Veterineri Rami Selmani: ĂshtĂ« rritur numri i personave qĂ« kujdesen pĂ«r kafshĂ« shtĂ«piake

Veterineri Rami Selmani, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për kujdesin ndaj kafshëve, zgjidhjet që duhet të ofrojnë autoritetet për qentë endacak dhe tema tjera.
Selmani tha se kohën e fundit është rritur numri i personave që kujdesen për kafshët dhe këtë e bëjnë nga dashamirësia, e jo për t'u shërbyer me to. Selmani tha se ka qenë i pari që ka hapur klinikë për qenë dhe mace në Tetovë dhe se në atë kohë është parë me skepticizëm nga shoqëria.
"Ka qenĂ« njĂ« rrugĂ« e gjatĂ« dhe e mundimshme. PunojmĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur njerĂ«zit nga sĂ«mundjet e kafshĂ«ve, mĂ« shumĂ« nga macet dhe qentĂ«. Apeloj tek tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« studiojnĂ« veterinari, por interesim nuk ka fare. ĂshtĂ« gabim qĂ« tĂ« rinjtĂ« vendosin tĂ« largohen ose tĂ« studiojnĂ« juridik", tha Selmani.
Sa i përket kujdesit të kafshëve në shtëpi, ai tha se është rritur numri i personave që marrin në kujdes kafshë shtëpiake.
"Kohën e fundit kur fëmijët tanë merren me telefona dhe televizor, ka prej atyre që kujdesen për mace ose peshq. Ose nëse ka prej atyre që kanë probleme, macja u ndihmon të tejkalojnë situatat e vështira. Kohën e fundit të rinjtë, por edhe më të moshuarit kanë filluar të blejnë kafshë shtëpiake", tha Selmani.
"Kafshët në këtë kohë janë shoqërimi më i mirë. Ne kemi dështuar si shoqëri dhe tani më të besueshëm i kemi kafshët. Të rinjtë vendosin të ikin nga lufta psikike dhe merren me ruajtjen e kafshëve", tha Selmani.
Sa i përket qenve endacak, ai tha se ky problem duhet të zgjidhet me vendim të qeverisë dhe të ndërtohen strehimore për qentë endacak. /Telegrafi/




































