❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbyllja e “Lol Albania” ngre diskutime pĂ«r politikat e platformĂ«s Meta

Mbyllja e faqes satirike “Lol Albania,” njohur rĂ«ndom si “Lolita” nĂ« rrjetet sociale ka kthyer nĂ« diskutim mekanizmat qĂ« platformat pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« moderuar pĂ«rmbajtjen dhe rrezikun qĂ« ato tĂ« keqpĂ«rdoren si censurĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n digjitale.

AdministratorĂ«t e faqes pretendojnĂ« se janĂ« raportuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«llimshme nga njĂ« fushatĂ« e orkestruar pĂ«r t’iu kufizuar pĂ«rmbajtjen kritike. Ata e argumentojnĂ« kĂ«tĂ« me faktin se raportimet nĂ« Meta janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r shkelje tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« autorit.

Ekspertë të sigurisë digjitale ndanë me Cizitens.al shqetësimet e tyre për mënyrën sesi funksionon ky mekanizëm dhe rreziqet për abuzime.

Sipas administratorĂ«ve tĂ« “Lolita”-s, gjithçka nisi me publikimin e njĂ« fotografie ku shfaqej Kryetari i Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla, dhe imami Ahmed Kalaja nĂ« njĂ« iftar gjatĂ« muajit tĂ« Ramazanit. Ata thanĂ« pĂ«r Citizens.al se fotografia qarkullonte gjerĂ«sisht edhe nĂ« faqe dhe portale tĂ« tjera.

“Na e hoqĂ«n [postimin] me pretekstin e copyright-it,” tha pĂ«r Citizens.al njĂ« prej administratorĂ«ve tĂ« faqes, e cila mban qasje anonime dhe i prezantohet publikut vetĂ«m me nofkĂ«n popullore “Lolita”.

“Kur filluam tĂ« themi se po na censuronte Ahmed Kalaja, [prirja] vazhdoi me raportime tĂ« tjera, po pĂ«r copyright”, shpjegoi mĂ« tej njĂ« prej administratorĂ«ve duke shtuar se nĂ« tĂ« tillĂ« mĂ«nyrĂ« ishin fshirĂ« edhe postime tĂ« tjera.

“NdĂ«r to edhe njĂ« postim i kryeministrit, i cili ishte i njĂ«jtĂ« me atĂ« tĂ« Ahmed KalasĂ« dhe thamĂ« me ironi: ‘Pse po kopjon hoxhĂ«n e Surrelit’.”

Administratorët thonë se kanë marrë njoftime zyrtare nga platforma Meta për çdo përmbajtje të hequr, ku, sipas tyre, rezulton se raportimet janë bërë nga i njëjti person. Ata shtojnë se edhe përmbajtje sarkastike dhe pa kritikë direkte janë fshirë, ndërsa dyshojnë për raportime të organizuara nga ndjekës.

“Po mundohemi pĂ«rmes njĂ« kompanie [tĂ« rikuperojnĂ« faqen]; jemi ende nĂ« pritje tĂ« pĂ«rgjigjes”, thanĂ« ata.

Nisur nga ky rast, pati njĂ« reagim nga Asociacioni i GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« (AGSH), i cili theksoi se liria e shprehjes Ă«shtĂ« njĂ« nga shtyllat themelore dhe nuk kufizohet vetĂ«m te informacioni “i pranueshĂ«m”, por pĂ«rfshin edhe forma si ironia dhe satira.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, pĂ«rdorimi i mekanizmave tĂ« raportimit masiv pĂ«r tĂ« mbyllur faqe apo pĂ«r tĂ« heshtur zĂ«ra kritikĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« formĂ« tĂ« rrezikshme presioni ndaj lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe krijon njĂ« precedent shqetĂ«sues pĂ«r censurĂ« indirekte nĂ« hapĂ«sirĂ«n digjitale”, deklaroi AGSH.

Imami Kalaja, i kontaktuar nga Citizens.al nuk iu përgjigj kërkesës për një koment deri në publikimin e këtij artikulli.

Si funksionon raportimi për copyright?

Sipas hulumtueses së të drejtave digjitale, Megi Reçi, sistemi i raportimit për të drejtën e autorit në platforma si Facebook dhe Instagram është formal dhe i bazuar kryesisht në vetëdeklarim.

“Raportimi mund tĂ« bĂ«het vetĂ«m nga pronari i sĂ« drejtĂ«s ose njĂ« pĂ«rfaqĂ«sues i autorizuar ligjĂ«risht. Procesi realizohet pĂ«rmes njĂ« formulari online, ku kĂ«rkohet identifikimi i veprĂ«s origjinale, linku i pĂ«rmbajtjes qĂ« pretendohet si shkelje dhe njĂ« deklaratĂ« mirĂ«besimi nga ankuesi qĂ« pretendimi Ă«shtĂ« i saktĂ«â€, shpjegoi Reçi.

Në praktikë, sipas saj, verifikimi nga platforma është i kufizuar dhe shpesh i automatizuar.

“Ai nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« hetim tĂ« thelluar mbi pronĂ«sinĂ« reale tĂ« pĂ«rmbajtjes. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, platforma Ă«shtĂ« kritikuar vazhdimisht pĂ«r heqje pĂ«rmbajtjesh apo mbyllje llogarish tĂ« automatizuara dhe tĂ« paverifikuara”, argumenton Reçi.

Sipas saj, në rastin e Lolitës transparenca është e kufizuar.

“PĂ«rdoruesit zakonisht marrin vetĂ«m njĂ« njoftim standard pĂ«r shkelje tĂ« copyright-it dhe disa tĂ« dhĂ«na bazĂ« mbi palĂ«n ankuese. Nuk ka njĂ« arsyetim tĂ« detajuar mbi vendimin”, theksoi Reçi.

Kjo bëhet problematike sidomos për përmbajtje me interes publik, si satira apo materialet gazetareske, të cilat mund të fshihen në mënyrë të përsëritur pa një vlerësim transparent dhe kontekstual.

“NĂ« ShqipĂ«ri, ky shqetĂ«sim Ă«shtĂ« manifestuar shpesh nĂ« praktikĂ«, duke rezultuar nĂ« abuzim me mekanizmat e raportimit pĂ«r tĂ« targetuar gazetarĂ«, aktivistĂ« apo grupe tĂ« ndryshme. Platformat kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« disa raste tĂ« identifikojnĂ« raportimet abuzive dhe, si pasojĂ«, kanĂ« censuruar pĂ«rmbajtje legjitime”, shtoi ajo.

Mungesa e kuadrit ligjor

Një tjetër problem lidhet me mungesën e një kuadri të qartë ligjor për përgjegjësinë e platformave online në Shqipëri.

Meta nuk ka përfaqësi ligjore në vendin tonë dhe operon përmes politikave të saj globale, përfshirë mundësinë e kontaktimit të një agjenti të angazhuar për çështje të së drejtave të autorit, i cili zakonisht operon në nivel ndërkombëtar.

Sipas hulumtueses së të drejtave digjitale, Megi Reçi, vendimmarrja e platformave të Metës mbështetet në sisteme algoritmike që mund të jenë, jo vetëm të gabueshme, por dhe të manipulueshme.

“Platforma nuk ka detyrim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ligjor pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« llogari mbi vendimet e saj nĂ« ShqipĂ«ri, as pĂ«r tĂ« garantuar moderim nga staf qĂ« njeh gjuhĂ«n dhe kontekstin lokal”, shpjegoi Reçi.

Nëse një përmbajtje nuk rikthehet pas ankimit brenda platformës, opsionet për mjete të tjera ligjore mbeten të kufizuara, një situatë që, sipas saj, ngre shqetësime serioze për transparencën dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në mjedisin digjital.

“VeçanĂ«risht nĂ« vende si ShqipĂ«ria, ku mungon rregullimi ligjor pĂ«r platformat online”, pĂ«rfundoi Reçi.

Lexo gjithashtu:

The post Mbyllja e “Lol Albania” ngre diskutime pĂ«r politikat e platformĂ«s Meta appeared first on Citizens.al.

Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ishte antikushtetues

Qeveria shkeli Kushtetutën kur vendosi të mbyllë platformën TikTok, kështu u shpreh sot Gjykata Kushtetuese, e cila doli në përfundimin se kufizimi i aksesit për të gjithë përdoruesit përbënte kufizim të lirisë së shprehjes.

Edhe pse qeveria e pati shfuqizuar aktin që ndalonte platformën, gjykata vendosi të shqyrtojë çështjen për shkak të interesit të madh publik dhe për të sqaruar kufijtë e ndërhyrjes së shtetit mbi hapësirën digjitale dhe të drejtat themelore.

Me vendimin e sotëm, gjykata theksoi se ligjet mbi bazën e të cilave është miratuar vendimi i qeverisë parashikojnë rregullim dhe mbrojtje në fushën e komunikimeve elektronike dhe të të drejtave të fëmijëve. Megjithatë, sipas saj, këto ligje nuk i japin qeverisë autorizim të qartë dhe të posaçëm për të ndërprerë plotësisht aksesin në një platformë online për të gjithë përdoruesit.

Isa Myzyraj, drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), tha për Citizens.al se vendimi përbën një moment të rëndësishëm për standardet demokratike në vend.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur tĂ« mbrojĂ« demokracinĂ« dhe lirinĂ« e shprehjes, duke i dhĂ«nĂ« njĂ« goditje tĂ« fortĂ« kujtdo qĂ« guxon tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« to,” tha Myzyraj.

Në një deklaratë publike, AGSH theksoi se qëllimi i nismës nuk ishte mbrojtja e një platforme të caktuar.

“[
] por mbrojtja e parimit kushtetues tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe tĂ« drejtĂ«s pĂ«r informim, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« shtyllĂ« themelore tĂ« demokracisĂ« dhe tĂ« punĂ«s sĂ« gazetarĂ«ve,” thuhet nĂ« reagimin e AGSH-sĂ«.

ÇfarĂ« çoi nĂ« mbylljen e TikTok?

NĂ« nĂ«ntor 2024, pranĂ« shkollĂ«s 9-vjeçare “Fan Noli” nĂ« TiranĂ«, sherri mes njĂ« grupi tĂ« miturish pĂ«rfundoi tragjikisht me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Pas ngjarjes, në kryeqytet u organizuan disa protesta nga qytetarë dhe prindër që kërkonin më shumë siguri në shkolla.

Në reagimin e tij të parë publik, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të mbyllte platformën TikTok, duke e lidhur atë me klimën e dhunës mes të miturve dhe adoleshentëve.

Rama deklaroi se, edhe pse nuk kishte të dhëna konkrete që konflikti të kishte nisur në këtë platformë, rrjete të tilla sociale sfidojnë përpjekjet e familjeve për edukimin e fëmijëve.

Ai argumentoi se vendosja e filtrave në këto platforma nuk kishte funksionuar në vendet e Bashkimit Evropian dhe se, në këtë situatë, zgjidhja e vetme ishte mbyllja e plotë e tyre.

Vendimi shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, ku shumë zëra e cilësuan masën si autoritare dhe populiste.

Më 6 mars 2025, ministrja e atëhershme e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se TikTok do të mbyllej për një periudhë njëvjeçare.

Ajo deklaroi se nga 25 nëntori deri më 22 dhjetor 2024 qeveria kishte zhvilluar mbi 1,300 konsultime me prindër dhe se rreth 90% e tyre mbështetën mbylljen e platformës.

Padia në Gjykatën Kushtetuese

Në mars 2025, një grup organizatash të shoqërisë civile dhe të medias kundërshtuan vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok-ut, duke e cilësuar atë si një kufizim ekstrem të lirisë së shprehjes dhe të aksesit në informacion.

Vendimi u pa me shqetësim edhe për shkak të kohës kur u mor, rreth dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Në të njëjtin muaj, AGSH dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN) dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpalljen antikushtetuese të vendimit të qeverisë që ndalonte TikTok-un në Shqipëri.

Avokati Franc Terihati, nga Qendra për Fuqizim Ligjor, deklaroi para gjykatës se janë paraqitur argumente ligjore që tregojnë se vendimi i qeverisë cenon lirinë ekonomike, lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të drejtën për informim.

Më 4 qershor 2025, Gjykata vendosi ta marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës TikTok dhe vendosi që çështja të trajtohej në një seancë plenare publike për shkak të rëndësisë së saj.

Më 3 shkurt 2026, qeveria shqiptare miratoi vendimin nr.62, me të cilin shfuqizoi aktin e një viti më parë që ndalonte aksesin në TikTok.

Në seancën pasuese, në Gjykatën Kushtetuese, më 5 shkurt, përfaqësuesit e qeverisë argumentuan se shqyrtimi i çështjes ishte i panevojshëm, pasi vendimi që ndalonte platformën ishte shfuqizuar.

“Vendimi e humb efektin e tij nĂ« afatin 12-mujor,” tha pĂ«rfaqĂ«suesi i qeverisĂ«, Herold Jonuzaj, duke shtuar se “do tĂ« shfuqizohej automatikisht brenda 6 marsit 2026”.

Sipas tij, shfuqizimi ishte pjesë e një procesi negociimi me platformën për vendosjen e filtrave të kërkuar, megjithëse kjo ende nuk ishte formalizuar përmes një marrëveshjeje me shkrim.

Nga ana tjetër, avokati i paditësve, Franc Terihati, këmbënguli që çështja të shqyrtohej pavarësisht shfuqizimit të vendimit nga qeveria.

Ai theksoi se akti që ndaloi TikTok kishte cenuar disa të drejta kushtetuese, përfshirë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit, të drejtën për informim dhe lirinë ekonomike.

Sipas tij, bëhej fjalë për një çështje me interes të madh publik dhe gjykata duhej të shprehej nëse vendimi kishte qenë ose jo kushtetues gjatë kohës që ishte në fuqi.

Pas seancave dëgjimore, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar mbi këtë çështje, vendim që u dha sot në favor të palës paditëse.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ishte antikushtetues appeared first on Citizens.al.

Dhuna online në rritje: 71% e raportimeve nga vajzat

GjatĂ« vitit 2025, pranĂ« platformĂ«s “iSIGURT.al” u regjistruan 615 raportime pĂ«r incidente nĂ« internet. TĂ« dhĂ«nat e QendrĂ«s KombĂ«tare pĂ«r Internet tĂ« Sigurt pranĂ« CRCA ShqipĂ«ri tregojnĂ« njĂ« rritje me 46% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Sipas statistikave të përpunuara nga menaxherja e platformës, Borjana Dine, prirja është në rritje të vazhdueshme: nga 93 raportime (2021), në 150 (2022) e më tej 244 (2023).

Muaji me më pak raste mbetet gushti, periudhë që lidhet me pushimet verore dhe përdorim më të kufizuar të rrjeteve nga fëmijët.

Rreth 71% e incidenteve janë raportuar nga vajzat dhe 23% nga djemtë, ndërsa 6% e raportuesve nuk deklarojnë gjininë.

“Kjo [
] tregon se vajzat po raportojnĂ« thuajse tre herĂ« mĂ« shumĂ« se djemtĂ« incidente gjatĂ« lundrimit tĂ« tyre online,” theksohet nĂ« gjetjet kryesore teksa nĂ«nvizohet se nĂ« total kanĂ« raportuar 413 vajza dhe 141 djem.

Një tjetër trend në rritje është targetimi i grupeve të caktuara të fëmijëve, që përbën 13% të rasteve.

Mes qyteteve, Tirana mban peshën më të madhe të referimeve, me 335 raste. Ndërsa qytete të tjera prej të cilave ka pasur më shumë raportime janë Fieri, Durrësi dhe Kukësi.

Sa i takon platformave sociale ku kanĂ« ndodhur incidentet, sipas tĂ« dhĂ«nave nga “iSIGURT.al” kryeson Tik-Tok-u me 82% tĂ« rasteve, ndjekur nga Instagrami me 9% tĂ« rasteve dhe Facebokk me 7% tĂ« rasteve.

“Nga data 16 mars (dita e mbylljes sĂ« TikTok) deri mĂ« 31 dhjetor, pranĂ« iSIGURT.al kanĂ« mbĂ«rritur 208 raportime dhe 337 URL. Kjo tregon se TikTok nuk u mbyll asnjĂ«herĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, thuhet nĂ« gjetjet e prezantuara.

Sipas Altin Hazizajt nga CRCA, bullizmi ndërmjet fëmijëve dhe adoleshentëve është kthyer në formën më të zakonshme të dhunës online.

Pas tij vijnë shantazhi, kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes, ndërsa dhuna seksuale mbetet e përhapur, por më pak e raportuar krahasuar me vitet e mëparshme.

Hazizaj paralajmëroi për Citizens.al se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ngacmimeve dhe përmbajtjeve të papërshtatshme po e normalizon dhunën për të miturit.

Sipas tij, fĂ«mijĂ«t dhe adoleshentĂ«t duke u “normalizuar” me forma tĂ« ndryshme tĂ« dhunĂ«s e ngacmimit seksual, fillojnĂ« t’i konsiderojnĂ« ato si pjesĂ« tĂ« pĂ«rditshmĂ«risĂ« nĂ« internet.

“Mos harrojmĂ« qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pornografia me tĂ« rritur shikohet pa asnjĂ« lloj pengese dhe kjo e normalizon edhe mĂ« shumĂ« dhunĂ«n ndaj fĂ«mijĂ«ve, pĂ«rfshi edhe dhunĂ«n seksuale”, shtoi mĂ« tej Hazizaj.

Dhuna digjitale në rritje, ligji në mungesë

Policia e Shtetit konfirmoi për Citizens.al se rastet e referuara janë shtuar pesë vitet e fundit: 122 raste (2021), 127 (2022), 258 (2023), 461 (2024) dhe 439 (2025).

Rastet përfshijnë kërcënime, shantazhe, publikim të të dhënave intime, llogari të rreme dhe gjuhë urrejtjeje.

MegjithatĂ«, ShqipĂ«ria nuk ka ende njĂ« vepĂ«r penale specifike pĂ«r dhunĂ«n digjitale sikurse njihet ndryshe dhuna e lehtĂ«suar nga teknologjia, megjithatĂ«, sipas PolicisĂ« sĂ« Shtetit termi “dhuna online” pĂ«rdoret “pĂ«r tĂ« identifikuar sjellje qĂ« kryhen pĂ«rmes mjeteve digjitale, rrjeteve sociale apo sistemve kompjuterike”.

NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« dispozite tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, autoritetet i referojnĂ« rastet te “falsifikimi kompjuterik” sipas nenit 186/a tĂ« Kodit Penal.

“Aktualisht, nĂ« Kodin Penal shqiptar nuk ekziston njĂ« vepĂ«r penale specifike qĂ« tĂ« trajtojĂ« drejtpĂ«rdrejt intimidimin, kĂ«rcĂ«nimet online apo ekspozimin e tĂ« dhĂ«nave intime tĂ« individĂ«ve. NĂ« kĂ«to kushte, Drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimeve Kibernetike i referon kĂ«to çështje pĂ«r veprĂ«n penale ‘Falsifikimi kompjuterik’, parashikuar nga neni 186/a”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Sipas Policisë rastet më të shpeshta përfshijnë kërcënimet dhe shantazhet përmes rrjeteve sociale apo aplikacioneve të komunikimit, përndjekje dhe ngacmime të vazhdueshme online, krijimi i llogarive të rreme duke përdorur të dhëna apo fotografi të shtetasve të tjerë, si dhe fyerje, gjuhë urrejtjeje dhe cenim të jetës private në hapësirën digjitale.

Pyetur për kategoritë më të prekura nga dhuna online, Policia u shpreh se më të prekurit nga dhuna online janë të miturit, vajzat dhe gratë dhe gazetarë apo profesionistë të medias.

Lexo gjithashtu:

The post Dhuna online në rritje: 71% e raportimeve nga vajzat appeared first on Citizens.al.

Dhuna digjitale ndaj grave në rritje, ligji shqiptar nuk flet për të

Katër në dhjetë gra përballen me dhunë online dhe shumë prej tyre ndihen të pasigurta, kështu thonë të dhënat e grumbulluara nga UN Women, i cili ka nxjerrë në pah rrezikun që hasin gratë në Shqipëri përmes teknologjisë.

Sipas të dhënave të analizuara janë 1,804 raportime dhune në policinë e shtetit përmes teknologjisë ku ndër më të shpeshtat ishin keqpërdorimi i telefonit (36%) dhe përndjekja (33%).

Nga rastet rezultoi se gratë janë 1.3 herë më të ekspozuara ndaj dhunës online kryesisht te keqpërdorimi dhe dhunimi i privatësisë. Format të tjera të shpeshta të dhunës së hasur online ishin: zhvatja, bullizimi, gjuha e urrejtjes etj.

Statistikat shqetësuese

  • 83.1% e pĂ«rdoruesve tĂ« internetit raportojnĂ« rritje tĂ« dhunĂ«s online ndaj vajzave dhe grave.
  • 23.4% e grave qĂ« pĂ«rjetuan dhunĂ« online patĂ«n pasoja psikologjike; 45.3% e tyre u ndjenĂ« tĂ« pasigurta.
  • 90% e dhunĂ«s online kryhet nga burra 15-44 vjeç; 66% e tyre jetojnĂ« nĂ« zona urbane.
  • 70% e rasteve tĂ« dhunĂ«s online u hasĂ«n pĂ«rmes platformĂ«s TikTok.

Dhuna online, pjesë e realitetit

Fushata globale “16 DitĂ«t e Aktivizmit KundĂ«r DhunĂ«s me BazĂ« Gjinore” kĂ«tĂ« vit u fokusua te dhuna online. Zhvillimi i mjeteve tĂ« komunikimit ka transferuar dhunĂ«n nga “offline” nĂ« “online”, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« njĂ« terren tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r gratĂ«.

Sipas organizatave në Shqipëri, dhuna digjitale, veçanërisht ndaj grave, po rritet me shpejtësi, duke sjellë pasoja të rënda psikologjike dhe sociale.

“NĂ« LinjĂ«n e KĂ«shillimit ndeshim mĂ« shpesh raste ngacmimi dhe kĂ«rcĂ«nimesh online pĂ«rmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve si WhatsApp, Telegram apo Signal”, tha pĂ«r Citizens.al Ejnxhi Pepa nga Linja e KĂ«shillimit pĂ«r Gra dhe Vajza.

Pepa thotĂ« se format mĂ« tĂ« pĂ«rhapura pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rndjekjen digjitale, shantazhin me materiale intime, shpĂ«rndarjen pa pĂ«lqim tĂ« imazheve, manipulimet “deepfake”, fyerjet dhe sulmet ndaj reputacionit, pa lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« edhe hapjen e profileve tĂ« rreme, qĂ« sipas saj janĂ« kthyer nĂ« raste tĂ« zakonshme.

Ajo thotë se tashmë këto lloje sulmesh po shënjestrojnë dhe aktivistë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut.

“KĂ«to forma tĂ« dhunĂ«s digjitale shpesh lidhen drejtpĂ«rdrejt me dhunĂ«n ‘offline’ dhe e pĂ«rforcojnĂ« atĂ«â€, shtoi Pepa.

Rritje e raportimeve, sfida institucionale

Nga janari në nëntor 2025, Ministria e Brendshme ka regjistruar 439 raste dhune kibernetike me 600 postime online, 73% prej të cilave u raportuan vetëm në Tiranë. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit (2024-2025), linja 116-117 raportoi për 705 gra dhe vajza që kanë kërkuar ndihmë për dhunë digjitale.

“Tendenca ka qenĂ« nĂ« rritje pĂ«r disa vite, por veçanĂ«risht kohĂ«t e fundit kemi marrĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r raste tĂ« pĂ«rndjekjes online, shantazhit dhe shpĂ«rndarjes sĂ« imazheve intime,” tha Ejnxhi Pepa.

Megjithatë, trajtimi institucional mbetet problematik.

“ShumĂ« gra dhe vajza e kanĂ« pezulluar denoncimin pĂ«r shkak tĂ« pengesave proceduriale. KĂ«rkesa nga gjykatat pĂ«r adresĂ«n fizike tĂ« dhunuesit online Ă«shtĂ« absurde kur agresorĂ«t pĂ«rdorin profile anonime”, argumenton Ines Leskaj nga AWEN duke nxjerrĂ« nĂ« pah tĂ« metĂ«n kryesore tĂ« sistemit.

Gratë nga komunitetet e margjinalizuara, vajzat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTIQ+ dhe gratë në zonat rurale janë më të ekspozuara ndaj kësaj dhune.

Sipas Altin Hazizaj, drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili menaxhon edhe Qendrën Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri (ISigurt.al), grupmosha më e prekur është ajo e adoleshencës dhe rinisë së hershme, si për djemtë ashtu edhe për vajzat.

“Por çka tĂ« bĂ«n pĂ«rshtypje Ă«shtĂ« se gjatĂ« 3 viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« rritur edhe numri i ankesave nga zonja nĂ« moshĂ« mĂ« tĂ« madhe plus 40 apo 50 vjeç”, shprehet Hazizaj, duke shtuar se kjo situatĂ« flet pĂ«r shtrirjen e gjerĂ« tĂ« internetit dhe nivelin e pamjaftueshĂ«m tĂ« aftĂ«sive dixhitale nĂ« mosha mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Pranë ISigurt.al gjatë vitit 2024 thuajse 60% e të gjitha ankesave të raportuara kanë të bëjnë me një formë të dhunës me bazë gjinore.

“70-80 pĂ«rqind e viktimave online janĂ« vajza dhe gra tĂ« reja, ndonĂ«se ato jo gjithnjĂ« preferojnĂ« tĂ« raportojnĂ« vetĂ«, por nĂ«pĂ«rmjet njĂ« tĂ« njohuri, shoku apo shoqeje apo mĂ«suesi”, tha pĂ«r Citizens.al Altin Hazizaj, drejtuesi i QendrĂ«s pĂ«r Mbrojtjen e tĂ« Drejtave tĂ« FĂ«mijĂ«ve (CRCA).

Rastet e raportuara në këtë platformë janë shtuar pas pandemisë së Covid-19.

“NĂ« vitin 2023 ne trajtuam diku tek 300 ankesa, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2024 ato u rriten tek 409 raste tĂ« regjistruara. KĂ«tĂ« vit vetĂ«m nĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« ne kemi trajtuar mĂ« shumĂ« se 400 incidente kibernetike”, sjell nĂ« vĂ«mendje Altin Hazizaj.

Boshllëqe ligjore dhe nevoja për reforma

Shqipëria nuk ka ende një përkufizim ligjor për dhunën online. Ejnxhi Pepa thotë se përgjithësisht organizatat dhe institucionet i referohen përkufizimit të ekspertëve ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës në veprimtarinë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO).

Por brenda dhjetorit pritet tĂ« kalojĂ« nĂ« Kuvend drafti i ligjit “PĂ«r parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunĂ«s ndaj grave dhe dhunĂ«s nĂ« familje”, i cili pĂ«rfshin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« edhe dhunĂ«n digjitale.

“Ligji do ta pĂ«rkufizojĂ« si çdo veprim qĂ« kryhet ose rĂ«ndohet pĂ«rmes teknologjisĂ« dhe cenon tĂ« drejtat e viktimĂ«s”, thekson Ejnxhi Pepa.

Sipas draftit paraprak, dhuna online pĂ«rfshihet nĂ« Nenin 10 ku flitet pĂ«r “dhunĂ«n e lehtĂ«suar nga teknologjia”. Ky nen e pĂ«rcakton dhunĂ«n e lehtĂ«suar nga teknologjia si çdo veprim qĂ« kryhet pĂ«rmes mjeteve digjitale pa pĂ«lqim dhe qĂ« shkakton dĂ«m fizik, emocional apo social.

Ai përfshin gjuhën e urrejtjes, shpërndarjen e imazheve intime pa pëlqim, përndjekjen dhe ngacmimin digjital. Në thelb, neni synon të mbrojtje nga abuzimet online që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin.

Pepa dhe Leskaj mendojnë njësoj se strukturat ekzistuese për krimet kibernetike janë të pamjaftueshme në Shqipëri.

“Zvarritja dhe mbivendosja e çështjeve nĂ« polici dhe prokurori ngadalĂ«sojnĂ« sĂ« tepĂ«rmi marrjen e masave,” vĂ«ren Leskaj teksa tregon se aktualisht krimet kibernetike mundet tĂ« denoncohen dhe ndiqen nĂ« prokurori, por rezultatet e tyre vonojnĂ«.

Nga ana tjetër, Pepa citon monitorime të GREVIO-s, sipas së cilave strukturat shqiptare nuk janë të trajnuara për dimensionin gjinor dhe kjo qasje ende nuk është integruar me mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna.

Ajo shton se Shqipërisë i mungojnë edhe protokollet e unifikuara për trajtimin e rasteve të dhunës digjitale dhe po kështu infrastruktura teknike për ruajtjen dhe sigurimin e provave.

“KĂ«to boshllĂ«qe synohen tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen me ndryshimet e fundme tĂ« legjislacionit”, shprehet Leskaj duke iu referuar ligjit tĂ« ri.

Por sipas Pepës po aq urgjente janë edhe fushatat e ndërgjegjësimit, pasi ka prirje për të mos i raportuar rastet.

“NĂ«nraportimi mbetet shumĂ« i lartĂ«. NĂ« nivel vendor, Mekanizmat e Koordinuar tĂ« Mbrojtjes nga Dhuna duhet tĂ« forcohen pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ«, tĂ« unifikuar dhe tĂ« ndjeshĂ«m gjinor pĂ«r çdo rast”, pĂ«rfundon ajo.

Altin Hazizaj shprehet se kuadri ligjor ka nevojĂ« tĂ« forcohet sa mĂ« shpejt dhe se duhen ligje sipas modelit tĂ« BE-sĂ« dhe jo “modeleve qĂ« krijohen ndonjĂ«herĂ« nga halli nĂ« ShqipĂ«ri”.

“Mungesa e shumĂ« krimeve qĂ« ndodhin nĂ« hapĂ«sirĂ«n kibernetike nĂ« Kodin Penal e bĂ«n mbrojtjen e viktimave tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, thekson mĂ« tej Hazizaj.

Hazizaj shprehet se vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të zbatojë një nga aktet më të rëndesishme të BE-së, ligjin e shërbimeve digjitale (DSA).

“Kjo do te na zgjidhte edhe problemin e dytĂ« kryesor, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« qĂ« kanĂ« tĂ« gjitha platformat online, faqet, profilet etj., pĂ«r tĂ« respektuar tĂ« drejtat bazĂ« tĂ« çdo individi edhe nĂ« hapĂ«sirĂ«n kibernetike”, pĂ«rfundon Hazizaj.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhuna digjitale ndaj grave në rritje, ligji shqiptar nuk flet për të appeared first on Citizens.al.

Diella, asistentja virtuale qĂ« “u bĂ« ministre”: Realitet apo spektakĂ«l?

Shtatori e gjeti Shqipërinë me një qeveri të re dhe risinë e pazakontë: një ministre virtuale me emrin Diella. Ajo u prezantua si nismë historike e përfshirjes së inteligjencës artificiale në qeverisje. Por, në dukje ajo ka pak të bëjë me qeverisjen dhe realisht ishte prezantuar muaj më parë për qytetarët në një version tjetër.

Me pamjen e aktores Anila Bisha, pĂ«rdoruesit e platformĂ«s e-Albania e kishin hasur DiellĂ«n qĂ« prej janarit 2025 si njĂ« – chatbot – asistente virtuale, e cila angazhohej pĂ«r tĂ« ndihmar nĂ« shĂ«rbimet online me tekst dhe zĂ«.

Diella u promovua si “ministrja e parĂ« virtuale nĂ« botĂ«â€, njĂ« lajm qĂ« u bĂ« titull ndĂ«rkombĂ«tar, shoqĂ«ruar me premtimin se do tĂ« bĂ«hej garantja e prokurimeve 100% tĂ« pakorruptueshme.

Megjithatë, pas kësaj narrative entuziazmi mediatik dhe qeveritar, mbeti shumë pa u sqaruar publikisht.

ÇfarĂ« kompetencash ka Diella? A Ă«shtĂ« ajo “ministre” nĂ« kuptimin e plotĂ« kushtetues, apo njĂ« manovĂ«r politike pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr vĂ«mendje?

PropagandĂ«, “PR”, apo reformĂ« reale?

Në vend të një prezantimi të thelluar të programit qeverisës, seanca plenare e 18 shtatorit zgjati vetëm 25 minuta kjo pasi kryeministri Rama ia la fjalën Diellës, e shfaqur në një monitor për të lexuar programin.

Qasja, e cila u perceptua si akt që më shumë synonte të bëhej lajm se sa të përçonte përmbajtje, solli reagime nga opozita dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar miratimin programit qeverisës pa diskutime.

Erion Tase, drejtues i AkademisĂ« sĂ« Studimeve Politike, e shikon DiellĂ«n mĂ« shumĂ« si gjetje “PR”-i sesa produkt risie apo tĂ« njĂ« reforme tĂ« mirĂ«filltĂ«.

“PĂ«r momentin Ă«shtĂ« PR qĂ« ka krijuar lajm botĂ«ror. Mund tĂ« ishte mekanizĂ«m i pĂ«rdorur nga agjenci qeveritare, por iu dha njĂ« emĂ«rtim i ri pĂ«r tĂ« krijuar zhurmĂ«,” shprehet ai pĂ«r Citizens.al.

Tase nĂ«nvizon si çështje tĂ« diskutueshme nĂ«se Diella do tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« vendosur kriteret e prokurimeve publike, do t’i klasifikojĂ« ofertat mĂ« tĂ« mira, apo do tĂ« ketĂ« edhe rol nĂ« vendimmarrje. NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« ai Ă«shtĂ« i mendimit se sidoqoftĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia do tĂ« vijojĂ« tĂ« mbetet te njerĂ«zit qĂ« firmosin.

Duke e krahasuar DiellĂ«n me pĂ«rdorimin e njĂ« makine llogaritĂ«se, Tase shprehet se edhe nĂ« njĂ« provim matematike nĂ« fund vlerĂ«simin e merr “studenti qĂ« ka emrin nĂ« fletĂ«n e provimit” dhe gjithçka varet nga “mĂ«nyra se si e ka pĂ«rdorur makinĂ«n”.

Qeveria e katërt e kryeministrit Edi Rama para betimit/Facebook.

Kushtetuta dhe boshllëku ligjor

Juristi Andrea Mazelliu thekson se nuk mund tĂ« kemi njĂ« “ministĂ«r me InteligjencĂ« Artificiale (IA)”, pasi Neni 2 i Dekretit tĂ« Presidentit e qartĂ«son se kush i ka pĂ«rgjegjĂ«sitĂ«, ndĂ«rsa Kushtetuta e pĂ«rcakton se organet publike duhet tĂ« pĂ«rfaqĂ«sohen nga individĂ«.

“ShqipĂ«ria mund tĂ« ketĂ« njĂ« ministri tĂ« TeknologjisĂ« ose tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale, por jo njĂ« ministĂ«r qĂ« nuk Ă«shtĂ« person juridik,” argumenton ai duke theksuar se Kushtetuta nuk lĂ« vend pĂ«r interpretime nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«.

Sipas tij, në aspektin ligjor, kushtetues, është kryeministri Rama ai që ka përgjegjësinë për Diellën.

“NĂ«se pyetem se cili Ă«shtĂ« ministri i IA-sĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, unĂ« do tĂ« thosha kryeministri,” thekson Mazelliu, gjykimi i tĂ« cilit mori njĂ« farĂ« konfirmimi tĂ« premten.

Qeveria Rama ishte “e gjitha njerĂ«zore” nĂ« ceremoninĂ« e betimit para Presidentit dhe sipas KushtetutĂ«s njĂ« ministĂ«r duhet tĂ« betohet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« marrĂ« detyrĂ«n.

Për Mazelliun shqetësues mbetet mungesa e ratifikimit nga Shqipëria e Traktatit Evropian për Inteligjencën Artificiale, të cilin ai e konsideron si ndër konventat më të rëndësishme për garantimin e të drejtave themelore në përdorimin e IA-së.

“Mbi 40 vende e kanĂ« ratifikuar konventĂ«n duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur ruajtjen dhe sigurimin e tĂ« drejtave tĂ« njeriut, demokracisĂ« dhe shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s,” thekson ai.

Qendra për IA dhe Politikat Digjitale (CAIDP) ka apeluar që shteti shqiptar ta ratifikojë këtë traktat që prej datës 9 qershor 2025.

Duke analizuar më tej, Mazelliu thekson se automatizimi i proceseve dhe futja e një sistemi inteligjent janë gjëra të ndryshme. Për këtë të fundit, ai rekomandon kryerjen e vlerësimeve të riskut përpara implementimit të tyre.

NĂ« parim, Mazelliu thotĂ« se e pĂ«rqafon teknologjinĂ« dhe Ă«shtĂ« “pro” krijimit tĂ« njĂ« ministrie tĂ« Sistemeve Inteligjente, por me idenĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« nĂ« krye njĂ« njeri qĂ« ta udhĂ«heqĂ« atĂ«.

Rreziku i iluzionit të reformës

NjĂ« analizĂ« e QendrĂ«s SCiDEV thekson se Diella rrezikon tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« “metaforĂ« politike” dhe jo nĂ« njĂ« mjet real reforme.

“Metodologjia mbi Standardet Teknike tĂ« PĂ«rdorimit tĂ« InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, e miratuar nga KĂ«shilli i Ministrave nĂ« korrik 2024, nĂ«n standardet etike pĂ«r zhvillimin e inteligjencĂ«s artificiale, rendit si parim MbikĂ«qyrjen dhe pĂ«rcaktimin njerĂ«zor”, theksohet nĂ« analizĂ«n e SCiDEV.

Në këto kushte institucionet duhet të sigurojnë që sistemet e inteligjenës artificiale të mos zëvendësojnë përgjegjësitë dhe llogaridhënien njerëzore.

Sipas SCiDEV, ekziston rreziku qĂ« korrupsioni tĂ« paraqitet si problem “algoritmesh”, ndĂ«rsa rrĂ«njĂ«t e tij, mungesa e vullnetit politik dhe dobĂ«sia institucionale mbeten tĂ« paprekura.

“Transferimi i pĂ«rgjegjĂ«sive nga institucionet tek teknologjia krijon iluzionin e reformĂ«s. NĂ«se nuk mbĂ«shtetet nĂ« forcim institucional, Diella mund tĂ« mbetet thjesht njĂ« performancĂ« politike.”

Për Mazelliun, mungesa e konsultimit publik dhe transparencës rreth Diellës krijon precedentë të rrezikshëm.

“VKM-ja qĂ« rregullon metodologjinĂ« e pĂ«rdorimit tĂ« IA-se nĂ« vend dhe draft-strategjia kanĂ« kaluar pa konsultim publik ose me njĂ« konsultim publik ku shumica e dispozitave janĂ« tautologjike dhe tĂ« pa nevojshme nisur nga nevoja qĂ« ka shoqĂ«ria jonĂ«â€, shpjegon ai.

Qeveria e katërt e kryeministrit Edi Rama pas betimit, 19 shtator 2025/Facebook.

Transparenca dhe llogaridhënia

Të gjithë ekspertët bashkohen në një pikë: mungesa e transparencës është beteja kryesore.

Deri mĂ« tani, pĂ«rveç narrativĂ«s publike tĂ« kryeministrit dhe kakofonisĂ« sĂ« krijuar mes titujve tĂ« lajmeve dhe qendrimeve politike, nuk ka pasur ende njĂ« sqarim shterues publik pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si Diella do tĂ« funksionojĂ« nĂ« lidhje me tenderĂ«t publikĂ«, e aq mĂ« shumĂ« si “ministre”.

“QĂ« tĂ« jetĂ« i realizueshĂ«m (sistemi me IA) duhet tĂ« jetĂ« transparent, duhet tĂ« jetĂ« i shpjegueshĂ«m me njĂ« metodologji tĂ« pastĂ«r pĂ«rdorimi dhe llogaridhĂ«nĂ«se. Ne aktualisht jemi nĂ« kushtet qĂ« nuk e dimĂ« se cili Ă«shtĂ« modeli IA i pĂ«rdorur nĂ« rastin e DiellĂ«s dhe çfarĂ« metodologjie duhet pĂ«rdorur”, argumenton Mazalliu.

Sipas SCiDEV, entuziazmi për të përqafuar mjetet digjitale si rrugë të shpejta drejt transparencës ka rrezikun për të minuar parimet e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit. Në analizën e saj, SCiDEV thekson se kjo mund të krijojë iluzionin e një reforme ku korrupsioni ridimensionohet dhe llogaridhënia institucionale vihet në pikëpyetje.

Erion Tase beson se përgjegjësia ligjore nuk do të jetë e lëshuar drejt Diellës, pasi standardet dhe indikatorët për dokumentacionin e një tenderi e vendosin njerëzit pas saj.

“PĂ«rpara çdo abuzimi qĂ« mund tĂ« ndodhĂ«, shfajĂ«simi se (vendimin) e mori makineria dhe nuk e morĂ«m ne, nuk do tĂ« qĂ«ndrojĂ«, sepse do tĂ« jenĂ« njĂ« grup njerĂ«zish pas DiellĂ«s, qĂ« do tĂ« vlerĂ«sojnĂ« cilat janĂ« kriteret, kushtet qĂ« kĂ«rkohen pĂ«r pĂ«rgatitjen e njĂ« dokumentacioni tenderi”, argumenton Tase.

Sipas Mazelliut, sistemet IA-së duhet të pilotohen në fusha të cilat nuk kane rrezik të cenimit të së drejtave, sidomos kur sistemet mund të jenë diskriminuese, misogjenike dhe aspak praktike.

Qendra SCiDEV paralajmëron se zhvillimi i IA-së në mungesë të një kuadri rregullator të fortë mund të sjellë pasoja të paparashikuara. Përafrimi me Aktin Evropian për IA-në është në faza fillestare dhe kërkon vite përgatitje dhe burime të mëdha.

Kështu, Diella mbetet nismë ende mes pikëpyetjesh dhe mungesës së transparencës.

Nga njĂ«ra anĂ« e vendos vendin nĂ« njĂ« vĂ«mendje ndĂ«rkombĂ«tare “artificiale”, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r mungesa e bazĂ«s kushtetuese, transparencĂ«s dhe kapaciteteve logjistike dhe ekspertize rrezikon ta kthejĂ« atĂ« nĂ« njĂ« eksperiment poltik me pasoja tĂ« paqarta.

Por, e sigurt është se Diella nuk është ministre, por mjet. Ajo mund të përdoret për mirë, prë të rritur transparencën dhe efikasitetin, por edhe për keq, për të maskuar mungesën e vullnetit politik pas një fasade teknologjie.

Ndaj në këtë spektakël politik, diskutimi është nëse Shqipëria është gati të ndërtojë një sistem të drejtë, transparent dhe llogaridhënës të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe aq më shumë ta testojë atë në mirëqeverisje.

The post Diella, asistentja virtuale qĂ« “u bĂ« ministre”: Realitet apo spektakĂ«l? appeared first on Citizens.al.

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ta marrë në shqyrtim vendimin e kontestuar të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok. Ajo ka vendosur ta shqyrtojë me seancë plenare publike, një vendim që u përshëndet nga organizatat e medias dhe shoqërisë civile si një fitore e përkohshme për lirinë e shprehjes.

Një grup organizatash dorëzuan në muajin mars ankesën për shpalljen si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave që ndalon qasjen në platformën TikTok në Shqipëri.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), një nga organizatat që pati dorëzuar ankesën, deklaroi përmes një postimi në Facebook se ky është një hap kyç për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

“Ne jemi tĂ« bindur se ndalimi i njĂ« platforme tĂ« komunikimit publik, pa transparencĂ« dhe pa vlerĂ«sim proporcional tĂ« ndikimit tĂ« saj, pĂ«rbĂ«n njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r liritĂ« themelore nĂ« vend”, u tha nĂ« reagimin e AGSH-sĂ«.

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ta pezullojë vendimin e qeverisë, por megjithatë vendimi për të kaluar çështjen në shqyrtim të thelluar dhe publik është konsideruar si tregues i seriozitetit dhe rëndësisë që ka për rendin kushtetues.

“Liria e shprehjes Ă«shtĂ« themel i demokracisĂ«, ajo nuk mbrohet duke mbyllur gojĂ«n e qytetarĂ«ve, por duke hapur mĂ« shumĂ« dritare pĂ«r informacion dhe debat”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«. 

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Asambleja e Përgjithshme e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga AGSH, që dënon ndalimin e TikTok në Shqipëri dhe e cilëson atë si një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes në mbarë rajonin.

“Kjo rezolutĂ« [
] thekson se ndalesa e TikTok, [
] pĂ«rbĂ«n njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r censurimin e rrjeteve sociale nĂ« tĂ« ardhmen jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, por edhe nĂ« rajon dhe mĂ« gjerĂ« nĂ« EvropĂ«â€, tha AGSH nĂ« njĂ« reagim.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur TikTok u kundërshtua nga mbi 20 organizata të medias dhe shoqërisë civile, duke e cilësuar një kufizim ekstrem të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Organizatat argumentojnĂ« se mbyllja mund tĂ« krijojĂ« precedentĂ« shqetĂ«sues pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe rajonin. Ky veprim rrezikon t’i hapĂ« rrugĂ«n kufizimeve tĂ« mĂ«tejshme, duke kĂ«rcĂ«nuar lirinĂ« e shprehjes dhe qasjes nĂ« internet nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ«.

The post Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

Autor: Emirjon Senja | Citizens.al | Tiranë

ShqipĂ«ria mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve kibernetike, mirĂ«po instalimi – pa njĂ« kuadĂ«r tĂ« qartĂ« rregullator – i pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) nga kompanitĂ« e telefonisĂ« celulare ka ngritur shqetĂ«sime serioze mbi privatĂ«sinĂ« dhe liritĂ« digjitale tĂ« qytetarĂ«ve.

Autoritetet kanĂ« deklaruar se pajisjet DPI synojnĂ« rritjen e sigurisĂ« dhe bllokimin e platformave si “TikTok”, por ekspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se mungesa e transparencĂ«s dhe e kuadrit ligjor mund t’i hapĂ« rrugĂ«n censurĂ«s dhe mbikĂ«qyrjes masive.

Besmir Semanaj, ekspert në teknologjinë e informacionit, thotë se Shqipëria rrezikon të ndjekë rrugën e vendeve autoritare që përdorin DPI-në për mbrojtje por edhe kontroll informacioni.

Semanaj, ishte ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« shprehĂ«n shqetĂ«simin pĂ«r rrezikun e kĂ«tyre pajisjeve. Ai tha pĂ«r Citizens.al se pĂ«rdorimi i tyre nĂ« njĂ« kohĂ« kur nuk ka ende ligje apo udhĂ«zime qĂ« rregullojnĂ« si proces “i lĂ« rrugĂ«n hapur mbikĂ«qyrjes sĂ« aktivitetit tĂ« qytetarĂ«ve apo bizneseve tĂ« ndryshme online”, e cila â€œĂ«shtĂ« njĂ« shkelje e madhe sa i pĂ«rket tĂ« dhĂ«nave personale”.

Sipas tij, mungesa e kuadrit rregullator lehtëson procesin e censurimit të përmbajtjes që qytetarët mund të qasin online, pasi DPI e filtron atë.

“Kjo teknologji mund tĂ« pĂ«rdoret jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« bllokuar aplikacione, por edhe pĂ«r tĂ« mbledhur informacion tĂ« hollĂ«sishĂ«m dhe tĂ« dĂ«mshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t, siç janĂ« zakonet e pĂ«rdorimit tĂ« internetit dhe tĂ« dhĂ«na qĂ« lidhen me pĂ«rdoruesit,” tha Semanaj, duke i njohur edhe elementĂ«t pozitivĂ« kĂ«saj teknologjie, siç Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«simi i sigurisĂ« kibernetike nĂ« rastet e rrezikut tĂ« shtuar.

Një tjetër ekspert, Tomi Kallanxhi, vë në dukje mungesën e informacionit mbi menaxhimin e të dhënave dhe përfshirjen e palëve të treta, duke ngritur shqetësime mbi pavarësinë dhe sovranitetin digjital të Shqipërisë.

Sipas tij, është shqetësuese që, edhe pse autoritetet kanë deklaruar se pajisjet DPI nuk ruajnë të dhëna personale, ende nuk dihet kush janë ekspertët e pavarur që e kanë verifikuar këtë gjë, pasi nuk ka asnjë përgjigje zyrtare.

Ai thotĂ« se mungesa e informacionit pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si ruhen tĂ« dhĂ«nat, pĂ«r sa kohĂ« mbahen ato dhe nĂ«se njĂ« palĂ« e tretĂ«, si kompania qĂ« ka furnizuar pajisjet, mund t’i pĂ«rdorĂ« pĂ«r qĂ«llime tĂ« tjera, si analizimi i sjelljes sĂ« pĂ«rdoruesve, ngre shqetĂ«sime serioze.

Përtej këtyre mangësive, Kallanxhi analizon se, në një skenar pozitiv, përdorimi i pajisjeve DPI do të ishte efektiv për të bllokuar platforma si TikTok, por gjithashtu edhe instrument i fuqishëm për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

Pajisje të dhuruara nga Izraeli dhe në përdorim të përkohshëm

Tregu i telefonisë celulare dhe i komunikimeve elektronike në Shqipëri kontrollohet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Citizens.al – nĂ« tejkalim tĂ« afateve tĂ« parashikuara ligjore pĂ«r kĂ«rkesat pĂ«r informacion – AKEP heq pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« duke theksuar se me procesin e vendosjes sĂ« pajisjeve DPI Ă«shtĂ« angazhuar Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK).

Citizens.al iu drejtua AKSK-së për të kuptuar më shumë mbi procesin e instalimit të tyre. AKSK shpjegoi për herë të parë zyrtarisht vendimin që çoi në instalimin e pajisjeve DPI, fillimisht në kompanitë e telefonisë celulare në vend, me synimin për ta shtrirë më tej edhe te ofruesit e tjerë të shërbimit të internetit.

AKSK konfirmoi se pajisjet DPI nuk ishin blerë, por janë marrë në përdorim falas për një periudhë njëvjeçare, falë një marrëveshjeje të lidhur me Autoritetin e Sigurisë Kibernetike të Izraelit në shkurt 2023.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«saj periudhe, pajisjet do t’i kthehen palĂ«s izraelite. Ky informacion bĂ«het publik pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe lidhet me njĂ« periudhĂ« tĂ« ndjeshme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, atĂ« tĂ« sulmeve kibernetike qĂ« ekspozuan tĂ« dhĂ«na tĂ« ndjeshme si pagat, targat, numrat e telefonit dhe llogaritĂ« bankare tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ«.

Sa i pĂ«rket bazĂ«s ligjore pĂ«r kĂ«tĂ« vendim, AKSK thekson se Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur te vendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r bllokimin e TikTok, ligji pĂ«r sigurinĂ« kibernetike dhe ligji “PĂ«r tĂ« drejtat dhe mbrojtjen e fĂ«mijĂ«s”.

Megjithatë, nuk ka asnjë referencë specifike për mbrojtjen e të dhënave personale nga keqpërdorimi në këtë proces, duke rritur shqetësimet e ngritura më parë nga ekspertët dhe mediat.

NĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« qetĂ«suar opinionin publik, AKSK sqaroi gjithashtu se pajisjet DPI nuk kanĂ« aftĂ«si pĂ«r tĂ« pĂ«rgjuar komunikimet e qytetarĂ«ve. Sipas institucionit, DPI analizon vetĂ«m “kokĂ«n” (headerin) e paketave tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« deshifrojĂ« ose tĂ« lexojĂ« pĂ«rmbajtjen e tyre, pĂ«r shkak tĂ« enkriptimit tĂ« komunikimeve nĂ« internet.

Autoritetet përgjegjëse theksojnë se kjo është një masë e përkohshme, por shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimin se përdorimi i pajisjeve DPI mund të përfshijë një sërë tjetër përpjekjesh për të monitoruar të dhënat e qytetarëve, përfshirë ato që lidhen me përdorimin e aplikacioneve të tjera dhe aktivitetet online.

Përdorimi i këtyre pajisjeve mund të krijojë mundësi të shumta për mbledhjen e të dhënave personale dhe për manipulimin e informacionit të qytetarëve.

KompanitĂ« celulare nĂ« vend ishin tĂ« para qĂ« instaluan pajisjet DPI sipas udhĂ«zimeve tĂ« AKSK, por deri nĂ« publikimin e kĂ«tij shkrimi, nuk pati njĂ« pĂ«rgjigje prej tyre nĂ« drejtim tĂ« “Citizens” pĂ«r çështjen nĂ« fjalĂ«.

Pajisjet DPI po përdoren pa një kuadër rregullator të mirëfilltë

Zyra e Komisionerit pĂ«r Mbrojtjen e tĂ« DhĂ«nave Personale konfirmon pĂ«r “Citizens” se, sipas legjislacionit aktual, nuk ka ende njĂ« detyrim ligjor qĂ« operatorĂ«t e komunikimeve elektronike nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« kryejnĂ« njĂ« “VlerĂ«sim tĂ« ndikimit nĂ« mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave” (DPIA) pĂ«r teknologjinë Deep Packet Inspection (DPI).

Ky qëndrim i autoritetit mbikëqyrës vjen në një moment kur ekspertët dhe gazetarët kanë ngritur shqetësime serioze për mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave personale nga operatorët që aplikojnë DPI në rrjetet e tyre.

Komisioneri sqaron se sipas ndryshimeve ligjore tĂ« miratuara nĂ« fillim tĂ« 2024, detyrimi pĂ«r kryerjen e njĂ« DPIA-je do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi vetĂ«m nĂ« janar 2027, duke iu referuar dispozitave kalimtare tĂ« ligjit tĂ« ri nr. 124/2024 “PĂ«r mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave personale”.

Sipas praktikës ndërkombëtare, praktika DPIA shërben për të identifikuar dhe ulur rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, duke mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e qytetarëve. Në mungesë të një DPIA-je, qytetarët rrezikojnë të ekspozohen ndaj mbikëqyrjes së tepruar, abuzimit me të dhënat dhe shkeljeve të privatësisë.

Në rastin tonë, kjo nënkupton se deri në janar 2027, përdorimi i DPI-së nga kompanitë e internetit në Shqipëri mund të vazhdojë pa një analizë të thelluar të rreziqeve për privatësinë e qytetarëve.

Në mungesë të një DPIA-je të detyrueshme, mbikëqyrja mbi përpunimin e të dhënave mbështetet vetëm në respektimin e përgjithshëm të parimeve ligjore të sigurisë, transparencës dhe minimizimit të të dhënave.

Zyra e Komisionerit i mëshon përgjegjësisë së operatorëve për të siguruar masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave, por mungesa e një vlerësimi të detajuar të ndikimit për teknologji të tilla si DPI mbetet një boshllëk i rëndësishëm në garantimin e privatësisë.

Lufta e të dhënave, kush i menaxhon ato

Matematicieni i njohur britanik Clive Humby Ă«shtĂ« shprehur disa vite mĂ« parĂ« se tĂ« dhĂ«nat janĂ« nafta e shekullit XXI, duke paralajmĂ«ruar edhe njĂ« “luftĂ«â€ mes shteteve pĂ«r aksesin nĂ« to, si edhe nevojĂ«n pĂ«r pĂ«rpunimin e tĂ« dhĂ«nave pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« prej tyre informacione qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« projektimin e sĂ« ardhmes dhe nĂ« parashikimin e sjelljes sĂ« qytetarĂ«ve si konsumatorĂ« tĂ« internetit.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Tomi Kallanxhi thekson se diskutimi mbi vendosjen e pajisjeve Deep Packet Inspection  (DPI) nuk mund tĂ« shkĂ«putet nga çështja e sovranitetit digjital. Ai shpjegon se njĂ« element shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r t’u marrĂ« parasysh Ă«shtĂ« fakti qĂ« sot shtetet janĂ« duke bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje tĂ« mĂ«dha pĂ«r ruajtjen e sovranitetit tĂ« tyre digjital, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ShqipĂ«ria, sipas tij, nuk Ă«shtĂ« mĂ« sovrane nĂ« kĂ«tĂ« aspekt.

“E kemi dorĂ«zuar sovranitetin, jo vetĂ«m nĂ« kontekstin e DPI-ve, por edhe nĂ« atĂ« tĂ« e-Albania, ku tĂ« dhĂ«nat e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« ruhen jashtĂ« territorit tĂ« ShqipĂ«risĂ«,” shprehet Kallanxhi, duke ngritur pikĂ«pyetje mbi vendimin pĂ«r tĂ« mbajtur nĂ« serverĂ« tĂ« huaj tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat personale tĂ« shqiptarĂ«ve.

Ndërkohë, Besmir Semanaj e lidh sovranitetin digjital edhe me të drejtën e qytetarëve për një akses të lirë në internet.

“Sovraniteti digjital nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« çështje shtetĂ«rore. Ai lidhet edhe me tĂ« drejtĂ«n e çdo qytetari pĂ«r tĂ« pasur akses tĂ« pakufizuar nĂ« teknologji dhe informacion”, thekson Semanaj. Ai paralajmĂ«ron se pĂ«rdorimi i DPI-ve pĂ«r qĂ«llime censure cenon drejtpĂ«rdrejt kĂ«tĂ« tĂ« drejtĂ«. Sipas tij, nĂ« kuadĂ«r tĂ« integrimit nĂ« Bashkimin Evropian, ShqipĂ«ria duhet tĂ« respektojĂ« parimet e njĂ« interneti tĂ« lirĂ«, ku çdo ndĂ«rhyrje duhet tĂ« jetĂ« e ligjshme, proporcionale dhe e justifikuar.

Përdorimi i pajisjeve DPI në vende autoritare

Në shtete autoritare apo gjysmë-autoritare, teknologjia DPI përdoret gjerësisht për qëllime të ndryshme, nga siguria kibernetike deri te kontrolli i informacionit dhe censura.

Në Rusi, përdorimi i DPI është pjesë e një strategjie shtetërore për mbikëqyrjen e komunikimeve digjitale dhe filtrimin e përmbajtjes online. Qeveria ruse ka detyruar kompanitë e internetit (ISP) që prej vitit 2020 të instalojnë këto pajisje, ndërsa përdoruesit që shfrytëzojnë rrjete VPN rrezikojnë gjoba. Platforma si Twitter, Facebook dhe Telegram janë bllokuar përmes këtyre mekanizmave.

Radio Evropa e LirĂ«  (REL) raportonte nĂ« vitin 2023 pĂ«r njĂ« bashkĂ«punim intensiv mes RusisĂ« dhe KinĂ«s pĂ«r ngritjen e njĂ« strukture tĂ« sofistikuar tĂ« kontrollit tĂ« internetit, me fokus nĂ« filtrimin e pĂ«rmbajtjes pĂ«rmes DPI-ve. NĂ« thelb tĂ« kĂ«tij bashkĂ«punimi qĂ«ndronte ideja e “ruajtjes sĂ« rendit shoqĂ«ror” pĂ«rmes kufizimit tĂ« aksesit nĂ« aplikacione apo faqe qĂ« konsiderohen tĂ« rrezikshme.

Praktika të ngjashme janë ndjekur edhe në Turqi dhe Egjipt. Në Turqi, që prej vitit 2016, pas instalimit të DPI-ve, autoritetet kanë ndërmarrë bllokime sistematike të faqeve të mediave online dhe profileve në rrjetet sociale, duke rritur ndjeshëm kontrollin mbi hapësirën digjitale. Shembuj të përdorimit të pajisjeve DPI në Turqi pati edhe gjatë protestave pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, ku interneti u ngadalësua ndjeshëm.

Edhe pse qeveria shqiptare mund të synojë mbrojtjen e të miturve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt online, instalimi i pajisjeve DPI pa një kuadër të qartë ligjor dhe pa një mekanizëm të pavarur mbikëqyrjeje përbën rrezik real për liritë qytetare. Mungesa e transparencës dhe kontrollit institucional hap rrugën për abuzime dhe cenon të drejtën themelore për informim dhe privatësi.

The post Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie appeared first on Citizens.al.

❌