Mbyllen kutitë e votimit në katër komuna, procesi kaloi pa incidente

Në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar personat e pafuqishëm dhe të burgosurit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave pasi që më 19 tetor të vitit të kaluar dështoi procesi zgjedhor për shkak se nuk u arrit censusi. Nga KSHZ informojnë se procesi i votimi ka kaluar pa probleme dhe se kutit e votimit janë mbyllur.
Gjatë ditës së sotme 249 persona të sëmurë kishin të drejtë për të votuar. Prej tyre, 146 persona në Gostivar, 32 në Vrapçisht, 69 në Mavrovë Rostushë dhe 2 persona në Qendër Zhupë. Gjithashtu në gjithsej 7 ente përmirësuese, 94 persona patën të drejtën e votimit.
Sipas procedurës, kutitë e votimit ku kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit do të hapen nesër pas orës 19 pasi të ketë mbaruar tërësisht votimi.
Ndërkohë nga KSHZ informuan se për ditën e nesërme gjithçka është gati. Materiali i besueshëm zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Për ditën e nesërme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.
Për shkak zgjedhjeve në këto katër komuna në mbarë vendin sot është heshtje zgjedhore e cila mbaron nesër në ora 19, kur edhe mbyllen kutitë e votimit.
Me mbarimin e këtyre zgjedhjeve, mbaron edhe mandati i përbërjes së KSHZ-së, të cilët do të jenë në funksion derisa të zgjidhen anëtarët e rinj.






















Управа за Јавни Приходи на Република Северна Македонија 















