Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin
Qendra e Gjadrit në Shqipëri, pritet të rihapet për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.
Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.
Sipas qeverisë italiane, qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara.
Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale.
KĂ«saj do tâi shtohen edhe shtetasit tunizianĂ« dhe marokenĂ«, tĂ« cilĂ«t gjithashtu mund tĂ« riatdhesohen shpejt sipas procedurave tĂ« pĂ«rshpejtuara.
Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjadrit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë emigrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji.
Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja tĂ« BE-sĂ«, migrantĂ«t nuk do tĂ« mund tĂ« pĂ«rdorin mĂ« apelimet automatike pĂ«r tĂ« shmangur qĂ«ndrimin nĂ« qendĂ«r dhe pĂ«r tâu rikthyer nĂ« Itali gjatĂ« pritjes sĂ« vendimit pĂ«rfundimtar tĂ« gjykatĂ«s.
Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së, është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Emigranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.
Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave.
Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane.
Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e tĂ« ashtuquajturit âmodel ShqipĂ«riaâ ka mbetur kryesisht e zbrazĂ«t, njĂ« situatĂ« qĂ« Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilĂ«suar si ânĂ« kufijtĂ« e demokracisĂ«â.
The post Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin appeared first on Albeu.com.





























