Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fshihej prej kohësh në Tiranë/ I kërkuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 52-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara gjatë një kohe të gjatë hetimi dhe gjurmimi, për lokalizimin dhe kapjen e një të kërkuari për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar dhe finalizuar faza e 80-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të kësaj faze, shërbimet operacionale lokalizuan në zonën e Liqenit të Thatë, kapën dhe shoqëruan shtetasin e dyshuar për tre vrasje.

Nga verifikimi i thelluar rezultoi se shtetasi i shoqëruar, i cili përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me emër të një shtetasi nga Kosova, ishte person i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasje të trefishtë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Besim Sherifi, 52-vjeç, banues në Kopanica, Saraj, Maqedoni e Veriut.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi Interpol Shkupi e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, vepër për të cilën legjislacioni penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënim maksimal, burgim të përjetshëm.

Ky shtetas dyshohet se më datë 05.10.2007, në fshatin Kopanica, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka vrarë me armë zjarri, 3 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pasaportë kosovare, kartë identiteti kosovare dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me gjenealitetet e një shtetasi nga Kosova.

Materialet procedurale, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Shkupin, do të vijojë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

The post Fshihej prej kohësh në Tiranë/ I kërkuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 52-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Valon Berisha afër largimit nga LASK-u, do t’i bashkohet skuadrës nga Bosnja Hercegovina



Mesfushori Valon Berisha është shumë afër të largohet nga klubi austriak LASK, kurse është afër t’i bashkohet Zeljeznicar të Bosnja Hercegovinës.

Berisha është njoftuar nga LASK-u para disa javëve që nuk është më në planet e trajnerit, andaj është i lirë për t’u bërë me klub të ri këtë muaj.

Siç raporton mediumi boshnjak “sportbc.ba”, negociatat mes klubit dhe Berishës janë në fazën finale, kurse ka shpresë jashtëzakonisht të madhe që marrëveshja do të mbyllet për një kohë të shkurtër.

Zeljeznicar beson se Berisha do të sillte jo vetëm cilësi të madhe në mesfushë, por edhe një ngritje të ndjeshme të aspektit në anën e marketingut.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të parë nëse Berisha do të veshë fanellën blu dhe do ta udhëheqë skuadrën në garën për një vend në Evropë gjatë pranverës.

Berisha ka një karrierë të bujshme pasi ka luajtur për klubet e mëdha si Lazio, RB Salzburg, Fortuna, Reims dhe së fundmi LASK.

Mesfushori i lindur në Suedi ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Norvegjisë, ndërsa nga viti 2016 ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, me të cilën ka regjistruar 52 paraqitje dhe katër gola./Telegrafi/

Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skadenca”, është goditur një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore.

Pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Skadenca”.

Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, të cilat më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skadenca”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lejimin e kontrollit të banesës në pronësi të shtetasit B. B.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 4289 kuti me medikamente të ndryshme, ku një sasi e konsiderueshme e tyre ishte e skaduar dhe pjesa tjetër pa faturë tatimore.

Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 42 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit B. B., për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

The post Tregtonte ilaçe kontrabandë dhe të skaduara, arrestohet 45-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.

Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

✇Albeu
By: V K

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 45-vjeçari në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit

✇Albeu
By: M C

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 45-vjeçar. Ai u ndalua në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Mbi 45-vjeçarin, banues në fshatin Cukalat, Dimal rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet nga shërbimet e Policisë në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në tentativë për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë ndalimin e shtetasit N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal.

Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.

Ndalimi i tij u krye pasi shërbimet policore e kapën këtë shtetas në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. H. u ndalua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./

The post Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 45-vjeçari në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (VIDEO)

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e një 18-vjeçari në 23 nëntor të vitit të kaluar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Plagosja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Tiranë/ Plagosi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dita e parë e 2026 nis me mot kryesisht të vranët dhe temperatura të ulëta



Dita e parë e vitit të ri nis me mot kryesisht të vranët në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -9 deri -6°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë rreth 1–3°C.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi deri në 11 m/s, duke sjellë ndjesi akulli, sidomos në zonat e hapura dhe kodrinore.

Në viset e larta priten ngrica gjatë gjithë ditës, ndaj qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik u rekomandohet kujdes i shtuar.

Për të shmangur aksidentet, drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin goma dimërore dhe të ruajnë distancën e sigurisë në rrugë.

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron se moti i ftohtë dhe era e fortë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar nga qytetarët të jenë të përgatitur për kushtet e acarta. /Telegrafi/

Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C

✇Albeu
By: V K

Dita e parë e Vitit të Ri 2026, ka nisur me temperatura  të ulëta. I ftohti dhe acari i dimrit mbizotëron në çdo cep të Shqipërisë.

Temperaturat në vend kanë arritur minimalisht -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk do t’i kalojë vlerat 6 gradë.

Pavarësisht motit të kthjellët me Diell, temperaturat do të vijojnë të ftohta.

The post Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C appeared first on Albeu.com.

Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin

Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike.

Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike.
Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 15 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

The post Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin appeared first on Albeu.com.

Rënie e temperaturave këtë javë, acar gjatë natës dhe mëngjesit



Kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat në disa zona do të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar, për shkak të ngricave, të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Kurse sot e hënë, moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Telegrafi/

E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte rreth orës 11:40, një ngjarje e rëndë është regjistrua në Koplik të Shkodrës, ku sipas informacioneve policore, një 27-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas uniformave blu, i riu dyshohet se ka qenë duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27-vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Nnga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42-vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, sqaron policia.

The post E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, një 27 vjeçar në Tiranë, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi:

“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

The post E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

✇Albeu
By: V K

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale.

Gjithashtu, në pranga ra S.C., 25-vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39-vjeç, është në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit.

Njoftimi:

“Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten appeared first on Albeu.com.

Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. I riu ndodhej në një apartament të marrë me qira afatshkurtër, kur, për arsye që mbeten ende të paqarta, ra në boshllëk nga ballkoni.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca e shërbimit emergjent, por mjekët konstatuan se 19-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çështja po hetohet nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”, ndërsa priten më shumë detaje në vijim.

The post Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Shkollat nuk gjejnë qetësi/ Tjetër sherr masiv mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në sarandë

✇Albeu
By: V K

Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë, është regjistruar në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

The post Shkollat nuk gjejnë qetësi/ Tjetër sherr masiv mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në sarandë appeared first on Albeu.com.

Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Si e fshehu policia kompaninë e djalit të Çim Beshirit?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar paraditen e së dielës në Paskuqan, ku 65-vjeçari Halil Picari, me profesion hidraulik ra nga një pallat në ndërtim dhe për pasojë humbi jetën. Lidhur me rastin, Policia reagoi vetëm pasi ngjarja u raportua në media dhe bëri me dije se ka vënë në […]

The post Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Si e fshehu policia kompaninë e djalit të Çim Beshirit? appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova

✇Albeu
By: V K

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës arrestuan një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është 40-vjeç, me banim në Kosovë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

I arrestuari u ndalua me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

The post Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova appeared first on Albeu.com.

❌