❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se vendet fqinje



QytetarĂ«t e KosovĂ«s vazhdojnĂ« tĂ« shfaqin nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« shqetĂ«simit nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor lidhur me mundĂ«sinĂ« e njĂ« lufte apo sulmi terrorist, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« “SecuriMeter 2025”, raport i hartuar nga KĂ«shilli pĂ«r BashkĂ«punim Rajonal (RCC).

Sipas këtij raporti në vitet 2024 dhe 2025, një shumicë e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë deklaruar shqetësim të ulët për një konflikt të mundshëm mes vendeve të rajonit, me 69.5% në vitin 2024 dhe 72.5% në vitin 2025.

Edhe sa i përket rrezikut të sulmeve terroriste, Kosova rezulton vendi me nivelin më të ulët të shqetësimit në rajon. Rreth 70% e qytetarëve shprehin shqetësim të ulët si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025, ndërsa vetëm rreth 27% raportojnë shqetësim të lartë, çka sugjeron se ky kërcënim perceptohet si i kufizuar.

Në nivel rajonal Bosnja dhe Hercegovina shfaq nivelin më të lartë të shqetësimit për një luftë të mundshme në rajon.

Në të dy vitet, mbi gjysma e qytetarëve kanë deklaruar shqetësim të lartë, edhe pse me një rënie të lehtë nga 57.8% në 54.2%. Edhe Serbia mbetet ndër vendet ku shqetësimi për konflikt është dominues, me mbi 53% të qytetarëve që shprehin shqetësim të lartë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, tregojnë një zhvendosje drejt një perceptimi më pozitiv të sigurisë. Në Shqipëri, shqetësimi i lartë për luftë ka rënë ndjeshëm në vitin 2025, ndërsa në Maqedoninë e Veriut shqetësimi i ulët është rritur mbi 50%, duke sinjalizuar rritje të besimit në stabilitetin rajonal.

Mali i Zi paraqet një tablo më të balancuar, me qytetarë pothuajse të ndarë mes shqetësimit të ulët dhe atij të lartë.

Sa i pĂ«rket kĂ«rcĂ«nimit nga terrorizmi, raporti “SecuriMeter 2025” evidenton se Serbia Ă«shtĂ« i vetmi vend i Ballkanit PerĂ«ndimor ku shqetĂ«simi i lartĂ« pĂ«r sulme terroriste Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dominues nĂ« vitin 2025. NĂ« vendet e tjera tĂ« rajonit, pĂ«rfshirĂ« KosovĂ«n, ky shqetĂ«sim mbetet mĂ« i ulĂ«t dhe relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m.

Në këtë panoramë rajonale të pasigurisë së përzier, Kosova veçohet si vendi me perceptimin më të qëndrueshëm dhe optimist për sigurinë, si në aspektin e konfliktit të mundshëm ashtu edhe të kërcënimeve terroriste.

Duhet theksuar se ky raport ka përfshirë 6,007 të anketuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i realizuar nga 30 maji deri më 18 qershor 2025. /Telegrafi/

E hëna me vranësira, shi dhe borë në zonat malore të Shqipërisë



Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me intensitet kryesisht të ulët humbasim territor duke mbetur prezent në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale.

Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100metër në verilindje -juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do tĂ« fryjĂ« verilindje – veriperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, nĂ« zonat luginore dhe pĂ«rgjatĂ« relieveve malore era fiton me shpejtĂ«si deri 10 m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ« ./Telegrafi/

Toksina Cereulide​, AUV tĂ«rheq nga tregu disa produkte Aptamil pĂ«r foshnje



Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të disa produkteve ushqimore për foshnje të markës Aptamil, për shkak të dyshimeve për praninë e një toksine të rrezikshme.

Sipas AUV-së, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) janë pranuar disa njoftime zyrtare lidhur me praninë e toksinës Cereulide në qumësht formulë për foshnje të prodhuar në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.

“Njoftimet zyrtare nga RASFF janĂ«: njoftimi me nr. 2026.0663, qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me praninĂ« e toksinĂ«s Cereulide nĂ« formulĂ«n pĂ«r foshnje tĂ« prodhuar nĂ« Gjermani, njoftimi nr. 2026.1018 pĂ«r produktet e prodhuara nĂ« HolandĂ«, si dhe njoftimi nr. 2026.1017 pĂ«r formulat pĂ«r foshnje dhe formulat pĂ«r qĂ«llime mjekĂ«sore tĂ« prodhuara nĂ« IrlandĂ«â€, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e AUV-sĂ«.

Agjencia bën të ditur se, për shkak të nivelit serioz të rrezikut, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., nga Vushtrria, janë ndërmarrë masa urgjente për largimin e këtyre produkteve nga tregu kosovar.

“PĂ«r shkak tĂ« nivelit tĂ« rrezikut tĂ« konsideruar serioz, AUV, nĂ« bashkĂ«punim me kompaninĂ« importuese, Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« masat e menjĂ«hershme pĂ«r tĂ«rheqjen e kĂ«tyre produkteve nga tregu”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

AUV u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të ndërpresin menjëherë shitjen e këtyre produkteve, ndërsa konsumatorëve u kërkohet që të mos i përdorin ato.

“KonsumatorĂ«t qĂ« posedojnĂ« produkte tĂ« tilla tĂ« mos i pĂ«rdorin ato dhe t’i kthejnĂ« nĂ« pikat pĂ«rkatĂ«se tĂ« shitjes”, thekson Agjencia.

Në fund, AUV rithekson përkushtimin e saj për monitorim të vazhdueshëm të tregut, duke theksuar se do të vazhdojë me masa parandaluese dhe kontrolluese për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në Kosovë./Telegrafi/

Gjykimi i ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« drejt fundit - sot nis faza pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« HagĂ«



Gjykimi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s po hyn sot nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare, me nisjen e deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« procesin gjyqĂ«sor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmive nga Prokuroria dhe Mbrojtja, kjo fazë shënon hapin e fundit para vendimit përfundimtar të trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se janĂ« planifikuar tĂ« mbahen gjatĂ« periudhĂ«s 9-18 shkurt, ku fillimisht fjalĂ«n do ta ketĂ« Prokuroria, pĂ«r t’u pasuar nga ekipet mbrojtĂ«se tĂ« tĂ« akuzuarve, ndĂ«rsa nĂ« fund pritet edhe fjala e tĂ« akuzuarve, nĂ«se ata vendosin tĂ« deklarohen.

Në një njoftim zyrtar, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor.

“TĂ« gjitha konfirmimet i janĂ« dĂ«rguar personave qĂ« do tĂ« ndjekin seancĂ«n e deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« objektin e DHSK-sĂ« nĂ« gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, qĂ« Ă«shtĂ« caktuar tĂ« mbahet mĂ« 9-13 shkurt”, thuhet nĂ« njoftimin e GjykatĂ«s Speciale.

Po ashtu, nga DHSK është bërë e ditur se interesimi për të ndjekur seancat ka qenë jashtëzakonisht i lartë, ndërsa vendet për publikun kanë qenë të kufizuara.

“Jemi pĂ«rpjekur qĂ« t’i pĂ«rgjigjemi tĂ« gjitha kĂ«rkesave pĂ«r t’u ulur nĂ« galerinĂ« pĂ«r publikun sa mĂ« shumĂ« qĂ« ishte e mundshme, megjithatĂ«, interesimi pĂ«r tĂ« ndjekur seancat ishte i lartĂ« dhe prandaj vendet nĂ« galerinĂ« pĂ«r publikun ishin tĂ« kufizuara”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Ata akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Faza përfundimtare e gjykimit konsiderohet vendimtare, pasi pas saj trupi gjykues do të tërhiqet për shqyrtim dhe më pas do të shpallë aktgjykimin, i cili pritet të ketë jehonë të madhe politike dhe shoqërore në Kosovë dhe më gjerë. /Telegrafi/

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, vranësira dhe reshje shiu



Gjatë kësaj jave në vend pritet mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu në disa zona.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

E hëna do të karakterizohet me mot të vranët, ku vende-vende do të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë. /Telegrafi/

Sulmohet fizikisht në një pikë karburanti avokati i Ilir Metës, pëfundon në spital



Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë, dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ishin dy çuna me njĂ« makinĂ«, tĂ« cilĂ«t pasi mĂ« provokuan, mĂ« dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njĂ«rin po bisedoja, tjetri mĂ« goditi pas koke. Ka ndodhur nĂ« hyrje tĂ« VlorĂ«s, nĂ« njĂ« pikĂ« karburanti. Nuk e kam idenĂ«. ErdhĂ«n aty provokuan dhe mĂ« pas filluan me fjalĂ« fyese. Ata dolĂ«n nga makina, mĂ« dhunuan.

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

MĂ« thanĂ«: ‘Pse ke parkuar keq makinĂ«n. Ke zĂ«nĂ« gjithĂ« karburantin’. Pra ishte njĂ« mĂ«nyrĂ«, njĂ« formĂ« provokimi. Nuk i njoh tĂ« dy. Ishin moshĂ« e re”, tha Cakrani pĂ«r Top Channel.

1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën gjatë vitit 2025, kryesojnë Gjermania dhe Zvicra



Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024.

Muaji dhjetor mbetet ende me të dhëna preliminare dhe pritet të finalizohet në fund të shkurtit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera. Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit./rtk/

KEK thotë se ka prodhuar mbi 110 mijë MWh më shumë energji elektrike në dy muaj



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka shënuar rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë elektrike gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026, si rezultat i operimit stabil dhe menaxhimit të koordinuar të kapaciteteve prodhuese.

Sipas njoftimit të KEK-ut, kjo rritje është arritur falë operimit të qëndrueshëm mbi standardin normal, në veçanti përmes funksionimit të njëkohshëm të tri njësive të Termocentralit Kosova A.

“Korporata Energjetike e KosovĂ«s – KEK Sh.A. ka realizuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike gjatĂ« muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026, si rezultat i operimit stabil dhe menaxhimit tĂ« koordinuar tĂ« kapaciteteve prodhuese”, thuhet nĂ« njoftimin e KEK.

Gjatë muajit dhjetor 2025, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 127 për qind të nivelit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson një rritje prej 27 për qind, apo 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

Ndërkaq, në muajin janar 2026, KEK bën të ditur se prodhimi ka shënuar 132.9 për qind të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në një rritje prej 32.9 për qind, respektivisht 63,003 MWh më shumë energji elektrike.

“NĂ« total, gjatĂ« kĂ«tyre dy muajve, KEK Sh.A. ka realizuar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme tĂ« prodhimit prej rreth 110 mijĂ« MWh mĂ« shumĂ« energji elektrike krahasuar me periudhĂ«n pĂ«rkatĂ«se tĂ« viteve paraprake”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

KEK vlerëson se këto rezultate kanë kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend, veçanërisht gjatë sezonit dimëror.

“KĂ«to rezultate janĂ« dĂ«shmi e punĂ«s profesionale, pĂ«rkushtimit dhe angazhimit tĂ« punonjĂ«sve, stafit teknik dhe operativ tĂ« KEK”, thekson korporata.

Në fund, KEK Sh.A. rithekson se mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, efikas dhe transparent, në funksion të interesit publik dhe forcimit të sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

“Kosova duhet tĂ« jetĂ« nĂ« NATO”, mesazhi i kongresmenit Self nĂ« tryezĂ«n me deputetĂ«t shqiptarĂ«



Kosova duhet të jetë në NATO për të krijuar stabilitet në Ballkan. Ky ishte mesazhi i kongresmenit amerikan Kieth Self gjatë një Forumit të Sigurisë në Kongresin Amerikan ku ishin të pranishëm edhe deputetët shqiptarë.

Kieth Self Kongresmen tha: “UnĂ« po kĂ«rkoj ekuilibĂ«r nĂ« Ballkan. Dua ekuilibĂ«r nĂ« Ballkan dhe mendoj se njĂ« nga pjesĂ«t kyçe - dhe e kam marrĂ« si mision personal- Ă«shtĂ« anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO, e cila do tĂ« ishte njĂ« forcĂ« jashtĂ«zakonisht stabilizuese nĂ« Ballkan. Prandaj duhet tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«rparim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim dhe duhet t’u pĂ«rgjigjemi kundĂ«rshtimeve tĂ« disa vendeve. Besoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« kyçe e asaj pĂ«r tĂ« cilĂ«n po flasim sot, sepse siguria nĂ« Ballkan-Ballkani sot, sipas mendimit tim, Ă«shtĂ« njĂ« fuçi baruti- dhe ne duhet ta zgjidhim kĂ«tĂ« dhe tĂ« sjellim stabilitet nĂ« rajon”.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe Fatmir Mediu, si bashkëdrejtues i punimeve të konferencës, i cili theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte stabilitet dhe partneritet në rajon.

Kryetari i PR Fatmir Mediu u shpreh: “TĂ« gjithĂ« shpresojmĂ« qĂ« tĂ« gjitha vendet e NATO-s tĂ« bien dakord tĂ« paktĂ«n, pĂ«r tĂ« nisur procesin e anĂ«tarĂ«simit pĂ«r KosovĂ«n. Brenda NATO-s, kjo do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« stabilitet dhe mĂ« shumĂ« partneritet nĂ« rajonin tonĂ«, nĂ« Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnĂ« fort pĂ«r tĂ« arritur çdo objektiv qĂ« kĂ«rkohet pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e aleancĂ«s sĂ« NATO-s”.

Në këtë takim u diskutua edhe lidhur me planin për të çuar në 5% të buxhetit për mbrojtjen të të gjitha vendeve të NATO-s/A2CNN/

- YouTube www.youtube.com

Goditet një tjetër rast i trafikimit të armëve nga Kosova - arrestohet 27 vjeçari në Tiranë



Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Pas disa javĂ«sh hetime me metoda proaktive, Drejtoria Vendore e PolicisĂ« TiranĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me ForcĂ«n Operacionale dhe nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Barriera”.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, i cili dyshohet se po trafikonte armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në kryeqytet.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, nĂ« dalje tĂ« UnazĂ«s sĂ« Madhe, pranĂ« mbikalimit tĂ« TufinĂ«s.

Gjatë kontrollit të mjetit, konkretisht nën kofano, janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta të llojit Glock, së bashku me municion luftarak.

Në vijim të procedimit penal janë sekuestruar edhe dy pistoleta të tjera Glock, duke e çuar numrin total të armëve të sekuestruara në 12 pistoleta.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 27-vjeçari kishte pĂ«r qĂ«llim t’i shiste armĂ«t nĂ« zonĂ«n e Freskut, nĂ« TiranĂ«.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

​Zbulohet fati i Pallatit tĂ« RinisĂ«, investimi gjigant prej 50 milionĂ« eurosh dhe afati kur pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« gjithçka



Një investim madhor pritet të transformojë njërën prej ikonave të arkitekturës në Prishtinë, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

NĂ« prag tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare “Prishtina 2030”, Ă«shtĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje mes MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s dhe BankĂ«s Evropiane pĂ«r njĂ« kredi afatgjate, vlera fillestare e sĂ« cilĂ«s kap shifrĂ«n e 50 milionĂ« eurove.

Ky fond do të shërbejë për renovimin dhe revitalizimin e plotë të kompleksit prej rreth 50,000 metra katrorë, i cili prej vitesh ka mbetur në gjendje të rënduar, veçanërisht salla e madhe e djegur rreth 20 vite më parë.

Plani synon kthimin e objektit në gjendjen e tij të mëparshme, duke e rigjeneruar me të gjitha hapësirat përbërëse, përfshirë sallat e ndryshme sportive dhe ambientet e tjera.

Drejtori i departamentit të transformimeve në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, në një intervistë për KosovaPress, bënë të ditur se qëllimi kryesor është rikthimi këtij objekti në funksionalitetin që ka pasur dikur.

“Ideja Ă«shtĂ« qĂ« ky kompleks qĂ« ka qenĂ« dikur, tĂ« kthehet nĂ« gjendjen qĂ« ka qenĂ«. Do tĂ« thotĂ«, tĂ« revitalizohet, tĂ« rigjenerohet me tĂ« gjitha premisat, duke filluar edhe ato sallat e ndryshme tĂ« sporteve poshtĂ«, edhe salla e madhe e cila Ă«shtĂ« e djegur tash e 20 vite, dhe mendoj qĂ« e kemi obligim ne si shoqĂ«ri edhe njerĂ«z tĂ« kĂ«tij vendi qĂ« sĂ« paku ta kthejmĂ« nĂ« atĂ« gjendje e cila ka qenĂ« dikur”, vijon tutje Kastrati.

Duke folur për afatet kohore, Kastrati shprehet optimist se faza e projektimit mund të përfundojë brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ndërsa punimet e renovimit nuk pritet të zgjasin më shumë se dy vite.

“Sa i pĂ«rket projektit besoj qĂ« brenda gjashtĂ« muajsh, njĂ« vit duhet tĂ« kryhet. Edhe nĂ«se jemi, qĂ« nga 2027-ta tĂ« hyjmĂ« nĂ« renovim tĂ« pallatit, unĂ« mendoj qĂ« mĂ« shumĂ« se dy vite nuk ka nevojĂ« tĂ« zgjasĂ« kjo, pasi qĂ« dihet qĂ« tĂ«rĂ« ky kompleks me 50,000 metra katrorĂ«, dikur nga kompania qĂ« ka qenĂ« “Ramiz Sadiku”, do tĂ« thotĂ« punĂ«torĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« kĂ«tij qyteti, tĂ« kĂ«tij vendi, me kontributet e qytetarĂ«ve tĂ« PrishtinĂ«s, kanĂ« arritur pĂ«r katĂ«r vite ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« pallat nĂ« vitin 1980. E tash 2026-ta, nuk ka arsye me zgjatĂ« mĂ« shumĂ« se dy vite renovim komplet”, shtoi Kastrati.

Në aspektin financiar, Kastrati bën të ditur se është siguruar një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Bankës Evropiane, përmes së cilit është planifikuar një kredi në vlerë prej 50 milionë euro.

“Ministria e KulturĂ«s ka arritur njĂ« bashkĂ«punim me BankĂ«n Evropiane pĂ«r njĂ« kredi prej 50 milionĂ«. A janĂ« tĂ« mjaftueshme apo jo, kjo do tĂ« shihet pas pĂ«rfundimit tĂ« projektit dhe procedurave tĂ« prokurimit tĂ« cilat do tĂ« vijnĂ« ndĂ«rkohĂ«â€, bĂ«ri tĂ« ditur Kastrati.

Duke iu referuar Lojërave Mesdhetare, Kastrati thekson se ky organizim për Kosovën përfaqëson shumë më tepër sesa një ngjarje sportive.

Sipas tij, këto lojëra janë një test serioz për kapacitetet organizative dhe bashkëpunimin institucional të vendit, duke shtuar se paraqitja dinjitoze është thelbësore për imazhin e Kosovës në sytë e Evropës.

“UnĂ« mendoj qĂ« LojĂ«rat Mesdhetare janĂ« mĂ« shumĂ« se vetĂ«m lojĂ«ra. DomethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« njĂ« test kombĂ«tar. TĂ« huajt dhe Evropa do tĂ« na shohin organizimin shoqĂ«ror qĂ« e kemi ne brenda kĂ«tu dhe unĂ« mendoj qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«m i madh nĂ«se ne nuk arrijmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« bashkĂ«punim dinjitoz, njĂ« bashkĂ«punim qĂ« t'i japim shembull jo vetĂ«m neve kĂ«tu, por edhe tĂ« tjerĂ«ve, se si punohet. Sepse siç e dimĂ«, ne po shohim ndĂ«rtimet e shumta kĂ«tu, mirĂ«po kĂ«ta njerĂ«z, domethĂ«nĂ« shqiptarĂ«t, ndĂ«rtojnĂ« gjithandej, nĂ«pĂ«r botĂ«, nĂ«pĂ«r EvropĂ«. Ashtu ka qenĂ« edhe nĂ« kohĂ«n e perandorisĂ« romake, edhe nĂ« kohĂ«n e perandorisĂ« osmane, edhe nĂ« kohĂ«n e ilirĂ«ve. DomethĂ«nĂ«, ata janĂ« njerĂ«z qĂ« kanĂ« ndĂ«rtuar mĂ« sĂ« shumti”, theksoi Kastrati.

Në përmbyllje, Kastrati nënvizon se periudha e ardhshme katërvjeçare është afati i fundit për të dëshmuar seriozitet dhe përkushtim në realizimin e projekteve madhore.

“UnĂ« mendoj qĂ« e kemi kohĂ«n, e kemi kohĂ«n e fundit, afatin e fundit, qĂ« pĂ«r kĂ«to katĂ«r vite, qĂ« mendoj qĂ« janĂ« mjaftueshĂ«m nĂ«se fillojmĂ« tash seriozisht po merremi me kĂ«to dhe t’i pĂ«rfundojmĂ« edhe dalim faqebardhĂ« sĂ« pari para njerĂ«zve tanĂ«, e mandej edhe para Komitetit Evropian”, tha nĂ« fund Kastrati.

Organizimi i LojĂ«rave Mesdhetare shihet si njĂ« “test kombĂ«tar” pĂ«r KosovĂ«n, njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar kapacitetet organizative dhe pĂ«r tĂ« shtyrĂ« pĂ«rpara zhvillimin e infrastrukturĂ«s sĂ« nevojshme sportive./KP/

Rrëshqitje gurësh në bajpasin e Vlorës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve



Si pasojë e motit të keq gjatë natës, në bajpasin e Vlorës, mbi zonën e Kaninës, janë regjistruar rrëshqitje gurësh.

Kanë qenë vetë drejtuesit e mjeteve ata që kanë sinjalizuar Policinë e Vlorës për praninë e gurëve në rrugë, të cilët kanë rrezikuar qarkullimin.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit, pasi aktualisht në këtë aks qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Problem mbetet Qafa e Vishës për shkak të rrëshqitjes së gurëve.

Autoritetet paralajmërojnë për rrezikshmëri për shkak se bien gurë çdo ditë ndaj është duke u menduar për një ndërhyrje të gjatë./euronews/

Pas gati një jave, rikthehet prodhimi në njësinë A5 të Termocentralit Kosova A



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim në orët e mëngjesit të sotëm.

Sipas KEK, rikthimi i njësi A5 u bë pas sanimit të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe ato të sigurisë për funksionim të rregullt.

Aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike për vendin.

KEK Sh.A. falënderon stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A për angazhimin profesional, reagimin e shpejtë dhe punën e palodhshme gjatë adresimit të situatës.

Korporata thekson se mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në shërbim të interesit publik dhe sigurisë energjetike të Kosovës.

Kjo njësi nuk ishte duke funksionuar nga e hëna e javës së kaluar. /Telegrafi/

MĂ«rgimtari nga Kosova maltretohet nĂ« Serbi - i marrin mbi 2 mijĂ« euro shkak i fotografisĂ« sĂ« babit dhe figurave tĂ« UÇK-sĂ«



Mërgimtari nga Kosova i cili jeton në Gjermani, Rilind Krasniqi ka raportuar se është përballur me maltretim dhe bastisje gjatë një udhëtimi në Serbi.

Sipas njoftimit të tij, Krasniqi ka kaluar për rreth një orë nën kontrollin e autoriteteve serbe, të cilët kontrolluan pajisjet e tij personale dhe morën gjëra të ndryshme, përfshirë edhe 2,500 euro.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi tha se bastisja lidhej me disa fotografi që ai kishte në telefon dhe në Facebook.

FotografitĂ« pĂ«rfshinin imazhe tĂ« babait tĂ« tij, qĂ« ishte pjesĂ«tar i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, si dhe figura tĂ« njohura tĂ« luftĂ«s pĂ«r liri nĂ« KosovĂ«, pĂ«rfshirĂ« Adem Jasharin, Vesel Arucin dhe MujĂ« Krasniqin.

“Ata mĂ« bastisĂ«n rreth njĂ« orĂ«, mĂ« kontrolluan shumĂ« dhe mĂ« morĂ«n gjĂ«ra personale, si dhe para nĂ« vlerĂ« 2,500 euro,” shkroi Krasniqi.

Ai apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet nëpër Serbi.

Sipas Krasniqit, pĂ«rvoja e tij tregon se qytetarĂ«t kosovarĂ«, veçanĂ«risht ata qĂ« kanĂ« lidhje me UshtrinĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s ose figura tĂ« njohura tĂ« luftĂ«s, mund tĂ« pĂ«rballen me diskriminim ose kontrolle tĂ« ashpra nĂ« territorin serb.

Ky nuk është rast i izoluar. Qytetarë të Kosovës janë përballur edhe më herët me situata të ngjashme nga autoritetet kufitare serbe. Së fundmi, qytetari Mitehat Llozhani është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Serbia po cenon normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për çka ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion ndaj saj./Telegrafi/


Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim - janë vendosur mekanizma të rinj sigurie



Rama tha se rihapja e Tik-Tok pas bllokimit 1-vjeçar ishte një vendim i paralajmëruar më herët dhe vjen si rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe bashkëpunimi me kompaninë.

Sipas kryeministrit, sot TikTok është serish i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të rinj sigurie.

“KĂ«tĂ« javĂ« doli dhe vendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r tĂ« hequr masĂ«n e bllokimit tĂ« TikTok.

ËshtĂ« njĂ« vendim qĂ« e pata lajmĂ«ruar kur pata shpjeguar nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« rast, jo vetĂ«m kĂ«tu, por edhe nĂ« mediat ndĂ«rkombĂ«tare, qĂ« pĂ«r befasinĂ« tonĂ« tĂ« kĂ«ndshme, pozitive, TikTok ishte shumĂ« i hapur, ishte shumĂ« aktiv nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« dialogu me ne, pasi ne bĂ«mĂ« bllokimin.

Dhe nuk Ă«shtĂ« TikTok qĂ« na ka çuar nĂ« gjyq, por Ă«shtĂ« ç’tĂ« tĂ« them Ă§â€˜Ă«shtĂ«, kush Ă«shtĂ«, dihet kush Ă«shtĂ«, qĂ« na ka çuar nĂ« gjyq edhe pĂ«r TikTok. Por çfarĂ« t’i thuash! KĂ«shtu qĂ«, ajo qĂ« pata paralajmĂ«tar ka ndodhur sepse me TikTok kemi vendosur, jo vetĂ«m njĂ« komunikim, por kemi vendosur dhe njĂ« bazĂ« tĂ« re dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Vendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave nuk Ă«shtĂ« tĂ«rheqje, nuk Ă«shtĂ« dorĂ«zim dhe aq mĂ« pak pastaj nuk Ă«shtĂ« mbyllje sysh siç Ă«shtĂ« komentuar me sa mĂ« thonĂ«, por Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« procesi serioz, rishikimi dhe i njĂ« pune konkrete adresimi real tĂ« shqetĂ«simeve pĂ«r sigurinĂ« dhe pĂ«r filtrat e nevojshĂ«m qĂ« tĂ« ketĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r kontroll nĂ« kuptimin e mirĂ« tĂ« fjalĂ«s, jo censure, por kontroll mbi gjithĂ« aktivitetin dhe mbrojtje tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe mĂ« tĂ« rinjve, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«.

Ky ishte dhe qĂ«llimi i bllokimit, interesi publik mbrojtja e fĂ«mijĂ«ve. Dhe kjo ishte dhe vija e dialogut dhe sot TikTok Ă«shtĂ« serish i aksesueshĂ«m sepse janĂ« vendosur mekanizma tĂ« rinj sigurie. Ka filtra tĂ« rinj mbi pĂ«rmbajtjen, ka kontrolle efektive dhe mĂ«nyra raportimi dhe trajtimi tĂ« shkeljeve qĂ« nuk ishin mĂ« parĂ«â€, tha Rama./euronews/

Gjobiten 15 shitës ilegalë për shitje të rrezikshme të mishit në tregun e automjeteve në Prishtinë



Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), ka ndërmarrë një aksion të gjerë që në orët e hershme të mëngjesit për largimin e shitësve ambulantë nga hapësira publike në tregun e automjeteve që mbahet çdo të diel, duke gjobitur 15 shitës ilegal, që shesin shpezë dhe bagëti të vogla.

AUVK së bashku me drejtorinë e Inspektoratit të komunës së Prishtinës, e kanë cilësuar një veprim të tillë rrezik serioz për shëndetin publik, ku shitësit ilegal në mënyrë brutale therin shpezët dhe i shesin në atë mënyrë.

Drejtori i Inspektoratit, Bekim Brestovci tha se kjo pjesë e hapësirës publike nuk është e destinuar për shitje të tilla, ku edhe ka mundur të shpërndahen infeksione të ndryshme.

Brestovci ka bërë të ditur se kjo hapësirë nga sot, në asnjë formë nuk do të jetë e destinuar për treg siç ka qenë çdo të diel.

“Inspekcioni i kryeqytetit po punon me njĂ« plan operativ nĂ« zhdukjen e disa dukurive negative tĂ« cilat i kemi nĂ« kryeqytet. NjĂ«ra prej tyre natyrisht Ă«shtĂ« edhe shfrytĂ«zimi i kĂ«saj hapĂ«sire publike, ndryshe qĂ« njihet rruga mbrapa tregut tĂ« automjeteve.. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« rrugĂ«, pĂ«r njĂ« hapĂ«sirĂ« publike e cila nĂ« asnjĂ« formĂ« nuk Ă«shtĂ« e destinuar pĂ«r shitje tĂ« tilla. Kemi pasur edhe njĂ« gjendje tepĂ«r katastrofike, sepse pĂ«rveç qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shitja e shpezĂ«ve dhe bagĂ«tive tĂ« vogla, kĂ«tu njĂ«kohĂ«sisht Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe therja e tyre, gjĂ« qĂ« ka çuar natyrisht pastaj edhe nĂ« njĂ« pamje tepĂ«r tĂ« keqe, po edhe tĂ« njĂ« dukurie e cila mund tĂ« kishte pasur edhe shpĂ«rndarje tĂ« infeksioneve tĂ« ndryshme”, tha Brestovci.

Ai shtoi se kjo hapësirë tani e tutje në asnjë formë, në asnjë mënyrë dhe në asnjë periudhë kohore më nuk do të jetë e destinuar për treg, siç është përdorur deri më tani.

“KĂ«ta duhet t'i drejtohen komunĂ«s, Ă«shtĂ« Drejtoria e ShĂ«rbimeve Publike, pastaj drejtori kompetente e cila merret me destinimin dhe dhĂ«nien nĂ« shfrytĂ«zim tĂ« hapĂ«sirave publike”, tha ai.

Ndërkohë, kryeinspektori i Inspektoratit, Alban Ymeri tha se janë shqiptuar 15 gjoba me shumë 100 euro, për ata që nuk iu janë përfillur urdhrit të inspektorëve.

Ymeri bëri të ditur se aksioni do të vazhdojë, deri në momentin që shitësit ilegal vetëdijesohen.

“Kemi inspektuar komplet hapĂ«sirat kĂ«tu pĂ«rreth tregut, ku tĂ« gjithĂ« shitĂ«sit tĂ« cilĂ«t kanĂ« tentuar tĂ« shesin ilegalisht janĂ« larguar. Ndaj tĂ« njĂ«jtĂ«ve Ă«shtĂ« marrĂ« edhe masa ndĂ«shkuese konform rregulloreve dhe ligjeve nĂ« fuqi. Aksioni Ă«shtĂ« duke vazhduar, derisa tĂ« vetĂ«dijesohen gjithĂ« shitĂ«sit ilegalĂ«.. Diku rreth 15 gjoba janĂ« shqiptuar deri tani nga ana e inspektoratit tonĂ«. Shumica e kanĂ« mirĂ«pritur vendimin tonĂ« dhe kanĂ« filluar tĂ« largohen, ndĂ«rsa ata qĂ« nuk i janĂ« pĂ«rfillur urdhrit e inspektorĂ«ve, Ă«shtĂ« marrĂ« masa ndaj tyre, 100 euro, pĂ«r secilin qĂ« Ă«shtĂ« has duke tregtuar ilegalisht”, tha Ymeri.

Nga ana e AVUK-ut, shefi i zyrës për informim, Muharrem Shahini shtoi se blerja e shpezëve nga qytetarët në atë mënyrë janë të dëmshme për shëndetin, të pakontrolluara dhe anti-higjenike.

Shahini theksoi se ky aksion nuk do të vlej vetëm për Komunën e Prishtinës por në të gjitha komunat e vendit.

“NĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« brutale mund tĂ« them, theren, shiten, keqtrajtohen nĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« qytetit tĂ« PrishtinĂ«s. Me kĂ«tĂ« rast ne e kemi marrĂ« edhe kĂ«tĂ«, kĂ«tĂ« vendim. Si agjencion dhe si institucion i cili kujdeset pĂ«r shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s sa i pĂ«rket konsumimit tĂ« ushqimeve, mishrave dhe gjitha ushqimeve tĂ« tjera, atĂ«herĂ« ne edhe e kemi konstatuar qĂ« Ă«shtĂ« e dĂ«mshme pĂ«r shĂ«ndetin. NjĂ«kohĂ«sisht janĂ« tĂ« pakontrolluara, mĂ«nyra se si theren, mĂ«nyra se si trajtohen Ă«shtĂ« jo vetĂ«m brutale po Ă«shtĂ« anti-higjienike”, shtoi Shahini.

Shahini shtoi se me shitjen në një ambient të hapur mish apo ushqime të tjera është e palejueshme.

“Kjo nuk vlen vetĂ«m pĂ«r komunĂ«n e PrishtinĂ«s, ky aksion do tĂ« zgjerohet edhe nĂ« komuna tĂ« tjera dhe nuk do tĂ« lejohet nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute qytetarĂ«t tĂ« konsumojnĂ« ushqimin nĂ«pĂ«r tregje tĂ« tilla”, tha ai.

ShitĂ«sit ilegal, qĂ« kishin ardhur nga komuna tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s, nuk ishin tĂ« pajtimit qĂ« t’u mos u lejohet tĂ« shesin produktet e tyre.

Të njëjtit si shenjë proteste qëndruan në rrugë, para Policisë së Kosovës.

PĂ«rndryshe, sipas Brestovcit, pĂ«r dhĂ«nie tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« hapĂ«sirave publike, shitĂ«sit ilegal duhet t’i drejtohen drejtorisĂ« sĂ« ShĂ«rbimeve Publike

Sigurinë më të lartë në Ballkan, por ekonomi problematike - çfarë thotë raporti i "SecuriMeter" për Kosovën?



Qytetarët e Kosovës raportojnë nivelin më të lartë të ndjenjës së sigurisë personale në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit më të fundit SecuriMeter 2025, të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Sondazhi, i realizuar nga 30 maji deri më 18 qershor 2025 me 6,007 të anketuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, tregon se 64.3 për qind e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt në jetën e përditshme, duke e renditur Kosovën në krye të rajonit për këtë tregues.

Po ashtu, 58.4 për qind e të anketuarve në Kosovë e konsiderojnë vendin e tyre një vend të sigurt për të jetuar, një përqindje dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale, ku vetëm 38.4 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtin mendim për rajonin në tërësi.

Sa i përket së ardhmes, 36.9 për qind e qytetarëve të Kosovës presin që situata e sigurisë në rajon të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm, duke reflektuar një nivel relativisht të lartë optimizmi krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Në të njëjtën kohë, shqetësimet për skenarë si lufta apo konflikti civil mbeten më të ulëta në Kosovë sesa në disa vende fqinje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, raporti vë në pah se problemet ekonomike janë shqetësimi kryesor i qytetarëve, si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë rajonin.

55.7 për qind e të anketuarve në të gjashtë vendet e Bllakanit e konsiderojnë koston e lartë të jetesës si sfidën më të madhe, ndërsa 52.8 për qind janë të shqetësuar për inflacionin dhe 52.4 për qind për nivelin e pensioneve.

telegrafi.com

Në Kosovë, vetëm 29.1 për qind e qytetarëve shprehen të kënaqur me gjendjen ekonomike, ndërsa një pjesë e konsiderueshme raportojnë vështirësi në përballimin e shpenzimeve mujore, veçanërisht për shpenzime të paparashikuara, pushime apo aktivitete sociale.

Raporti trajton edhe çështjen e migrimit, ku 27.3 pĂ«r qind e qytetarĂ«ve nĂ« rajon shprehin dĂ«shirĂ« ose plane pĂ«r t’u larguar jashtĂ« vendit, kryesisht drejt vendeve tĂ« EvropĂ«s PerĂ«ndimore dhe Shteteve tĂ« Bashkuara.

Në Kosovë, megjithatë, 80.6 për qind e të anketuarve deklarojnë se nuk planifikojnë të largohen nga vendi, duke treguar një nivel më të lartë qëndrueshmërie krahasuar me rajonin.

Sa i përket imigracionit, qëndrimet mbeten të ndara: 54.8 për qind e qytetarëve e shohin atë si përgjegjësi humanitare, ndërsa 43.4 për qind mendojnë se imigracioni mund të rrisë kriminalitetin.

Në aspektin institucional, besimi më i lartë në tërë vendet e rajonit vazhdon të jetë te institucionet e sigurisë, si policia dhe ushtria, ndërsa besimi te institucionet politike dhe mediat mbetet më i ulët, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shprehin skepticizëm ndaj paanshmërisë së mediave dhe mënyrës së informimit publik.

Raporti SecuriMeter 2025 përfundon se, ndonëse Kosova dallohet për ndjenjë më të lartë të sigurisë personale dhe optimizëm krahasuar me rajonin, sfidat ekonomike, kostoja e jetesës dhe besimi në institucione mbeten çështje kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/

Para false dhe drogë, aksion policor në Ferizaj dhe Kaçanik - sekuestrohen dollarë



Policia e KosovĂ«s ka iniciuar raste pĂ«r “Falsifikim tĂ« parasĂ«â€ dhe “Posedim tĂ« paautorizuar tĂ« narkotikĂ«ve” pas njĂ« incidenti tĂ« raportuar mĂ« 6 shkurt rreth orĂ«s 19:30, nĂ« fshatin Prelez i Jerlive, nĂ« Ferizaj.

Sipas njoftimit zyrtar, në një pompë të derivateve është dyshuar përdorimi i një kartëmonedhe të falsifikuar prej 20 eurosh. Patrulla policore ka identifikuar tre persona të dyshuar: Sh. V. (27), shtetas i Kosovës, si dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30) dhe M. O. (28). Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar, një sasi të vogël substance narkotike dhe dy mulli.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar procedurat penale, ndërsa dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari kosovar është liruar pas intervistimit.

Më 7 shkurt 2026, gjatë vazhdimit të hetimeve, policia ka identifikuar banesën me qira të të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të ndryshme. Po ashtu, është konstatuar se njëri nga të dyshuarit, M. O., ishte subjekt i një urdhërarresti ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore është identifikuar edhe një e mitur kosovare, A. T. (17), e cila shoqëronte të dyshuarin. Në kontrollin e banesës së saj në Kaçanik janë gjetur 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël narkotikësh dhe dokumente të huaja. Sipas policisë, substanca narkotike i përkiste E. D. (19).

Të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Plumb në këmbë gjatë vozitjes, vet-plagoset aksidentalisht një person në Drenas



Rreth orës 13:40, një person mashkull dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri derisa ishte duke drejtuar veturën e tij.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari ka pësuar lëndime në këmbën e majtë, në afërsi të gjurit.

Rasti ka ndodhur në Drenas.

Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë konfiskuar një pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve” dhe “PĂ«rdorimi i armĂ«s apo mjetit tĂ« rrezikshĂ«m”.

Autoritetet kompetente janë duke e hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

Gjykimi i katĂ«rshes sĂ« UÇK-sĂ« drejt fundit, cilat janĂ« procedurat pĂ«rpara?



Gjykimi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK) Ă«shtĂ« nĂ« kilometrin e fundit, dhe pak hapa kanĂ« mbetur deri te vendimi i trupit gjykues tĂ« Dhomave tĂ« Specializuara tĂ« KosovĂ«s, nĂ« HagĂ«, pĂ«r akuzat ndaj tyre pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Ata akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

NĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme pritet tĂ« nisin deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit tĂ« Specializuar, MbrojtĂ«sit tĂ« Viktimave dhe tĂ« ekipeve mbrojtĂ«se tĂ« ish-eprorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit tĂ« asaj qĂ« njihet si Gjykata Speciale, nĂ« HolandĂ«, qĂ« nga nĂ«ntori i vitit 2020.

ÇfarĂ« ka ndodhur deri mĂ« tani?

Aktakuza pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit ndaj katĂ«rshes sĂ« UÇK-sĂ« u konfirmua mĂ« 26 tetor tĂ« vitit 2020. Me t’u bĂ«rĂ« publike, mĂ« 5 nĂ«ntor tĂ« po atij viti, tĂ« akuzuarit u dĂ«rguan nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit nĂ« HagĂ«.

Pastaj nisi procedura paraprake, kur u mbajtën një sërë konferencash statusore, e u prezantuan materiale dhe prova të ndryshme. Gjykimi nuk filloi deri më 3 prill të 2023-tës.

Për tri ditë rresht, palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse. Fillimisht, prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave.

ProkurorĂ«t e specializuar njoftuan se do tĂ« paraqisnin dĂ«shmi se tĂ« akuzuarit ishin anĂ«tarĂ« tĂ« asaj qĂ« e konsiderojnĂ« “ndĂ«rmarrje e pĂ«rbashkĂ«t kriminale”, qĂ« gjoja kishte shĂ«njestruar kundĂ«rshtarĂ«t e perceptuar tĂ« UÇK-sĂ«. NĂ« deklaratat hyrĂ«se, ata thanĂ« se ajo kishte udhĂ«hequr njĂ« “luftĂ« speciale” kundĂ«r atyre qĂ« i konsideronte “kolaboracionistĂ«â€ dhe “tradhtarĂ«â€.

NĂ« fjalimin e tij hapĂ«s nĂ« nisje tĂ« gjykimit, prokurori i specializuar, Alex Whiting, deklaroi se “shumica e viktimave tĂ« tĂ« pandehurve ishin bashkĂ«kombĂ«s shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s”.

“NĂ« zellin e tyre pĂ«r tĂ« goditur dhe eliminuar ata qĂ« i konsideronin kundĂ«rshtarĂ«, tĂ« pandehurit mbĂ«shtetĂ«n dhe zbatuan njĂ« politikĂ« qĂ« shpesh i viktimizonte edhe tĂ« vetĂ«t e tyre”, tha Whiting.

NdĂ«rkaq, pĂ«rmes deklaratave tĂ« tyre hyrĂ«se, pĂ«r dy ditĂ« me radhĂ«, duke nisur nga 4 prilli i vitit 2023, ekipet mbrojtĂ«se argumentuan se UÇK-ja s’kishte njĂ« komandĂ« fikse, duke hedhur poshtĂ« akuzĂ«n se ata ishin pjesĂ« e “ndĂ«rmarrjes sĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale”, siç pretendon Prokuroria.

NĂ« seancĂ«n e 4 prillit, u deklarua edhe vetĂ« Thaçi. Ai tha se Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se UÇK-ja nuk ka kryer veprĂ«n e trafikimit tĂ« organeve, akuzĂ« qĂ« ishte bĂ«rĂ« nga ish-senatori zviceran, Dick Marty, qĂ« u konkretizua nĂ« njĂ« raport tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s mĂ« 2011. PikĂ«risht ky raport shĂ«rbeu si pikĂ«nisje pĂ«r krijimin e Dhomave tĂ« Specializuara dhe tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit tĂ« Specializuar tĂ« KosovĂ«s, me seli nĂ« HagĂ«.

“Bota tani e di sot, si rezultat i kĂ«tij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se ShtĂ«pia e VerdhĂ« nuk ka ekzistuar kurrĂ«. Tani e dimĂ« se edhe unĂ«, edhe UÇK-ja, populli i KosovĂ«s dhe gjithĂ« shqiptarĂ«t, jemi shfajĂ«suar nga kĂ«to akuza. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« thĂ«nĂ«, dhe reja e zezĂ« mbi KosovĂ«n Ă«shtĂ« hequr. Pra, kjo sakrificĂ« ia ka vlejtur”, u shpreh Thaçi.

Që nga prilli i vitit 2023, e deri në dhjetorin e vitit 2025, palët paraqitën prova e thirrën dëshmitarë në gjykatore.

NĂ« rastin ndaj katĂ«rshes sĂ« UÇK-sĂ« vlerĂ«sohet se janĂ« 155 viktima pjesĂ«marrĂ«se. Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar ftoi nĂ« gjykatore 125 dĂ«shmitarĂ«, ndĂ«rkaq 117 tĂ« tjerĂ« dorĂ«zuan dĂ«shmitĂ« e tyre me shkrim.

NjĂ« nga dĂ«shmitarĂ«t e ProkurorisĂ« ishte edhe Fadil Geci, i cili nĂ« tetor tĂ« vitit 2024 dĂ«shmoi nĂ« HagĂ« se “Thaçi ka menduar tĂ« na shfarosĂ«â€.

“Kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rteta
 me krejt familjen, qĂ«llimi i tij ka qenĂ« tĂ« na shfarosĂ«â€, shprehej Geci.

Në prill të vitit 2025, Prokuroria e Specializuar përmbylli fazën e prezantimit të dëshmitarëve, ndërkaq më vonë, gjatë atij muaji, e përmbylli paraqitjen e provave, duke prezantuar mijëra prova materiale, që tha se mbështesnin akuzat e saj.

Dy viktima u thirrën në gjykatore nga mbrojtësit e viktimave, ndërkaq shtatë dëshmitarë u ftuan nga ekipet mbrojtëse.

Dëshmitarët e mbrojtjes

Në shtator, ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit nisën thirrjen e dëshmitarëve, dhe paraqitjen e provave të tyre. Ekipi i Veselit dhe ai Krasniqit zgjodhën të mos paraqisnin as prova, e as të thërrisnin dëshmitarë.

I pari qĂ« doli para gjykatores ishte James Rubin, ish-ndihmĂ«si i sekretarit amerikan tĂ« Shtetit, i cili pĂ«r tri ditĂ« rresht, nĂ« shtatorin e 2025-tĂ«s, dĂ«shmoi nĂ« mbrojtje tĂ« Thaçit. Ai tha se ish-presidenti i KosovĂ«s kishte rol kryesisht politik nĂ« UÇK, dhe s’kishte kompetenca pĂ«r vendime ushtarake, duke shtuar se pĂ«r çdo vendim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m ai duhej tĂ« merrte miratimin e komandantĂ«ve tĂ« zonave. Rubin dĂ«shmoi se nuk kishte informacione qĂ« e lidhnin Thaçin dhe Krasniqin me pretendimet pĂ«r vrasje.

NĂ« gjykatore u paraqit edhe Christopher Hill, diplomat i pensionuar amerikan, qĂ« kishte qenĂ« i dĂ«rguar i Uashingtonit gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. Edhe ai ishte nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ« se Thaçi nuk ishte pĂ«rgjegjĂ«s nĂ« UÇK, duke theksuar se nuk kishte informacione se Thaçi kishte urdhĂ«ruar aktivitete tĂ« paligjshme.

Ish-komandanti suprem i forcave aleate tĂ« NATO-s, Wesley Cark, ishte dĂ«shmitari i fundit i mbrojtjes sĂ« Thaçit. PĂ«r dy ditĂ« resht, nĂ« nĂ«ntorin e 2025-tĂ«s, ai dĂ«shmoi pĂ«r rolin e UÇK-sĂ« dhe tĂ« Thaçit. Sipas gjeneralit tĂ« pensionuar amerikan, Thaçi nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r aktet e dhunĂ«s nĂ« KosovĂ«.

Njeriu kryesor i fushatĂ«s sĂ« NATO-s ndaj caqeve serbe dĂ«shmoi se UÇK-ja nuk kishte zinxhir komandues funksional, e as hierarki tĂ« plotĂ«, dhe nĂ«se do tĂ« kishte diçka tĂ« tillĂ«, sipas tij, do tĂ« ishte e pamundur qĂ« SHBA-ja dhe NATO-ja tĂ« mos ishin nĂ« dijeni.

Ai i tha trupit gjykues se UÇK-ja nuk ishte terroriste dhe se pjesĂ«tarĂ«t e saj luftuan pĂ«r lirinĂ« e tyre.

Deklaratat përmbyllëse

Me përmbylljen e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, gjykimi kaloi në fazën tjetër: Dorëzimi i dosjeve përfundimtare nga palët, deri në fund të janarit.

Ndërkaq, nga 9 deri më 18 shkurt, palët do të mbajnë deklaratat përmbyllëse.

Fillimisht do të ketë radhën Prokuroria, ekipet e mbrojtësve të viktimave, dhe më pas nga 11 shkurti do të jetë radha e ekipeve mbrojtëse të të pandehurve.

Çështja te trupi gjykues

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja kalon te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen dhe ta shpallin atë.

Nga Gjykata në Hagë më herët kanë treguar se gjykatësit mund të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit edhe për dy muaj, dhe në raste të jashtëzakonshme edhe më gjatë.

Teksa ky gjykim po shkon drejt fundit, Thaçi pritet të ketë ende punë me Dhomat e Specializuara, pasi ndaj tij pritet që së shpejti të nisë gjykimi për një rast të ndarë kundër administrimit të drejtësisë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« kryera kundĂ«r pakicave etnike dhe rivalĂ«ve politikĂ« qĂ« nga janari i vitit 1998 deri nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2000. /REL/

❌