❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Votat me postë: LVV kryeson me mbi 68% pas numërimit të 21 kutive



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 18 kutive të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm.

Rezultatet aktuale tregojnë këtë renditje:

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – 68.02% (3,826 vota)

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) – 11.68% (657 vota)

AAK – Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s – 10.44% (587 vota)

Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) – 8.11% (546 vota)

Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të qartësojnë ndikimin e plotë të votave me postë në shpërndarjen e mandateve/Telegrafi/

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një e mitur kalimtare e rastit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur nga një plumb aksidental gjatë një incidenti me të shtëna me armë zjarri.

Vajza, e cila ishte kalimtare e rastit, është goditur në shpinë dhe ka pësuar lëndime.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« per Rajonin e GjakovĂ«s, Sheremet Elezaj, ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orĂ«s 21:25, nĂ« rrugĂ«n “Bardhyl Qaushi”.

Ai bëri të ditur se një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa individëve, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.

“Si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave, vajza ka mbetur e plagosur dhe Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim mjekĂ«sor. Sipas personelit mjekĂ«sor, gjendja e saj Ă«shtĂ« stabile,” ka deklaruar Elezaj.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sekuestrimin e armës së përdorur.

Diaspora e ashpërson garën e brendshme në LVV, duel i ngushtë për mandatin e 56-të



Me përfshirjen e votave të diasporës në sistemin e numërimit, gara për mandatet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje është ashpërsuar ndjeshëm. Derisa për një kohë dilema ishte për dy mandate, tashmë mandati i 53-të është konsoliduar, ndërsa beteja kryesore është zhvilluar për mandatin e 56-të.

Sipas gjendjes aktuale, Ilir KĂ«rçeli Ă«shtĂ« futur nĂ« “zonĂ«n e sigurt”, duke u renditur i 53-ti me 17,952 vota.

Ndërkohë, Naim Bardiqi ka arritur ta mbajë mandatin e 56-të me 17,569 vota, vetëm 6 vota më shumë se Vigan Qorrolli, i cili mbetet i 57-ti me 17,563 vota.

Dallimi minimal e bën këtë një nga garat më të ngushta brenda listës së LVV-së në këto zgjedhje, ndërsa çdo ndryshim eventual nga votat e mbetura do të ishte vendimtar.

Lista e plotë e 56 kandidatëve fitues të LVV-së (aktualisht)

  1. Albin Kurti – 369,787
  2. Glauk Konjufca – 288,402
  3. Albulena Haxhiu – 154,090
  4. Hekuran Murati – 153,057
  5. Donika GĂ«rvalla-Schwarz – 137,147
  6. Xhelal Sveçla – 122,518
  7. Hajrulla Çeko – 110,232
  8. Avni Dehari – 99,742
  9. Mimoza Kusari Lila – 89,782
  10. Ejup Maqedonci – 86,611
  11. Shqipe Mehmeti Selimi – 69,784
  12. Andin Hoti – 60,672
  13. Arben Vitia – 59,188
  14. Saranda Bogujevci – 45,425
  15. Alban Bajrami – 41,226
  16. Edona Lllalloshi – 37,853
  17. Mefail Bajqinovci – 36,485
  18. Rufki Suma – 35,604
  19. Nezir Kraki – 35,443
  20. Jeta Statovci – 34,978
  21. Adriana Matoshi – 33,112
  22. Ardian Gola – 32,333
  23. Armend Muja – 31,675
  24. Haxhi Avdyli – 30,088
  25. Adelina Grainca – 28,095
  26. Albena Reshitaj – 26,341
  27. Blerim Gashi – 26,299
  28. Taulant Kelmendi – 25,720
  29. Fitore Pacolli Dalipi – 25,181
  30. Artane Rizvanolli Berisha – 24,893
  31. Agim Bahtiri – 24,360
  32. Fatos Geci – 24,345
  33. Dimal Basha – 24,192
  34. LabinotĂ« Demi Murtezi – 24,055
  35. ArbĂ«r Rexhaj – 23,936
  36. Hysen Durmishi – 23,903
  37. ArbĂ«reshĂ« Kryeziu Hyseni – 23,795
  38. Arjeta Fejza – 23,368
  39. Artan Abrashi – 23,153
  40. ArbĂ«rie Nagavci – 22,920
  41. Enver Haliti – 22,145
  42. Valon Ramadani – 21,231
  43. Liza Gashi – 21,089
  44. Adnan Rrustemi – 20,492
  45. Fatmire Kollçaku – 19,788
  46. Drita Pajaziti – 19,459
  47. Jeton Raka – 19,408
  48. Arsim Ademi – 19,112
  49. Fitim Haziri – 18,890
  50. Rozeta Hajdari – 18,826
  51. Fjolla Ujkani – 18,400
  52. Salih Zyba – 18,064
  53. Ilir KĂ«rçeli – 17,952
  54. Sylejman Meholli – 17,905
  55. Valon Hoti – 17,863
  56. Naim Bardiqi – 17,569
  57. Vigan Qorrolli – 17,563
/Telegrafi/

Avancim nĂ« gjyqĂ«sor, ngecje nĂ« prokurori – bilanci i drejtĂ«sisĂ« pĂ«r vitin 2025



Sistemi gjyqësor i Kosovës gjatë vitit 2025, ka shënuar përparime në aspektin e transparencës dhe hartimit të dokumenteve që e mbështesin funksionimin e tij. Megjithatë, të njëjtën rrugë nuk e ndoqi Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili aktualisht ndodhet në fazën e një reforme të parashikuar me Ligjin për Këshillin Prokurorial, ligj që hyri në fuqi gjatë vitit të kaluar.

Kështu po vlerësojnë monitorues e njohës të sistemit të drejtësisë në vend, të cilët potencojnë se udhëheqja e pozitës së kryeprokurorit të shtetit me ushtrues detyre dhe sulmet publike karshi këtyre dy institucioneve që ndodhën edhe gjatë vitit të kaluar, e kanë goditur rëndë sistemin e drejtësisë.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se sistemi prokurorial po pëson dëm si pasojë e asaj që pozita e kryeprokurorit të shtetit vazhdon të jetë me ushtrues detyre nga viti 2022.

“Ajo Ă«shtĂ« njĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ«, dhe ose njĂ« precedent qĂ« rrallĂ« e hasni nĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ« kudo nĂ« glob. Nga viti 2022 jemi pa kryeprokuror, qĂ« pĂ«r bindjen time ka shkaktuar dĂ«m tĂ« parikuperueshĂ«m nĂ« sistemin e ndjekjes sĂ« shtetit, nĂ« sistemin prokurorial, po edhe nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Ani pse ata arsyetohen se jo, ushtruesi i detyrĂ«s i ka tĂ« njĂ«jtat juridiksione, po ndryshe Ă«shtĂ« kur e ke kryeprokurorin
. sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« i ka pasur probleme tĂ« shumta, pĂ«rkundĂ«r, punĂ«ve tĂ« mĂ«dha qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« sistem, edhe nĂ« sistemin prokurorial, edhe nĂ« sistemin gjyqĂ«sor. MirĂ«po, sulmet e shpeshta qĂ« kanĂ« ndodhur karshi sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, qoftĂ« prokurorial, gjyqĂ«sor, pastaj GjykatĂ«s Kushtetuese, mos-emĂ«rimi i kryeprokurorit, unĂ« kĂ«tĂ« e vlerĂ«soj si njĂ« goditje e rĂ«ndĂ« e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe tendencĂ« e hapur pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ«â€, theksoi Hasani.

Ndërsa, hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashi thotë se sistemit gjyqësor ka avancuar në kuptim të transparencës, por për dallim nga Këshilli Gjyqësor, ai Prokurorial ka qenë i mbyllur.

“Sistemi gjyqĂ«sor ka pasur avancim nĂ« kuptimin e transparencĂ«s. Sistemi gjyqĂ«sor ka pasur pĂ«rmirĂ«sim nĂ« kuptimin e hartimit tĂ« dokumenteve qĂ« e zhvillojnĂ« kĂ«tĂ« sistem. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, nĂ« sistemin prokurorial kemi pasur dhe po e shohim tash edhe sĂ« fundmi njĂ« tendencĂ« pĂ«r vazhdim tĂ« korporatizmit, njĂ« tendencĂ« pĂ«r vazhdim tĂ« qasjes korporatiste qĂ« njĂ« grup i caktuar t'i shĂ«rbejnĂ« individĂ«ve pĂ«r interesa personale. Pra, janĂ« kĂ«to çështje dhe kjo Ă«shtĂ« situata qĂ« ka ndodhur brenda dy sistemeve. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, te KĂ«shilli GjyqĂ«sor i KosovĂ«s e keni njĂ« ftesĂ« standarde pĂ«r monitorim tĂ« procesit, prej procesit tĂ« pozitĂ«s mĂ« tĂ« ulĂ«t qysh Ă«shtĂ« referenti deri tek ajo mĂ« e larta. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r e keni KĂ«shillin Prokurorial qĂ« duhet tĂ« dĂ«rgoni njoftim qĂ« dĂ«shirojmĂ« tĂ« monitorojmĂ« njĂ« proces. Por kjo Ă«shtĂ« situata midis kĂ«tyre dy kĂ«shillave dhe ky zhvillim apo ngecje qĂ« kanĂ« ndodhur midis kĂ«tyre kĂ«shillave gjatĂ« vitit 2025”, tha ai.

Duke theksuar se gjatë vitit 2025 janë ngritur disa aktakuza për korrupsion, Kabashi konsideron se ato aktakuza duhet të kenë karakter hetimor penal dhe jo administrativ.

“Aktakuzat tĂ« mos jenĂ« tĂ« karakterit hetimit administrativ, por tĂ« jenĂ« tĂ« njĂ« karakteri tĂ« hetimit penal nĂ« administrimin me prodhimin e masave, me zbatimin e masave tĂ« ndryshme qĂ« i njeh Kodi i ProcedurĂ«s, Kodi Penal i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, legjislacioni ynĂ« nĂ« fuqi. Sepse, nga pĂ«rshtypjet qĂ« jep leximi i aktakuzave, mĂ« shumĂ« i ngjajnĂ« njĂ« karakteri administrativ sesa ndoshta njĂ« karakteri penal
.Probleme me politikĂ«n ndĂ«shkimore brenda pĂ«r brenda vendimeve gjyqĂ«sore kemi parĂ« dhe vazhdimisht çdo ditĂ« hasim. Pra, politika ndĂ«shkimore qĂ« Ă«shtĂ« e rregulluar edhe pĂ«rmes njĂ« udhĂ«zuesi tĂ« GjykatĂ«s Supreme nuk gjen jetĂ«sim nĂ« vendimet gjyqĂ«sore. E kjo duhet tĂ« gjejĂ« jetĂ«sim, thjesht standardi i dĂ«nimeve tĂ« jetĂ« asisoj qĂ« personit t'i arrihet preventiva qĂ« i njĂ«jti mos ta pĂ«rsĂ«risĂ« veprĂ«n nĂ« tĂ« ardhmen, por edhe pĂ«r shoqĂ«rinĂ« qĂ« tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten veprat”, theksoi ai.

Zhvillimet pozitive në sistemin gjyqësor drejtë transparencës i nënvizon edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli-Nimani.

Sipas saj, reforma në sistemin prokurorial nuk duhet të pengohet, pasi çdo tentim për pengim në këtë drejtim do të dështojë.

“KGjK viteve tĂ« fundit ka ecur me hapa mĂ« tĂ« shpejt Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« mĂ« transparentĂ«, llogaridhĂ«nĂ«s nĂ« çdo hartim tĂ« politikave dhe rregulloreve kĂ«rkohet edhe impute i shoqĂ«risĂ« civile nĂ« hartimin e kĂ«tyre dokumenteve ftohemi tĂ« monitorojmĂ« çdo proces tĂ« rekrutimit qoftĂ« pĂ«r gjyqtar apo pjesĂ«tarĂ« tĂ« administratĂ«s. ËshtĂ« shumĂ« i hapur nĂ« pĂ«rgjithĂ«si nĂ« krahasim me KPK e kuptojmĂ« edhe natyrĂ«n e ProkurorisĂ« qĂ« duhet disa gjĂ«ra t’i ketĂ« konfidenciale, pĂ«r shkak tĂ« hetimeve qĂ« zhvillojnĂ«, por nuk duhet tĂ« jetĂ« i mbyllur hermetikisht... 02’16 ËshtĂ« njĂ« reformĂ« nĂ« proces e cila duhet tĂ« vazhdoj, nuk ka kthim prapa pavarĂ«sisht a iu pĂ«lqen apo jo disa personave brenda KPK reformat duhet tĂ« ndodhin, mos tĂ« harrojmĂ« shumica nga anĂ«tarĂ«t nga janari nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e KPK, andaj edhe çdo tentim pĂ«r ndĂ«rhyrje nĂ« reformĂ« konsideroj se do tĂ« jetĂ« i dĂ«shtuar nga ajo pjesĂ« e cila do tĂ« jetĂ« pa mandat”, thotĂ« ajo.

Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës si sfidë kryesore e konsiderojnë reformën nëpër të cilën po kalojnë, si dhe mungesën e prokurorëve.

Visar Krasniqi, anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile, për KosovaPress, thotë se ndryshimet ligjore nuk janë pranuar lehtë nga këshilli, duke sjellë probleme në funksionimin e komisioneve dhe trupave të tjera.

Por, ai shton se problematike gjatë vitit 2025 ka qenë dhe çështja e buxhetit dhe mungesa e prokurorëve.

“Sfida kryesore Ă«shtĂ« shfaqur kjo çështja e reformĂ«s, e thashĂ« e kam thĂ«nĂ«, nĂ« qershor kur ka filluar hyrja nĂ« fuqi e ligjit tĂ« ri, do tĂ« thotĂ« kanĂ« filluar kĂ«to sfidat. Nuk Ă«shtĂ« pranuar lehtĂ« le tĂ« bĂ«hem realist, nuk Ă«shtĂ« pranuar lehtĂ« nĂ« KĂ«shill ndryshimet e reja ligjore ndonĂ«se kanĂ« qenĂ« tĂ« pritshme sepse me vite janĂ« diskutuar. KĂ«to kanĂ« qenĂ« problematika tĂ« vazhdueshme dhe si rrjedhojĂ« kĂ«to kanĂ« sjellĂ« mandej edhe çështje tĂ« tjera problematike, qoftĂ« nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e komisioneve, qoftĂ« nĂ« trupa tĂ« tjerĂ« qĂ« i ka formuar KĂ«shilli
.rrjedhimisht vazhdon me qenĂ« problem çështja e buxhetit. KĂ«shilli ka nevojĂ« pĂ«r prokurorĂ« tĂ« rinj, ka nevojĂ« pĂ«r kapacitete tĂ« reja, qoftĂ« nĂ« kuptim tĂ« prokurorĂ«ve tĂ« rinj, qoftĂ« tĂ« stafit administrativ, bashkĂ«punĂ«torĂ«ve profesionalĂ«. Krejt kĂ«to janĂ« sfida qĂ« po pĂ«rballemi pĂ«r çdo ditĂ«â€, tha ai.

KosovaPress ka kërkuar një përgjigje edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Edhe gjatë vitit 2025 raporti i Monitorimit të Drejtësisë 2025 i publikuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka vu në pah se drejtësia kosovare vazhdon të sfidohet nga rastet e profilit të lartë, të cilat kanë ngecur për vite të tëra dhe disa nuk kanë arritur në fazën e aktgjykimeve edhe një dekadë pas kryerjes së veprave. Po ky raport ka ngritur si shqetësim mosaplikimin e dënimeve plotësuese, si dhe shqiptimi në numër të madh i masës së paraburgimit.

Kujtojmë që në fundin e vitit të kaluar Këshilli Prokurorial i Kosovës e shkarkoi Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar. Kelmendi në një konferencën për medie i kishte mohuar të gjitha pretendimet.

Më pas, Kelmendi u ankua në Gjykatën Supreme e cila më pas më 16 dhjetor 2025 e ka anuluar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të detyrës së kryeprokuror të shtetit, duke thënë se shkarkimi i tij ishte i kundërligjshëm.

Ndërsa, aktualisht ushtrues i detyrës së kryeprokurorit të shtetit është Agron Qalaj.

Njohje po, anëtarësime jo - kritika për politikën e jashtme të Kosovës në vitin 2025



Kosova ka përmbyllur vitin 2025 duke siguruar katër njohje të reja ndërkombëtare. Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet kanë njohur pavarësinë e vendit, një zhvillim që është mirëpritur në përgjithësi nga spektri politik dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Megjithatë, këto arritje po shoqërohen edhe me kritika ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme për mungesën e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe për, siç thuhet, regres në raportet bilaterale me vendet aleate.

Madje edhe njohjet e reja nuk konsiderohen direkt si sukses i drejtpërdrejtë i diplomacisë kosovare, pasi sipas tyre kanë ardhur kryesisht si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike globale. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk kthyen përgjigje për KosovaPress, në lidhje me angazhimin e tyre për vitin 2025.

AnĂ«tari i kryesisĂ« sĂ« PDK-sĂ«, Artan Behrami, ka kritikuar ashpĂ«r QeverinĂ« Kurti dhe drejtimin e diplomacisĂ« sĂ« vendit. Sipas tij, politika e jashtme e KosovĂ«s Ă«shtĂ« “suspenduar”.

“Qeveria Kurti, edhe zonja Donika GĂ«rvalla bashkĂ« me presidenten, e kanĂ« suspenduar politikĂ«n e jashtme. E kanĂ« suspenduar fushatĂ«n pĂ«r njohje tĂ« KosovĂ«s. E kanĂ« suspenduar aspiratat e KosovĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« organizatat ndĂ«rkombĂ«tare. Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme Ă«shtĂ« boshatisur nga diplomatĂ«t me pĂ«rvojĂ« qĂ« kanĂ« pasur trashĂ«gimi nĂ« njohje dhe anĂ«tarĂ«sim. JanĂ« larguar mbi tridhjetĂ« diplomatĂ« karriere dhe diplomatĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« pasur suksese tĂ« prekshme. NĂ« vend tĂ« tyre, ministria, misionet diplomatike dhe ambasadat janĂ« mbushur me militantĂ« tĂ« cilĂ«t i shĂ«rbejnĂ« jo interesit nacional tĂ« KosovĂ«s, por interesave tĂ« LVV-sĂ«â€, thotĂ« ai.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kritika për mungesë të rezultateve konkrete në diplomaci. Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, ka vlerësuar se nuk ka pasur intensifikim të veprimeve diplomatike gjatë qeverisjes aktuale.

“Diplomacia dhe raporti i KosovĂ«s bilateral me shtetet e ndryshme tĂ« botĂ«s ndĂ«rtohet me seriozitet tĂ« hatashĂ«m, ku ke edhe shkĂ«mbim tĂ« ambasadorĂ«ve dhe pĂ«rfaqĂ«sive, pastaj bĂ«n lobim pĂ«r çështje tĂ« cilat janĂ« nĂ« interes. Ne nuk kemi parĂ« njĂ« intensifikim tĂ« kĂ«tyre veprimeve diplomatike. S’kemi parĂ« anĂ«tarĂ«sime tĂ« reja tĂ« KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, ndĂ«rkohĂ« ka pasur njohje simbolike pĂ«r tĂ« cilat edhe kemi aplauduar. Duhet thĂ«nĂ« qĂ« Kosova ka potencial tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar raporte dhe pĂ«r t’i mirĂ«mbajtur miqĂ«sitĂ«, tĂ« cilat nuk janĂ« bĂ«rĂ« gjatĂ« qeverisjes Kurti. Kosova ka humbur pozicionin e vet, ka humbur aleancat e veta, s’ka pasur intensifikim ose nĂ«nshkrim tĂ« marrĂ«veshjeve bilaterale me shtetet mike. Po ashtu, s’ka pasur koordinim pĂ«r shumĂ« politika, ku do tĂ« duhej qĂ« Kosova tĂ« pĂ«rfitonte nga situatat e caktuara politike. PĂ«r kĂ«tĂ« mendoj qĂ« ka shumëçka pĂ«r t’u pĂ«rmirĂ«suar dhe Kosova e ka humbur pozicionin e saj, pĂ«r çka do tĂ« na kushtojĂ« pĂ«r vitet e ardhshme”, deklaron ai.

Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vlerëson se politika e jashtme e Kosovës duhet parë në një konteksti më të gjerë dhe si reflektim i politikës së brendshme.

Sipas tij, njohjet e fundit nuk mund të quhen sukses i drejtpërdrejtë i diplomacisë kosovare, pasi kanë ardhur kryesisht si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike globale.

“NĂ« politikĂ«n e jashtme gjithmonĂ« ekziston njĂ« teori qĂ« thotĂ« se politika e jashtme Ă«shtĂ« reflektim i politikĂ«s sĂ« brendshme. Edhe po tĂ« kishte qenĂ« Bill Gates dhe Elon Musk ministĂ«r i jashtĂ«m, nuk do tĂ« mund ta rregullonte politikĂ«n e jashtme tĂ« KosovĂ«s, pasi ajo lidhet me politikat dhe vendimmarrjen e brendshme, e cila reflekton mĂ« pas nĂ« politikĂ«n e jashtme. Nuk mund ta quaj sukses, pasi njohjet kanĂ« ardhur si pasojĂ« e ndryshimeve gjeopolitike nĂ« botĂ«. Duhet kuptuar se normalisht shteti i KosovĂ«s ka merita, por personat shumĂ« pak. Duhet njĂ« koherencĂ« e gjatĂ« e punĂ«s qĂ« tĂ« vijĂ« deri te njĂ« njohje. Duhet tĂ« ndryshojnĂ« rrethanat te njĂ« vend pĂ«r tĂ« na njohur. Njohja nga Siria nuk ka ardhur sepse kemi lobuar fuqishĂ«m, por ka ardhur si rrjedhojĂ« e ndryshimeve brenda SirisĂ« dhe raporteve Siri–SHBA. MĂ« pas involvimi i TurqisĂ«, ArabisĂ« Saudite dhe disa faktorĂ«ve tĂ« tjerĂ« kanĂ« ndikuar qĂ« tĂ« arrihet kjo çështje”, thotĂ« ai.

Kosova para katër njohjeve të reja në vitin 2025, njohjen e fundit e ka pasur në vitin 2020 nga Izraeli, e cila erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova gjatĂ« viteve 2023–2024, ka kaluar dy faza pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s, mirĂ«po nuk u pĂ«rfshi nĂ« agjendĂ« nĂ« mbledhjen e ministrave tĂ« punĂ«ve tĂ« jashtme tĂ« KiE-sĂ«, ku vendoset pĂ«r anĂ«tarĂ«sim.

Krahas kësaj, aplikimi i vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është shqyrtuar ende./KosovaPress

Numërohen 11 kuti të votave me postë, LVV kryeson - AAK ruan vendin e dytë



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 11 kutive të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 62.69 për qind, duke grumbulluar 1,687 vota.

Befasia në këtë fazë të procesit është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila renditet e dyta me 422 vota apo 15.68 për qind.

Në vendin e tretë pozicionohet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 337 vota (12.52 për qind), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 192 vota, që përbëjnë 7.13 për qind.

Numërimi i votave me postë po vazhdon, ndërsa pritet të shihet nëse këto rezultate do të ndikojnë në ndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës.


E mori rrjedha e lumit, humb jetën një grua në Zall Bastar



Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën këtë të shtunë, më 3 janar, në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit gjatë një tentative për ta kaluar atë.

“NĂ« fshatin SelitĂ«-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatĂ« tentativĂ«s pĂ«r tĂ« kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, Ă«shtĂ« marrĂ« nga rrjedha e tij dhe pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n.”, bĂ«n me dije policia.

Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./tv klan

Haradinaj: Kapja e Nicolas Maduros dëshmi se askush nuk është mbi ligjin




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me kapjen e Nicolas Maduros, duke e cilësuar këtë veprim si një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmi të qartë se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit.

Në një postim publik, Haradinaj theksoi se SHBA-të, nën udhëheqjen e presidentit Donald J. Trump, kanë riafirmuar vendosmërinë për të mos toleruar regjime që mbijetojnë përmes sponsorizimit, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Sipas tij, ky veprim përçon një mesazh të fuqishëm për përgjegjësi globale dhe për respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj.

Haradinaj theksoi gjithashtu se Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave dhe parimeve demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-tĂ« mbeten garant i lirisĂ«, paqes dhe stabilitetit ndĂ«rkombĂ«tar”, pĂ«rfundoi Haradinaj.


Gjykata Kushtetuese e Speciales nis shqyrtimin e kërkesës së re të Hashim Thaçit



Gjykata Speciale ka njoftuar se Ă«shtĂ« caktuar Paneli i GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« re referuese tĂ« Hashim Thaçit nĂ« rastin “Thaçi dhe tĂ« tjerĂ«t”, qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me veprat kundĂ«r administratĂ«s sĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Në një njoftim të Gjykatës, thuhet se më 30 dhjetor, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Alenka Trendafilova, caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur në lidhje me kërkesën që Thaçi e dorëzoi në të njëjtën ditë.

Paneli do tĂ« pĂ«rbĂ«het nga gjyqtarĂ«t Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Piotr HofmaƄski, tĂ« cilĂ«t do tĂ« shqyrtojnĂ« kĂ«rkesĂ«n nĂ« vijim tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Apelit tĂ« 28 tetorit 2025.

“MĂ« 30 dhjetor, Kryetare Trendafilova caktoi Panelin e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r tĂ« vendosur nĂ« lidhje me kĂ«rkesĂ«n referuese tĂ« dorĂ«zuar nga Hashim Thaçi nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«. GjykatĂ«sit Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Piotr HofmaƄski do tĂ« vendosin nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« referuese qĂ« pason vendimin e GjykatĂ«s sĂ« Apelit tĂ« 28 tetorit 2025”, njofton Specialja.

NumĂ«rohen 5 kuti tĂ« votave me postĂ«, LVV kryeson – AAK befason nĂ« vendin e dytĂ«



Pak pas orës 16:00 të ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« deritanishme, pas numĂ«rimit tĂ« 5 nga 92 kutitĂ«, apo 5.43 pĂ«r qind tĂ« totalit tĂ« votave me postĂ«, LĂ«vizja VETËVENDOSJE! prin me 68.08 pĂ«r qind, duke grumbulluar 785 vota.

Në këtë fazë të procesit, befasia është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila aktualisht është renditur e dyta me 177 vota apo 15.35 për qind të votave me postë.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 147 vota (12.75 për qind), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 29 vota, që përbëjnë 2.52 për qind.

Numërimi i votave me postë po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të tregojnë nëse ky trend do të ketë ndikim në shpërndarjen finale të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Lista me profesionet dhe zanatet, cilat janë punët më të kërkuara për 2026 në Shqipëri?



Nëse jeni të aftësuar në financë, teknologji informacioni apo kujdes shëndetësor
 atëherë 2026-a është viti juaj. Nuk është parashikim astrologjik, por analizë e mirëfilltë e bazuar te kërkesa dhe oferta e tregut të punës.

“Bazuar te artikujt e (revistĂ«s) Forbes dhe parashikimeve tĂ« ndryshme ndĂ«rkombĂ«tare, aftĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« kĂ«rkuara tĂ« 2025-s vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ato kompjuterike, inteligjenca artificiale
 por me rritje tĂ« fokusit te aftĂ«sitĂ« ndĂ«r-personale si dhe aftĂ«sitĂ« teknike qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kryesisht me kujdesin shĂ«ndetĂ«sor”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut tĂ« punĂ«s.

“Teknologjia, inteligjenca artificiale do tĂ« jenĂ« gjithmonĂ« pozicione me kĂ«rkesĂ«. Por nuk mendoj se kjo vlen pĂ«r ne. Ne kemi tĂ« tjera probleme mĂ« emergjente”, u shpreh Emin Shini, ekspert i tregut tĂ« punĂ«s.

Me krizë edhe më të thellë për burime njerëzore, e alternativa më të kufizuara, Shqipëria i ka të orientuara nevojat kryesisht te turizmi, ndërtimi e më pas te teknologjia e informacionit.

“NĂ« vijim tĂ« trendit nga 2024-s, sigurisht njĂ« kĂ«rkesĂ« e madhe mbetet pĂ«r disa profesione qĂ« ne i quajmĂ« “teknikĂ« tĂ« mesĂ«m” si elekstriçistĂ«, mekanikĂ« apo hidraulikĂ«. Turimi dhe ndĂ«rtimi janĂ« dy sektorĂ«t e tera qĂ« vuajnĂ« dhe do tĂ« vuajnĂ« pĂ«r fuqi punĂ«tore”, tha Shini.

Kriza e veçanĂ«risht dy viteve tĂ« fundit ka kthyer vĂ«mendjen e sipĂ«rmarrjeve si kurrĂ« mĂ« parĂ« te punonjĂ«sit. Por bizneset ende nuk po arrijnĂ« tĂ« joshin “GjeneratĂ«n Z”, tĂ« rinj tĂ« lindur nĂ« fund tĂ« viteve 90’.

“TĂ« rinjtĂ« e ‘GjeneratĂ«s Z’ i mĂ«shojnĂ« mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« mirĂ«qenies mendore, trajtimit tĂ« barabartĂ« nĂ« punĂ«, tĂ« ndierit tĂ« motivuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« detyra kuptimplota. Ndaj shpesh ata kanĂ« njĂ« pĂ«rplasje kulturore”, u shpreh Lula.

2025-a ishte viti i katërt radhazi në Shqipëri ku pagat pësuan rritje. Mesatarisht një kamerier po paguhet nga 800 deri në 1 mijë euro, një shef kuzhine deri në 1 mijë e 200 euro. Me 700 deri në 900 euro paguhet edhe një punonjës ndërtimi, ndërsa rroga e një inxhinieri IT apo ndërtimi luhatet nga 1 mijë e deri në 2 mijë euro. (A2 CNN)

Pritje deri në dy orë në Merdar për dalje nga Kosova



Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve për dalje nga Kosova janë më të gjata në pikëkalimin kufitar të Merdarës, ku ato arrijnë deri në 150 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të orës 16:39, situata më e ngarkuar paraqitet në pikëkalimet kufitare Merdar, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta, me një kolonë automjetesh rreth 300 metra. Në Merdar, pritjet variojnë nga 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 1.200 metra. Në pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, pritjet sipas sistemit llogariten nga 15 deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 4 deri në 5 minuta.

Nis numërimi i votave me postë, LVV pasohet nga LDK pas hapjes së 2 kutive



Pak pas orës 16:00 të ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas rezultateve nga dy kutitë e para të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 322 vota, që përbëjnë 81.31 për qind.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 47 vota apo 11.87 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 12 vota, që përbëjnë 3.03 për qind.

MĂ« pas renditen:

AAK – Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s me 8 vota (2.02%)

FJALA me 1 votë (0.33%)

Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 1 votë (0.33%)

Numërimi i votave me postë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet e plota do të jenë përcaktuese për çdo ndryshim eventual në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Fetoshi: Goditja nĂ« VenezuelĂ« – e pashmangshme



SHBA-ja po e humb durimin me aktorë kërcënues në shërbim të Rusisë, Kinës e Iranit.

NĂ« njĂ« reagim pas sulmeve tĂ« sotme amerikane nĂ« VenezuelĂ«, Drejtori i Institutit pĂ«r Studime tĂ« LuftĂ«s Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thĂ«nĂ« se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s po e humbin durimin me aktorĂ«t qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« rendin perĂ«ndimor, nĂ« krye me RusinĂ«, KinĂ«n dhe Iranin, si dhe me shtetet proxy qĂ« veprojnĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« tyre.

Sipas tij, sulmet amerikane ndaj Venezuelës janë një mesazh i qartë global se epoka e tolerimit ndaj shteteve destabilizuese ka përfunduar, prandaj vlen si paralajmërim edhe për Serbinë nëse Vuçiq nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosovës, shteteve të rajonit dhe demokracisë.

“Sulmet e sotme nĂ« VenezuelĂ« janĂ« kulmim i tensioneve tĂ« akumuluara nga njĂ« strategji hibride kundĂ«r interesave tĂ« SHBA-sĂ« dhe NATO-s, demokracisĂ« dhe vlerave perĂ«ndimore, sepse njĂ« shtet narko-terrorist, me “Kartelin e Diejve” (“dielli” si simbol nĂ« uniformat e gjeneralĂ«ve, duke nĂ«nkuptuar pĂ«rfshirjen e niveleve tĂ« larta tĂ« ushtrisĂ«), qĂ« menaxhon dhe mbron trafikun e kokainĂ«s drejt SHBA-sĂ« dhe EuropĂ«s, nuk Ă«shtĂ« thjesht regjim i kriminalizuar nga kontrabanda, por njĂ« aktor destabilizues rajonal qĂ« duhet tĂ« parandalohet”, ka shkruar Fetoshi.

Duke e lidhur kĂ«tĂ« me Ballkanin, Fetoshi vlerĂ«son se Serbia ndjek tĂ« njĂ«jtin model hibrid, por nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« kamufluar. “PĂ«rmes tĂ« ashtuquajturĂ«s ‘politikĂ« neutraliteti’, Serbia ka thelluar lidhjet strategjike me RusinĂ«, ka zgjeruar bashkĂ«punimin me KinĂ«n dhe, paralelisht, ka pĂ«rfituar miliarda euro nga procesi i integrimit europian, derisa nuk ka rreshtur sĂ« provokuari sigurinĂ« dhe stabilitetin rajonal, me fokus tĂ« veçantĂ« sabotimin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thekson Fetoshi.

Sipas tij, kjo qasje nuk pranohet mĂ« tutje nĂ« Uashington, ku nĂ«se i referohemi Aktit tĂ« Autorizimit tĂ« Mbrojtjes KombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ« (NDAA) –Serbia tashmĂ« po shihet si vektor aktiv i ndikimit rus dhe kinez nĂ« Ballkan.

“NĂ«se Serbia nuk e ndryshon qasjen dhe vazhdon politikĂ«n agresive ndaj KosovĂ«s dhe vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonit, rrezikon tĂ« pĂ«rballet me masa shumĂ« mĂ« tĂ« ashpra. Presidenti Trump po e humb durimin me shtetet qĂ« shtiren si ‘neutrale’, por nĂ« praktikĂ« i shĂ«rbejnĂ« sabotimit tĂ« demokracisĂ« dhe vlerave perĂ«ndimore,” pĂ«rfundon Fetoshi.

Hoti pas zgjedhjeve: Rezultati nuk e pasqyron potencialin e LDK-së, koha për unitet dhe ringritje



Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar qytetarët dhe anëtarësinë e LDK-së për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke vlerësuar se rezultati i arritur nuk e pasqyron potencialin real të kësaj partie.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook, Hoti theksoi se angazhimi dhe sakrifica e strukturave tĂ« LDK-sĂ« nĂ« gjithĂ« KosovĂ«n mbeten tĂ« paçmueshme, pavarĂ«sisht rezultatit zgjedhor. Ai shprehu mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« pĂ«r kryetarin e LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, kryesinĂ«, degĂ«t, nĂ«ndegĂ«t dhe, siç u shpreh, “para sĂ« gjithash pĂ«r anĂ«tarĂ«sinĂ« besnike qĂ« e mban LDK-nĂ« gjallĂ« edhe nĂ« kohĂ« sfiduese”.

Hoti falĂ«nderoi edhe votuesit qĂ« i kanĂ« dhĂ«nĂ« besimin pĂ«r t’i pĂ«rfaqĂ«suar nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, duke theksuar se ky besim Ă«shtĂ« mĂ« i madh se nĂ« zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe pĂ«rbĂ«n obligim pĂ«r angazhim tĂ« mĂ«tejmĂ« nĂ« fuqizimin dhe ringritjen e partisĂ«.

Sipas tij, ky rezultat dëshmon se elektorati i LDK-së kërkon forcim të vlerave themeltare, si demokracia e brendshme, guximi politik, vizioni shtetformues dhe orientimi i palëkundur euro-atlantik.

“LDK-ja ka nevojĂ« pĂ«r unitet tĂ« brendshĂ«m dhe ballafaqim tĂ« hapur tĂ« ideve pĂ«r tĂ« ardhmen e saj, si dhe pĂ«r rikthimin e besimit tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ« politike qĂ« pĂ«rbĂ«n domosdoshmĂ«ri pĂ«r demokracinĂ« e vendit”, ka theksuar Hoti.

Ai u shpreh i bindur se LDK-ja, kur Ă«shtĂ« e bashkuar dhe e udhĂ«hequr me vizion, di tĂ« ringrihet dhe t’i shĂ«rbejĂ« vendit, duke riafirmuar angazhimin e tij pĂ«r demokraci, shtetĂ«si, zhvillim dhe integrim euro-atlantik tĂ« KosovĂ«s.

NĂ« fund, Hoti pĂ«rfundoi mesazhin e tij me thirrjen: “Zoti e bekoftĂ« Lidhjen Demokratike tĂ« KosovĂ«s! Zoti e bekoftĂ« popullin tonĂ«!”./Telegrafi/

Cakolli tregon sa mandate mund t'i ndryshojnë votat me postë



Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se votat e ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ndonëse në shumicë dërrmuese në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë asnjë efekt në numrin e mandateve që pritet të marrin partitë politike në Kuvend.

Sipas tij, as votat me kusht nuk pritet të prodhojnë ndryshime, pasi ato zakonisht ndjekin trendin e votimit brenda vendit. Të vetmet vota që mund të kenë ndikim janë ato me postë, por edhe aty, efekti është i kufizuar maksimalisht në një deri në dy mandate.

Cakolli ka sqaruar se, për të ndodhur një lëvizje e tillë, Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të fitonte mbi 80 për qind të votave me postë, çka historikisht është vështirë e arritshme.

“Edhe sikur tĂ« gjitha rreth 58 mijĂ« dĂ«rgesat postare tĂ« arrijnĂ« nĂ« kohĂ« dhe tĂ« jenĂ« valide – gjĂ« qĂ« nuk ka ndodhur asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« – LVV-sĂ« do t’i duhej rreth 80–85 pĂ«r qind e tyre pĂ«r ta siguruar mandatin e 57-tĂ«. PĂ«r mandatin e 58-tĂ«, do t’i nevojiteshin rreth 90 pĂ«r qind e kĂ«tyre votave”, ka shkruar ai.

Sipas Cakollit, aktualisht – pas verifikimit dhe procesimit tĂ« tĂ« gjitha vendvotimeve brenda KosovĂ«s – ndarja e mandateve Ă«shtĂ« si vijon:

LVV – 56 mandate (tĂ« paktĂ«n 17 gra)
PDK – 23 mandate (tĂ« paktĂ«n 7 gra)
LDK – 15 mandate (tĂ« paktĂ«n 5 gra)
AAK – 6 mandate (tĂ« paktĂ«n 2 gra)

Ai thekson se votat nga përfaqësitë diplomatike, njësoj si në zgjedhjet e kaluara, nuk prodhojnë asnjë ndryshim në këtë shpërndarje, pavarësisht përqindjes së lartë për LVV-në.

Duke marrë parasysh trendet aktuale dhe përvojat nga ciklet e mëparshme zgjedhore, Cakolli vlerëson se skenari më realist në fund të procesit zgjedhor mbetet:

LVV – 57 ulĂ«se
PDK – 22 ulĂ«se
LDK – 15 ulĂ«se
AAK – 6 ulĂ«se

Ai shton se çdo lëvizje eventuale e mandateve mes PDK-së dhe LDK-së do të varet nga performanca e tyre në votat me postë, me logjikën që partia me koeficientin më të ulët humb mandatin e parë./Telegrafi/


LVV kalon pragun e 50 për qind pas përfshirjes së votave nga diaspora



Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit.

Sipas rezultateve nga nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 86.74 për qind, duke grumbulluar 13,899 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.07 për qind apo 973 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 4.76 për qind, përkatësisht 762 vota.

Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.59 për qind ose 255 vota.

Me përfshirjen e këtyre rezultateve dhe bazuar në të dhënat e përmbledhura nga vendvotimet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar tashmë pragun e 50 për qind të votave në total.

Sipas rezultateve të përgjithshme:

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – 50.00% (447,179 vota)

Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) – 20.76% (185,689 vota)

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) – 13.44% (120,182 vota)

AAK – Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s – 5.57% (49,856 vota)

Lista Serbe (Srpska Lista) – 4.70% (42,015 vota)

Nisma Socialdemokrate (NISMA) – 1.66% (14,858 vota)

/Telegrafi/

Numërohen rreth 99% e votave, ndryshime në dy mandatet e fundit të LVV-së



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Deri në këtë fazë, janë numëruar rreth 99 për qind e votave, çka ka sjellë ndryshime në tri mandatet e fundit të listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas rezultateve të fundit, Ilir Kërçeli ka arritur të tejkalojë me vota Vigan Qorrollin dhe Naim Bardiqin, duke u renditur aktualisht në vendin e 55-të, pozitë kjo që i siguron mandat deputeti.

Renditja aktuale për tri pozitat e fundit është si vijon:

55. Ilir KĂ«rçeli – 16,979 vota
56. Naim Bardiqi – 16,902 vota
57. Vigan Qorrolli – 16,761 vota

Me këtë renditje, Ilir Kërçeli dhe Naim Bardiqi mbeten brenda listës së kandidatëve që sigurojnë mandat, ndërsa Vigan Qorrolli, për momentin, mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, duke qenë se procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe priten edhe votat e mbetura, përfshirë ato nga diaspora, renditja përfundimtare mund të pësojë ndryshime të tjera./Telegrafi/

Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës



Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë për RTV21 ka folur për projektet dhe ndryshimet që pritet të bëhen në kryeqytet gjatë vitit 2026.

Ai theksoi se Komuna po shqyrton masa të reja për menaxhimin e trafikut dhe qarkullimit të automjeteve, përfshirë edhe vendosjen e një pagese për hyrjen në qytet.

“Kush hyn me veturĂ« nĂ« PrishtinĂ« do ta paguajĂ« 1 euro. Tash i kemi nĂ« pĂ«rfundim kĂ«to ditĂ« edhe emĂ«rimin, edhe finalizimin e projektit pĂ«r unazĂ«n e brendshme. Jemi duke analizuar edhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r njĂ« taksĂ« pĂ«r tĂ« gjitha automjetet qĂ« nuk janĂ« tĂ« PrishtinĂ«s, pra pĂ«r makinat qĂ« vijnĂ« nga jashtĂ« dhe hyjnĂ« nĂ« PrishtinĂ«.”, tha ndĂ«r tjera Rama.

Numërohen 70% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë



(E përditësuar) -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 28 nga 40 vendvotime, që përbëjnë rreth 70 për qind të totalit të votave diplomatike.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm edhe në votimin diplomatik, duke siguruar shumicën dërrmuese të votave të numëruara.

Sipas këtyre të dhënave:

LVV ka marrë 7,912 vota ose 87.36%

PDK ka marrë 487 vota ose 5.38%

LDK ka marrë 442 vota ose 4.88%

AAK ka marrë 135 vota ose 1.49%

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike do të vazhdojë, ndërsa këto rezultate mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe mandateve parlamentare./Telegrafi/

❌