Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

20:11 Protesta para Kryeministrisë/ Noka: Duhet qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga protesta e opozitës e mbajtur dje para Kryeministrisë.

Noka shprehet se revolta qytetare ka nisur, ndërsa shton më tej se opozita kërkon qeveri teknike që shqiptarët të votojnë të lirë.

Postimi i plotë:

Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre. Revolta qytetare po merr vrull dhe opozita e dha një paralajmërim.

Kërkojmë qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë, që të ndërmerret një reformë që garanton shqiptarët se mund të zgjedhin lirisht qeverinë që duan

Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin./mxh

Lapaj: Rama nuk largohet me molotov, por me bashkim qytetar

Adriatik Lapaj, në një lidhje direkte në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, duke komentuar protestën e mbrëmshme të PD-së deklaroi se largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti nuk mund të arrihet përmes akteve të dhunshme, por vetëm përmes një qëndrese të qëndrueshme dhe bashkimi qytetar. Lapaj tha se protestat e nisura prej […]

The post Lapaj: Rama nuk largohet me molotov, por me bashkim qytetar appeared first on BoldNews.al.

“Washington Times” artikull për Shqipërinë, Berisha: Jemi shndërruar në një narkoshtet

Gazeta e famshme amerikane “Washington Times”, i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku flet edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD deklaron se, vendi është kthyer në narkoshtet, duke akuzuar mazhorancën socialiste si përgjegjëse për një sërë skandalesh.

Nga Joseph Hammond –  Washington Times

Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në narko-shtetin e parë të vërtetë në Evropë.

Gilmando Dani, një drejtues i rrjetit kriminal Shullazi, u vra me breshëri armësh në mes të ditës, teksa kthehej në Shqipëri nga Spanja më 11 nëntor.

Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit. Qitësit konfirmojnë me qetësi se viktima ka vdekur pas një breshërie me armë automatike dhe më pas largohen nga vendngjarja.

Sipas kritikëve, skena të tilla brutale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shqipëri. Rrjeti kriminal Shullazi është i përfshirë në disa aktivitete, përfshirë trafikun e drogës. Liderë të opozitës dhe ekspertë ndërkombëtarë kundër narkotikëve paralajmërojnë se vendi është shndërruar në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër thelbësore të tregut evropian të marijuanës.

“Degët shqiptare të karteleve narko-terroriste të Amerikës së Jugut janë aktualisht transportuesit kryesorë të kësaj droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës; ato kontrollojnë çmimin në Evropë dhe po forcojnë ndikimin edhe në tregun amerikan,” tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Z. Berisha dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike kanë kërkuar që Presidenti amerikan Trump t’i shpallë zyrtarisht kartelet shqiptare të drogës si organizata narko-terroriste.

Berisha tha se qeveria amerikane nën Presidentin Joe Biden mbylli sytë ndaj tregtisë së narkotikëve, e cila lulëzoi gjatë mandatit të kryeministrit socialist Edvin “Edi” Rama, partia e të cilit është në pushtet që nga viti 2013.

Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, i ofroi “lavdërime” Ramës, duke e cilësuar atë si “një partner të jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara”, gjatë një vizite më 15 shkurt 2024, për rolin e Shqipërisë në pritjen e refugjatëve afganë dhe mbështetjen për Ukrainën.

‘Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat’, një federatë e partive të qendrës së djathtë dhe kristiano-demokrate, miratoi këtë muaj një rezolutë që e akuzon Partinë Socialiste në pushtet se ka lejuar “infiltrimin kriminal në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm”.

Vetë Berisha u sanksionua nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion dhe iu ndalua hyrja në SHBA – një vendim që ai e kundërshton si të motivuar politikisht.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë qenë probleme të vazhdueshme në Shqipëri që nga kolapsi kaotik i komunizmit në vitet 1990.

Në dekadën e fundit, rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si Ndrangheta (Kalabri) dhe Camorra (Napoli), si edhe me grupe më të reja në Amerikën Latine.

Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Evropë, me ngjashmëri të forta me dhunën e drogës në Amerikën Latine.

Më 29 shtator në Bruksel, mijëra udhëtarë kaluan pranë trupit të një trafikanti të dyshuar shqiptar droge, i cili qëndroi i varur për orë të tëra. Ishte vrasja e parë e këtij lloji në Belgjikë, por një taktikë e zakonshme e karteleve meksikane për të dërguar mesazhe frike.

Dëshmitë e bumit të tregtisë së drogës në Shqipëri gjenden në një vend të papritur – silhueta urbane e Tiranës.

Në fillim të viteve 1990, Tirana kishte vetëm disa semaforë. Sot, po përjeton një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi. Vitin e kaluar, ndërtimi përbënte 14,4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, sipas Eurostat – përqindja më e lartë në Evropë. Qeveria ka miratuar së fundmi 16 kulla të reja, njëra prej të cilave, nëse ndërtohet, do të dominojë edhe Ambasadën Amerikane.

Sipas organizatave ndërkombëtare kundër krimit, një pjesë e konsiderueshme e bumit të ndërtimit në Tiranë – veçanërisht projektet mbi 10 kate – besohet se financohet nga sindikata kriminale që pastrojnë para nga droga,” shkruante këtë vit Tirana Times.

Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 1991. Përdoret gjithashtu sistemi tradicional informal bankar “hawala”, që lejon transferimin e shpejtë të shumave të mëdha – një mekanizëm i shfrytëzuar nga trafikantët shqiptarë të drogës.

Z. Rama ka shpallur një seri masash të reja për të frenuar tregtinë gjithnjë e më të hapur të narkotikëve – një betejë që ka shënuar pjesën më të madhe të turbulencave politike të viteve të fundit.

Kryeministri ka nisur fushata policore kundër drogës, përfshirë një operacion spektakolar në vitin 2014 në Lazarat, qendra e kultivimit të kanabisit, që u kthye në përleshje të armatosur dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, industria e paligjshme jo vetëm që mbijetoi – por u përshtat dhe evoluoi.

Legalizimi i marijuanës për përdorim mjekësor në vitin 2023 ka nxitur një rritje të re të tregtisë së drogës. Sindikatat shqiptare kanë zhvilluar metoda diskrete kultivimi dhe ndikimi i tyre shtrihet përtej Ballkanit. Deri në Skoci, fermerë shqiptarë të kanabisit raportohet se janë futur ilegalisht me varka të vogla.

Sipas opozitës, qeveria Rama e ka orientuar sistemin gjyqësor më shumë kundër kundërshtarëve politikë sesa kundër krimit. Ata përmendin ndalimin njëvjeçar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pa akuza në kohë, gjë që ka shkaktuar shqetësim në mbarë BE-në për shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Në vitin 2017, kur shërbeja si Ministër i Brendshëm, u informova për një listë me 126 oficerë të lartë të Policisë së Shtetit që ishin denoncuar në Prokurorinë për Krime të Rënda për lidhje me bandat e drogës,” tha ish-ministri Dritan Demiraj, i cili tani jeton në SHBA.

Në të ashtuquajturat narko-shtete, kalbëzimi institucional mjegullon kufijtë mes qeverisë, forcave të sigurisë dhe organizatave kriminale. Edhe sistemi i drejtësisë shpërbëhet – modele të njohura nga Kolumbia apo Afganistani.

Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti anëtar të NATO-s janë të përfshirë në krim të organizuar,” tha Demiraj, “atëherë NATO përballet me sfida reale dhe serioze sigurie. Një vend i tillë mund të bëhet hallka e dobët e aleancës, e shfrytëzueshme nga Rusia, Kina ose Irani për destabilizim nga brenda.”

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

Adriatik Lapaj, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit të Pasdites” nga Pandi Gjata deklaroi se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me molotov.

“Kur para 16 ditësh nisa me një karrige të dilja këtu te Kryeministria, ju jeni dëshmitarë që asnjë protestë nuk ishte në qytet, edhe pse vendi po dëshmonte një nga vjedhjet më barbare që mund të imagjinohej. Në këto 16 ditë që kanë kaluar është rritur intensiteti i të gjitha grupimeve politike, por edhe grupeve shoqërore në organizim të aktiviteteve qytetare përballë hajdutërisë. Është intensifikuar debati publik dhe është kthyer në qendër të vëmendjes reagimi për këtë çështje. Unë mendoj që tashmë i gjithë fokusi dhe vëmendja publike është orientuar aty ku duhet dhe presioni tashmë duhet të rritet. Që do të thotë se nëse nisi me një njeri, i cili ka dalë këtu për të shprehur revoltën e vet dhe mosdakordësinë e vet dhe pastaj të tjerë u bashkuan për arsyet që ata mendojnë që situata nuk është normale në Shqipëri dhe vullnete të ndryshme janë bashkuar, u arrit që dita-ditës të shtohet numri i atyre që rrinë këtu 24 orë dhe atyre që protestojnë dhe ditën e shtunë ne patëm dhe protestën e parë të madhe të thirrur, ku kanë marrë pjesë rreth 2 000 qytetarë dhe unë mendoj që në ditët në vazhdim do të rritet edhe më shumë intensiteti i protestës dhe ne sigurisht që shumë shpejt do të publikojmë datën tjetër të protestës së dytë, e cila besojmë do të jetë më masive dhe ka vend që grupime të ndryshme qytetare, por edhe politike, të reflektojnë dhe të bashkohen këtu në shesh për një qëllim të përbashkët”, tha Lapaj.

“Ne mund të mos e duam njëri-tjetrin, por e vërteta e madhe është që ka një kohë për t’u zënë, ka dhe një kohë për t’u bashkuar kundër një të keqe më të madhe. Koha kur mund të më sulmojnë mua si Adriatik, edhe ata që janë në opozitë, nuk është tani, është më vonë. Sot është koha që secili të shtrijë dorën dhe të bashkohet në një front të madh qytetar kundër hajdutërisë së madhe që ka kapur vendin”, shtoi Lapaj.

Sipas tij, “nuk është koha të mendojmë për partinë, por të luftojmë për të çliruar Shqipërinë”.

“Kjo bëhet vetëm me bashkim të madh qytetar, që të kenë mundësi që të vijnë këtu edhe socialistë. Qeveritë ikin me qëndresë, nuk ikin me kapsolla apo me Molotov 2-orarësh. Duhet qëndresë dhe duhet të bindet popullsia që e kanë seriozisht”, theksoi Lapaj.

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

Gjatë vizitës së saj dy-ditore në Maqedoninë e Veriut, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u takua në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ky takim sipas ministres, u fokusua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike.

“Mes miqsh të mirë, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona.”, shkruan Spiropali.

Më herët gjatë ditës së sotme, u takua me kryetarin Bilall Kasami. Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

Prej ditësh portali qeveritar e-Albania ka patur probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Aleanca për Profesionistët e lirë e ka ngritur në tej si problem pasi bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo kryejnë pagesa. Ndërsa ka renditur problemet e hasura, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme.

“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale.

Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla.

Në këtë kontekst, vlerësojmë të domosdoshme:

  • transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre;
  • forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale;
  • parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave;
  • komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet”, thuhet në ankesën e tyre.

Përballë këtyre probleme, vet portali e-Albania ka publikuar në hyrje të tij se po punohet mbi sistemin.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.

Ju informojmë se gjatë këtij procesi mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online gjatë ditës së sotme”, njofton e-Albania.

Jo vetëm me bizneset por portali ka shfaqur vështirësi edhe për individët. Si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në sistem si dhe aplikimet për pajisjen me mjetin e identifikimit apo rinovimet e pasaportave. Kjo çështje kthehet në një problem këtë periudhë fundviti teksa rikthimi i emigrantëve në atdhe është i lartë dhe i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për tu marrë me dokumentacione.

18:52 Berisha, intervistë për Washington Times: Shqipëria është kthyer në një narko-shtet!

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Një vrasje mafioze pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë muajin e kaluar ka rritur shqetësimet se vendi po rrëshqet gjithnjë e më thellë nën ndikimin e krimit të organizuar, shkruan Washington Times. Sipas opozitës, Shqipëria ndodhet pranë shndërrimit në narco-shtetin e parë të Europës.

Më 11 nëntor, Gilmando Dani, i lidhur me rrjetin kriminal Shullazi, u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa kthehej nga Spanja. Pamjet filmike tregojnë atentatorë që dalin nga një automjet i parkuar, hapin zjarr ndaj makinës së viktimës dhe largohen nga vendngjarja.

Sipas kritikëve, ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Rrjeti Shullazi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër të rëndësishme të tregut europian të kanabisit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Washington Times, deklaroi se degët shqiptare të karteleve të Amerikës së Jugut janë sot transportuesit kryesorë të drogës drejt Europës.
“Ato kontrollojnë çmimin e drogës në Europë dhe po forcojnë ndikimin e tyre edhe në tregun amerikan,” u shpreh Berisha.

Berisha dhe Partia Demokratike kanë kërkuar që SHBA të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata narco-terroriste. Ai akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se ka mbyllur sytë ndaj trafikut të drogës gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në pushtet që prej vitit 2013.

Në shkurt 2024, gjatë një vizite në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, e cilësoi Ramën si “një partner të jashtëzakonshëm të SHBA-së”, duke vlerësuar rolin e tij në çështjet e refugjatëve afganë dhe Ukrainës. Ndërkohë, International Democrat Union, federatë e partive të qendrës së djathtë, miratoi këtë muaj një rezolutë ku akuzon Partinë Socialiste për infiltrim kriminal në kontrata publike, ndërtim dhe turizëm.

Vetë Berisha është shpallur “non grata” nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion, vendim që ai e konsideron politikisht të motivuar.

Sipas artikullit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë probleme të hershme në Shqipëri, por në dekadën e fundit rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si ’Ndrangheta dhe Camorra, si dhe me grupe në Amerikën Latine. Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Europë.

Një shembull i përmendur është një ngjarje në Bruksel më 29 shtator, ku trupi i një personi të dyshuar si trafikant droge shqiptar mbeti për orë të tëra në një zonë publike – një metodë paralajmëruese e përdorur nga kartelet latino-amerikane.

Artikulli ndalet edhe te bumi i ndërtimit në Tiranë, duke theksuar se sipas Eurostat, ndërtimi përbënte 14.4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, përqindja më e lartë në Europë. Media vendase dhe vëzhgues ndërkombëtarë dyshojnë se një pjesë e projekteve të mëdha po financohen nga pastrimi i parave të drogës.

Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton në varfëri, mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar që nga viti 1991, dhe rrjete kriminale dyshohet se shfrytëzojnë sistemin informal financiar “hawala” për transferime të mëdha parash.

Qeveria Rama ka ndërmarrë operacione kundër drogës, përfshirë aksionin e bujshëm në Lazarat në vitin 2014, por sipas kritikëve, industria e paligjshme jo vetëm ka mbijetuar, por është përshtatur. Legalizimi i kanabisit mjekësor në vitin 2023, sipas artikullit, ka nxitur një valë të re aktiviteti kriminal.

Opozita akuzon qeverinë se ka politizuar drejtësinë dhe ka goditur kundërshtarët politikë, duke përmendur edhe çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila ka ngjallur shqetësime në nivel europian për shtetin e së drejtës.

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj paralajmëron se përfshirja e zyrtarëve të një vendi anëtar të NATO-s në krim të organizuar përbën rrezik serioz sigurie.
“Nëse kjo ndodh, vendi mund të kthehet në një hallkë të dobët që mund të shfrytëzohet nga aktorë të jashtëm për destabilizim,” u shpreh ai./mxh

18:48 “Prefekti i qarkut”, forcohet roli në mbrojtjen e territorit

Last Updated on 23/12/2025 by Monika

Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.

Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.

Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare.

Ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash./mxh

Aleatët presin formim të shpejt të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Kompromisi do të jetë esencial

Partnerët e Kosovës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar e Francën, kanë bërë të ditur pritjet e tyre që më 28 dhjetor Kosova të zhvillojë një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të formojë sa më shpejt institucione të stabilizuara pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e një qeverie stabile dhe të vendosur për vendin.

Në një intervistë për “Express”, ai ka nënvizuar se bashkëpunimi dhe kompromisi ndërmjet partive pas zgjedhjeve do të jenë thelbësore për tejkalimin e ngërçit politik dhe për arritjen e progresit.

“Mbi të gjitha, shpresoj që këto të jenë zgjedhjet e fundit për një kohë më të gjatë! Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe të vendosur, e jo për një cikël të mëtejmë të pasigurisë zgjedhore. Mesazhi im për partitë politike është i qartë: Çfarëdo që të jetë rezultati, bashkëpunimi dhe kompromisi do të jenë esencialë për ta bërë të mundur formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri. Kosova përballet me sfida dhe mundësi të rëndësishme, ndërsa ngërçi politik i tejzgjatur vetëm sa do ta vonojë përparimin. Një ton më i qetë dhe më i civilizuar midis palëve sesa ai që kemi dëgjuar në shkurt do të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog konstruktiv dhe stabilitet”, ka thënë Hargreaves.

Ai ka lavdëruar të kaluarën e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Kosova e ka një të kaluar mbresëlënëse me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shpresoj që procesi zgjedhor i 28 dhjetorit të jetë i qetë dhe transparent dhe të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet demokratike. Zgjedhjet janë gurthemel i demokracisë së Kosovës, ndërsa është jetike që të gjithë akterët – institucionet, partitë politike dhe qytetarët – ta luajnë rolin e tyre për ta garantuar kredibilitetin dhe drejtësinë e tyre. Udhëheqësit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme kanë luajtur role jetike për garantimin e integritetit të proceseve zgjedhore që janë mbajtur deri më tani, ndërsa unë dua t’i falënderoj për këtë”, ka shtuar ai.

Po ashtu, edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka ftuar partitë politike që të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ditë më parë, ai ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku i ka shprehur pritjet e Francës për një partner të besueshëm në stabilitetin rajonal.

“Shpreha shpresën time se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të çojnë në formimin e një qeverie. Ne kemi nevojë për një partner të plotë për të kontribuar në stabilitetin në rajon dhe për të zhvilluar marrëdhëniet tona dypalëshe. E informova Presidenten Osmani për dëshirën tonë për të mbështetur tranzicionin energjetik, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, përpjekjet e #Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të #Frankofonisë dhe shkëmbimet ekonomike midis dy vendeve tona”, ka shkruar Guerot në llogarinë e tij në “X”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aleatët presin formim të shpejt të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit: Kompromisi do të jetë esencial appeared first on Sinjali.

Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i Prefektit Detar

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.

Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.

Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare.

Gjatë kësaj tryeze konsultative u vlerësuan propozimet e bëra dhe u bënë sugjerime interesante në lidhje me projektligjin e ri.

Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të vitit, ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.

Projektligji “Për Prefektin e Qarkut” synon të riformësojë rolin e prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në territor dhe të forcojë mekanizmat e koordinimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.

Projektligji parashikon një rol më aktiv të prefektit në ndërlidhjen e veprimtarisë së administratës shtetërore me pushtetin vendor, si dhe në raportimin e drejtpërdrejtë pranë Kryeministrit në rastet kur problematikat nuk gjejnë zgjidhje në nivel ministror.

Risi e paketës ligjore është krijimi i institucionit të “Prefektit Detar”, një strukturë e re që synon forcimin e sigurisë në zonat bregdetare. Sipas projektligjit, do të emërohen dy prefektë detarë, me qendra në Durrës dhe Vlorë, me juridiksion mbi dhe nën lumin Seman. Prefekti Detar do të ketë përgjegjësi të gjera në koordinimin e sigurisë detare, monitorimin e vijës bregdetare, menaxhimin e burimeve detare, sigurinë e plazheve, luftën kundër aktiviteteve të paligjshme në det dhe drejtimin e strukturave për emergjencat civile detare.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i Prefektit Detar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lutfi Dervishi ironizon protestën e PD-së: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e lidhur mesazhin politik të saj me një zhvillim të brendshëm në radhët e opozitës. Përmes reagimi në facebook, Dervishi shkruan se opozita “u nis për të larguar Edi Rama, por si hap të parë hoqi Ervin Salianji nga […]

The post Lutfi Dervishi ironizon protestën e PD-së: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i appeared first on BoldNews.al.

Risitë e projektligjit “Për prefektin e qarkut”/ Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i “Prefektit Detar”

Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.

Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.

Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare.

Gjatë kësaj tryeze konsultative u vlerësuan propozimet e bëra dhe u bënë sugjerime interesante në lidhje me projektligjin e ri.

Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të vitit, Ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.

Beqaj “shpërthen” ndaj Avokatit të Popullit: Nuk më habit vota, por puthja

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, foli në gjykatë për denoncuesin e koncesionit të sterilizimit, sot Avokat i Popullit.

Me SPAK-un përballë Beqaj njoftoi Endri Shabanin se do të jetë i parë në listën e dëshmitarëve përderisa ka bërë deklarime publike dhe që e kallëzoi ndonëse ishte i informuar që hetimi ishte pushuar.

Beqaj dha një mesazh për deputetët: “ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të do përballem këtu në proces.. Ajo që më habiti nuk ishte vota, ishte puthja para atyre deputetëve” deklaroi Beqaj, i cili u ndërpre nga gjykata mbasi u vlerësua se çfarë po thoshte i pandehuri nuk ka lidhje me procesin.

Ilir Beqaj po gjykohet veç, ndërsa tetë të tjerë ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Ndërsa Beqaj që po bën gjykim të zakonshëm ka ngecur tek kërkesa për të lexuar fashikujt

Për sterilizimin ish ministri kishte masën e detyrimit me paraqitje, ndërkohë që ai përfundoi nën arrest për një dosje të dytë atë të SASPAK.

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Libri është realizuar sipas Berishës falë një punë të jashtëzakonshme të strukturave të Partisë Demokratike.

“Jemi këtu para jush, para shqiptarëve publikimin e PD, të cilin kësaj herë kemi preferuar ta quajmë “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Ky dokument i hartuar mbi 1500 faqe dhe mbi 2000 e ca prova, dokumente, video, fotografi. Një punë e jashtëzakonshme e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar cdo shkelje ligjore, cdo dhunim të votës, cdo ndërhyrje e krimit etj”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishes

Sot, ne jemi këtu para jush, për të paraqitur para shqiptarëve publikimin e PD-së, të cilin kësaj here kemi preferuar ta quajmë ‘Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri’.

Ky dokument i pashembullt në historinë e një farse elektorale në Europë dhe në botë, i hartuar me mbi 1500 faqe, dhe mbi 2 mijë e sa prova, dokumente, video, fotografi, të gjitha.

Një punë e jashtëzakonshme në radhë e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar çdo shkelje ligjore, çdo dhunim të votës, çdo ndërhyrje të krimit dhe me radhë.

Një punë e jashtëzakonshme nga ekipi që keni këtu para, që ka ndjekur, ka shqyrtuar, ka analizuar të gjitha këto dokumente dhe që janë dërguar online në qendrat ndërkombëtare të raporteve për zgjedhjet në Shqipëri, sapo paraqiteshin këtu.

Një punë të jashtëzakonshme në mënyrë të veçantë nga zonja Albana Vokshi, e cila në fakt del sot me këtë libër 1500 faqesh, e kaluar në çdo paragraf, në çdo rresht, në çdo dokument në duart e saj.

Kjo përpjekje përmbushi detyrimin dhe objektivin.

Edi Rama në mënyrë të pacipë kërcënoi vëzhguesit, na faktoni pak ku janë ato që keni shkruar.

Vëzhguesit e përgjegjshëm dhe të guximshëm nuk u tërhoqën.

Por ne u përpoqëm të japim modestisht kontributin tonë duke u dërguar atyre mijëra dokumente autentike, video, fotografi, procesverbale, në mënyrë që raporti i tyre të ishte raporti që damkosi në zgjedhjet përfundimtare.

Natyrisht ata kishin edhe të vetat, pa diskutim, të shumta, shumë të rëndësishme, por edhe ky raport, këto 1500 faqe që janë dërguar sapo shqyrtoheshin, kanë pasur vlerën e vet.

Raportin e keni online.

Cilido nga mediat e ka online.

 

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

Në konferencën për shtyp këtë të martë, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.

Prattipati takon kryetarët e rinj të katër komunave në veri: Presim qeverisje transparente

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, të martën është takuar me kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të serbëve të Kosovës në veri të vendit.

Takimi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“Ajo ka theksuar pritjet e Shteteve të Bashkuara për qeverisje transparente dhe efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve, si dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike që janë të përkushtuara për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së.

Ndërkohë, kryetarët shqiptarë në katër komunat veriore, të banuara me shumicë serbe, të premten, më 5 dhjetor, kanë dorëzuar mandatet e tyre kryetarëve të rinj nga radhët e Listës Serbe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prattipati takon kryetarët e rinj të katër komunave në veri: Presim qeverisje transparente appeared first on Sinjali.

172 mijë euro të padeklaruara – Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro.

Rasti i është dërguar për shyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 172 mijë euro të padeklaruara – Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit appeared first on Sinjali.

Spiropali: Komuna e Tetovës, qendër dinamike arsimore dhe kulturore

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës.

Spiropali u prit fillimisht nga kryetari i komunës Bilall Kasami.

Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

“Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore.

Kryediplomatja shprehu emocione nga performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku, siç theksoi ajo, një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë.

Ministrja Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickosk dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit fqinj.

Nga vizita e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në Komunën e Tetovës
1 nga 12

/e.i/j.p/

The post Spiropali: Komuna e Tetovës, qendër dinamike arsimore dhe kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Korreshi: Këshilli i Mandateve duhet të veprojë pa pritur GJK

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për procedura të tjera tenderuese. Sipas tij, ankimimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Korreshi: Këshilli i Mandateve duhet të veprojë pa pritur GJK appeared first on BoldNews.al.

“Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi”, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj zyrtare në Komunën e Tetovës të Maqedonisë së Veriut.

Spiropali u prit në Komunën e Tetovës nga Kryetari i saj Bilall Kasami.

Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore.

Postimi i plotë:

Ku ka shqiptarë, ka atdhedashuri, patriotizëm, shpirt kuqezi! Pritja në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami ishte një ndalesë me shumë domethënie, ku folëm për zhvillimin lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Me emocione shijuam performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”.

❌