❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Trajneri i KombĂ«tares sĂ« PolonisĂ«, Jan Urban, ka vlerĂ«suar lart skuadrĂ«n shqiptare, qĂ« do tĂ« jetĂ« kundĂ«rshtari i tij nĂ« gjysmĂ«finalen e “Play Off”-it pĂ«r kualifikimin nĂ« BotĂ«ror.

Në një prononcim për mediat, Urban theksoi se Shqipëria ka treguar kualitet dhe organizim, duke arritur deri në këtë fazë të eliminatoreve.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r qĂ« ka arritur tĂ« kalojĂ« grupin e saj dhe kĂ«tĂ« e tregon fakti se ndodhet nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« eliminatoreve. Ata dinĂ« tĂ« luajnĂ« mirĂ« futboll, ashtu si pjesa mĂ« e madhe e ekipeve qĂ« kanĂ« siguruar kualifikimin pĂ«r nĂ« BotĂ«ror. ËshtĂ« njĂ« ndeshje dhe mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka. Duhet tĂ« monitoroj jo vetĂ«m lojtarĂ«t e mi, por edhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, deklaroi trajneri polak.

Megjithatë, Urban e konsideron shortin relativisht të favorshëm për Poloninë dhe nënvizon rëndësinë e ndeshjes së parë në shtëpi.

“Shorti Ă«shtĂ« i mirĂ«, edhe pse do tĂ« mĂ« pĂ«lqente tĂ« luanim tĂ« dyja ndeshjet nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«. Por fokusi im i plotĂ« Ă«shtĂ« tek ndeshja me ShqipĂ«rinĂ«. PĂ«r tĂ« shkuar nĂ« BotĂ«ror, gjithçka fillon nga kjo pĂ«rballje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë është programuar të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të përballet në finale me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke përcaktuar kështu skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

/gj.m/a.f/

The post Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ FIFA ka publikuar renditjen e pĂ«rditĂ«suar, ku ShqipĂ«ria e mbyll vitin 2025 nĂ« vendin e 63-tĂ«.

Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore.

Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.

KombĂ«tarja shqiptare ka arritur kualifikimin pĂ«r nĂ« fazĂ«n ‘play-off’ tĂ« BotĂ«rorit 2026, ku do tĂ« pĂ«rballet me PoloninĂ« mĂ« 26 mars, ndĂ«rsa skuadra e kualifikuar do tĂ« pĂ«rballet nĂ« finale me fituesin e çiftit Suedi-UkrainĂ«.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ ShqipĂ«ria ka shkruar tashmĂ« historinĂ«, mungon vetĂ«m njĂ« copĂ« e vogĂ«l pĂ«r tĂ« plotĂ«suar mĂ« nĂ« fund enigmĂ«n mĂ« tĂ« bukur tĂ« viteve tĂ« fundit.

Vendi është plot entuziazëm, një komb që mund ta arrijë vërtet ëndrrën e tij të Kupës së Botës.

Vetë trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, tregoi për këtë emocion në një intervistë për gianlucadimarzio.com.

“Pas tre pikĂ«ve qĂ« morĂ«m nĂ« Serbi, gjĂ«rat ndryshuan dhe herĂ«n e parĂ« qĂ« u kthyem nĂ« vend, tifozĂ«t na pritĂ«n me shumĂ« entuziazĂ«m. Jemi tĂ« lumtur qĂ« e nxjerrim nĂ« pah ShqipĂ«rinĂ« nga njĂ« perspektivĂ« tjetĂ«r: pĂ«rtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, deklaroi trajneri i kombĂ«tares shqiptare Silvinjo pĂ«r gianlucadimarzio.com.

NjĂ« udhĂ«tim i gjatĂ« qĂ« kĂ«rkoi durim dhe shumĂ« pĂ«rkushtim: “ËshtĂ« vĂ«rtet njĂ« gjĂ« e mrekullueshme nĂ« jetĂ«n time tĂ« udhĂ«heq ShqipĂ«rinĂ«. Kam njĂ« pasion pĂ«r vendin, pĂ«r njerĂ«zit. Kemi qenĂ« atje pĂ«r tre vjet dhe po bĂ«jmĂ« njĂ« punĂ« tĂ« shkĂ«lqyer. Duhet t’i pĂ«rgĂ«zoj tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t. Arritja nĂ« njĂ« fazĂ« eliminatore tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« njĂ« arritje e madhe. Pastaj do tĂ« luajmĂ« pĂ«r njĂ« vend nĂ« BotĂ«ror tre muaj para fillimit. Jemi tĂ« lumtur, por duhet tĂ« pĂ«rgatitemi mirĂ«.”

Trajneri i ShqipĂ«risĂ« nuk ka frikĂ« dhe e di se mund tĂ« mbĂ«shtetet edhe nĂ« shumĂ«llojshmĂ«rinĂ« e stileve tĂ« lojĂ«s tĂ« sjella nga lojtarĂ« nga liga tĂ« ndryshme tĂ« huaja: “Ata janĂ« njĂ« ekip shumĂ« i organizuar nĂ« fushĂ«, duhet ta them. Ka diçka evropiane tek ata, Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rzierje. Ne kemi marrĂ« pak nga futbolli spanjoll, por edhe intensitetin e çmendur tĂ« futbollit britanik. Por Brazili Ă«shtĂ« nĂ« gjakun tim; unĂ« jam brazilian edhe si person. E lĂ« veten tĂ« lirĂ« dhe nuk ndalem.”

Periudha mĂ« e ngarkuar fillon nga tani deri nĂ« mars, pasi ekipet kombĂ«tare do tĂ« duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kontakt me lojtarĂ«t e tyre. Por si mund tĂ« bĂ«het kjo? “Kam avantazhin qĂ« kam qenĂ« atje pĂ«r disa vite dhe kur mbĂ«rrita fillova njĂ« proces pĂ«r t’u njohur me lojtarĂ«t. Jam shumĂ« komunikues dhe nĂ« fakt, unĂ«, Doriva dhe Pablo Zabaleta do tĂ« udhĂ«tojmĂ« nĂ« qytete tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« pirĂ« njĂ« kafe tĂ« kĂ«ndshme me lojtarĂ«t dhe pĂ«r tĂ« biseduar pak. GjatĂ« javĂ«s ata pĂ«rgatiten pĂ«r njĂ« ndeshje, pastaj zakonisht luajnĂ« tĂ« dielĂ«n dhe unĂ« jam atje tĂ« martĂ«n pasardhĂ«se. Kemi njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« shkĂ«lqyer me lojtarĂ«t, por edhe me klubet dhe nga janari duhet tĂ« fillojmĂ« tĂ« punojmĂ« me shumĂ« kujdes. Po mendojmĂ« tĂ« vizitojmĂ« tre ose katĂ«r lojtarĂ« nĂ« maksimum. Duam t’i shohim lojtarĂ«t nĂ« fushĂ« sepse kjo Ă«shtĂ« gjithmonĂ« njĂ« metodĂ« e mirĂ«.”

/gj.m/a.f/

The post Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kualifikimi nĂ« BotĂ«ror/ ShqipĂ«ria “kĂ«rcĂ«non” tĂ« pasurit, por Kosova na parakalon

✇Albeu
By: V K

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« kualifikuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« “Play Off” tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s, aty ku do tĂ« provojĂ« shanset e saj nĂ« duelin kundĂ«r PolonisĂ«.

Nëse kuqezinjtë arrijnë të fitojnë sfidën e parë në Varshavë, atëherë do të kenë përballë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Natyrisht që për Shqipërinë, do të jetë një rrugëtim i vështirë duke parë edhe emrat që Shqipëria ka përballë, por shorti mund të ishte treguar edhe më i ashpër me kuqezinjtë, pasi janë shmangur emra si Turqia apo Italia që mund të kishim në një finale të mundshme.

Gjithsesi, nëse shohim emrat dhe vlerat e kundërshtarëve të Shqipërisë, bëhet fjalë për skuadra shumë më të forta se skuadra jonë Kombëtare, megjithatë kuqezinjtë kanë treguar shpesh herë se ndaj skuadrave me emër, dinë të luajnë futboll dhe madje të bindin. Kështu, diçka të tillë duhet ta vërtetojnë edhe një herë tjetër në ndeshjen e 26 marsit.

VLERAT- ShqipĂ«ria nuk ka pasur shumĂ« ndryshime nĂ« listĂ«n e lojtarĂ«ve, duke grumbulluar thuajse tĂ« njĂ«jtĂ«t futbollistĂ« nĂ« tĂ« gjitha kualifikueset e BotĂ«rorit. KĂ«shtu, vlera e kuqezinjve sipas “Transfermarkt”, arrin nĂ« 88 milionĂ« euro duke qenĂ« njĂ«kohĂ«sisht njĂ« nga vlerat mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« 16 skuadrave tĂ« kualifikuara pĂ«r nĂ« “Play Off”.

Nga lojtarĂ«t qĂ« Silvinjo ka grumbulluar nĂ« kĂ«tĂ« fushatĂ« kualifikuese, Armando Broja Ă«shtĂ« futbollisti me vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« treg. Sulmuesi qĂ« aktivizohet me BĂ«rnlein, e ka vlerĂ«n e kartonit tĂ« tij 14 milionĂ« euro, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndiqet nĂ« vendin e dytĂ« nga Kristjan Asllani me vblerĂ«n 13 milionĂ« euro. Sulmuesi Mirlind Daku renditet i treti, vlera e tĂ« cilit ka arritur nĂ« 10 miulionĂ« euro ndĂ«rkohĂ« qĂ« 7 milionĂ« euro Ă«shtĂ« vlera e Uzunit. “Top 5” mbyllet me Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin, vlera e tĂ« cilĂ«ve arrin nĂ« 6 milionĂ« euro.

RIVALËT- NĂ« ndeshjen e parĂ«, ShqipĂ«ria do tĂ« ketĂ« pĂ«rballĂ« PoloninĂ«, kundĂ«rshtar tĂ« cilin e njeh mirĂ« duke qenĂ« se nĂ« ndeshjet e fundit Ă«shtĂ« pĂ«rballur shpesh me tĂ«. Veç eliminatoreve tĂ« BotĂ«rorit tĂ« shkuar, ShqipĂ«ria e kishte PoloninĂ« edhe nĂ« grupin e kualifikueseve tĂ« Europianit ku mori njĂ« fitore qĂ« e ndihmoi jo pak pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« Europian. Sipas “Transfermarkt”, vlera e PolonisĂ« Ă«shtĂ« 166 milionĂ« euro, thuajse dyfishi i vlerĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Lojtari mĂ« i shtrenjtĂ« pĂ«r skuadrĂ«n polake, Ă«shtĂ« mbrojtĂ«si i Aston VijĂ«s, Mati Kash, vlera e tĂ« cilit arrin nĂ« plot 25 milionĂ« euro. TĂ« njĂ«jtĂ«n vlerĂ«, ka edhe qendĂ«rmbrojtĂ«si Kivior qĂ« aktivizohet me skuadrĂ«n e Portos. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« “Top 5” e PolonisĂ«, renditen edhe Zalevski me 17 milionĂ« euro vlerĂ«, e mbyllet me Zymanskin e Grabaran me nga 14 milionĂ« euro.

VlerĂ« tĂ« lartĂ« ka edhe Ukraina me SuedinĂ«, sidomos kĂ«ta tĂ« fundit. Vlera e UkrainĂ«s sipas “transfermarkt”, arrin nĂ« 274 milionĂ« euro, ndĂ«rsa Suedia Ă«shtĂ« ndĂ«r skuadrat me vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ«, qĂ« kap shifrĂ«n e 517 milionĂ« eurove.

KOSOVA- Dardanët kanë aktualisht vlerë më të lartë se kuqezinjtë. Skuadra e Kosovës kap vlerën e 131 milionë eurove dhe kushton vetëm 8 milionë euro më pak se Sllovakia, rivalja e saj në gjysmëfinale. Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, është sulmuesi i Juventusit Edon Zhegrova, kartoni i të cilit arrin në 25 milionë euro dhe ndiqet nga Fisnik Asllani me vlerë 18 milionë euro. Pesëshja më e shtrenjtë, mbyllet me Amir Rrahmanin, Albian Hajdarin dhe Leon Avduallahun, të cilët kushtojnë nga 12 milionë euro. Dy të fundit, u afruan rishtazi te Kosova pasi vendosën që të largoheshin nga Zvicra.

SKUADRAT MË TË LIRA- ShqipĂ«ria renditet e katĂ«rta si skuadra me vlerĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« “Play Off”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vendin e parĂ« e mban Maqedonia e Veriut. Kualifikimi i tyre ka ardhur pĂ«r shkak tĂ« LigĂ«s sĂ« Kombeve ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« kualifikuese morĂ«n rezultate surprizĂ« duke barazuar me BelgjikĂ«n, por edhe duke u turpĂ«ruar nga Uellsi. Vlera e MaqedonisĂ« arrin nĂ« 38 milionĂ« euro, e ndjekur nga Irlanda e Veriut me vlerĂ« 82 milionĂ« euro e mĂ« pas nga Rumania me vlerĂ« 86 milionĂ« euro. TOP 5- Italia Ă«shtĂ« padyshim skuadra me vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« “Transfermarkt”, nga tĂ« gjitha skuadrat e kualifikuara nĂ« “Play Off”, vlera e tĂ« cilĂ«ve arrin nĂ« 846 milionĂ« euro. NĂ« vendin e dytĂ« Ă«shtĂ« Suedia me 517 milionĂ« euro, e ndjekur nga Danimarka me 399 milionĂ« euro e mĂ« pas Turqia me 337 milionĂ«. Vendin e pestĂ«, e mban Ukraina, vlera e sĂ« cilĂ«s arrin nĂ« 274 milionĂ« euro.

The post Kualifikimi nĂ« BotĂ«ror/ ShqipĂ«ria “kĂ«rcĂ«non” tĂ« pasurit, por Kosova na parakalon appeared first on Albeu.com.

“Play-off”-i BotĂ«rorit, trajneri i KosovĂ«s: Ekipi ka fituar vetĂ«besim

TIRANË, 20 nĂ«ntor /ATSH/ Trajneri i pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« KosovĂ«s, Franco Foda, ka komentuar shortin e fazĂ«s sĂ« “play-off”-it pĂ«r kualifikimin nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026, ku DardanĂ«t mĂ« 26 mars do tĂ« pĂ«rballen me SllovakinĂ« nĂ« BratislavĂ«.

Foda ka vlerësuar lart kundërshtarin, por thekson se Kosova tashmë ka fituar vetëbesim dhe është gati për sfidën.

“Ndeshja e parĂ« Ă«shtĂ« si mysafir i SllovakisĂ«. Sllovakia ka njĂ« ekip shumĂ« tĂ« mirĂ«. Ata fituan kundĂ«r GjermanisĂ« (2-0), por bazuar nĂ« rezultatet tona, kemi fituar si mysafirĂ« nĂ« Suedi, Slloveni dhe gjithashtu kundĂ«r IslandĂ«s. Ekipi tani ka shumĂ« vetĂ«besim dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« ndeshje e barabartĂ«â€, u shpreh Foda.

Ai shtoi se fokusimi maksimal duhet të jetë në sfidën e parë.

“NĂ«se fitojmĂ« kĂ«tĂ« ndeshje, pastaj kemi njĂ« ndeshje nĂ« shtĂ«pi ku mund tĂ« vendosim gjithçka, por siç e thashĂ«, ndeshja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« ndeshja e parĂ« nĂ« Sllovaki, dhe pastaj tĂ« shohim mĂ« tej”, shtoi Foda.

NĂ« rast fitoreje ndaj SllovakisĂ«, Kosova do tĂ« luajĂ« finalen e “play-off”-it nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundĂ«rshtari do tĂ« jetĂ« fituesi i takimit Turqi-Rumani./rtsh/

The post “Play-off”-i BotĂ«rorit, trajneri i KosovĂ«s: Ekipi ka fituar vetĂ«besim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Play-off”-i i BotĂ«rorit 2026, trajneri i PolonisĂ« flet pĂ«r pĂ«rballjen me ShqipĂ«rinĂ«: Jemi favoritĂ«

TIRANË, 20 nĂ«ntor /ATSH/ KombĂ«tarja shqiptare njohu sot kundĂ«rshtarin e fazĂ«s “play-off” nĂ« shortin e hedhur nĂ« selinĂ« e UEFA-s nĂ« Zyrih.

Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

Trajneri i KombĂ«tares sĂ« PolonisĂ«, Jan Urban, ka komentuar shortin e “play-off”-it tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s, ku skuadra e tij do tĂ« pĂ«rballet me ShqipĂ«rinĂ«.

Urban u shpreh se ekipi i tij e sheh veten favorit, sidomos duke qenë se ndeshja e parë luhet në Varshavë.

“Mendoj se nuk duhet tĂ« ankohemi. LuajmĂ« ndeshjen e parĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe jemi favoritĂ«. Sigurisht, nĂ« njĂ« ndeshje tĂ« vetme mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka, por duhet tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« fushĂ«n tonĂ« pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« finalen e play-off-it”, tha ai.

Trajneri polak vlerësoi edhe cilësinë e ekipit kuqezi, duke theksuar se shumë prej lojtarëve aktivizohen në kampionatin italian.

“ShumĂ« lojtarĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« luajnĂ« kryesisht nĂ« SerinĂ« A. Sylvinho vjen nga njĂ« kulturĂ« futbolli teknik dhe kĂ«shtu luan edhe skuadra e tij. Por do t’i analizojmĂ«. Kemi kohĂ« tĂ« mjaftueshme dhe kĂ«to katĂ«r muaj janĂ« shumĂ« nĂ« futboll”, shtoi Urban.

/gj.m/r.e/

The post “Play-off”-i i BotĂ«rorit 2026, trajneri i PolonisĂ« flet pĂ«r pĂ«rballjen me ShqipĂ«rinĂ«: Jemi favoritĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“FIFA 2026″/ ShqipĂ«ria dhe Kosova njohin rivalĂ«t nĂ« fazĂ«n ‘play-off’

ShqipĂ«ria dhe Kosova kanĂ« mĂ«suar kundĂ«rshtarĂ«t e tyre nĂ« fazĂ«n “play off” kĂ«tĂ« tĂ« enjte pas shortit tĂ« hedhur nĂ« Zyrih. Sipas shortit, ShqipĂ«ria do tĂ« pĂ«rballet me PoloninĂ« pĂ«r fazĂ«n e playoff tĂ« BotĂ«rorit, ndĂ«rsa Kosova do tĂ« luajĂ« me SllovakinĂ«. ShqipĂ«ria dhe Kosova i mbyllĂ«n ndeshjet kualifikuese nĂ« vendet e dyta nĂ« grupet [
]

The post “FIFA 2026″/ ShqipĂ«ria dhe Kosova njohin rivalĂ«t nĂ« fazĂ«n ‘play-off’ appeared first on BoldNews.al.

HIDHET SHORTI/ Ja kundĂ«rshtari i ShqipĂ«risĂ« qĂ« vendosĂ«n goglat pĂ«r “Play-Off” (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

KombĂ«tarja shqiptare dhe Kosova, mĂ«sojnĂ« kundĂ«rshtarĂ«t pĂ«r nĂ« fazĂ«n e “play off” tĂ« BotĂ«rorit 2026.

 

 

KuqezinjtĂ« dhe “dardanĂ«t” janĂ« pjesĂ« e vazos sĂ« tretĂ«, ndĂ«rsa do tĂ« pĂ«rballen me njĂ« ekip nga vazo e dytĂ«.

Pas hedhjes së goglave, u vendos që kundërshtarja e Shqipërisë të jetë Polonia.

 

 

The post HIDHET SHORTI/ Ja kundĂ«rshtari i ShqipĂ«risĂ« qĂ« vendosĂ«n goglat pĂ«r “Play-Off” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

BotĂ«rori 2026, ShqipĂ«ria dhe Kosova njohin sot rivalĂ«t nĂ« “Play-off”

TIRANË, 18 nĂ«ntor /ATSH/ ShqipĂ«ria dhe Kosova pritet tĂ« njihen sot me rivalĂ«t e tyre nĂ« rrugĂ«timin drejt finaleve tĂ« botĂ«rorit “SHBA-Kanada-MeksikĂ« 2026”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të hedhi sot në mesditë shortin për të përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës.

ShqipĂ«ria dhe Kosova i mbyllĂ«n ndeshjet kualifikuese nĂ« vendet e dyta nĂ« grupet respektive, duke prerĂ« njĂ« biletĂ« pĂ«r nĂ« fazĂ«n “play-off”, çka ndodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« historinĂ« e tĂ« dyja kombĂ«tareve.

TĂ« dyja skuadrat janĂ« nĂ« Vazon e TretĂ« dhe kanĂ« shmangur njĂ« pĂ«rballje mes tyre. RivalĂ«t e mundshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« janĂ« ekipet e vendosura nĂ« Vazon e DytĂ«: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki. NjĂ« nga kĂ«to katĂ«r emra do “peshkojnĂ«â€ kuqezinjtĂ« dhe njĂ« tjetĂ«r DardanĂ«t.

Skuadra e Shqipërisë dhe Kosovës ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë dhe do të jetë ndeshje teke. Kjo pasi ekipet e vazos së dytë kanë koeficient më të lartë e kësisoj janë më të favorizuara në këtë turn. Ndeshja nëse mbyllet në barazim, do të vazhdojë me shtesë dhe nëse edhe gjatë kohës shtesë nuk ka fitues, fati i kualifikimit do të vendoset nga goditjet e 11-të metërshit.

Skuadrat fituese të këtij turni, në raundin tjetër nuk do të kenë më ndeshje teke, por do të luajnë dy ndeshje me sistemin vajtje-ardhje. Gjithashtu do ketë një short për ekipin që do jetë pritës, duke hequr favorin e renditjes në FIFA.

Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars 2026 dhe finalet më 31 mars 2026.

Ndarja e vazove play-off për shortin
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

The post BotĂ«rori 2026, ShqipĂ«ria dhe Kosova njohin sot rivalĂ«t nĂ« “Play-off” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Italia e zhgĂ«njyer, FIFA lĂ« nĂ« “ajĂ«r” edhe ShqipĂ«rinĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojĂ«, skenari qĂ« po trazon rrjetin para BotĂ«rorit

✇Albeu
By: V K

Sot do tĂ« hidhet shorti pĂ«r fazĂ«n “play off” tĂ« kualifikueseve tĂ« BotĂ«rorit 2026. JanĂ« 22 pĂ«rfaqĂ«suese nga e gjithĂ« bota, qĂ« duhet tĂ« fitojnĂ« dy ndeshje nĂ« mars pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« nga gjashtĂ« biletat e mbetura.

Në anën tjetër, fakt është se më 5 dhjetor në Uashington do të hidhet shorti i FIFA-s. Janë dy skenare, që aktualisht po trazojnë rrjetin pasi 6 përfaqësuese mbeten të pakonfirmuara.

NĂ« bazĂ« tĂ« renditjes sĂ« FIFA-s janĂ« ndarĂ« edhe vazot deri tani. Ka dy skenare. I pari, akoma i pazyrtarizuar, tregon se tĂ« gjithĂ« pĂ«rfaqĂ«sueset e “play off” do tĂ« vendosen nĂ« vazon e fundit pĂ«r shortin e 5 dhjetorit.

Skenari i dytĂ«, tregon se do tĂ« ketĂ« grupime sipas pĂ«rfaqĂ«sueseve tĂ« renditura mĂ« mirĂ«. KĂ«shtu vetĂ« Italia, ose çdo kundĂ«rshtar qĂ« mposht “axurrĂ«t”, pĂ«rfiton dhe merr pjesĂ« nĂ« vazon e dytĂ« pĂ«r shortin e dhjetorit. ShqipĂ«ria do tĂ« ishte pĂ«rfituese po ashtu, pasi automatikisht do tĂ« shmangte vazon e fundit.

SKENARI QË SUPOZOHET I SAKTË DERI TANI

 

SKENARI QË QARKULLON NË RRJET

 

The post Italia e zhgĂ«njyer, FIFA lĂ« nĂ« “ajĂ«r” edhe ShqipĂ«rinĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojĂ«, skenari qĂ« po trazon rrjetin para BotĂ«rorit appeared first on Albeu.com.

“Play-Off” i BotĂ«rorit s’mjafton pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, FIFA e zbret poshtĂ« nĂ« renditje

✇Albeu
By: M C

KombĂ«tarja shqiptare siguroi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori “play-off”-in e njĂ« BotĂ«rori, duke “rrĂ«mbyer” vendin e dytĂ« nĂ« Grupin K, ku ishte bashkĂ« me AnglinĂ« dhe SerbinĂ«. KĂ«ta tĂ« fundit, ShqipĂ«ria i la pas, por s’paska mjaftuar pĂ«r FIFA-n.

Kjo për shkak se në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, Kombëtarja kuqezi ka humbur 2 vende. Duket se humbja me shifrat 0-2 përballë Anglisë, ka ndikuar shumë, duke zbritur kuqezinjtë nga vendi i 61-të, në të 63-tin.

KujtojmĂ« se nĂ« muajin nĂ«ntor, “djemtĂ«â€ e Sylvinhos luajtĂ«n ndeshjen deçizive pĂ«rballĂ« AndorrĂ«s nĂ« transfertĂ«, ku trimfuan 0-1. PikĂ«risht ai 3 pikĂ«sh, dĂ«rgoi ShqipĂ«rinĂ« nĂ« “play-off”.

The post “Play-Off” i BotĂ«rorit s’mjafton pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, FIFA e zbret poshtĂ« nĂ« renditje appeared first on Albeu.com.

BotĂ«rori 2026, ShqipĂ«ria dhe Kosova njohin rivalĂ«t e mundshĂ«m nĂ« “play-off”

TIRANË, 19 nĂ«ntor /ATSH-Gjergji Mima/ Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia janĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e mundshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe KosovĂ«s mĂ« shortin e tĂ« enjtes qĂ« vlen pĂ«r “play off” e BotĂ«rorit 2026.

Ndeshjet e fundit në fazën e grupeve ishin përcaktuese për vazot e shortit.

Faza play-off përfshin 16 ekipe, nga të cilat 12 renditen të dytat në grupet kualifikuese dhe 4 vijnë nga Liga e Kombeve, në bazë të koeficientit më të lartë.

Këto skuadra ndahen në katër vazo sipas renditjes FIFA. Aktualisht, sipas rezultateve të fundit, Shqipëria pozicionohet në vazon e tretë së bashku me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Irlandën, teksa sot pritet të publikohet renditja e re e FIFA-s për muajin nëntor.

Në shortin që do mbahet më 20 nëntor në orën 13:00 në Nyon, UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3.

Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Faza e play-off-it zhvillohet me ndeshje teke. Fillimisht luhen gjysmëfinalet dhe, nëse nuk ka fitues brenda 90 minutave, ndeshjet shkojnë në shtesë e më pas në penallti.

Skuadrat fituese të këtij raundi më pas kalojnë në finalet e play-off-it, ku shorti përcakton si çiftet, ashtu edhe fushën e lojës, pa asnjë lloj avantazhi nga koeficientët.

Vetëm katër ekipe nga 16 pjesëmarrëse do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës 2026.

Ndeshjet vendimtare të play-off-it do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars 2026, data që tashmë janë të rrethuara me të kuqe për të gjithë tifozët shqiptarë.

Shqipëria është vetëm dy hapa larg ëndrrës së madhe botërore dhe me formën e deritanishme dhe shpirtin luftarak të skuadrës së Sylvinhos, ky moment historik duket më pranë se kurrë më parë.

/a.f/

The post BotĂ«rori 2026, ShqipĂ«ria dhe Kosova njohin rivalĂ«t e mundshĂ«m nĂ« “play-off” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZYRTARE/ Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off të Botërorit. Tabloja në ditën e fundit të kualifikueseve ndryshoi plotësisht

✇Albeu
By: M C

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj praninë në play-off të Botërorit dhe të enjten, do të mësojë edhe emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet fillimisht në gjysmëfinale, e më pas edhe në finalen e mundshme për biletën për në aktivitet.

KOMBETARJA

Gjithsesi, ShqipĂ«ria di qĂ« tani se nĂ« bazĂ« tĂ« renditjes sĂ« FIFA-s, do tĂ« jetĂ« e vendosur nĂ« vazon e tretĂ« nĂ« short, ashtu si Kosova, me ndeshjen gjysmĂ«finale, qĂ« do ta zhvillojĂ« jashtĂ« fushĂ«s ndaj njĂ« skuadre tĂ« vazos sĂ« dytĂ«. Ndeshjet e sotme kanĂ« pĂ«rcaktuar edhe emrat e ekipeve qĂ« kuqezinjtĂ« dhe “DardanĂ«t” do tĂ« kenĂ« pĂ«rballĂ« tĂ« paktĂ«n nĂ« hapin e parĂ« tĂ« shortit.

Pas lĂ«vizjeve tĂ« ndryshme nĂ« grupe nĂ« ditĂ«n e fundit tĂ« kualifikueseve, si dhe situatĂ«s sĂ« ekipeve nĂ« renditjen e FIFA-s, tabloja tashmĂ« paraqet pĂ«rfundimisht katĂ«r skuadrat nga tĂ« cilĂ«t do tĂ« dalin emrat e gjysĂ«mfinalistĂ«ve pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe KosovĂ«n: Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovaki.

Në shortin në FIFA, do të përcaktohet ndarja e gjysmëfinaleve dhe i finaleve, ku çiftet fituese të ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3, do të përballen me çiftet fituese të ndeshjeve mes skuadrave të vazove 1 dhe 4. Do të hidhet short që të enjten për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse e finales në stadiumin e saj.

Ndeshjet e para të play-off, janë më datë 26 mars, ndërsa ndeshjet finale janë planifikuar më datë 31 mars.

NDARJA NË VAZO NË SHORT

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

The post ZYRTARE/ Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët në play-off të Botërorit. Tabloja në ditën e fundit të kualifikueseve ndryshoi plotësisht appeared first on Albeu.com.

ShqipĂ«risĂ« i konfirmohet rivali i parĂ«, skenaret qĂ« mbajnĂ« peng pjesĂ«n tjetĂ«r pĂ«r “play off”-in e BotĂ«rorit

✇Albeu
By: V K

Çekia Ă«shtĂ« zyrtarisht rivali i parĂ« i mundshĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« fazĂ«n gjysmĂ«finale tĂ« “play off” pĂ«r BotĂ«rorin. PĂ«r çekĂ«t nuk ekziston mundĂ«sia qĂ« tĂ« ngjiten mĂ« sipĂ«r, por as qĂ« t’i bashkohen ShqipĂ«risĂ« nĂ« vazon e tretĂ«.

Megjithatë, sot janë disa skenarë që mund të ndryshojnë situatën për Sllovakinë, Skocinë dhe Irlandën që provizorisht plotësojnë vazon e dytë.

Pasqyrë, ndërsa ndeshjet do të luhen të gjitha sot prej orës 20:45.

SKENARET QË NDRYSHOJNË VAZON E DYTË(SOT)

Uells-Maqedoni e Veriut

Fitorja e Uellsit, e vendos nĂ« vazon e dytĂ« si kundĂ«rshtar tĂ« mundshĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, Uellsi do tĂ« pozicionohet nĂ« vazon e katĂ«rt. Fitorja e Uellsit do sillte zyrtarisht rĂ«nien e IrlandĂ«s nĂ« vazon e tretĂ«, duke mos qenĂ« rival i mundshĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« “play off”.

Austri-Bosnjë Hercegovinë

Fitorja e Bosnjës ndryshon vazon e dytë dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë. Vetë Austria do të vendosej në vazon e parë.

Skoci-Danimarkë

Fitorja e SkocisĂ« do tĂ« vendoste DanimarkĂ«n nĂ« vazon e parĂ« tĂ« shortit tĂ« “play off”. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, me çdo rezultat tjetĂ«r, Skocia mbetet si kundĂ«rshtar i mundshĂ«m nĂ« vazon e dytĂ«.

SKENAR THUAJSE I PAMUNDUR

KosovĂ« – ZvicĂ«r

Fitorja e Kosovës me më tepër se pesë gola diferencë do të ndryshojë po ashtu vazon e dytë.

*ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« zyrtarisht nĂ« vazon e tretĂ«. VetĂ«m Çekia Ă«shtĂ« njĂ« kundĂ«rshtar qĂ« njihet po ashtu zyrtarisht nĂ« vazon e dytĂ«. Pjesa tjetĂ«r mund tĂ« ndryshojĂ« sot, sipas skenarĂ«ve tĂ« pĂ«rmenedur mĂ« sipĂ«r.

Vazo e dytĂ«, pa u luajtur ndeshjet sot: Sllovaki, Skoci, Çeki (kundĂ«rshtar zyrtar) dhe IrlandĂ«./ Panorama Sport

The post ShqipĂ«risĂ« i konfirmohet rivali i parĂ«, skenaret qĂ« mbajnĂ« peng pjesĂ«n tjetĂ«r pĂ«r “play off”-in e BotĂ«rorit appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë

✇Albeu
By: M C

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në play-off të Kupës së Botës, duke qenë vetëm dy ndeshje larg realizimit të një ëndrre të jashtëzakonshme për të gjithë tifozët kuqezi. Megjithatë, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donin kuqezinjtë në gjysmëfinale, FIFA i detyron që të luajnë një ndeshje që ata nuk do të kishin dëshirë ta luanin pas një zhgënjimi të mundshëm.

FIFA paracakton që në short skuadrat të ndahen në 3 minigrupe me nga një ekip nga secila vazo, i cili do të përcaktojë emrin e 3 finalistëve të Botërorit që mbeten nga Europa.

Më 26 mars, skuadra e vazos 2 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 3 dhe ajo e vazos 1 do të presë ndeshjen me skuadrën e vazos 4 në gjysmëfinale. Fitueset e dy çifteve do të ndeshen më 31 mars në finalen e madhe për një biletë në Botërorin 2026. Po humbësit?

Këtu ndërhyn rregullorja e FIFA-s për kualifikueset e cila parashikon se më datën 31 mars, në fushë do të jenë edhe skuadrat humbëse të gjysmëfinaleve, të cilat do të përballen mes tyre në një ndeshje miqësore. Një sfidë që do të zhvillohet në fushën e një prej këtyre skuadrave, të paracaktuar që në shortin e kësaj të enjte. Kjo ndeshje në fakt është cilësuar e panevojshme nga shumë ekipe, duke pasur parasysh se pjesëmarrësit do të jenë dukshëm të pamotivuar pas zhgënjimit nga eliminimi.

Por pavarësisht protestave, FIFA ka insistuar të zhvillohet meqë në atë dritare ndërkombëtare, ekipet e tjera në gjithë botën do të zhvillojnë nga dy ndeshje dhe i shërben për statistika apo qëllimet e renditjes së saj botërore.

The post Shqipëria në play-off të Botërorit, FIFA e detyron të luajë ndeshjen më të padëshiruar nëse eliminohet menjëherë appeared first on Albeu.com.

Rama falënderon Kombëtaren pas ndeshjes me Anglinë: Krenar për kuqezinjtë

TIRANË, 16 nĂ«ntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka falĂ«nderuar KombĂ«taren shqiptare pas pĂ«rfundimit tĂ« ndeshjes sĂ« fundit tĂ« Grupit K pĂ«r kualifikueset e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026, ku ShqipĂ«ria u mposht 0-2 nga Anglia nĂ« stadiumin “Air Albania” nĂ« TiranĂ«.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh krenarinë dhe mirënjohjen për përpjekjet e kuqezinjve, duke theksuar performancën e tyre të barabartë me një superfuqi si Anglia për më shumë se 70 minuta.

Ai gjithashtu inkurajon skuadrën për fazën e play-off-it të Botërorit.

“Faleminderit. PavarĂ«sisht rezultatit, nĂ« njĂ« ndeshje ku pĂ«r mĂ« shumĂ« se 70 minuta kuqezinjtĂ« ishin thjesht tĂ« barabartĂ« me njĂ« superfuqi si Anglia, skuadra jonĂ« meriton mirĂ«njohje dhe respekt te madh pĂ«r arritjen historike tĂ« vendit tĂ« dytĂ« nĂ« grupin eliminator tĂ« BotĂ«rorit. Tani pllei ofi. Forca ShqipĂ«ri!”, shkruan Rama.

Pas kësaj humbje dhe renditjes në vendin e dytë në grupin K, Kombëtarja shqiptare përgatitet për fazën play-off të Botërorit 2026, që luhet në mars.

/gj.m/r.e/

The post Rama falënderon Kombëtaren pas ndeshjes me Anglinë: Krenar për kuqezinjtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na bĂ«nĂ« dy gola tĂ« shpejtĂ«â€, Strakosha pas humbjes me AnglinĂ«: DhamĂ« maksimumin, pĂ«r play off


Pas humbjes me Anglinë në Tiranë, Thomas Strakosha dha një prononcim.

Ai u shpreh se ekipi dha maksimumin, ndërsa shtoi se Anglia ka më shumë kualitete. Për play off, ai tha se nuk ka eksperiencë se me cilën kombëtare do të përballen.
“DhamĂ« maksimumin. Anglia ka mĂ« shumĂ« kualitete se ne. Por luajtĂ«m futboll. Edhe nĂ« Angli nuk luajtĂ«m kaq shumĂ«. TĂ« jemi tĂ« gjithĂ« me kĂ«mbĂ« nĂ« tokĂ«. AsnjĂ« nuk ka shĂ«nuar gol ndaj AnglisĂ«.

Kemi pasur ulje-ngritje. NĂ« disa ndeshje kemi luajtur shumĂ« mirĂ«, por s’kemi marrĂ« maksimumin. NĂ« disa ndeshje s’kemi luajtur shumĂ« mirĂ«, por kemi marrĂ« pikĂ«t.
Nuk kam asnjë preferencë për play off-in. Duhet të marrim maksimumin me çdo ekip që do ndeshemi që të arrijmë finalen.
Na bënë dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden dhe Saka ndryshoi loja. E kuptojmë që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë që në ndeshjet e tjera të mos pësojmë gol.
BĂ«ra disa gabime qĂ« nuk duhet t’i bĂ«ja, por kĂ«shtu e ka futbolli”, tha Starkosha.

The post “Na bĂ«nĂ« dy gola tĂ« shpejtĂ«â€, Strakosha pas humbjes me AnglinĂ«: DhamĂ« maksimumin, pĂ«r play off
 appeared first on Albeu.com.

Irlanda fiton nĂ« Budapest dhe i jep “asist” KombĂ«tares shqiptare, kuqezinjtĂ« afrohen nĂ« vazon e dytĂ«

TIRANË, 16 nĂ«ntor /ATSH/ Hungaria pĂ«soi njĂ« humbje nĂ« sekondat e fundit tĂ« ndeshjes me IrlandĂ«n, e cila arriti tĂ« kthejĂ« rezultatin nĂ« 3-2 nĂ« favor tĂ« saj.

Me këtë triumf, Irlanda siguroi pjesëmarrjen në fazën play-off për Botërorin 2026, ndërsa ëndrra e Hungarisë për të shkuar në Kupën e Botës u mbyll.

Fitorja e irlandezëve është gjithashtu një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi tani kuqezinjtë janë shumë pranë sigurimit të një vendi në vazon e dytë.

Tani, për të avancuar, Shqipërisë i duhet që Islanda të mos fitojë ndaj Ukrainës dhe që Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të mbeten pas saj në renditjen e FIFA-s.

/gj.m/r.e/

The post Irlanda fiton nĂ« Budapest dhe i jep “asist” KombĂ«tares shqiptare, kuqezinjtĂ« afrohen nĂ« vazon e dytĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TjetĂ«r mbrĂ«mje historike, Kosova mund SlloveninĂ« dhe i bashkohet ShqipĂ«risĂ« nĂ« ‘play off-in’ e BotĂ«rorit

✇Albeu
By: M C

Shqiptarët vijojnë të shkruajnë historinë. Dy ditë pas arritjes së Shqipërisë në play off-in e Botërorit, të njëjtën arritje e bëri dhe Kosova.

“DardanĂ«ve” u mjaftonte vetĂ«m njĂ« pikĂ« pĂ«rballĂ« SlovenisĂ«, por ata shkuan nĂ« LjubljanĂ« dhe morĂ«n maksimumin, duke triumfuar 0-2.

Sfida nisi në mënyrë të vrullshme për skuadrën e Franco Fodës, e cila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6-të me anë të Fisnik Asllanit, i cili pas një lëvizjeje të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën mposhti Oblakun.

Në minutën e 16-të Vojvoda gjuajti dhe Asllani devijoi topin në drejtim të Oblakut, por ky i fundit e largoi topin në momentin e fundit. Pjesa e parë përfundoi pikërisht me avantazhin 1-0 të Kosovës.

NĂ« tĂ« dytĂ«n, gjĂ«rat u bĂ«nĂ« mĂ« tĂ« lehta pĂ«r “DardanĂ«t”, kjo falĂ« nervozizmit tĂ« Stojanoviçit, i cili u ndĂ«shkua dy herĂ« me karton tĂ« verdhĂ« brenda 6 minutave, duke lĂ«nĂ« vendasit me 10 lojtarĂ«.

Menjëherë pas kësaj, të besuarit e Fodës u hodhën në sulm për të gjetur edhe golin e qetësisë, i cili erdhi në mënyrë spektakolare nga vetë sllovenët.

Në minutën e 64-t, Muslija hodhi një top për në krahun tjetër të fushës, por Karniçnik, i cili u mundua ta largonte, gabimisht e çoi në portën e tij, duke realizuar një superautogol që la të shtangur edhe Oblakun.

Me këtë fitore, Kosova arrin të sigurojë vendin e dytë në Grupin B dhe ndeshja e fundit do të jetë me Zvicrën në Prishtinë, e cila praktikisht e ka mbyllur çështjen e kualifikimit.

The post TjetĂ«r mbrĂ«mje historike, Kosova mund SlloveninĂ« dhe i bashkohet ShqipĂ«risĂ« nĂ« ‘play off-in’ e BotĂ«rorit appeared first on Albeu.com.

FIFA jehonë fitores së Shqipërisë dhe kualifikimit historik në play-off për Botërorin 2026

TIRANË, 14 nĂ«ntor /ATSH/ FIFA ka pĂ«rgĂ«zuar sot KombĂ«taren e ShqipĂ«risĂ« pas fitores 0-1 nĂ« AndorrĂ« mbrĂ«mjen e djeshme, njĂ« rezultat qĂ« i siguroi vendin nĂ« play-off tĂ« BotĂ«rorit 2026 pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«.

Shqipëria siguroi vendin e saj në play-off-et e UEFA-s falë një fitoreje të ngushtë në Andorrë falë edhe humbjes së Serbisë ndaj Anglisë, thekson FIFA.

Rasti i parë i madh i ndeshjes erdhi kur kapiteni Berat Gjimshiti goditi traversën me kokë në fund të pjesës së parë. Shqipëria më në fund gjeti rrugën drejt golit kur Myrto Uzuni ktheu topin për Kristjan Asllanin, i cili shënoi me të djathtën për të siguruar pikët e çmuara, shkruan më tej FIFA.

ShqipĂ«ria do tĂ« luajĂ« ndaj AnglisĂ« mĂ« 16 nĂ«ntor, nĂ« orĂ«n 18:00, nĂ« “Air Albania Stadium”, nĂ« ndeshjen e fundit tĂ« Grupit K pĂ«r kualifikueset e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s 2026.

Anglia ka siguruar tashmë vendin si e para në grup, ndërsa Shqipëria do të luftojë në play-off për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.

/gj.m/r.e/

The post FIFA jehonë fitores së Shqipërisë dhe kualifikimit historik në play-off për Botërorin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌