❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vërshime dhe evakuime në disa komuna në Kosovë, AME publikon raportin e fundit nga reshjet dhe intervenimet



Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka publikuar raportin e pĂ«rditĂ«suar pĂ«r situatĂ«n nga reshjet atmosferike gjatĂ« orĂ«ve 22:00 – 08:00 tĂ« datĂ«s 11.01.2026, duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur gjendjen e rrugĂ«ve, lumenjve dhe ndĂ«rhyrjet emergjente nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e KosovĂ«s.

Sipas raportit, Prishtina ka pasur vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe në nënkalimet për Obiliq, kryesisht si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.

NĂ« FushĂ« KosovĂ«, u raportuan vĂ«rshime nĂ« fshatrat Lismir, Kuzmin dhe SllatinĂ« e Madhe. NdĂ«rkohĂ«, rajoni i MitrovicĂ«s kishte situatĂ« kritike nĂ« lagjen “2 Korriku”, ku rreziku i daljes sĂ« lumit Sitnica nga shtrati ishte i mesĂ«m.

Operacioni parandalues për këtë zonë përfundoi me sukses, duke vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli, me pjesëmarrjen e AME, NJPZSH Mitrovicë Jugore dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Në rajonin e Ferizajt, u raportuan pesë raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë dhe Balaj, ku dy të moshuar u evakuuan nga zona e rrezikut.

Pompat janë aktive për të parandaluar përhapjen e ujit. Në rajonet e tjera, si Lipjan, Podujevë, Shtime, Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash, situata mbetet stabile dhe rrugët janë të kalueshme.

Raporti nënvizon gjithashtu se reshjet e borës që kanë filluar në shumicën e komunave kanë zbutur rrezikun nga vërshimet, ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.

Autoritetet theksuan se Qendra Operative e AME-së mbetet në gatishmëri të plotë për ndërhyrje emergjente, duke përfshirë aktivizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje parandaluese.

AME apelon tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, sidomos në zonat e përmbytura dhe pranë lumenjve. /Telegrafi/


Ishte bllokuar për shkak të ujit, lirohet për qarkullim rruga Ferizaj-Gjilan



Rruga rajonale Ferizaj-Gjilan, tek fshati Sojevë e cila më parë ishte e bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit, është liruar për qarkullim nga ora 15:30.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka shtuar se sipas informatave nga njësitë në terren, të gjitha rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë aktualisht të kalueshme dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.

Autoritetet rrugore dhe njësitë në terren apelojnë tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të udhëtojnë me kujdes, duke pasur parasysh kushtet e ndryshueshme atmosferike dhe mundësinë e grumbullimit të ujit në disa zona. /Telegrafi/

Vazhdojnë pa ndërprerje kërkimet për të riun e zhdukur në lumin Mat



Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Mat, pas një aksidenti me makinë në zonën e Klosit, po vazhdojnë pa ndërprerje.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit po zhvillohet me përkushtim maksimal, duke përfshirë polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale si dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura.

Sipas njoftimit, në operacion po përdoren edhe dronë dhe pajisje të specializuara, ndërsa çdo metër i terrenit po kontrollohet në detaje, nga ura e Darsës në Klos e deri në territorin e bashkisë së Matit.

Autoritetet shprehen se po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e të riut, ndërsa shpresojnë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit. /Telegrafi/

Atentati në Rinas, Prokuroria merr në pyetje Shullazin për ekzekutimin e mikut të tij



Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiliano Shullazin, për llogari të hetimit të atentatit pranë aeroportit të Rinasit në nëntor 2025, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Në ngjarje u plagos rëndë edhe Muçi Shaljani, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.

Shullazi, aktualisht në burg si i dënuar për "gjobëvëbie" dhe "grup kriminal", por edhe si i dyshuar në një tjetër hetim të SPAK do të pyetet nëse ka dyshime për personat që kanë organizuar atentatit ndaj mikut të tij të ngushtë, Dani, shkruan A2 CNN.

Gjatë ditëve të fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport, që i kanë përditësuar çast pas çasti për lëvizjet e viktimave.

Gildmando Dani ishte lidhje e afërt e Shullazit. Si pjesë grupit kriminal të drejtuar prej tij Dani vuajti një dënim me burg për "gjobëvënie", nga ku u lirua në tetor 2024.

Dani u qëllua me breshëri automatike nga disa persona në një pritë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, teksa udhëtonte në një mjet të drejtuar nga Shaljani, pak minuta pasi ishin kthyer të dy nga Spanja.

​Rruga PrishtinĂ«-Ferizaj edhe sot e mbyllur, askush nuk intervenoi



Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë.

Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tash nuk janë parë ndonjë ekipë të ketë intervenuar për ta larguar këtë pengesë.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike. /KP/

Gjendja e të plagosurit në Pejë është stabile, po trajtohet në QKUK



Personi i cili u plagos e armë zjarri sot në Pejë, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente në reanimacion ku po vazhdon trajtimi mjekësor dhe po kryhen ekzaminime shtesë.

Doktoresha Vlora Podvorica ka bërë të ditur për Telegrafin se pacienti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi mjekësor dhe se po zhvillohen konsulta të nevojshme mjekësore për vlerësimin e mëtejmë të gjendjes shëndetësore.

“Pacienti ndodhet nĂ« QendrĂ«n Emergjente, nĂ« Reanimacion, duke bĂ«rĂ« ekzaminimet shtesĂ« dhe konsultat e nevojshme. Gjendja e pĂ«rgjithshme pĂ«r momentin Ă«shtĂ« stabile”, ka deklaruar doktoresha Podvorica.

Ajo ka shtuar se ekipi mjekësor po vepron sipas protokolleve dhe se pacienti po monitorohet nga afër për çdo ndryshim eventual të gjendjes shëndetësore.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë incident. /Telegrafi/

Malisheva shtyn sërish nisjen e mësimit për shkak të reshjeve



Si pasojë e reshjeve gjatë ditëve të vikendit, Komuna e Malishevës ka marrë vendim që sërish të shtyjë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë.

Në vendimin e marrë nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë theksohet se si pasojë e reshjeve situata në terren është rënduar.

Procesi i mësimit pritet të nis më 14 janar.

“Duke u bazuar nĂ« reshjet e fundit gjatĂ« vikendit, tĂ« cilat kanĂ« rĂ«nduar situatĂ«n nĂ« terren pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« komunĂ«s sonĂ« dhe kanĂ« dĂ«mtuar shumĂ« rrugĂ« dhe infrastrukturĂ«n rrugore, ju njoftojmĂ« se fillimi i gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit shkollor 2025/2026 do tĂ« bĂ«het me datĂ«n 14 janar 2026”, thuhet nĂ« vendim.

NjĂ«herĂ«sh, shtyrja e mĂ«simit Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe nĂ« SHFMU-nĂ« “Mihal Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«. /Telegrafi/


Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën - temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, nga 12 deri më 16 janar 2026, duke paralajmëruar depërtim të masave të ftohta ajrore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e vendit.

Sipas IHMK-së, pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën ditët e fundit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por java do të karakterizohet me mot të ftohtë.

Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.

Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull, çka mund të vështirësojë qarkullimin rrugor.

Nga IHMK këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, veçanërisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit. /Telegrafi/

NdĂ«rroi mbiemrin pĂ«r t’iu shmangur drejtĂ«sisĂ«, arrestohet nĂ« Skenderaj i dyshuari qĂ« ishte nĂ« kĂ«rkim



Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatave, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar më 10 janar 2026, rreth orës 18:00, në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës, ku gjatë verifikimit është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin.

Megjithatë, pas verifikimeve të hollësishme, është vërtetuar se i njëjti ishte person i kërkuar me tri urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, si dhe dy letërreshtime nga Gjykata Themelore në Gjilan.

I dyshuari ishte në kërkim për disa vepra penale, përfshirë dëmtim apo asgjësim të pasurisë, trafikim me njerëz dhe falsifikim të dokumentit.

Në bazë të urdhëresave të gjykatës, personi ishte i dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit - rritje në shifra, ulje në jetën reale



Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.

Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.

Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.

Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.

Por, nĂ« vitet e fundit – sidomos pas pandemisĂ« COVID-19 nĂ« vitin 2020 dhe nisjes tĂ« pushtimit nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia mĂ« 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shĂ«rbimeve esenciale ishin ndĂ«r temat mĂ« tĂ« pĂ«rfolur nĂ« KosovĂ«.

Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.

Me qĂ«llim zbutjen e inflacionit, Qeveria e KosovĂ«s ka rritur pagat nĂ« sektorin publik. NdĂ«rkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojĂ« me platformĂ«n “Superpuna”, e cila ka nisur nĂ« vitin 2023.

Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.

Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.

Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.

Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.

Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.

Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.

Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.

Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.

Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.

Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.

Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata. /REL/

Ushtronin prostitucion në dy apartamente, arrestohen 3 shtetase nga Kolumbia në Elbasan



Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Transit” u vunĂ« nĂ« pranga shtetaset D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, J. D., 34 vjeçe, tĂ« tria shtetase kolumbiane, pĂ«r veprĂ«n penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasen M. J., 34 vjeçe, pronare e apartamentit ku kryhej aktiviteti i paligjshĂ«m, pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja e ambienteve pĂ«r prostitucion”.

Nga hetimet u provua se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët nëpërmjet faqeve në internet.

Gjatë kontrollit në ambientet e ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma parash të valutave të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, celularë dhe dokumente të ndryshme. /euronews/

Osmani kujton Enver Malokun: Besoi në fuqinë e fjalës dhe në vizionin rugovian të lirisë



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot veprën dhe figurën e Enver Malokut, intelektualit, atdhetarit dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Osmani e ka cilĂ«suar Malokun si “zĂ«rin e urtĂ«sisĂ« dhe tĂ« dinjitetit nĂ« kohĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r KosovĂ«n”, duke theksuar rolin e tij si arkitekt i komunikimit politik qĂ« e çoi tĂ« vĂ«rtetĂ«n e KosovĂ«s pĂ«rtej kufijve.

“Enver Maloku besoi te fuqia e fjalĂ«s, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisĂ«, njĂ« KosovĂ« e lirĂ«, demokratike dhe e orientuar drejt PerĂ«ndimit”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

Ajo ka shtuar se Maloku i shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në procesin e shtetformimit të Kosovës.

Osmani ka rikujtuar gjithashtu se vrasja e Enver Malokut mbetet ende një krim i pazbardhur, duke theksuar se vendosja e autorëve para drejtësisë është obligim i institucioneve dhe borxh ndaj së vërtetës.

“ËshtĂ« obligim i institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe borxh ndaj zĂ«rit tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s sonĂ«â€, ka theksuar Osmani.

NĂ« fund, ajo ka nderuar jetĂ«n dhe veprĂ«n e tij me fjalĂ«t: “Lavdi jetĂ«s dhe veprĂ«s sĂ« Enver Malokut!” /Telegrafi/

RrugĂ«t me borĂ«, vĂ«shtirĂ«si nĂ« qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”



Qarkullimi nĂ« aksin rrugor PrishtinĂ« – PejĂ« e respektivisht pĂ«r Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar “Adem Jashari” Ă«shtĂ« zhvilluar me vĂ«shtirĂ«si sot nĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit, si pasojĂ« e reshjeve tĂ« borĂ«s dhe temperaturave tĂ« ulĂ«ta.

Siç shihet edhe në foto, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme.

Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të trafikut, sidomos në drejtim të aeroportit, ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë orëve të para të ditës.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës./RTK/

"Dera është e hapur" - Veliu mesazh Abdixhikut: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force



Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka reaguar sërish rreth situatës së krijuar brenda LDK-së pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Veliu thekson se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« mesazh nga qytetarĂ«t dhe mesazhe tĂ« tilla kĂ«rkojnĂ« reflektim tĂ« thellĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si politike”, ka shkruar Veliu nĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook.

Ai shprehet se humbjet e LDK-së nuk mund të relativizohen e as të kalohen me heshtje.

“NĂ« demokraci, pĂ«rgjegjĂ«sia Ă«shtĂ« parakusht pĂ«r besim, ndĂ«rsa dorĂ«heqja nuk Ă«shtĂ« dobĂ«si, por akt force dhe pjekurie politike. Prandaj: dera Ă«shtĂ« e hapur!”, ka shkruar Veliu, duke i dĂ«rguar kĂ«shtu mesazh direkt kryetarit aktual tĂ« partisĂ«, Lumir Abdixhiku.

Veliu bën thirrje për një proces të hapur dhe demokratik brenda LDK-së, duke përfshirë: Analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes, hapje të brendshme dhe demokraci funksionale dhe proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit.

Ai thekson rëndësinë e ekipit dhe jo e individëve të përhershëm.

“LDK-sĂ« i duhen fitues nĂ« ekipin e saj, e jo kandidat tĂ« pĂ«rhershĂ«m! Koha kĂ«rkon vendime tĂ« guximshme, jo mbrojtje asaj qĂ« nuk mbrohet, jo mbajtje tĂ« status quo-sĂ«â€, ka theksuar Veliu.

Duhet theksuar se ditëve të fundit ka pasur shumë zëra kritik brenda dhe jashtë LDK-së, rreth rënies që kjo parti ka pasur në rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke fajësuar lidershipin e këtij subjekti për mungesë vizioni. /Telegrafi/

​RrĂ«fimi qĂ« theu heshtjen 26-vjeçare, viti kur tĂ« mbijetuarit folĂ«n



Viti 2025 shënoi një kthesë të rëndësishme për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë.

Një burrë rreth të pesëdhjetave nga Drenasi rrëfeu për herë të parë publikisht për dhunimin seksual.

Ramadan Nishori, i cili mbajti të heshtur për më shumë se 26 vjet gjithë tmerrin e përjetuar, në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, më 14 prill, rrëfeu të gjithë ngjarjen para shoqërisë kosovare.

Pas daljes publike, ai thotë për KosovaPress, se ndjehet më i lirë shpirtërisht dhe se nuk e kishte pritur asnjëherë këtë përkrahje të qytetarëve.

Rrëfimi i tij ka nxitur edhe burra të tjerë, por edhe gra, që të paraqiten në organizata për të kërkuar ndihmë psikologjike, juridike dhe për të aplikuar për njohjen e statusit.

“Nuk Ă«shtĂ« e thĂ«nĂ« qĂ« çdo i mbijetuar, se pĂ«r me dalĂ« publikisht janĂ« disa shkallĂ« pak mĂ«, duhet me kaluar nĂ«pĂ«r tĂ«. Edhe kĂ«shtu qĂ« nuk Ă«shtĂ« puna veç me dalĂ« me fol publikisht. Jo. Le tĂ« vijnĂ« nĂ«pĂ«r organizata, le tĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« mĂ« sĂ« pari. Ajo Ă«shtĂ« shpĂ«timi. Siç e kam cekur disa herĂ« unĂ« shumĂ« herĂ« para se me ardh nĂ« organizatĂ« kam menduar me i bĂ« keq vetvetes. E tash e di, unĂ« qysh çfarĂ« heqin ata njerĂ«z. Se unĂ« kam kaluar nĂ«pĂ«r atĂ«â€, rrĂ«fen Nishori.

Jeta e tij pas 14 prillit të vitit të kaluar ka ndryshuar shumë.

Burri i parë që foli publikisht për dhunimin seksual thotë se po ta dinte se do ta merrte këtë përkrahje, do të fliste shumë më herët.

“Po, prej 14 prillit Ă«shtĂ«, tĂ« drejtĂ«n me thĂ«nĂ«, unĂ« jam mĂ« i lirĂ« kĂ«shtu shpirtĂ«risht. Kur shoh çfarĂ« pĂ«rkrahje po mĂ« dhĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ«, si nĂ« rrugĂ« tash sot, me ndal njĂ« njeri nĂ« rrugĂ« me thotĂ« a ka mundĂ«si me pi njĂ« kafe me ty, Ă«shtĂ« njĂ« respekt shumĂ« i madh. Me pas ditĂ«, me tĂ« vĂ«rtetĂ«, me pas ditĂ« qĂ« e kam kĂ«tĂ« pĂ«rkrahje kĂ«shtu, mĂ« herĂ«t kisha dalĂ«. Se ndihem njĂ« njeri shumĂ« mĂ« i çliruar”, shton ai pĂ«r KosovaPress.

Dani, siç e thërrasin rrethi e familja, thotë se përkrahja nga të tjerët është vendimtare që të mbijetuarit të thyejnë heshtjen.

“Pasi kam folur publikisht, kam thĂ«nĂ« qĂ« nĂ« qoftĂ« se edhe njĂ« person i mbijetuar vjen tĂ« kĂ«rkoj ndihmĂ«, unĂ« e kam kryer misionin tim. Po kanĂ« ardhur mĂ« shumĂ«. KĂ«shtu qĂ« jam shumĂ« i lumtur me kĂ«tĂ«. Edhe çdoherĂ« iu bĂ«jĂ« thirrje, nĂ« çdo intervistĂ«, nuk Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si nĂ« cilĂ«n organizatĂ« shkoni, ku ta ndjeni veten mĂ« tĂ« lirĂ«. Se unĂ« e di, unĂ« pĂ«r vete kur kam kaluar nĂ«pĂ«r atĂ«, me ardhĂ« nĂ« njĂ« organizatĂ« ku e ke mĂ« afĂ«r, thua mos po qĂ«llon me ndonjĂ« tĂ« njohur apo mĂ« sheh dikush, kĂ«shtu tĂ« hyjnĂ« edhe janĂ« ato paragjykime qĂ« tĂ« vijnĂ« vetvetiu.. Edhe kĂ«shtu qĂ« iu bĂ«j thirrje, le tĂ« vijnĂ« nĂ«pĂ«r organizata. JanĂ« katĂ«r organizata. Ku ta ndjejnĂ« veten mĂ« tĂ« lirĂ«, le tĂ« vijnĂ«, le tĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«. QĂ« kjo Ă«shtĂ« shpĂ«timi pĂ«r ta. Tani tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r njohjen e statusit, edhe kjo Ă«shtĂ« shpĂ«tim pĂ«r ta”, pĂ«rfundon ai.

Rrëfimi publik i Ramadan Nishorit, ka thyer edhe një tabu tjetër thotë drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti. Ajo thotë se pas rrëfimit të tij, ka pasur shumë burra që për herë të parë janë paraqitur në organizatë.

“Historia e Danit e ka thyer edhe njĂ« tabu tjetĂ«r. Ka treguar qĂ« edhe burrat mund tĂ« afektohen nga dhuna seksuale gjatĂ« luftĂ«s. Guximi i tij, qĂ« ai pĂ«rmes stories sĂ« tij ka arritur tĂ« dĂ«shmojĂ« edhe tĂ« çojĂ« mesazhe pozitive edhe pĂ«r t’i ftuar burrat edhe gratĂ« e tjera tĂ« aplikojnĂ«, ka nxitur mĂ« pastaj nĂ«, jo vetĂ«m nĂ« organizatĂ«n tonĂ«, por edhe nĂ« organizata tĂ« tjera, qĂ« me ardhĂ« edhe gra, edhe burra, edhe tĂ« kĂ«rkojnĂ« edhe shĂ«rbime, por edhe tĂ« drejtat e tyre, kĂ«shtu qĂ« ne mendojmĂ« qĂ« historia dhe guximi i Danit e ka sfiduar edhe njĂ«herĂ« e mirĂ« i ka dhĂ«nĂ« fund tabusĂ« nĂ« relacion me burrat e afektuar nga dhuna seksuale e luftĂ«s”, thotĂ« Rushiti.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, gjatë vitit të kaluar kanë aplikuar mbi 2300 burra dhe gra.

“KĂ«tĂ« vit Komisioni ka shqyrtuar 270 raste duke pĂ«rfshirĂ« rastet e reja, rishqyrtimet dhe kĂ«rkesat tjera. NĂ« proces janĂ« 39 aplikacione. NdĂ«rsa qĂ« nga fillimi i procesit me 05.02.2018 e deri mĂ« sot kemi pranuar gjithsej 2396 aplikacione, nga to i’u Ă«shtĂ« njohur statusi viktimĂ« e dhunĂ«s seksuale gjatĂ« luftĂ«s1884 aplikuesve (1776 femrave dhe 108 meshkujve)”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen pĂ«r KosovaPress.

Vitin e kaluar e konsideron të drejtësisë, drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti. Ajo tregon se kanë punuar me numër të madh të grave që të përgatiten për të dhënë dëshmitë e tyre për tmerret që kanë përjetuar.

“Me dĂ«nimet e mĂ«hershme, kemi arritur 58 vjet dĂ«nime pĂ«r persona qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« krime tĂ« dhunĂ«s seksuale tĂ« luftĂ«s, por pĂ«r mĂ« shumĂ« janĂ« edhe 12 aktakuza tĂ« ngritura, tĂ« cilat janĂ« nĂ« proces e sipĂ«r, dhe pĂ«r secilin rast, Qendra Kosovare pĂ«r Rehabilitimin e tĂ« Mbijetuarve tĂ« TorturĂ«s, me njĂ« ekip profesional, qĂ« ka njĂ« qasje tĂ« integruar nĂ« aspektin psiko-social dhe juridik, ka punuar edhe po punon qĂ« rastet me arrit, tĂ« dĂ«shmojnĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n e tyre, pavarĂ«sisht se jemi 26 vjet pas luftĂ«s. Mos harrojmĂ« se kĂ«to gra kanĂ« edhe pasoja, edhe aspekti neurobiologjik i traumĂ«s i bĂ«n qĂ« atĂ« mozaikun komplet tĂ« traumĂ«s me pas vĂ«shtirĂ« ta dĂ«shmojnĂ«, kĂ«shtu qĂ« po punojmĂ« qĂ« kĂ«to tĂ« dĂ«shmojnĂ« suksesshĂ«m edhe me arrit me marrĂ« drejtĂ«si”, shprehet ajo.

Rastet të cilat janë paraqitur për herë të parë gjatë vitit të kaluar, Rushiti shton se për shkak të heshtjes kanë pasoja të rënda shëndetësore.

“Dua tĂ« them qĂ« kĂ«tĂ« vit, vitin qĂ« shkoi kemi pasur raste tĂ« cilat kanĂ« ardhur, po dallojnĂ« dukshĂ«m prej rasteve tĂ« cilat janĂ« trajtuar mĂ« herĂ«t. KĂ«to gra dhe kĂ«ta burra, pĂ«r shkak se e kanĂ« internalizuar dhimbjen, heshtjen e tyre pĂ«r vite me radhĂ«. Ajo pastaj ka bĂ«rĂ« probleme tjera organike. KanĂ« ardhur me çrregullime gastrointestinale, kanĂ« ardhur me çrregullime tĂ« tensionit, hormonale, dhimbje koke, domethĂ«nĂ«, ai somatizim qĂ« ndĂ«r vite nuk Ă«shtĂ« trajtuar, nuk kanĂ« arritur ata kĂ«rkund me shkarkuar dhimbjen e tyre nĂ« formĂ« profesionale, pastaj ka lĂ«nĂ« pasoja shĂ«ndetĂ«sore, çka na vjen keq po rastet qĂ« po vijnĂ«, domethĂ«nĂ«, janĂ« raste mĂ« tĂ« komplikuara karshi atyre qĂ« kanĂ« marrĂ« trajtime mĂ« afatgjata dhe qĂ« kanĂ« ardhur nĂ« fazat e hershme tĂ« traumĂ«s sĂ« tyre”, pĂ«rfundon ajo.

Gruaja e parë që ndau rrëfimin e saj për dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë Vasfije Krasniqi Goodman. Më pas, Shyrete Tahiri Sulimani ka dorëzuar publikisht pranë Prokurorisë Speciale kallëzimin penal për rastin e saj.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë. Ndërkaq, aplikimi për njohjen e statusit ka filluar në vitin 2018./KP/

Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ« shtyn fillimin e gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ«



NxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s “Mihal Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, nuk do tĂ« fillojnĂ« nesĂ«r procesin e mĂ«simit.

Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.

“Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«r tĂ« garantuar kushte mĂ« tĂ« sigurta dhe mĂ« tĂ« rehatshme pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«sit”, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur nĂ« njoftimin e shkollĂ«s.

Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar. /Telegrafi/


Përmbytjet, Rama: Gati plani për dëmshpërblim - presim rezultatin nga verifikimi



Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka gati planin për shpërblimin e dëmeve nga përmbytjet që prekën vendin ditët e fundit.

Duke folur nĂ« podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se niveli i dĂ«meve gjatĂ« pĂ«rmbytjeve tĂ« fundit Ă«shtĂ« shumĂ«fish mĂ« i vogĂ«l se ai i pĂ«rmbytjeve qĂ« ndodhnin 10 vjet mĂ« parĂ«, dhe kjo nĂ« sajĂ« tĂ« investimeve shumĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« infrastrukturĂ«.

“Ti nuk do tĂ« jesh kurrĂ« vetĂ«m’ Ă«shtĂ« motoja ime dhe e jona sa herĂ« qĂ« pĂ«rballemi me fatkeqĂ«si. TĂ« goditurit e kĂ«saj fatkeqĂ«sie dua t’u them se qĂ«ndrojmĂ« krah tyre pĂ«r banesat dhe gjĂ«nĂ« e gjallĂ«, pĂ«r rregullimin e çdo dĂ«mi me tĂ« cilin pĂ«rballemi. ËshtĂ« tashmĂ« gati plani me skenarĂ«t pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblimet dhe pritet nisja e shpĂ«rndarjes sĂ« tyre pas rezultateve nga verifikimi nĂ« terren”, tha Rama./euronews/

Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025



Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, në një bisedë për Radio Kosovën, ka thënë se një trend i veçantë i periudhës së fundit është se Kosova është bërë investitori më i madh në Shqipëri, duke çuar në rritje të ndjeshme të investimeve direkte dhe duke shfrytëzuar potencialin e tregut shqiptar në sektorë si pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, energjia dhe turizmi.

Z. Jaka, si e vlerësoni nivelin aktual të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?

Nikolin Jaka: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka njohur përmirësime të dukshme gjatë viteve të fundit, duke reflektuar vullnetin politik dhe interesin në rritje të komunitetit të biznesit në të dy vendet. Shkëmbimet tregtare kanë arritur në nivele historike. Për pjesën e parë të vitit 2025, eksportet shqiptare në Kosovë vlerësohen rreth 420 milionë euro (rreth 41 miliardë lekë), pothuajse dyfish më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Importet nga Kosova drejt Shqipërisë janë gjithashtu në rritje, por në përgjithësi mbeten në nivele më të ulëta krahasuar me eksportet e Shqipërisë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve, niveli aktual i bashkëpunimit mbetet ende nën kapacitetin real që dy ekonomitë mund të arrijnë, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, lidhjet historike dhe kulturore, si dhe strukturën komplementare të tregjeve. Tregtia është e përqendruar kryesisht në sektorë tradicionalë si materialet e ndërtimit, karburantet, pijet, metalet dhe mineralet, ndërsa sektorë të tjerë me vlerë të shtuar mbeten të pashfrytëzuar.

Nga perspektiva e biznesit, pengesat administrative, procedurat doganore, si dhe zbatimi jo gjithmonë efektiv i marrëveshjeve ekzistuese, vazhdojnë të konsiderohen si barriera në thellimin real të bashkëpunimit ekonomik. Për këtë arsye, është e nevojshme një qasje më praktike dhe e koordinuar, e fokusuar në lehtësimin e procedurave, harmonizimin e rregulloreve dhe krijimin e kushteve konkrete që bizneset të operojnë më lirshëm dhe më konkurrueshëm në të dy tregjet.

Cilët janë sektorët kryesorë ku bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve ka shënuar rritje vitet e fundit?

Nikolin Jaka: Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar rritje në disa sektorë kyçë, ku interesimi i bizneseve dhe mbështetja institucionale kanë dhënë rezultate konkrete.

Një nga fushat kryesore mbetet tregtia e mallrave industriale, veçanërisht materialet e ndërtimit, mineralet, energjia dhe produkte të tjera industriale, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Sektori i energjisë përfaqëson një drejtim të rëndësishëm dhe relativisht të ri bashkëpunimi, veçanërisht përmes funksionimit të bursës shqiptare të energjisë ALPEX dhe projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë elektrike, të cilat po krijojnë mundësi për optimizimin e burimeve dhe stabilizimin e tregut energjetik në nivel rajonal.

Gjithashtu, transporti dhe infrastruktura logjistike janë fusha ku bashkëpunimi është intensifikuar, veçanërisht në drejtim të përdorimit të porteve shqiptare nga bizneset e Kosovës dhe realizimit të projekteve infrastrukturore që synojnë lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe shërbimeve.

Në sektorin e bujqësisë dhe produkteve ushqimore, ka pasur rritje të shkëmbimeve tregtare dhe nisma bashkëpunimi në nivel qeveritar, megjithëse ekziston ende potencial i pashfrytëzuar për rritjen e vlerës së shtuar dhe standardizimin e produkteve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, investimet direkte ndërmjet dy vendeve mbeten ende relativisht modeste. Sektori privat vazhdon të kërkojë një mjedis më të favorshëm biznesi, infrastrukturë më të zhvilluar dhe mekanizma mbështetës që do të nxisnin bashkëpunime më të thelluara dhe afatgjata.

ÇfarĂ« ndikimi kanĂ« pasur marrĂ«veshjet ndĂ«rqeveritare nĂ« rritjen e shkĂ«mbimeve tregtare ndĂ«rmjet dy vendeve?

Nikolin Jaka: Marrëveshjet ndërqeveritare kanë pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e bazës institucionale dhe ligjore për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nga këndvështrimi i biznesit, këto marrëveshje janë thelbësore pasi krijojnë siguri juridike për investitorët. Veçanërisht marrëveshjet për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve dypalëshe që synojnë të rrisin kapitalin ndërkufitar dhe të inkurajojnë angazhimin më aktiv të sektorit privat në të dy tregjet.

Gjithashtu, marrëveshjet e reja në fusha si bujqësia, sigurimet shoqërore, hekurudhat, energjia dhe bashkëpunimi kufitar kanë zgjeruar ndjeshëm kornizën e bashkëpunimit ekonomik, duke krijuar premisa për integrim më të thelluar të tregjeve dhe përmirësim të kushteve operacionale për bizneset.

Lehtësirat doganore, njohja reciproke e dokumenteve dhe standardeve industriale, si dhe masat për thjeshtimin e procedurave, kanë ndihmuar në reduktimin e barrierave për tregti dhe në rritjen e mobilitetit të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet dy vendeve.

Mirëpo, duhet theksuar se, pavarësisht progresit në nivel formal dhe institucional, ndikimi real i këtyre marrëveshjeve në terren shpesh mbetet më i kufizuar për shkak të sfidave në zbatimin praktik. Për komunitetin e biznesit, fokusi kryesor duhet të jetë tani te monitorimi i zbatimit, koordinimi institucional dhe shndërrimi i këtyre marrëveshjeve nga dokumente formale në instrumente funksionale që prodhojnë rezultate konkrete ekonomike.

Sa i interesuar është sektori privat për investime të ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?

Nikolin Jaka: Mungesa e barrierave gjuhësore dhe kulturore, afërsia gjeografike dhe lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës e bëjnë procesin e integrimit të bizneseve shumë më të lehtë dhe më të shpejtë.

Megjithatë, një trend i dukshëm i viteve të fundit është se bizneset nga Kosova tregojnë një interes shumë më të lartë për të investuar në Shqipëri sesa bizneset shqiptare në Kosovë. Në fakt, Kosova është bërë investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2025, duke shënuar një vit rekord për flukset e kapitalit dhe blerjet strategjike në tregun shqiptar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm për tremujorin e tretë të 2025, investimet nga Kosova arritën 90 milionë euro, katër herë më shumë se një vit më parë. Për të gjithë 9-mujorin e vitit, investimet direkte nga Kosova kapën 153 milionë euro, duke regjistruar një rritje dramatike prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar këtyre shifrave, mund të themi se janë disa arsye pse Shqipëria paraqet interes për shumë biznese nga Kosova. Së pari, Shqipëria ofron një treg në rritje, veçanërisht falë zhvillimit të turizmit dhe rritjes së konsumit, si dhe mundësive për zgjerim në sektorë të ndryshëm, që e bëjnë vendin një destinacion shumë të favorshëm për investime.

Në Shqipëri, ndërkohë, ka kërkesë të lartë për banesa dhe prona, veçanërisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. Për pasojë, duke qenë se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme, kompanitë e ndërtimit në Kosovë kanë shfaqur interes të lartë. Kompani ndërtimi nga Kosova kanë blerë pjesë në kompani shqiptare për të pasur lehtësi ligjore, për të marrë leje ndërtimi më shpejt dhe për të ndërtuar me partnerë lokalë, duke parë mundësi të shumta për projekte të reja. Në ndryshim nga Kosova, ku tregu është i tejngopur, Shqipëria ofron një hapësirë më të madhe.

Nga ana tjetër, Shqipëria ofron një gamë të gjerë incentiva për bizneset nga Kosova, si në formë zyrtare, ashtu edhe përmes lehtësirave praktike.

Nga perspektiva jonë institucionale, ky trend duhet parë jo si një largim i kapitalit, por si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mbarëkombëtar dhe për të krijuar një hapësirë më të integruar biznesi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nikolin Jaka: Ky është momenti që të punojmë shumë që institucionet të krijojnë mekanizma mbështetës për bizneset, duke e bërë këtë proces më të strukturuar, më të sigurt dhe me përfitime afatgjata për të dyja palët./rtk/

Plagosja në Pejë, prokurori i Krimeve të Rënda në vendngjarje



Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, dhe se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me të pranuar informatën, prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkëndor Nikçi, ka deklaruar për Telegrafin se në vendin e ngjarjes po kryhen të gjitha veprimet hetimore nga njësitë e krimteknikës.

Ai shtoi se po punohet intensivisht për identifikimin e personave të dyshuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

“Prokurori i Krimeve tĂ« RĂ«nda sĂ« bashku me njĂ«sitĂ« relevante policore kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ku janĂ« edhe krimteknika duke u kryer tĂ« gjitha veprimet hetimore, dhe njĂ«kohĂ«sisht duke punuar pĂ«r identifikimin e peronave tĂ« dyshuar”, ka thĂ«nĂ« Nikçi.

Sipas raportimeve në media, i plagosur është afaristi i njohur J.B., i cili është dërguar menjëherë në trajtim mjekësor në spitalin e Pejës e më pas është transferuar për në QKUK. /Telegrafi/

Rruga Ferizaj-Gjilan vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të ujit



Rrugët në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim, njofton Policia Rajonale e Ferizajt.

PĂ«rjashtim bĂ«n aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, nĂ« segmentin tek fshati Sojev, i cili pĂ«r shkak tĂ« grumbullimit tĂ« ujit nĂ« rrugĂ« mbetet i mbyllur pĂ«r qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se tĂ« gjitha automjetet qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim udhĂ«zohen tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« rrugĂ«n alternative: Ferizaj – Mirosal – Gjilan dhe anasjelltas.

Ai apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër fshatra, ku kushtet atmosferike dhe sasia e borës mund të ndikojnë në qarkullim.

Veslei gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.

Policia njofton se patrullat janë në terren dhe do të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e rrugëve për sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/

❌