❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lumi Vjosa del nga shtrati, sasia e ujit arrin 6.8 metra mbi nivelin e detit



Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.

Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës./euronews/

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet



Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për shkaqet e vdekjes janë në zhvillim. /Telegrafi/

Sot vazhdon numërimi i votave tjera të mbërritura me postë



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se bëhet fjalë për fletëvotimet e tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës, të cilat tashmë janë sjellë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar janë tërhequr gjithsej 8,180 pako me fletëvotime nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë.

Ndërkaq, më 5 janar janë tërhequr edhe 11,867 pako të tjera nga 13 kuti postare në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Berlinin, Vjenën, Bernën, Brukselin, Hagën, Podgoricën, Oslon, Shkupin, Otavën, Ljublanën, Romën dhe Prishtinën.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve po zhvillohet në QNR dhe përfshin pjesën e dytë të votave të ardhura përmes postës nga diaspora.

KQZ ka theksuar se procesi do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, deri në përfundimin e numërimit të këtyre pakove. /Telegrafi/

Vengu: Mbi 100 efektivë në teren për tu përballur me vërshimet



Situata e motit të keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në disa rajone të vendit, përfshirë përmbytje nga përroi i Ficos që ka dalë nga shtrati dhe ka mbuluar rrugë e zona të banuara në Gjirokastër.

Në këto kushte, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka shprehur sot mirënjohje për punën e repartit të emergjencës së Gërhotit dhe ekipeve të tjerë të angazhuar në terren për të përballuar situatën e vështirë.

Ai thekson se deri nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« kaluar, “djemtĂ« e Repartit tĂ« GĂ«rhotit kanĂ« luftuar me prurjet e vrullshme tĂ« reshjeve nĂ« GjirokastĂ«r dhe kanĂ« kontribuar nĂ« mbĂ«shtetjen e operacioneve tĂ« shpĂ«timit dhe menaxhimit tĂ« ujit.

Në terren po punojnë mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete dhe pompa me kapacitet të lartë, të vendosura jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Lezhë, Durrës, Gjirokastër dhe zonat fqinje, ku reshjet kanë shkaktuar vërshime dhe probleme me infrastrukturën rrugore.

Sipas Vengut, ky mobilizim synon tĂ« “garantojĂ« sigurinĂ« e banorĂ«ve dhe pĂ«rballimin e çdo situate”, ndĂ«rsa ekipet pĂ«rgatiten edhe pĂ«r ditĂ«t nĂ« vijim.

Situata e motit ka qenë alarmante në shumë qarqe të vendit, ku reshjet intensive të shiut janë raportuar të përmbytura rrugë dhe zona të banimit, ndërsa emergjencat civile janë angazhuar për ndërhyrje dhe koordinim të masave të sigurisë për qytetarët në zonat më të prekura. /Telegrafi/

Mundësi për vërshime tjera - mot i vranët dhe me shi parashikohet edhe sot



Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen prej 1deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 6 gradë Celsius.

Instituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë, dhe se mund të ketë vërshime të tjera lokale.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. /Telegrafi/

Vërshimet në Kosovë, dy komuna shpallin gjendje të jashtëzakonshme - mësimi shtyhet deri më 12 janar



Situata me vërshime mbetet nën vëmendje edhe sot, ndërsa Juniku dhe Malisheva kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet.

Ekipet e emergjencës janë të angazhuara në terren dhe autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm.

Rajonet më të prekura vazhdojnë të jenë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova, ku janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara, ndërsa në Gjakovë është kërkuar edhe evakuimi i mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

Në komunat e tjera, gjendja vlerësohet relativisht e qetë dhe stabile, por nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent përmes sistemit të komunikimit emergjent.

Si pasojë e situatës dhe për arsye sigurie, është shtyrë edhe procesi i nisjes së mësimit, i cili do të fillojë më 12 janar.

Për situatën e krijuar me vërshime kanë reaguar të martën përfaqësues shtetërorë dhe ata të partive deri tash në opozitë.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët që përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës.

“Sot gjatĂ« ditĂ«s kam qenĂ« nĂ« komunikim me kryetarĂ«t e komunave tĂ« prekura, tĂ« cilĂ«t po udhĂ«heqin menaxhimin e situatĂ«s nĂ« terren nĂ« koordinim tĂ« ngushtĂ« dhe me mbĂ«shtetjen e institucioneve qendrore.

Nga Partia Demokratike (PDK) u kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që ta marrin përgjegjësinë e plotë, duke i aktivizuar të gjithë mekanizmat shtetërorë në menaxhim të situatës emergjente.

Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK), Ramush Haradinaj, e ka kualifikuar situatĂ«n si urgjencĂ« kombĂ«tare dhe ka kĂ«rkuar qĂ« institucionet qendrore dhe ato lokale t’i shumĂ«fishojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r pĂ«rballimin e gjendjes.

Vërshimet bllokojnë akset kryesore të Drenasit, Lladrovci bënë thirrje për kujdes



Komuna e Drenasit po përballet me vërshime të rënda, që kanë goditur dhjetëra shtëpi, biznese dhe hapësira publike.

Kryetari i komunĂ«s, Ramiz Lladrovci njoftoi se nga mĂ«ngjesi, niveli i ujit Ă«shtĂ« rritur vazhdimisht, me ç’rast ka vĂ«rshuar dhjetĂ«ra shtĂ«pi, biznese dhe hapĂ«sira publike.

Rrugët kryesore në drejtim të Komoranit, te Trafoja dhe te ura e Bucollëve janë ndërprerë për qarkullim, ndërsa vështirësi po raportohen edhe te ura e Shtrubullovës.

Lladrovci ka shtuar se dalja në magjistrale po bëhet përmes rrugëve alternative. Po ashtu, qindra hektarë tokë janë të vërshuara, ndërsa rryma është ndërprerë për shkak se po rrezikohet Trafoja kryesore e komunës. Kryetari paralajmëron se priten vështirësi edhe për furnizimin me ujë.

Në këtë situatë, Lladrovci falënderoi institucionet dhe qytetarët për përkrahjen e tyre.

“FalĂ«nderoj Presidenten, Osmani-Sadriu pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« e pĂ«rkrahjes, ministrat nĂ« detyrĂ« tĂ« linjĂ«s, z. Elbert Krasniqi dhe z. Hysen Durmishi, AME-nĂ«, qytetarĂ«t pĂ«r solidaritetin dhe ndihmĂ«n me mjete personale, zyrtarĂ«t e komunĂ«s dhe institucionet tjera qĂ« janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r tejkalimin e gjendjes”, ka shkruar Lladrovci.

Ai shtoi ftoj qytetarët për kujdes të shtuar dhe të respektojnë ndalesat e organeve kompetente për qarkullim në disa rrugë.

Komuna e Drenasit vijon të monitorojë situatën dhe të angazhohet për të siguruar ndihmë dhe për të menaxhuar emergjencën. /Telegrafi/

Rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra



Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.

Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:

Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht. Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën

Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod

Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec

Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.

Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod. /TCH/

KMDLNj thërret protesta kundër shtrenjtimit të ujit dhe rrymës



Viti 2026 ka nisur me lajme jo të mira për qytetarët e Kosovës. Përkundër gjendjes së rënduar ekonomike, faturat e ujit nga janari do të shënojnë rritje deri në 40 për qind, ndërsa paralajmërohet edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj këtyre vendimeve, duke theksuar se qytetarët tashmë po përballen me fatura të papërballueshme.

Sipas tyre, ZRrE ka paralajmĂ«ruar shqyrtimin e çmimit tĂ« energjisĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur “kĂ«to fatura janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e familjeve kosovare dhe po ngulfatin bizneset, njĂ« numĂ«r jo i vogĂ«l i tĂ« cilave Ă«shtĂ« buzĂ« falimentimit”.

Në reagimin e saj, KMDLNj akuzon institucionet për mungesë vullneti për mbrojtjen e qytetarëve.

“Shkaku i moskujdesit dhe mungesĂ«s sĂ« vullnetit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t, ZRrE nĂ« vazhdimĂ«si po penalizon konsumatorĂ«t nĂ« baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« Mafien Energjetike”, thuhet nĂ« njoftim.

Organizata paralajmëron se shtrenjtimi i ujit dhe energjisë elektrike do të ketë pasoja zinxhirore në ekonomi.

“KMDLNj tĂ«rheq vĂ«rejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymĂ«s do tĂ« prodhojĂ« efekte zinxhirore dhe pĂ«r pasojĂ« do tĂ« paguajmĂ« fatura shumĂ« mĂ« tĂ« larta pĂ«r artikuj tjerĂ« tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r mbijetesĂ« si dhe pĂ«r shĂ«rbime”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas KMDLNj-së, ndonëse faturat e ujit dhe mbeturinave mund të jenë ende të përballueshme, situata me energjinë elektrike është alarmante.

“Faturat e rrymĂ«s janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e ekonomive familjare dhe bizneset”, theksohet mĂ« tej.

KMDLNj ka bërë thirrje për reagim qytetar, duke ftuar protesta masive.

“KMDLNj thĂ«rret qytetarĂ«t e KosovĂ«s tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to shtrenjtime duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-sĂ«, KESCO-s dhe operatorĂ«ve privatĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, organizata u ka bërë thirrje partive politike që të mbrojnë interesin publik.

“KMDLNj fton pozitĂ« dhe opozitĂ« tĂ« mbrojnĂ« interesin e qytetarĂ«ve e jo tĂ« Mafies Energjetike”, thuhet nĂ« reagim, duke kĂ«rkuar gjithashtu transparencĂ« pĂ«r inkasimin e energjisĂ« nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s dhe diferencĂ«n e çmimit tĂ« rrymĂ«s.

Në fund, KMDLNj paralajmëron se mosreagimi do ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen sociale.

“NĂ«se qytetarĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre politikĂ« nuk dalin nĂ« mbrojtje tĂ« interesave tĂ« tyre, spiralja e shtrenjtimit vetĂ«m sa do tĂ« zgjerohet, ndĂ«rsa kjo gjendje nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante shkel tĂ« drejtat e njeriut duke e rrĂ«nuar cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s dhe duke çuar nĂ« falimentim bizneset”. /Telegrafi/

Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse. /Telegrafi/

Uji arrin deri te dritaret, disa zona të Gjakovës nën ujë



Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjendje të rënduar edhe në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra përreth.

Në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri te dritaret e shtëpive, ndërsa në disa raste ka depërtuar edhe brenda tyre.

Pamje nga rrugĂ«t “MyrtĂ« Zeneli”, “Jakova” nĂ« PjetĂ«rshan dhe “Bekim Fehmiu”, si dhe nga fshatrat ShqiponjĂ«, Babaj i BokĂ«s, Rracaj dhe pĂ«rgjatĂ« rrjedhĂ«s sĂ« lumit Erenik, tregojnĂ« pĂ«rmbytje tĂ« konsiderueshme.

Si pasojĂ« e dĂ«mtimeve, ura nĂ« rrugĂ«n “Fehmi Agani” Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« dhe Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r qarkullim, ndĂ«rsa autoritetet lokale po monitorojnĂ« situatĂ«n dhe apelojnĂ« pĂ«r kujdes tĂ« shtuar. /Telegrafi/




Çahet rruga nĂ« PolluzhĂ« tĂ« Rahovecit, fshati rrezikon tĂ« bllokohet



Rruga në fshatin Polluzhë të komunës së Rahovecit është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke rrezikuar bllokimin e plotë të qarkullimit drejt këtij fshati.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për situatën, pasi çarja e rrugës ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet komunale janë njoftuar për rastin dhe pritet që ekipet përkatëse të dalin në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë masa emergjente për sanimin e dëmit të shkaktuar.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, çka mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të rrisë rrezikun për bllokim total të fshatit Polluzhë. /Telegrafi/

telegrafi.com

Fushë Kosova përballet me vështirësi pas reshjeve, ekipet komunale në gatishmëri



Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit, Komuna e Fushë Kosovës po përballet me vështirësi në disa zona.

Autoritetet komunale kanë njoftuar se situata po monitorohet nga afër dhe ekipet përkatëse janë në gatishmëri të plotë.

“NĂ« disa zona tĂ« komunĂ«s janĂ« evidentuar vĂ«shtirĂ«si si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiut”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« FushĂ« KosovĂ«s.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Izia Mjeku, ka dalë në terren për të monitoruar gjendjen aktuale.

Komuna ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se “ekipet pĂ«rkatĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« rast nevoje, me qĂ«llim parandalimin dhe menaxhimin e çdo situate tĂ« mundshme”.

Duke iu referuar Institutit Hidrometeorologjik tĂ« KosovĂ«s, Komuna paralajmĂ«ron se reshjet e shiut me intensitet tĂ« ndryshĂ«m pritet tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« “vĂ«rshime lokale, probleme nĂ« komunikacion dhe nĂ« sistemet e kanalizimit”.

Në fund, Komuna e Fushë Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin zonat e përmbytura. /Telegrafi/


​Kolona nĂ« magjistralen FushĂ« KosovĂ« - PrishtinĂ« si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shiut



QytetarĂ«t qĂ« lĂ«vizin nĂ« magjistralen FushĂ« KosovĂ« – PrishtinĂ« po pĂ«rballen me kolona tĂ« gjata trafiku, si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut qĂ« po vazhdojnĂ« nĂ« vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës. /KP/

IKSHPK del me këshilla për qytetarët pas reshjeve të shiut



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar pas reshjeve të shtuara të shiut në disa zona të vendit, duke theksuar ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit.

Megjithatë Instituti shprehet se qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik, rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

Instituti gjithashtu paralajmëron për kujdes me ushqimin.

“Ushqimi tĂ« ruhet nĂ« vende tĂ« sigurta dhe tĂ« mos konsumohet ushqimi qĂ« ka qenĂ« nĂ« kontakt me ujin e shiut”, thuhet nĂ« njoftim.

Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Rekomandohet qĂ« grupet mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme”, njofton IKPSHK.

IKSHPK fton qytetarët të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat e institucioneve për të parandaluar rreziqet shëndetësore. /Telegrafi/

Verifikimi i pasurisë? APK nuk konfirmon, Osmani mirëpret çdo kontroll



Pasuria e presidentes Vjosa Osmani u raportua se do ti nënshtrohet një verifikimi nga ana e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Lidhur me këtë nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione për një gjë të tillë.

Këshilltar i presidentes, Bekim Kupina ka deklaruar për Telegrafin se presidentja mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion.

“Presidentja Osmani mirĂ«pret çfarĂ«do verifikimi nga cilido institucion, qĂ« Ă«shtĂ« i bazuar nĂ« pavarĂ«si, paanshmĂ«ri, integritet, ligj dhe fakte tĂ« vĂ«rteta, por jo nĂ« fushata njollosjesh, tĂ« cilat dihet mirĂ«filli pse po ndodhin nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«â€, tha Kupina pĂ«r Telegrafin.

Nga ana tjetër, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se në këto momente nuk mund të japin asnjë koment mbi këtë çështje, duke mos e konfirmuar e as mohuar një procedurë të mundshme ndaj presidentes. /Telegrafi/

Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë në Fushë Kosovë



Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e rastit ende nuk janë të qarta, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Kapen mbi 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq, i dyshuari intervistohet



Policia e Kosovës ka sekuestruar një shumë prej rreth 59,055 eurosh në automjetin e një mashkulli kosovar, i cili dyshohet për shpërlarje parash.

Paratë janë sekuestruar me vendim të prokurorit deri sa të provohet origjina e tyre. Rasti ka ndodhur të hënën në Leposaviq rreth orës 20:00.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë marrë edhe certifikata e biznesit nga ARBK dhe ATK, si dhe raporti ditor fiskal, të cilat do të shërbejnë si prova në hetime.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe është liruar, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë sipas procedurave të rregullta. /Telegrafi/

Policia konfiskon drogë dhe armë në Prishtinë, dy të arrestuar



Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, tek një i dyshuar mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Kontrolli në tri lokacione të ndryshme ka rezultuar me konfiskimin e 516.86 gram marihuanë, 1,095 euro para në dorë, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/

Evakuohen banorët në Malishevë për shkak të reshjeve të shiut



Banorët e Turjakës në komunën e Malishevës kanë filluar të evakuohen nga zonat e rrezikuara pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur nivelin e ujit në digën e lumit Mirusha.

Largimi i banorëve po bëhet për shkaqe sigruie, ndërkaq autoritetet komunale po vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër.

Rritja e nivelit të ujit ka ngritur shqetësime për stabilitetin e digës, prandaj banorët e zonave përreth po dërgohen në vende më të sigurta.

Autoritetet bëjnë apel për qetësi dhe bashkëpunim me ekipet e shpëtimit.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa IHMK ka paralajmërojuar për mundësi përmbytjesh në disa zona. /Telegrafi/

❌