Shqipëria mbylli me sukses aventurën e saj kualifikuese për në Kupën e Botës, duke zënë vendin e dytë në grup. Kuqezinjtë për herë të parë në histori, arritën të kualifikohen në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku në mars do të kenë shansin e artë për të tentuar Botërorin.
Mes shumë rezultateve pozitive që kuqezinjtë arritën në fazën kualifikuese, historike padyshim ishte fitorja në Leskovc, ku kuqezinjtë arritën të fitonin kundër Serbisë.
Veç fitores dhe 3 pikëve që ndikuan shumë në ecurinë e skuadrës sonë, edhe loja e zhvilluar në atë ndeshje ishte padyshim një nga më të mirat që kuqezinjtë kanë bërë.
Por, heronjtë që luajtën në tokën shqiptare të Leskovcit, nuk janë të gjithë në momentin më të mirë me skuadrat e tyre.
Shumë lojtarë janë duke kaluar një moment të vështirë me skuadrat e tyre, duke mos u aktivizuar apo edhe duke qenë në një formë që nuk është më e mira e mundshme, por sigurisht që ka edhe nga ata që po shkëlqejnë, shënojnë apo edhe që janë kthyer në protagonistë.
THOMAS STRAKOSHA-Portieri i Kombëtares është në një moment shumë të mirë në kampionatin grek. Gardiani kuqezi aktivizohet me AEK-un dhe këtë sezon është aktivizuar në 27 ndeshje, nga të cilat 15 janë në kampionat e 12 të tjera në Kupat e Europës. Në total, Strakosha ka luajtur plot 2460 minuta duke qenë një nga më të rëndësishmit.
MARIO MITAJ- Mbrojtësi i majtë është padyshim një nga lojtarët më kualitativë që ka Kombëtarja kuqezi, por me Al Itihad është në një situatë të çuditshme. Mitaj e nisi kampionatin me mungesa për shkak të numri të të huajve, ndërkohë që kohët e fundit, është diskutuar edhe mundësia e largimit nga skuadra. Kështu, Mitaj këtë sezon është aktivizuar në 58% të ndeshjeve dhe nuk ka luajtur minuta të plota. Mitaj është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionat, 4 në Kupë dhe në 6 të tjera në Championsin Aziatik, me një total prej 1401 minutash.
ARLIND AJETI– Qendërmbrojtësi po kalon një moment të mirë me skuadrën e tij në Turqi, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Mbrojtësi i Bodrumsporit ka luajtur 19 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol si edhe ka dhënë 1 asist tjetër, teksa ka arritur të marrë 1701 minuta në kampionat, një nga më të aktivizuarit në skuadër.
BERAT GJIMSHITI-Kapiteni kuqezi është padyshim lider te Atalanta dhe një nga protagonistët absolutë me bergamaskët. Gjimshiti ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet, duke përjashtuar rastet kur ka qenë i dëmtuar apo ka pasur nevojë për pushim për shkak të lodhjeve. Kështu, Gjimshiti ka luajtur 17 ndeshje në Serinë A, 6 në Champions dhe 1 në Champions, me totalin prej 1947 minutave, ose 79% të ndeshjeve.
ELSEID HYSAJ- Aventura e Hysajt te Lacio, duket se është duke iu afruar fundit, për shkak se nuk po merr më minuta dhe është një lojtar që shpesh është nxjerrë jashtë planeve të stafit. Kështu, Hysaj është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje të Serisë A, me një total prej 162 minutash, ose më saktë prej vetëm 40 minutash për ndeshje. sa i përket ndeshjeve, ai është aktivizuar në 5% të ndeshjeve, duke qenë një nga lojtarët me më pak minuta që ka luajtur titullar në Serbi.
JULJAN SHEHU- Një nga risitë e kualifikuesve të Botërorit, ishte Shehu i aktivizuar titullar ndaj Andorrës, e më pas duke blinduar vendin e tij në mesfushë. Mesfushori që aktivizohet me Vidzev në Poloni, është protagonist edhe me skuadrën e tij. Kështu, Shehu është aktivizuar në 17 ndeshje të kampionatit dhe 3 të Kupës, duke marrë një total prej 1665 minutash, ose e thënë ndryshe duke marrë 89% të minutave.
KRISTJAN ASLLANI-Nëse me Shqipërinë është protagonist dhe një nga lojtarët më të spikatur, në Serinë A është në një situatë tjetër. Mesfushori nga Elbasani nuk po kalon momentin më të mirë dhe është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje të Serisë A e 1 në Kupë. Në total, Asllani ka marrë 1155 minuta, e përkthyer në 68% të minutave.
QAZIM LAÇI- I transferuar në Turqi te Rizespor, mesfushori i Kombëtares duket se ka gjetur veten dhe është ambientuar shumë mirë në Superligë. Laçi është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërkohë që ka luajtur edhe në 3 ndeshje të Kupës. Sa i përket totalit të minutave, Laçi ka luajtur thuajse të gjitha, pasi ka 94% të minutave, duke luajtur një total prej 1465 minutash.
ARMANDO BROJA- Sulmuesi kuqezi është duke marrë hapësirën e tij me Bërnlein megjithëse nuk e nisi mirë kampionatin. Në ndeshjet e fundit, Broja ka luajtur titullar ku edhe ka arritur të shënojë golin e parë. Kështu, Broja ka luajtur 15 ndeshje në Premier Ligë, por në total 630 minuta ndërkohë që ka edhe 2 ndeshje në Kupë. Në total, Broja numëron këtë sezon 771 minuta, duke marrë vetëm 29% të minutave.
MYRTO UZUNI- Sulmuesi nga Berati luan në kampionatin amerikan me Austin dhe aktualisht është pushim për shkak se kampionati ka mbaruar. Situata e tij nuk është më e mira për momentin duke qenë se kampionati rinis në muajin mars dhe atëherë do të ketë edhe ndeshjet e Shqipërisë. Sezonin e shkuar, ka luajtur 34 ndeshje duke marrë një total prej 2633 ndeshjesh.
REI MANAJ- Sulmuesi që shkroi histori në Leskovc me një gol fantastik të realizuar, është protagonist edhe me skuadrën e Al Sharjah në kampionatin e Emirateve Arabe. Në total, Manaj ka luajtur 19 ndeshje, mes kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampioneve, duke pasur edhe një total prej 1373 minutash, ose e thënë ndryshe ka luajtur në 80% të ndeshjeve që ka pasur në dispozicion.
The post Vëzhgimi për aktivizimet e titullarëve të Kombëtares në fitoren në Serbi/ Heronjtë e Leskovcit, sfida me klubet e tyre appeared first on Albeu.com.