❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KIEV – Zelensky paralajmĂ«ron pĂ«r sulme tĂ« mĂ«dha ruse

KIEV, 8 janar /ATSH-DPA/- Ukraina po përgatitet për sulme të intensifikuara ajrore ruse ndërsa një valë e të ftohtit ka përfshirë vendin, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ka informacione se mund tĂ« ketĂ« njĂ« tjetĂ«r sulm masiv rus sonte”, paralajmĂ«roi Zelensky nĂ« fjalimin e tij tĂ« pĂ«rditshĂ«m nga Kievi, ndĂ«rsa u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« dĂ«gjojnĂ« sirenat e sulmeve ajrore dhe tĂ« kĂ«rkojnĂ« strehim.

Zelensky tha se Rusia po i jep përparësi luftës dimërore mbi diplomacinë, duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me raketa balistike në vend që të angazhohet në përpjekjet e paqes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Temperaturat në të gjithë Ukrainën pritet të bien nën zero grade Celsius nga e premtja, me parashikime prej minus 10 gradë Celsius në Kiev dhe rajonet veriore.

I ftohti po rrit presionin mbi sistemet e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit tashmë të dëmtuara.

“Rajoni i Dnipropetrovskut pĂ«soi sot ndĂ«rprerjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« energjisĂ« nĂ« gati katĂ«r vjet luftĂ« pas sulmeve ruse herĂ«t”, tha Zelensky.

Ai shtoi se kishte diskutuar me kryeministren Yulia Svyrydenko mundësinë e kufizimit të operacioneve në shkolla, zyra dhe objekte jo-thelbësore gjatë dy javëve të ardhshme. //a.i/

The post KIEV – Zelensky paralajmĂ«ron pĂ«r sulme tĂ« mĂ«dha ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Venezuela liron tĂ« burgosurit politikĂ«, tĂ« arrestuar gjatĂ« protestave kundĂ«r Maduros

KARAKAS, 8 janar /ATSH-DPA/- Venezuela do tĂ« lirojĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« burgosurish si njĂ« gjest “paqeje”, tha sot kryetari i AsamblesĂ« KombĂ«tare,

Jorge Rodríguez, i cili është vëllai i presidentes në detyrë Delcy Rodríguez, nuk dha detaje se sa të burgosur do të liroheshin.

Megjithatë, ai tha se si qytetarët venezuelianë ashtu edhe shtetasit e huaj do të liroheshin nga burgu.

Organizata e tĂ« drejtave tĂ« njeriut “Foro Penal” vlerĂ«son se ka rreth 800 tĂ« burgosur politikĂ« nĂ« vendin e AmerikĂ«s sĂ« Jugut, shumĂ« prej tĂ« cilĂ«ve u arrestuan gjatĂ« protestave kundĂ«r rizgjedhjes sĂ« diskutueshme nĂ« vitin 2024 – tĂ« udhĂ«heqĂ«sit autoritar NicolĂĄs Maduro.

Qeveria ka liruar tashmë dhjetëra të burgosur politikë gjatë ndërrimit të vitit, me autoritetin e burgut që tha se këto lëvizje ishin kontribute për paqen, dialogun dhe drejtësinë.

Më 3 janar, ushtria amerikane arrestoi presidentin venezuelian, Nicolås Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores në një sulm ndaj Karakasit. Të dy përballen me gjyq në Nju Jork për trafik droge dhe akuza të tjera.

Shumë kohë para operacionit, administrata e presidentit Donald Trump kishte ushtruar presion mbi qeverinë e Maduros për të liruar të burgosurit politikë. //a.i/

The post FOKUS – Venezuela liron tĂ« burgosurit politikĂ«, tĂ« arrestuar gjatĂ« protestave kundĂ«r Maduros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani kufizon aksesin nĂ« internet, ndĂ«rsa protestat vazhdojnĂ« nĂ« mbarĂ« vendin

TEHERAN, 8 janar /ATSH-DPA/- Autoritetet iraniane kanë kufizuar ndjeshëm aksesin në internet mes protestave të vazhdueshme në të gjithë vendin, thanë sot grupet e monitorimit.

NĂ« provincĂ«n perĂ«ndimore tĂ« Kermanshah, e cila Ă«shtĂ« tronditur nga trazirat, organizata e monitorimit tĂ« internetit “NetBlocks” raportoi njĂ« ndĂ«rprerje totale nĂ« operatorin kryesor tĂ« internetit TCI.

Banorët raportuan se interneti ishte i kufizuar edhe në pjesë të tjera të vendit.

Interneti në telefonat celular u kufizua gjithashtu në disa qytete të mëdha.

Kufizimet, shihen gjerësisht si të lidhura me thirrjet e ripërtërira për protesta sot dhe nesër nga Reza Pahlavi, djali i i ish-monarkut të fundit të Iranit, i cili u rrëzua në Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Një valë protestash ka përfshirë Iranin për 11 ditë, të shkaktuara nga kriza ekonomike në thellim dhe një rënie e ndjeshme e monedhës kombëtare, rialit iranian.

Në Teheran, tregtarët e zemëruar fillimisht dolën në rrugë, me demonstratat që u përhapën më pas në pjesë të mëdha të vendit.

“TĂ« paktĂ«n 38 persona janĂ« vrarĂ« nĂ« pĂ«rleshjet me autoritetet qĂ« nga shpĂ«rthimi i protestave”, sipas rrjetit tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut HRANA, me qendĂ«r nĂ« SHBA. //a.i/

The post TEHERAN – Irani kufizon aksesin nĂ« internet, ndĂ«rsa protestat vazhdojnĂ« nĂ« mbarĂ« vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SIRI – Alepo nĂ« ditĂ«n e tretĂ« tĂ« pĂ«rleshjeve midis ushtrisĂ« siriane dhe SDF-sĂ« tĂ« udhĂ«hequr nga kurdĂ«t

DAMASKË, 8 janar /ATSH-DPA/- PĂ«rleshjet e ashpra midis forcave tĂ« udhĂ«hequra nga kurdĂ«t dhe trupave qeveritare kanĂ« vazhduar nĂ« ditĂ«n e tyre tĂ« tretĂ«, nĂ« qytetin verior sirian tĂ« Alepos.

Ky Ă«shtĂ« konflikti mĂ« i rĂ«ndĂ« – i parĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« qytetin e dytĂ« mĂ« tĂ« madh tĂ« SirisĂ« – qĂ« nga pĂ«rmbysja e sundimtarit Bashar al-Assad nĂ« fund tĂ« vitit 2024, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut.

Komiteti Qendror i Reagimit nĂ« Alepo tha se rreth 142 000 persona ishin zhvendosur nga lagjet “Sheikh Maqsoud” dhe “Ashrafieh”, si dhe zonat e banimit aty pranĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« rreth 13 000 banorĂ« vetĂ«m sot.

Një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, Farhad al-Shami, tha se shifrat qeveritare ishin të ekzagjeruara.

Sipas autoriteteve lokale, janĂ« ngritur strehimore tĂ« pĂ«rkohshme emergjente nĂ« Alepo dhe zonat pĂ«rreth, ndĂ«rsa banorĂ«t e plagosur mbetĂ«n tĂ« bllokuar nĂ« lagjet e prekura – qĂ« u shpallĂ«n zona ushtarake dhe tĂ« kufizuara nga ushtria siriane, njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Zyra e OKB-sĂ« pĂ«r Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha dje se ishin zhvendosur mbi 30 000 banorĂ«.

Pas një afati të evakuimit, ushtria siriane bombardoi objektivat e përcaktuara më parë në dy distrikte kurde.

“SDF u pĂ«rgjigj me mortaja dhe raketa, duke plagosur tĂ« paktĂ«n pesĂ« civilĂ«â€, tha zyrtari.

“QĂ« nga e marta, tĂ« paktĂ«n 12 civilĂ« janĂ« vrarĂ«, ndĂ«rsa katĂ«r anĂ«tarĂ« tĂ« forcave qeveritare dhe njĂ« luftĂ«tar kurd kanĂ« vdekur gjithashtu. MĂ« shumĂ« se 60 persona janĂ« plagosur”, sipas observatorit. //a.i/

The post SIRI – Alepo nĂ« ditĂ«n e tretĂ« tĂ« pĂ«rleshjeve midis ushtrisĂ« siriane dhe SDF-sĂ« tĂ« udhĂ«hequr nga kurdĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer: X duhet tĂ« marrĂ« masa mes shqetĂ«simeve pĂ«r imazhet e gjeneruara nga “Grok”

LONDËR, 8 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se platforma X duhet tĂ« marrĂ« masa mes shqetĂ«simeve nĂ« lidhje me krijimin e imazheve tĂ« seksualizuara tĂ« tĂ« rriturve dhe fĂ«mijĂ«ve pĂ«rmes IA-sĂ« tĂ« integruar nĂ« faqen e medias sociale.

Starmer tha se mbĂ«shtet “Ofcom”, rregullatorin britanik pĂ«r shĂ«rbimet e komunikimit – i cili po heton X dhe xAI – platforma sociale e themeluar nga Elon Musk e cila krijoi “Grok”, aplikacioni falas i inteligjencĂ«s artificiale i projektuar nga xAI, qĂ« ofron kĂ«rkim nĂ« kohĂ« reale, gjenerim imazhesh etj.

Deklarata e Starmer vjen pasi një ish-ministër i kërkoi qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Partisë Laburiste të ndalonin plotësisht përdorimin e faqes.

PĂ«rdoruesit e X duket se e kanĂ« nxitur inteligjencĂ«n artificiale “Grok”, e cila Ă«shtĂ« e integruar nĂ« platformĂ«, tĂ« gjenerojĂ« imazhe tĂ« rreme tĂ« fĂ«mijĂ«ve.

“Kjo Ă«shtĂ« e turpshme. ËshtĂ« e neveritshme. Dhe nuk duhet toleruar”, tha Starmer.

“X duhet ta kuptojĂ« kĂ«tĂ«. “Ofcom” ka mbĂ«shtetjen tonĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime nĂ« lidhje me kĂ«tĂ«. ËshtĂ« e paligjshme. Nuk do ta tolerojmĂ«. Kam kĂ«rkuar qĂ« tĂ« gjitha opsionet tĂ« jenĂ« nĂ« tryezĂ«â€, shtoi kyeministri britanik.

MĂ« herĂ«t, ministrja e TeknologjisĂ«, Liz Kendall tha se duhej tĂ« ndĂ«rmerreshin veprime urgjente pĂ«r kĂ«tĂ« çështje – duke shprehur mbĂ«shtetje pĂ«r “Ofcom” pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« çdo veprim zbatues qĂ« konsiderohej i nevojshĂ«m. //a.i/

The post BM – Starmer: X duhet tĂ« marrĂ« masa mes shqetĂ«simeve pĂ«r imazhet e gjeneruara nga “Grok” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Gjermania pritet tĂ« goditet nga stuhia dimĂ«rore “Elli”

BERLIN, 8 janar /ATSH-DPA/- Gjermania po përgatitet për reshje të mëdha dëbore këtë fundjavë duke çuar në mbylljen e shkollave dhe vonesa të fluturimeve.

Shërbimi Gjerman i Motit DWD ka parashikuar stuhi të forta dëbore që do të godasin vendin gjatë natës, veçanërisht në Gjermaninë lindore dhe qendrore, si dhe midis qyteteve veriore të Bremenit dhe Hamburgut.

NjĂ« meteorolog i DWD-sĂ« e pĂ«rshkroi motin si “ekstrem”, me trashĂ«sinĂ« e borĂ«s qĂ« pritet tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 20 centimetra nĂ« disa pjesĂ« tĂ« GjermanisĂ«.

NdĂ«rsa disa pjesĂ« tĂ« GjermanisĂ« janĂ« mbuluar nga dĂ«bora dhe akulli pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra, shĂ«rbimi i motit paralajmĂ«roi se “kombinimi i erĂ«s dhe dĂ«borĂ«s” qĂ« po vjen mund tĂ« shkaktojĂ« kaos dhe tĂ« çojĂ« nĂ« ndĂ«rprerje tĂ« trafikut.

Stuhia “Elli” pritet tĂ« godasĂ« nesĂ«r vendin, pĂ«rpara se tĂ« humbasĂ« forcĂ«n dhe tĂ« lĂ«vizĂ« nĂ« lindje drejt RepublikĂ«s Çeke tĂ« shtunĂ«n.

Partia qeverisĂ«se e KristiandemokratĂ«ve (CDU) anuloi takimin e parĂ« tĂ« madh tĂ« partisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« vit – pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« motit.

Rreth 350 pjesëmarrës, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe rreth 100 përfaqësues të medias, do të mblidheshin në konferencën dyditore të partisë në Mainz, në dalje të Frankfurtit.

Merz tha se udhëheqja e partisë ka planifikuar ta zhvillojë takimin online dhe të miratojë disa rezoluta. //a.i/

 

The post METEO – Gjermania pritet tĂ« goditet nga stuhia dimĂ«rore “Elli” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjuetarët përdorën helm në majat e shigjetave rreth 60 000 vjet më parë

STOKHOLM, 8 janar /ATSH/- PĂ«rdorimi i helmit nĂ« shigjeta shĂ«noi njĂ« revolucion nĂ« teknologjinĂ« e gjuetisĂ« njerĂ«zore – provat e reja sugjerojnĂ« se kjo ndodhi dhjetĂ«ra mijĂ«ra vjet mĂ« herĂ«t se sa dihej mĂ« parĂ«, sipas “Science Advances”.

Studiuesit kanĂ« gjetur gjurmĂ« – tĂ« asaj qĂ« duket tĂ« jetĂ« helm i nxjerrĂ« nga bimĂ«t – nĂ« maja tĂ« vogla shigjetash prej guri nga Afrika e Jugut, qĂ« datojnĂ« 60 000 vjet mĂ« parĂ«.

Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të magjepsur nga zhvillimi i mjeteve të helmuara të gjuetisë.

Nga njëra anë, ato mund të kenë përmirësuar lojën e të parëve tanë për të mbledhur ushqim.

Nga ana tjetër, ato ofrojnë një dritare në njohje: mjetet e helmuara përfaqësojnë një teknologji shumë të sofistikuar që kërkon njohuri se si të nxirret helmi nga bimët, si ndikon helmi në pre dhe si të shfrytëzohen këto efekte për të rritur efikasitetin e gjuetisë.

MĂ« parĂ«, provat mĂ« tĂ« vjetra tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« armĂ«ve tĂ« helmuara vinin nga majat e shigjetave prej kocke nĂ« njĂ« varr egjiptian qĂ« datonte rreth 4 000 vjet mĂ« parĂ« dhe majat e shigjetave prej kocke nga shpella ”Kruger” nĂ« AfrikĂ«n e Jugut qĂ« datojnĂ« rreth 6 700 vjet mĂ« parĂ«.

Megjithatë, studiuesit kishin arsye të dyshonin se teknologjia mund të ishte dukshëm më e vjetër se kaq, sepse ata kishin gjetur maja shigjetash prej kocke dhe guri shumë më të vjetra që ngjanin me ato të helmuara në madhësi dhe formë.

Por shkencëtarët nuk kishin prova të drejtpërdrejta të helmimit në këto mjete gjuetie më të vjetra.

NĂ« studimin e botuar sot nĂ« “Science Advances”, Sven Isaksson i Universitetit tĂ« Stokholmit dhe kolegĂ«t e tij tregohet pĂ«r analizat mikrokimike dhe biomolekulare tĂ« mbetjeve tĂ« gjetura nĂ« majat e shigjetave prej kuarci 60 000-vjeçare nga Streha ShkĂ«mbore Umhlatuzana nĂ« KwaZulu-Natal, Afrika e Jugut.

Analizat zbuluan komponime toksike nga anëtarët e familjes Amaryllidaceae të bimëve që janë indigjene në Afrikën Jugore.

Autorët supozojnë se njerëzit e lashtë përdorën sekrecione nga bulbat e Boophone disticha, një specie Amaryllidaceae që dihet mirë se është përdorur për helm shigjetash.

Isaksson dhe kolegët e tij thanë se këto shigjeta të helmuara ndoshta nuk i vrisnin menjëherë kafshët pre.

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ato do t’i kishin dobĂ«suar kafshĂ«t me kalimin e kohĂ«s. GjuetarĂ«t do tĂ« kishin pasur nevojĂ« tĂ« gjurmonin kafshĂ«t e plagosura ndĂ«rsa ato vraponin.

“Helmi Ă«shtĂ« njĂ« adaptim i pĂ«rparuar pĂ«r njerĂ«zit, dhe kĂ«tu e shohim tĂ« shfaqet tĂ« paktĂ«n 60 000 vjet mĂ« parĂ«â€, tha Curtis Marean i Universitetit ShtetĂ«ror tĂ« ArizonĂ«s, i cili nuk ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« studimin e ri.

Ai tha se fakti qĂ« helmi u gjet nĂ« mikrolite – vegla tĂ« vogla prej guri – Ă«shtĂ« gjithashtu i rĂ«ndĂ«sishĂ«m.

Miniaturizimi i veglave prej guri ishte një tjetër përparim kyç për njerëzit, që ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë së harkut dhe shigjetës.

Sipas Marean, zbulimi i ri ngre pyetjen nëse zhvillimi i teknologjisë së mikrolitit lidhet me zhvillimin e helmit. //a.i/

 

The post Gjuetarët përdorën helm në majat e shigjetave rreth 60 000 vjet më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – BosnjĂ«-Hercegovina pĂ«rfshihet nga reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme shiu dhe bore

SARAJAVË, 7 janar /ATSH/- BosnjĂ«-Hercegovina Ă«shtĂ« goditur nga reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme shiu dhe bore, kryesisht nĂ« rajonet veriore, sipas “TIP.ba”.

Trashësia e borës në Bosnjën lindore dhe pjesën qendrore arriti 10-20 centimetra, ndërsa në zonat malore deri në 35 centimetra.

Reshjet e borës kanë mbuluar jugun dhe jugperëndimin e vendit me temperatura deri në minus 13 gradë Celsius.

Meteorologët në Bosnjë-Hercegovinë paralajmëruan se kushtet e motit të paqëndrueshëm do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në zonën e Hercegovinës jugore.

Sipas tyre, sasia intensive e reshjeve në nivel lokal, mund të ndërlikojë më tej problemet ekzistuese në terren.

Temperatura jashtëzakonisht të ulëta, parashikohen kryesisht në rajonet malore me temperatura minus 20 gradë Celsius.

Në rajonet e poshtme të Bosnjë-Hercegovinës, temperaturat mund të ulen në minus 15 gradë Celsius..

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të ftohtit që po vjen, qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat e prekura nga shiu dhe bora e rrëmbyeshme, por edhe për shkak të pasojave të mundshme të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në ditët në vijim. //a.i/

The post METEO – BosnjĂ«-Hercegovina pĂ«rfshihet nga reshje tĂ« rrĂ«mbyeshme shiu dhe bore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Bullgaria pĂ«rballet me stuhi tĂ« forta dhe temperatura tĂ« ulĂ«ta

SOFJE, 7 janar /ATSH-BTA/- Bullgaria pritet të përjetojë nesër një ndryshim të ndjeshëm të motit, ndërsa një valë e të ftohtit pritet të përfshijë të gjithë vendin, duke sjellë shi, borë dhe një rënie të dukshme të temperaturave.

Sipas parashikimeve, do të ketë reshje të vazhdueshme, të cilat mund të jenë të dendura në disa zona. Stuhi të izoluara janë gjithashtu të mundshme përgjatë kufirit frontal.

Ndërsa temperaturat bien, shiu do të shndërrohet në borë, veçanërisht në Bullgarinë Veriore dhe në rajonet malore, ku pritet të formohet një mbulesë bore.

Deri në mbrëmje, reshjet do të lehtësohen gradualisht nga veriperëndimi.

Erërat do të zhvendosen nga veriperëndimi dhe do të forcohen, duke sjellë ajër të ftohtë në të gjithë vendin. Në Ultësirën e Epërme Trake dhe Fushën e Danubit, erërat mund të arrijnë nivele stuhie.

Shtresa bore janë të mundshme në zonat malore dhe rajonin Ludogorie, ndërsa akullnajat priten në veriperëndim.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë dhe të kuq për nesër, më 8 janar në disa pjesë të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta.

Rajonet malore, veçanërisht zona Rila-Rodope, pritet të përfshihen nga reshje të konsiderueshme, të cilat mund të shndërrohen në borë në lartësi më të ulëta.

Erërat do të jenë të forta deri në stuhi nga perëndimi-veriperëndimi, me temperatura maksimale në 1,200 metra që arrijnë rreth 0 gradë Celsius.dhe në 2,000 metra rreth minus 5 gradë Celsius.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, kushtet do të jenë me erë, me reshje shiu dhe stuhi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me kushtet sfiduese të rrugëve në Bosnjë-Hercegovinë, të cilat janë rezultat i reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ministria tha se ka pasur kufizime në trafik. Rruga kryesore midis Bosansko Grahovo dhe Strmica është mbyllur dhe kamionëve u është ndaluar udhëtimi në rrugët midis Bosansko Grahovo dhe Drvar, dhe midis Prijedor dhe Sanski Most.

Shenja paralajmëruese shtesë dhe kufizime janë vendosur në rrugën kryesore midis Stolat dhe Taskovci, dhe trafiku për automjete mbi 3,5 tonë është pezulluar në rrugën kryesore midis Jablanës dhe Blidinjes.

Rrëshqitjet e tokës për shkak të borës kanë bllokuar pjesërisht rrugët Kupres-Livno dhe Ripac-Bosanski Petrovac-Drvar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shtuar se përdorimi i zinxhirëve të dëborës është i detyrueshëm për kamionët mbi 7,5 tonë në zonat malore.

Ministria rekomandon qĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t bullgarĂ« qĂ« banojnĂ« ose planifikojnĂ« tĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«, nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim – tĂ« informohen pĂ«rmes AgjencisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s Rrugore BIHAMK pĂ«r kushtet e motit.

“Shirat e rrĂ«mbyeshĂ«m gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar pĂ«rmbytje nĂ« jug tĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«s”, raportoi tĂ« martĂ«n stacioni televiziv rajonal N1.

Përmbytjet kanë prekur shtëpi dhe fshatra të tëra, duke shkaktuar daljen e lumenjve dhe rrëshqitje dheu. //a.i/

The post METEO – Bullgaria pĂ«rballet me stuhi tĂ« forta dhe temperatura tĂ« ulĂ«ta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SERBI – Reshjet e dendura tĂ« borĂ«s bllokojnĂ« transportin dhe ndĂ«rpresin energjinĂ« elektrike

BEOGRAD, 7 janar /ATSH-TANJUG/- Serbia është përfshire nga reshje dëbore të dendura, me disa zona, veçanërisht në veri dhe perëndim, ku trashësia e borës ka arritur në 10-30 centimetra.

Zyrtarët e motit kanë raportuar akumulim të dendur të borës (potencialisht mbi 20 centimetra), temperatura nën zero gradë Celsius (0°C) dhe një rrezik të konsiderueshëm të shiut të ngrirë.

Dëbora e vazhdueshme ka rezultuar në rrugë të rrëshqitshme dhe të akullta, duke shkaktuar bllokime të konsiderueshme të trafikut në Beograd dhe duke ndaluar plotësisht trafikun në disa zona me trashësi më të madhe.

Moti i keq ka ndikuar gjithashtu në udhëtimet ajrore. Fluturime të shumta janë anuluar ose vonuar në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit për shkak të borës së dendur dhe temperaturave të ulëta.

Për më tepër, janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik Serb (RHMZ) ka lëshuar paralajmërime për motin portokalli dhe të verdhë për reshje bore dhe akull, pasi këto kushte paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për infrastrukturën dhe trafikun.

Ne rajonet kodrinore dhe malore, trashësia e borës ka tejkaluar 30-40 centimetra.

Temperaturat shënuan nën zero gradë Celsius (0°C) në shumë zona. Mëngjesi i së premtes parashikohet të sjellë ngricë, me temperatura deri në minus 10 gradë Celsius (-10°C).

Shërbimi meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për shi të ngrirë, veçanërisht në zonën më të gjerë të Beogradit, Banatin jugor, Sumadija, Pomoravlje dhe Serbinë lindore.

Shiu i ngrirë përbën një rrezik të madh për akumulimin e akullit në sipërfaqe. //a.i/

 

The post SERBI – Reshjet e dendura tĂ« borĂ«s bllokojnĂ« transportin dhe ndĂ«rpresin energjinĂ« elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Greqia goditet nga shira tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m dhe stuhi nĂ« rajonet perĂ«ndimore dhe verilindore

ATHINË, 7 janar /ATSH/- MeteorologĂ«t grekĂ« paralajmĂ«ruan sot pĂ«r stuhi intensive deri nesĂ«r nĂ« mĂ«ngjes nĂ« rajonet perĂ«ndimore dhe verilindore tĂ« vendit, sipas “Kathimerini”.

Moti i ashpër, me reshje të zgjatura të shiut dhe stuhi të forta, nisi sot dhe do të vazhdojë deri në orët e para të ditës së nesërme.

ParalajmĂ«rimet e nivelit portokalli mbeten pĂ«r ishujt Jon, Epirin, GreqinĂ« Qendrore perĂ«ndimore dhe MaqedoninĂ« Lindore dhe TrakĂ«n, me Peloponezin qĂ« do t’i bashkohet tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« mbrĂ«mje.

Stuhitë mund të sjellin breshër dhe erëra që arrijnë 62 to 74 km/h. Erërat jugore me intensitet të ngjashëm goditën sot Detin Egje.

Kushtet do të dobësohen gradualisht nesër në mëngjes, megjithëse stuhi të shkurtra do të prekin zona të tjera.

Meteorologët theksuan intensitetin dhe kohëzgjatjen e reshjeve si shqetësime kryesore, me erëra shumë të forta që priten nesër në perëndim të vendit.

Ndërkohë që, Mbrojtja Civile ne Greqinë Perëndimore, Epirin dhe Ishujt Jonian shpalli gjendjen e mobilizimit (Kodi i Kuq) për dje dhe sot.

Nga dita e sotme deri nesër, i njëjti nivel mobilizimi do të zbatohet për Maqedoninë Lindore dhe Trakën, si dhe Peloponezin.

Vendimi u mor pasi Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut u mblodh të hënën, pas lëshimit të një emergjence nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik që paralajmëronte për stuhi me bubullima në Greqinë perëndimore dhe verilindore në orët e para të ditës së djeshme deri nesër në mëngjes.

Sipas meteorologëve, Ishujt Jonian, veçanërisht në Korfuz, si dhe në Epir, Etoli-Akarnani, Maqedoninë Lindore dhe Traki, u përfshinë dje dhe sot nga reshje të dendura shiu dhe stuhi. //a.i/

 

The post METEO – Greqia goditet nga shira tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m dhe stuhi nĂ« rajonet perĂ«ndimore dhe verilindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QIPRO – Costa: Groenlanda i pĂ«rket popullit tĂ« saj

NIKOZIA, 7 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa i ka siguruar Groenlandës dhe Danimarkës solidaritet përballë pretendimeve të reja të SHBA-së për aneksimin e ishullit më të madh në botë.

“Lidhur me GroenlandĂ«n, mĂ« lejoni tĂ« jem i qartĂ«: Groenlanda i pĂ«rket popullit tĂ« saj”, tha Costa nĂ« ceremoninĂ« e hapjes sĂ« presidencĂ«s sĂ« radhĂ«s tĂ« Bashkimit Evropian nĂ« kryeqytetin e Qipros, Nikozia.

“AsgjĂ« nuk mund tĂ« vendoset pĂ«r DanimarkĂ«n ose GroenlandĂ«n pa DanimarkĂ«n, ose pa GroenlandĂ«n. Ato kanĂ« mbĂ«shtetjen dhe solidaritetin e plotĂ« tĂ« Bashkimit Evropian”, tha ai.

Costa tha se Evropa ishte më shumë se një koncept gjeografik, duke e përshkruar atë si një komunitet të themeluar mbi vlera të përbashkëta.

“Forca jonĂ« kolektive bazohet nĂ« njĂ« ekonomi tĂ« begatĂ« dhe investime nĂ« rritje nĂ« mbrojtje. Por, mbi tĂ« gjitha, bazohet nga qĂ«ndrueshmĂ«ria me tĂ« cilĂ«n i mbrojmĂ« kĂ«to vlera”, theksoi ai.

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Bashkimi Evropian nuk mund tĂ« pranojĂ« shkelje tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare – qoftĂ« nĂ« Qipro, AmerikĂ«n Latine, GroenlandĂ«, UkrainĂ« apo Gaza”, shtoi Costa.

“Evropa do tĂ« mbetet njĂ« kampione e fortĂ« dhe e palĂ«kundur e sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare dhe multilateralizmit”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake për të aneksuar Groenlandën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha së fundmi se SHBA-ja duhej të merrte kontrollin e territorit danez për arsye sigurie.

Groenlanda, me një popullsi prej rreth 57,000 banorësh, është kryesisht autonome, por zyrtarisht i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Më 1 janar, Qiproja, një nga vendet më të vogla të BE-së, mori Presidencën e Këshillit të BE-së.

Kombi ishullor ka vetëm rreth 1 milion banorë. Presidenca e këshillit ndryshon çdo gjashtë muaj. Danimarka e mbajti atë deri në fund të dhjetorit. //a.i/

The post QIPRO – Costa: Groenlanda i pĂ«rket popullit tĂ« saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Rubio do tĂ« takohet me zyrtarĂ«t danezĂ« javĂ«n e ardhshme mes mosmarrĂ«veshjeve pĂ«r GroenlandĂ«n

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/-  Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thasot se ka planifikuar të takohet me përfaqësuesit e Danimarkës, javën e ardhshme për të diskutuar mosmarrëveshjet për Groenlandën

Ai nuk pranoi të thoshte nëse kjo nënkuptonte që veprimi ushtarak i SHBA-së për të marrë kontrollin e ishullit ishte jashtë diskutimit.

Duke folur me gazetarët, Rubio nuk specifikoi se kur ose ku do të zhvillohej takimi.

Danimarka dhe Groenlanda kishin kërkuar më herët bisedime me diplomatin më të lartë të SHBA-së.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha këtë javë se ishte i frustruar që komunikimi me SHBA-në ishte kryer, kryesisht përmes medias.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit ngriti sërish mundësinë e aneksimit ose blerjes së Groenlandës, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Groenlanda, shtëpia e rreth 57 000 banorëve, është kryesisht autonome, por zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila është anëtare e NATO-s.

Trump e ka lakmuar prej kohësh Groenlandën. Gjatë mandatit të tij të parë, ai shkaktoi shqetësim diplomatik duke shprehur interes për blerjen e ishullit Arktik.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha sot se mundësia e blerjes së Groenlandës po diskutohej në mënyrë aktive nga presidenti Trump dhe ekipi i tij.

“TĂ« gjitha opsionet janĂ« nĂ« tryezĂ«n e bisedimeve pĂ«r presidentin Trump, ndĂ«rsa ai shqyrton se çfarĂ« Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« SHBA-sĂ«, por ju bĂ«j me dije se opsioni i parĂ« i presidentit ka qenĂ« gjithmonĂ« diplomacia”, tha ajo.

Qeveria daneze, e mbështetur nga disa partnerë evropianë, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, ka hedhur poshtë me vendosmëri pretendimet e Trump për aneksimin e ishullint.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka paralajmëruar se një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do ta çonte në fund NATO-n. //a.i/

The post SHBA – Rubio do tĂ« takohet me zyrtarĂ«t danezĂ« javĂ«n e ardhshme mes mosmarrĂ«veshjeve pĂ«r GroenlandĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Wadephul i kĂ«rkon SHBA-sĂ« tĂ« respektojĂ« sovranitetin e GroenlandĂ«s

PARIS, 7 janar /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i kërkoi sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës të respektojnë parimet e Kombeve të Bashkuara, mes retorikës së ripërtërirë të Uashingtonit për marrjen e mundshme të kontrollit të Groenlandës.

“Parimet e sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmĂ«risĂ« sĂ« kufijve tĂ« sanksionuara nĂ« KartĂ«n e OKB-sĂ« duhet tĂ« respektohen”, tha Wadephul nĂ« Paris, pas takimit me homologĂ«t e tij francezĂ« dhe polakĂ«.

Wadephul tha se vendimet për të ardhmen e Groenlandës i takonin popullit të Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës, së cilës ishulli i përket zyrtarisht.

Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në rajonin e Arktikut duhet natyrisht të diskutohen brenda kornizës së NATO-s.

Ai mirëpriti deklaraten e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se Uashingtoni do të zhvillonte bisedime me qeverinë e Danimarkës, anëtare e NATO-s, javën e ardhshme.

I pyetur nĂ«se veprimi ushtarak i SHBA-sĂ« kundĂ«r GroenlandĂ«s do tĂ« shĂ«nonte fundin e NATO-s, Wadephul tha se nuk kishte “as dyshimin mĂ« tĂ« vogĂ«l” se aleanca do tĂ« mbetej e bashkuar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit ngriti sërish mundësinë e aneksimit ose blerjes së Groenlandës, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare.

Trump e ka paraqitur blerjen e saj si pjesĂ« tĂ« njĂ« gare strategjike nĂ« Arktik – qĂ« pĂ«rfshin fuqi tĂ« tilla si Kina dhe Rusia, si dhe njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« siguruar akses nĂ« mineralet e rĂ«ndĂ«sishme. //a.i/

The post PARIS – Wadephul i kĂ«rkon SHBA-sĂ« tĂ« respektojĂ« sovranitetin e GroenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Rubio: Plani i SHBA-sĂ« pĂ«r VenezuelĂ«n Ă«shtĂ« stabiliteti, rimĂ«kĂ«mbja dhe pastaj tranzicioni

UASHINGTON, 7 janar /ATSH/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka hedhur poshtĂ« kritikat se Uashingtoni po “eksperimenton” nĂ« VenezuelĂ« – ndĂ«rsa ka shpjeguar strategjinĂ« e SHBA-sĂ« pĂ«r vendin pas operacionit kundĂ«r Nicolas Maduro, sipas “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« njĂ« plan prej tre hapash pĂ«r VenezuelĂ«n – qĂ« do tĂ« fillojĂ« me stabilizimin e vendit pasi forcat amerikane arrestuan udhĂ«heqĂ«sin, Nicolas Maduro, duke siguruar qĂ« kompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s tĂ« kenĂ« akses nĂ« vend gjatĂ« njĂ« faze rimĂ«kĂ«mbjeje dhe mĂ« nĂ« fund duke mbikĂ«qyrur njĂ« tranzicion, tha sot Rubio.

“Politika e SHBA-sĂ« ndaj VenezuelĂ«s bazohet nĂ« njĂ« strategji tĂ« strukturuar qĂ« pĂ«rfshin kontrollin mbi naftĂ«n, e cila shihet si njĂ« mjet tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m – pĂ«r tĂ« nxitur ndryshime politike dhe ekonomike nĂ« vend”, tha Rubio.

GjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, Rubio u pĂ«rpoq tĂ« qetĂ«sonte kritikat e senatorĂ«ve – tĂ« cilĂ«t akuzuan Uashingtonin se po vepron pa njĂ« qasje tĂ« qartĂ«.

Rubio tha se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nuk kanĂ« ndĂ«rmend tĂ« qeverisin VenezuelĂ«n drejtpĂ«rdrejt, por synojnĂ« tĂ« mbajnĂ« njĂ« “karantinĂ« energjetike” pĂ«r anijet qĂ« shkojnĂ« dhe vijnĂ« nga Venezuela.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« me karantinĂ«n dhe presim tĂ« shohim ndryshime qĂ« jo vetĂ«m qĂ« pĂ«rparojnĂ« interesin kombĂ«tar tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – por gjithashtu çojnĂ« nĂ« njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r popullin e VenezuelĂ«s”, tha ai.

“Ne do ta shesim naftĂ«n venezueliane me çmimet e tregut dhe paratĂ« do tĂ« menaxhohen nga SHBA-ja, tĂ« cilat do tĂ« kontrollojnĂ« shpĂ«rndarjen e saj tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tek populli i VenezuelĂ«s”, tha ai.

Rubio sqaroi gjithashtu se qĂ«llimi i SHBA-sĂ« nuk Ă«shtĂ« tĂ« “qeverisĂ«â€ VenezuelĂ«n, por tĂ« pĂ«rdorĂ« instrumentet ekonomike dhe politike me mençuri pĂ«r tĂ« arritur objektivat e politikĂ«s sĂ« jashtme nĂ« HemisferĂ«n PerĂ«ndimore, duke shmangur njĂ« prani tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ushtarake nĂ« terren. //a.i/

The post UASHINGTON – Rubio: Plani i SHBA-sĂ« pĂ«r VenezuelĂ«n Ă«shtĂ« stabiliteti, rimĂ«kĂ«mbja dhe pastaj tranzicioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA lehtĂ«son sanksionet pĂ«r tĂ« lejuar naftĂ«n venezueliane tĂ« hyjĂ« nĂ« tregun botĂ«ror

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/- Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi se SHBA-ja ka hequr disa nga sanksionet e saj ndaj Venezuelës për të lejuar transportin dhe shitjen e naftës venezueliane në tregun global.

Departamenti nuk specifikoi se cilat sanksione do të lehtësoheshin ose kur do të hynin në fuqi ndryshimet.

Disa cisterna nafte të përfshira në transportimin e naftës bruto të Venezuelës aktualisht i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së.

Njoftimi vjen pasi Uashingtoni tha se planifikon të kontrollojë shitjet e ardhshme të naftës nga Venezuela, pasi ushtria amerikane arrestoi udhëheqësin autoritar të vendit, Nicolås Maduro, në një operacion fundjavën e kaluar.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të shtunën se SHBA-ja do të drejtonte Venezuelën dhe se kompanitë amerikane të naftës do të shpenzonin miliarda dollarë për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe për të fituar të ardhura për vendin.

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright tha sot se SHBA-ja do të shiste naftën e Venezuelës për një kohë të pacaktuar.

Trump tha këtë javë se Venezuela do të furnizonte midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ai personalisht do të mbikëqyrte të ardhurat nga shitjet e naftës për të mirën e popullit të Venezuelës dhe SHBA-së.

Eksportet e naftës janë burimi kryesor i të ardhurave dhe valutës së huaj të qeverisë së Venezuelës.

Në vitet e fundit, Kina ka qenë blerësja më e madhe e naftës bruto të Venezuelës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se qeveria e pĂ«rkohshme e VenezuelĂ«s do t’i kthejĂ« SHBA-sĂ« midis 30 dhe 50 milionĂ« fuçi naftĂ« me cilĂ«si tĂ« lartĂ«, sipas “Sky News”.

“Nafta – me vlerĂ« mbi 2 miliardĂ« dollarĂ« (1,48 miliardĂ« paund) – do tĂ« merret nga anijet e magazinimit dhe do tĂ« sillet direkt nĂ« portet e shkarkimit tĂ« SHBA-sĂ«â€, tha presidenti Trump nĂ« “Truth Social”.

“Nafta do tĂ« shitet me çmimin e saj tĂ« tregut dhe paratĂ« e gjeneruara nga shitjet do tĂ« kontrollohen nga vetĂ« Trump”, tha ai.

Sekretarit të Energjisë, Chris Wright i është kërkuar të zbatojë planin.

Trump ka qenë i hapur në lidhje me planet e tij për rezervat e naftës së Venezuelës që nga kapja dhe arrestimi i presidentit, Nicolas Maduro në një sulm të guximshëm amerikan në Karakas.

Ai ka sugjeruar që kompanitë amerikane të naftës mund të fillojnë punën në vend brenda 18 muajsh dhe ka kërcënuar regjimin e përkohshëm të Venezuelës me më shumë ndërhyrje ushtarake nëse nuk bashkëpunon.

CNBC, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë, tha se sanksionet e SHBA-së që rregullojnë rrjedhën e naftës së Venezuelës mund të lehtësohen.

Kjo doli nĂ« pah pasi u konfirmua se autoritetet amerikane kishin sekuestruar anijen cisternĂ« me flamurin rus nĂ« Atlantikun e Veriut, duke pĂ«rmendur “shkelje tĂ« sanksioneve”.

NjĂ« cisternĂ« e dytĂ«, me sa duket e drejtuar pĂ«r nĂ« KinĂ«, e quajtur “Sophia”, u kap mĂ« vonĂ« nĂ« Detin e Karaibeve pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n arsye.

Konfiskimet duket se do të nxisin tensionet me Rusinë dhe Kinën mbi kontrollin amerikan të naftës venezueliane.

Aktualisht, ekziston vetĂ«m njĂ« kompani shumĂ«kombĂ«she amerikane nafte nĂ« VenezuelĂ« – “Chevron”.

Dy tĂ« tjera, “Exxon Mobil” dhe “ConocoPhillips”, u larguan pasi paraardhĂ«si i Maduros, Hugo Chavez, shtetĂ«zoi industrinĂ« e naftĂ«s, duke i bĂ«rĂ« ato tĂ« panevojshme.

Venezuela ndodhet mbi rezervat më të mëdha të naftës në botë, përpara vendeve si Kanadaja dhe Rusia.

Muajin e kaluar, SHBA-ja ndaloi cisternat e naftĂ«s tĂ« largoheshin nga vendi dhe sekuestruan disa anije cisternĂ« nĂ« ujĂ«rat ndĂ«rkombĂ«tare – si pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve pĂ«r tĂ« zbatuar sanksionet e saj mbi industrinĂ« e naftĂ«s sĂ« VenezuelĂ«s.

Raportet kanĂ« pohuar se drejtuesit e kompanive amerikane tĂ« naftĂ«s pritet tĂ« vizitojnĂ« nesĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« – pĂ«r tĂ« diskutuar investimet nĂ« VenezuelĂ«. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA lehtĂ«son sanksionet pĂ«r tĂ« lejuar naftĂ«n venezueliane tĂ« hyjĂ« nĂ« tregun botĂ«ror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Trump: Pa SHBA-nĂ«, NATO nuk i tremb dot RusinĂ« dhe KinĂ«n

UASHINGTON, 7 janar /ATSH/- Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën, tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërsa nënvizoi se të gjithë ishin me fat që ai e kishte rindërtuar ushtrinë amerikane në mandatin e tij të parë, sipas NDTV.

Udhëheqësi republikan u kujtoi gjithashtu kombeve të NATO-s se si, pas presionit të fortë, shtetet anëtare ranë dakord zyrtarisht të rrisnin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në 5 përqind të PBB-së deri në vitin 2035.

Angazhimi i ri zëvendëson objektivin prej 2 përqind të vendosur në vitin 2014.

“Mbani mend, pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata adhurues tĂ« mĂ«dhenj tĂ« NATO-s, ata shpenzonin 2% tĂ« PBB-sĂ«, dhe shumica nuk po i paguanin faturat e tyre, derisa erdha unĂ«. SHBA-ja, pa mend, paguante pĂ«r ta!”, tha Trump.

NĂ« kritika tĂ« ashpra nĂ« “Truth Social”, presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump shĂ«njestroi vendet e NATO-s – pasi Danimarka paralajmĂ«roi se njĂ« sulm nga Amerika do tĂ« thoshte fundi i NATO-s.

Ai tha se Rusia dhe Kina nuk kishin frikë nga NATO dhe dyshonin nëse NATO do të ishte aty për SHBA-në nëse do të ishte e nevojshme.

“Mbani mend gjithashtu, unĂ« i dhashĂ« fund i vetĂ«m tetĂ« luftĂ«rave, dhe Norvegjia, njĂ« anĂ«tare e NATO-s, zgjodhi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pamend tĂ« mos mĂ« jepte Çmimin Nobel pĂ«r Paqen”, shkroi Trump.

“Por kjo nuk ka rĂ«ndĂ«si! Ajo qĂ« ka rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« se kam shpĂ«tuar miliona jetĂ«.  Pa Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, NATO nuk i tremb dot RusinĂ« dhe KinĂ«n”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se pa SHBA-në, Rusia do të kishte të gjithë Ukrainën tani.

“Ne do tĂ« jemi gjithmonĂ« aty pĂ«r NATO-n, edhe nĂ«se ata nuk do tĂ« jenĂ« aty pĂ«r ne”, shkroi Trump.

“Presidenti Trump po shqyrton mĂ«nyrat se si tĂ« marrĂ« kontrollin e GroenlandĂ«s dhe pĂ«rdorimi i ushtrisĂ« amerikane Ă«shtĂ« “gjithmonĂ« njĂ« opsion”, tha dje ShtĂ«pia e BardhĂ«, duke rritur mĂ« tej tensionet me aleatin e NATO-s, DanimarkĂ«n. //a.i/

 

 

The post UASHINGTON – Trump: Pa SHBA-nĂ«, NATO nuk i tremb dot RusinĂ« dhe KinĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Franca i jep lamtumirën ikonës së kinematografisë, Brigitte Bardot

PARIS, 7 janar /ATSH-DPA/- Fansat, miqtë dhe familja i dhanë sot lamtumirën aktores së ndjerë franceze, Brigitte Bardot në një shërbim funerali në Saint-Tropez, në jug të Francës.

Shërbesa u transmetua drejtpërdrejt në ekrane të mëdha në vende të ndryshme në të gjithë qytetin.

Fansat gjithashtu mundën të ndiqnin shërbimin funeral në televizionin francez. Pas kortezhit nëpër qytet, Bardot do të varroset në një vend familjar.

Disa adhurues të aktores u mblodhën sot në mëngjes në Saint-Tropez.

“Ne udhĂ«tuam pĂ«r 10 orĂ« dje pĂ«r tĂ« shprehur respektin tonĂ«,” tha njĂ« fans pĂ«r “France Info”.

PavarĂ«sisht rrethit tĂ« vogĂ«l tĂ« tĂ« ftuarve nĂ« KishĂ«n e Notre-Dame de l’Assomption, nĂ« ceremoninĂ« e lamtumirĂ«s morĂ«n pjesĂ« edhe disa figura tĂ« njohura. KĂ«ngĂ«tarja e njohur franceze, Mireille Mathieu kĂ«ndoi nĂ« shĂ«rbim.

Aktivisti i njohur kundër gjuetisë së balenave, Paul Watson, gjithashtu mori pjesë në shërbim. Bardot ishte shumë e përkushtuar ndaj mirëqenies së kafshëve.

E lindur nĂ« vitin 1934, aktorja arritit suksesin e saj ndĂ«rkombĂ«tar me filmin “And God Created Woman” me regji tĂ« Roger Vadim.

Ajo u shfaq nĂ« mĂ« shumĂ« se 40 filma, por nĂ« mesin e viteve ’70, nĂ« kulmin e karrierĂ«s sĂ« saj, ajo ndaloi sĂ« xhiruari filma, duke thĂ«nĂ« se ishte lodhur nga fama.

Bardot vdiq nga kanceri në fund të dhjetorit në moshën 91-vjeçare.

Sipas raportimeve, pallati presidencial francez kishte propozuar një homazh të madh për të, por familja e yllit të kinematografisë, e cila mbështeti nacionalisten e krahut të djathtë Marine Le Pen, refuzoi.

BashkĂ«shorti i Bardot, Bernard d’Ormale, tha pĂ«r revistĂ«n “Paris Match” se “Brigitte donte njĂ« funeral tĂ« thjeshtĂ«â€.

The post Franca i jep lamtumirën ikonës së kinematografisë, Brigitte Bardot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE dhuron 40,000 bileta treni pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ«pĂ«r EvropĂ«

BRUKSEL, 7 janar /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian ka dhuruar rreth 40,000 bileta treni për udhëtim falas nëpër Evropë për të rinjtë që festuan ditëlindjen e tyre të 18-të, vitin e kaluar.

“Dyzet vjetori i zonĂ«s sĂ« udhĂ«timit tĂ« lirĂ«, Shengen vitin e kaluar shĂ«rbeu si njĂ« rast i veçantĂ« pĂ«r shpĂ«rndarjen e biletave”, njoftoi sot komisioni nĂ« Bruksel.

Fituesit mund të udhëtojnë nëpër Evropë deri në 30 ditë. Periudha e mundshme e udhëtimit shtrihet nga marsi 2026 deri në maj 2027.

Për më tepër, ekziston një kartë me zbritje çmimi për transporte të tjera publike, si dhe oferta kulturore, akomodimi dhe të tjera në 36 vende evropiane.

Programi filloi në vitin 2018 dhe dhuron mijëra bileta dy herë në vit. //a.i/

The post BRUKSEL – BE dhuron 40,000 bileta treni pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ«pĂ«r EvropĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Starmer: Trupat britanike do tĂ« vendosen nĂ« terren nĂ«se arrihet paqja nĂ« UkrainĂ«

PARIS, 6 janar /ATSH-DPA/- Zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer tha sot se forcat e armatosura britanike do të vendoseshin në terren në Ukrainë në rast të një armëpushimi me Rusinë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Paris, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik, Starmer tha se qendraT ushtarake do të ngriheshin në të gjithë Ukrainën sapo të arrihej një marrëveshje paqeje.

“NĂ«nshkrimi i deklaratĂ«s hap rrugĂ«n pĂ«r krijimin e kuadrit ligjor qĂ« forcat franceze dhe britanike tĂ« veprojnĂ« nĂ« tokĂ«n ukrainase, duke siguruar qiellin dhe detet e UkrainĂ«s dhe duke ndĂ«rtuar njĂ« forcĂ« tĂ« armatosur tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« ardhmen”, sipas deklaratĂ«s sĂ« ZyrĂ«s sĂ« kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s janĂ« tĂ« gatshme tĂ« ofrojnĂ« garanci sigurie pĂ«r forcĂ«n paqeruajtĂ«se tĂ« ngritur nga “Koalicioni i tĂ« GatishmĂ«ve”.

“Paqja mund tĂ« arrihet vetĂ«m nĂ«se Vladimir Putin Ă«shtĂ« gati tĂ« bĂ«jĂ« kompromise”, tha Starmer.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« ushtrojmĂ« presion mbi RusinĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« masa tĂ« mĂ«tejshme mbi anijet cisternĂ« tĂ« naftĂ«s dhe operatorĂ«t e “flotĂ«s hije” qĂ« financojnĂ« fondin e luftĂ«s sĂ« Putinit”, shtoi Starmer.

Sipas marrëveshjes së paqes, pala amerikane është e vendosur të udhëheqë një mekanizëm monitorimi dhe verifikimi të armëpushimit, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe Britania e Madhe.

Garancia amerikane, ndoshta në formën e mbrojtjes ajrore, është konsideruar prej kohësh thelbësore për të ndaluar Rusinë nga veprime të mëtejshme ushtarake në të ardhmen.

“Presidenti amerikan, Donald Trump qĂ«ndron fuqishĂ«m nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« garancisĂ« sĂ« sigurisĂ«â€, tha nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp i dĂ«rguari i tij special nĂ« Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

“KĂ«to protokolle sigurie kanĂ« pĂ«r qĂ«llim tĂ« pengojnĂ« çdo sulm tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« UkrainĂ«â€, shtoi ai.

Jared Kushner, dhëndri i Trump tha se presidenti amerikan kërkn një marrëveshje ku të dyja palët synojnë të ulin tensionet.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« gur themeli vĂ«rtet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«rfundimtare paqeje dhe mendoj se Ă«shtĂ« njĂ« moment shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« arritur sot midis evropianĂ«ve, me “Koalicionin e tĂ« GatishmĂ«ve”, shtoi Kushner. //a.i/

The post PARIS – Starmer: Trupat britanike do tĂ« vendosen nĂ« terren nĂ«se arrihet paqja nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌