Policia e Shtetit feston 113-vjetorin.
âGjatĂ« kĂ«tyre 113 vite 231 punonjĂ«s dhanĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« mirĂ«n e shtetit. Sot e pĂ«rmot ata janĂ« krenaria e vendit tonĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« rrugĂ«tim 113 vjeçar kanĂ« kontribuar gjenerata tĂ« tĂ«ra. Viti qĂ« lamĂ« pas tregoi vendosmĂ«rinĂ« dhe guximin tonĂ«. Uljen e kriminalitetin dhe menaxhimin e sezonit turistik. TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« dĂ«shmi qĂ« Policia e Shtetit nuk stepet dhe nuk ndalon kurrĂ«. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditĂ« mĂ« mirĂ« pĂ«r qytetarin dhe ligjin. Kjo tregon qĂ« Policia e Shtetit nuk dorĂ«zohet kurrĂ«.
Ne nuk jemi perfektĂ«, por jemi pĂ«rditĂ« nĂ« sfidĂ« me situatat dhe veten. Mos harroni kolegĂ« sakrificĂ«n e pĂ«rditshme, ju jeni atje kur asnjĂ« tjetĂ«r nuk Ă«shtĂ«, nĂ« diel shi e dĂ«borĂ«. Ju jeni telefonata e parĂ« e çdo problemi. Jeni modestĂ« nĂ« misionin tuaj, por gjithmonĂ« prezentĂ«. Rezultatet e vitit tĂ« kaluar tregojnĂ« se koordinimi me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tar janĂ« baza e suksesit tonĂ«. Ne jemi ajo qĂ« bĂ«jmĂ« jo ajo qĂ« flitet pĂ«r ne pĂ«rmes sulmeve e pĂ«rbaltjes sĂ« padrejtĂ« ndaj kontributit tĂ« mijĂ«ra djemve e grave qĂ« sakrifikojnĂ« pĂ«rditĂ«â, tha Ilir Proda.
Fjala e plotë:
Sot nuk festojmë thjesht një përvjetor, por nderojmë një histori, një mision, një institucion që prej 113 vitesh qëndron në këmbë përballë sfidave.
13 janari është një datë historike dhe jetike për vendin tonë, sepse pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.
Kjo e vërtetë e thjeshtë ka udhëhequr për 113 vite misionin e Policisë së Shtetit shqiptar, që nga dita kur plaku i mençur Ismail Qemali, Kryeministri i kohës, vendosi për krijimin e Policisë, e cila përgjatë gjithë rrugëtimit të saj ka qenë dhe mbetet gur themeli i rendit, ligjit dhe stabilitetit shoqëror, por edhe simbol i bashkimit kombëtar. Mjafton të përmendim faktin se drejtuesi i parë i Policisë shqiptare ka qenë Halim Bej Gostivari, nga Gjakova.
Organizata jonë ka ecur krah për krah me historinë e vendit, ka përballuar sfida të mëdha, tranzicione të vështira dhe momente vendimtare, duke ruajtur gjithmonë misionin e saj, mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.
Rrugëtimi i saj është një histori sakrifice, guximi dhe përkushtimi, ku çdo uniformë flet për një detyrë, çdo emblemë për një frymë dhe çdo veprim për një premtim të patundur ndaj shoqërisë.
Gjatë këtyre 113 viteve, 231 punonjës policie, 231 Dëshmorë, më të mirët prej nesh, dhanë gjithçka, duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik, për të mbrojtur qytetarët dhe ligjin.
Akti i tyre sublim krijoi bazamentin mbi të cilin ndërtohet besimi, forca morale dhe identiteti ynë institucional.
Sot e përjetë, ata janë motivi i misionit tonë, krenaria e Policisë dhe e gjithë shoqërisë. Emri i tyre është i skalitur në historinë e kombit.
Në këtë rrugëtim 113-vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra dhe sot shprehim mirënjohjen tonë për veteranët e Policisë, për kontributin dhe trashëgiminë që kanë lënë ndër breza.
Ata janë thesari i përvojës, burim frymëzimi dhe shembull i profesionalizmit për brezat e rinj të Policisë, të cilët na kujtojnë se Policia është një mision i shenjtë, në themel të të cilit qëndron përkushtimi i palëkundur dhe guximi deri në vetëmohim, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe për të garantuar sundimin e ligjit.
Viti që lamë pas tregoi fuqinë dhe vendosmërinë tonë, operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit, përballim të suksesshëm të sezonit turistik dhe të aktiviteteve me famë ndërkombëtare, si dhe zhvillim të Akademisë së Sigurisë si një qendër moderne dhe konkurruese për të rinjtë.
Të gjitha këto janë dëshmi se Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë, për qytetarin dhe ligjin.
PĂ«rpos kĂ«saj, organizata jonĂ« nuk Ă«shtĂ« perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi tĂ« tillĂ«. TĂ« gjithĂ« ne jemi nĂ« sfidĂ« tĂ« pĂ«rditshme, sfidĂ« me veten, sfidĂ« me standardet, sfidĂ« me pritshmĂ«ritĂ«, pĂ«r tĂ« mĂ«suar nga gabimet dhe pĂ«r tâu pĂ«rmirĂ«suar.
Mos harroni, të dashur kolegë, sakrificën tuaj të përditshme, ju jeni aty kur asnjë tjetër nuk është, në diell, në shi, në dëborë. Ju jeni telefonata e parë për çdo problem. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë.
Ădo operacion, çdo mision dhe çdo angazhim Ă«shtĂ« provĂ« se ligji nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« normĂ«, por njĂ« realitet i prekshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t.
Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë janë baza e suksesit tonë.
Policia e Shtetit është tashmë një partner i besueshëm dhe i barabartë, e angazhuar në skuadra hetimore dhe operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë.
Profesionalizmi dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, përgjatë vitit 2025, u vlerësuan me çmime dhe tituj nga partnerët ndërkombëtarë.
Ne jemi ajo që bëjmë dhe jo ajo që flitet për ne, nëpërmjet sulmeve dhe përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që sakrifikojnë çdo ditë për të mirën e përgjithshme.
Të nderuar kolegë,
Kjo ditĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m festĂ«. ĂshtĂ« kujtesĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« qĂ« mbajmĂ« mbi supe dhe reflektim pĂ«r misionin tonĂ«.
Sjellja etike, humanizmi, angazhimi dhe sakrifica juaj është baza e besimit të qytetarëve për një shoqëri më të sigurt. Vetëm me profesionalizëm, integritet dhe bashkëpunim do ta bëjmë Policinë e Shtetit çdo ditë më të besueshme dhe më të fortë.
Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është e juaja. Besoni në sakrificën dhe punën tonë!
Gëzuar 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar!
Nderim për çdo punonjës policie që shërben me përkushtim dhe dinjitet!
Mirënjohje familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve, për mbështetjen dhe besimin!
Lavdi Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, lavdi Dëshmorëve të Atdheut!