Agjenti i yllit të Barcelonës pritet të mbajë takim me përfaqësues nga Arabia Saudite

Robert Lewandowski raportohet se ka bërë një hap më afër largimit nga Barcelona, teksa përfaqësuesit e tij po përgatiten të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh me përfaqësues nga Arabia Saudite për një transferim të mundshëm dhe shumë fitimprurës në Lindjen e Mesme.
Reprezentuesi i Polonisë po ashtu është në radarin e klubit të MLS-së, Chicago Fire, në prag të skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit.
Sipas një raporti të ri nga e përditshmja spanjolle AS, agjenti izraelit i Lewandowskit, Pini Zahavi, pritet të zhvillojë një takim të ri me zyrtarët e Arabisë Saudite përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit, më 1 janar.
Raporti pretendon se Lewandowski tashmë ka marrë një ofertë nga Lindja e Mesme, ndonëse nuk specifikohet se cilat klube janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit, i cili këtë sezon ka shënuar tetë gola në 18 paraqitje në të gjitha garat me Barcelonën.
37-vjeçari besohet se Ă«shtĂ« i tĂ«rhequr nga mundĂ«sia pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« Lindjen e Mesme, ku Superliga e ArabisĂ« strehon disa nga emrat mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« futbollit botĂ«ror, pĂ«rfshirĂ« Al-Nassr me yllin portugez Cristiano Ronaldo, si dhe dyshen e Al-Ittihad, Karim Benzema dhe NâGolo Kante.
Në një raport të veçantë të BBC më herët gjatë këtij muaji, u bë e ditur se përfaqësuesit e Leëandoëskit kanë zhvilluar bisedime edhe me Chicago Fire për një transferim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Chicago Fire, klub qĂ« mĂ« parĂ« ka tentuar tĂ« transferojĂ« emra tĂ« mĂ«dhenj si Neymar dhe Kevin De Bruyne nĂ« vitin 2025, raportohet se e ka vendosur Lewandowskin si objektiv prioritar pĂ«r tĂ« paktĂ«n gjashtĂ« muaj, veçanĂ«risht duke pasur parasysh se Ăikago ka komunitetin mĂ« tĂ« madh polak nĂ« SHBA./Telegrafi/






































