TIRANĂ, 22 dhjetor /ATSH/ Policia e Shtetit ka hyrĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe ka pĂ«rforcuar shĂ«rbimet policore nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit, me qĂ«llim garantimin e rendit dhe sigurisĂ« publike gjatĂ« festave tĂ« fundvitit dhe ditĂ«ve tĂ« para tĂ« Vitit tĂ« Ri 2026.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të qarta për të gjitha strukturat policore vendore dhe qendrore, i cili synon parandalimin e incidenteve, ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.
Sipas Policisë, masat përfshijnë shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në terren, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale.
Paralelisht, do të forcohet menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, përmes shtimit të sporteleve dhe burimeve njerëzore, si dhe përmes intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet homologe, me synim shmangien e radhëve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Policia njofton gjithashtu se do të rriten kontrollet në pikat kufitare dhe patrullimet në kufirin e gjelbër, për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.
NjĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« do tâi kushtohet edhe sigurisĂ« rrugore, pĂ«rmes monitorimit tĂ« shtuar tĂ« qarkullimit, pĂ«rdorimit tĂ« mjeteve inteligjente shpejtĂ«simatĂ«se, dronĂ«ve, alkooltestuesve dhe shtimit tĂ« patrullave tĂ« PolicisĂ« Rrugore nĂ« tĂ« gjitha akset urbane dhe interurbane, me qĂ«llim parandalimin e aksidenteve.
Në deklaratë, Policia e Shtetit gjithashtu përgënjeshtron kategorikisht pretendimet e bëra nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, lidhur me ekzistencën e urdhrave për plotësimin e një numri të caktuar masash administrative.
Sipas Policisë, një urdhër i tillë nuk ekziston dhe masat administrative përdoren vetëm si instrument ligjor për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjithashtu, Policia e Shtetit thekson se, do të ketë bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor, institucionet fetare dhe Policitë Bashkiake për mbarëvajtjen e ceremonive festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Shërbimet policore do të jenë të shtuara në shëtitore, zona pedonale, sheshe publike, objekte kulti, restorante, lokale dhe qendra tregtare, për të parandaluar konfliktet dhe ngjarjet kriminale.
Policia njofton se do të intensifikohen kontrollet ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike, në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe do të rritet gatishmëria në banka, zyra këmbimi valutor dhe objekte ku administrohen vlera monetare.
Ndërkohë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri të vazhdueshme për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me strukturat policore dhe të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte në numrin pa pagesë 112, gjatë gjithë periudhës festive.
/gj.m/a.f/
The post Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për festat e fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.