Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U mbyt nga rrjedha e ujit/ Flasin familjarët e Astrit Hysenajt: Humbi jetën në krye të detyrës, po pastronte kanalin dhe…

✇Albeu
By: V K

Familjarët e Astrit Hysenajt, punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve, që humbi jetën dy ditë më parë pasi e mori rrjedha e ujit, kërkojnë drejtësi.

Idajet dhe Osman Hysenaj, familjarë të viktimës nga fshati Arapaj, deklaruan se ai humbi jetën në krye të detyrës.

“Astriti ra në krye të detyrës. Ishte duke pastruar në autostradë, pranë kanalit kur e ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Kërkojmë të njihet që vdiq në krye të detyrës. Na faktoni nëse kur e mori rrjedha nuk ishte në punë. Ne e kërkuam, por s’e gjetëm”, tha familjari i tij për mediat.

Astriti la pas gruan dhe djalin dhe nënën e tij 85-vjeçe.

The post U mbyt nga rrjedha e ujit/ Flasin familjarët e Astrit Hysenajt: Humbi jetën në krye të detyrës, po pastronte kanalin dhe… appeared first on Albeu.com.

Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat

✇Albeu
By: V K

Shirat e dendur dhe moti i keq, vijojnë të shkaktojnë probleme serioze në qarkun e Korçës. Rreth 1800 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona të bashkive Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë, ndërsa defektet po ndikojnë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.

Në Maliq, situata paraqitet më e rënduar për shkak të çarjeve në argjinaturën e Lumit Devoll. Nivel i lartë ujërash vijon të rrezikojë zonat përreth, ndërsa ndërhyrja për riparim për momentin konsiderohet e vështirë.

Në Pogradec, Lumi i Verdovës, ka shembur një pjesë të karrexhatës, duke kufizuar qarkullimin vetëm në një korsi.

Rrëshqitje dhe çarje terreni janë raportuar edhe në zonën e Çërravës, ku një banesë ndodhet në rrezik nga zhvendosja e dherave.

Në bashkinë Devoll, reshjet kanë sjellë dëmtime në argjinaturat përreth lumit Oshticë dhe luginave të vogla të fshatrave, ndërsa fshati Përparimaj ka kërkuar ndërhyrje për të shmangur përmbytjet e tokave dhe rrugëve lokale.

Në Kolonjë janë pastruar disa nga rrugët rurale të bllokuara, ndërsa ngricat kanë kërkuar kriposje të akseve në Ersekë.

Në disa zona si Shemetirë, Gjonç dhe Kakaç, lëvizja mbetet e vështirësuar për shkak të prishjeve në rrugë dhe tyre.

The post Rreth 1800 familje pa energji në Korçë, rrugë të dëmtuara dhe argjinatura të çara nga shirat appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe bore në Kosovë, probleme e vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore

✇Albeu
By: V K

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se reshjet e dendura të shiut dhe borës, kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit.

Sipas tij, në rrugën Prishtinë–Ferizaj, qarkullimi është bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit nga kyçjet ilegale në kanalet atmosferike, ndërsa ekipet janë në terren dhe rruga pritet të hapet brenda ditës.

Probleme janë raportuar edhe në nënkalimin në Mazgit, në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut, si dhe në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ku po punohet në sanim emergjent.

Ndërkohë, në rrugën Zhur–Dragash, është shënuar lëvizje e trupit të rrugës dhe qarkullimi po zhvillohet në një shirit.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës.

The post Reshje shiu dhe bore në Kosovë, probleme e vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi dhe bëjnë si të ndershëm

✇Albeu
By: V K

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, ka reaguar publikisht në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të bëra ndaj tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Artistja ka përcjellë një mesazh të fortë pas deklaratës së dhënë nga babai i Selin Bollatit në “Shqipëria Live” pak ditë më parë.

Shahini zbulon se rreth 20 ditë para se Miri të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, ato kishin zhvilluar një bisedë të sinqertë, gjatë së cilës Miri kishte theksuar qartë se nuk kërkonte mbështetje apo ndihmë, por thjesht të vlerësohej për atë që është.

Sipas këngëtares, Miri vazhdon të besojë se njerëzit nuk duhet të shajnë, nuk duhet të paguhen për komente të shëmtuara dhe as të bashkohen për të denigruar një njeri deri në thelb.

Në reagimin e saj, Shahini e përshkruan Mirin si një person që zgjedh të mbrojë të dobëtit, që respekton kufijtë personalë dhe që është e gatshme të vërë veten në rrezik për të mbrojtur të tjerët.

Anjeza Shahini ndalet gjithashtu te akuzat e rënda që, sipas saj, i janë bërë Mirit nga babai i Selin, të cilin e quan “prind i një vajze të rritur”, duke e quajtur këtë situatë si të padrejtë dhe thellësisht dëmtuese.

“Të etiketosh një njeri me zemër të artë si Miri me epitete të tilla është kriminale”, shkruan ajo, duke theksuar se sulme të tilla nuk kanë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane.

Postimi i plotë:

20 ditë përpara se Miri të futej në Big (ku unë nuk doja, sepse ndryshe nga unë, Miri ende beson në dashamirësinë e fuqive mediatike) më tha: “Nuk dua as mbështetje, as ndihmë, nëse njerëzit do më duan për atë që jam, dua të votohem për atë që jam”.

Kaq i drejtë është Miri. Akoma mendon se njerëzit nuk shpifin, se njerëzit nuk paguajnë për komente të shëmtuara, se njerëzit nuk bëjnë komplote ta denigruar një qenie njerëzore deri në palcë. Miri që sot zihet dhe nesër sigurohet që nuk ka humbur një shok. Miri që të pyet përpara se të të përqafojë.

Miri që vendos veten në rrezik për të mbrojtur më të dobëtit, sot akuzohet nga një prind i një vajze të rritur që është po aq e përfshirë në një lojë sa edhe Miri si një “pervers”. Nuk kanë faj, sepse “pervers” ka shumë, por ata nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi, duke bërë si burra të ndershëm, nga ata me “namaz”. Miri është i rritur me dashuri, ai jep shumë dashuri, dashuri të sinqertë, nga ajo që është harruar nga shumë.

Të etiketosh një njeri me zemër të artë si të Mirit me epitete të tilla është kriminale dhe për këtë shpresoj që Miri të ketë hapësirë të marrë masa të duhura një ditë.

Miri, sa mirë që je brenda dhe ende nuk di gjë, sepse zemra jote e butë do të vritej padrejtësisht. Ata që të njohin të duan shumë. Ki durim, sepse ata që sot hedhin baltë mbi ty do të kursehen përpara pastërtisë tënde një ditë.

The post Deklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin në Big Brother, ata i keni në shtëpi dhe bëjnë si të ndershëm appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit gjatë aksidentit në Klos, u braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua (FOTO+VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Personi që shihni në foto, është 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer, ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze, humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë.

Së bashku me Karajn në makinë, ishte edhe 24-vjeçari Andi Losha, drejtuesi i automjetit. Losha ka arritur të dalë vetë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa dyshohet se Karajn e ka marrë rrjedha e përroit.

Policia e ka arrestuar 24-vjeçarin, pasi ai u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej ende në automjet.

Testi i alkoolit e ka nxjerrë atë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vijojnë .

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

 

The post EMRAT/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit gjatë aksidentit në Klos, u braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përrua (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në vendin tonë, bllokohet rruga Elbasan-Gjinar për shkak të rrëshqitjeve të dheut (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Rruga Elbasan-Gjinar, është bllokuar për shkak te rrëshqitjeve të dherave si pasojë e shirave të shumta të kësaj jave.

Në terren kërkohet ndërhyrje e ekipeve të ARRSH për hapjen e aksit që lidh disa fshatra të zonës së Shpatit.

Rruga u bllokua rreth orës 10 pranë fshatit Lleshan.

 

The post Moti i keq në vendin tonë, bllokohet rruga Elbasan-Gjinar për shkak të rrëshqitjeve të dheut (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një trailer-autobot që transportonte karburant, është përfshirë nga zjarri në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës.

Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik pa u përhapur në rezervuarët e karburantit, duke shmangur një shpërthim të mundshëm.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit appeared first on Albeu.com.

Tuneli 190 milionë euro i Ballukut “fut ujë”/ Qytetarët demaskojnë punimet e dobëta në Llogara, Artan Hoxha: Dëmin e paguajnë shqiptarët, ja çfarë tha inxhinieri grek (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Situata e reshjeve të dendura në të gjithë vendin dhe moti i keq, duket se ka vënë në pah cilësinë e dobët të punimeve të rrugëve, por në veçanti të tunelit të Llogarasë, i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 190 milionë euro.

Disa qytetarët kanë shpërndarë një video të filmuar nga brenda tunelit të Llogarasë, ku shihet se uji ka arritur të futet nga pjesa e sipërme e tavanit prej betoni dhe të rrjedhë lirshëm.

Qytetarët kanë ironizuar këto punime, teksa dëgjohen të thonë se: “Tuneli i Ballukut, ‘Palloshi” u shpu!”

Më herët, deklaratat e inxhinierit grek, Ioannis Kirkinezis në dosjen e Belinda Ballukut, shkaktuan mjaft reagime për shkak se ai ngriti dyshimet se në tunelin e Llogarasë nuk janë bërë punime cilësore, pasi “tuneli nuk duhej konsideruar si një vrimë, por kishte nevojë për më shumë hekur”.

Të premten, gazetari Arta Hoxha, komentoi pamjet theksa tha se: “Inxhinieri grek në dosjen e SPAK thotë “futini hekur tunelit” Pra unë uroj që dëmi të mos jetë sepse dëmin e paguajnë shqiptarë”, thotë ai.

DOSJA E SPAK

Të dhënat e siguruara nga hetimi i SPAK ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi tregojnë se jo vetëm tenderi i madh i ndërtimit, por edhe ai i mbikëqyrjes së punimeve u trukua, ndërkohë që inspektimet e kryera në terren ngrenë hije dyshimi mbi cilësinë e punimeve në tunel dhe sigurinë e tij.

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar.

Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin.

“Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…,” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit.

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi në rritje në muajt që pasuan.

Në shumë episode të përshkruara në dosje, Kirkinezis ankohet për cilësinë e punimeve, për mungesën e projekteve apo “për neglizhencë dhe fyerje totale” nga ana e nënkontraktorit.

Mesazhet e shkëmbyera mes Kirkinezis dhe Berberit nxjerrin në pah një marrëdhënie të ndërlikuar. Ato e kanë zanafillën në gusht të vitit 2021, pasi Ministria e Infrastrukturës çeli tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, me një fond limit prej 196.2 milionë lekësh.

Fitues të tenderit u shpallën kompania “Hill International” e përfaqësuar nga Kirkinezis dhe “Net Group” sh.p.k, por Prokuroria e Posaçme pretendon se ky është një tjetër tender i manipuluar pas atij të ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe e akuzon Berberin për paracaktimin e fituesit.

Sipas SPAK, Kirkinezis i ka hartuar vetë kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit dhe në këmbim ka marrë si ortak kompaninë “Net Group” sh.p.k, e cila sipas hetimit ishte e lidhur me Berberin.

Ish-kreu i ARRSH-së, u dërgua në gjykim në qershor të këtij viti së bashku me 18 persona të tjerë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Në një skemë më të madhe, të zbuluar po ashtu nga mesazhet në telefonin e Berberit, ky i fundit dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, akuzohen se u përfshinë në paracaktimin e fituesit të tenderit 18.9 miliardë lekë, për ndërtimin e tunelit kontrovers të Llogarasë.

Të para së bashku, të dy dosjet tregojnë gjurmë të një problemi sistemik në sektorin e infrastrukturës me shpalljen fiktive të tenderave publikë, ndërkohë që “pazaret” për kriteret dhe fituesit kishin përfunduar.

Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që ministrja Belinda Balluku ka shmangur komentet, duke deklaruar se “ka besim te drejtësia”.

 

The post Tuneli 190 milionë euro i Ballukut “fut ujë”/ Qytetarët demaskojnë punimet e dobëta në Llogara, Artan Hoxha: Dëmin e paguajnë shqiptarët, ja çfarë tha inxhinieri grek (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

BIRN: Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave/ Kush është institucioni që do menaxhojë monedha virtuale të konfiskuara nga organet e drejtësisë

✇Albeu
By: V K

Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave.

Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e konsideroi ndërhyrjen ligjore urgjente për të krijuar një kuadër të qartë se si do të veprohet me këto pasuri virtuale të konfiskuara.

Në fund të dhjetorit, qeveria prezantoi për konsultim publik një nismë ligjore që parashikon se menaxhimi i parasë virtuale së konfiskuar do të bëhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK.

“AAPSK menaxhon monedha virtuale të sekuestruara ose të konfiskuara nga organet e drejtësisë sipas vendimit të gjykatës apo urdhërit të prokurorit, i cili administrohet zyrtarisht në institucion,” parashikon drafti i propozimeve për ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

Një nen tjetër i cakton Këshillit të Ministrave detyrën që që të përcaktojë rregullat dhe procedurat e administrimit të këtyre monedhave.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe AAPSK parashikon po ashtu dispozita që duket se fuqizojnë rolin e kësaj agjencie në shitjen, dhënien me qira apo përdorimin e pasurive të sekuestruara, ndërkohë që portofoli i Agjencisë zgjerohet edhe me pasuritë e sekuestruara nga pushteti vendor, të tilla si ndërtimet pa leje të konsfiskuara.

Projektligji parashikon që kjo agjenci të luajë rol direkt në kryerjen e procedurave të shitjes, për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat ka në administrim, ndryshe nga ligji në fuqi që kushtëzonte “bashkëpunim” me institucionet e tjera përgjegjëse për shitjen e pronave publike.

Në lidhje me ndërtimet pa leje parashikohet një term i ri “Fondi i posaçëm i dedikuar për ndërtimet pa leje”, i cili do të shërbejë për objekteve pa leje që janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK.

Për të mundësuar kalimin e këtyre objekeve në menaxhim të kësaj agjencie, qeveria ka hedhur në publik dhe ndryshimet ligjore në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, një ligj I 2023-it që u bazua mbi një vendim të kontestuar të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje.

Në relacion arsyetohet se kjo bën të mundur të kalojë procesin nga një model i shpërndarë kompetencash në një “model të centralizuar dhe efikas”.

Për të bërë të mundur menaxhimin e këtyre objekteve të konsfiskuara pranë AAPSK, do të ngrihet një ‘grup pune’ dhe krijimi i një fondi të veçantë financiar me destinacion për veprimtarinë dhe zhvillimin e objekteve pa leje, të cilat janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK.

Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme konsiderohet një ndër armët më të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./BIRN

The post BIRN: Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave/ Kush është institucioni që do menaxhojë monedha virtuale të konfiskuara nga organet e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes

✇Albeu
By: V K

Situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit, vijon të sjellë probleme në qarkun e Fierit, ku një pjesë e tokave bujqësore mbeten ende të përmbytura.

Ndërkohë, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë të zonës ndryshon nga orë në orë, duke mbajtur banorët dhe autoritetet në gatishmëri.

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët, por terreni vijon të jetë i ngopur me ujë. Në zonat e prekura nga dalja e lumit Vjosë, uji është duke u tërhequr gradualisht, megjithatë disa parcela mbeten nën sipërfaqe të konsiderueshme.

Në kontrast me Vjosën, prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në rritje dhe, sipas të dhënave të para, kanë shkaktuar dalje të ujit nga shtrati në disa segmente, edhe pse për momentin mbeten brenda argjinaturave mbrojtëse.

The post Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në Seman dhe Shkumbin drejt rritjes appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

✇Albeu
By: V K

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i automjetit që ra në përroin e fshatit Dars.

Policia thotë se 24-vjeçari nuk njoftoi policinë dhe u largua nga vendngjarja, duke mos i dhënë ndihmë pasagjerit.

Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s, vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Njoftimi:

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24-vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30-vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24-vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që ra në përrua, nuk i dha ndihmë pasagjerit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit appeared first on Albeu.com.

Agnesa Vuthaj në pritje të ëmbël, modelja pozon me barkun e rrumbullakosur! Kush është djali që i ka fituar zemrën bukuroshes shqiptare

✇Albeu
By: V K

Përmes pamjeve të publikuar në rrjetet sociale, bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj, po kalon një nga periudhat më të bukura dhe më të veçanta të jetës së saj. Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se është shtatzënë dhe në pritje të një bebushi.

Agnesa është shfaqur duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.

Mbishkrimin domethënës: “Viti kur një dëshirë është e realizuar”, një fjali që ka prekur ndjekësit dhe ka nxitur reagime të shumta pozitive në komente.

 

 

Lajmi është pritur me urime të shumta nga fansat, miqtë dhe figura publike, të cilët i kanë shprehur asaj mbështetje dhe gëzim për pritjen e ëmbël.

Agnesa Vuthaj, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj publike, po e ndan këtë moment të rëndësishëm me shumë natyrshmëri dhe emocion.

 

 

Ky njoftim, shënon një etapë të re në jetën personale të saj, ndërsa ndjekësit presin me kureshtje të mësojnë më shumë rreth këtij rrugëtimi të bukur drejt mëmësisë.

Pak kohë më parë, Agnesa kishte konfirmuar publikisht se ishte në një lidhje dashurie dhe se po përjetonte një fazë të përmbushur emocionalisht.

Në një dalje televizive, ajo ishte shprehur se ndihej e lumtur, e realizuar dhe në harmoni me veten, duke lënë të kuptohet se jeta personale kishte marrë drejtimin që ajo kishte dëshiruar.

Vuthaj ka theksuar gjithashtu, se partneri i saj nuk është figurë publike dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e medias apo ‘showbiz’-it, duke zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes mediatike.

Kjo zgjedhje pasqyron dëshirën e saj për privatësi dhe qetësi, veçanërisht në një moment kaq të veçantë dhe të rëndësishëm në jetën e saj.

The post Agnesa Vuthaj në pritje të ëmbël, modelja pozon me barkun e rrumbullakosur! Kush është djali që i ka fituar zemrën bukuroshes shqiptare appeared first on Albeu.com.

Vëzhgimi për aktivizimet e titullarëve të Kombëtares në fitoren në Serbi/ Heronjtë e Leskovcit, sfida me klubet e tyre

✇Albeu
By: V K

Shqipëria mbylli me sukses aventurën e saj kualifikuese për në Kupën e Botës, duke zënë vendin e dytë në grup. Kuqezinjtë për herë të parë në histori, arritën të kualifikohen në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku në mars do të kenë shansin e artë për të tentuar Botërorin.

Mes shumë rezultateve pozitive që kuqezinjtë arritën në fazën kualifikuese, historike padyshim ishte fitorja në Leskovc, ku kuqezinjtë arritën të fitonin kundër Serbisë.

Veç fitores dhe 3 pikëve që ndikuan shumë në ecurinë e skuadrës sonë, edhe loja e zhvilluar në atë ndeshje ishte padyshim një nga më të mirat që kuqezinjtë kanë bërë.

Por, heronjtë që luajtën në tokën shqiptare të Leskovcit, nuk janë të gjithë në momentin më të mirë me skuadrat e tyre.

Shumë lojtarë janë duke kaluar një moment të vështirë me skuadrat e tyre, duke mos u aktivizuar apo edhe duke qenë në një formë që nuk është më e mira e mundshme, por sigurisht që ka edhe nga ata që po shkëlqejnë, shënojnë apo edhe që janë kthyer në protagonistë.

THOMAS STRAKOSHA-Portieri i Kombëtares është në një moment shumë të mirë në kampionatin grek. Gardiani kuqezi aktivizohet me AEK-un dhe këtë sezon është aktivizuar në 27 ndeshje, nga të cilat 15 janë në kampionat e 12 të tjera në Kupat e Europës. Në total, Strakosha ka luajtur plot 2460 minuta duke qenë një nga më të rëndësishmit.

MARIO MITAJ- Mbrojtësi i majtë është padyshim një nga lojtarët më kualitativë që ka Kombëtarja kuqezi, por me Al Itihad është në një situatë të çuditshme. Mitaj e nisi kampionatin me mungesa për shkak të numri të të huajve, ndërkohë që kohët e fundit, është diskutuar edhe mundësia e largimit nga skuadra. Kështu, Mitaj këtë sezon është aktivizuar në 58% të ndeshjeve dhe nuk ka luajtur minuta të plota. Mitaj është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionat, 4 në Kupë dhe në 6 të tjera në Championsin Aziatik, me një total prej 1401 minutash.

ARLIND AJETI– Qendërmbrojtësi po kalon një moment të mirë me skuadrën e tij në Turqi, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Mbrojtësi i Bodrumsporit ka luajtur 19 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol si edhe ka dhënë 1 asist tjetër, teksa ka arritur të marrë 1701 minuta në kampionat, një nga më të aktivizuarit në skuadër.

BERAT GJIMSHITI-Kapiteni kuqezi është padyshim lider te Atalanta dhe një nga protagonistët absolutë me bergamaskët. Gjimshiti ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet, duke përjashtuar rastet kur ka qenë i dëmtuar apo ka pasur nevojë për pushim për shkak të lodhjeve. Kështu, Gjimshiti ka luajtur 17 ndeshje në Serinë A, 6 në Champions dhe 1 në Champions, me totalin prej 1947 minutave, ose 79% të ndeshjeve.

ELSEID HYSAJ- Aventura e Hysajt te Lacio, duket se është duke iu afruar fundit, për shkak se nuk po merr më minuta dhe është një lojtar që shpesh është nxjerrë jashtë planeve të stafit. Kështu, Hysaj është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje të Serisë A, me një total prej 162 minutash, ose më saktë prej vetëm 40 minutash për ndeshje. sa i përket ndeshjeve, ai është aktivizuar në 5% të ndeshjeve, duke qenë një nga lojtarët me më pak minuta që ka luajtur titullar në Serbi.

JULJAN SHEHU- Një nga risitë e kualifikuesve të Botërorit, ishte Shehu i aktivizuar titullar ndaj Andorrës, e më pas duke blinduar vendin e tij në mesfushë. Mesfushori që aktivizohet me Vidzev në Poloni, është protagonist edhe me skuadrën e tij. Kështu, Shehu është aktivizuar në 17 ndeshje të kampionatit dhe 3 të Kupës, duke marrë një total prej 1665 minutash, ose e thënë ndryshe duke marrë 89% të minutave.

KRISTJAN ASLLANI-Nëse me Shqipërinë është protagonist dhe një nga lojtarët më të spikatur, në Serinë A është në një situatë tjetër. Mesfushori nga Elbasani nuk po kalon momentin më të mirë dhe është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje të Serisë A e 1 në Kupë. Në total, Asllani ka marrë 1155 minuta, e përkthyer në 68% të minutave.

QAZIM LAÇI- I transferuar në Turqi te Rizespor, mesfushori i Kombëtares duket se ka gjetur veten dhe është ambientuar shumë mirë në Superligë. Laçi është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërkohë që ka luajtur edhe në 3 ndeshje të Kupës. Sa i përket totalit të minutave, Laçi ka luajtur thuajse të gjitha, pasi ka 94% të minutave, duke luajtur një total prej 1465 minutash.

ARMANDO BROJA- Sulmuesi kuqezi është duke marrë hapësirën e tij me Bërnlein megjithëse nuk e nisi mirë kampionatin. Në ndeshjet e fundit, Broja ka luajtur titullar ku edhe ka arritur të shënojë golin e parë. Kështu, Broja ka luajtur 15 ndeshje në Premier Ligë, por në total 630 minuta ndërkohë që ka edhe 2 ndeshje në Kupë. Në total, Broja numëron këtë sezon 771 minuta, duke marrë vetëm 29% të minutave.

MYRTO UZUNI- Sulmuesi nga Berati luan në kampionatin amerikan me Austin dhe aktualisht është pushim për shkak se kampionati ka mbaruar. Situata e tij nuk është më e mira për momentin duke qenë se kampionati rinis në muajin mars dhe atëherë do të ketë edhe ndeshjet e Shqipërisë. Sezonin e shkuar, ka luajtur 34 ndeshje duke marrë një total prej 2633 ndeshjesh.

REI MANAJ- Sulmuesi që shkroi histori në Leskovc me një gol fantastik të realizuar, është protagonist edhe me skuadrën e Al Sharjah në kampionatin e Emirateve Arabe. Në total, Manaj ka luajtur 19 ndeshje, mes kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampioneve, duke pasur edhe një total prej 1373 minutash, ose e thënë ndryshe ka luajtur në 80% të ndeshjeve që ka pasur në dispozicion.

The post Vëzhgimi për aktivizimet e titullarëve të Kombëtares në fitoren në Serbi/ Heronjtë e Leskovcit, sfida me klubet e tyre appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Klos, dyshohet se drejtuesin mjetit e ka marrë rrjedha e ujit (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:00 të natës në Klos, një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi.

Sipas informacioneve policore, gjendet automjeti që ra në përrua në Klos, por në makinë nuk është gjendur asnjë person.

Jurgen Karaj, është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.

 

The post VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Klos, dyshohet se drejtuesin mjetit e ka marrë rrjedha e ujit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dëborë dhe akull, i ftohti ekstrem mbërthen Francën

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, gjashtë rajone në Francën verilindore janë në një alarm portokalli për dëborë dhe akull, për shkak të reshjeve të dëborës që priten edhe në lartësi shumë të ulëta, sipas ”Météo-France”.

Rajonet Jura, Doubs, Territoire de Belfort, Haute-Saône, Haute-Marne dhe Vosges, do të mbeten në alarm të paktën deri në mesnatë, tha parashikuesi i motit në buletinin e tij të fundit, duke paralajmëruar për “vështirësi në drejtim”.

Të dielën, departamentet Jura dhe Doubs do të mbeten nën këtë nivel alarmi deri në orën 06:00.

”Météo-France” parashikon një periudhë reshjesh dëbore ndonjëherë edhe deri në fusha, me 5-10 centimetra të mundshme deri në 300 metra lartësi, pas kalimit të stuhisë ”Goretti”, e cila filloi në Gjermani dhe vendet e Beneluksit.

Reshjet e dëborës mund të kalojnë 10 centimetra, duke arritur deri në 20 centimetra, midis 400 dhe 500 metrave, dhe të arrijnë deri në 40 centimetra mbi 500 metra në zonat më të larta malore.

Shërbimi publik i motit parashikon që bora të bjerë edhe deri në 200-300 metra.

”Një zgjatje e alarmit të motit është e mundur”, paralajmëroi ai.

The post Dëborë dhe akull, i ftohti ekstrem mbërthen Francën appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Itali, magnituda dhe epiqendra

✇Albeu
By: V K

Në orën 5:53 të mëngjesit, një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë, u regjistrua në brigjet e Kalabrisë.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në Reggio Calabria, Messina dhe zona të tjera të Siçilisë dhe Kalabrisë, shkruan La Republicca.

Epiqendra, sipas faqes së internetit të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ishte pranë bregdetit Jon në një thellësi prej 65 kilometrash.

“Edhe pse tërmeti ndodhi në det, kam urdhëruar kontrolle në zonat më të afërta dhe nuk ka raportime për dëme. Kam folur gjithashtu me komisionerin e Autoritetit Shëndetësor të Reggio Calabria dhe nuk ka raportime për dëme as në spitalin Melito Porto Salvo”, tha Domenico Costarella, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Rajonit të Kalabrisë.

The post Tërmet në Itali, magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Klos/ Makina bie në përrua, një 30-vjeçar raportohet i humbur, dyshohet për disa persona të plagosur

✇Albeu
By: V K

Rreth orës 01:00 të natës në Klos, një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë.

Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit.

Burime nga vendngjarja, flasin për 2 deri në 3 persona, por informacioni zyrtar ende mungon.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime. Operacioni ne kerkim te makin

The post Aksident i rëndë në Klos/ Makina bie në përrua, një 30-vjeçar raportohet i humbur, dyshohet për disa persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

Neritan Liçaj bën rrëfimin e ndjerë: Ka qenë goditje rrufeje… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Aktori i njohur Neritan Liçaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ka folur për romancën me gruan e tij, të cilën e cilësoi si një goditje rrufe.

Liçaj e nisi rrëfimin për romancën e tij nga viti 97′, ku theksoi se ishin kohë shumë të bukur.

Gjithashtu, aktori theksoi se njerëzit kur janë në kohë të tilla radikale lidhen më shumë me njëri-tjetrin, pasi sipas tij është vetë koha dhe atmosfera që të bën ta ndiesh shumë pranë vetes atë njeri.

Pjesë nga intervista:

Neritan Liçaj: Ka qenë një goditje rrufeje. 

Floriana Gara: Si ka qenë të zhvilloje një romancë në vitin 1997?

Neritan Liçaj: Ishte shumë e bukur. Ishte kohë radikale. Njerzit kur janë në kohë të tilla radikale lidhen më shumë me njëri-tjetrin, sepse është vetë koha, është vetë atmosfera që të bën ta ndiesh shumë pranë vetes atë njeri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

The post Neritan Liçaj bën rrëfimin e ndjerë: Ka qenë goditje rrufeje… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82.4 lekë, në shitje me 83.4 lekë.

Euro, do të blihet me 96.1 lekë, do të shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 110.4 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.3 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Gjithashtu, reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit, reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar, në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në Veri-Verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe Jug-Juglindje, në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar, për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.

The post Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

❌