Avokati Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që lidhet me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Zekaj ka deklaruar se gjatë seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 personave të ndaluar, e cila është mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren nga ora 16:00 deri rreth orës 22:30, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që për 35 prej tyre të caktohet masa e paraqitjes në stacion policor, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas tij, pavarësisht kësaj kërkese, Gjykata nuk ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të këtyre të ndaluarve, por ka vendosur që ata të kthehen në ndalim, pa një vendim të veçantë, në pritje të marrjes së aktvendimit për masën e sigurisë jashtë seancës. Ai ka shtuar se gjyqtari, sipas tij, kishte deklaruar gojarisht se vendimi do të merrej sot rreth orës 10:00.
Zekaj ka theksuar se, sipas tij, i vetmi vendim ligjor në fuqi ka qenë ai për ndalim prej 48 orësh, afat i cili ka skaduar sot në ora 10:00.
âI vetmi vendim i ligjshem qe egziston deri tani ne kete rast eshte ai i ndalimit per 48 ore, i cili ka skaduar sot ne ora 10:00. Edhe pse vendimi ka skaduar qe 2 ore, 35 te ndaluarit jane duke u mbajtur ne menyre te kunderligjshme nga Burgu i Lipjanit, pa asnje vendimâ, ka shkruar Zekaj nĂ« reagim.
Ai ka deklaruar se edhe pas skadimit të këtij afati, 35 të ndaluarit po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pa asnjë vendim gjyqësor, duke shtuar se institucioni përkatës, sipas tij, po pret veprim nga Gjykata Themelore në Prizren.
Reagimi i Zekajt vjen pas deklarimeve të një dite më parë të avokatit Driton Muharremi, i cili kishte thënë se, ndonëse Gjykata kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë për masa alternative ndaj 35 të pandehurve, ata ishin dërguar dhe mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.
âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ ka raportuar sot se Prokuroria Themelore nĂ« Prizren ka dorĂ«zuar kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj ish-drejtorit tĂ« ByrosĂ« Kosovare tĂ« Sigurimeve (BKS), Sami Mazrekut, dhe ish-drejtorit tĂ« Departamentit tĂ« Financave dhe Kontabilitetit, Valon Berisha, si dhe Florent Sylejmanit e Yll Ăollakut. Kurse ndaj 35 tĂ« tjerĂ«ve ka kĂ«rkuar masĂ«n e paraqitjes nĂ« Polici.
Mazreku dhe Berisha bashkë me të dyshuarit tjerë u arrestuan mëngjesin e 8 janarit në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit që ishte udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu. Dëmi pretendohet të jetë mbi 1 milion euro.
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishte njoftuar se se rasti i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar.
Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.
Sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« tĂ« siguruar nga âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ, mes tĂ« dyshuarve kryesorĂ« janĂ« Sami Mazreku dhe Valon Berisha, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« periudhĂ«s 22 korrik 2022 â 9 tetor 2023, nĂ« pozitat drejtuese nĂ« BKS, dyshohen se kanĂ« kryer njĂ« sĂ«rĂ« transaksionesh bankare tĂ« paautorizuara, duke shkaktuar dĂ«me materiale tĂ« konsiderueshme. Transaksionet e dyshuara pĂ«rfshijnĂ« shumĂ«n prej 4,641 euro deri mbi 8,500 euro pĂ«r kompensim tĂ« supozuar tĂ« dĂ«meve nga aksidentet e trafikut pĂ«r persona qĂ« paraprakisht kishin marrĂ« kompensim, duke shkaktuar kĂ«shtu dĂ«m tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r BKS-nĂ«.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se 39 persona janë arrestuar në aksionin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Ai nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r medie kishte deklaruar se dĂ«mi vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« 1 milion e 43 mijĂ« euro, derisa shtoi se cak i hetimeve ishin edhe ish-drejtori i BKS-sĂ«, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha, tĂ« cilĂ«t po ashtu janĂ« nĂ« mesin e tĂ« arrestuarve, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.








































