❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter



Takimi midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski ende nuk është rënë dakord, tha sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi.

Ademi për "24 Analiza" tha se Ahmeti do të hapë kërkesat kryesore të kongresit të BDI-së me Mickoskin në takim: zgjedhja e një qeverie me Badenter dhe Badenter në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligje me shumicë të dyfishtë.

"Këto dy propozime janë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe për forcimin e natyrës unitare të shtetit. Ato absolutisht burojnë nga Kushtetuta. BDI nuk po heq dorë nga zgjedhjet parlamentare, por së pari duhet të ndërhyjmë në ligjin për qeverinë në mënyrë që të mos ketë përfaqësues jolegjitimë të shqiptarëve", tha Ademi.

Ademi kritikoi gjithashtu qëndrimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, se nëse Badenter hyn në gjykatë, Gjykata Kushtetuese duhet të mbyllet.

"Darko Kostadinovski është një ushtar partie, që kur u bë kryetar i Gjykatës Kushtetuese ai ka ngritur të gjitha rastet e ndjeshme etnike. Njerëz si ai me pikëpamjet e tij shkaktuan vitin 2001", tha Ademi.

Ai tha se nuk ka marrëveshje as për ligjin "Safe City" dhe as për Avokatin e Popullit.

Ademi i dërgoi një mesazh edhe Venko Filipçes, i cili tha se të gjithë ata që ulen në tryezë me Mickoskin mbështesin kriminelët.

“NĂ«se Filipçe u ndie kĂ«shtu kur u takua me Mickoskin nĂ« mĂ«nyrĂ« sekrete nĂ« qeveri pas aksidentit nĂ« Koçan, kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« edhe ne duhet tĂ« ndihemi kĂ«shtu”, thotĂ« Ademi./Telegrafi/

Partia e Arjanit Hoxhës i bashkohet BDI-së



Partia e Arjanit Hoxhës PDE sot ka marrë vendim që të pranojë ftesën e BDI-së për t'u bërë pjesë e saj.

"Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për sa bashkimit të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

Duke konsideruar momentumin politik si tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r sa i takon unifikimit politik sa mĂ« tĂ« madh tĂ« shqiptarĂ«ve si dhe pĂ«r tĂ« artikuluar sa mĂ« fuqishĂ«m nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« zĂ«ri politik sidomos pas Kongresit tĂ« BDI-sĂ«, ndryshimeve tĂ« ndodhura dhe rezolutave tĂ« sjella, Kuvendi Qendror i PartisĂ« Demokratike Evropiane vlerĂ«son se duhet t’i jepet shans njĂ« bashkimi nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« partie politike qĂ« do tĂ« vazhdoje tĂ« jetĂ« zĂ«ri kryesor i shqiptarĂ«ve nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut.

Kuvendi Qendror autorizoi kryetarin e partisë për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së dhe për të gjetur formën dhe modelin më të mirë për përmbylljen këtij procesi", thuhet në njoftimin e PDE-së./Telegrafi/

Taravari: Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në



“Nuk kemi asgjĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me BDI-nĂ«â€, kjo ishte pĂ«rgjigja e Taravarit pĂ«r thirrjen e BDI-sĂ« pĂ«r t’u bashkangjitur nĂ« parti.

Taravari tha se nuk kanë asgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në.

Ai foli edhe për VLEN-in, duke thënë se ata nuk do të bëhen parti.

“Kjo qĂ« na ndodhi neve, ASH-sĂ« me VLEN-in, tash Ă«shtĂ« duke i ndodhur Billall Kasamit”, tha nĂ« Click Plus Arben Taravari duke e parashikuar largimin e LĂ«vizjes Besa nga VLEN. Siç tha Taravari, u akuzua se ishte pengesĂ« pĂ«r bashkimin e VLEN-it, por shtoi se, qĂ« nga fundi i majit tĂ« vitit tĂ« kaluar u tha se VLEN do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« pari qĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«./TV21/

Ahmeti: Mbështesim propozimin për një njësi zgjedhore, për Qeverinë teknike duhet të konsultohemi me BE-në dhe SHBA-të



Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve në konferencë për shtyp tha se ai është pajtuar që të ketë një njësi zgjedhore, ndërsa në lidhje me qeverinë teknike, Ahmeti tha se duhet të ketë konsultime me BE-në dhe SHBA-të.

"Kemi diskutuar për anëtarësimin e vendit në BE, çështje për të cilën të gjithë duhet të angazhohemi me përkushtim të madh. Kryeministri referoi për takimet që ka pasur me autoritetet evropiane, me çka ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar të gjindet zgjidhje sa më e shpejtë, me qëllim që vendi ynë të zë vendin e merituar në BE".

"Sa i përket qeverisë teknike qëndrimi ynë është që duhet të konsultohemi dhe me bashkautorët e sjelljes së këtij ligji, Bashkimin Evropian dhe SHBA-të", tha Ahmeti.

"Gjithashtu diskutuam se duhet të bëhen konsultime shtesë për Kodin Zgjedhor, me çka ne pajtohemi që të ketë një njësi zgjedhore. Kam pika tjera për të cilat duhet t'i diskutoj me kryeministrin Hristijan Mickoski në një takim tjetër", tha Ahmeti. /Telegrafi/

BDI: Ali Ahmeti do të merr pjesë në takimin e liderëve



Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se sot, Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm. Siç njoftojnë nga BDI, në këtë mbledhje u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet aktuale politike në vend, raportet dhe marrëdhëniet me partitë e tjera politike, si dhe mbi takimin e paralajmëruar të liderëve politikë.

"Këshilli i Përgjithshëm, me unanimitet të plotë, vendosi që Kryetari Ali Ahmeti të marrë pjesë në takimin e liderëve, duke dëshmuar edhe një herë se Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet një parti politike serioze, e përgjegjshme dhe shtetformuese, e cila kultivon vazhdimisht dialogun politik dhe angazhohet për ndërtimin e konsensusit rreth çështjeve thelbësore politike dhe ekonomike të vendit. Në kuadër të kompetencave të tij statutore, Kryetari Ahmeti do të ketë në ekskluzivitetin e tij hapjen dhe trajtimin e temave që janë jetike dhe strategjike për vendin, që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane, stabilitetin politik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik".

"NjĂ«kohĂ«sisht, KĂ«shilli i PĂ«rgjithshĂ«m i Bashkimit Demokratik pĂ«r Integrim u bĂ«n thirrje tĂ« gjitha partive politike nĂ« vend qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rta me vizionin e BDI-sĂ«, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqĂ«rore dhe profesionale, qĂ« t’i bashkĂ«ngjiten Bashkimit Demokratik pĂ«r Integrim dhe tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e formacionit tonĂ« politik".

"BDI mbetet e hapur për inkorporimin dhe absorbimin e gjithë potencialit intelektual dhe politik në vend, me qëllim avancimin e politikave dhe vizionit që janë në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallim", thonë nga BDI./Telegrafi/

Ali Ahmeti emëron kryetarët e degëve në Kërçovë, Vrapçisht, Prespë dhe Karposh



Nga BDI njoftojnë se sot kryetari i saj, Ali Ahmeti ka emëruar kryetarët e degëve në Kërçovë, Vrapçisht, Prespë dhe Karposh.

"Për kryetarë dege në Kërçovë është emëruar Arlind Sejdini, në Vrapçisht-Evzal Arsllani, në Prespë-Arjan Muedini dhe në Karposh-Hamza Jashari", njoftojnë nga BDI.

Po ashtu, sqarojnĂ« nga atje, se Kryesia e KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m diskutoi edhe rreth takimit tĂ« liderĂ«ve politikĂ«, me ç’rast u vendos qĂ« çështja e pjesĂ«marrjes apo jo nĂ« kĂ«tĂ« takim tĂ« shqyrtohet dhe tĂ« vendoset nesĂ«r, nĂ« mbledhjen e rregullt tĂ« KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m./Telegrafi/

BDI: Spërkatja e veturave nga kleri fetar është shkelje e hapur e parimit të shtetit sekular



Bashkimi Demokratik për Integrim ka reguar lidhur me spërkatjen e veturave të policisë nga një klerik ortodoks
Nga atje thonë se kjo është shkelje e hapur e parimit të shtetit sekular.

"Riti nuk është kryer në hapësirë private apo objekt fetar, por në oborrin e policisë, mbi mjete zyrtare të shtetit, brenda një institucioni të sigurisë publike. Një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm në një shtet që me Kushtetutë është sekular dhe me realitet multietnik e multikonfesional.

Policia e RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut Ă«shtĂ« institucion shtetĂ«ror qĂ« duhet t’u shĂ«rbejĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve njĂ«soj, pa dallim etnie dhe besimi. Ajo nuk i pĂ«rket asnjĂ« feje dhe nuk guxon tĂ« krijojĂ« perceptimin se ekziston fe dominante apo “fe zyrtare” brenda institucioneve tĂ« shtetit.

Kur hapësirat dhe mjetet shtetërore përdoren për rituale të vetëm një konfesioni, mesazhi për të tjerët është përjashtues dhe i rrezikshëm: se institucionet publike identifikohen me një religjion, duke nënvlerësuar dhe përjashtuar të tjerët. Kjo nuk është simbolikë e pafajshme, kjo është institucionalizim i fesë dhe shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës.

ËshtĂ« veçanĂ«risht ofenduese qĂ« kĂ«to automjete janĂ« blerĂ« me paratĂ« e tĂ« gjithĂ« taksapaguesve dhe do tĂ« pĂ«rdoren nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« policisĂ« tĂ« besimeve tĂ« ndryshme. Askush nuk ka tĂ« drejtĂ« t’i “shĂ«nojĂ«â€ institucionet publike me simbolikĂ« tĂ« njĂ« besimi tĂ« vetĂ«m", thuhet nĂ« reagimin e BDI-sĂ«./Telegrafi/

BDI: Balancuesi solli përfaqësim, VLEN po sjell përjashtim



BDI sot akuzon VLEN-in se po përpiqet të paraqesë një realitet të rremë përmes statistikave të manipuluara dhe triumfalizmit artificial, ndërkohë që në terren po ndodh e kundërta: përjashtim i shqiptarëve nga institucionet shtetërore.

"Avokati i Popullit e konfirmon qartĂ« se rritja e pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« shqiptarĂ«ve ka ndodhur deri nĂ« tetor tĂ« vitit 2024, pra pĂ«rderisa ishte nĂ« fuqi mekanizmi i balancuesit. Çdo shifĂ«r pozitive nĂ« raportin pĂ«r vitin 2024 Ă«shtĂ« rezultat direkt i kĂ«tij mekanizmi kushtetues, i ndĂ«rtuar dhe i mbrojtur nga BDI, e jo i ndonjĂ« politike apo angazhimi tĂ« VLEN-it.

Ndërkohë, pas shfuqizimit të balancuesit, realiteti në institucione flet ndryshe.

Vetëm para një jave, shtatë shqiptarë me vendime të përhershme pune janë larguar pa asnjë arsye ligjore, nën përgjegjësinë direkte të ministrit Stoillkoviq, ndërsa VLEN hesht. Edhe më alarmante është se në mesin e të larguarve ka edhe invalid të luftës, çka përbën një padrejtësi të rëndë ligjore, morale dhe kombëtare.

VLEN premtoi se do t’i “mbronte administratorĂ«t shqiptarĂ«. Sot Ă«shtĂ« e qartĂ« se nuk ka as zĂ«, as guxim dhe as vullnet politik pĂ«r t’u dalĂ« nĂ« mbrojtje. Heshtja e tyre pĂ«rballĂ« kĂ«tyre largimeve arbitrare Ă«shtĂ« bashkĂ«fajĂ«si politike.

Ironia politike arrin kulmin kur VLEN, bashkĂ« me OBRM-PDUKM-nĂ«, sulmonte balancuesin, ndĂ«rsa sot pĂ«rfitimet e tij i paraqet si sukses tĂ« vetin. Vendimi i GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r shfuqizimin e balancuesit nĂ« tetor tĂ« vitit 2024, qĂ« ata e shpallin si “fitore”, nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse realizim i drejtpĂ«rdrejtĂ« i programit parazgjedhor tĂ« OBRM-PDUKM-sĂ«, i kopjuar fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« edhe nĂ« programin qeveritar tĂ« dorĂ«zuar nĂ« Kuvend nĂ« vitin 2024", thonĂ« nga BDI.

Nga BDI thonĂ« se “Ligj pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« drejtĂ«â€ nuk garanton pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« shqiptarĂ«ve.

"Sa i pĂ«rket tĂ« ashtuquajturit “Ligj pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« drejtĂ«â€ tĂ« KarakamishevĂ«s, BDI e bĂ«n tĂ« qartĂ« se ky ligj, nĂ« formĂ«n aktuale, jo vetĂ«m qĂ« nuk garanton pĂ«rfaqĂ«sim, por e minon tĂ«rĂ«sisht atĂ«. Ai: nuk parasheh kuota etnike; nuk parasheh identifikim etnik tĂ« qytetarĂ«ve; nuk ka mekanizma zbatimi pĂ«r realizimin e vlerĂ«s kushtetuese tĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« drejtĂ« dhe adekuat; dhe nuk pĂ«rmban asnjĂ« dispozitĂ« sanksionuese, duke e bĂ«rĂ« ligjin tĂ« pazbatueshĂ«m dhe vetĂ«m dekor politik", shtojnĂ« nga BDI./Telegrafi/

VLEN: Përfaqësimi i shqiptarëve është rritur nga 21.7 për qind nga koha e BDI-së, në 22.3 për qind me qeverisjen aktuale



Koalicioni VLEN ka akuzuar sërish Bashkimin Demokratik për Integrim për deklarata jo të vërteta dhe tendencioze.

“Edhe PR-trukun e “referendumit”, qĂ« e pĂ«rdori si mashtrim, realiteti ia pĂ«rplasi pĂ«r fytyrĂ« me dhjetĂ« komuna tĂ« humbura. MĂ« herĂ«t bĂ«rtiste pĂ«r “deshqiptarizim”. Jo sepse i dhimbeshin shqiptarĂ«t, por sepse humbi kontrollin mbi institucionet. BDI nuk ka pasur hallin e shqiptarĂ«ve. GjithmonĂ« e ka pasur hallin si t’i mbajĂ« institucionet peng pĂ«r veten dhe pĂ«r klikĂ«n e saj. Raporti zyrtar pĂ«r vitin 2024 ua mbyll gojĂ«n edhe njĂ« herĂ«â€, thonĂ« nga VLEN.

Sipas tyre, përfaqësimi i shqiptarëve jo që nuk ka rënë, por është rritur nga 21.7 përqind në vitin kur ata ishin në pushtet, në 22.3 përqind tani kur VLEN është në Qeveri.

“Faktet e zhveshin BDI-nĂ« lakuriq. Paniku ishte i rremĂ«, ndĂ«rsa narativa ishte propagandĂ« e ulĂ«t. Kur BDI humbi pushtetin mbi institucionet, filloi tĂ« shesĂ« gĂ«njeshtrĂ«n se po humbnin shqiptarĂ«t. Kjo ishte mashtrimi mĂ« i madh. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« kjo. BDI kishte hallin si t’i frikĂ«sonte shqiptarĂ«t, si t’i mbante vazhdimisht tĂ« tensionuar, si t’i manipulonte emocionalisht dhe si t’i pĂ«rdorte si mburojĂ« pĂ«r pazaret dhe aferat e veta. Me VLEN nĂ« qeveri ky cikĂ«l po merr fund. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas 23 vitesh po sjellim Ligjin pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« drejtĂ« dhe adekuat, i cili do tĂ« vlejĂ« pĂ«r çdo institucion nĂ« kĂ«tĂ« shtet, edhe pĂ«r ato institucione ku deri mĂ« sot, “falĂ«â€ balancuesit, shqiptarĂ«t nuk kishin qasje. NjĂ« ligj i qartĂ«, i detyrueshĂ«m, i mbikĂ«qyrshĂ«m dhe i pakapshĂ«m pĂ«r pazare politike”, shtojnĂ« nga VLEN.

BDI: Kërkojmë përgjegjësi politike për skandalin në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, për trajtimin çnjerëzor ndaj të punësuarve shqiptarë



Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë ata, trajtimit çnjerëzor ndaj 76 të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, ku punëtorët shqiptarë ishin mbyllur në zyra pa kushtet minimale për punë.

Nga BDI thonë se personat e poshtëruar publikisht nga ministria, janë njerëz familjarë, të cilët janë trajtuar pa dinjitet në vendin e tyre të punës.

Reagimi i plotë nga BDI:

Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim dĂ«non ashpĂ«r dhe pa asnjĂ« rezervĂ« trajtimin çnjerĂ«zor, poshtĂ«rues dhe diskriminues tĂ« 76 tĂ« punĂ«suarve nĂ« MinistrinĂ« pĂ«r MarrĂ«dhĂ«nie NdĂ«retnike, tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« thirrur nĂ« punĂ« dhe janĂ« mbyllur nĂ« zyra pa kushte minimale njerĂ«zore dhe pa asnjĂ« detyrĂ« pune.Vendosja e dhjetĂ«ra grave dhe burrave nĂ« tri zyra, pa karrige, pa tavolina pune, pa kompjuterĂ«, pa mjete elementare dhe pa asnjĂ« angazhim profesional, duke i detyruar tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« nga ora 08:00 deri nĂ« ora 16:00, pĂ«rbĂ«n formĂ« tĂ« hapur tĂ« mobingut institucional dhe torturĂ«s psikologjike.Fakti qĂ« kĂ«ta punonjĂ«s, pĂ«r tĂ« mbijetuar ditĂ«n e punĂ«s, janĂ« detyruar tĂ« improvizojnĂ« duke u ulur nĂ« dysheme dhe duke sjellĂ« batanije nga shtĂ«pia, Ă«shtĂ« njĂ« turp shtetĂ«ror qĂ« cenon dinjitetin njerĂ«zor dhe shkel çdo standard ligjor, moral dhe evropian.Edhe mĂ« e rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« sjellja pas kĂ«tij akti. NĂ« vend qĂ« institucionet tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kushtet çnjerĂ«zore qĂ« kanĂ« krijuar, pamjet e kĂ«saj situate janĂ« keqpĂ«rdorur publikisht pĂ«r linçim moral, ndĂ«rsa Kryeministri ka shkuar deri aty sa t’i akuzojĂ« kĂ«to punonjĂ«s pĂ«r “imoralitet”.BĂ«het fjalĂ« pĂ«r gra shqiptare, pĂ«r nĂ«na, pĂ«r motra dhe bashkĂ«shorte, tĂ« cilat janĂ« poshtĂ«ruar nga shteti i tyre dhe mĂ« pas janĂ« sulmuar publikisht nga kreu i qeverisĂ«. Kjo Ă«shtĂ« vijĂ« e kuqe e kaluar dhe nuk mund tĂ« relativizohet, justifikohet apo heshtet. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, edhe lidhur me kĂ«to ngjarje sulmohet BDI, ndĂ«rsa nĂ« fakt bĂ«het fjalĂ« pĂ«r nĂ«punĂ«s shteti, tĂ« cilĂ«ve vet shteti duhet t’u siguroj kushte dhe trajtim dinjitoz.Kryeministri ka pĂ«r obligim moral dhe politik tĂ« kĂ«rkojĂ« menjĂ«herĂ« falje publike ndaj kĂ«tyre grave, familjeve tĂ« tyre dhe mbarĂ« komunitetit shqiptar pĂ«r gjuhĂ«n fyese dhe pĂ«r legjitimimin e njĂ« praktike qĂ« pĂ«rkujton metodat mĂ« tĂ« errĂ«ta tĂ« diskriminimit institucional", thuhet nĂ« reagim.

Ndër të tjera, BDI kërkon përgjegjësi të plotë politike dhe administrative për këtë skandal, ndërprerje të menjëhershme të këtij trajtimi çnjerëzor dhe rikthim të kushteve normale dhe dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit.Institucionet e shtetit nuk guxojnë të shndërrohen në hapësira ndëshkimi kolektiv mbi baza etnike. "Dinjiteti njerëzor nuk është privilegj, por e drejtë themelore që nuk negociohet", thonë nga BDI.

Bilalli-Zendeli: BDI propozon Marrëveshje kombëtare për përparim



Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, sot në konferencë për shtyp tha se BDI në kongresin e pestë të partisë, ka dalë me propozim për Marrëveshje kombëtare për përparim.

Ajo tha se kjo marrëveshje synon të kthejë shpresën dhe të krijojë mundësi të reja dhe perspektivë.

"Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse BDI doli me propozimin pĂ«r njĂ« MarrĂ«veshje KombĂ«tare pĂ«r PĂ«rparim. Kjo nismĂ« nuk Ă«shtĂ« partiake. Nuk Ă«shtĂ« etnike. Ajo Ă«shtĂ« mbi tĂ« gjitha kĂ«to. ËshtĂ« njĂ« platformĂ« mbarĂ«shoqĂ«rore, mbi partitĂ«, mbi konfliktet artificiale dhe mbi narrativat e frikĂ«s. Kjo marrĂ«veshje nuk synon tĂ« menaxhojĂ« frikĂ«n, por tĂ« krijojĂ« shpresĂ«. Nuk synon tĂ« prodhojĂ« konflikte, por mundĂ«si".

"Nuk synon tĂ« ruajĂ« status quo-nĂ«, por tĂ« hap perspektivĂ« pĂ«r brezat qĂ« sot po largohen nga vendi. Kongresi i BDI-sĂ« e bĂ«n kĂ«tĂ« thirrje me bindjen se vendi nuk ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« armiq, por pĂ«r mĂ« shumĂ« marrĂ«veshje. Jo pĂ«r mĂ« shumĂ« ndarje, por pĂ«r mĂ« shumĂ« pĂ«rparim. Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« zinxhirin e apatisĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« konsensus tĂ« ri kombĂ«tar pĂ«r prosperitetin”, tha arta Bilali Zendeli./Telegrafi/

BDI akuzoi Mickoskin për heqjen e "Balancuesit", ai u përgjigj se ndarjet etnike nuk janë pjesë e qasjes së tij



NĂ« seancĂ«n e sotme tĂ« pyetjeve parlamentare nĂ« Kuvend, deputetja Rina Ajdari nga Koalicioni “Fronti Evropian” i udhĂ«hequr nga BDI akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski, duke pretenduar se qeveria aktuale hoqi pĂ«rfaqĂ«simin e drejtĂ« etnik dhe miratoi njĂ« ligj pa peshĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« ligjore, pĂ«rcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajdari theksoi se dy vjet më parë, në seancën e parë të Kuvendit të ri, u hoq "Balancuesi", i cili, sipas saj, siguronte punësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike.

"Për gati dy vjet, shteti ka funksionuar pa mbrojtje ligjore për shqiptarët dhe komunitetet e tjera në punësim. Skandali bëhet edhe më i madh nëse marrim parasysh se në Ministrinë e Marrëdhënieve Ndër-Komunitete - një institucion përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ministri Ivan Stoilkoviq shkarkoi shtatë punonjës. Ky është diskriminim i pastër, për të cilin asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk e ngriti zërin. Ky ligj, i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, u vu në duart e profesoreshës Karakamisheva, e cila njihet si nacionaliste kundër shqiptarëve", tha Ajdari.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Hristijan Mickoski i hodhi poshtë akuzat dhe theksoi se "nuk është e vërtetë" që balancuesi u shfuqizua me ardhjen e qeverisë së tij.

Mickoski theksoi se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën që qeveria e BDI-së dhe LSDM-së, ku zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, rekomandoi të hiqet balancuesi dhe për këtë BDI u detyrohet me kërkim falje para së gjithash qytetarëve shqiptarë, ndërsa Ligji për përfaqësim të drejtë të cilin e përgatiti kjo Qeveri mori rekomandim pozitiv nga Komisioni i Venecias, kurse vendimet e komisionit zbatohen sipas metodologjisë për aderim drejt BE-së.

"Nuk është e saktë dhe nuk është e vërtetë që me ardhjen e kësaj Qeverie është fshirë instrumenti "Balancues", e vërteta është se Qeveria në të cilën ishte BDI-ja, ndërsa zëvendëskryeministër apo zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, në një mbledhje ka sjellë vendim me të cilin e fshin dhe jep mendim se duhet të fshihet instrumenti "Balancues". E njëjta gjë më pas është përfshirë në raportin e skriningut të Bashkimit Evropian, kjo është e vërteta dhe të gjithë qytetarët në mbarë shtetin, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, duhet ta dinë të vërtetën sepse meritojnë ta dinë atë", potencoi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve nga ana e deputetes Rina Ajdari nga BDI.

Mickoski poashtu tha se nuk do të hyj në ndarje etnike sepse kjo nuk është pjesë e karakterit tij.

"E kam thënë këtë shumë herë dhe do ta përsëris: si Kryetar Qeverie unë jam i të gjithë qytetarëve pa dallim të ndarjeve politike, etnike apo fetare dhe kështu do të vazhdoj të sillem sepse kjo është e rëndësishme për mua", deklaroi kryeministri Mickoski./Telegrafi/

BDI: Ivan Stoilkoviq ka larguar shtatë punonjës shqiptar nga Ministria për Marrëdhënie në mes Bashkësive



Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thekson se ministri Ivan Stoilkoviq, ka larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, institucion sipas BDI-së, themelor për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për garantimin e barazisë ndëretnike në vend.

Nga BDI thonĂ« se ky vendim pĂ«rbĂ«n njĂ« goditje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ndaj parimeve tĂ« barazisĂ«, bashkĂ«jetesĂ«s dhe pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« drejtĂ«, dhe nuk mund tĂ« justifikohet me arsyetime tĂ« pavĂ«rteta dhe fyese pĂ«r opinionin publik, siç Ă«shtĂ« pretendimi pĂ«r njĂ« tĂ« ashtuquajtur “masĂ« disiplinore”.

"NĂ« kushte kur punonjĂ«sve u mohohen elementet mĂ« bazike pĂ«r punĂ« – zyra funksionale, karrige, pajisje teknike dhe detyra konkrete – çdo masĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« farsĂ« administrative dhe dĂ«shmi e njĂ« qĂ«llimi tĂ« paramenduar diskriminues. QĂ« nga dita e parĂ« e formimit tĂ« kĂ«saj Qeverie dhe marrja e kĂ«tij dikasteri nga ministri Stoilkoviq, punonjĂ«sit shqiptarĂ« flasin pĂ«r njĂ« realitet tĂ« njohur tashmĂ«: izolim tĂ« qĂ«llimshĂ«m nĂ« njĂ« kat tĂ« vetĂ«m tĂ« ministrisĂ«, mungesĂ« totale tĂ« kushteve bazĂ« tĂ« punĂ«s, presion tĂ« vazhdueshĂ«m psikologjik dhe frikĂ« permanente nga largime selektive. Vendimi i sotĂ«m vetĂ«m sa e konfirmon kĂ«tĂ« praktikĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« mirĂ«organizuar".

"Ironia është tronditëse dhe politikisht e rrezikshme: ministria që ka për mision mbrojtjen e barazisë ndëretnike po shndërrohet, me vetëdije, në shembull flagrant të shkeljes së saj. Ky veprim nuk është as i rastësishëm dhe as individual, por pasqyron një qasje që cenon drejtpërdrejt frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit".

"BDI e vlerëson këtë situatë jo si një problem të thjeshtë administrativ, por si alarm serioz politik dhe shoqëror, dhe që rrezikon marrëdhëniet ndëretnike. Përgjegjësia nuk bie vetëm mbi ministrin Stoilkoviq, por edhe mbi partnerët e tij qeveritarë, në veçanti OBRM-PDUKM - VLEN, heshtja e të cilëve përballë këtij skandali është po aq alarmante sa vetë veprimet e ministrit dhe përbën bashkëpërgjegjësi politike", thonë nga BDI.

BDI mban mbledhje, tregon emrat e kryetarëve të ri të degëve të partisë



Bashkimi Demokratik për Integrim informon publik se sot ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
Siç njoftojnë nga BDI, në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, si akt bazë për funksionimin, koordinimin dhe vendimmarrjen e këtij organi.

"Po ashtu, u zhvilluan diskutime dhe u morën vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e sekretariateve, si dhe me strukturimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim".

"Në kuadër të këtyre vendimeve u vendos për emërimet në funksione kyçe organizative, si vijon: Shef i Kabinetit: Faton Ahmeti; Zëdhënëse e BDI-së: Arta Bilalli-Zenedeli; Këshilltar i Kryetarit të BDI-së për Marrëdhëniet me SHBA-në Shemshedin (Sam) Beqiri".
"Gjithashtu, Kryetari Ali Ahmeti informoi KryesinĂ« e KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r emĂ«rimin e kryetarĂ«ve tĂ« degĂ«ve si vijon: TetovĂ« Bajram Rexhepi; KumanovĂ«: Ridvan Asani; StrugĂ«: Faton Pollozhani; Gostivar: Valdet Xhaferi Çair: Bujar Osmani".

"Gjithashtu, Kryetari dha orientime për të gjithë të ngarkuarit si kryetarë degësh të kryejnë detyrimet programore dhe statutare për organizimin dhe konsolidimin e nëndegëve dhe degës përkatëse", thonë nga BDI.

Ahmeti: BDI do të vendos kusht Badenterin për pjesëmarrje në çdo Qeveri



Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se partia që ai drejton ka hyrë në një fazë të re reformimi të thellë pas Kongresit të Pestë, duke theksuar se 82 për qind e strukturës së re udhëheqëse përbëhet nga anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e organeve drejtuese.

Ahmeti paralajmëroi se zgjedhja e qeverisë dhe mbrojtja e ligjeve me shumicë të Badenterit do të jenë kusht për çdo pjesëmarrje eventuale të BDI-së në pushtet.

NĂ« njĂ« brifing me gazetarĂ«t, Ahmeti iu pĂ«rgjigj edhe pakĂ«naqĂ«sive tĂ« shfaqura pas kongresit, duke minimizuar reagimet publike. “JanĂ« dy-tre persona qĂ« kanĂ« reaguar. NjĂ«ri prej tyre, Abdulselam Selami, mĂ« ka kĂ«rkuar falje dhe ka pranuar se reagimi ka qenĂ« i nxituar. Ata qĂ« largohen sepse nuk janĂ« zgjedhur nĂ« funksione – le tĂ« ikin”, tha Ahmeti. Sipas tij, ndryshimet nĂ« strukturĂ«n e partisĂ« janĂ« historike dhe tĂ« papara mĂ« herĂ«t nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut.

]“KĂ«shilli i PĂ«rgjithshĂ«m i zgjedhur nĂ« kongres ka 82 pĂ«r qind anĂ«tarĂ« tĂ« rinj. Ma gjeni njĂ« parti nĂ« rajon qĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« ndryshim tĂ« tillĂ«â€, theksoi Ahmeti, duke shtuar se 29 pĂ«r qind e pĂ«rbĂ«rjes janĂ« gra, ndĂ«rsa 12 anĂ«tarĂ« janĂ« nĂ«n moshĂ«n 29-vjeçare. NĂ« total, 91 anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m janĂ« fytyra tĂ« reja nĂ« strukturat drejtuese.

Ahmeti sqaroi se anĂ«tarĂ«t e vjetĂ«r qĂ« nuk janĂ« pjesĂ« e kryesisĂ« nuk do tĂ« mbeten jashtĂ« proceseve politike. “Do tĂ« formohet KĂ«shilli KombĂ«tar dhe komitetet e veteranĂ«ve, nga nĂ«ndegĂ«t deri te degĂ«t. TĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« dĂ«shmuar nĂ« aktivitete do tĂ« pĂ«rfshihen”, deklaroi ai.

Duke folur pĂ«r vendimmarrjen brenda partisĂ«, Ahmeti tha se debati i brendshĂ«m ka qenĂ« dhe mbetet intensiv. “Vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nuk merren pa koordinim dhe konsultim. Askush nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« devijojĂ« nga parimet themelore tĂ« BDI-sĂ«: shteti unitar, barazia, mosnxitja e urrejtjes ndĂ«retnike”, nĂ«nvizoi kreu i BDI-sĂ«. Ahmeti prezantoi edhe idenĂ« pĂ«r njĂ« MarrĂ«veshje KombĂ«tare pĂ«r PĂ«rparim, duke thĂ«nĂ« se vendi Ă«shtĂ« lodhur nga politikat ditore dhe pĂ«rfitimet partiake.

“NĂ«se kemi pasur guxim pĂ«r MarrĂ«veshjen e Ohrit dhe atĂ« tĂ« PrespĂ«s, pse tĂ« mos kemi njĂ« marrĂ«veshje kombĂ«tare pĂ«r pĂ«rparim, me ekspertĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« ka vendi”, tha ai, duke kritikuar edhe Odat ekonomike pĂ«r, siç u shpreh, thellimin e ndasive dhe mbrojtjen e oligarkisĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Ahmeti ritheksoi propozimin qĂ« Qeveria tĂ« zgjidhet me shumicĂ« tĂ« Badenterit dhe qĂ« ligjet e miratuara me kĂ«tĂ« mekanizĂ«m tĂ« mos mund tĂ« anulohen nga Gjykata Kushtetuese pa tĂ« njĂ«jtĂ«n shumicĂ«. “Kjo nuk shkakton asnjĂ« shqetĂ«sim te bashkĂ«qytetarĂ«t tanĂ« maqedonas. ËshtĂ« zgjidhje e balancuar dhe e analizuar”, tha Ahmeti, duke paralajmĂ«ruar rikthimin e tezave tĂ« vjetra pĂ«r ndarjen e vendit dhe duke theksuar se BDI mbetet fuqishĂ«m nĂ« mbrojtje tĂ« shtetit unitar.

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke i dhënë mbështetje unanime emrave të propozuar.

Bajram Rexhepi, ish-nĂ«nkryetari dhe Blerim Bexheti, ish-sekretar organizativ janĂ« dy personat e vetĂ«m qĂ« nuk do jenĂ« sĂ«rish pjesĂ« e KryesisĂ« sĂ« NgushtĂ« tĂ« BDI-sĂ«. Bajram Rexhepi megjithatĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e KryesisĂ« Qendrore – si anĂ«tar, njĂ«jtĂ« sikurse 17 tĂ« tjerĂ« qĂ« do jenĂ« sĂ«rish pjesĂ«, ndĂ«rsa 15 tĂ« tjerĂ«, janĂ« larguar. Nga kjo del se, nga 33 anĂ«tarĂ« tĂ« KryesisĂ« Qendrore, 18 anĂ«tarĂ« janĂ« tĂ« ri.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi.

KRYESIA E NGUSHTË:

Bujar Osmani, nënkryetar

Faton Ahmeti, nënkryetar

Arta Bilalli-Zendeli, nënkryetare

Arbana Pasholli, nënkryetare

Erkan Arifi, nënkryetar

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm

Nebi Rexhepi, Sekretar Organizativ

Arbëresha Vlashi, Sekretare Për Mundësi të Barabarta

ANËTARËT E KRYESISË QENDRORE:

Admir Miftari

Ajshe Osmani

Albert Tairi

Ardita Dani

Artan Bushi

Bajram Rexhepi

Besnik Rameti

Ejup Abazi

Faton Aliti

Gent Lika

Ilir Hasani

Imran Zhupani

Isamedin Azizi

Jetmir Ziberi

Jeton Shaqiri

Liridona Beqiri

Lulzime Ballazhi

Mirsad Ibrahimi

Muharem Xhezairi

Nafi Durmishi

Ridvan Ibrahimi

Rina Ajdari

Shkodrane Dardhishta

Xhemil Qamili

Ylldrita Seferi-Salihi

The post BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak appeared first on Albeu.com.

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së, ndërsa Arbër Ademi Sekretar i Përgjithshëm



Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.

Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:

Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës

Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione

Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.

Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit. /Telegrafi/

Ahmeti: Nesër të marrim pjesë masivisht kundër akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia



Kryetari i BDI-sĂ«, Ali Ahmeti bĂ«ri thirrje pĂ«r pjesĂ«marrje masive nĂ« tubimin qĂ« do tĂ« mbahet mĂ« 13 dhjetor, nĂ« Sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« Shkup nĂ« pĂ«rkrahje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Ahmeti tha se UÇK mbetet pjesĂ« e identitetit kombĂ«tar.

“NesĂ«r, mĂ« 13 dhjetor, nĂ« orĂ«n 13:00, nĂ« Sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« Shkup, bashkohemi pĂ«r njĂ« qĂ«llim tĂ« qartĂ«: kĂ«rkesĂ«n pĂ«r drejtĂ«si dhe hedhjen poshtĂ« tĂ« akuzave tĂ« fabrikuara tĂ« SerbisĂ« dhe RusisĂ«.

Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë", thuhet në njoftimin e Ahmetit./Telegrafi/


“Kosova nuk Ă«shtĂ« “Metohi’”/ BDI: Qeveria po deformon historinĂ« e KosovĂ«s nĂ« librat shkollore

Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim (BDI) kĂ«rkon tĂ«rheqjen e menjĂ«hershme tĂ« librit tĂ« GjeografisĂ« pĂ«r klasĂ«n e shtatĂ«, ku nĂ« pjesĂ«n pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s, pĂ«rdoret fjala “Metohi”. BDI kĂ«rkon urgjentisht tĂ« tĂ«rhiqet libri nga pĂ«rdorimi, tĂ« rishikohet dhe tĂ« korrigjohet pĂ«rmbajtja sipas standardeve shkencore dhe tĂ« politikĂ«s shtetĂ«rore. Nga BDI theksohet se pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ« [
]

The post “Kosova nuk Ă«shtĂ« “Metohi’”/ BDI: Qeveria po deformon historinĂ« e KosovĂ«s nĂ« librat shkollore appeared first on BoldNews.al.

BDI kĂ«rkon tĂ«rheqjen e librit tĂ« GjeografisĂ«: Kosova nuk Ă«shtĂ« “Metohi”, Qeveria po deformon historinĂ« e KosovĂ«s nĂ« librat shkollorĂ«



Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me tekstet që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e tetë, në të cilin kishte informacione të pasakta. Nga BDI thonë se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës.

"BDI shpreh shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« pĂ«r qasjen tendencioze dhe pasaktĂ«sitĂ« e rĂ«nda qĂ« gjenden nĂ« librin e GjeografisĂ« pĂ«r klasĂ«n e VII-tĂ«, botuar nga shtĂ«pia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni KombĂ«tar pĂ«r tekste shkollore mĂ« 5 gusht 2025. Ky libĂ«r Ă«shtĂ« futur nĂ« pĂ«rdorim gjatĂ« vitit shkollor 2025 dhe pĂ«rmban formulime qĂ« shtrembĂ«rojnĂ« realitetin historik dhe politik tĂ« KosovĂ«s. Paraqitja e KosovĂ«s si “gjendet nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« SerbisĂ«â€ i jep SerbisĂ« rolin e pikĂ«-referencĂ«s dhe anashkalon njohjen e KosovĂ«s si shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut. PĂ«rdorimi i termit “Metohi” pĂ«r Rrafshin e Dukagjinit pĂ«rbĂ«n njĂ« devijim tĂ« rĂ«ndĂ« identitar dhe shkencor, duke u bĂ«rĂ« mjet i narrativave historike serbe. Po ashtu, formulimi “Mitrovica e KosovĂ«s” reflekton terminologjinĂ« tendencioze serbe si “Kosovska Mitrovica” dhe nuk mund tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« teksti shkollor tĂ« miratuar institucionalisht".

"Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi strukturat qeverisëse, të cilat perfaqësohen në Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për tekste shkollore, sepse miratimi i këtij libri në vitin 2025 tregon vasalitetin, servilitetin dhe tolerimin ndaj shtrembërimeve historike dhe identitare, duke rrezikuar edukimin e nxënësve dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar".

"BDI kërkon urgjentisht të tërhiqet libri nga përdorimi, të rishikohet dhe të korrigjohet përmbajtja sipas standardeve shkencore dhe të politikës shtetërore, të përcaktohet përgjegjësia institucionale dhe politike për këtë libër të botuar në 2025 dhe të garantohet neutraliteti akademik në të gjitha tekstet e ardhshme shkollore", thonë nga BDI.

Në fund thonë se do të ndjekin këtë çështje deri në korrigjimin e plotë dhe sqarimin institucional, në mënyrë që gjeneratat e reja të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës.

❌