❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Babadimri gjigant prej rëre dhe mollësh thyen rekord botëror



Një Babadimër gjigant i bërë me rërë dhe mollë u bë qendra e vëmendjes këtë Krishtlindje në një plazh në Odisha të Indisë.

Vepra artistike nuk ishte vetëm festive, por edhe rekordthyese, duke sjellë gëzim dhe një mesazh të fortë paqeje për vizitorët.

Artisti i njohur i rërës dhe fituesi i çmimit Padma Shri, Sudarsan Pattnaik, krijoi një rekord botëror me një instalacion unik arti me rërë në plazhin Niladri në Puri, Odisha.

Vepra artistike përcolli një mesazh harmonie në botë, së bashku me frymën festive të fundvitit.



Skulptura madhështore u krijua duke përdorur 1.5 ton mollë dhe rërë.

Një numër i madh vendasish dhe turistësh u dyndën për të parë instalacionin, duke bërë fotografi dhe duke vlerësuar kreativitetin e artistit. /Telegrafi/

Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit - këshilla e thjeshtë që kursen benzinë



Dimri sjell jo vetëm mot të ftohtë, por edhe sfidën e përditshme: si të ngrohësh motorin e veturës sa më shpejt.

Shumë shoferë kanë zakon të ndezin automjetin dhe të presin pa lëvizur, duke menduar se kjo do ta ngrohë motorin më shpejt.

Sipas ekspertëve, kjo praktikë nuk është më e mira.

Sekreti është thjesht: kur ndizni motorin, mos aktivizoni menjëherë ngrohjen e brendshme. Kur ventilatori i ngrohjes punon që në fillim, ai përdor lëngun ftohës për të ngrohur kabinën.

Si rezultat, motori merr më shumë kohë për të arritur temperaturën optimale të punës.

Ekspertët këshillojnë të prisni disa minuta pa ngrohje, edhe nëse ajri që del nga ventilatori është i ftohtë në fillim. Kjo mënyrë ngroh motorin më shpejt, kursen benzinë dhe mban sistemin e ftohjes më efikas.

Pra, dimri nuk është më pengesë: disa minuta durim në fillim do të bëjnë makinën tuaj të funksionojë më mirë dhe të kurseni para. /Telegrafi/

A ekziston Babadimri?



Sqarimi i mistereve tuaja “tĂ« pashpjegueshme” ...

Nga: Sarah Knapton dhe Joe Pinkstone / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Ndërsa hetonin gjithçka, nga rastësitë e çuditshme deri te takimet e habitshme, Sarah Knapton, redaktore shkencore, dhe Joe Pinkstone, korrespondent shkencor i gazetës sonë [The Telegraph], kanë zbuluar se përvojat në dukje të mbinatyrshme priren të kenë shpjegime krejtësisht racionale.

Tani ata duan t’ju ndihmojnĂ« edhe juve.

Në këtë seri ata zbërthejnë historitë tuaja më të çuditshme personale, duke përdorur shkencën, psikologjinë dhe paksa mendjen e shëndoshë për të gjetur logjikën prapa çmendurisë - megjithëse ndonjëherë në fund mbetet edhe një grimcë misteri.

Sot, për një botim të veçantë të Krishtlindjes, dyshja jonë peshojnë një pyetje të vjetër sa vetë koha: A ekziston Babadimri? [Is Santa Claus real?]

TĂ« dashur Sarah dhe Joe,

“NĂ«se Babadimri Ă«shtĂ« i vĂ«rtetĂ«, si ia del ai tĂ« shpĂ«rndajĂ« tĂ« gjitha dhuratat pĂ«r fĂ«mijĂ«t e botĂ«s pĂ«r njĂ« natĂ« tĂ« vetme? Mua nuk mĂ« duket e mundur, dhe asnjĂ«herĂ« nuk e kam parĂ«, ndaj mendoj se Ă«shtĂ« i trilluar”.

Isobel, shtatë vjeçe.

Sarah dhe Joe përgjigjen:

Sigurisht që Babadimri është i vërtetë, Isobel, por po, aventurat e tij në mbrëmjen e Krishtlindjes priren të sfidojnë fizikën, kështu që e kuptojmë pse mund të vësh në dyshim ekzistencën e tij.

Në fakt, deri vonë askush nuk e dinte se si ia dilte mbanë Babadimri të vizitonte të gjithë fëmijët e botës - derisa shkencëtarët nuk e kombinuan Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit dhe mekanikën kuantike në atë që tani njihet si Teoria e Madhe e Bashkuar e Babadimrit [Grand Unified Theory of Santa] - ose shkurt, GUTS.

Në vitin 2016, Dr. Katy Sheen, fizikane në Universitetin e Ekseterit, zbuloi se Babadimri dhe drerët e tij udhëtojnë nëpër botë me një shpejtësi aq të lartë saqë ata tkurren, duke mundësuar që Babadimri dhe thesi i tij i madh i dhuratave të futen edhe në oxhaqet më të ngushta.

Dr. Sheen zbuloi gjithashtu një shpjegim shkencor përse Babadimri rrallëherë shihet nga fëmijët - edhe pse miliona prej tyre përpiqen të qëndrojnë zgjuar, në Natën e Krishtlindjes, për të kapur një pamje të kostumit të tij të kuq.

ËshtĂ« aq i shpejtĂ« saqĂ« bĂ«het i padukshĂ«m

Fizikania përllogariti se Babdimri do të duhej të udhëtonte me rreth 10 milionë kilometra në orë, për të dorëzuar dhuratat për çdo fëmijë që pritet të festojë Krishtlindjet brenda 31 orëve - duke marrë parasysh zonat kohore në botë.

Një shpejtësi e tillë do ta bënte atë të ndryshonte nga ngjyra e kuqe në të gjelbër dhe, me rritjen e shpejtësisë, përfundimisht do të zhdukej plotësisht. Në këtë rast, është efekti i Doplerit ai që e bën Babadimri të ndryshojë ngjyrën, sepse valët e dritës që reflektohen mbi të shtrydhen në një shpejtësi kaq të madhe.

Efekti i Doplerit gjithashtu shpjegon se pse fëmijët nuk e dëgjojnë Babadimri kur ai mbërrin.

Teksa Babadimri dhe saja e tij afrohen, tingulli i zileve dhe “ho, ho, ho”-ja e thellĂ« do tĂ« ngrihen gjithnjĂ« e mĂ« lartĂ« nĂ« tonalitet derisa bĂ«hen tĂ« padĂ«gjueshme, sepse zĂ«ri i tij lĂ«viz pĂ«rtej diapazonit tĂ« dĂ«gjimit njerĂ«zor.

Dhe, nëse fëmijët dëgjojnë një zhurmë të fortë Natën e Krishtlindjes, mund të jetë ndonjë dre i Babadimrit që ka thyer murin e zërit, duke krijuar një bum sonik.

Dr. Sheen ka thĂ«nĂ«: “Ndodhin disa gjĂ«ra tĂ« çuditshme, pasi fillon tĂ« udhĂ«tosh kaq shpejt. SĂ« pari, koha ngadalĂ«sohet. SĂ« dyti, Babadimri ngjeshĂ«t, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ai mund tĂ« futet mĂ« lehtĂ« nĂ« njĂ« oxhak”.

Ekspertët gjithashtu besojnë se Babadimri ndonjëherë përdor ndërlidhjen kuantike për të qenë i sigurt se të gjithë fëmijët do ta marrin dhuratën në kohë.

Mekanika kuantike merret me sjelljen e grimcave shumë të vogla, dhe ato mund të ekzistojnë në një gjendje të ndërlidhur - që do të thotë se mund të jenë të lidhura, pavarësisht se sa larg ndodhen në botë.

ShkencĂ«tarĂ«t mendojnĂ« se Babadimri ndonjĂ«herĂ« i vendos dhuratat nĂ« njĂ« gjendje tĂ« veçantĂ« “tĂ« ndĂ«rlidhur”, qĂ« do tĂ« thotĂ« se kur fĂ«mija i parĂ« hap dhuratĂ«n nĂ« mĂ«ngjesin e Krishtlindjes, tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t marrin dhuratĂ«n e tyre nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«.

Për shkak se ndërlidhja është e brishtë, Babadimri shqetësohet nëse ajo mund të prishet, që do të thotë se do të humbasë lidhja speciale që garanton shpërndarjen e dhuratave. Kjo është arsyeja se pse fëmijët duhet të jenë në shtrat dhe në gjumë - herët në Natën e Krishtlindjes.

Pamja e konfirmuar

Ekzistenca e Babadimri u konfirmua në vitin 2023, kur një video rrodhi nga një bisedë mes zonjës Angela McClean, këshilltare kryesore shkencore e Qeverisë, dhe Michelle Donelanit që ishte ministre e Shkencës në atë kohë.

- YouTube Sekreti i fuqisë magjike të Babadimrit zbulohet nga këshilltarja kryesore shkencore e Qeverisë ...

Zonja Angela, duke menduar se kamerat ishin fikur, u xhirua duke thënë se ishte thelbësore që fëmijët të binin herët në gjumë në Natën e Krishtlindjes, për të mos e prishur metodën shkencore të Babadimrit.

E pyetur nĂ«se ajo e dinte se si ia del mbanĂ« Babadimri tĂ« futet nĂ« tĂ« gjithĂ« oxhaqet e botĂ«s, ajo tha: “ËshtĂ« e qartĂ« qĂ« ai nuk mund tĂ« shkelĂ« ligjet e fizikĂ«s, por ka disa gjĂ«ra qĂ« mendojmĂ« se ai mund tĂ« jetĂ« duke i pĂ«rdorur pĂ«r ta ndihmuar nĂ« atĂ« punĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, pĂ«r tĂ« dorĂ«zuar dhuratat pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« nĂ« gjithĂ« botĂ«n. Pra, ajo qĂ« mendojmĂ« se ai bĂ«n Ă«shtĂ« se ai merr lodrat qĂ« ka prodhuar nĂ« Polin e Veriut dhe i vendos ato nĂ« njĂ« gjendje tĂ« veçantĂ« - qĂ« quhet gjendje e ndĂ«rlidhur - dhe kjo do tĂ« thotĂ« se kur fĂ«mija i parĂ« hap dhuratĂ«n nĂ« mĂ«ngjesin e Krishtlindjes, kjo siguron qĂ« çdo fĂ«mijĂ« nĂ« botĂ« do tĂ« marrĂ« njĂ« dhuratĂ«. Kjo ndodh sepse ai pĂ«rdor kĂ«tĂ« lidhje shumĂ« tĂ« veçantĂ« midis gjĂ«rave, gjĂ« qĂ« dimĂ« se mund tĂ« ndodhĂ« sipas fizikĂ«s kuantike dhe qĂ« quhet ndĂ«rlidhje”.

Shkenca funksionon vetëm nëse fëmijët janë në kohën e duhur në gjumë

E pyetur nĂ«se kjo metodĂ« shkencore funksionon vetĂ«m nĂ«se fĂ«mijĂ«t flenĂ« me kohĂ«, zonja Angela shtoi: “Oh, absolutisht po, nĂ«se dikush do ta shihte Babadimrin, kjo do tĂ« prishte gjendjen e ndĂ«rlidhur. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja se pse ne duhet tĂ« kĂ«mbĂ«ngulim qĂ« fĂ«mijĂ«t tĂ« jenĂ« me kohĂ« nĂ« shtrat nĂ« NatĂ«n e Krishtlindjes”.

NĂ« atĂ« kohĂ«, Departamenti pĂ«r ShkencĂ«, Inovacion dhe Teknologji (DSIT) tha se ishte “i zhgĂ«njyer” qĂ« pamjet e njĂ« bisede private ishin bĂ«rĂ« publike dhe fajĂ«soi elfĂ«t e Babadimrit tĂ« cilĂ«t nuk komentuan pĂ«r akuzĂ«n kur u kontaktuan nga ditorja The Telegraph.

Në vitin 2017, Universiteti i Uorikut sugjeroi gjithashtu se Babadimri mund të përdorë "tunelin kuantik" për të hyrë dhe për të dalë nga shtëpitë.

Dr. George Knee, fizikan teorik, argumentoi se duke ngrënë shumë ëmbëlsira me fruta, Babadimri është shëndoshur shumë për të hyrë nëpër oxhaqe, ndaj ka nevojë të përdorë mekanikën kuantike.

“Sipas fizikĂ«s kuantike, atomet nĂ« trupin e Babadimrit kanĂ« njĂ« pozicion tĂ« pasigurt - njĂ« lloj mjegulle qĂ« mund tĂ« lĂ«vizĂ« si lĂ«ng”, tha ai. “MegjithĂ«se tingĂ«llon absurde, Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e mundur qĂ« pasiguria e trupit tĂ« Babadimrit tĂ« rrĂ«shqasĂ« pĂ«rmes hapĂ«sirave tĂ« cilat pĂ«rndryshe janĂ« tĂ« pamundura. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ«, nĂ« teori, Babadimri kuantik mund tĂ« shfaqet drejtpĂ«rdrejt nĂ« oxhak. Kjo teori shpjegon gjithashtu se si arrin Babadimri te njerĂ«zit qĂ« nuk kanĂ« oxhak. Ai thjesht pĂ«rdor tunelin kuantik pĂ«r tĂ« rrĂ«shqitur poshtĂ« derĂ«s ose pĂ«rmes deriçkĂ«s sĂ« maceve”.

Përfundimi: Gjithçka e shpjegueshme!

/Telegrafi/

NORAD Santa Tracker 2025, shikoni live Babadimrin dhe drerët e tij duke vrapuar nëpër botë për të shpërndarë dhurata



Babadimri dhe drerët e tij janë larguar nga Poli i Veriut ndërsa nisin një mision epik rreth botës për t'u shpërndarë dhurata fëmijëve në të gjithë globin.

Kushdo që dëshiron të ndjekë sajën e Shën Nikollës ose që pyet veten se kur duhet të lërë jashtë byrekët me mish të grirë dhe karotat, mund të monitorojë lëvizjet e tij me NORAD Babagjyshi Gjurmues vjetor, transmeton Telegrafi.

NORAD, i njohur ndryshe si Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut, e ka ndjekur Babagjyshin për 70 vitet e fundit duke përdorur teknologji të përparuar radari dhe sateliti.

Familjet mund të vizitojnë faqen zyrtare të internetit NORAD Tracks Babadimri ose të përdorin aplikacione të dedikuara për të ndjekur udhëtimin e tij në kohë reale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

A ka frikë fëmija juaj nga Babadimri? Psikologët shpjegojnë çfarë të bëni



Si ta përgatisni fëmijën për një takim festiv pa stres dhe lot

Në periudhën para festave, është pothuajse e pamundur të shmanget fakti që fëmija ta shohë diku Babadimrin - në reklama, në billboarde apo ndoshta në kopsht.

Tek shumë fëmijë, plaku simpatik me mjekër të bardhë shkakton entuziazëm, por tek disa të tjerë mund të shkaktojë edhe frikë.

Psikologët kanë shpjeguar pse është normale që fëmijët të kenë frikë nga Babadimri, si dhe çfarë duhet të bëni nëse ndodh kjo, në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën të kapërcejë frikën.

Frika nga Babadimri është normale

PsikologĂ«t thonĂ« se nga pikĂ«pamja zhvillimore Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht normale qĂ« fĂ«mijĂ«t e vegjĂ«l tĂ« hezitojnĂ« dhe tĂ« ndiejnĂ« ankth kur duhet t’i afrohen ose tĂ« krijojnĂ« kontakt me njĂ« tĂ« rritur qĂ« nuk e njohin mirĂ«.

- Ndjenja natyrore e vetëmbrojtjes tek fëmijët shpesh aktivizohet kur ata detyrohen të ulen pranë një personi që nuk e njohin, sidomos nëse ai person ka mjekër të dendur të bardhë, zë depërtues dhe vesh një kostum të çuditshëm të kuq, thotë psikologia nga organizata Kids First, Amy Jensen-Sturgeon.

- Ironikisht, ne u mĂ«sojmĂ« fĂ«mijĂ«ve pĂ«r “rrezikun nga tĂ« panjohurit”, vetĂ«m pĂ«r ta pĂ«rmbysur kĂ«tĂ« mĂ«sim gjatĂ« festave, duke i nxitur tĂ« tregojnĂ« sekrete njĂ« personi tĂ« panjohur, vetĂ«m qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« fotografi pĂ«r album, shton ajo.

Ajo thekson se ka disa gjĂ«ra qĂ« mund t’i bĂ«ni pĂ«r ta pĂ«rgatitur fĂ«mijĂ«n pĂ«r takimin me Babadimrin dhe pĂ«r ta qetĂ«suar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ky takim tĂ« kalojĂ« mĂ« i relaksuar.

5 këshilla se si takimi me Babadimrin të jetë argëtues

Flisni me fĂ«mijĂ«t pĂ«r atĂ« qĂ« ka gjasa tĂ« ndodhĂ« gjatĂ« takimit me Babadimrin. Kur fĂ«mijĂ«t e dinĂ« çfarĂ« tĂ« presin kur takojnĂ« njĂ« njeri me kostum tĂ« kuq, e kanĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« tĂ« pĂ«rballen me ankthin e tyre. Shpjegojini se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« gjatĂ« takimit dhe sigurojini se do tĂ« jeni aty pĂ«r t’i mbĂ«shtetur.

1. Kërkoni ndihmën e një fëmije më të madh

Shumë fëmijë mësojnë duke vëzhguar të tjerët, prandaj inkurajoni fëmijën tuaj të frikësuar të shikojë nga larg se si një vëlla, motër apo shok i tyre ulet pranë Babadimrit. Kur fëmija e kupton se vizita te Babadimri është në fakt diçka argëtuese, ndoshta do të dëshirojë të marrë pjesë edhe vetë.

2. Njoftojeni fëmijën me Babadimrin paraprakisht

Para se ta çoni fëmijën në një qendër tregtare të mbushur me njerëz për të takuar një njeri të çuditshëm me kostum të kuq, tregojini histori për Babadimrin, në mënyrë që ta njohë këtë personazh dhe ta shohë si miqësor dhe të gëzuar, e jo si dikë të ri dhe potencialisht frikësues. Librat me tregime, videot, madje edhe prezantimet online të Babadimrit, mund ta ndihmojnë fëmijën të përgatitet më mirë për këtë takim.

3. Jini të durueshëm

Kur e çoni fĂ«mijĂ«n pĂ«r ta takuar Babadimrin, filloni nga larg dhe gradualisht inkurajojeni tĂ« afrohet, ashtu siç ndihet mĂ« rehat. Mund tĂ« jetĂ« e nevojshme tĂ« bĂ«ni dy ose tre “kalime” pranĂ« Babadimrit pĂ«rpara se fĂ«mija tĂ« mbledhĂ« guximin t’i afrohet vĂ«rtet. Kjo Ă«shtĂ« plotĂ«sisht normale!

4. Nëse nuk funksionon - gjithmonë ka një vit tjetër!

NĂ«se asgjĂ« nga kĂ«to nuk arrin ta qetĂ«sojĂ« fĂ«mijĂ«n, mos kĂ«mbĂ«ngulni. ËshtĂ« krejtĂ«sisht normale qĂ« fĂ«mijĂ«t e vegjĂ«l tĂ« kenĂ« frikĂ« nga Babadimri, ashtu si edhe nga personazhe tĂ« tjerĂ« tĂ« veshur me kostume. Shumica e fĂ«mijĂ«ve e kapĂ«rcejnĂ« kĂ«tĂ« frikĂ« me kalimin e kohĂ«s dhe ka edhe mĂ«nyra tĂ« tjera pĂ«r t’i shĂ«nuar festat. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, provoni tĂ« bĂ«ni fotografi pranĂ« bredhit tĂ« Vitit tĂ« Ri. FĂ«mija do tĂ« ndihet mĂ« rehat, ndĂ«rsa ju do tĂ« keni gjithsesi njĂ« kujtim tĂ« bukur pĂ«r ta ruajtur dhe pĂ«r ta ndarĂ« me gjyshĂ«rit, familjarĂ«t dhe miqtĂ«.

5. Ndihma profesionale

Nëse ju duket se ankthi i fëmijës suaj është më i theksuar sesa tek bashkëmoshatarët e tij, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga një psikolog për fëmijë, i cili mund ta ndihmojë vogëlushin ta kapërcejë këtë frikë dhe të shijojë më qetë festat. /Telegrafi/

Si ta bëni shtëpinë tuaj më të ngrohtë dhe më të rehatshme gjatë dimrit pa shpenzuar shumë para



Dimri është një periudhë kur shtëpia bëhet qendra e jetës së përditshme, prandaj është e rëndësishme të dini si të qëndroni ngrohtë dhe të krijoni një atmosferë të këndshme pa shpenzime të panevojshme, dhe këtë mund ta bëni me truke të thjeshta.

Ditët e dimrit shpesh sjellin temperatura të ulëta dhe nevojën për më shumë ngrohje, por një shtëpi e ngrohtë nuk do të thotë domosdoshmërisht fatura të larta. Me disa këshilla praktike dhe zakone të zgjuara, është e mundur të ruani nxehtësinë në hapësirën tuaj dhe të rrisni rehatinë gjatë gjithë dimrit.

Me kĂ«to rekomandime, do ta ruani nxehtĂ«sinĂ« nĂ« shtĂ«pi dhe mund t’i aplikoni lehtĂ«sisht nĂ« çdo shtĂ«pi.

Parandaloni humbjen e nxehtësisë

Armiku më i madh i një shtëpie të ngrohtë janë dritaret dhe dyert e izoluara dobët. Kontrolloni për rrjedhje të ajrit të ftohtë dhe vendosni guarnicione ose shirit vetëngjitës nëse është e nevojshme. Mbyllni perdet dhe hapni perdet sapo të errësohet - kjo krijon një shtresë shtesë izolimi dhe zvogëlon humbjen e nxehtësisë.

Përdoreni ngrohjen me mençuri

Nuk Ă«shtĂ« e nevojshme t’i ngrohni tĂ« gjitha dhomat nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ«. PĂ«rqendrohuni te dhomat ku kaloni mĂ« shumĂ« kohĂ«, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« tjerat mund ta ulni temperaturĂ«n. Temperatura ideale pĂ«r njĂ« dhomĂ« ndenjeje Ă«shtĂ« rreth 20–22 gradĂ«, ndĂ«rsa pĂ«r dhomat e gjumit shpesh mjafton pak mĂ« e ulĂ«t. MirĂ«mbajtja e rregullt e sistemit tĂ« ngrohjes siguron efikasitet mĂ« tĂ« mirĂ« dhe ngrohje tĂ« njĂ«trajtshme.

Përfitoni nga nxehtësia natyrore

Në ditët me diell, hapni perdet dhe lërini rrezet e diellit të ngrohin natyrshëm hapësirën. Sapo perëndon dielli, mbyllini përsëri perdet për të mbajtur nxehtësinë brenda shtëpisë. Ky truk i thjeshtë mund të kontribuojë ndjeshëm në një temperaturë më të rehatshme pa asnjë kosto shtesë.

Përmirësoni cilësinë e ajrit

Ajri i thatë mund të rrisë ndjesinë e të ftohtit. Lagështuesit ose enët e thjeshta me ujë të vendosura pranë burimeve të nxehtësisë mund të ndihmojnë në ruajtjen e një klime të rehatshme. Ajrosjet e shkurtra por të rregullta janë të rëndësishme për ajër të pastër, pa e ftohur ndjeshëm dhomën.

Mbyllni dyert midis dhomave të ngrohta dhe të ftohta, vishni rroba më të ngrohta dhe përdorni pantofla të ngrohta. Këto zakone të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më rehat pa e rritur vazhdimisht nxehtësinë.

Një shtëpi e ngrohtë gjatë dimrit nuk varet vetëm nga fuqia e ngrohjes, por nga një kombinim i zgjuar i izolimit, përdorimit të duhur të energjisë dhe zakoneve të vogla të përditshme. Me këto këshilla, ditët e dimrit në shtëpinë tuaj mund të jenë të këndshme, të ngrohta dhe efikase nga ana e energjisë.

Pse vrapimi gjatë dimrit është një aktivitet i rekomanduar për shëndetin tuaj



Kur vjen dimri dhe temperaturat bien, për shumë njerëz vrapimi nuk është tërheqës, por ekspertët pohojnë se ky aktivitet ka shumë përfitime.

Konkretisht, ekspertët pohojnë se vrapimi në të ftohtë është më i shëndetshëm për trupin sesa në vapë, dhe disa nga përfitimet përfshijnë djegien e më shumë kalorive dhe luftimin e çrregullimit afektiv sezonal, i njohur më mirë si trishtimi i dimrit.

Edhe pse trupi nxehet gjatë vrapimit, ekspertët sugjerojnë se qëndrimi në temperatura të ulëta mund të stimulojë një formë specifike të termogjenezës, pra një rritje të metabolizmit, e cila arrihet duke aktivizuar një ind të veçantë, dhjamin kafe, pra llojin e dhjamit përgjegjës për djegien e kalorive.

Gjithashtu, "runner's eufori", një term që përshkruan gjendjen euforike që vrapuesit ndiejnë pasi vrapojnë disa kilometra, ndodh për shkak të çlirimit të endorfinave dhe endokanabinoideve, të cilat zvogëlojnë stresin dhe nxisin një ndjenjë lumturie. Kjo ndjenjë ndodh pavarësisht nga stina, dhe në muajt e dimrit mund të ketë një efekt më pozitiv.

Ekspozimi më i shpeshtë ndaj të ftohtit e ndihmon trupin të mësohet me të, gjë që gradualisht do të zvogëlojë reagimin ndaj stresit ndaj kushteve të motit të dimrit. Kur vraponi në dimër, është e rëndësishme të visheni me shtresa sepse kjo mbron trupin tuaj duke lejuar lëvizjen dhe frymëmarrjen.

EkspertĂ«t theksojnĂ« se bluzat prej pambuku nuk janĂ« opsioni mĂ« i mirĂ« sepse thithin djersĂ«n, gjĂ« qĂ« do t'ju freskojĂ« mĂ« tej. ËshtĂ« gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« vishni doreza ose njĂ« bluzĂ« qĂ« mbulon pĂ«llĂ«mbĂ«t, pasi i ftohti ndihet mĂ« shumĂ« nĂ« ekstremitete.

Këshilla kryesore, ja si të shmangni shtimin në peshë gjatë muajve të dimrit



Dimri shpesh sjell ndryshime nĂ« dietĂ« dhe zakone tĂ« pĂ«rditshme. Moti i ftohtĂ«, ditĂ«t mĂ« tĂ« shkurtra dhe mungesa e motivimit pĂ«r t’u ushtruar mund t’i inkurajojnĂ« njerĂ«zit tĂ« hanĂ« ushqime mĂ« kalorike dhe tĂ« ushtrojnĂ« mĂ« pak, gjĂ« qĂ« shpesh rezulton nĂ« shtim tĂ« padĂ«shiruar nĂ« peshĂ«.

Megjithatë, me disa rregullime të thjeshta, është e mundur të ruani një peshë të shëndetshme edhe gjatë pjesës më të ftohtë të vitit.

Mishi i lehtë si gjoksi i pulës është një zgjedhje e shkëlqyer për ditët e dimrit, ashtu si edhe vaktet me bazë thjerrëzash ose perimesh. Sallatat dimërore me erëza, perime të ngrohta dhe bishtajore ofrojnë shumë lëndë ushqyese dhe sigurojnë ngopje afatgjatë, gjë që mund të ndihmojë në ruajtjen e një diete të ekuilibruar.

Pijet e nxehta janë më të zakonshme në dimër, por ato shpesh përmbajnë shumë sheqer, veçanërisht çokollata e nxehtë, kafeja e shijshme ose çajrat me aromë. Pije të tilla mund të rrisin ndjeshëm marrjen totale të kalorive. Alternativa më të shëndetshme janë çajrat pa sheqer ose kafeja e zezë pa aditivë.

Edhe pse është më e vështirë të jesh aktiv në dimër, është e rëndësishme të mbash të paktën një minimum lëvizjeje. Nuk kërkohet stërvitje intensive - edhe 15 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të kontribuojnë ndjeshëm në shëndet. Nëse dita juaj është plot me detyrime, një shëtitje e shkurtër gjatë pushimit të drekës mund të jetë mjaft e mjaftueshme. Përveç ndihmës në kontrollin e peshës, ushtrimet kanë një efekt pozitiv në humor dhe ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të vitaminës D, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në muajt e dimrit.

Mëngjesi është i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë gjatë gjithë ditës, dhe është veçanërisht e rëndësishme të shmangni vaktet e mëngjesit që janë të pasura me sheqer dhe karbohidrate të thjeshta. Në vend të ëmbëlsirave dhe ushqimit të shpejtë, rekomandohet të hani një mëngjes të pasur me proteina, siç janë vezët, avokado ose djathi me pak yndyrë. Ky lloj vakti ofron një ndjesi ngopjeje afatgjatë, zvogëlon nevojën për ushqime të lehta dhe ndihmon në ruajtjen e një oreksi të qëndrueshëm.

Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë? Ja çfarë thonë ekspertët



Vrapimi në të ftohtë djeg më shumë kalori, përmirëson humorin dhe e forcon metabolizmin

Kur temperaturat afrohen zeros, mbathja e atleteve, veshja e xhaketës, kapelës dhe dalja për vrapim në mbrëmje për shumicën prej nesh nuk duket aspak ide tërheqëse.

Nëse përjashtojmë vrapuesit pasionantë, të cilët nuk heqin dorë nga aktiviteti i tyre i preferuar as gjatë muajve të dimrit, stërvitja në shtëpi ose në palestër duket padyshim si opsion më i mirë.

MegjithatĂ«, vrapimi nĂ« tĂ« ftohtĂ« ka disa pĂ«rfitime tĂ« papritura pĂ«r organizmin tonĂ«. Edhe pse nĂ« shikim tĂ« parĂ« mund tĂ« mos jetĂ« ndjesia mĂ« e kĂ«ndshme, ka disa arsye pse pikĂ«risht dimri mund tĂ« jetĂ« momenti ideal pĂ«r t’i shtuar jogging-un rutinĂ«s suaj tĂ« fitnesit.

Për më tepër, ekspertët pohojnë se vrapimi në të ftohtë është në fakt më i shëndetshëm për trupin tonë sesa vrapimi në vapë, ndërsa disa nga përfitimet përfshijnë djegie më të madhe të kalorive dhe luftimin e çrregullimit afektiv sezonal.

Vrapimi në të ftohtë mund të përshpejtojë metabolizmin

Edhe pse trupi ynë ngrohet ndërsa vrapojmë, hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të nxisë një formë specifike termogjeneze, rritje të metabolizmit që realizohet kryesisht përmes aktivizimit të një indi të veçantë, një lloj yndyre që është përgjegjëse për djegien e kalorive, transmeton Telegrafi.

Efekt pozitiv në shëndetin mendor

"Runner’s high", njĂ« shprehje qĂ« pĂ«rshkruan gjendjen euforike qĂ« vrapuesit e ndiejnĂ« gjatĂ« dhe pas disa kilometrave tĂ« vrapuar, shfaqet pĂ«r shkak tĂ« çlirimit tĂ« endorfinave dhe endokanabinoidĂ«ve qĂ« ulin stresin dhe nxisin ndjenjĂ«n e lumturisĂ«. Ky efekt paraqitet pavarĂ«sisht stinĂ«s, por nĂ« muajt e dimrit mund tĂ« ketĂ« ndikim edhe mĂ« pozitiv, sidomos te ata qĂ« vuajnĂ« nga bluzi dimĂ«ror.

Gjithashtu, ekspozimi më i shpeshtë ndaj të ftohtit e ndihmon organizmin tonë të përshtatet, duke bërë që trupi gradualisht të ulë reagimin stresues ndaj kushteve të dimrit.

Si të përgatiteni për vrapim në të ftohtë

Para së gjithash, kontrolloni parashikimin e motit, vrapimi në shi ose borë, sidomos nëse jeni fillestar, nuk do të jetë përvojë e këndshme, ndërsa rrezikoni edhe lëndime nëse nuk keni këpucë të përshtatshme. Për siguri, më së miri është të zgjidhni ditë pa reshje.

Ekspertët këshillojnë: nëse dilni për vrapim, nuk keni nevojë për veshje aq të trasha sa për një shëtitje të lehtë. Vishuni sikur temperatura të ishte rreth dhjetë gradë më e lartë se sa është në realitet, sepse organizmi juaj do të ngrohet natyrshëm gjatë aktivitetit. Po ashtu, bëni një nxehje të shkurtër para se të dilni nga shtëpia.

Sa i pĂ«rket veshjes, e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« veshja me shtresa, qĂ« mbron trupin por njĂ«kohĂ«sisht lejon lĂ«vizjen dhe ajrosjen. Tutat termike tĂ« ngushta pĂ«r vrapim, njĂ« bluzĂ« me mĂ«ngĂ« tĂ« gjata qĂ« nuk pĂ«rthith djersĂ«n dhe njĂ« xhaketĂ« e papĂ«rshkueshme nga uji dhe era do tĂ« jenĂ« tĂ« domosdoshme. Edhe pse zakonisht pambuku Ă«shtĂ« material i mirĂ«, bluzat e pambukut nuk janĂ« zgjedhja mĂ« e mirĂ« sepse pĂ«rthithin djersĂ«n qĂ« mund t’ju ftohĂ« mĂ« shumĂ«.

Gjithashtu është e rëndësishme të mbani doreza ose një bluzë që mbulon pëllëmbët, sepse në ekstremitete ndjejmë më së shumti të ftohtin. Ide e mirë është edhe një maskë e veçantë për fytyrën, meqë ajri i ftohtë mund të shkaktojë kollë dhe tharje të fytit. /Telegrafi/

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?



Netët e ftohta dhe ditët më të shkurtra dhe më të errëta sjellin më shumë dëshirë për ushqim, veçanërisht për ushqim që të ngushëllon.

Nëse e gjeni veten duke konsumuar më shpesh makarona, bukë, çokollatë dhe ushqime të tjera të pasura me karbohidrate gjatë dimrit, nuk jeni vetëm.

Ekspertët shpjegojnë se ka një arsye të mirë për këtë dhe nuk ka nevojë për panik - është një përgjigje biologjike natyrale e trupit që kërkon më shumë karburant për të qëndruar ngrohtë.

Pse jemi më të uritur në dimër?

Dietologia Karine Patel e Dietitian Fit shpjegon shkencĂ«n qĂ« qĂ«ndron pas kĂ«tij fenomeni. "NĂ« dimĂ«r, trupi juaj punon mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur njĂ« temperaturĂ« tĂ« brendshme tĂ« qĂ«ndrueshme. Kjo mund tĂ« rrisĂ« oreksin tuaj, veçanĂ«risht pĂ«r ushqimet qĂ« ofrojnĂ« energji tĂ« shpejtĂ«. ËshtĂ« gjithashtu arsyeja pse mund tĂ« keni dĂ«shirĂ« pĂ«r karbohidrate sapo tĂ« dilni nga i ftohti."

Përveç nevojës për energji, edhe hormonet luajnë një rol të rëndësishëm. Gjatë dimrit, nivelet e serotoninës, e njohur si "hormoni i lumturisë", bien. Marrja e karbohidrateve mund të rrisë përkohësisht nivelet e saj, gjë që shpjegon pse ushqime të tilla na japin një ndjesi mirëqenieje.

Në të njëjtën kohë, nivelet e grelinës, i ashtuquajturi "hormoni i urisë", rriten. Kjo rritje, e cila ndodh si tek kafshët ashtu edhe tek njerëzit si një përgatitje për ruajtjen e energjisë, mund të krijojë një ndjenjë të rreme urie. Kjo mund t'ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe nëse keni ngrënë kohët e fundit, duke çuar në ngrënie më të shpeshta të ushqimeve të lehta.

Si ta menaxhojmë oreksin?

Ndërsa rritja e oreksit është e natyrshme, ka mënyra për ta mbajtur atë nën kontroll. Patel këshillon përfshirjen e ushqimeve të caktuara në dietën tuaj për të zvogëluar ndjenjën e vazhdueshme të urisë.

Supa të ngrohta dhe ushqyese

Një nga sugjerimet e saj kryesore janë supat e nxehta dhe të pasura me proteina. "Mund të bëni një supë nga një tas me çdo gjë, nga thjerrëzat te pula, fasulet e domatet, pastaj shtoni quinoa", thotë Patel. "Nxehtësia dhe proteinat janë fituese kur bëhet fjalë për urinë e dimrit. Kjo nxehtësi gjithashtu ndihmon në relaksimin e reagimit të trupit ndaj stresit, gjë që natyrshëm zvogëlon dëshirat."

Filloni ditën me proteina

Një mëngjes i pasur me proteina mund t'ju mbajë të ngopur më gjatë dhe të parandalojë urinë në mëngjes. Kosi grek me manaferra dhe kanellë është një zgjedhje e shkëlqyer. "I pasur me proteina me karbohidrate me çlirim të ngadaltë. Kanella stabilizon kontrollin e sheqerit në gjak, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ndalimin e dëshirave të dimrit. Kjo përzierje ruan nivelet e energjisë, duke shmangur rënien e urisë së pasdites nga e cila vuajnë shumë njerëz gjatë muajve të ftohtë", thekson dietologu. Djathi i gjizës, i pasur me acide yndyrore omega-3, është gjithashtu i listuar si një opsion i mirë.

Hidratimi është çelësi

Së fundmi, mos harroni të qëndroni të hidratuar. Zëvendësimi i pijeve të ftohta me çajra bimorë të ngrohtë mund të jetë një ndihmë e madhe. "Pijet e ngrohta ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar më rregullisht, duke zvogëluar urinë e shkaktuar nga dehidratimi dhe duke ofruar gjithashtu rehati", përfundon Patel.

LISTA/ Destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r t’u vizituar gjatĂ« dimrit

Edhe pse i ftohtë, kontinenti ofron udhëtime të paharrueshme: nga dritat veriore mbi peizazhet me borë të Laplandit, te arratisjet në diell në plazhet e Fuerteventurës. Sezoni i ulët sjell më pak turma dhe mundësi më të qeta eksplorimi.

Cappadocia është magjike nën borë, ku shkëmbinjtë e butë dhe qytetet nëntokësore marrin një dimension tjetër, me më pak vizitorë dhe çmime më të ulëta. Fuerteventura ofron temperaturat më të ngrohta të Evropës në dimër dhe plazhe të gjera me rërë e duna të mbrojtura, ideale për pushime pranë detit.

Eryri (Snowdonia) në Uells mbetet një parajsë për aventurierët, me male, liqene dhe aktivitete ekstreme që zhvillohen edhe në dimër, nga ecjet me pajisje dimërore te sportet nën tokë në minierat e vjetra.

Bilbao, me klimë të freskët, shkëlqen me muzeume, tregje dhe gastronominë baske. Madeira ruan pranverën gjatë gjithë vitit, me temperatura të buta dhe një kryeqytet plot jetë si Funchal.

Riviera franceze ofron shkëlqim pa turma, një rikthim te atmosfera historike e vizitorëve të shekullit XIX që kërkonin klimë të butë. Alpet Bavareze janë një kartolinë dimërore me liqene të ngrira e kështjella përrallore si Neuschwanstein.

Santorini, pa turmat e verës, kthehet në një përvojë të qetë me fshatra të bardhë dhe perëndime të paharrueshme, edhe pse me pak shërbime të hapura.

Alentejo nĂ« Portugali Ă«shtĂ« ideal pĂ«r adhuruesit e verĂ«s, me kodra, pyje lisash dhe qytetin e bukur Évora me kuzhinĂ« dhe bodrume verĂ«rash.

Lyon mbetet kryeqyteti botëror i gastronomisë, i mbushur me tregje, bistro tradicionale dhe shkolla gatimi.

Cinque Terre, zakonisht e mbingarkuar, në dimër është pothuajse bosh. Do të gjeni bukuri dramatike nën qiellin me stuhi.

Budapesti ngroh trupin e shpirtin me banjat e tij termale historike, arkitekturën madhështore dhe jetën e natës.

Lapland finlandeze Ă«shtĂ« vendi ideal pĂ«r aurora borealis, me peizazhe arktike, aktivitete si shĂ«titje me slitĂ« tĂ« tĂ«rhequr nga qentĂ« e borĂ«s, motorrĂ« bore, ski dhe sauna tradicionale. Dritat veriore janĂ« mĂ« tĂ« dukshme nga shkurt–prill dhe shtator–tetor.

Destinacionet më të mira për të vizituar në Europë gjatë dimrit:

Cappadocia (Turqi)

Fuerteventura (Ishujt Kanarie)

Eryri / Snowdonia (Uells)

Bilbao (Spanjë)

Madeira (Portugali)

CĂŽte d’Azur (FrancĂ«)

Alpet Bavareze (Gjermani)

Santorini (Greqi)

Alentejo (Portugali)

Lyon (Francë)

Cinque Terre (Itali)

Budapest (Hungari)

Lapland (Finlandë)/abcnews.al

A ka shanse tĂ« shohim “dimrin e shekullit”?



Sipas meteorologĂ«ve, e ashtuquajtura “vorbull polare” do tĂ« jetĂ« mĂ« e dobĂ«t se zakonisht kĂ«tĂ« dimĂ«r.

Dhe për Gjermaninë, për shembull, kjo ka shumë të ngjarë të nënkuptojë një dimër të ftohtë me periudha të ftohta arktike, sipas ekspertëve.

Herën e fundit që një model moti meridional çoi në një dimër të shekullit në Gjermani ishte në vitin 1978/79.

Atëherë, njerëzit përjetuan reshje të dendura dëbore, stuhi dëbore dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

ÇfarĂ« pritet rreth Krishtlindjeve?

Modelet aktuale të motit paraqesin një pamje përgjithësisht të butë për ditët rreth Krishtlindjeve, megjithëse me raste të izoluara të ftohta. Kjo thuhet se konfirmohet edhe nga trendi 42-ditor nga wetter.de.

Modeli afatgjatë i Qendrës Evropiane të Motit tregon gjithashtu një ftohje, por vetëm pas festave.

Vetëm Administrata Kombëtare Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) pret temperatura dukshëm më të larta mesatarisht për muajin.

Megjithatë, meqenëse kjo mesatare ndikohet fuqimisht nga dy javët e ardhshme, kjo nuk bie ndesh me një ftohje të mundshme pasuese, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Janari: i ftohti acar apo pranverë e hershme?

Në janar, ekspertët kryesisht tregojnë tendenca të ndryshueshme, mjaft të buta, pak dimër dhe shumë gri.

Kjo e vendos modelin NOAA në të njëjtën rrugë, megjithëse llogaritjet e tij kohët e fundit janë luhatur ndjeshëm.

Modelet e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) janë interesante: ato tregojnë një janar që mund të jetë pak më i freskët dhe më i thatë se mesataret afatgjata.

Kushte të tilla moti do të tregonin një presion të lartë të qëndrueshëm mbi Evropën Qendrore.

Dhe presioni i lartë në janar mund të jetë mashtrues: gjatë ditës, gjithçka duket miqësore, por mjegulla dhe ftohja çojnë shpejt në ngricë të përhershme dhe ngricë.

Pastaj është faktori i vorbullës polare.

Sidomos në kulmin e dimrit, ai tenton të shkaktojë shqetësime që mund të drejtojnë ajrin e ftohtë arktik drejt Evropës.

La Niña dhe El Niño

Qendra e Parashikimit të Klimës e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka konfirmuar gjithashtu se kushtet e La Niña janë të pranishme këtë vit dhe pritet të vazhdojnë deri në dhjetor 2025 - shkurt 2026.

Në përgjithësi, La Niña çon në temperatura më të ftohta se normalet në Evropën Perëndimore.

La Niña është pjesë e një cikli natyror klimatik, por, ashtu si El Niño, mund të shkaktojë mot ekstrem në të gjithë botën.

Ai ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren.

Andaj, është e kundërta e fazës së ngrohtë të El Niño.

Si La Niña ashtu edhe El Niño mund të kenë efekte të gjera në modelet globale të motit, duke përfshirë edhe Evropën, por sa më larg një vendndodhje të jetë nga Oqeani Paqësor, aq më të forta mund të jenë këto efekte.

Si rregull, La Niña sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje dëbore më të shpeshta dhe më të dendura.

Pra, për skiatorët, perspektiva e një dimri të shekullit ndoshta mund të jetë një lajm i mirëpritur. /Telegrafi/

Mbani shtĂ«pitĂ« tĂ« ngrohta me njĂ« zakon tĂ« thjeshtĂ«, nuk do t’ju kushtojĂ« asnjĂ« qindarkĂ«



Me ardhjen e dimrit dhe temperaturave të ftohta, shumë po e ndiejnë tashmë goditjen e të ftohtit dhe kostot e larta të energjisë.

Për shkak të faturave në rritje, njerëzit po këshillohen të provojnë një veprim shumë të thjeshtë që mund ta bëjë shtëpinë më të ngrohtë.

NĂ« vend tĂ« investimeve tĂ« kushtueshme ose rritjes sĂ« ngrohjes, ky truk i shpejtĂ« mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« ndjeshĂ«m ndjesinĂ« e nxehtĂ«sisë— dhe nuk kushton asgjĂ«.

Cila është zgjidhja?

Ekspertët thonë se një ndryshim i vogël në rutinën e mbylljes së perdeve mund të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e nxehtësisë.

Duke i mbyllur në kohën e duhur, mund të mbani më shumë nxehtësi brenda dhe të pengoni të ftohtin të hyjë.

Duke folur për Ideal Homes, Gordon Wallis nga Your NRG tha:

“Roletat ulin humbjen e nxehtĂ«sisĂ« me 13–14%, perdet me 15–17%, dhe perdet termike tĂ« instaluara siç duhet e rrisin izolimin deri nĂ« 25%”.

Për të përfituar sa më shumë, ai sugjeron të mbyllni perdet në muzg, menjëherë pas perëndimit të diellit. Në dimër kjo mund të jetë që në orën 16:00.

Kjo ndihmon të mbani nxehtësinë brenda dhe të ndaloni të ftohtin të hyjë. Po ashtu, ai paralajmëron të mos lini perdet të varen përpara radiatorëve, sepse kjo bllokon nxehtësinë dhe nuk lejon që nxehtësia të përhapet në dhomë.

NĂ« mĂ«ngjes, sapo lind dielli, kĂ«shillohet t’i hapni menjĂ«herĂ« perdet pĂ«r tĂ« futur sa mĂ« shumĂ« nxehtĂ«si natyrale dhe pĂ«r tĂ« reduktuar nevojĂ«n pĂ«r ngrohje qendrore.

SOFT NEWS – Veza e Dimrit e ”FabergĂ©â€ shitet mbi 26 milionĂ« dollarĂ«

LONDËR, 2 dhjetor /ATSH/ – Veza e Dimrit nga ”FabergĂ©â€, njĂ« vepĂ«r e jashtĂ«zakonshme nga argjendari i familjes perandorake ruse, e bĂ«rĂ« nga kristal shkĂ«mbi transparent, e skalitur me mjeshtĂ«ri me gravura tĂ« brendshme qĂ« imitojnĂ« kristale akulli, u shit sot pĂ«r 26 milionĂ« dollarĂ«, nga ”Christie’s” nĂ« LondĂ«r, sipas CNN.

Veza u skalit në vitin 1913 me kërkesë të carit Nikolla II të Rusisë.

Ky objekt, me vlerë pothuajse të paçmueshme, iu dha nga cari nënës së tij, perandoreshës Maria Feodorovna, për Pashkë.

Sipas ARTnews, kjo dhuratë iu dha asaj për të shënuar 300-vjetorin e dinastisë Romanov.

Veza, e krijuar nga stilistja e re Alma Pihl për Carl Fabergé, argjendar i familjes perandorake ruse, është bërë nga kristal shkëmbi transparent i skalitur me mjeshtëri me gravura të brendshme që imitojnë kristale akulli.

Efekti i ngrirë është për shkak të më shumë se 4 000 diamanteve të vegjël të shpërndarë kudo.

Një surprizë është vendosur brenda vezës: një shportë me lule që simbolizon rilindjen e lidhur me Pashkët.

ShtĂ«pia ”FabergĂ©â€ krijoi 50 VezĂ« Perandorake midis viteve 1885 dhe 1916, shumica e tĂ« cilave ndodhen nĂ« Kremlin ose i pĂ«rkasin MbretĂ«reshĂ«s sĂ« AnglisĂ«, sipas ekspertĂ«ve.

Fillimisht, ajo u shit në vitin 1994 për 9,1 milionë dollarë dhe përsëri për 9,6 milionë dollarë në vitin 2002.

Rekordi i ankandit pĂ«r ”FabergĂ©â€ mbahet nga Veza Rothschild, e cila u shit pĂ«r 11,9 milionĂ« dollarĂ« nĂ« ”Christie’s” nĂ« LondĂ«r nĂ« vitin 2007.

Kjo vezë përmban një gjel miniaturë të zbukuruar me diamante që del për të shënuar çdo orë duke tundur krahët, duke tundur kokën dhe duke hapur sqepin për të kënduar./  /Ad.Ab./

The post SOFT NEWS – Veza e Dimrit e ”FabergĂ©â€ shitet mbi 26 milionĂ« dollarĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A i keni duart dhe këmbët vazhdimisht të ftohta në dimër? Ky ushqim mund t'ju ndihmojë



Me ardhjen e dimrit, shumë prej nesh po kërkojnë mënyra për t'u ngrohur, shpesh duke u mbështetur në veshje me shumë shtresa dhe pije të nxehta.

Por a e dinit se zgjidhja mund të qëndrojë edhe në dietën tonë? Një përbërës i thjeshtë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut dhe kështu të ngrohë trupin natyrshëm.

Ndjenja e të ftohtit në duar dhe këmbë shpesh lidhet drejtpërdrejt me qarkullimin e gjakut. Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, të gjitha indet e trupit kanë nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me oksigjen dhe lëndë ushqyese për të funksionuar siç duhet, dhe rrjedha e kufizuar e gjakut mund të çojë në gjymtyrë të ftohta.

Trupi ynë e rregullon temperaturën në mënyrë inteligjente: kur jemi të nxehtë, enët e gjakut pranë lëkurës zgjerohen (vazodilatacion) për të çliruar nxehtësinë e tepërt. Anasjelltas, kur jemi të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen (vazokonstriksion) për të ruajtur nxehtësinë më thellë në trup dhe për të parandaluar humbjen e saj.

Zgjidhja e natyrës për qarkullim më të mirë të gjakut

Për të mbajtur duart dhe këmbët ngrohtë, është thelbësore të përmirësoni funksionin e enëve të gjakut. Një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë është të hani një dietë të pasur me nitrate. Trupi i shndërron nitratet nga ushqimi në oksid nitrik, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut. Ky proces rrit rrjedhjen e gjakut dhe përmirëson furnizimin me oksigjen të indeve, gjë që është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.

Panxhari si një aleat i shëndetit në dimër

Panxhari është një ushqim që shquhet për përmbajtjen e tij të jashtëzakonshme të nitrateve. Ai është gjithashtu një burim i vlefshëm kaliumi dhe hekuri - minerale që së bashku mbështesin rrjedhën e shëndetshme të gjakut dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Kjo perime rrënjore është në sezon gjatë dimrit dhe përfitimet e saj shëndetësore janë të disponueshme gjatë gjithë vitit. Shoqata Amerikane e Zemrës gjithashtu thekson se panxhari është plot me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e ADN-së dhe ruajtjen e shëndetit të qelizave.

Çmimet e larta tĂ« ngrohjes rĂ«ndojnĂ« qytetarĂ«t, shqetĂ«sime pĂ«r sezonĂ«n e dimrit



Çmime tĂ« larta dhe kushte tĂ« vĂ«shtira ekonomike janĂ« problemet kryesore me tĂ« cilat po pĂ«rballen pĂ«r ngrohje qytetarĂ«t gjatĂ« sezonit dimĂ«ror.

Rritja e kostos së jetesës ka ndikuar që qytetarët të shprehin shqetësime varësisht nga mënyra e ngrohjes dhe situata e tyre financiare. Disa përballen me vështirësi serioze ekonomike, ndërsa të tjerë vërejnë sfidat e përgjithshme që po kalon shoqëria.

Ramadan Sylejmani thotë se burim të ngrohjes gjatë sezonit dimëror përdorë ngrohjen qendrore nga rrjeti i Termokos. Ai tregon se ende nuk e di sa do të kostoja e pagesës pasi ende nuk kanë ardhur faturat.

“Me Termokos... Ende nuk na kanĂ« ardhur faturat, nuk po di sa mund tĂ« jetĂ« shtrenjtĂ«. Jo, nuk kemi pasur ndĂ«rprerje, vetĂ«m me ujĂ« kemi ndĂ«rprerje, me Termokosin jemi nĂ« rregull”, tha ai.

Qytetari Ahmet Krasniqi thotë se fatura e rrymës i vjen mesatarisht rreth 200 euro, pasi punon me ngrohje termike.

“Me rrymĂ«, tĂ« them tĂ« drejtĂ«n njĂ«soj... Mesatarisht mĂ« vjen 200 euro, sepse kam me punĂ« termike... Nuk Ă«shtĂ« shumĂ«, sepse mĂ« tĂ« gjitha çka i kemi nĂ« banesĂ«, me shporet tĂ« rrymĂ«s e me tĂ« gjitha, me bojler, 200 euro nuk Ă«shtĂ« shumĂ«â€, tha ai.

Ilmi Musliu ankohet se çmimet e druve sivjet janĂ« tĂ« larta, pasi kanĂ« arritur shifrĂ«n 70 euro pĂ«r metĂ«r. Sipas tij, me vĂ«shtirĂ«si ka arritur t’i sigurojĂ« drutĂ« para njĂ« jave, pasi Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« punon pĂ«r njĂ« familje prej tetĂ« anĂ«tarĂ«sh.

“Me dru, 70 euro metri i drurĂ«ve, po çmimet e larta janĂ«... ShumĂ« me zor, para njĂ« jave i kam siguruar, se nuk kam pasur me çka. Punoj me njĂ« rrogĂ« pastrimi 500 euro. ÇfarĂ« tĂ« bĂ«jĂ« me to, pasi jam vetĂ« i teti nĂ« familje... Çmimet duhet tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta, sepse katastrofĂ« janĂ« çmimet me njĂ« rrogĂ« nuk po mund tĂ« bĂ«jmĂ« asgjĂ«â€, tha ai.

Qytetari Franklin Sedaj thotë se fatura e rrymës i vjen rreth 150 euro, duke theksuar se vetë qëndron mirë financiarisht pasi punon avokat. Megjithatë ai shprehet i shqetësuar për gjendjen ekonomike të shumë qytetarëve.

“Me rrymĂ«... 150 euro mĂ« duket (fatura e rrymĂ«s). UnĂ« qĂ«ndroj mirĂ«, por mĂ« dhimbset populli shqiptar, sepse ka njerĂ«z qĂ« vuajnĂ« pĂ«r bukĂ«, ka njerĂ«z tĂ« varfĂ«r... UnĂ« qĂ«ndroj mesatarisht mirĂ«, nuk kam probleme financiare. Merrem me profesionin tim - jam avokat”, tha Sedaj./KosovaPress

Mos vozitni me xhaketa dimri në veturë - kjo mund të jetë e rrezikshme



Ne tashmë kemi shkruar se fëmijët në automjete nuk duhet të transportohen me xhaketa dimri dhe tani do të rikthehemi tek një studim i klubit gjerman të automobilave (ADAC), i cili sugjeron se as të rriturit nuk duhet të jenë në automjete me xhaketa dimri.

Mbajtja e rripave të sigurisë është e detyrueshme dhe nuk ka dyshim se ato parandalojnë dëmtime më të rënda në aksidente.

Megjithatë, nëse nuk hiqni xhaketat dimërore në automjet, humbet funksionaliteti i tyre dhe lind një problem i madh.

- YouTube www.youtube.com

ADAC ka kryer një test përplasjeje me shpejtësi 16 km/h, që është një vlerë mesatare kur një automjet tjetër godet pjesën e pasme të makinës.

Për shkak të veshjes dimërore, rripat e sigurisë lëvizen (nuk vendosen direkt mbi trup), nuk janë në pozicion optimal dhe kështu, edhe në shpejtësi të ulët, mund të shkaktojnë dëmtime.

Pjesa e poshtme e rripit nuk fikshet mbi zonĂ«n e ijeve, por pak mĂ« lart, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye mund tĂ« shkaktohen dĂ«mtime nĂ« mĂ«lçi, shlezë 

Nëse është e mundur, shmangni udhëtimin me xhaketa të trasha dimërore dhe përdorni rripat e sigurisë. /Telegrafi/

Pse automjeti juaj konsumon më shumë karburant në temperatura të ulëta?



Ngasja dimërore në distanca të shkurtra nuk është ekonomike sepse në atë rast automjeti konsumon më shumë karburant, pra motori nuk arrin të ngrohet si duhet.

Mesatarisht, në temperaturë prej minus 7 gradë, automjeti konsumon deri në 12 për qind më shumë se në pranverë ose verë, kur temperatura është rreth 25 gradë.

Arsyet janĂ« disa: motori ka nevojĂ« pĂ«r pak kohĂ« pĂ«r t’u ngrohur deri nĂ« temperaturĂ«n optimale, ku funksionon mĂ« efikas. Mot i ftohtĂ« ul presionin nĂ« goma, gjĂ« qĂ« mund tĂ« rrisĂ« rezistencĂ«n nĂ« rrotullim dhe konsumimin e karburantit (kontrolloni herĂ« pas here presionin e gomave).

Ajri i ftohtë është më i dendur se ai i ngrohtë, prandaj rritet rezistenca gjatë ngasjes dhe konsumi i karburantit.

Kur rruga ka borë dhe akull, rrotat e tërheqjes rrëshqasin më shumë, çka gjithashtu rrit konsumimin e karburantit. Ngasja më e ngadaltë deri në 60 km/h gjithashtu ndikon negativisht në konsum.

Do t’ju ndihmojĂ« tĂ« parkoni nĂ« ambiente mĂ« tĂ« ngrohta, si garazhet. Gjithashtu, kur ndizni automjetin, filloni tĂ« vozisni sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur, sepse kĂ«shtu edhe motori ngrohet mĂ« shpejt.

Mos përdorni për një kohë të gjatë funksionet për mbajtjen/pastrimin e xhamave dhe ngrohjen e ulëseve. /Telegrafi/

Me këto truke të thjeshta, xhamat e makinës suaj nuk do të mjegullohen më



Temperaturat kanë rënë dhe bashkë me të edhe sfida e njohur e mëngjesit e xhamave të mjegulluar të makinave.

Jo vetëm që pengojnë dukshmërinë dhe rrisin rrezikun e aksidenteve, por fshirja e vazhdueshme e xhamave është kohë-humbëse dhe bezdisëse për çdo shofer.

Për fat të mirë, ekzistojnë truke të thjeshta që mund t'ju ndihmojnë të heqni qafe këtë problem bezdisës dhe ta bëjnë ngarjen e përditshme më të lehtë.

Një metodë efektive është përdorimi i shkumës së rrojës. Vendosni një shtresë të hollë shkume në xham, pastaj fërkojeni mirë me një peshqir letre derisa të zhduket teprica.

Ky truk zvogëlon kondensimin dhe gjithashtu funksionon shumë mirë në pasqyrat e banjës, ku parandalon mjegullimin pas dushit.

Gjithashtu, spreji kundĂ«r mjegullĂ«s, i cili mund tĂ« gjendet nĂ« farmaci, Ă«shtĂ« i lehtĂ« pĂ«r t’u aplikuar nĂ« syze dhe ofron mbrojtje afatgjatĂ« pa mjegullim.

Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

SHQIPËRI- NĂ« vend ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i ShĂ«ndetit Publik ka izoluar rastet e para.

Bashkë me të në qarkullim sipas epidemiologëve është dhe Covid dhe virozat stinore. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kanë një tendencë në rritje.

Vetëm në një javë rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Qarkullon gripi i tipit A. I njĂ«jti tip qĂ« qarkullon nĂ« tĂ« gjithĂ« kontinentin europian. JanĂ« vetĂ«m rastet e para dhe s’ka tĂ« dhĂ«na tĂ« mjaftueshme pĂ«r ashpĂ«rsinĂ«. Deri tani raste tĂ« lehta, shtrimet nĂ« spital qoftĂ« pediatrike dhe te rritur janĂ« minimale.

BashkĂ« me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim tĂ« Covid. NĂ« lidhje me infeksionet respiratore tĂ« sipĂ«rme dhe tĂ« poshtme ka filluar njĂ« trend normal dhe i pritshĂ«m nĂ« rritje, janĂ« 12 mijĂ« raste me infeksione”, pohoi ai.

Tendenca në rritje e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes parashikohet të vijojë deri në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit kur pritet të arrijë kulmin. Kohë kur epidemiologët parashikojnë dhe pikun e gripit.

“Nga eksperienca shumĂ«vjeçare nĂ« vendin tonĂ« piku i qarkullimit tĂ« gripit arrihet nga fillimi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt.

Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe dallim nga COVID Ă«shtĂ« temperatura e larte deri ne 38 grade e me lartĂ« edhe 40, dhimbje e theksuar muskulare, rrufĂ«, skuqje e lotim sysh, kollĂ« e fortĂ«, dobĂ«si e theksuar”, tha ai.

Viruset në qarkullim aktualisht kanë prekur të gjitha moshat, por sipas specialistëve më të përhapura janë tek më të vegjlit.

❌