berisha theksoi se “nĂ« disa qytete tĂ« vendit pushteti Ă«shtĂ« nĂ« duart e kryengritĂ«sve”.

“AjetullahĂ«t kanĂ« marrĂ« mercenarĂ« nga vende tĂ« tjera. Garda Islamike dhe mercenarĂ«t kanĂ« hapur zjarr kundĂ«r protestuesve dhe deri sot janĂ« mbi 44 martirĂ« tĂ« rĂ«nĂ« pĂ«r lirinĂ« dhe dinjitetin e kombit tĂ« tyre. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmĂ«ruar ajetullahĂ«t: ‘“Mos qĂ«lloni, se do t’ju qĂ«llojmĂ«â€â€, u shpreh Berisha.

/m.m/a.f/

 

The post Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhindi për ATSH: Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier

TIRANË, 10 janar/ATSH-Maela Marini/ Situata nga pĂ«rmbytjet nĂ« qarkun e Fierit paraqitet nĂ« pĂ«rmirĂ«sim ndĂ«rsa ka tĂ«rheqje tĂ« nivelit tĂ« ujĂ«rave nga tokat bujqĂ«sore qĂ« u pĂ«rmbytĂ«n si rezultat i daljes nga shtrati i lumit VjosĂ«.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut Fier, Anduel Xhindi bëri të ditur se deri në këto momente akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.

Sipas tij, gjatë natës dhe në vazhdim në qarkun Fier ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët.

“Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujĂ« tĂ« pijshĂ«m Ă«shtĂ« nĂ« normalitet. Hidrovoret janĂ« nĂ« gjendje pune dhe nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«â€, bĂ«ri tĂ« ditur Xhindi pĂ«r ATSH-nĂ«.

Sipas prefektit të Fierit, prurjet në lumin Vjosë janë në tendencë ulje.

“Vazhdon tĂ«rheqja e ujĂ«rave edhe nga tokat bujqĂ«sore tĂ« prekura nga pĂ«rmbytja e lumit VjosĂ«. Prurjet nĂ« lumenjtĂ« Seman dhe Shkumbin janĂ« nĂ« tendencĂ« rritje dhe nĂ« zona tĂ« caktuara pĂ«rgjatĂ« rrjedhĂ«s kanĂ« dalje nga shtrati, por brenda argjinaturave”, bĂ«ri tĂ« ditur Xhindi.

Gjatë ditës së sotme, sipas prefektit Xhindi, po vijon puna në terren nga strukturat e bashkisë Fier, pas tërheqjes së ujërave në fshatin Ferras.

Prefekti theksoi se po monitorohet në vazhdimësi situata në lumin Seman, referuar edhe faktit të rritjeve të shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës.

/a.f/

The post Xhindi për ATSH: Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌