Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë
TIRANĂ, 4 janar /ATSH/ Portieri i KombĂ«tares shqiptare, Thomas Strakosha, ka regjistruar njĂ« vit pozitiv me skuadrĂ«n greke AEK, duke u renditur mes portierĂ«ve mĂ« tĂ« spikatur nĂ« EuropĂ« pĂ«r vitin 2025.
Faqja e specializuar e statistikave âTransfermarktâ, ka publikuar sĂ« fundmi listĂ«n e portierĂ«ve qĂ« kanĂ« regjistruar mĂ« shumĂ« ndeshje pa pĂ«suar gol nĂ« vitin 2025.
Portieri kuqezi ka arritur të mbajë portën të paprekur në 22 ndeshje nga 44 takime të zhvilluara gjatë vitit 2025.
Në tre vendet e para të kësaj renditjeje janë Andriy Trubin, Gianluigi Donnarumma dhe portieri zviceran Gregor Kobel.
Paraqitjet e Strakoshës kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ecurinë pozitive të AEK-ut, ndërsa konfirmon edhe rolin e tij si një nga portierët më të qëndrueshëm shqiptarë në arenën europiane. e.xh/a.f/
The post Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
