❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Operacioni kundër ISIS në Turqi, arrestohen 357 persona të dyshuar

Policia turke arrestoi 357 të dyshuar në një operacion të kryer në 21 provinca kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë persona të armatosur u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore, tha zyra e prokurorit të Stambollit.

Policia kreu një rrethim tetë-orësh në një rezidencë në qytetin e Yialovës, në Detin e Marmarasë në jug të Stambollit, një javë pasi arrestoi më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të dyshuar për lidhje me planet e sulmeve gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Tetë oficerë policie dhe një anëtar i forcave të sigurisë u plagosën gjatë bastisjes në banesë, e cila ishte një nga më shumë se 100 adresat e synuara nga autoritetet dje.

Turqia ka shtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik këtë vit, ndërsa grupi riorganizohet globalisht.

Javën e kaluar, SHBA-të kryen një sulm kundër militantëve në Nigerinë veriperëndimore, ndërsa dy persona të armatosur që kryen një sulm gjatë festës hebraike të Hanukkah në plazhin Bondi të Sidneit muajin e kaluar duket se janë frymëzuar nga Shteti Islamik, tha policia australiane.

Më 19 dhjetor, ushtria amerikane goditi dhjetëra objektiva të ISIS-it në Siri si hakmarrje për një sulm ndaj personelit amerikan.

 

Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacioni kundër ISIS-it



Një total prej 357 të dyshuarish u arrestuan në të gjithë Turqinë si pjesë e një operacioni kundër grupit terrorist ISIS (DEASH), tha sot ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.

Në një postim të ndarë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Yerlikaya tha se operacionet e njëkohshme kundër terrorizmit në 21 provinca rezultuan në ndalimin e të dyshuarve.

Ai deklaroi se operacionet u kryen nga njësitë e policisë provinciale në koordinim me zyrat e kryeprokurorëve publikë si dhe departamentet e policisë kundër terrorizmit dhe inteligjencës, duke shtuar se Turqia nuk do të tregojë tolerancë ndaj terrorizmit.

Më parë, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit tha se 110 të dyshuar u arrestuan në metropol, duke bërë të ditur se 41 prej tyre ishin të lidhur me terroristët e përfshirë në incidentin terrorist të së hënës në provincën Yalova dhe po planifikonin sulme të ngjashme në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë tha se lëshoi urdhër-arreste për 17 të dyshuar terroristë të ISIS-it, përfshirë 11 shtetas të huaj. Të dyshuarit, përfshirë 11 shtetas të huaj akuzohen se janë anëtarë të grupit terrorist dhe kanë mbajtur kontakte me zonat e konfliktit, thuhet në deklaratë.

Ajo tha se Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste i identifikoi të dyshuarit përmes analizave të materialeve dixhitale të sekuestruara gjatë hetimeve të mëparshme në lidhje me ISIS-in. /AA/

"Gjashtë luftëtarë të ISIS-it dhe tre oficerë policie të vrarë në një bastisje në Turqi" - ministri i Brendshëm jep detaje



"Gjashtë luftëtarë të ISIS-it janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore, ku humbën jetën edhe tre oficerë policie", tha Ministria e Brendshme Turke.

Në një fjalim të hënën, ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tregoi se forcat e sigurisë kryen 108 bastisje të ndara gjatë natës në strehimet e dyshuara të ISIS-it në 13 provinca.

Një nga bastisjet u zhvillua në orën 2 të mëngjesit të së hënës në një shtëpi në fshatin Elmalik të provincës Yalova, që ndodhet në jug të Stambollit në një lagje banimi.

Kur oficerët bastisën shtëpinë, pati shkëmbim zjarri, duke rezultuar në vdekjen e tre oficerëve dhe gjashtë luftëtarëve të dyshuar të ISIS-it.

Yerlikaya theksoi se luftëtarët e vrarë në sulm ishin të gjithë shtetas turq. Tetë policë dhe një roje nate u plagosën gjithashtu.

Forcat speciale nga provinca e afërt e Bursës iu bashkuan operacionit për të ofruar mbështetje, duke përfshirë edhe zbatimin e masave të vazhdueshme të sigurisë në zonë.

Banorët dhe automjetet nuk u lejuan të hynin në zonën përreth shtëpisë së synuar, raportoi më parë transmetuesi TRT Haber, ndërsa guvernatori i Yalovës gjithashtu pezulloi mësimet në pesë shkolla aty pranë. /Telegrafi/

Trump: Sulmet ndaj ISIS-it në Nigeri ishin dhuratë Krishtlindjeje



Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj caqeve tĂ« ISIS-it nĂ« Nigeri ishin njĂ« “dhuratĂ« Krishtlindjeje” pĂ«r grupin terrorist.

Ai deklaroi se “dhjetĂ«ra mijĂ«ra tĂ« krishterĂ«â€ po vriten nĂ« Nigeri dhe shtoi se kishte paralajmĂ«ruar qeverinĂ« nigeriane pĂ«r pasojat.

“ThashĂ« dje, goditini ditĂ«n e Krishtlindjeve, do tĂ« jetĂ« njĂ« dhuratĂ« Krishtlindjeje”, tha Trump.

Ai theksoi se forcat amerikane goditĂ«n fort ISIS-in nĂ« disa lokacione, duke e quajtur grupin terrorist “tĂ« tmerrshĂ«m”.

“Dje u goditĂ«n shumĂ« fort. MorĂ«n njĂ« dhuratĂ« Krishtlindjeje shumĂ« tĂ« keqe”, shtoi ai.

Ndryshe, Trump njoftoi se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj caqeve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë.

Komanda e SHBA-sĂ« pĂ«r AfrikĂ«n (AFRICOM) tha se sulmet u kryen “me kĂ«rkesĂ« tĂ« autoriteteve nigeriane” nĂ« shtetin Sokoto, duke vrarĂ« disa terroristĂ« tĂ« ISIS-it.

Nigeria konfirmoi se vazhdon të bashkëpunojë me SHBA-në për çështje sigurie për të adresuar kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. /AA/

Foto që tregojnë pasojat e sulmit amerikan në Nigeri



Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një sulm ajror ndaj luftëtarëve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, në koordinim me qeverinë nigeriane.

Tani mediat kanë publikuar foto që tregojnë pasojat e këtij sulmi.

Sulmi, sipas raportimeve, e habiti popullsinë vendase.

Fshati Jabo ishte një nga zonat e goditura nga sulmet amerikane.

Balira Sa'idu thotë se sulmet "ndryshuan gjithçka".

"Duhet të mendoj për dasmën time, por tani jam në panik. Sulmet kanë ndryshuar gjithçka. Familja ime është e frikësuar dhe as nuk e di nëse është e sigurt të vazhdoj me planin e dasmës në Jabo", tha ajo.

Aliyu Garba është një udhëheqës tradicional në fshat.

Ai thotë se mbeturinat nga sulmet ishin shpërndarë përreth dhe disa banorë nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin forcat e sigurisë. /Telegrafi/


Nigeria njofton se SHBA do kryejë sulme të reja ndaj ISIS-it në vend

Nigeria njoftoi se mund tĂ« kryhen sulme tĂ« tjera kundĂ«r grupeve xhihadiste, pas atyre tĂ« kryera ditĂ«n e Krishtlindjeve nga forcat amerikane nĂ« veri tĂ« vendit. Kur u pyet pĂ«r mundĂ«sinĂ« e sulmeve tĂ« reja, Ministri i JashtĂ«m Yusuf Tugar i tha stacionit televiziv lokal ChannelsTV: “ËshtĂ« njĂ« proces i vazhdueshĂ«m dhe ne po punojmĂ« [
]

The post Nigeria njofton se SHBA do kryejë sulme të reja ndaj ISIS-it në vend appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri

Presidenti Donald Trump tha se forcat amerikane kanĂ« kryer sulme “tĂ« fuqishme dhe vdekjeprurĂ«se” tĂ« enjten ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« NigerisĂ«, disa javĂ« pasi paralajmĂ«roi kundĂ«r çdo sulmi sistematik ndaj tĂ« krishterĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« shtet. Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e NigerisĂ« tĂ« premten konfirmoi sulmet ajrore, duke i pĂ«rshkruar ato [
]

The post SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Sulme kundĂ«r objektivave tĂ« Shtetit Islamik nĂ« Nigeri

UASHINGTON, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump ka njoftuar njĂ« sulm ndaj objektivave tĂ« Shtetit Islamik nĂ« Nigeri nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« “masakrĂ«s kundĂ«r tĂ« krishterĂ«ve”.

“Shtetet e Bashkuara nisĂ«n njĂ« sulm tĂ« fuqishĂ«m dhe vdekjeprurĂ«s kundĂ«r sfumaturave terroriste tĂ« ISIS-it nĂ« NigerinĂ« VeriperĂ«ndimore, tĂ« cilĂ«t kanĂ« synuar dhe vrarĂ« mizorisht, kryesisht, tĂ« krishterĂ« tĂ« pafajshĂ«m”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

“GËZUAR KRISHTLINDJET tĂ« gjithĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« terroristĂ«t e vdekur, nga tĂ« cilĂ«t do tĂ« ketĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r nĂ«se masakra e tyre ndaj tĂ« krishterĂ«ve vazhdon”, shtoi presidenti, pa ofruar detaje mbi numrin e viktimave, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vazhdon tĂ« shkruajĂ« me germa kapitale pjesĂ« tĂ« postimeve tĂ« tij.

Incidenti i fundit vjen në një kohë të pasigurisë në rritje në vendin më të populluar të Afrikës, i cili ka luftuar me dhunën islamike prej disa vitesh.

NĂ« javĂ«t e fundit, rrĂ«mbimet masive nga kishat dhe shkollat ​​kanĂ« shkaktuar trazira dhe frikĂ« midis popullsisĂ«.

Trump paralajmëroi në fillim të nëntorit se Uashingtoni mund të përfshihej në sulmet ndaj të krishterëve, duke i bërë thirrje qeverisë nigeriane të parandalojë gjakderdhje të mëtejshme ose të përballet me shpërndarje të reduktuara të ndihmës.

”MegjithatĂ«, dhuna ka vazhduar, me tĂ« paktĂ«n pesĂ« persona tĂ« vrarĂ« dhe 35 tĂ« plagosur nĂ« njĂ« sulm vetĂ«vrasĂ«s me bombĂ« nĂ« verilindje tĂ« vendit”, tha dje njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i policisĂ«.

Pas sulmeve amerikane nĂ« DitĂ«n e Krishtlindjeve, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se ishte “mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen dhe bashkĂ«punimin me qeverinĂ« nigeriane”./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Sulme kundĂ«r objektivave tĂ« Shtetit Islamik nĂ« Nigeri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siria vret një anëtar të lartë të ISIS-it dhe arreston një tjetër

Autoritetet siriane njoftuan sonte se kishin vrarĂ« njĂ« anĂ«tar tĂ« lartĂ« tĂ« grupit Shteti Islamik dhe kishin kapur njĂ« anĂ«tar tjetĂ«r tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s organizatĂ« nĂ« operacione tĂ« reja pranĂ« kryeqytetit Damask, nĂ« bashkĂ«punim me koalicionin e udhĂ«hequr nga SHBA. “Operacioni rezultoi nĂ« neutralizimin e terroristit Mohammad Shahada, i njohur si ” Abu Omar Shaddad “, i cili [
]

The post Siria vret një anëtar të lartë të ISIS-it dhe arreston një tjetër appeared first on BoldNews.al.

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të ISIS-it

Autoritetet turke kanë ndaluar 115 të dyshuar të Shtetit Islamik, pasi dyshohet se do të kryenin sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Lajmi u konfirmua nga zyra e kryeprokurorit të Stambollit.

Bastisjet masive janë kryer në 124 vende të ndryshme të Stambollit, ku janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe dokumente të dyshimta.

Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.

Ndërkohë, policia turke bëri me dije se po vijon puna për kapjen e 22 personave të tjerë.

Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it, planifikonin sulme për Vitin e Ri



Autoritetet turke thonë se kanë penguar sulme të planifikuara në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pasi arrestuan më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Bastisje masive u kryen në 124 adresa në të gjithë Stambollin, ka njoftuar kryeprokurori i kryeqytetit, me ç'rast u sekuestruan armë zjarri, municione dhe "dokumente organizative".

Zyrtarët thanë se mbështetësit e ISIS-it kishin planifikuar në mënyrë aktive sulme në të gjithë Turqinë këtë javë.

Policia arrestoi 115 të dyshuar, por përpjekjet janë duke vazhduar për të gjetur 22 të tjerë, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin në kontakt me operativë të ISIS jashtë Turqisë.

Njoftimi vjen dy ditë pasi agjentët turq të inteligjencës kryen një bastisje kundër grupit në kufirin Afganistan-Pakistan.

Një shtetas turk, i cili dyshohet se ka mbajtur një rol të lartë në krahun e ISIS-it që vepron në rajon, u arrestua dhe u akuzua për planifikimin e sulmeve kundër civilëve.

Ndryshe, shërbimet e sigurisë së Turqisë shënjestrojnë rregullisht njerëz që dyshohen për lidhje me ISIS-in.

Vendi ndan një kufi prej 900 km me Sirinë, ku grupi vazhdon të veprojë në disa pjesë të vendit.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili ka lidhje të ngushta me qeverinë turke, është zotuar të punojë me SHBA-në dhe Evropën për të çrrënjosur elementët mbijetues të ISIS-it. /Telegrafi/

Shërbimi sekret turk arreston drejtuesin e lartë të ISIS, po përgatiste sulme terroriste në Evropë

ShĂ«rbimet turke tĂ« inteligjencĂ«s njoftuan sot (22 dhjetor) se arrestuan njĂ« udhĂ«heqĂ«s tĂ« dyshuar tĂ« grupit Shteti Islamik (ISIS), i cili po planifikonte sulme nĂ« rajon dhe deri nĂ« EvropĂ«, “midis Afganistanit dhe Pakistanit”, raportoi Agjencia Anadolu. “Mehmet Gören, njĂ« nga udhĂ«heqĂ«sit e dyshuar tĂ« organizatĂ«s terroriste Shteti Islamik, u arrestua nĂ« rajonin Afganistan-Pakistan nĂ« [
]

The post Shërbimi sekret turk arreston drejtuesin e lartë të ISIS, po përgatiste sulme terroriste në Evropë appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – SHBA godet 70 objektiva tĂ« ISIS-it nĂ« Siri

UASHINGTON, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Komanda Qendrore e SHBA-sĂ« (CENTCOM) njoftoi se ka goditur mĂ« shumĂ« se 70 objektiva nĂ« sulmet e saj kundĂ«r ISIS-it nĂ« Siri.

“Forcat amerikane goditĂ«n mĂ« shumĂ« se 70 objektiva nĂ« vende tĂ« shumta nĂ« SirinĂ« qendrore me avionĂ« luftarakĂ«, helikopterĂ« sulmi dhe artileri”, theksoi ajo.

Forcat e Armatosura tĂ« JordanisĂ« gjithashtu ofruan mbĂ«shtetje me avionĂ« luftarakĂ«â€, thuhet nĂ« njĂ« postim nĂ« X nga Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« ndjekim pa pushim terroristĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« amerikanĂ«t dhe partnerĂ«t tanĂ« nĂ« rajon”, theksohet nĂ« tĂ«. /os/

The post UASHINGTON – SHBA godet 70 objektiva tĂ« ISIS-it nĂ« Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

SHBA-tĂ« thonĂ« se ushtria e tyre ka kryer njĂ« “sulm masiv” kundĂ«r grupit tĂ« Shtetit Islamik (ISIS) nĂ« Siri, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« sulmi vdekjeprurĂ«s ndaj forcave amerikane nĂ« vend.

Komanda Qendrore e SHBA-sĂ« (Centcom) tha se avionĂ«t luftarakĂ«, helikopterĂ«t sulmues dhe artileria “goditĂ«n mĂ« shumĂ« se 70 objektiva nĂ« vende tĂ« shumta nĂ« tĂ« gjithĂ« SirinĂ« qendrore”. NĂ« sulm u pĂ«rfshinĂ« edhe avionĂ« nga Jordania.

Thuhet se operacioni “pĂ«rdori mĂ« shumĂ« se 100 municione precize” qĂ« synonin infrastrukturĂ«n dhe vendet e njohura tĂ« armĂ«ve tĂ« ISIS-it, shkruan BBC.

Presidenti Donald Trump tha se “ne po sulmojmĂ« shumĂ« fuqishĂ«m” kundĂ«r fortesave tĂ« ISIS-it, pas pritĂ«s sĂ« 13 dhjetorit nĂ« qytetin e PalmirĂ«s, ​​nĂ« tĂ« cilĂ«n u vranĂ« dy ushtarĂ« amerikanĂ« dhe njĂ« pĂ«rkthyes civil amerikan .

Në një deklaratë për X, Centcom, i cili drejton operacionet ushtarake amerikane në Evropë, Afrikë dhe Indo-Paqësor, tha se Operacioni Hawkeye Strike filloi në orën 16:00 të premten.

Komandanti i Centcom-it, Admirali Brad Cooper, tha se SHBA-tĂ« “do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ndjekin pa pushim terroristĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« amerikanĂ«t dhe partnerĂ«t tanĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-sĂ«, Pete Hegseth, tha se operacioni “nuk Ă«shtĂ« fillimi i njĂ« lufte, por njĂ« deklaratĂ« hakmarrjeje”./abcnews.al

Siria arreston pesë të dyshuar për të shtënat ndaj trupave amerikane dhe siriane në Palmyra



Siria ka arrestuar pesë persona të dyshuar për lidhje me të shtënat ndaj trupave amerikane dhe siriane në qytetin qendror sirian të Palmyra të shtunën, tha Ministria e Brendshme e Sirisë të dielën.

Dy ushtarë të ushtrisë amerikane dhe një përkthyes civil u vranë nga një sulmues i cili shënjestroi një konvoj të forcave amerikane dhe siriane, përpara se të qëllohej për vdekje.

Ministria e Brendshme Siriane e ka përshkruar sulmuesin si një anëtar të forcave të sigurisë siriane të dyshuar për simpatizim me Shtetin Islamik.

Sulmi ndodhi mezi një muaj pasi Siria njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi politik me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, gjë që përkoi me vizitën e Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë.

"Njësitë tona kryen një operacion të saktë dhe vendimtar sigurie në qytetin e Palmyra, pas një sulmi terrorist frikacak të kryer dje nga një individ i lidhur me Shtetin Islamik", tha Ministria e Brendshme e Sirisë në një deklaratë.

"Operacioni u krye në koordinim të plotë me Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar, dhe rezultoi në arrestimin e pesë të dyshuarve, të cilët u referuan menjëherë për t'u marrë në pyetje", u tha ndër tjera.

Tre ushtarë amerikanë u plagosën në sulm, tha Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane. Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA tha se dy personel sirian u plagosën gjithashtu.

Ministria e Brendshme e Sirisë tha se kishte vlerësuar sulmuesin vetëm disa ditë para sulmit dhe kishte arritur në përfundimin se ai mund të kishte pikëpamje ekstremiste. Një vendim për të ardhmen e tij ishte në pritje.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka kryer sulme ajrore dhe operacione tokësore në Siri duke synuar të dyshuarit e Shtetit Islamik në muajt e fundit, shpesh me përfshirjen e forcave të sigurisë të Sirisë. Siria muajin e kaluar gjithashtu kreu një fushatë mbarëkombëtare duke arrestuar më shumë se 70 persona të akuzuar për lidhje me grupin.

Shtetet e Bashkuara kanë trupa të stacionuara në Sirinë verilindore si pjesë e një përpjekjeje dhjetëvjeçare për të luftuar Shtetin Islamik, i cili mbajti pjesë të Sirisë dhe Irakut nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Qeveria e Sirisë tani udhëhiqet nga ish-rebelë që rrëzuan udhëheqësin Bashar al-Assad vitin e kaluar pas një lufte civile 13-vjeçare, përfshirë anëtarë të ish-degës së Al Kaedës në Siri, të cilët u ndanë nga grupi dhe u përleshën me Shtetin Islamik. /Telegrafi/

Trump zotohet për hakmarrje/ Vrasja e ushtareve amerikanë në Siri, presidenti: Ishte një pritë e tmerrshme

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të hakmerren, pasi dy ushtarë dhe një civil amerikan u vranë në një sulm të Shtetit Islamik në Siri.

“Ne vajtojmĂ« humbjen e tre patriotĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj nĂ« Siri. Ishte njĂ« pritĂ« e tmerrshme. Kemi edhe tre tĂ« plagosur. Do ta shihni. Ne do tĂ« hakmerremi”, tha Trump.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ishte i shkatërruar nga ajo që ndodhi dhe theksoi se Siria po luftonte përkrah trupave amerikane.

Muajin e kaluar, gjatë vizitës në Washington të al-Sharaa, Damasku iu bashkua koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes u vranë të shtunën në Siri nga militantët e grupit ekstremist të ISIS ndërsa po mbështesnin operacione kundër terrorizmit në këtë shtet.

Sulmi ndaj trupave amerikane në Siri ishte i pari me viktima që nga rënia e Presidentit Bashar Assad një vit më parë.

Dy ushtarët Amerikanë dhe përkthyesi i tyre u vra në zonën e shkretëtirës së Palmirës nga një person qe hapi zjarr ndaj një patrulle të përbashkët të forcave amerikane dhe siriane në këtë zone.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se vizita e delegacionit amerikan në Palmirë është pjesë e një strategjie të Shteteve të Bashkuara për të zgjeruar praninë e tyre në Siri, veçanërisht në zonat e shkretëtirës./abcnews.al

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil u vranë në Siri nga një sulm i ISIS-it

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil të SHBA-së u vranë në Siri gjatë një prite të armatosur në qytetin Palmyra, në qendër të vendit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom), sulmi u krye nga një militant i Shtetit Islamik (ISIS), i cili u vra gjatë përplasjes.

Tre ushtarë të tjerë amerikanë mbetën të plagosur, ndërsa media shtetërore siriane raportoi se edhe dy pjesëtarë të forcave siriane të sigurisë u plagosën.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi ngjarjen si një sulm të ISIS-it dhe paralajmëroi një kundërpërgjigje të fortë. Sulmi u dënua gjithashtu nga qeveria siriane dhe zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët theksuan angazhimin për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit.

Ngjarja është ende nën hetim dhe identitetet e viktimave nuk janë bërë publike, në pritje të njoftimit të familjarëve.

Trump paralajmëron hakmarrje të ashpër pas vrasjes së tre amerikanëve nga ISIS në Siri



Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, tha se “do tĂ« ketĂ« hakmarrje shumĂ« serioze”, pasi dy ushtarĂ« amerikanĂ« dhe njĂ« civil u vranĂ« nĂ« njĂ« sulm nĂ« Siri pĂ«r tĂ« cilin Uashingtoni fajĂ«son grupin e Shtetit Islamik.

“Ky ishte njĂ« sulm i ISIS-it kundĂ«r SHBA-sĂ« dhe SirisĂ«, nĂ« njĂ« pjesĂ« shumĂ« tĂ« rrezikshme tĂ« SirisĂ« qĂ« ata nuk e kontrollojnĂ« plotĂ«sisht”, tha ai.

Trump u tha gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« se presidenti i SirisĂ«, Ahmed al-Sharaa, ishte “i shkatĂ«rruar nga ajo qĂ« ndodhi” dhe theksoi se Siria po luftonte pĂ«rkrah trupave amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se tre ushtarë u plagosën në një pritë nga një anëtar i vetëm i ISIS-it në Sirinë qendrore.


NEW: President Trump vows to retaliate against ISIS after two U.S. soldiers and U.S. interpreter were killed in an ambush in Syria. Three others were also injured.

“This was an ISIS attack on us and Syria. And again, we mourn the loss and we pray for them and their parents and
 pic.twitter.com/IPvZMYko9Y
— Fox News (@FoxNews) December 13, 2025


Ushtria amerikane tha se personi i armatosur u vra.

Sulmi ndaj trupave amerikane në Siri ishte i pari me viktima që nga rrëzimi i presidentit Bashar Assad një vit më parë.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha se civili i vrarë ishte një përkthyes amerikan dhe se sulmi kishte në shënjestër ushtarët e përfshirë në operacionet e vazhdueshme kundër terrorizmit në rajon. /Telegrafi/

Kampet e ISIS-it paraqesin problem të rrezikshëm për udhëheqësit e Sirisë

Stepat e thata të Sirisë verilindore shtrihen pothuajse pa ndërprerje deri në kufirin me Irakun, ku boshllëkun e thyen vetëm ndonjë pompë nafte, derisa rruga të çon drejt një kampi gjigant. Një gardh metalik i mbuluar me tela me gjemba rrethon kompleksin e madh dhe kamionë furnizimi shtrihen për më shumë se gjysmë kilometri jashtë portave.

Ky është kampi i ndalimit Al Hol, ku shumica e të ndaluarve janë familjarë, gra, motra dhe fëmijë, të luftëtarëve të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS). Në burgjet përreth ndodhen mbi 8 mijë luftëtarë të ISIS-it.

Për vite me radhë, ISIS-i sundoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut fqinj, duke zbatuar në mënyrë brutale interpretimin e tij ekstrem të ligjit islamik. Ndërsa forcat siriane të udhëhequra nga kurdët, me mbështetjen e SHBA-ve, rimorën territoret, mijëra luftëtarë të ISIS-it dhe dhjetëra mijëra familjarë të tyre u ndaluan.

Forcat amerikane ua besuan aleatëve të tyre kurdë ruajtjen e të ndaluarve dhe familjeve të ISIS-it. Por tani, Pentagoni po redukton praninë ushtarake në Siri dhe ka sinjale se zyrtarët amerikanë duan që qeveria e re siriane të marrë përgjegjësinë për burgjet dhe kampet e ndalimit.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të integruar milicinë e fuqishme kurde, të njohur si Forcat Demokratike Siriane (SDF), në ushtrinë e rindërtuar të vendit, ndërsa autoritetet përpiqen të ribashkojnë Sirinë pas një lufte civile 13-vjeçare.

Një pengesë serioze është mosbesimi i shumë kurdëve ndaj qeverisë dhe angazhimit të saj për të luftuar ISIS-in. Qeveria drejtohet nga ish-rebelë islamistë, dikur të lidhur me Al Kaedën, dhe shumë kurdë frikësohen se ata mund të lirojnë militantë të ISIS-it.

Megjithatë, deri tani qeveria ka mbajtur një qëndrim të fortë publik kundër ISIS-it. Në nëntor, Siria pranoi të bashkohej me një koalicion të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit, i cili vazhdon të jetë aktiv në vend.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve amerikanë, gjatë vitit të fundit ISIS-i ka zgjeruar shtrirjen, shpeshtësinë dhe ashpërsinë e sulmeve. Grupi ka sulmuar një kishë ortodokse greke në Damask dhe ka kryer atentate me bomba kundër forcave të qeverisë siriane.

Administratorët e kampeve thonë se operativë të ISIS-it ndodhen ende brenda tyre dhe fokusohen në radikalizimin e fëmijëve.

“Kur vizitova kampin Al Hol kĂ«tĂ« vit, fĂ«mijĂ«t silleshin nĂ« grupe brenda hapĂ«sirĂ«s sĂ« rrethuar. MĂ« tĂ« vegjlit mbanin fort rrobat e gjata tĂ« zeza tĂ« nĂ«nave. Disa gra i largonin fĂ«mijĂ«t me shpejtĂ«si nga vizitorĂ«t e huaj, duke murmuritur fjalĂ«n “kafir”, qĂ« nĂ« arabisht do tĂ« thotĂ« “jobesimtar””, raportoi gazetarja Alissa Rubin pĂ«r New York Times.

Disa gra shmangnin kontaktin me të huajt, ndërsa të tjera mblidheshin rreth meje, duke kërkuar dëshpërimisht të dëgjoheshin. Për shumë prej banorëve, nuk ka rëndësi se kush është në pushtet.

“Duam tĂ« kthehemi nĂ« shtĂ«pi. Jemi shumĂ« tĂ« lodhur”, mĂ« tha nĂ« pranverĂ« Um al-Bara, njĂ« grua nga qyteti irakian Hit. Ajo ishte e veshur, si shumĂ« tĂ« tjera, me rroba tĂ« zeza qĂ« mbulonin trupin, fytyrĂ«n dhe duart, nĂ« respekt tĂ« rregullave fetare tĂ« ISIS-it.

Administratorja e kampit, Jihan Hanan, tha në nëntor se nuk ishte e sigurt nëse Um al-Bara ishte ende në kamp apo ishte kthyer në Irak bashkë me mijëra gra të tjera irakiane.

Një tjetër grua, duke mbajtur pranë një vajzë të vogël me hundë që rridhte, më tha se quhej Hawla dhe kishte dy vajza dhe dy djem. Ajo tha se fëmijët po vuanin sepse nuk kishte shkollim të rregullt dhe se ata po ndëshkoheshin për veprimet e babait të tyre, ndonëse nuk kishin bërë asgjë të keqe.

Sipas Hanan, Hawla dhe fëmijët e saj u lejuan të ktheheshin në Irak në vjeshtë, pasi kishin kaluar gjashtë vjet në Al Hol.

“Kam nevojĂ« pĂ«r trajtim mjekĂ«sor”, lutej Lutf al-Nassan, 65 vjeçe, duke mĂ« kapur pĂ«r mĂ«nge. Ajo tha se kishte probleme me zemrĂ«n dhe se ilaçet i kishin mbaruar. ZyrtarĂ«t e kampit thanĂ« se nuk dinin nĂ«se ajo ishte kthyer nĂ« Irak.

Kampi Al Hol dhe kampi tjetër aty pranë, Roj, strehojnë aktualisht mbi 27 mijë familjarë të luftëtarëve të ISIS-it. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar për ndonjë krim.

Kampet ndodhen në një zonë verilindore të kontrolluar nga kurdët dhe të siguruara nga SDF. Administratorët paralajmërojnë se po rritet një brez i ri i indoktrinuar nga nënat me ideologjinë ekstremiste të ISIS-it.

“TĂ« gjitha gratĂ« kĂ«tu janĂ« tĂ« radikalizuara. Ato qĂ«ndruan me ISIS-in deri nĂ« fund”, tha Hokmiya Ibrahim, administratore e kampit Roj. “Por problemi mĂ« i madh Ă«shtĂ« se nĂ«nat po i edukojnĂ« fĂ«mijĂ«t sipas ideologjisĂ« sĂ« Shtetit Islamik”, shtoi ajo.

Sipas administratorëve, rreth 60% e popullsisë së dy kampeve janë nën 18 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë kaluar vite të tëra në një ambient ku mbizotëron ideologjia kufizuese e ISIS-it.

Të ndaluarit më ekstremë në Al Hol janë kryesisht nga vende jashtë Lindjes së Mesme, përfshirë Taxhikistanin, Azerbajxhanin, Francën dhe Rusinë. Rreth 6 mijë gra dhe fëmijë jetojnë në një zonë të veçantë të kampit, e mbyllur për vizitorët për shkak të rrezikshmërisë.

Kushtet në të dy kampet janë të rënda. Pakënaqësia, dhuna dhe problemet shëndetësore janë të përhapura. Armët kontrabandohen rregullisht dhe gratë ose djemtë më të rritur përpiqen shpesh të arratisen.

Qindra automjete hyjnë çdo ditë për furnizime dhe mund të përdoren për të nxjerrë njerëz fshehurazi, tha Hanan.

“Çdo ditĂ« njerĂ«zit po ikin dhe duket si njĂ« operacion i organizuar”, shtoi ajo.

AdministratorĂ«t thonĂ« se mezi po arrijnĂ« t’i mbajnĂ« kampet funksionale, sidomos pasi administrata Trump uli kĂ«tĂ« vit fondet e USAID-it pĂ«r shĂ«rbime bazĂ« si uji, buka dhe kujdesi mjekĂ«sor. Edhe pse furnizimi me ujĂ« dhe bukĂ« u rifillua mĂ« vonĂ«, shĂ«rbimet mjekĂ«sore, arsimore dhe pĂ«r mbrojtjen e fĂ«mijĂ«ve mbeten tĂ« pezulluara.

Pas këtyre shkurtimeve, u rritën dhuna dhe arratisjet, ndërsa pati protesta kundër vendimit për ndalimin e pagesave ndaj disa organizatave ndihmëse. Disa të ndaluar sulmuan zyrat e ndihmës, duke thyer dyer e dritare dhe duke plagosur roje.

Vitin e kaluar, njĂ« çift nĂ« Al Hol vendosi jelekĂ« shpĂ«rthyes artizanalĂ« dhe kĂ«rcĂ«noi se do t’i shpĂ«rthente gjatĂ« njĂ« operacioni sigurie. Ata u vranĂ« pasi refuzuan tĂ« dorĂ«zoheshin.

ShumĂ« prej tĂ« ndaluarve duan tĂ« kthehen nĂ« Siri, Irak ose vende tĂ« tjera, por disa shtete refuzojnĂ« t’i pranojnĂ« pĂ«r arsye sigurie, duke i lĂ«nĂ« gra dhe fĂ«mijĂ« nĂ« njĂ« gjendje pasigurie tĂ« pĂ«rhershme.

Iraku dhe Siria janë zotuar të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Në vitin 2024, rreth 40% e të ndaluarve ishin sirianë, sipas OKB-së. Iraku ka kthyer gati 19 mijë shtetas, ndërsa Siria deri tani vetëm disa qindra.

Disa gra mbeten besnike ndaj ISIS-it, por tĂ« tjera duan vetĂ«m tĂ« kthehen nĂ« familjet e tyre, si Evelyne De Herdt, njĂ« belge 35-vjeçare. Ajo tha se ishte zhgĂ«njyer nga lĂ«vizja dhe kĂ«rkonte “njĂ« jetĂ« normale”.

E rritur katolike, ajo u konvertua në Islam me kërkesë të bashkëshortit dhe erdhi në Siri në vitin 2015. Vajza e saj, Asia, lindi po atë vit. Bashkëshorti u vra duke luftuar për ISIS-in, ndërsa Asia u vra në vitin 2019 gjatë luftimeve. Belgjika ka pranuar të rikthejë vetëm disa gra me fëmijë, por ka refuzuar të tjerat pa fëmijë.

“Sepse vajza ime ka vdekur, unĂ« nuk konsiderohem nĂ«nĂ«â€, tha ajo me zĂ« tĂ« ulĂ«t.

Kështu, si mijëra të tjera, ajo vazhdon të presë, e braktisur në shkretëtirë.

TĂ« rinj, ekstremĂ« dhe tĂ« dhunshĂ«m – cilat janĂ« arsyet?

15 dhe 17-vjeçarĂ«t, tĂ« cilĂ«t e identifikuan veten me organizatĂ«n terroriste “Shteti Islamik” (IS), planifikuan tĂ« vrisnin sa mĂ« shumë njerĂ«z tĂ« ishte e mundur me njĂ« kamion. Synimi i tyre ishte tregu i Krishtlindjeve nĂ« Leverkusen. Dy ditĂ« para sulmit tĂ« planifikuar, adoleshentĂ«t u arrestuan pasi policia mĂ«soi pĂ«r bisedat e tyre nĂ« internet. TĂ« miturit, tĂ« cilĂ«t janĂ« [
]

The post TĂ« rinj, ekstremĂ« dhe tĂ« dhunshĂ«m – cilat janĂ« arsyet? appeared first on BoldNews.al.

❌