❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Osmani: Diskutuam me SHBA-në për rikthimin e dialogut strategjik

PRISHTINË, 23 dhjetor /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se gjatĂ« takimit me zĂ«vendĂ«ssekretarin e Shtetit tĂ« ShBA-sĂ«, Christopher Landau kanĂ« diskutuar pĂ«r rikthimin e dialogut strategjik.

Në një video në rrjete sociale, Osmani ka thënë po ashtu se me Landaun kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, ekonominë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ajo foli edhe për nënshkrimin e ligjit nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilin përfshihet edhe Republika e Kosovës, e i cili parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke përjashtuar ndryshimet e kufijve, dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

“Diskutuam edhe pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« çështjesh tjera pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« tĂ« kemi koordinim tĂ« plotĂ« dhe tĂ« vazhdueshĂ«m me SHBA-nĂ« si aleati ynĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m strategjik dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« hapat pĂ«rpara dhe veprimet qĂ« duhet t’i ndĂ«rmarrim nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« dialogu strategjik me SHBA tĂ« rikthehet”, tha ajo pas takimit me zĂ«vendĂ«ssekretarin amerikan.

Në takimin me zëvendëssekretarin, presidentja Osmani ka theksuar gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik. Ajo ka nënvizuar nevojën për koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleat strategjik dhe ka shprehur besimin e plotë në administratën e Presidentit Trump.

/KosovaPress/

The post Osmani: Diskutuam me SHBA-në për rikthimin e dialogut strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se tĂ« martĂ«n moti nĂ« vend do tĂ« jetĂ« i paqĂ«ndrueshĂ«m, me kthjellime dhe vranĂ«sira tĂ« shoqĂ«ruara herĂ« pas here me reshje shiu, ndĂ«rsa nĂ« zonat malore priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të regjistrohen në Peshkopi (-1°C), Kukës dhe Korçë (2°C). Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe Gjirokastrën.

Temperaturat minimale dhe maksimale për disa qytete kryesore do të jenë:
ShkodĂ«r: 3°C / 15°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
KukĂ«s: 2°C / 3°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«
LezhĂ«: 8°C / 14°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
Peshkopi: -1°C / 3°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«
DurrĂ«s: 5°C / 18°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
TiranĂ«: 7°C / 18°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
Elbasan: 10°C / 18°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
KuçovĂ«: 5°C / 21°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
VlorĂ«: 9°C / 17°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
Korçë: 2°C / 5°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«
GjirokastĂ«r: 0°C / 18°C – vranĂ«sira dhe shi
SarandĂ«: 8°C / 18°C – vranĂ«sira dhe shi
Bajram Curri: -1°C / 3°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«

/a.f/

The post Moti sot, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet financimi për ndërtimin e fushës së re në Katund të Ri të Durrësit

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Komiteti ekzekutiv i FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit ka miratuar propozimin e bashkisĂ« sĂ« DurrĂ«sit pĂ«r ndryshimin dhe zgjerimin e projektit, si edhe bashkĂ«financimin pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« fushe tĂ« re futbolli nĂ« Katund tĂ« Ri.

Sipas projektit të rishikuar, fusha do të ndërtohet me bar natyral dhe do të pajiset me ambiente shtesë funksionale, përfshirë dhoma zhveshjeje dhe një tribunë me kapacitet prej 735 ulësesh, duke krijuar kushte bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Në kuadër të kësaj bashkëpunimi, Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë përsipër rrethimin e fushës, mbjelljen e barit natyral, instalimin e sistemit të vaditjes, sigurimin e makinerive për mirëmbajtjen e fushës, si edhe vendosjen e portave.

Fusha do të jetë praktikisht një ministadium, që do të ofrojë të gjitha kushtet dhe facilitetetet e përshtatshme për zhvillimin e seancave stërvitore edhe të skuadrave profesioniste.

Ky investim është pjesë e strategjisë së FSHF-së për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, në bashkëpunim me pushtetin vendor, me synim krijimin e kushteve më të mira për klubet, akademitë dhe komunitetin sportiv, si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve në futboll.

/a.f/r.e/

The post Miratohet financimi për ndërtimin e fushës së re në Katund të Ri të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë arrin në nivelet më të larta historike

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Prodhimi i energjisĂ« elektrike nĂ« KosovĂ« ka shĂ«nuar rritje tĂ« konsiderueshme gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit, duke arritur nivelet mĂ« tĂ« larta nĂ« vitet 2022–2024, sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK), qĂ« mbulojnĂ« periudhĂ«n 1962–2024.

Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i energjisë elektrike ka filluar në vitin 1962 me kapacitete shumë të kufizuara, kryesisht nga njësitë e Termocentralit Kosova A. Gjatë dekadave në vijim, prodhimi ka shënuar rritje graduale, me zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe vënien në funksion të njësive të reja.

NjĂ« rritje e dukshme vĂ«rehet pas vitit 1984, kur prodhimi realizohej nga pesĂ« njĂ«sitĂ« e TPP Kosova A dhe dy njĂ«sitĂ« e TPP Kosova B, duke arritur mbi 5.600 GWh nĂ« fund tĂ« viteve ’80. MegjithatĂ«, periudha e viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000 karakterizohet nga luhatje dhe rĂ«nie tĂ« prodhimit, si pasojĂ« e faktorĂ«ve teknikĂ« dhe zhvillimeve tĂ« pĂ«rgjithshme ekonomike.

Nga viti 2009 e tutje, prodhimi i energjisë elektrike hyn në një fazë të re rritjeje, me funksionimin e tri njësive të TPP Kosova A dhe dy njësive të TPP Kosova B. Kulmi është arritur në vitin 2022, me një prodhim prej rreth 6.663 GWh, ndërsa nivele të larta mbi 6.000 GWh janë ruajtur edhe në vitet pasuese.

NĂ« kĂ«tĂ« grafik mund tĂ« shihni njĂ« pasqyrim tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike gjatĂ« viteve 1962–2024:

/KosovaPress/

The post Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë arrin në nivelet më të larta historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka thĂ«nĂ« se pĂ«rveç aktit tĂ« njohjes, dje nĂ« Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit tĂ« Bahamas, sĂ« bashku me kryeministrin Philip Davis, nĂ«nshkruan edhe marrĂ«veshjen pĂ«r vendosjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike.

Presidentja Osmani thekson se “Kosova ecĂ«n pĂ«rpara duke fituar miq!”

“PĂ«rveç aktit tĂ« njohjes, dje nĂ« Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit tĂ« Bahamas, sĂ« bashku me Kryeministrin Philip Davis, nĂ«nshkruam edhe MarrĂ«veshjen pĂ«r vendosjen e marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike.

Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj partneriteteve tĂ« sinqerta, nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes dhe stabilitetit ndĂ«rkombĂ«tar”, pĂ«rfundon Osmani.

/Kosovapress/

The post Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një pasuri kombëtare e shpëtuar, ATSH nis digjitalizimin e arkivit

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), institucioni i parĂ« i shtypit tĂ« shkruar nĂ« ShqipĂ«ri, ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nga proceset mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« mediatike dhe historike tĂ« vendit: digjitalizimin dhe indeksimin e arkivĂ«s sĂ« saj fotografike.

Arkiva e ATSH-së, me mbi 300 mijë fotografi dhe negativë filmikë, përbën një pasuri të rrallë dhe një dokumentim unik të të gjitha etapave nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Ky fond fotografik është njëkohësisht dëshmi e punës së palodhur dhe profesionale të brezave të fotoreporterëve të ATSH-së, të cilët kanë fiksuar në imazh momentet kyçe të historisë shqiptare.

Nisja e këtij procesi shënon një hap thelbësor për ruajtjen afatgjatë të kujtesës historike dhe vizuale të Shqipërisë, si një proces dokumentimi dhe reflektimi mbi të gjitha etapat e historisë së vendit.

Prej vitesh, ky fond i paçmueshëm ndodhej në kushte të papërshtatshme ruajtjeje dhe ishte realisht në rrezik shkatërrimi. Fotografi dhe negativë të rrallë, të ekspozuar ndaj lagështirës, amortizimit dhe kalimit të kohës, po degradonin gradualisht, duke rrezikuar humbjen e një pjese të pazëvendësueshme të historisë kombëtare.

Ndërhyrja për shpëtimin e arkivës nuk ishte më një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Digjitalizimi i arkivës fotografike të ATSH-së përfaqëson sot një ndërhyrje të drejtë, të përgjegjshme dhe të kryer me standarde profesionale, që synon jo vetëm ndalimin e degradimit, por edhe rikthimin e dinjitetit të një pasurie kombëtare të lënë për vite me radhë në kushte të papranueshme.

Ruajtja, sistemimi dhe shpëtimi i këtij fondi ka qenë një nga prioritetet kryesore të drejtoreshës së përgjithshme të ATSH-së, Valbona Zhupa, e cila ka vënë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e arkivës si një detyrim institucional ndaj historisë dhe brezave që vijnë.

“Arkiva fotografike e ATSH-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pasuri kombĂ«tare me vlerĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme dokumentare. PĂ«r vite me radhĂ«, njĂ« pjesĂ« e kĂ«tij fondi Ă«shtĂ« pĂ«rballur me rrezikun e degradimit. NdĂ«rhyrja pĂ«r digjitalizimin e saj ishte e domosdoshme pĂ«r tĂ« garantuar ruajtjen afatgjatĂ«, sistemimin profesional dhe aksesin e kontrolluar tĂ« kĂ«tij materiali, nĂ« funksion tĂ« publikut, studiuesve dhe brezave tĂ« ardhshĂ«m”, u shpreh Zhupa.

Materialet e fazĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« digjitalizimit po i nĂ«nshtrohen skanimit profesional, pĂ«r t’u pasuar nga njĂ« proces i detajuar inventarizimi dhe indeksimi. Digjitalizimi i arkivĂ«s nuk synon vetĂ«m mbrojtjen e materialeve origjinale, por edhe modernizimin e mĂ«nyrĂ«s sĂ« menaxhimit dhe shfrytĂ«zimit tĂ« tyre.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«saj faze, ATSH do tĂ« vijojĂ« me njĂ« tjetĂ«r etapĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, atĂ« tĂ« publikimit online tĂ« arkivĂ«s fotografike. Ky hap do t’i japĂ« mundĂ«si publikut tĂ« gjerĂ«, studiuesve, historianĂ«ve, gazetarĂ«ve dhe institucioneve tĂ« kenĂ« akses nĂ« njĂ« fond tĂ« pasur imazhesh me vlera tĂ« veçanta historike dhe kulturore.

Publikimi online i arkivës së ATSH-së do ta shndërrojë këtë fond në një burim të rëndësishëm referimi për studime, dokumentarë, botime dhe projekte kërkimore, duke kontribuar në forcimin e kujtesës kolektive dhe në ruajtjen e historisë shqiptare përmes imazhit.

Me kĂ«tĂ« projekt, ATSH hedh njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt digjitalizimit dhe pĂ«rafrimit me standardet bashkĂ«kohore tĂ« arkivimit mediatik, duke garantuar qĂ« trashĂ«gimia vizuale e ShqipĂ«risĂ« tĂ« ruhet, tĂ« dokumentohet dhe t’u pĂ«rcillet brezave tĂ« ardhshĂ«m.

/a.f/r.e/

The post Një pasuri kombëtare e shpëtuar, ATSH nis digjitalizimin e arkivit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/ MĂ« 20 dhjetor festohet Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Solidaritetit NjerĂ«zor pĂ«r tĂ« rritur ndĂ«rgjegjĂ«simin e publikut pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e solidaritetit, veçanĂ«risht nĂ« arenĂ«n globale.

Kjo ditë shërben si një kujtesë se duke punuar së bashku në solidaritet, ne mund të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë dhe të arrijmë qëllime të përbashkëta, duke përfshirë paqen, drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Solidaritetit NjerĂ«zor thekson besimin se veprimet tona kolektive mund tĂ« kenĂ« njĂ« ndikim pozitiv nĂ« botĂ«. ËshtĂ« njĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« reflektuar mbi rĂ«ndĂ«sinĂ« e solidaritetit dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime konkrete pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ata qĂ« kanĂ« nevojĂ« dhe pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« drejtĂ«.

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor përfshin angazhimin në aktivitete që promovojnë unitetin, empatinë dhe bashkëpunimin. Ja disa mënyra për të festuar:

-Mbështetni Kauzat Bamirëse: Kontribuoni në organizata dhe iniciativa bamirëse që adresojnë çështje globale si varfëria, uria, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

-Bëhuni vullnetarë: Ofroni kohën dhe aftësitë tuaja për të ofruar vullnetarizëm për organizatat lokale dhe ndërkombëtare që punojnë drejt qëllimeve humanitare.

-Përkrahni për ndryshim: Rritni ndërgjegjësimin rreth çështjeve të rëndësishme globale dhe shtyni për politika që promovojnë drejtësinë sociale, barazinë dhe të drejtat e njeriut.

-Organizoni ngjarje komunitare: Planifikoni ngjarje dhe aktivitete në komunitetin tuaj që nxisin një ndjenjë uniteti, përfshirjeje dhe solidariteti midis grupeve të ndryshme të njerëzve.

-Mësoni rreth sfidave globale: Edukoni veten dhe të tjerët rreth sfidave urgjente globale dhe ndikimit të solidaritetit në adresimin e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005 për të promovuar konceptin e solidaritetit si një vlerë themelore për përparimin e njerëzimit. Ajo njeh rolin e solidaritetit në arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

/KosovaPress/

The post Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot, diell dhe rënie e lehtë e temperaturave

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditĂ«n e shtunĂ« moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranĂ«sira tĂ« pakta.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë në krahasim me ditët e fundit. Vlerat minimale pritet të regjistrohen në Dibër, Korçë dhe Gjirokastër, duke zbritur deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius në Berat dhe Elbasan.

Era parashikohet tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje–veriperĂ«ndim, me shpejtĂ«si mesatare rreth 5 m/s, ndĂ«rsa nĂ« dete parashikohet valĂ«zim i ulĂ«t, i forcĂ«s 1 ballĂ«.

/a.f/r.e/

The post Moti sot, diell dhe rënie e lehtë e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tifozët futen në fushë në sfidën Flamurtari-Teuta, ndeshja mbyllet në barazim

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Sfida mes Flamurtarit dhe TeutĂ«s, qĂ« mbylli ditĂ«n e parĂ« tĂ« javĂ«s sĂ« 17-tĂ« tĂ« SuperligĂ«s, pĂ«rfundoi nĂ« barazim 2-2. NjĂ« ndeshje qĂ« dhuroi emocione deri nĂ« sekondat e fundit tĂ« lojĂ«s dhe qĂ« u shoqĂ«rua edhe me njĂ« ndĂ«rprerje pĂ«r afro 30 minuta, pasi tifozĂ«t vendas hynĂ« nĂ« fushĂ« duke shkaktuar problematika.

Ndeshja mes dy skuadrave bregdetare nisi me avantazhin e durrsakëve, të cilët gjetën golin në minutën e 21-të përmes Muço Bocit. Teksa loja vijonte me raste nga të dyja anët, në minutën e 69-të disa tifozë vendas kapërcyen gardhet rrethuese të tribunës përballë dhe u përleshën me disa futbollistë të Teutës. Në fushë pati tension të shtuar dhe ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta, me policinë që mori nën kontroll situatën.

Arbitri Eldorian Hamiti u tërhoq në dhomat e zhveshjes dhe kushti për rinisjen e sfidës, edhe sipas delegatit të ndeshjes, ishte zbrazja e tribunës përballë nga tifozët.

Pas largimit tĂ« tifozĂ«ve nga stadiumi dhe pas rreth 30 minutash ndĂ«rprerje, sfida rinisi. Me rifillimin e lojĂ«s, nĂ« minutĂ«n e 78-tĂ« Flamurtari barazoi shifrat me Çatakias, ndĂ«rsa Oshafios nĂ« minutĂ«n e 90-tĂ« i dha avantazhin vendasve. Ky avantazh zgjati vetĂ«m shtatĂ« minuta, pasi nĂ« sekondat e fundit tĂ« sfidĂ«s Jazxhi shĂ«noi golin e barazimit pĂ«r durrsakĂ«t.

Ky barazim i lë skuadrat në të njëjtat pozicione në renditje: Flamurtarin në vendin e parafundit me 14 pikë dhe Teutën në vendin e pestë me 25 pikë.

Java e 17-të e Superligës
Ora 16:30, Egnatia – Partizani 2-1
Ora 16:30, Dinamo City – Vora 2-1
Ora 19:30, Flamurtari – Teuta  2-2

Të shtunën
Ora 13:30, Bylis – Elbasani
Ora 13:30, Tirana – Vllaznia

Klasifikimi:
Egnatia 34 pikë
Elbasani 32 pikë
Dinamo City 29 pikë
Vllaznia 26 pikë
Teuta 25 pikë
Partizani 23 pikë
Vora 16 pikë
Bylis 15 pikë
Flamurtari 14 pikë
Tirana 8 pikë

*Egnatia, Partizani, Vora, Dinamo City, Flamurtari dhe Teuta kanë një ndeshje më shumë.

The post Tifozët futen në fushë në sfidën Flamurtari-Teuta, ndeshja mbyllet në barazim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Themeli: Kredia në lekë ka arritur në nivelin 60%

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kredia nĂ« monedhĂ«n vendase lek dominon tregun, duke arritur nĂ« nivelin 60%, ndĂ«rsa ajo nĂ« euro zĂ« 40% tĂ« totalit.

Lajmin e bĂ«ri tĂ« ditur drejtori i Politikave Monetare nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, Erald Themeli, i cili gjatĂ« emisionit “Sheshi i Dollari” u shpreh se rritja e kredive nĂ« lekĂ« Ă«shtĂ« tregues i njĂ« ndryshimi tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« strukturĂ«n e financimit nĂ« ekonomi.

Sipas Themelit, një nga faktorët që ka ndikuar është edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të marrë kredi në monedhën me të cilën marrin pagat.

“Leku Ă«shtĂ« forcuar edhe gjatĂ« vitit 2025. Arsyeja kryesore ka qenĂ« pĂ«rmirĂ«simi i bilanceve tĂ« jashtme tĂ« ekonomisĂ« shqiptare. ShqipĂ«ria ka pasur njĂ« bilanc pozitiv tĂ« pagesave. Po ashtu, qytetarĂ«t po kĂ«rkojnĂ« kredi nĂ« monedhĂ«n ku kanĂ« tĂ« ardhurat e tyre, duke treguar njĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sim tĂ« shtuar. RĂ«nia e euros do tĂ« ishte mĂ« e shpejtĂ« pa kĂ«tĂ« faktor. Rritja e prezencĂ«s sĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« tregun valutor ka ndikuar nĂ« zbutjen e situatĂ«s. BSH ka ndjekur njĂ« regjim tĂ« lirĂ« tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, ndĂ«rhyrjet nĂ« tregun valutor duhej konceptuar si ndĂ«rhyrje jo tĂ« zakonshme”, tha ai.

/a.f/r.e/

The post Themeli: Kredia në lekë ka arritur në nivelin 60% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia fiton 2-1 ndaj Partizanit, Dinamo City përmbys Vorën

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti tĂ« marrĂ« njĂ« fitore 2-1 ndaj Partizanit nĂ« ndeshjen qĂ« hapi javĂ«n e 17-tĂ« tĂ« SuperligĂ«s shqiptare tĂ« futbollit. Me kĂ«tĂ« fitore Egnatia ngjitet nĂ« vendin e parĂ« me 34 pikĂ«, duke kapĂ«rcyer me dy pikĂ« Elbasanin, qĂ« luan tĂ« shtunĂ«n ndaj Bylisit nĂ« transfertĂ«.

Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 42-të me golin e Nikola Buricc, pas asistimit të Aleksi. Në pjesën e dytë, kampionët e vendit mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Xhemjli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në rezultat, pasi vendasit gjetën edhe golin e dytë në limitet e kohës së rregullt përmes Edison Ndrecës. Goli i vetëm për Partizanin u shënua në minutën e 92-të nga Ogunleye.

Paralelisht, në Tiranë u luajt sfida mes Dinamo City dhe Vorës, e cila u fitua nga vendasit me përmbysje. Fillimisht Vora shënoi në minutën e 23-të me Bardhin, ndërsa barazimi erdhi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, nga Teixeira. Goli i fitores u shënua nga Bregu në minutën e 64-t.

Ky tripikësh e ngjit Dinamon në vendin e tretë me 29 pikë, në pritje të sfidës klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë. Ndërkohë, Vora mbetet me 16 pikë dhe rrezikon të bashkohet në garën për mbijetesë.

Java e 17-të e Superligës
Ora 16:30, Egnatia – Partizani 2-1
Ora 16:30, Dinamo City – Vora 2-1
Ora 19:30, Flamurtari – Teuta

Të shtunën
Ora 13:30, Bylis – Elbasani
Ora 13:30, Tirana – Vllaznia

Klasifikimi:
Egnatia 34 pikë
Elbasani 32 pikë
Dinamo City 29 pikë
Vllaznia 26 pikë
Teuta 24 pikë
Partizani 23 pikë
Vora 16 pikë
Bylis 15 pikë
Flamurtari 13 pikë
Tirana 8 pikë

*Egnatia, Partizani, Vora dhe Dinamo City kanë një ndeshje më shumë.

The post Egnatia fiton 2-1 ndaj Partizanit, Dinamo City përmbys Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bahamas njeh Kosovën

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shteti i KosovĂ«s njihet tashmĂ« zyrtarisht edhe nga Bahamas.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Bahamasit, Philip Davis firmosën marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

“Edhe njĂ« vendim historik pĂ«r vendin tonĂ«â€, shkruan Osmani nĂ« rrjetet sociale.

“Bahamas bĂ«het shteti i 121-tĂ« qĂ« njeh KosovĂ«n si shtet tĂ« pavarur e sovran. Urime tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sonĂ«!

Sapo kemi nĂ«nshkruar, kĂ«tu nĂ« kryeqytetin e Bahamas, marrĂ«veshjen dypalĂ«she pĂ«r njohje dhe vendosje tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonĂ« tĂ« mirĂ« Philip Davis”, vijon Osmani reagimin e saj.

Më poshtë deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.
Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

/r.e/

The post Bahamas njeh Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Kosovë, shpërndahen 93% e pakove me fletëvotime për diasporën

PRISHTINË, 19 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nĂ« KosovĂ« ka njoftuar se nĂ« tri ditĂ« janĂ« shpĂ«rndarĂ« 93% e pakove tĂ« votimit me fletĂ«votime pĂ«r votuesit jashtĂ« KosovĂ«s qĂ« janĂ« regjistruar tĂ« votojnĂ« pĂ«rmes postĂ«s nĂ« zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka treguar të dhënat e fundit nga ky proces, i cili, sipas tij, është duke u kryer nga KQZ, përmes operatorit ekonomik.

Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri enjten në mesnatë, janë shpërndarë 93% e pakove me fletëvotime.

“GjatĂ« tri ditĂ«ve, mĂ« 16, 17 dhe 18 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dĂ«rgesa, 93% e tyre apo 53,660, janĂ« dorĂ«zuar me sukses te votuesit. Nga numri i pĂ«rgjithshĂ«m i dĂ«rgesave, 50,462 (94%) janĂ« dorĂ«zuar te votuesit nĂ« shtete nĂ« EvropĂ«, ndĂ«rkaq, 3,198 dĂ«rgesa (77%) janĂ« dorĂ«zuar te votuesit nĂ« shtete jashtĂ« EvropĂ«s”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e tij.

Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse votuesit do të ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur u janë dërguar pakot me fletëvotime.

“KĂ«to statistika do tĂ« ishin edhe mĂ« tĂ« larta dhe pĂ«rqindja do tĂ« arrinte nĂ« 98.73% nĂ«se do tĂ« dorĂ«zoheshin me sukses edhe 3,437 pakot tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatĂ« kĂ«tyre datave pĂ«r shkak se votuesit nuk ndodheshin nĂ« shtĂ«pi. Sipas kontratĂ«s, Ă«shtĂ« detyrĂ« e operatorit ekonomik qĂ« dorĂ«zimin e zarfit ta kryejĂ« tek adresa e votuesit dhe mund tĂ« pranohet vetĂ«m nga votuesit ose familjarĂ«t, tĂ« cilĂ«t e nĂ«nshkruajnĂ« pranimin e dĂ«rgesĂ«s. Po ashtu, sipas kushteve tĂ« kontratĂ«s, nĂ« adresĂ« tĂ« njĂ« votuesi, do tĂ« shkohet deri nĂ« 3 herĂ« pĂ«r t’ia dorĂ«zuar pakon me fletĂ«votim”, tha Elezi.

Me qĂ«llim tĂ« ofrimit tĂ« mundĂ«sisĂ« pĂ«r votim pĂ«r shtetasit qĂ« janĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« votuar pĂ«rmes postĂ«s, kutitĂ« postare janĂ« funksionale nĂ« kĂ«to 23 shtete: Australi, Austri, BelgjikĂ«, Çeki, DanimarkĂ«, FrancĂ«, Gjermani, HolandĂ«, Hungari, Itali, Kanada, KosovĂ«, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, MbretĂ«ria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, ShqipĂ«ri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe ZvicĂ«r.

/KosovaPress/

The post Zgjedhjet në Kosovë, shpërndahen 93% e pakove me fletëvotime për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Kosovë, akreditohen 276 vëzhgues dhe 15 organizata

PRISHTINË, 19 dhjetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e tretĂ« tĂ« vĂ«zhguesve prej 276 vĂ«zhguesve tĂ« tjerĂ« pĂ«r zgjedhjeve e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së Besnik Buzhala ka bërë të ditur se janë akredituar gjithsej 15 organizata.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

KQZ mori po ashtu vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe stafit për asistim në procesin zgjedhor.

/KosovaPress/

The post Zgjedhjet në Kosovë, akreditohen 276 vëzhgues dhe 15 organizata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Momenti më i vështirë i jetës sime, beteja me sëmundjen e djalit

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama rrĂ«feu se njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« jetĂ«s sĂ« tij, ka qenĂ« beteja me sĂ«mundjen qĂ« preku djalin e tij, Gregorin.

NĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« emisionin “Opinion”, Rama tha se ai moment pĂ«rkonte dhe me betejĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« drejtimin e PartisĂ« Socialiste.

“Momenti mĂ« i vĂ«shtirĂ« ka qenĂ« momenti ku duhej tĂ« bĂ«ja luftĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« drejtimin e PS dhe njĂ«kohĂ«sisht duhej tĂ« ndiqja nĂ« distancĂ« me shumĂ« tension ecurinĂ« e sĂ«mundjes sĂ« djalit tim. Ishin tĂ« dyja bashkĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« dhe ishte shumĂ« sfidĂ« e madhe qĂ« nga njĂ« anĂ« duhej tĂ« isha energjik, i qeshur, guximtar, i fortĂ«, i vendosur pĂ«r tĂ« marrĂ« lidershipin e PS”, tha Rama.

Sipas tij, njerëzit që e rrethonin ishin vendimtarë për të kaluar momentin e vështirë dhe për të vijuar karrierën politike.

“KanĂ« qenĂ« vendimtarĂ« njerĂ«zit, duke filluar nga ai vetĂ«(Gregori), ishte i vogĂ«l, por ishte shumĂ« i vendosur nĂ« atĂ« luftĂ«. Pastaj edhe ime mĂ«, Linda tĂ« gjithĂ«. Ishte njĂ« gjĂ« shumĂ« e kombinuar”, tha Rama.

(Intervistë datë 4 dhjetor 2025)

/a.f/

The post Rama: Momenti më i vështirë i jetës sime, beteja me sëmundjen e djalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KFOR-i amerikan me prezencë të vazhdueshme për sigurinë në terren

PRISHTINË, 18 dhjetor /ATSH/ Trupat amerikane nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E) e misionit KFOR, po vazhdojnĂ« tĂ« zhvillojnĂ« patrulla ditore nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«.

Në një njoftim për media thuhet se aktivitete të tilla sigurojnë prezencë të vazhdueshme në terren dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

Përmes qasjes së tyre të paanshme dhe të ekuilibruar, trupat e KFOR-it tregojnë përkushtimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse.

1 nga 4
/KosovaPress//r.e/

The post KFOR-i amerikan me prezencë të vazhdueshme për sigurinë në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debate në KQZ për votimin e të akuzuarve në Hagë

PRISHTINË, 18 dhjetor /ATSH/ Votimi i ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit, ka ngjallur diskutime nĂ« mbledhjen e sotme tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve tĂ« KosovĂ«s.

AnĂ«tari i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje nĂ« KQZ, Alban Krasniqi propozoi njĂ« qendĂ«r tĂ« veçantĂ« votimi pĂ«r katĂ«rshen e UÇK-sĂ« dhe tĂ« tjerĂ«t tĂ« cilĂ«t po gjykohen nĂ« HagĂ«.

“Ajo qĂ« i mungon kĂ«tij dokumenti Ă«shtĂ« edhe njĂ« qendĂ«r e re qĂ« duhet tĂ« hapet, qĂ« duhet tĂ« trajtohet si qendĂ«r e veçantĂ« e qĂ« Ă«shtĂ« e votimit nĂ« formĂ«n, modalitet qĂ« duhet tĂ« parashihet pĂ«r qytetarĂ«t tanĂ« qĂ« mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ«, kur them nĂ« HagĂ« them pĂ«r GjykatĂ«n nĂ« fjalĂ«. Prandaj propozimi im Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« futet edhe kjo pikĂ« si pikĂ« e votimit si vendvotim, sepse aty janĂ« gjithashtu personat nĂ« fjalĂ« qĂ« e dimĂ« se cilĂ«t janĂ«. Edhe me sa e di unĂ« keni vendosur komunikim me autoritetet atje edhe qĂ« mos tĂ« kemi nevojĂ« qĂ« tĂ« kthehemi sĂ«rish dhe tĂ« diskutojmĂ« kĂ«tĂ« çështje, ta zgjidhim bashkĂ« me kĂ«to qendra”, u shpreh ai.

Por, një gjë të tillë e ka kundërshtuar anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.

“Konsideroj qĂ« nuk ka nevojĂ« pĂ«r hapje tĂ« votimit, sepse hyjnĂ« nĂ« kategorinĂ« e votimit tĂ« personave me nevoja tĂ« veçanta. KĂ«shtu janĂ« komunikimet zyrtare qĂ« kanĂ« qenĂ«, kryetari mund tĂ« na i sqarojĂ« mĂ« mirĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ«, qĂ« na i kanĂ« dhĂ«nĂ« edhe gjatĂ« muajit shkurt, pĂ«r zgjedhjet e shkurtit”, tha ai.

Diskutimi mes Krasniqit e Elshanit ka shkuar edhe më tej, ku anëtari i LVV-së tha se nuk është e rregulluar çështja e votimit në Hagë.

“Nuk Ă«shtĂ« e rregulluar, nuk Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« gĂ«njesh publikisht”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është votuar edhe ndryshimi i vendimit të KQZ-së, ku procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është prezantuar raporti lidhur me procesin përgatitor të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka njoftuar se sa është numri i pakove me fletëvotime që janë dorëzuar te votuesit jashtë vendit.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë e ditur se janë përgatitur të gjitha materialet zgjedhore për të mundësuar votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, më 27 dhjetor 2025.

Gjithashtu është bërë akreditimi edhe i grupit të dytë me 303 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

/KosovaPress//r.e/

The post Debate në KQZ për votimin e të akuzuarve në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të enjten mot i kthjellët, me temperatura deri në 19 gradë Celsius

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditĂ«n e enjte vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte tĂ« qĂ«ndrueshme atmosferike.

Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në Korçë dhe Dibër, përkatësisht -1 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa ultësira perëndimore do të vijojë me temperatura deri në 19 gradë Celsius.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranĂ«sirash mesatare, lokalisht tĂ« dendura nĂ« zonat malore. Era do tĂ« fryjĂ« e lehtĂ«, me drejtim kryesor veriperĂ«ndim–verilindje dhe me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, ndĂ«rsa deti do tĂ« ketĂ« valĂ«zim tĂ« ulĂ«t, tĂ« forcĂ«s 1–2 ballĂ«.

/a.f/

 

The post Të enjten mot i kthjellët, me temperatura deri në 19 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm japim 205 milionë euro për Kosovën

PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin pĂ«r heqjen e njĂ« pjese tĂ« masave tĂ« vendosura ndaj KosovĂ«s mĂ« 2023, e ka quajtur njĂ« lajm tĂ« mirĂ«.

Ajo në një postim në rrjetin X, shkroi se transferimi i qeverisjes lokale në veri kaloi në mënyrë paqësore.

“Duke iu falĂ«nderuar kĂ«saj, jam e lumtur tĂ« njoftoj se po ecim pĂ«rpara pĂ«r tĂ« hequr masat ndaj KosovĂ«s. Ne po programojmĂ« 216 milionĂ« euro ndihmĂ« financiare dhe kemi ndĂ«rmend tĂ« lĂ«shojmĂ« 205 milionĂ« euro nĂ« fillim tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m”, shkroi von der Leyen, raporton KosovaPress.

Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor 2023, si pasojë e tensioneve në veri.

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi njoftoi të martën se ka pranuar një letër nga drejtori i përgjithshëm për Zgjerim të BE-s, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

“NĂ« vazhdimĂ«si kemi insistuar pĂ«r heqjen e masave. MirĂ«presim hapin e radhĂ«s nga ana e BE-sĂ«, i cili duhet tĂ« vijojĂ« sa mĂ« parĂ« me heqje tĂ« plotĂ« tĂ« tyre. Nuk ka mĂ« asnjĂ« arsye qĂ« njĂ« pjesĂ« e tyre tĂ« mbeten nĂ« fuqi, sidomos pas transferimit tĂ« pushtetit nĂ« katĂ«r komunat nĂ« veri nĂ« mĂ«nyrĂ« ligjore dhe tĂ« qetĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai

/KosovaPress/

The post Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm japim 205 milionë euro për Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër

PRISHTINË, 17 dhjetor /ATSH/ ËshtĂ« hapur pĂ«r qarkullimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve ura e re mbi lumin IbĂ«r, qĂ« lidh MitrovicĂ«n e Jugut, tĂ« banuar me shumicĂ« shqiptare, dhe atĂ« tĂ« Veriut, tĂ« banuar me shumicĂ« serbe.

Ura e re u përurua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dhe kreu i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Kurti tha se me hapjen e kĂ«saj ure pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, “rritet qarkullimi dhe tĂ« ketĂ« sa mĂ« shumĂ« mobilitet nĂ« MitrovicĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« qytet kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r RepublikĂ«n tonĂ«â€.

Sipas Kurtit, ky ndĂ«rtim paraqet “zhvillim dhe progres”.

Kurti tha se ura mbi Ibër nuk ka përkatësi etnike dhe se ajo lidh pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës.

“Ne jemi kĂ«tu pĂ«r t’i bashkuar njerĂ«zit, qĂ« tĂ« ketĂ« tregti, bashkĂ«punim ekonomik, bashkĂ«punim kulturor
 Kjo urĂ« nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r askujt, kjo urĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Ura Ă«shtĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«, jo pĂ«r automjete, por pĂ«r njerĂ«zit qĂ« lĂ«vizin nĂ« kĂ«mbĂ«â€, u shpreh ai.

Ndërkohë, hapja e kësaj ure përkon me nisjen e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit nuk arriti të sigurojë shumicën në parlament për formimin e një ekzekutivi të ri pas zgjedhjeve të rregullta që u mbajtën në shkurt.

Ndërkaq, Durmishi kujtoi se më 26 gusht ishte hapur për qarkullim një urë tjetër mbi Ibër, dedikuar për automjete.

“Sot po e shĂ«nojmĂ« hapjen e njĂ« vepre hidraulike dhe artisitike, jo vetĂ«m thjesht njĂ« urĂ« pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ« por njĂ« vepĂ«r arti”, tha Durmishi.

Ndërtimi i kësaj ure u bë pas një memorandumi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut

Ndërtimi i këtyre dy urave, krahas urës kryesore mbi Ibër, u bë pavarësisht kundërshtimeve nga serbët lokalë dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Qeveria nĂ« detyrĂ« e KosovĂ«s ka thĂ«nĂ« vazhdimisht se ndĂ«rtimi i kĂ«tyre urave – njĂ«ra pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ« dhe tjetra pĂ«r automjete – ka pĂ«r qĂ«llim t’i lidhĂ« MitrovicĂ«n e Veriut me MitrovicĂ«n e Jugut, qytet i ndarĂ« etnikisht qĂ« nga paslufta.

Ekzekutivi kishte ndarë rreth 3 milionë euro për ndërtimin e tyre.

Ndërtimi i urave u kundërshtua edhe nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, e cili ngriti dhe një peticionin kundër tyre, që mori mbi 3.500 nënshkrime.

Bashkimi Evropian ka thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t se ndĂ«rtimi i dy urave tĂ« reja mbi lumin IbĂ«r nĂ« MitrovicĂ« “ka rĂ«ndĂ«si praktike dhe politike”, dhe se çdo projekt infrastrukturor midis MitrovicĂ«s sĂ« Veriut dhe asaj tĂ« Jugut kĂ«rkon koordinim tĂ« ngushtĂ« dhe dialog mes tĂ« gjitha komuniteteve tĂ« pĂ«rfshira.

“ËshtĂ« e domosdoshme qĂ« kĂ«to projekte tĂ« pasqyrojnĂ« vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale”, ka thĂ«nĂ« BE-ja mĂ« herĂ«t pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Urat e reja janë ndërtuar pranë urës kryesore mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo urë është e njohur për përplasjet etnike pas luftës dhe për këtë arsye është nën mbikëqyrjen e forcave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ura kryesore është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar hapjen e saj për komunikacion në korrik të vitit të kaluar, gjë që pati shkaktuar tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar që ura të hapej për qarkullim në vitin 2014, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Ishte paraparë rivitalizimi i urës dhe largimi i të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Në vitin 2016 u arrit marrëveshje për një plan të ri zbatimi, për të tejkaluar mosmarrëveshjet rreth interpretimeve të marrëveshjeve të mëparshme. Sipas këtij plani, ura duhej të hapej për komunikacion në janar të vitit 2017.

Punimet pĂ«r rivitalizim pĂ«rfunduan nĂ« qershor tĂ« vitit 2018, ndĂ«rsa ura – nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« investuar 1.5 milionĂ« euro – nuk Ă«shtĂ« hapur kurrĂ« pĂ«r automjete, por vetĂ«m pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«.

/REL/

The post Hapet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌