Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur   Një arrestim është shënuar që në ditën e parë të vitit 2026 nga Policia Rrugore në Delvinë. Policia njofton se specialistët e Seksionit të Trafikut Urban Sarandë kanë arrestuar shtetasin D. M., 52 vjeç, pasi u konstatua në Delvinë duke […]

The post Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur appeared first on Saranda Web.

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

Policia e Elbasanit ka njoftuar qytetarët që planifikojnë të lëvizin në drejtim të Korçës apo Qafë Thanës të tregohen shumë të kujdesshëm, për shkak të prezencës së akullit në rrugë, i cili rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve.

Autoritetet apelojnë që të minimizohen lëvizjet drejt zonave malore ku ka akull, me qëllim shmangien e incidenteve të mundshme. Po ashtu, drejtuesit e automjeteve këshillohen të jenë të pajisur me zinxhirë dhe mjete të tjera ndihmëse për qarkullim në kushte dimërore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për një udhëtim sa më të sigurt.

Burri dhunon gruan për vdekje, më pas kthehet në shtëpi dhe vret veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Orikum, në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar vdekjen, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se gruaja është dërguar fillimisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, autori është kthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë

Krim në familje, burri dhunon për vdekje gruan dhe më pas vret veten

Në datë 02.01.2026, rreth orës 13:30  urgjenca Kombëtare në Orikum kishte marrë thirrjen për ndihmë mjekësore për shtetasen Bozhe Bozhani, rreth 48 vjeç, ku kanë konstatuar në trupin e saj ( në pjesën e grykës ) dhe trup, shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna që është ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti i saj shtetasi Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç.

Kjo shtetase ka ndërruar jetë në banesë.

Rreth ores 13:50, ne momentin qe sherbimet e policise kane shkuar ne banesen e shtetasit Llogora Xhebro, rreth 52 vjeç, kanë konstatuar të vet vrarë me armë zjarri shtetasin Llogara Xhebro dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Tragjedia në Crans Montana, reagon ambasada zvicerane: Ngushëllime familjarëve të viktimave

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Crans Montana në Zvicër, ku si pasojë e zjarrit në një bar humbën jetën 40 të rinj, dhe u plagosën rreth 115 të tjerë.

Duke e cilësuar një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi, gjithashtu ambasada zvicerane në Shqipëri shpreh ngushëllime për familjet dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Reagimi

Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.

Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.

Falënderime të sinqerta të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre.

Vrasja e Hysni Ymerit në Shkodër, Proda vlerëson bashkëpunimin Policë–Prokurori

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, përgëzon strukturat hetimore të DVP Shkodër për zbardhjen e vrasjes me lëndë eksplozive të 67- vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, më 29 dhjetor.

“Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që çoi në zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, të kryer me përdorimin e lëndës eksplozive të komanduar në distancë.

Ky është një nga rastet ku pasqyrohet puna serioze dhe profesionale, e koordinuar dhe këmbëngulëse e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të plotë me organin e akuzës.

Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale dhe forcojnë më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit, e cila do të vijojë të jetë e vendosur në misionin e saj për garantimin e rendit, sigurisë, jetës, dhe pronës së qytetarëve’, tha ai.

Tragjedi në rrugët e Greqisë: shuhet jeta e 23-vjeçarit shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi. Sipas mediave helene, aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës. 23-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur më pas me barrierat, dhe më pas u përmbys.

Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti. Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Humbën jetën në aksidentin tragjik, çifti i bashkëshortëve të afërm të Pjerin Ndreut, kreu i bashkisë së Lezhës: Tronditëse për ne. U prehshi në paqe Petrit dhe Elona!

Aksidenti tragjik në Lezhë, mëngjesin e sotëm i mori jetën çiftit të bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini.

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllime për humbjen e të afërmve të tij në këtë aksident të rëndë.

“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne një aksident ne Lezhe! Nje ngjarje tronditese per te gjithe ne! U prehshi ne paqe Petrit dhe Elona!”, shkruan Pjerin Ndreu në një status të publikuar në Facebook.

La shtatzanë të miturën, burg përdhunuesit/ Korçë, 67 vjeçari mohon akuzën, analiza e ADN pritet të hedh dritë mbi të vërtetën

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vjeçare në fshatin Piskupat, Bashkia Pogradec. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit në muajin gusht.

Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.  Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë .

Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67 vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigjia e analizës e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Burri vret gruan dhe veten/ Orikum, krim në familje, nuk dihet motivi

Në datë 02.01.2026, rreth orës 13:30, Urgjenca Kombëtare në Orikum kishte marrë një thirrje për ndihmë mjekësore për shtetasen Sose Xhebroi, rreth 40 vjeçe. Shërbimet mjekësore kanë konstatuar në trupin e saj, në pjesën e grykës dhe në trup, shenja dhune, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti, shtetasi Llogora Xhebroi, rreth 50 vjeç.

Kjo shtetase ka ndërruar jetë në banesë.

Rreth orës 13:50, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit Llogora Xhebroi, kanë konstatuar të vetëvrarë me armë zjarri në garazh këtë shtetas dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip “Glock” dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. / abcnews.al /

Homazhe ish-kryeparlamentarit/ Kosovë, nderime në përcjelljen e Nexhat Dacit

Kosova nderoi këtë të premte ish kryeparlamentarin dhe akademikun Nexhat Daci, i cili ndërroi jetë më 1 janar në moshën 81-vjecare.

Personalitetet më të larta shtetërore, familjarë, akademike dhe qytetarë I dhanë lamtumirën e fundit në homazhet që u mbajtën në Kuvendin e Kosovës.

Në nder të tij, Kuvendi i Kosovës u mblodh në akademi përkujtimore për veprën dhe kontributin e tij në jetën politike dhe akademike të vendit.

Nexhat Daci ka qenë një nga figurat kyçe të jetës institucionale të Kosovës pas luftës. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011. Ndërsa e ka drejtuar këtë institucion për dy mandate, në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur drejtoi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj  në vitin 2006.  / abcnews.al /

Protesta e fermerëve grekë, oraret e bllokimit të Pikës Kufitare të Kakavijës

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.  / abcnews.al /

Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë/ I mbijetuari: Jam në makth, pashë njerëz të shkrumbuar!

Detajet nga zjarri tragjik në një resort për ski në Zvicër, janë tronditëse. Dëshmitarët kanë treguar tmerrin e përjetuar, teksa njerëzisht përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve.

Nathan Huguenin, që po festonte ndërrimin e viteve në Crans Montana, ishte jashtë në momentin kur filloi zjarri.

Ai tregoi se u shokua nga ngjarja, teksa pa njerëz që humbën jetën nga flakët.

“Jam ende në shok. Nuk mund ta kuptoj çfarë ndodhi. Ndihem sikur është në të vërtetë një makth, sikur do të zgjohem. Dhe mbrëmë, nuk fjeta asnjë sekondë. Mbylla sytë dhe gjithçka më kthehej në mendje sepse pashë njerëz duke u ringjallur. Pashë njerëz të djegur plotësisht. Pashë njerëz duke vdekur”

Një tjetër dëshmitar, Samuel Rapp tha se kishte qenë në një bar aty pranë kur dëgjoi për incidentin rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Një dëshmitar tjetër përshkroi se si të plagosurit u ndihmuan të dilnin nga bari dhe të shkonin në vendet aty pranë.

Të plagosurit ishin aq të shumtë saqë njësia e kujdesit intensiv dhe salla e operacionit në spitalin rajonal u mbushën shpejt me kapacitet të plotë.

Një tjetër dëshmitare tregoi se dy miket e saj kishin ndërruar jetë në spital si pasojë e asfiksisë dhe të dyja ishin rreth moshësh 20 vjeç.

/ abcnews.al /

Përgjaken rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal!

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, ka deklaruar se ditët e para të këtij viti janë shoqëruar me aksidente të rënda me humbje jete, duke i cilësuar ato si tregues negativë për sigurinë rrugore në vend.

Sipas tij, faktori kryesor mbetet përdoruesi i automjetit, i cili duhet të ketë aftësitë e duhura, të jetë i vëmendshëm dhe të zbatojë rregullat e qarkullimit. Qibini theksoi se edukata rrugore është elementi kyç për respektimin e këtyre rregullave.

Në këtë kuadër, Qibini bëri thirrje për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal, si dhe për rishikimin e disa dispozitave që lidhen me konsumimin e pijeve alkoolike.

“Në ditët e para kemi pasur aksidente të rënda me humbje jete. Janë tregues negativë për sigurinë rrugore, ku faktor kryesor është përdoruesi i automjetit, i cili duhet të ketë aftësitë e duhura, të jetë i vëmendshëm dhe të zbatojë rregullat e qarkullimit. Kryesore është edukata rrugore për zbatimin e rregullave.

Infrastruktura dhe terreni janë të rëndësishëm, por një drejtues automjeti duhet ta përshkojë një rrugë në bazë të tipologjisë së saj. Kur ka lagështi ose ngricë, duhet të ulë shpejtësinë.

Shumë drejtues mjetesh qarkullojnë në mënyrë agresive, bëjnë parakalime të gabuara dhe bëhen premisë për aksidente. Duhen bërë ndryshime në Kodin Rrugor dhe Penal, si dhe disa dispozita për pijet alkoolike duhen rishikuar.”  / abcnews.al /

Viti nis me borë e ngrica/ Janar i acartë, borëpastrueset në rrugë nga veriu në juglindje

Reshjet e borës dhe shiut kanë përfshirë vendin në javën e parë të vitit të ri.

Në Qafë – Thorë në veri të vendit trashësia e dëborës arrinë rreth 15 cm megjithkëtë sipas Prefekturës  së Qarkut Shkodër  qarkullimi automjeteve vijon normalisht.

Reshjet me intensitet të ulët nuk kanë shkaktuar probleme as në  Fushë –Arrëz, Pukë dhe  Koplik ku  bora  ka shkuar në  5 deri 8 cm trashësi.

Ngricat janë të pranishme në disa pjesë të rrugës  Bogë- Theth ku mjete të firmës mirëmbajtëse po  punojnë  për  pastrimin e tyre.

Ndërkohë   patrulla të  policisë rrugore janë shtuar në   zonat me fluks të lartë lëvizje  ku ka prani bore.

Policia I  bën thirrje drejtuesve të automjeteve të  përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Apeli për kujdes të shtuar shkon dhe për ata që do të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe Qafë Thanës   ku ka prani akulli në rrugë.

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve në Librazhd, në  rrugët nga qyteti  në Përrenjas  dhe në fshatrat  Sopot, Stravaj, Hotolisht e Qarrishtë.

Bora  bie me intensitë të ulët në  Pogradec  ku aktualisht nuk raportohet për bllokime rrugësh.

Ndërkohë  për shkak të  erës së fortë në Vlorë  autoriteti portual ka pezulluar  lundrimin  e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve te peshkimit. Për shkak të kushteve të motit  ato e kanë të ndaluar  daljen  në det deri më shtatë janar.

Në  verilindje dhe juglindje meteorologët parashikojnë reshje bore dhe gjatë fundjavës ndërsa në pjesën  perëndimore të vendit   priten reshje shiu.  / abcnews.al /

‘Numër alarmant aksidentesh në rrugën e Kombit’, PD denoncon: Papërgjegjshmëri e qeverisë. Nuk u mor asnjë masë parandaluese

‘Numër alarmant aksidentesh në rrugën e Kombit’, PD denoncon papërgjegjshmërinë e qeverisë: Nuk u mor asnjë masë parandaluese.

Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Mos hedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

 

Kjo është një tjetër provë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe e arrogancës së një pushteti që ka braktisur qytetarët e tij. Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

 

Në emër të Partisë Demokratike, u bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi qeveria ka treguar edhe një herë se është e paaftë dhe e pavullnetshme për të përmbushur detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve!

Reshjet e dëborës përfshijnë veriun, policia apel drejtuesve të automjeteve për kujdes!

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë veriun e vendit, duke sjellë reshje dëbore kryesisht në zonat malore. Në Qarkun Shkodër, akset rrugore në Qafë Thorë, Vermosh dhe Theth janë zbardhur nga dëbora, ndërsa strukturat përgjegjëse kanë dalë në terren për monitorimin e situatës dhe garantimin e qarkullimit normal.

Sipas prefekturës së Shkodrës, në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët deri mesatar. Në Qafë Thorë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 15 cm, por qarkullimi rrugor vijon pa probleme. Në aksin Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.

Në qytetin e Koplikut raportohen reshje dëbore me trashësi rreth 3 cm. Në zona të tjera malore, reshjet vijojnë me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm, ndërsa rrugët janë të hapura dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Edhe në bashkitë e tjera të qarkut, trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, pa situata problematike të raportuara.

Ndërkohë, në Qarkun Kukës, i gjithë territori vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, të shoqëruara me erë, ndërsa në lartësitë mbi 700 metra ka reshje bore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika emergjente.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës është i furnizuar, me përjashtim të njësive administrative Margegaj, Lekbibaj dhe fshatit Berishë në Njësinë Administrative Bytyç, bashkia Tropojë.

Vrasja me lëndë plasëse në Shkodër, si ranë në gjurmët e policisë 4 të rinjtë? Kamerat kapin momentin kur 27-vjeçari vendos tritolin

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Shkodër. Autori i vendosjes së tritolin në panelin elektrik të pallatit ku jetonte Hysni Ymeri është 27-vjeçari G.Bushati. G.Bushati dyshohet se është  paguar nga 2 të tjerët, por gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se mund te ketë persona të tjerë që i kanë urdhëruar këta shtetas për të kryer vrasjen.

Nga autoritet, 27-vjeçarit G.Bushati i janë sekuestrua rrobat që ka përdorur ditën e vendosjes së tritolit. Gjithashtu Bushati kapur nga kamerat e sigurisë teksa vendos lëndën plasëse brenda panelit. Pas ngjarjes u shoqëruan disa persona, që janë identifikuar nga kamerat e sigurisë për gjatë zonës. Mes të shoqëruar kanë qenë edhe shtetasit e arrestuar ditën e sotme, G.Bushati, E.Ibrahimi, E.Hasaj dhe Gj.Zefi.

Më pas këta shtetas janë lënë qëllimisht në një ambient të mbikëqyrur nga grupi hetimor.

Të rinjtë kanë komunikuar me njëri tjetrin, por pa e ditur se mbaheshin nën vëzhgim, por ndërkohë në deklarimet e tyre pasi u arrestuan dëshmitë kanë qenë kontradiktore si dhe njëkohësisht, grupi hetimor ka ende të paqartë dhe motivin e vrasjes me telekomandim të 67-vjeçarit Hysni Ymeri.

Dëbora zbardh Shkodrën, autoritetet në gatishmëri, pa problematika në qarkullim

Reshjet e dëborës përfshijnë zonat malore të Qarkut Shkodër, autoritetet në gatishmëri.Reshjet e dëborës kanë nisur në Qarkun Shkodër, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Prefekti i Qarkut bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat operacionale në terren.

Në akset rrugore me prani dëbore dhe ngricash, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në Bashkinë Shkodër, reshjet e dëborës janë prezente në zonat malore. Në aksin Bogë–Theth po kryhet hedhja e kripës, ndërsa në Qafë Thore trashësia e dëborës ka arritur rreth 15 cm, pa probleme në qarkullim.
Në Malësi të Madhe, në qytetin e Koplikut raportohen reshje dëbore me trashësi rreth 3 cm.
Në Fushë-Arrëz dhe Pukë, reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm, ndërsa rrugët mbeten të hapura dhe pa problematika.

Lezhë | Aksident tragjik, humbin jetën Petrit dhe Elona Florini

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e dy jetëve është regjistruar në Lezhë. Viktimat janë shtetasi Petrit Preng Florini, 53 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Elona Pjeter Florini, 45 vjeçe.

Çifti i bashkëshortëve humbi jetën si pasojë e përplasjes së automjeteve në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë zonës së Gocajt. Për shkak të përplasjes së fortë, trupat e viktimave u nxorën nga mjeti me ndihmën e forcave zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodheshin shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes.

❌