Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë

Një meteorit i rrallë, i gjendur në Alaska, po bën që shkencëtarët të rimendojnë origjinën e ujit në Tokë.

Gjetjet e reja sugjerojnë se planeti ynë mund të kishte hidrogjenin e nevojshëm për të formuar ujë vetë, pa ndihmën e asteroideve, duke sfiduar teorinë që Toka e hershme ishte e thatë, sipas” Daily Glaaxy”.

Ky informacion vjen nga studimet e kryera nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët analizuan një meteorit enstatit chondrite të njohur si “LAR 12252”. Përbërja e tij, që ngjan me Tokën para 4,55 miliardë vjetësh, tregoi sasi të konsiderueshme hidrogjeni që më parë nuk ishin zbuluar.

Studimet e mëparshme kishin gjetur vetëm gjurmë të vogla hidrogjeni në “LAR 12252”, të cilat mund të ishin shkaktuar nga kontaminimi pas mbërritjes së meteoriti në Tokë. Ekipi i ri analizoi matriksin, materialin që rrethon chondrulet, dhe zbuloi hidrogjen sulfurik natyral.

Sipas Thomas Barrett, autor kryesor i studimit, kjo tregon se hidrogjeni nuk erdhi nga toka, por ishte pjesë e përbërjes origjinale të meteoriti, duke ofruar prova që uji mund të ishte formuar në Tokë natyralisht.

Meteoriti “LAR 12252” bën pjesë në grupin e rrallë të enstatit chondrite, që përputhet ngushtë me përbërjen izotopike të Tokës së hershme. Këta meteorite shihen si “fotografi” të materialit që formoi planetin tonë.

Mendimi i mëparshëm ishte se Toka ishte relativisht e thatë dhe uji erdhi më vonë nga asteroidet e lagura. Gjetjet e reja tregojnë se përbërësit e Tokës mund të kishin qenë “të pasur me hidrogjen”, duke mundësuar formimin natyral të ujit.

Ky zbulim ndryshon mënyrën se si kuptojmë evolucionin kimik të Tokës. Sipas studiuesve të Oksfordit, formimi i ujit ishte një pasojë natyrore e materialeve të planetit, jo një rastësi kozmike.

Zjarri përfshin një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një banesë në Tetovë.

Sipas informacioneve të para dyshohet një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.

Rusia dënon kërcënimet e SHBA ndaj Iranit

Rusia dënoi qëndrimin e SHBA-së ndaj Iranit si “ndërhyrje” në politikën e saj të brendshme.

Po ashtu shton se kërcënimet e saj për sulme të reja ushtarake ishin “kategorikisht të papranueshme”.

“Ata që planifikojnë të përdorin trazirat e frymëzuara nga jashtë si pretekst për të përsëritur agresionin kundër Iranit të kryer në qershor 2025 duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat katastrofike të veprimeve të tilla për situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Trazirat në Teheran/ Steve Witkoff takohet me Reza Pahlavi-n, djalin në mërgim të Shahut të Iranit

Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran u përshkallëzua, Steve Witkoff i dërguari i Donald Trump, ka zhvilluar një takim sekret me djalin në mërgim të shahut të fundit të Iranit.

Witkoff dhe Reza Pahlavi sipas mediave ndërkombëtare diskutuan trazirat që kanë përfshirë Iranin, ku janë raportuar për më shumë se 2 mijë viktima

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave 15 ditë më parë.

Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një udhëheqës kalimtar në rast të rënies së regjimit, por ai nuk është veçanërisht popullor në mesin e iranianëve.

Më herët Presidenti Trump i bëri thirrje popullit iranian të “vazhdojë protestat” dhe të “pushtojë zyrat qeveritare”, ndërsa theksoi se “ndihma rrugës”.

Tragjedi në Austri, tre skiatorë bllokohen nga orteku, ndërrojnë jetë

Tre skiatorë u bllokuan sot nga ortekët në Austri. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë humbur jetën dhe mes tyre ishte edhe një 13-vjeçar.

13-vjeçari një shtetas çek, po bënte ski me një fëmijë tjetër në mesditë në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet Austriake.

Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, sipas Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein.

Ndërsa një tjetër tragjedi ndodhi në lindje, në Untertauern në Austrinë qendrore, ku një skiatore dhe partneri i saj u rrëmbyen nga një ortek.

“Ndoci, ndër 5 më të rrezikshmit në Shqipëri”/ Delia: Doli në skenë nga përgjimet e “sky ecc”! Karamuço: Do i shërbejë grupeve kriminale

Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka bërë një profil të figurës së Altin Ndocit i cili u arratis këtë të martë nga spitali i Durrësit.

Delia tha se Ndoci ka qenë një figurë e njohur për policinë e Tiranës ndërsa nënvizoi se doli në shumë në skenë nga përgjimet e sky ecc.

“Janë personazhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Kishte të paktën 4 vrasje që SPAK thotë i kemi të dokumentuara. Historia e tij ka një të shkuar. Në policinë e Tiranë njihej që nga 2010. Në 2015 ishte arrestuar për grabitje automjetesh. Më pas doli në skenë edhe nga bisedat e skyecc, dhe më pas nga dëshmitë e Nuredin Dumanit. Nisur nga akuzat dhe çfarë bisedonin personazhet e dosjes, mbahej nga personat më të rrezikshëm”, tha ai.

Nga ana e tij eksperti i Kriminalistikë, Ervin Karamuço tha se Altin Ndoci shihet si një “aset për grupet kriminale”. Sipas tij do të vihet në shërbim nga grupet kriminale për të kryer vrasje të tjera.

“Mendoj që nuk do iki nga Shqipëria, mendoj që do vihet në shërbim nga grupe kriminale për të kryer vrasje të tjera më vjen keq ta them këtë”, u shpreh ai.

Dënohet babai i kandidates së PSD/ Dha para për votën e vajzës, GJKKO dënon Pandeli Bozhën

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, ky i fundit babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha.

Pandeli Bozha, 70-vjec, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në Zgjedhje” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit, togat e zeza në fund vendosën që ai të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.

Edhe Vladimir Lushkaj, u gjet fajtor, po në fund gjykata e posaçme vendosi përjashtimin nga dënimi të të pandehurit Lushkaj.

Babai i kandidates për deputete nën siglën e PSD, Limonera Bozha, u dërgua për gjykim nga SPAK, në qershor të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Organi i akuzës arriti të dokumentojë me pamje filmike momentin kur më datë 8 maj 2025,  3 ditë para zgjedhjeve, Buzha shkon në banesën e Lushkajt.

Gjatë takimit, SPAK thotë se 70-vjeçari i ka futur në xhep një shumë parash Vladimir Lushkajt dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i treguar emrin e vajzës së tij, për të cilën i kërkonte edhe votën. Lushkaj u ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletë votimit me të cilin Bozha i kërkoi votën për vajzën, ku sipas organit të akuzës emri i Limonera Bozhës ishte i theksuar me ngjyrë portokalli, prova këto që janë sekuestruar nga SPAK.

Londra dhe Lisbona dënojnë shtypjen e dhunshme të protestave në Iran

Sekretarja e Jashtme Britanike, Yvette Cooper, dënoi Iranin për vrasjen e protestuesve, duke thënë se Britania kishte thirrur ambasadorin e Iranit për të nënvizuar seriozitetin e situatës.

“Mbretëria e Bashkuar dënon me fjalët më të ashpra vrasjen e tmerrshme dhe brutale të protestuesve irania dhe ne kërkojmë që autoritetet iraniane të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të tyre”, tha Cooper në Dhomën e Komunave.

Cooper tha se Britania do të paraqiste një projektligj për të zbatuar sanksione të tjera dhe masa sektoriale kundër Iranit. Nga ana e saj, Portugalia thirri të hënën ambasadorin e Iranit në Lisbonë për të përcjellë “dënimin e saj të fortë” të “shtypjes së dhunshme të protestave” kundër regjimit të Teheranit në ditët e fundit.

“Për më tepër, brenda kornizës së koordinimit evropian, Portugalia është e gatshme të forcojë sanksionet kundër Iranit”, tha Ministria e Jashtme në një reagim në platformën X.

SHBA: Presim veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.

Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.

Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.

Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./REL/

Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për mikun e madh të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al Nayan.

Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shpreh falënderimet për nderimet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama;

Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan

Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të emirateve të bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët.

Arratisja nga spitali e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Pas arratisjes nga spitali e Altin Ndocit është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë.

Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut.

Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Përmbytjet/ Balluku në Fier: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur, skuadrat janë në terren

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në Fier. Ajo është takuar me banorë në Asturkas, ndërsa nënvizon se strukturat janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“Jemi në një stad më të përmirësuar të situatës. Lumi Seman është kthyer në shtratin e tij. Evakuimi i qytetarëve është bërë i plotë. Kishim një situatë me barinjtë që nuk po arrinin të kontaktonin, ata janë gjetur dhe janë të sigurt. Ndërsa në dy tre ditët në vijim nuk parashikohet reshje dhe kjo do jetë koha për të rikuperuar. Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet”, u shpreh Balluku.

“Janë parti kryetarësh, më keq se të vjetrat”/ Roland Bejko: Partitë e reja nuk kanë organizim në terren

Në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, u shpreh se shqiptarët kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre edhe për partitë e reja. Sipas tij nuk kanë marrë mbështetje pasive pasi kanë qëndruar po në sjelljet e vjetra.

“Ngjarja që ndodhu me partitë e vogla sherri i brendshëm për vendin e deputetit i hoqi maskën. Pra ka penalizuar edhe partitë e tjera, janë futur të gjitha në një kategori sepse edhe gjykimi para zgjedhjeve i futi të gjitha në një pritshmëri. Pra reflektoi disi”, tha Bejko.

Gjithashtu Bejko tha se partitë e reja nuk kanë organizim në terren

“Elementi i parë ishte elementi i sjelljes së brendshme te partitë por edhe me njëra tjetrën. Këto janë edhe më shumë parti kryetarësh se të vjetrat. A ka rryma të nëndheshme brenda këtyre partive? Këtë nuk mund ta thuash sepse nuk ka. Janë më rëndë se partitë e vjetra. Dhe po ashtu partitë e reja nuk kanë organizim në terren. Edhe në kushtet kur kemi teknologjinë e re dhe t’i mund të shkosh te qytetari, sërish ‘lipset’ të shkosh e ti takosh.”, shtoi ai.

Suedia investon rreth 374 milionë euro për dronë ushtarakë

Suedia do të investojë katër miliardë korona suedeze (rreth 374 milionë euro) për blerjen e dronëve për forcat e saj të armatosura, deklaroi sot ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson duke theksuar se Evropa duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj dhe për Ukrainën.

”Ky investim përfshin dronë zbulimi dhe të luftës elektronike, si edhe municione me rreze të gjatë veprimi, të njohura gjithashtu si dronë kamikazë ose dronë vetëvrasës”, sqaroi Jonson.

”Fondi përfshin gjithashtu dronë detarë për çminim dhe për mbikëqyrje detare. Të gjitha këto sisteme pritet të dorëzohen brenda dy viteve”, përfundoi ai.

Vendit skandinav do t’i duhet gjithashtu të shpenzojë 1,3 miliardë korona (rreth 121,5 milionë euro) për të forcuar kapacitetet hapësinore, me rreth 10 satelitë ushtarakë që do të rrisin efikasitetin e sistemeve tona pa pilot dhe të raketave të lundrimit.

Suedia njoftoi dje një investim prej 15 miliardë koronash (rreth 1,4 miliardë euro) në mbrojtjen ajrore tokësore.

Duke folur në një forum vjetor për mbrojtjen, Jonson u shpreh se situata e sigurisë është përkeqësuar edhe më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Pse nuk votoni PD, edhe nëse del një parti e re? Ja si përgjigjen shqiptarët në sondazhin e ABC News

Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” të publikuar në ABC News, pyetjes “Ju që do të votonit vetëm për një parti të re, NQS krijohet, përse nuk votoni për PD-në?, të anketuarit janë përgjigjur; 12.7 % ka dështuar në qeverisje.

Ndërsa 24.3 % janë përgjigjur se partia është në diktatin e Berishës. Ndërkohë 12.5% janë përgjigjur; ‘se drejtuesi është 81 vje’ç.

Dhe 50.5% janë përgjigjur ‘të tria arsyet bashkë’.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Kampioni i përpunuar është, 1444 banorë të rritur të vendit.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë anonime nga të anketuarit, ndërsa maksimumi i marzhi të gabimit statistikor përllogaritet +/- 2.6%

Foltorja kundër…Berishës/ U mblodhën kundër qeverisë, por “fituan” tezat Salianji

Rezistence sipas motit. Njerëzit në shesh tkurren ashti si temperaturat e këtij janari. Më në fund edhe militantet e PD, kanë filluar të besojnë se Rama nuk bie me 1 natë dimri.  Mes mungesave ishte dhe Salianji, por ne foltoren modeste te doktorit, nuk munguan tezat e tij.

“Pas Rithemelimit, Dështuam në zbatim. E gabuar që i imponuam demokratëve figura të papëlqyera në drejtimin e PD dhe në parlament. Gabuam me primaret. Ju morëm hakun disa më të votuarve. Lamë disa pas karriges. Me aleatë fiktivë. Pas 11 majit, nuk bëmë analizë, të shihnim njëri tjetrin në sy. Duhet të reformohemi. Doktor, mos u beso më importeve, besoju Made in PD”

Kritikat nuk i dëgjoi gazmend bardhi qe mungonte, por ishin Noka dhe Këllici, i cili pot e hënën u thirr ne SPAK për fondet e paqarta të rithemelimit. Por Berisha mendon se 2026 do jete viti I tij, po për arsye te mira.

“Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës.
Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës.”

Por doktori siguroi, se Shqipëria nuk behet kopje, ka mënyrën e vet origjinale. Këtë radhë evokoi serish fantazmën e ish pacientit te tij te klinikes se udhëheqësve:

“Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës.

Risia e vetme e dekorit të protestës ishte një portret I ri I Ramës i veshur me tute nike, ndërsa si gjithmonë në listën e hetuar nga SPAK  të qeverisë, mungonte Arben Ahmetaj.

Foltorja kësaj radhe zgjati 20 minuta, por me shume sesi ogur I zi për jetëshkurtësinë e qeverise, ishte sinjal se edhe doktori e ndjen te ftohtin. Gjithsesi Berishës I duhet te nxitoje. Dikush tjetër ka zënë be se do rrezojë qeverinë një javë para tij. Tiku sa herë afrohet doktori, sërish, bredh nëpër bulevard, me premtimin se do e rrëzojë Ramën para tij, më 17 janar.

Përshkallëzimi i protestave/ Krisafi: Regjimi iranian po lëkundet. Strategjia e SHBA, për të kufizuar ndikimin kinez

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Iranin.

Ai theksoi se në protesta janë përfshirë edhe zonat e vogla rurale dhe jo vetëm zonat e mëdha. Krisafi nënvizoi se me përshkallëzimet e protestave, duket se regjimi iranian po lëkundet.

“Nëse do ishim kufizuar tek Teherani vështirë se mund të flisnim për lëkundje të regjimit. Në momentin që duhet të nxjerrës elitën për të vrarë protestues tregon që nuk ka funksionuar.  Mundësia e goditje amerikane mund të jetë 50 me 50. Por një goditje amerikane mund të rrëzonte regjimin, por nuk është e qartë se kush mund të vijë në pushtet”, tha ai.

Më tej nënvizoi se administrata amerikane ka një linjë konkrete për të ‘limituar’ lëvizjet e Kinës.

“Në momentin që amerikanët mund të marrin situatën në dorë në Iran, ajo naftë që shkonte në Kinë, nuk shkon më. Më shumë se sa tek nafta duket se po ndiqet një strategji për të kufizuar sa më shumë Kinën. E njëjta gjë edhe me Groenlandën, po tenton të kufizojë apo dobësojë Kinën. Sigurisht që kinezët janë të shqetësuar dhe e shohin që strategjia amerikane është drejtpërdrejt ndaj Kinës”, tha ai.

/abcnews.al/

“Ka shumë pakënaqësi në shoqëri”/ Jani Marka: ‘Lëvizja Bashkë’ kërkon zgjedhje të parakohshme

Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë”, u shpreh se në shoqëri ka shumë pakënaqësi dhe se kjo duhet të kthehet në reagim kundër mungesës së përgjegjësisë së institucioneve.

Gjithashtu ai theksoi se Lëvizja Bashkë ndryshe nga partitë e tjera kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Qytetarët siç e shikojnë personal mungesën e ujit duhet të shikojnë personale edhe vjedhjen e taksave. Ka shumë pakënaqësi në shoqëri. Kur doli rasti i korrupsionit të Ballukut, nuk kemi dalë fare në media. Lëvizja Bashkë të hënën tjetër do jetë seanca e parë në Parlament, ne do jemi sërish aty për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Partitë e tjera kërkojnë qeveri teknike për t’i zgjatur jetën politike Edi Ramës. Duhet të rritet presioni qytetar që ai të detyrohet të japë dorëheqjen”, tha ai.

❌