Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Moti i keq/ Masivi i gurëve shkëputet nga shpati në Qafën e Vishës, bllokohet njëri krah i rrugës

HIMARË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në Qafa e Vishës, në Himarë duke bllokuar njërin krah të rrugës dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve nga zona, masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar mbi asfalt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar, pasi rruga është e kalueshme vetëm në një krah.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim./abcnews.al/

Hapet rruga Korçë-Librazhd/ ARRSH: Bëmë ndërhyrje, nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë

Segmenti Librazhd – Prrenjas është hapur për qarkullim të automjeteve.

Autoritetit Rrugor Shqiptar, thotë se pas vlerësimit të situatës në këtë segment u morën   masa të menjëhershme  duke kryer punime për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Pas ndërhyrjeve me mjete të rënda u bë e mundur heqja e masivit që përbënte rrezik për rënie të pakontrolluar, duke e pastruar të gjithë sipërfaqen rreth saj.

Tashmë kjo skarpatë nuk përbën  rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.

Ndërhyrja në këtë segment rrugor do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve/inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar

Bankat, transparencë për komisionet/ Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë: Qytetarët të informohen

Qytetarët që tërheqin para në bankomate ose kryejnë transferta do të marrin më shumë informacion në lidhje me interesat dhe komisionet që do ti mbahen.

Banka e Shqipërisë ka hartuar një rregullore të re e cila synon të që të rrisë transparencën  dhe të shtrëngojë kriteret në lidhje me  tarifat që aplikohen për këmbime të monedhës, veçanërisht në tërheqjet nga bankomatet dhe pagesat me kartë.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

Institucionet financiare, duhet t’i dërgojë qytetarëve ose bizneseve , një mesazh elektronik me informacionin   e përshtatshëm.

Në këtë mënyrë para nisjes së transaksionit të pagesës, ofruesi i shërbimeve duhet t’i komunikojë  klientëve shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të transaksionit dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës, në një mënyrë të qartë, neutrale dhe të plotë.

Ndryshimet synojnë të adresojnë ankesat e shumta për kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash jo vetëm për shqiptarët por edhe  nga kartat e huaja, një problem i raportuar shpesh nga turistët dhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. sipas rregullave të reja, klientët do të informohen gjithashtu, përpara pagesës ose tërheqjes, për shumën që do të debitohet nga llogaria e tyre dhe për shumën që do të përfitojë marrësi, në monedhën përkatëse./abcnews.al/

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në rajonin Kemah të Erzincanit në Turqi.

Tërmeti u regjistrua me një thellësi prej 4.52 kilometrash, ndërsa lëkundjen u ndjenë edhe në Elazig, Trabzon, Adiyaman, Malatya dhe provincat përreth.

Kryetari i Bashkisë  Erzincanit, Bekir Aksun, duke folur drejtpërdrejt për mediat turke, tha se nuk pati viktima apo dëme materiale.

/abcnews.al/

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Mithat Llozhani/ Gucati-qytetarëve të Kosovës: Shmangni udhëtimet në Serbi

“Mos udhëtoni nga Serbia”. Kjo është thirrja e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, drejtuar veteranëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Shkak është bërë arrestimi i një tjetër ish-ushtarit të UÇK-së, Mithat Llozhani, nga autoritetet serbe.

Gucati ka paralajmëruar se ndalimet janë presion i Serbisë për të frikësuar veteranët e luftës.

“Ata i ndalojnë pjesëtarët e UÇK-së vetëm me tregu pak forcën që unë e bëj këtë punë. Ka këtë mundësi me i ndalë njerëzit, një vit, dy vjet apo sa po i ndalin nëpër burgje. Tani, unë nuk e di deri kur duhet me u bind veteranët, apo te kur duhet me u vetëdijësu, ne duke bërë apel. Ne i kemi përbetu në Zot, mos shkoni nëpër territor të Serbisë. As qytetarë është mire mos me i ra, se lëre më pjesëtarë të UÇK-së me i ra nëpër territorin serb me shku asajde”, u shpreh kreu i OVL-UÇK Hysni Gucati.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mithat Llozhani, është arrestuar të enjtën nga autoritetet serbe në kufirin mes Serbisë dhe Koracisë teksa po kthehej nga Gjermania.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka dhënë versionin zyrtar të autoriteteve serbe lidhur me arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhanit, i cili sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) është ndaluar vetëm pse në xhep i është gjetur kartela e anëtarësisë së veteranit.

Daçiç ka deklaruar se Lozhani është arrestuar në Pikën Kufitare të Batrovcit nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Më 21 janar të këtij viti, është liruar 77-vjeçari Haziri Haziri i cili u arrestuar më 8 shtator të 2025-ës në Merdare, po ashtu nën pretendime për krime lufte.

“Filozofia e Berishës është dhuna”/ Çupi analizon lëvizjen e Salianjit: Pa dalje! Nuk mund ta bëjë më PD-në

TIRANË- Analisti Frrok në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, komentoi qëndrimet e Ervin Salianjit dhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Çupi u shpreh se Lëvizja e Salianjit është një kontribut për PD dhe se sipas Çupit konstatimi i tij se në PD nuk ka demokraci është i saktë, por qëndron vetëm aty.

Sipas Çupit, Salinji nuk ka ‘këllqe’ që të shkojë tek ‘shërimi’ PD-së.  “E shikoj si lëvizje, por është e paqartë se ku po shkon. Dhe e shoh si një lëvizje pa dalje që vërtetet brenda vetes. Për PD është një kontribut, por edhe për publikun është kontribut. Ndërsa në sensin politik është një utopi.” Çfarë do të thotë kilometri i fundit?” Edhe këta të rinjtë nuk e kuptojnë këtë qasje. Por në PD nëse nuk largon Berishën apo nuk je kundër Berishës nuk je për demokraci. Tani kanë krijuar si fe sloganin që duhet të rrëzojmë Edi Ramën. Njësoj si në Mekë, gjuajmë në gurë kundër djallit dhe nuk e dinë kush është djalli. Të gjithë e dinë se Rama nuk rrëzohet. Interesat e vendit dhe interesat e popullit  duhet të imponojnë politikën e dobishme. E them se jo Salianji, po as ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD sepse është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme…Kujtoj se po të kishte qenë në kohën e vet Berisha, Salianjit do i ishte harruar varri. Sepse e gjithë filozofia e Saliut është dhuna”, u shpreh ai./abcnews.al/

“Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”/ “Epstein”, hetime në Norvegji për ish-kryeministrin Jagland. Përmendet në dosjet e trafikantit

Autoritetet norvegjeze kanë nisur hetimet ndaj ish-kryeministrit të vendit Thornbjorn Jagland për lidhjet e tij me pedofilin dhe trafikantin seksual Jeffrey Epstein.

Emri i Jagland doli disa herë në 3 milionë dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në komunikime me ish-financierin.

Në një prej email-eve të këmbyera mes të dyve, Jagland i përmendte Epstein Tiranën, ku kishte qenë për një vizitë zyrtare në vitin 2012 dhe u takua me figura të rëndësishme në qeverinë e Kohës.

“Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”, shkruante Jagland në email. Në një tjetër komunikim Jagland fliste për një vizitë të mundshme në ishullin famëkeq të trafikantit në Karaibe, që nuk dihet nëse ka ndodhur.

Një njësi speciale e policisë norvegjeze, e cila po analizon dosjet e sapo publikuara të Epstein në SHBA, tha se 75-vjeçari Jagland dyshohej për “korrupsion të rënduar”.

Policia tha se i kishte kërkuar tashmë ministrisë së jashtme të vendit t’i hiqte imunitetin, të cilin ai e gëzon për shkak të rolit të tij të mëparshëm si diplomat i lartë i huaj.

Pas nisjes së hetimit ministri i Jashtëm Norvegjez tha se Oslo do t’i kërkojë Këshillit të Europës që imuniteti i Jagland të revokohet.

Jagland ishte kryeministër i Norvegjisë në vitet 1996-97 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës në vitet 2009-19. Ai gjithashtu kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit në vitet 2009-15.

Gjatë kohës kur ishte në rolin e tij në Këshillin e Europës, norvegjezi mbajti edhe vizitën në Tiranë.

Avokati i ish kryeministrit tha se do të bashkëpunonin plotësisht me hetimin, ndërsa detaje të mëtejshme do të jepen në faza të mëvonshme të hetimit./abcnews.al/

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Në banesën e shtetasit 68 vjeç, në pjesën e ballkonit ka rënë zjarr pasi ka plasur një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u fik. Nga verifikimet e para nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut në Himarë, përmbytet shëtitorja

Si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut përmbytet një pjesë e shëtitores Spile në Himarë.

Ujërat e shiut që vijnë nga pjesa kodrinore, kalojnë në kanalin kullues i cili nuk po përballon dot prurjet e larta.

Kjo gjë më pas ka bërë që ujërat që vijnë nga ky kanal të dalin mbi shëtitore duke përmbytur një pjesë të saj.

Ndërkohë ka ndikuar sipas banorëve edhe shembja e një barriere mbrojtëse gjatë gjatësisë së kanalit e cila parandalonte përmbytjet në zonë./abcnews.al/

Sulmi me armë në Lezhë, polici në Gjykatë/ Nis seanca për efektivin që qëlloi i pari

Polici i arrestuar pas sulmit me armë të dielën në Lezhë ka dalë sot në gjykatë për verifikimin e masës së sigurisë. Dëshmia e tij ka zbardhur dinamikën e atentatit në Rile, ku pohoi se ishte ai i pari që shtiu me armën e shërbimit.

Ai ka thënë se qëlloi për vetëmbrojtje, sapo në derën e dyqanit u shfaqen personat e armatosur. Veç 10 gëzhojave të armës së tij, ekspertet gjetën në vendngjarje dhe 6 gëzhoja të një armë tjetër që dyshohet të jetë përdorur nga Merando Nikulaj.

21-vjeçari, nip i Ardian Nikulajt të ekzekutuar tre vjet më parë, po kërkohet nga policia. /abcnews.al/

Dyshohet se i vendosi lëndë plasëse makinës së Mirash Gjikolës, shpallet në kërkim 54-vjeçari nga Lezha

Policia ka shpallur në kërkim 54-vjeçarin si autorin e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Mirash Gjikola 57-vjeç.

Në kërkim është shpallur 54-vjeçari për veprat penale “Shkatërrimi i Pronës me eksploziv”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit 54 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale ju referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Sarandë.

U kap duke kultivuar bimë narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Krujë

KRUJË- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar bimë narkotikë.

Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Parandalohet atentati në Konispol/ I vunë lëndë plasëse në makinë, shoferi e pikas në ecje e sipër. Shënjestra, i dënuar më parë

Shpërthimi i telekomanduar me eksploziv i një automjeti është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol.

Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Sarandës se në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli – Vrinë, ka dëgjuar zhurmë në mjetin e tij dhe pasi ka ndaluar ka konstatuar lëndë të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të shumtë të policisë dhe më pas edhe ekspertë të krimeve të renda nga Drejtoria e Policisë Vlorë dhe reparti anti-eksploziv i RENEA. Nga informacionet e deritanishme, është mësuar së në mjetin tip “Nissan” me targa AA725LG, është konstatuar një sasi lëndë eksplozive e shpërndarë në sedilen e pasme të mjetit.

Shtetasi Mirash Gjikola rezulton me precedentë penalë, i dënuar më parë. /abcnews.al/

Gjermani/ Aeroporti i Berlinit mbetet i mbyllur për shkak të akullit të zi

Aeroporti i Berlinit-Brandenburgut është mbyllur mëngjesin e sotëm për të ngricave që kanë përfshirë pistën.

“Për shkak të akullit dhe shiut që vazhdon, aktualisht nuk janë të mundura ngritje ose ulje në Aeroportin e Berlinit “, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë ekipet tokësore të aeroportit po bëjnë përpjekje për të hequr akullin e zi (një sipërfaqe akulli e lëmuar, pothuajse e padukshme dhe shumë e rrëshqitshme) nga pista e aeroportit dhe zonat e tjera ku ata operojnë. Megjithatë situata mbetet ende problematike.

/abcnews.al/

“Livadhet 3”, arrestohet 19-vjeçari/ Në banesë iu gjetën para të falsifikuara, municion luftarak e lëndë djegëse

Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet 3”. Gjatë operacionit është arrestuar 19-vjeçari Ornaldo  Çerenishta.

Shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale; 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025.

Ndërkohë vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Hetimet për mbetjet e “Kurum”/ Dalin para gjykatës së Durrësit 20 të akuzuarit, pritet të njihen me masën e sigurisë

Dalin sot para Gjykatës së Durrësit 20 personat e arrestuar për mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku pritet të njihen me masën e sigurisë.

Pas më shumë se një viti kur Prokuroria e Durrësit sekuestroi 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë “Kurum”.

 

Reshjet e borës shkaktojnë probleme në zonën e Qafë Thorës, vijon punë për hapjen e rrugës

Për shkak të reshjeve të 24 orëve të fundit në zonat malore, janë shfaqur probleme në aksin që lidh Thethin me Bogën, konkretisht në zonën e Qafë Thores, ku si pasojë e ortekëve dhe reshjeve të dëborës ka pasur bllokim të rrugës.

Firma kontraktuese ka punuar për të mundësuar hapjen e këtij segmenti dhe tashmë ai është i hapur, por kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Sa i përket zonave të tjera, nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.

Segmenti rrugor Bogë–Qafë Thore–Theth, gjatë dimrit, është i ekspozuar ndaj ortekëve, të cilët krijojnë probleme dhe vështirësi në ndërhyrje nga ana e firmës kontraktuese.

❌