Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PDE e Arjanit Hoxhës shkrihet në BDI



Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës tashmë do të funksionojë si pjesë përbërëse e Bashkimit Demokratik për Integrim, informon Telegrafi Maqedoni.

Kështu informuan nga BDI duke dhënë detaje nga takimi i kryetarit të partisë, Ali Ahmeti me Arjanit Hoxhën.

"Duke u nisur nga thirrja publike e Bashkimit Demokratik për Integrim për bashkimin e partive politike që ndajnë të njëjtin vizion për përfaqësimin dinjitoz dhe të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sot u zhvillua një takim zyrtar mes Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha.Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe vullnet të ndërsjellë për bashkëpunim politik, me theks të veçantë në nevojën për unifikimin e faktorëve politikë shqiptarë rreth një platforme të përbashkët që garanton stabilitet, përfaqësim të fuqishëm institucional dhe avancim të proceseve euro-integruese të vendit.Palët u dakorduan që në të ardhmen të funksionojnë si një subjekt i vetëm politik në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim si partia më e konsoliduar dhe e organizuar shqiptare në vend duke i bashkuar kapacitetet organizative, programore dhe njerëzore, në shërbim të interesit të përgjithshëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut", thuhet në komunikatën e BDI-së.

Nga BDI njoftojnë se zyrtarizimi i këtij vendimi, si dhe detajet organizative dhe procedurale të integrimit, do të bëhen publike pas miratimit formal nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, duke shtuar se të dyja palët shprehin bindjen se ky bashkim do të shërbejë si model i përgjegjësisë politike dhe i unitetit, në funksion të interesit qytetar dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Gjykatat dhe gjyqtarët janë pa siguri, zv.kryetari Gerd Hoxha: Punohet pa kushte

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë po përballet me vështirësi edhe për shkak të mjediseve ku magjistratët zhvillojnë seancat gjyqësore, si dhe nivelit të sigurisë. Zv.kryetari i kësaj gjykate, Gerd Hoxha thotë se niveli i sigurisë lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar se gjatë pushimeve javore dhe festave zyrtare, mjediset e gjykatave nuk monitorohen fare nga…

Source

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA noiftoi të enjten më 22 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Neritan Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha appeared first on Reporter.al.

Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës bëhet nënë!

Një kapitull i ri ka nisur për Redian Hoxha, trashëgimtaren e Top Channel dhe motrën e vogël të Lori dhe Sara Hoxhës, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmi shënon një moment të veçantë në jetën e saj personale, larg vëmendjes së tepruar mediatike.

Sipas Ilirianews.al, babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, një emër i njohur në fushën e medias, si botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingos Shqiptare”.

Alban Dabulla njihet jo vetëm për aktivitetin në media dhe industrinë e telebingos, por edhe si biznesmen aktiv në disa sektorë në Tiranë dhe më gjerë. Emri i familjes së tij është përmendur ndër vite edhe në kontekste të ndryshme publike, përfshirë çështje që lidhen me lejet e ndërtimit dhe dosjen Shullazi.

Redia, së bashku me motrat Lori dhe Sara, si dhe vëllain e tyre të vogël Itan, kanë zgjedhur gjithmonë ta mbajnë jetën private larg syrit publik. Itani, veçanërisht, është mbajtur jashtë rrjeteve sociale dhe vëmendjes mediatike.

Lindja e fëmijës së saj vjen pas një periudhe ku Redia ka preferuar të qëndrojë diskrete, duke e ndarë jetën personale nga fama dhe ekspozimi i madh që shoqëron motrat e saj.

The post Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës bëhet nënë! appeared first on iconstyle.al.

Prona bëhet shkak për dhunë në familje, nëna merr urdhër mbrojtjeje nga vajza

Bukurije Hoxha ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan një konflikt të ashpër me vajzën e saj, Etleva Gribizi, lidhur me pronën familjare pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Sipas Hoxhës, Etleva, e cila ka jetuar prej vitesh në Greqi, është rikthyer dhe ka kërkuar pjesë në banesë, ndonëse është e përjashtuar nga testamenti. […]

The post Prona bëhet shkak për dhunë në familje, nëna merr urdhër mbrojtjeje nga vajza appeared first on BoldNews.al.

Stambolli “thërret” Hoxhën/ Mediat turke dhe kroate shkruajnë për transferim të mundshëm

Mund të jetë edhe një “shashkë” janari.

Në futbollin profesionist është e vështirë të dallosh të vërtetën nga gënjeshtra, por gjithsesi duket se Arbër Hoxha është kthyer në një objekt të rëndësishëm transferimi.

Mediat turke dhe kroate shkruajnë se lojtari I kombëtares shqiptare mund të veshë fanelën e Fenerbahçes, nëse klubi nga Stambolli realizon një shkëmbim me Dinamon e Zagrebit.

Për çfarë bëhet fjalë?

Të përditshmet “Fotomaç” nga Turqia dhe “Jutarnji List” nga Kroacia shkruajnë se drejtuesit e Dinamos duan portierin Dominik Livakoviç.

Numri 1 I kombëtares kroate ka qenë më parë në klubin më të madh në vend, por u largua për në Stamboll për më shumë se 6.5 milionë euro.

Në Zagreb shpresojnë ta marrin përsëri, por Fenerbahçe paska kërkuar Hoxhën si shkëmbim, e besohet se mund të paguhen edhe para të tjera.

Më herët, mediat turke kanë shkruar për interesim të Gallatasarajit për yllin kuqezi, veçse drejtuesit e Dinamos kanë pritur për një marrëveshje me klubin tjetër stambolli.

Arbër Hoxha ka luajtur 17 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë këtë sezon, me 6 gola e 3 asistë, dhe “Jutarnji List” e cilëson si një nga futbollistët më të mirë të ekipit dhe të gjithë kampionatit.

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/ Avokati: Vendimi përcakton përfundimisht se çfarë duhet përdorur dhe çfarë jo

TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së një personi, i cili ishte ankuar se SPAK dhe GJKKO, pas sekuestrimit të celularit, i kishin marrë dhe përdorur të gjitha të dhënat personale, që kishin gjetur në aparat.

Kushtetuesja e ka quajtur këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privacisë dhe ka urdhëruar përdorimin vetëm të komunikimeve për çështje në hetim, të cilat do të përcaktohen si të tilla paraprakisht me vendim gjykate, duke i vënë kështu një vijë të kuqe kufizuese SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Avokati i njohur Arbër Hoxha,i ftuar në “Ora e Fundit”, u shpreh se vendimi i Kushtetuese normoi një rregull dhe standard, me të cilin deri tani është abuzuar ndjeshëm.

Sipas tij, kufizimi i të drejtës për të përdorur të dhënat në celularë apo mjete të tjera është në vazhdën e shtetit të së drejtës dhe në përputhje me normat e Konventës së të drejtave të njeriut.

“Liria e komunikimit dhe fshehtësia e komunikimit garantohen nga Kushtetuta dhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese normon Prokurorinë e Posaçme dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, që të mbajnë parasysh të drejtat e njeriut për fshehtësinë e komunikimeve dhe përdorimi i të dhënave duhet të jetë i lidhur me objektin e hetimit për të cilin është kërkuar nga Prokuroria dhe të miratuar nga Gjykata.

Ky është vendim i rëndësishëm pasi përcakton përfundimisht se çfarë duhet përdorur dhe çfarë jo. Vendimi i Kushtetueses nuk duhet kuptuar si vendim kundër SPAK, por është në vazhdën e shtetit të së drejtës. Deri tani, Prokuroria e ka zbatuar pak ose shumë pak këtë gjë”, tha ai.

Ai  u shpreh se pas këtij vendimi, asnjë peron nuk duhet të dorëzojë telefonin, pa iu komunikuar një vendim gjykata.

“Çdo person, i cili merret në cilësinë e të pandehurit, tani është i detyra e oficerëve të OPGJ, të cilët duhet t’i bëjnë me dije personin që të kenë të pranishëm mbrojtësin. Nuk mund t’i sekuestrohet tani telefoni sipas vendimit të Kushtetuese, pa një vendimmarrje nga ana e gjykatës”, tha ai./abcnews.al

Sa kushtoi Kuvendi i “Rithemelimit”/Indrit Hoxha në “Real Story”: Shumë reale është sa…

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në “Real Story”, tha se fatura e Kuvendit të “Rithemelimit” të 11 dhjetorit 2021 është shume herë më pak, nga ajo që kanë publikuar mediat.

Ai nuk pranoi të tregonte shifrën duke e cilësuar si pjesë të sekretit hetimor.

Ai theksoi se ky hetim i SPAK mund të jetë iniciuar nga denoncimet e Gazment Bardhit, i cili në atë kohë ishte me Lulzim Bashën dhe kundër Sali Berishës.

Ky i fundit luftonte për të marrë vulën e Partisë Demokratike, në një betejë që vijoi për një kohë të gjatë.

“Sa i takon shpenzimeve të Kuvendit çdo gjë është me faturë. Prokuroria i ka të gjitha pagesat dhe të gjitha faturat, është çështja e sekretit hetimor dhe nuk mund të flas për këtë pjesë, por ju them se shifra është qindra herë më e vogël se sa shumat që fliten nëpër media.

Çështja e Kuvendit mund të ketë nisur edhe  si denoncimi i z.Bardhi dhe mund të ketë pasur indicie nga denoncimi i Bardhit asaj kohe kur ishte me z.Basha, por mund të jetë edhe për shkak të hetimeve të tjera”, tha ai./abcnews.al

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Anëtari i Kryesisë së PD Indrit Hoxha, në emisionin “Real Story” në ABC News foli për financimet e Kuvendit të Dhjetorit si edhe Foltoret e PD.

Ai u shpreh se të gjitha të dhënat apo financimet janë të ditura dhe se drejtësia është e lirë të hetojë.

Gjatë intervistës Hoxha nënvizoi se në një përllogaritje të shpejtë 27 Foltoret e Berishës kanë kushtuar gati 3-4 mijë euro.

“Në vendin tonë , si bashkitë tona dhe bashkitë e kundërshtarit politik  për aktivitete kryesore të partive i kanë dhënë sallat. Kjo është e vërteta.. Një sallë më shumë se 150 euro nuk shkon në Shqipëri. Dhe 27 Foltore që ka bërë Berisha janë 3-4 mijë euro dhe nëse lideri nuk gjen 3-4 mijë euro donacione për të paguar këto salla nuk është për të drejtuar partinë më të madhe në opozitë. I ka SPAK të gjitha faturat”, tha ai.

/abcnews.al/

“Në SPAK, si donator i Rithemelimit”/ Indrit Hoxha: Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Indrit Hoxha anëtar i Kryesisë së PD, u shpreh se drejtësia duhet lënë që të bëjë punën e saj.

Sa i përket paraqitjes së tij në SPAK ai tha se ishte si donator i Rithemelimit, duke shtuar se

“I kam bërë thirrje prokurorisë së posaçme të hetojë pasurinë time dhe të kundërshtarëve. Unë mendoj që çdo njeri që merret me politikë duhet të ketë një transparencë të financave. Jam thërritur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me organizimin dhe financimin e Kuvendit të Dhjetorit dhe kam dhënë për kontributet e mia çdo gjë të justifikuar, shumat apo  arsyet. Nëse do bëhet sërish ai Kuvend sërish do jem një nga donatorët e mundësimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Në gjykimin tim, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj”, tha ai.

Më tej shtoi se pret që të thërritet sërish në SPAK dhe se është shumë i hapur për të dhënë shpjegime.

“Dikur ata që kanë gjykuar familjet time për 25 vite fatkeqësisht sot duhet të bëjnë drejtësinë e re. Sa i takon çështjes se si është hapur ky hetim nuk më intereson. Unë jam shumë i pastër përpara drejtësisë dhe sa herë të më thërrasë do përgjigjem. Unë pres të më thërrasin sërish sepse kam bërë disa denoncime, kam tre kallëzime ndaj kryeministrit të vendit të faktuara për shpërdorim detyre. Por ka dhe kërkesa që kam bërë për hetimin e pasurisë për çdo politikan në Republikën e Shqipërisë. Unë pas humbjes së 2021 të PD kam të njëjtin mendim ndaj personazhit në fjalë që sot është kreu i PD. Unë ndaj jam i djathtë dhe mendimi ndryshe duhet të pranohet. Unë kam qenë kundër bashkimit në diversitet, por pjesa a e pranojnë apo jo nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

Partia e Arjanit Hoxhës i bashkohet BDI-së



Partia e Arjanit Hoxhës PDE sot ka marrë vendim që të pranojë ftesën e BDI-së për t'u bërë pjesë e saj.

"Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për sa bashkimit të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

Duke konsideruar momentumin politik si të rëndësishëm për sa i takon unifikimit politik sa më të madh të shqiptarëve si dhe për të artikuluar sa më fuqishëm në kuadër të një zëri politik sidomos pas Kongresit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të sjella, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerëson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kuvendi Qendror autorizoi kryetarin e partisë për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së dhe për të gjetur formën dhe modelin më të mirë për përmbylljen këtij procesi", thuhet në njoftimin e PDE-së./Telegrafi/

❌