Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yllin tjetër të Kosovës



Ekipi ukrainas Polissya Zhytomyr është duke punuar për të nënshkruar edhe me mbrojtësin Ilir Krasniqi nga Kolos.

Krasniqi është bërë një ndër lojtarët më të vlerësuar në futbollin ukrainas, si dhe e ka dëshmuar vetën që kur iu bashkua klubit nga Llapi në vitin 2024.

Polissya që gjithashtu thuhet se e ka kompletuar edhe afrimin e Lindon Emërllahut, po lufton për garën për titull andaj e sheh Krasniqin si opsion mjaftë tërheqës.

Gazetari Mykhailo Spivakovskyi raporton se Polissya tashmë është në negociata me Kolos për të nënshkruar me lojtarin e Kosovës. Marrëveshja pritet të jetë në vlerë mbi 2 milionë euro.

🟢 Polissya working on Ilir Krasniqi transfer

Journalist Mykhailo Spivakovskyi reports that Polissya are actively negotiating with Kolos over the signing of Ilir Krasniqi.

📌 Estimated transfer fee — at least €2m
📌 The player is well adapted to the UPL, with strong football… pic.twitter.com/J6gYk4yJL5
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) December 21, 2025

Krasniqi gjithashtu thuhet se do ta pranonte kalimin te “rivali”, meqenëse janë gjasat më të mëdha që ta sigurojnë një vend në Evropë. Aktualisht zënë pozitën e tretë me 30 pikë, pesë më pak se lideri – njëkohësisht skuadra e Muharrem Jasharit, LNZ Cherkasy.

Mbetet të shihet në javët e ardhshme nëse do të mbyllet një marrëveshje edhe për Krasniqin./Telegrafi/

“Dhuratë perfekte”, Armando Broja thyen heshtjen pasi shënoi golin e parë pas afro dy viteve



Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol.

Broja bëri heroin në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Bournemouth, duke shënuar në “frymën e fundit” për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.

Për yllin shqiptar ky ishte goli i parë pas afro dy viteve, ndërsa falënderoi Marcus për asistin, kurse tani është i motivuar për të vazhduar me këtë formë.

“E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time”.

“Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Burnley këtë edicion në Ligën Premier po lufton për mbijetesë, ku aktualisht është gjashtë pikë larg pozitës së 17-të, të cilin e zë Nottingham Forest./Telegrafi/

AC Milan e refuzon yllin e Arsenalit



Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, i është ofruar gjigantit italian AC Milani për afatin kalimtar dimëror.

Klubi kuqezi po shqyrton disa opsione për pozitën e sulmuesit qendror, ndërsa Niclas Fullkrug i West Hamit po shihet gjithnjë e më pranë një transferimi te Milani.

Sipas gazetarit italian Gianluigi Longari, Jesus i është afruar gjithashtu “Rossonerëve”. Megjithatë, ai nuk e ka bindur plotësisht drejtuesit e klubit italian, kryesisht për shkak të gjendjes së tij fizike dhe dyshimeve që lidhen me rikthimin në formën optimale.

Sulmuesi brazilian vjen pas një viti shumë të vështirë, të cilin e humbi pothuajse tërësisht për shkak të një lëndimi serioz në gju. Ai u rikthye në fushë vetëm në muajin dhjetor, duke regjistruar deri tani vetëm tri paraqitje.

Për momentin, Milani mbetet i rezervuar ndaj kësaj mundësie dhe po vazhdon të analizojë alternativa të tjera për repartin ofensivë, ndërsa e ardhmja e Gabriel Jesus te Arsenali mbetet e paqartë.

Jesus shihet vetëm si alternativë te “Topçinjtë”, ndërsa dëshiron të rizhvillojë sa më shumë minuta për ta fituar një vend në listën e Carlo Ancelottit në Kupën e Botës./Telegrafi

Frikë e madhe te Liverpooli, Alexander Isak ka thyer këmbën?



Sipas gazetarit të njohur të “The Athletic”, David Ornstein, Liverpool ka frikë se Alexander Isak ka pësuar një thyerje të këmbës pas lëndimit të marrë në ndeshjen ndaj Tottenhamit të shtunën.

Isak u detyrua të largohej nga fusha pas ndërhyrjes së Micky van de Ven ndaj tij, pikërisht në momentin kur po shënonte golin e parë në fitoren 2-1 të Liverpoolit. Pas trajtimit mjekësor në fushë, u konstatua shpejt se sulmuesi suedez nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen.

Nëse dyshimet konfirmohen, Isak pritet të mungojë për disa muaj, edhe pse shkalla e saktë e lëndimit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

🚨 Alexander Isak set for period on sidelines with suspected leg break from challenge in Liverpool win at Spurs. #LFC yet to comment on severity but scans poised to confirm fears of fracture to left side; recovery time typically a few months @TheAthleticFC https://t.co/nx5WAMrgRH
— David Ornstein (@David_Ornstein) December 21, 2025

Ky është një tjetër goditje për 25-vjeçarin, i cili kishte humbur tashmë disa ndeshje këtë sezon për shkak të një problemi në ijë. Forma e tij u ndikua gjithashtu edhe nga fakti se mungoi në pjesën më të madhe të fazës përgatitore, para transferimit te Liverpooli nga Newcastle.

Stafi mjekësor i “The Reds” do të kryejë ekzaminime të mëtejshme në ditët në vijim për të përcaktuar diagnozën përfundimtare dhe kohën e rikuperimit të Isakut, ndërsa shqetësimi në “Anfield” mbetet i madh.

Liverpooli përndryshe duket se nuk është në garë për titull, kurse i mbetet që të luftojë për ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve./Telegrafi

Luftë gjigantësh në Angli: Man Utd gati 100 milionë euro për objektivin e Arsenalit



Manchester United po përgatitet për një lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, me synimin për ta rindërtuar skuadrën për të ardhmen dhe jo vetëm për zgjidhje afatshkurtra.

Trajneri Ruben Amorim dëshiron të formojë një ekip konkurrues për vitet e ardhshme, me theks të veçantë te futbollistët ofensivë që mund të rriten dhe të marrin role udhëheqëse në dekadën e ardhshme.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë aktivë këtë verë, duke përforcuar repartin ofensivë me emra si Bryan Mbeumo, Matheus Cunha dhe Benjamin Sesko. Megjithatë, ambiciet e klubit nuk ndalen me kaq.

Tani, Manchester United ka vënë në shënjestër një futbollist që po monitorohet prej kohësh edhe nga Arsenali, i cili e sheh atë si një zgjidhje afatgjatë për sulmin. Sidoqoftë, klubi nga “Old Trafford” është i gatshëm të veprojë me vendosmëri dhe ta lërë pas rivalin e brendshëm me një ofertë që pritet të tronditë Evropën.

Sipas raportimeve nga Fichajes dhe gazetari Ben Jacobs, Manchester United është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për ta siguruar shërbimin e Kenan Yildiz nga Juventusi.

🚨 Manchester United are showing strong interest in Juventus forward Kenan Yıldız, with any potential deal expected to cost in the region of €90M–€100M.

(Source: @JacobsBen) pic.twitter.com/xt3vKgAK3R
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 18, 2025

Sulmuesi 20-vjeçar i “Zonjës së Vjetër” ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Serie A këtë sezon, duke udhëhequr skuadrën si për gola ashtu edhe për asistime. Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë bërë që shumëkush ta krahasojë ngritjen e Yildiz me atë të një legjende të Juventusit dhe futbollit botëror, Cristiano Ronaldos.

Yildiz po tregon vazhdimësi të lartë në Itali, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, Juventusi nuk ka asnjë detyrim ta shesë talentin turk. Megjithatë, një ofertë prej 100 milionë eurosh mund të hapë debate serioze brenda klubit torinez./Telegrafi

“100 për qind nuk mjafton”, Diego Simeone thotë se Atletico duhet të japë 120 për qind për ta kaluar Barcelonën dhe Real Madridin



Trajneri Diego Simeone ka paralajmëruar se Atletico Madrid duhet të japë shumë më tepër se maksimumi nëse dëshiron ta sfidojë realisht Barcelonën dhe Real Madridin për titullin në La Liga, pavarësisht fitores bindëse 3-0 ndaj Gironës.

Atletico e dominoi plotësisht përballjen e së dielës, duke marrë tri pikë të mëdha që e ngjitën në vendin e tretë në tabelë. Megjithatë, trajneri argjentinas mbetet realist dhe i vetëdijshëm për hendekun që ende ekziston mes skuadrës së tij dhe dy gjigantëve spanjollë.

“Sezonin e kaluar konkurruam shumë mirë në Ligën e Kampionëve, por në La Liga na mungoi ai shtytje shtesë, vendosmëria dhe bindja. Për të arritur aty ku duam, 100 për qind nuk mjafton”.

Simeone theksoi se sa herë përballet ose mendon për Real Madridin dhe Barcelonën, kupton qartë se kërkesat janë shumë më të larta.

“Sa herë që shohim Real Madridin dhe Barcelonën, mendoj për këtë, për shkak të situatave të ndryshme; ne duhet të japim 110 apo 120 për qind”.

“Nuk arritëm ta kapim atë nivel dhe për këtë arsye kemi mbetur të bllokuar në pozicionin ku kemi qenë kohët e fundit”.

Simeone foli edhe për ecurinë e këtij sezoni, duke kujtuar fillimin e vështirë dhe kritikat që skuadra mori.

“Deri në gjysmën e sezonit, ekipi doli nga një situatë e vështirë në fillim, ku nuk po shihnim atë që donim të shihnim. Ju na kritikonit, ne donim të përmirësoheshim dhe lojtarët donin të evoluonin".

“Fatmirësisht, puna e palodhur, besimi, bindja, vetëbesimi dhe të diturit saktësisht se çfarë duam na dhanë qetësinë për të vazhduar në rrugën drejt asaj që synojmë. Dhe ajo rrugë na mëson se 100 për qind nuk mjafton”.

Atletico përndryshe zë pozitën e tretë me 37 pikë, nëntë më pak se lideri Barcelona./Telegrafi

Arb Manaj – Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës



Ylli i Dritës Arb Manaj e ka fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë në elitën e futbollit kosovar.

Manaj kaloi një sezon të jashtëzakonshëm që kur iu bashkua Dritës, duke qenë golashënuesi më i mirë i tyre.

Falë kontributit të madh nga Manaj, Drita edhe arriti ta fitonte titullin kampion si dhe ta siguronte kualifikimin historik në Ligën e Konferencës.

Kjo formë e shkëlqyer e Manajt po vazhdon, ku ka qenë kyç sërish për “Intelektualët” që e siguruan play-offin e Ligës së Konfernecës, aty ku do të përballen me Celje ose AZ Alkmaar.

Ai çmimin e më të mirit të elitës e mori pranë dy presidentëve, pra të FFK-së Agim Ademi si dhe të FSHF-së Armand Duka./Telegrafi/

Dominohet nga yjet e Dritës, FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”



Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar 11-shen më të mirë të vitit 2025.

Kampioni Drita kuptohet kishte numrin më të madh të lojtarëve, pas suksesit të jashtëzakonshëm, pra titullin kampion.

Në formacionin klasik 4-4-2, zunë vend edhe lojtarët e Ballkanit, Malishevës e Llapit.

Formacioni më i mirë i vitit: Faton Maloku; Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Bajram Jashanica, Arlind Veliu; Arianit Hasani, Albert Dabiqaj, Etnik Brruti, Walid Hamidi; Sunday Adetunji dhe Arb Manaj./Telegrafi/

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”



Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2026.

Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.

FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.

Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani.

Rrahmani ndër të tjera deklaroi se për të është shumë i rëndësishëm ky çmim pasi e kishte fituar në dy vitet e fundit.

“Ky çmim që po e dhuroi është me shumë rëndësi për mua sepse e kam fituar në dy vitet e fundit”./Telegrafi/

Zekirija Ramadani shpallet trajneri i vitit, FC Drita fiton dy çmime



Klubi i Dritës ka fituar dy çmime në ceremoninë e më të mirëve të FFK-së “Laureatët e Vitit”.

Drita u shpall klubi më i mirë i vitit 2025 pas suksesit madhështor, ku fituan titullin kampion si dhe siguruan play-offin në Ligën e Konferencës.

Përpos kësaj, ata morën edhe çmimin “klubi ma fair play”, pasi ishin skuadra me më pak kartonë të verdhë.

Në anën tjetër, trajneri Zekirija Ramadani u shpall trajneri i vitit meqenëse e drejtoi klubin drejt këtij suksesi.

“Është hera e katërt që zgjidhem trajneri i vitit. Nuk ndihem i huaj edhe pse vijmë nga Maqedonia e Veriut. Gjithmonë provoj t’i bëj futbollistët më të mirë, por ata më bënë trajnerin më të mirë. Djersa e tyre bëri që të shpallem më i miri, faleminderit të gjithëve. Shpresoj të vazhdoj me dinjitet të lartë për të bërë krenar të gjithë”.

I pyetur se kë preferon në play-off, Ramadani ishte i qartë se dëshiron takim me skuadrën sllovene, ku luan Milot Avdyli, pra Celje.

“Celje ose AZ Alkmaar? Alkmaar e pamë, preferoj Celje që të njohim më shumë kultura”./Telegrafi

Aston Villa e fiton derbin ndaj Man Utd



Aston Villa e ka fituar derbin kundër Manchester United, në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën Premier.

Villa i arkëtoi pikët e plota me rezultat të ngushtë 2-1, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar.

Vendasit e nisën për mrekulli për të rrezikuar me John McGinn dhe Morgan Rogers por që fillimisht dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Rogers që pastaj e zhbllokoi epërsinë ku pasi mori një pasim të bukur, me një goditje të fuqishme e la të shtangur portierin (45+1’).

Sidoqoftë, vetëm dy minuta më vonë, Matheus Cunha përfitoi nga një top i humbur për ta barazuar rezultatin (45+3’).

Villa ishte më e mirë edhe në fillimin e pjesës së dytë, ku Rogers me një goditje të fortë e riktheu epërsinë dhe njëkohësisht vulosi fitoren (58’).

Villa tani “blindon” pozitën e tretë me 36 pikë, derisa Man Utd zë pozitën e shtatë me 26 sosh./Telegrafi/

Bayern Munich e "demolon" edhe Heidenheimin



Bayern Munich i ka arkëtuar pikët e plota edhe në udhëtim te Heidenheim, në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga.

“Bavarezzët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 0-4.

Josip Stanisic shënoi nga afërsia me kokë për ta zhbllokuar rezultatin pas vetëm 15 minutave lojë.

Ndërsa, Michael Olise përfitoi nga një top i kthyer për ta dyfishuar epërsinë (32’).

Harry Kane kishte gjithashtu një mundësi të mirë shënimi por Diant Ramaj me një super pritje ia mohoi golin nga afërsia (38’).

Vlen të ceket se edhe Heidenheim ishte afër të shënonte përmes Arijon Ibrahimovic, por ky i fundit dështoi prej afërsisë.

Fitoren e Bayernit në fund e vulosi Luis Diaz pas një aksioni të shpejtë (86’).

Krejt në fund, edhe Kane e gjeti rrugën drejtë rrjetës (90+2').

Bayerni vazhdon si lider i vetëm me 41 pikë ndërsa Heidenheim qëndron në pozitën e 17-të me 11 sosh./Telegrafi

FFK-ja ndan çmime për më të mirët në futsall, si dhe në futboll te femrat



Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur ceremoninë “Laureatët e Vitit”, ku çmimet u ndanë për më të mirët.

Pas paraqitjes së jashtëzakonshme këtë vit, si dhe e fituan titullin kampion – FC Prishtina 01 u shpall klubi më i mirë i vitit 2025.

Ndërsa, ylli i skuadrës Fitim Krasniqi, u shpall “Futbollisti më i mirë për 2025” në futsall.

FFK-ja ndau çmime edhe për kategorinë e femrave, ku “Shpresa e Vitit 2025”, u shpall talentja e 2 Korrikut, Anisa Mehmeti.

Kampionja në fuqi KFF Mitrovica u shpall klubi më i mirë për femra, ndërsa çmimin e futbollistes më të mirë e fitoi Aurora Mulliqi.

Në fund, FFK-ja ndau edhe një çmim gjyqtares Florentina Kallaba për “Arritjet ndërkombëtare 2025”.

Ndërsa, gjyqtari më i mirë i vitit 2025 ishte Alban Shala./Telegrafi

Arteta kërkon më shumë pjekuri: Arsenali duhet të mësojë t’i vrasë ndeshjet



Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka insistuar se skuadra e tij duhet të mësojë ta “vrasë” ndeshjen në momentet kur është në epërsi, pavarësisht se londinezët u rikthyen në krye të Liga Premier pas fitores minimale 1-0 në udhëtim ndaj Evertonit.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Viktor Gyokeres nga pika e penalltisë, duke shënuar për herë të parë që nga 1 nëntori, ndërsa Arsenali u shkëput përkohësisht me dy pikë në krye të tabelës ndaj Manchester Cityt.

Megjithatë, ashtu si fundjavën e kaluar kur iu desh një autogol në minutat shtesë për ta mposhtur Wolverhamptonin e fundit në tabelë, edhe këtë herë Arteta u detyrua të vuante deri në minutën e 96-të në “Goodison Park” ndaj një Evertoni të përgjysmuar nga mungesat.

“Diferenca duhej të ishte më e madhe. Ne duhet të mësojmë ta mbyllim ndeshjen kur jemi duke fituar”.

Top of the league at Christmas 🔴⚪️@Arsenal 🔝 pic.twitter.com/SAvrr5Ooou
— Premier League (@premierleague) December 20, 2025

Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që Arsenali e përfundon Ditën e Krishtlindjes në krye të tabelës së Liga Premier. Megjithatë, në dy rastet e mëparshme, londinezët u kapën dhe u tejkaluan nga një Manchester City dominues.

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjitha garat, duke e ngushtuar ndjeshëm diferencën, e cila më herët kishte shkuar deri në shtatë pikë.

Pavarësisht kësaj, Arteta vlerësoi vazhdimësinë dhe paraqitjet e skuadrës së tij, duke theksuar se Arsenali vazhdon të shtyjë fort drejt titullit të parë kampion pas 22 vitesh pritje.

Job done on Merseyside 🤝

Safe journey home, Gooners ❤️ pic.twitter.com/xnbammzqgR
— Arsenal (@Arsenal) December 20, 2025

“Kjo më jep besim dhe siguri, për shkak të paraqitjeve dhe vazhdimësisë së skuadrës”.

“Kjo është shumë e vështirë për t’u arritur në këtë ligë dhe fakti që ekipi është vazhdimisht aty tregon shumë për nivelin dhe mentalitetin tonë”, nënvizoi ai./Telegrafi

Nuk gabon Barcelona, triumfon ndaj Villarreal dhe ruan distancën në krye të La Liga-s



Barcelona i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Villarreal, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Katalunasit fituan me rezultat 0-2, sfidë ku Villarreal ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të.

Vendasit e nisën më mirë për të rrezikuar me Nicolas Pepe dhe Ayoze Perez, por të dy dështuan ta mposhtin Joan Garcain.

Pas kësaj, Barcelona shënoi nga pika e bardhë për të kaluar Barcelonën në epërsi pas 12 minutave lojë.

I njëjti lehtë mund të dyfishonte epërsinë, por traversa e shpëtoi Villarrealin.

Megjithatë e tërë loja ndryshoi kur Renato Veiga u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë (39’).

Fitoren e Barcelonës pastaj e vulosi Lamine Yamal me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (63’).

Barcelona kësisoj vazhdon si lider i vetëm me 46 pikë ndërsa Villarreal qëndron në pozitën e katërt me 35 sosh./Telegrafi

“E shpiku këtë histori sepse kishte frikë, ishte meç ku përfaqësoja Kosovën”, Eduard Drenica flet pasi serbi s’doli në ring



Luftëtari shqiptar i MMA Eduard Drenica thotë se serbi Petar Jakovljevic e shpiku historinë kinse e kanë sulmuar katër persona vetëm që të mos del në ring.

Vetëm katër orë pa nisur meçi, Drenica u njoftua se gjithçka është anuluar meqenëse Jakovjevic është në polici, me këtë të fundit që prentendoi në rrjetin social “Instagram” se ishte sulmuar nga katër persona.

Në një intervistë për Telegrafi, luftëtari shqiptar komentoi prapaskenat, ku ndër të tjera deklaroi se ka mbetur i zhgënjyer.

“E mora vesh katër orë para meçit, përmes një mesazhi nga ekipi i tij tek promotori. Reagimi im i parë ishte papërfytyrueshmëri dhe zhgënjim. Isha i gatshëm, i fokusuar dhe të shihja gjithçka të prishej në momentin e fundit ishte shumë zhgënjyese”.

Drenica kreu të gjitha përgatitjet për ta bërë krenar Kosovën, pasi për të ishte më shumë se një meç.

“Të gjitha përgatitjet ishin bërë, isha në formë të plotë, gati të jap maksimumin. Ky meç për mua kishte shumë kuptim, nuk ishte vetëm sport: unë përfaqësoja Kosovën dhe popullin tim. Të shihej i anuluar në momentin e fundit ishte një goditje e fortë, por nuk ndryshon vendosmërinë time”.

I pyetur mbi “justifikimin” e serbit se është sulmuar, ai shtoi se nuk është e vërtetë pasi gjatë matjeve e ka vërejtur se Jakovljevic ishte i frikësuar.

“Personalisht nuk besoj në këtë justifikim. Gjatë matjeve e pashë në sy dhe pashë frikë. Sipas mendimit tim, ai e shpiku këtë histori për t’u tërhequr pa pranuar se kishte frikë dhe për të fituar kohë”.

“A kishte politikë të përzier? Jo, për mua politika nuk ka lidhje. Kjo është sport dhe ajo që ndodhi lidhet me frikën dhe presionin brenda kafazit, jo me faktorë të jashtëm”.

Drenica assesi nuk harroi t’i falënderonte tifozët për mbështetjen e madhe që i dhanë si dhe iu premtoi se do t’i bëjë krenar.

“Tek tifozët e mi dua të them të mos shqetësohen: Vendosmëria ime nuk ka ndryshuar. Kam ndjerë mbështetjen tuaj dhe më ka dhënë edhe më shumë forcë. Vazhdoni të besoni tek unë dita e duhur do të vijë dhe do t’ju jap shfaqjen që e meritoni”.

Në fund, ai nënvizoi se ëndërron të hyjë në UFC për ta përfaqësuar Kosovën në nivelin më të lartë.

“Synimi im mbetet i qartë të rritem si fighter, të hyj në UFC dhe të përfaqësoj Kosovën në nivelin më të lartë. Çdo pengesë më bën më të fortë dhe do të vazhdoj të punoj për të arritur qëllimin tim pa kompromis”, përfundoi ai për Telegrafi.

Ndërkohë, Drenica ka zhvilluar pesë meçe deri më tani – ku ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje./Telegrafi

“10 vite isha jashtë ringut, humba shumë kohë në burg”, Andrew Tate reagon pas humbjes nga DeMoor



Ish kampioni i kikboksit AndrewTate thotë se ka humbur shumë kohë në burg, prandaj edhe pësoi humbje nga DeMoor.

Tate debutoi në boksin profesionist ndaj Chase DeMoor, por nuk arriti t’i bëjë ballë këtij të fundit, i cili e dominoi në përgjithësi.

Pas humbjes, Tate deklaroi se humbi me kampionin prandaj “ndihet krenar”.

“Jam 40 vjeç, 10 vite jashtë ringut... kam qëndruar shumë kohë në burg dhe mbyllur në shtëpi. Është në rregull të humbasësh, por jo të mos tentosh. Ishte më i ri, 10 kilogramë më i rëndë dhe luftova kampionin”, tha ai.

Përndryshe, nuk dihet nëse Tate do të vazhdojë karrierën si boksier profesionist./Telegrafi/

Andrew Tate rikthehet në ring, rrahet keq nga Chase DeMoor



Andrew Tate u largua nga ringu i gjakosur dhe me shenja të rënda në fytyrë pas një humbjeje të rëndë në rikthimin e tij shumë të diskutueshëm në sportet luftarake.

Influencuesi 39-vjeçar, u rikthye në ring në ndeshjen kryesore të spektaklit “Misfits Mania” në Dubai, pas një pauze pesëvjeçare, por u dominua qartë nga ylli i reality show-ve, Chase DeMoor.

Rikthimi i Tate në botën e sporteve luftarake u bë nga organizata Misfits, një vendim që ngjalli reagime të shumta dhe polemika të forta në opinionin sportiv.

Ish-kikboksieri kishte paralajmëruar para përballjes se do t’i tregonte DeMoorit se “ekzistojnë nivele në luftë” dhe se do ta nxirrte nga loja me nokaut. Megjithatë, skenari rezultoi krejtësisht i kundërt.

Në fund të meçit, ishte DeMoor ai që ruajti titullin e peshave të rënda në Misfits, duke e lënë Tate me një çarje të madhe mbi syrin e djathtë dhe mavijosje të theksuara nën të dy sytë, pamje që treguan qartë intensitetin e duelit.

AND STILL 🏆@ChaseDeMoor defeats @Cobratate in Dubai and remains the MFB Heavyweight champion 👏 pic.twitter.com/ka4xP4dTeG
— Misfits Boxing (@MisfitsBoxing) December 21, 2025

Paraqitja e fundit e Andrew Tate në ring para kësaj ndeshjeje datonte në dhjetor të vitit 2020, kur ai zhvilloi një meç kikboksi në Rumani. Në atë përballje, Tate kishte fituar me nokaut teknik në raundin e dytë ndaj Cosmin Lugarar, duke e çuar bilancin e tij në kikboks në 76 fitore, nëntë humbje dhe një barazim.

Megjithatë, humbja ndaj Chase DeMoor shënon një fillim negativ për Tate në boksin profesionist, pasi ai tani regjistron një rekord 0-1 në këtë disiplinë, duke e bërë rikthimin e tij gjithçka tjetër veçse të suksesshëm./Telegrafi

U bënë të gjitha përgatitjet, por serbi e anulon meçin: Eduard Drenica zbulon prapaskenat se pse s'u zhvillua përballja me Jakovljevic



Përballja e shumë pritur mes luftëtarit shqiptar të MMA, Eduard Drenica dhe serbit Petar Jakovljevic nuk do të zhvillohet.

Eduard Drenica përmes disa videove në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar të gjithë se meçi i zjarrtë është anuluar vetëm katër orë para se të niste.

Të gjitha detajet ishin kompletuar, përfshirë edhe matjen zyrtare, megjithatë serbi nuk është shfaqur fare në vendin ku ishte paraparë të zhvillohet meçi.


Jakovljevic përmes një postimi gjithashtu pretendoi se është sulmuar fizikisht nga katër persona dhe që policia e kanë dërguar në mbajtje, prandaj edhe përballja nuk do të zhvillohet.

Ndërkohë, Eduard Drenica shkroi se ky i fundit thjesht nuk guxoi të dilte në ring, duke gjetur edhe justifikime.

“Ti flet për politikë, unë për luftë. Ti flet për siguri, unë shfaqëm kur dhe ku të nevojitem. Ti flet për para, unë nënshkruaj që të hy në kafaz. Ti thua se je amator, por kërkon 15 mijë franga si kampion”.


“Ti thua se nuk je gati dhe prandaj nuk shfaqësh, por vetëm shkruan. Unë luftoj, pro ose amator. Në shkurt ose në prill. Jam gati, dëshmo që edhe ti je”.

“Ti thua se kemi nevojë për ty, por e vërteta është që të nevojitet ky meç për ta dëshmuar vetën. Në vend të kësaj, ti bën hap mbrapa. Ne nuk fluturojmë, qëndrojmë për toke, punojmë, stërvitemi dhe luftojmë. Edhe ti fluturove... por larg ringut”.

“Nëse një ditë dëshiron ta dëshmosh që je luftëtar, do të jem këtu. Deri atëherë, fjalët mbesin fjalë. Ringu kurrë nuk gënjen. Shihemi kur do që të kesh kurajon për t’u përballur me mua”, njoftoi ai./Telegrafi

Cristiano Ronaldo reagon pasi Kylian Mbappe ia barazoi rekordin e famshëm te Real Madridi



Cristiano Ronaldo nuk nguroi ta lavdërojë Kylian Mbappe pas paraqitjes së jashtëzakonshme të francezit, i cili barazoi rekordin e tij historik për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik me fanellën e Real Madridit.

Mbappe hyri në përballjen e së shtunës ndaj Sevillas duke pasur nevojë vetëm për një gol për të arritur kuotën e 59 golave për Madridin gjatë vitit 2025, shifër kjo që përkon me rekordin absolut të Ronaldos dhe njëkohësisht numrin më të lartë të golave të shënuar nga një lojtar i vetëm në një vit në historinë e klubit.

Sulmuesi francez u detyrua të priste deri në minutën e 86-të për të realizuar golin vendimtar nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas golit, Mbappe e shfaqi hapur emocionin e tij, duke festuar me celebrimin e famshëm “siu” të Cristiano Ronaldos, gjest që u prit me entuziazëm nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Pas ndeshjes, Mbappe ia dedikoi golin idhullit të tij, duke e theksuar edhe në rrjetet sociale, ku publikoi fotografi nga festa e golit së bashku me një imazh nga fëmijëria, kur kishte takuar Ronaldon për herë të parë.

“Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon”.

Nën këtë postim, vetë Cristiano Ronaldo reagoi duke e përgëzuar Mbappen, duke përdorur simbole që shprehnin duartrokitje dhe zjarr, si shenjë vlerësimi për arritjen e sulmuesit francez, i cili tashmë ka hyrë në histori të klubit madrilen./Telegrafi/

❌