Më 2 shkurt 1492, me kapitullimin e Mbretërisë së Granadës përpara ushtrive të Mbretit Ferdinand V të Aragonës dhe Mbretëreshës Isabella I të Kastiljes, përfundoi një epokë gati tetëqindvjeçare e pranisë myslimane në Gadishullin Iberik. Me këtë akt simbolik dhe politik, Rekonkuista spanjolle – procesi i gjatë i “rivendosjes” së territoreve nga sundimi islam – arriti kulmin e saj, duke shënuar fundin e civilizimit maur në Spanjë.
Granada, e vendosur në jug të vendit, në bashkimin e lumenjve Darro dhe Genil, ishte një nga qytetet më të fortifikuara dhe më të bukura të botës mesjetare. Qyteti u konsolidua si qendër maure gjatë sundimit të Almoravidëve në shekullin XI dhe më pas u shndërrua në kryeqytetin e fundit mysliman të Spanjës. Në vitin 1238, pas avancimit të pandalshëm të forcave të krishtera drejt jugut, myslimanët spanjollë u tërhoqën në këtë territor, ku u themelua Emirati i Granadës si streha e fundit e qytetërimit maur.
Për gati dy shekuj, Granada lulëzoi si qendër politike, ekonomike dhe kulturore. Ajo u bë simbol i bashkëjetesës së ndërlikuar mes feve dhe kulturave, një vend ku arti, shkenca dhe arkitektura arritën kulme të jashtëzakonshme, të mishëruara në komplekse si Alhambra, një nga kryeveprat e trashëgimisë islame në Evropë.
Megjithatë, në fund të shekullit XV, shenjat e rënies u bënë të dukshme. Konfliktet e brendshme brenda dinastisë Nasride, dobësimi ekonomik dhe presioni i vazhdueshëm ushtarak e politik nga mbretëritë e bashkuara të Kastiljes dhe Aragonës e vunë Granadën në një pozitë gjithnjë e më të pafavorshme. Ndërkohë, konsolidimi i pushtetit mbretëror nën Ferdinandin dhe Isabellën, të njohur si Mbretërit Katolikë, krijoi një shtet të fortë e të centralizuar, të aftë për të përmbyllur atë që kishte nisur shekuj më parë.
Kapitullimi i Granadës në vitin 1492 nuk ishte vetëm një fitore ushtarake, por edhe një pikë kthese historike për Spanjën dhe Evropën. Ai shënoi fundin e sundimit mysliman në Gadishullin Iberik dhe hapi rrugën për një epokë të re, të karakterizuar nga unifikimi politik, zgjerimi kolonial dhe përpjekjet për uniformitet fetar, pasojat e të cilave do të ndiheshin thellë në shekujt që pasuan.
Gjykata e Posaçme pranoi në seancën paraprake sot, 2 shkurt, kalimin në gjyq themeli të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësit të tij, nënkryetarit Abedin Kërnaja. Ata po hetohen për shpërdorim detyre.
Në gusht të vitit të kaluar, togat e zeza vendosën detyrim paraqitje një herë në muaj për ta.
Sipas prokurorisë, drejtuesi i bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugës me gjatës 3.2 kilometra, e cila në pjesën dërrmuese kalonte nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës.
Prokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.
Nga këto veprime dhe mosveprime, sipas SPAK është shkaktuar një dëm prej mbi 277 milionë lekë./kb
Këtë të hënë, mbërriti në SPAK ambasadori i Spanjës në Shqipëri.
Ambasadori Gabriel Cremades Ventura ndodhet në SPAK për një takim me kreun e institucionit, Klodjan Braho.
Pas marrjes së detyrës, Braho ka zhvilluar një sërë takimesh dhe ka pritur ambasadorë e zyrtarë të lartë të huaj, që i kanë konfirmuar edhe mbështetjen./kb
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se nuk do të vendosë ultimatum ndaj opozitës, në mënyrë të tillë që deputetët e saj të marrin pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.
Në një komunikim për shtyp, Balla u shpreh se ky proces është i rëndësishëm, sikundër edhe procesi, që siç theksoi, lidhet me mundësitë e anëtarësimit të vendit në BE.
“Me këtë ritëm reformash, Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029. Secili prej nesh, pavarësisht grupit politik, duhet të kuptoj se kjo legjislaturë është historike sa i përket intensitetit të punës në Kuvend. Kolegët e opozitës i kam dëgjuar të ankohen për seancat e gjata dhe dua t’u them se do të jenë më të shpeshta dhe me mundësinë për të shtuar seancat. Do të jetë një prej viteve parlamentare më të ngarkuara të punës sepse edhe një nen bën pjesë te parakushtet e BE-së. Unë nuk bëj ultimatume, nuk jam ajo natyrë, por kam bërë një kërkesë që grupi opiztar tëreflektojë lkidhur me grupin e posaçëm për Reformën Territoriale. Jemi në kushtet që pas 3 muajsh të ngritjes së një reforme të rëndësishme, deutetët nuk lejohen nga drejtuesit e tyre që të marrin pjesë. Besoj e shpresoj që të marrin edhe detyrat brenda kompozicionit të këtij komisioni që nesër të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues. Gjithpërfshirja dhe dialogu janë parakusht i pjesëmarrjes”,-tha Balla./Kb
Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit për transferimin e strukturës drejt Tiranës.
Pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier.
Sipas burimeve, punonjësit që nuk kanë pranuar asnjërën nga këto dy mundësi do të largohen nga puna.
Nisin festimet për 100-vjetorin e lindjes së divës
nga Alessandra Baldini
Libra, shfaqje, ekspozita dhe madje edhe një paletë ngjyrash: një gamë e gjerë iniciativash janë planifikuar për 100-vjetorin e lindjes së Marilyn Monroe, ylli par excellence i Hollivudit, simbol i mitit, dëshirës dhe tragjedisë. Përvjetori bie më 1 qershor.
Duke nisur nga 31 maji, qindra objekte origjinale – kostume, fotografi, letra dhe materiale të rralla, përfshirë disa veshje skenike – do të rrëfejnë karrierën e një dive që mishëroi bukurinë dhe feminitetin, në Muzeun e Akademisë në Los Angeles. Nga 8 prilli deri më 26 korrik, Cinémathèque Française në Paris do të presë Marilyn Monroe Turns 100!, një ekspozitë që shkon përtej klisheve dhe rrëfen karrierën e Marilyn përmes filmave, fotografive dhe posterave.
Gjithashtu këtë pranverë, një përvojë udhëtimi gjithëpërfshirëse do të nisë nga Hollywood-i, duke ofruar ambiente shumë-shqisore, fotografi 3D, memorabili të rralla dhe përmbajtje interaktive, me synimin për t’i zhytur vizitorët në jetën dhe legjendën e Marilyn, yllit të filmave ikonikë si Some Like It Hot, The Seven Year Itch dhe The Prince and the Showgirl.
E lindur në një familje jofunksionale dhe fillimisht modele aspirante, ylli i Marilyn filloi të shkëlqente kur u zbulua nga aktori Ben Lyon, në moshën vetëm njëzetvjeçare. Monroe mishëroi arketipin e femme fatale dhe idenë e lirisë seksuale, në një kohë kur shoqëria përpiqej të çlirohej nga kufizimet e botës së vjetër. Jeta e saj do të jetë në qendër të Marilyn: 100 Years of a Legend, një shfaqje teatrale dhe muzikore që do të vihet në skenë në Crazy Cogs në Londër, në prill, ku sozia dhe imituesja e saj Suzie Kennedy do ta rikrijojë aktoren në skenë.
Festimet përfshijnë edhe një bashkëpunim me Pantone: ka debutuar tashmë Pantone Marilyn Monroe Collection Palette, një gamë ngjyrash e konceptuar për të kapur aspekte të ndryshme të identitetit të divës, me nuanca evokuese si Star White dhe High Risk Red.
Një vëllim përkujtimor është gjithashtu i disponueshëm. Në bashkëpunim me Marilyn Monroe Estate, Marilyn Monroe 100 është i vetmi botim zyrtar fotografik i realizuar posaçërisht për 100-vjetorin. Faqet e tij ofrojnë një panoramë të punës së fotografëve më të mëdhenj që bashkëpunuan me Marilyn: nga André de Dienes, Joseph Jasgur dhe Bernard of Hollywood, i cili realizoi imazhet e para të një Norma Jeane Mortenson shumë të re, te John Florea dhe Philippe Halsman, autorë të portreteve promovuese të një aktoreje në ngjitje.
Eve Arnold, Elliott Erwitt, Bruce Davidson dhe Henri Cartier-Bresson e përjetësuan atë gjatë xhirimeve të disa prej filmave të saj më të famshëm; Cecil Beaton dhe Richard Avedon kapën bukurinë e saj joshëse; ndërsa fotografi më intime nga Alfred Eisenstaedt, Sam Shaw, George Barris dhe Milton Greene zbulojnë një anë më personale të ikonës së Hollivudit.
Vëllimi përmbyllet me The Last Sitting të Bert Stern, së bashku me imazhe të rizbuluara së fundmi të një Marilyn të ndritshme dhe të buzëqeshur, të shkrepura nga Allan Grant gjatë një xhirimi për revistën Life dhe të botuara fillimisht vetëm dy ditë para vdekjes së yllit.
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë dhe ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se bota po bëhet shumë e rrezikshme, por se Rusia nuk dëshiron një konflikt global.
Ai theksoi se situata globale është shumë e rrezikshme dhe pragu për përshkallëzim duket se po bie, duke rritur rrezikun e një konflikti të madh.
Medvedev u shpreh se rusët nuk janë të çmendur dhe nuk kërkojnë konflikt global, por një konflikt i tillë nuk mund të përjashtohet plotësisht.
Deklarata e tij erdhi në një intervistë ku ai foli për rritjen e tensioneve ndërkombëtare dhe rrezikun e eskalimit të luftës në Ukrainë drejt një gjendjeje më të gjerë të konfliktit.
Medvedev gjithashtu përmendi se kontaktet e rinovuara diplomatike me SHBA?në janë një shenjë pozitive, por situata mbetet delikate./Kb
Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmon gjyqtaren Irena Gjoka. Në një dalje për mediat nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i vizës, të bërë nga Irena Gjoka, është vërtetuar se është fakt.
Ndërkohë ai theksoi se Gjoka ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit, ndërsa e cilësoi atë si ‘rrugaçe të ligjit’.
“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historitë, sapo të palavdishme. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjyjkatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një anti gjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai./K.M
Banorët e fshatit Luzi kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar përmirësimin e rrugës së lagjes, e cila sipas tyre është e dëmtuar dhe e pasigurt. Protesta ka shkaktuar bllokimin e rrugëve hyrëse dhe devijimin e trafikut drejt Fushë-Krujës.
Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja, i cili ka theksuar se rruga ka rëndësi jetike për fëmijët që shkojnë në shkollë, për transportin e biznesve dhe kalimin e kamionëve.
Ai i ka bërë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të vizitojë vendin dhe të japë informacion mbi fondet për asfaltimin e rrugës.
Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës me standarde europiane, duke paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzohet nëse nuk ka përgjigje konkrete nga autoritetet.
“Edhe sot jemi me banorët e Luzit. Kanë dalë për të drejtën e tyre legjitime për rrugën. Edhe javën e kaluar kanë bërë paralajmërime që do bllokohet rruga, edhe sot e kanë bllokuar rrugën, sepse janë në të drejtën e tyre. Kjo është një protestë jo politike, është një protestë vetëm për të drejtat e tyre qytetare. Kemi parë që në gjithë Shqipërinë po bllokohet rruga, po bien masiv dheu, ndërkohë këtu është një problem tjetër. Para 15 vjetësh këta burra edhe ca të tjerë që s’janë më në jetë, kanë dalë këtu me e blloku rrugën që ky aks mos të bëhej, sepse është rrugë lagje, kjo është rrugë fshati. Luzi ja dha këtë rrugë qytetit të Fushë-Krujës, qytetit të Krujës, po edhe të gjithë Shqipërisë. E bëri këtë sakrificë dhe ja dha rrugën dhe ta lësh Luzin në këtë lloj forme është krim. Prandaj është e drejta e këtyre banorëve jo vetëm për të dalë në protestë, por për të bërë dhe akte të tjera edhe më të dhunshme, sepse këtu duhet t’i përgjigje.
Prandaj i bëj thirrje nga Luzi, ARRSH-së, Autoritetit Rrugor Shqiptar, se e dimë se në çfarë skandalesh është përfshirë kohët e fundit. Të vijë këtu ai drejtori edhe të shoh rrugën. Në rast se kalon makina e atij këtu, atëherë t’ju thotë Luzjanëve që të kalojnë edhe makinat e këtyre. Se janë bërë makinat çdo ditë për servis. Të gjithë bizneset që janë në këtë zonë janë totalisht të rrënuara, të dështuara. Kalamajtë kalojnë këtu përditë për me shku te shkolla edhe janë kamionat që rrezikojnë jetën. Nuk bëjnë dot një mbikalim hekuri nga këtu për ta nxjerrë direkt te shkolla. Këto janë kërkesa të cilat janë legjitime për këta njerëz. Çfarë po kërkojnë? Po kërkojnë luks që tua shtrojnë me flori? Jo mor vëlla, duan asfalt edhe asfalt cilësor. Jo të vijnë këtu dhe të hedhin çakull e granil, që me shiun e radhës e merr lumi edhe bie poshtë.
E njëjta situatë është edhe te Luzi tjetër, te Luzi poshtë. Është rruga e cila është skandaloze. Prandaj u rregullua çështja e ujit atje se e kanë hapur rrugën edhe nuk e kanë mbyllur dot. Pra, as aty nuk hedhin dot asfalt. Duhet asfalt i trashë, duhet asfalt me standartet europiane sepse këtu kalojnë kamionat dhe është një rrugë që do prishet. Prandaj, ARRSH-ja duhet të vijë këtu. Ne do bëjmë një shkresë, se kemi rënë dakord bashkë me banorët. Do firmosin banorët, do kërkojmë informacion se ku çaloi kjo pjesë. A është miratuar fondi për rrugën e Luzit apo jo? Në rast se nuk është miratuar, a do miratohet dhe kur do miratohet? Se nuk do vazhdojë pafund.
Banorët kanë ndërmend me e përshkallëzuar protestën. Policia sot ka bllokuar rrugën, hyrjen e fshatit Luz djathtas edhe këtej nga ana e autostradës dhe e ka devijuar trafikun, dhe ta kuptojë qyteti i Fushë-Krujës që nuk ka prurë sot përfaqësues këtu, ta kuptojë se çfarë është trafiku i Luzit. Se kanë hyrë kamionat në Fushë-Krujë sot.
Sot i ke kamionat në Fushë-Krujë. Edhe është bërë super trafik. Mirë që është trafiku i mëngjesit që shkojnë nëpër punë njerëzit dhe nëpër shkolla, po kanë çuar të gjithë të gjithë kamionat për Fushë-Krujë. I bëj thirrje dhe biznesit të madh që të futet në bisedime me bashkinë edhe të gjejë një zgjidhje. Se mund të gjendet një zgjidhje tjetër, që ta shtrojnë këto fabrikat që veprojnë këtu, që ja morën shpirtin këtyre.
Shtroni rrugën, nuk dalin në protesta, vazhdojnë punët e veta. Edhe ne kemi punë të tjera. Prandaj na kanë detyruar këtu me dalë. I bëjmë thirrje ARSH-së edhe një herë tjetër”, tha Kalaja./K.M
Ora e Kiametit po tik-takon gjithnjë e më fort, ndërsa mekanizmat e kontrollit të armëve po dështojnë dhe udhëheqësit po sillen gjithnjë e më të pamatur. Koha për t’u alarmuar është tani.
Kthesa e kujdesshme e Keir Starmerit drejt Fronit të Dragoit është pritur mirë në Pekin, por jo në “Trump-land”. Kjo ndodh pjesërisht sepse, si shumë liderë perëndimorë në nevojë, kryeministri britanik shmangu temat e pakëndshme si shkeljet e të drejtave të njeriut, skandali Jimmy Lai, spiunazhi dhe Tajvani. Por në bisedimet me presidentin Xi Jinping, një çështje jetike u shmang krejtësisht – dhe nuk duhej shmangur: ndërtimi i rrezikshëm, i pashpjeguar, sekret dhe i përshpejtuar i arsenalit bërthamor të Kinës.
Më shumë se kriza klimatike, uria globale, militarizmi prusian i “Kaiser” Trumpit dhe kërcënimi gjithnjë i pranishëm i pandemive, përhapja e pakontrolluar e armëve të shkatërrimit në masë është kërcënimi më i menjëhershëm dhe ekzistencial për njerëzimin. Javën e kaluar, Ora e Kiametit u zhvendos në 85 sekonda para mesnatës – më afër Armagedonit se kurrë më parë. “Rreziqet bërthamore dhe të tjera globale po përshkallëzohen me shpejtësi dhe në mënyra të paprecedenta”, paralajmëroi Buletini i Shkencëtarëve Atomikë.
Diplomacia e çarmatimit bërthamor është në ngërç global. Konsensusi për veprim të përbashkët në të ardhmen pritet sërish të dështojë në konferencën e rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), që mbahet në prill në Nju Jork. Të enjten skadon New Start, traktati i fundit i mbetur që kufizon forcat strategjike bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë. Ndërkohë, një garë ndërkombëtare e frikshme armatimi bërthamor po zhvillohet pa asnjë kontroll, siç detajohet në raportin e vitit 2025 të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (Sipri).
Pothuajse të nëntë shtetet me armë bërthamore – SHBA, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli – po ndjekin “programe intensive modernizimi bërthamor”, raporton Sipri, përfshirë armë të reja si raketat hipersonike dhe bomba taktike me fuqi të ulët, të ashtuquajtura “të përdorshme”. Testimet bërthamore mund të rifillojnë së shpejti. “Nga inventari global prej rreth 12.241 koka bërthamore në janar 2025, rreth 9.614 ndodheshin në depo ushtarake për përdorim të mundshëm”, thuhet në raport. Prej tyre, rreth 90% i përkasin SHBA-së dhe Rusisë.
Me rreth 600 koka bërthamore, Kina është ende pas – por po afrohet me shpejtësi. “Arsenali bërthamor i Kinës po rritet më shpejt se i çdo vendi tjetër, me rreth 100 koka të reja në vit që nga 2023… [Ajo] mund të ketë potencialisht po aq raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) sa Rusia ose SHBA deri në fund të dekadës”, llogarit Sipri. Pekini nuk jep asnjë shpjegim apo arsyetim për këtë rritje dramatike – dhe refuzon bisedimet shumëpalëshe për kontrollin e armëve.
Një dokument zyrtar, i publikuar nga Kina në nëntor, riafirmoi qëndrimin e saj se vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore duhet të hedhin hapin e parë, duke bërë “reduktime drastike dhe thelbësore” në mënyrë të njëanshme. Deri atëherë, thuhet në dokument, Kina do t’i mbajë aftësitë e saj bërthamore “në nivelin minimal të nevojshëm për sigurinë kombëtare”. Dokumenti, me leverdi, nuk specifikon se cili është ky nivel.
Kritika e Kinës se SHBA dhe të tjerët po injorojnë angazhimin e tyre sipas NPT-së për çarmatim është e saktë, edhe pse hipokrite. Ajo ka më shumë bazë kur kundërshton planin e Donald Trumpit për një mburojë raketore shumë-shtresore, të lidhur me Groenlandën, të quajtur Golden Dome, e cila, nëse realizohet ndonjëherë, mund të prishë në mënyrë të rrezikshme ekuilibrin e frikës.
Pavarësisht avantazheve aktuale, SHBA është e shqetësuar. Pentagoni paralajmëroi në dhjetor se “ndërtimi historik ushtarak i Kinës e ka bërë territorin amerikan gjithnjë e më të cenueshëm”. Ai theksoi një qëndrim bërthamor më të gatshëm për sulm, “me gisht në këmbëz”, dhe pretendoi se rreth 100 ICBM ishin instaluar së fundmi në silosë në Kinën veriore. Gjithashtu, u tha se Pekini po teston aftësinë e tij “për të goditur forcat amerikane në Paqësor”, duke rrezikuar seriozisht ndihmën e ardhshme ushtarake amerikane për Tajvanin. “Kina pret të jetë në gjendje të luftojë dhe të fitojë një luftë për Tajvanin deri në fund të vitit 2027”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Çfarë po synon Xi? Shtysa e Kinës drejt armëve bërthamore mund të jetë thjesht çështje statusi. Ndoshta Xi dëshiron të barazohet (ose të tejkalojë) SHBA-në dhe Rusinë. Ndoshta ai ka frikë reale nga një sulm. Ai i tha Starmerit se fuqitë “e shfrenuara”, me këtë nënkuptuar Trumpin, po ndjekin “ligjin e xhunglës”. Ose ndoshta, duke menduar për trashëgiminë e tij, Xi beson se demonstrimi i forcës bërthamore – ose diçka më e keqe – mund ta ndihmojë të pushtojë Tajvanin dhe të përmbushë ambicien për ta bërë Kinën superfuqinë udhëheqëse botërore.
Xi ka fituar një pushtet thuajse perandorak pas 13 vitesh në krye. Por ai është gjithashtu një politikan i pasigurt, i gabueshëm dhe jo veçanërisht imagjinativ, i ekspozuar ndaj trendeve dhe presioneve globale. Nga njëra anë, ai sheh SHBA-në e Trumpit duke modernizuar armët bërthamore, duke shkatërruar marrëveshje kyçe të kontrollit të armëve, si traktati i vitit 1987 për forcat bërthamore me rreze të mesme, dhe duke sulmuar sipas qejfit Iranin jo-bërthamor dhe Venezuelën. Nga ana tjetër, ai sheh një aleat dhe diktator të ngjashëm, Vladimir Putinin e Rusisë, që kërcënon Perëndimin me luftë bërthamore ndërsa përpiqet të pushtojë në mënyrë të paligjshme Ukrainën. Është e vështirë të mos tundohesh nga ky shembull.
Shqetësuese është edhe dyshimi se, pavarësisht pamjes së jashtme, Xi mund të mos ketë kontroll të plotë mbi forcat e armatosura kineze. Shkarkimi i bujshëm javën e kaluar i gjeneralit Zhang Youxia, i dyti pas tij në hierarkinë ushtarake, mbetet një mister. Zhang, një veteran i ashpër, akuzohet se ka qenë i pabesë ndaj shefit të tij më pak të kalitur në luftë – dhe se ka rrjedhur sekrete bërthamore te SHBA.
A është e mundur që dy burrat të kenë pasur mosmarrëveshje mbi politikat agresive të Xi-t për armët bërthamore dhe Tajvanin? Xi ka spastruar më parë komandantë të forcave raketore, por duket se ende po përpiqet t’i vërë gjeneralët në rresht. Si në një jehonë të Luftës së Ftohtë, rikthehet pyetja shqetësuese e Dr. Strangelove-it: kush e ka gishtin mbi buton?
Çfarëdo që po mendon presidenti kinez, këto janë kohë alarmante për këdo që shqetësohet për një luftë termobërthamore globale – dhe kjo duhet të jetë të gjithë. Thuhet se bisedimet e Starmerit me Xi-në përfshinë kërcënime kineze ndaj sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Çfarë kërcënimi më të madh ka se përhapja e armëve bërthamore? E megjithatë, nga sa dihet, ai nuk e ngriti këtë çështje.
Heshtja e Starmerit nuk është befasuese. Nën udhëheqjen e tij, edhe Britania po zgjeron forcën e saj goditëse bërthamore, duke blerë avionë luftarakë amerikanë F-35A të aftë për armë bërthamore. Po ashtu, raportohet se po lejon SHBA-në të depozitojë bomba bërthamore në bazën RAF Lakenheath për herë të parë pas 20 vitesh. Britania nuk është në pozitë të kritikojë. Përkundrazi, mesazhi i pashprehur ndaj Xi-t është i ftohtë dhe i qartë: bombat të fluturojnë!
*Simon Tisdall është komentator i çështjeve të jashtme në “The Guardian”/ Përgatiti për botim: L.Veizi
Janë një nga gurët e themelit të garderobës “wow”. Po po e kemi fjalën pikërisht për ato, kostumet, që i gjejmë të përshtatshme për t’i veshur nga mëngjesi në darkë. Si në punë ashtu edhe në daljet e kohës së lirë me miqtë apo shoqërinë, kostumet asnjëherë nuk janë një zhgënjim.
Në këtë artikull do ju tregojmë disa nga modelet më të bukura që duhet t’i keni patjetër në vëmendje për të shkëlqyer në ditët e ngrohta të pranverës që na presin.
Një 46-vjeçar është arrestuar në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Gjergj Goli akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e banesave për kultivimin e kanabisit.
Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis. Gjithashtu, u sekuestruan 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Ndaj Gjergj Golit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Njoftimi i policisë
Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush, vihet në pranga 46-vjeçari.
Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./K.M
Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexove në rrjetet sociale dhe një fjalim i kryeministrit. Statusi i parë është një perlë e mikut tim Ermal Hasimja, i cili me tone sarkastike kritikonte të gjithë opozitën që kërkon përjashtim, madje nga ajo listë nuk përjashtonte as veten.
Statusi i dytë ishte i një anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, i cili kritikonte nismën e Hasimes dhe të shoqërisë civile dhe me tone përjashtuese delegjitimonte çdo përpjekje për bashkim të opozitës, ose bashkim vetëm nën Berishën.
E treta, e cila më ngacmoi ishte fjala në Kuvend e kryeministrit Rama, i cili në dukje talli deputetët djathtas tij, por në fakt mesazhi dukej se u drejtohej të gjithë shqiptarëve, si një lutje që ta rrëzojnë nga pushteti. Duke u reformuar, duke u bashkuar dhe duke hequr peshat e vjetra. Ironia qëndron në faktin se kryeministri u tregoi të gjithëve rrugën se si ta rrëzojnë, nëpërmjet lojës së fjalëve “Ramaduro”, të cilën ai e merr si “Rama duro, se ne nuk jemi gati e as duam të të rrëzojmë”! Por në Kuvend janë çeta e besnikëve të listave të mbyllura, të cilët duan të ruajnë status quo-në e pushtetit të tyre.
Fakti është që Rama nuk rrëzohet duke bërë bashkë rraqet e vjetra me disa rraqe të reja që, për disa kompromise pushteti, heqin dorë nga parimet para se të fillojë beteja. Kjo nuk është strategji politike, por kapitullim i organizuar dhe riciklim dështimi.
Rraqet e vjetra janë provuar, janë djegur dhe janë refuzuar dhe e kanë konsumuar besimin publik. Ato nuk frymëzojnë më askënd, përveç vetes. Rraqet e reja, në vend që t’i sfidojnë këtë konsumim, ulen në prehrin e tyre dhe justifikojnë pazaret, duke sakrifikuar parimet në emër të “realizmit politik”, stabilitetit, unitetit. Në përkthim të lirë: frikë për të qëndruar vetëm. Por realizmi pa parime është thjesht oportunizëm i zbukuruar.
Pushteti nuk rrëzohet me aritmetikë pazari, por me ide, integritet dhe guxim për të mos u bërë pjesë e llumit që pretendon të luftosh. Kur alternativa ndërtohet nga ata që kanë dështuar dhe nga ata që dorëzohen që në nisje, rezultati është i paracaktuar: zhgënjim i ri, apati më e madhe dhe pushtet më i fortë.
Me këtë lloj opozite, Rama nuk ka nevojë të manipulojë zgjedhje. Mjafton të presë. Kundërshtarët e tij bëjnë vetë gjithçka për ta mbajtur në pushtet: riciklojnë figura, vrasin shpresën dhe e shesin dorëzimin si maturi.
Me fjalë të tjera, Rama nuk mbahet në këmbë nga forca e tij, por nga dobësia e kundërshtarëve. Dhe dobësia fillon pikërisht aty ku parimet shiten për karrige, një emër në lista të mbyllura apo aleanca pa bosht.
Parimet nuk janë luks për kohë të mira. Janë minimumi moral për të kërkuar e fituar pushtetin. Kush i heq ato, nuk lufton Ramën, po i shërben.
Me rraqe nuk vjen ndryshimi. Ndryshimi kërkon njerëz që nuk kanë nevojë të riciklohen, sepse nuk janë konsumuar kurrë.
Rama nuk fiton sepse është i pathyeshëm. Fiton sepse përballë ka rraqe, që kanë frikë nga ndryshimi, nga pastërtia, nga politika pa pazar.
Me rraqe, të vjetra apo të reja, nuk rrëzohet pushteti. Rraqet janë vetëm justifikimi për humbjen e radhës./K.M
Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Berisha u paraqit në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave./K.M
Muaji shkurt njihet për dy gurë simbolikë të fuqishëm: ametistin dhe granatin. Të dy janë gurë lindjeje për këtë muaj dhe prej shekujsh janë lidhur me mbrojtjen, fatin dhe ekuilibrin emocional. Përtej bukurisë së tyre natyrore, këta gurë kanë një histori të pasur simbolike dhe përdoren gjerësisht në bizhuteri dhe praktika shpirtërore në kultura të ndryshme të botës.
Ametisti, me ngjyrën e tij vjollcë karakteristike, simbolizon qetësinë, mençurinë dhe qartësinë mendore. Besohet se ndihmon në uljen e stresit dhe në forcimin e intuitës. Shumë njerëz e përdorin ametistin për “fat të mirë” duke e mbajtur si varëse, byzylyk ose duke e vendosur në dhomën e gjumit apo në hapësira pune, për të krijuar një ambient më të qetë dhe të balancuar.
Nga ana tjetër, granati është gur i energjisë, pasionit dhe forcës së brendshme. Me ngjyrat e tij të thella të kuqe, ai lidhet me guximin, vetëbesimin dhe suksesin. Tradicionalisht, granati mbahet si unazë ose në xhep për të “tërhequr fatin”, për të rritur motivimin dhe për të mbrojtur nga energjitë negative, sidomos në periudha sfiduese.
Pavarësisht nëse i shikon këta gurë si simbole kulturore apo si elementë estetikë me domethënie, ametisti dhe granati mbeten dy nga gurët më të dashur të shkurtit. Të përdorur si bizhuteri apo si detaje dekorative, ata i shtojnë jo vetëm stil, por edhe një histori interesante çdo dite të këtij muaji të veçantë./KM
Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sot përsëri në protestë duke kërkuar rikonstruksion të rrugës që kalon përmes fshatit dhe lidh zonën me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit.
Segmenti është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit dhe prej vitesh struktura ka degraduar pasi aty kalojnë të gjitha mjetet e tonazheve të rënda të fabrikave të çimentove, guroreve e të tjera. Sot lëvizja e tyre është devijuar përmes Fushë-Krujës duke rënduar trafikun në qytet.
Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës në rast se nuk marrin reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Aktualisht aksi është i bllokuar nga banorët, ndërsa ankohen për dëmtimin e automjeteve të tyre, si dhe për rrezikun që hasin çdo ditë nxënësit e një shkolle aty pranë.
“Kemi dalë për rrugën. Është copë copë. Taksat për makinat i paguajmë e në rrugë nuk futen dot”.
“Vetëm për turistët që vijnë në Krujë, të ishte rregulluar 50 herë kjo rrugë. Asnjë turist nuk shko tani në Krujë. Vijnë njerëz nga Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe habiten me këtë rrugë.”
“Është 1.5 km e gjatë. Këtu kalon 70-80% e gjithë materialeve të ndërtimit që ndërtohet në Shqipëri. Kjo ka një rrezik të madh për banorët sepse këtu kalojnë shumë kamionë. Rreziku kryesor është për fëmijët e shkollës që është këtu ngjitur. Ne protestojmë që shtetit të vendosë dorë në këtë rrugë para se të bëhet katastrofa. Ka pasur dhe aksidente”, thanë banorët.
Si qytetar i thjeshtë, u është bashkuar dhe ish-kandidati për deputet i PD-së Aulon Kalaja ndërsa bën me dije se banorët do t’i drejtohen ARRSH-së me një letër kërkesë për informacion mbi fondin e miratuar ose jo për rikonstruksionin e rrugës.
“Kanë dalë për të drejtën e tyre për rrugën. Edhe sot e kanë bllokuar rrugën se janë në të drejtën e tyre. I bën thirrje ARRSH, të vijë drejtori dhe të shohë rrugën. Janë bërë makinat çdo ditë për servis. Bizneset që janë këtu janë duke falimentuar. Është rrezik permanent për fëmijët e shkollës sepse nuk ka një mbikalim, kamionët u rrezikojnë jetën. Duhet asfalt i trashë se kalojnë kamionë dhe prishet. Do të bëjmë një shkresë për të kërkuar informacion nëse është miratuar fondi për rrugën e Luzit. Sot është devijuar trafiku dhe sot kanë hyrë kamionët në Fushë-Krujë. Po kaloni makina e drejtorit të ARRSH këtu, tërhiqemi të gjithë”, tha Aulon Kalaja./K.M
Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea ka thyer çdo rekord turistik dhe bujqësor në një deklaratë të vetme, çdo turist do të marrë patjetër një domate.
Kryebashkiaku flet për 12 milionë turistë dhe 12 milionë domate duke theksuar se shifrat janë marramendëse, pra nuk mbetet turist pa domate!
Për Gorrean numrat janë drithërues, se imagjinon se 12 milionë do të drekojnë në kuzhinën shqiptare dhe ai do t’i presë me nga një domate secilin.
Këto deklarata kanë lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në sallë, madje dhe vetë kryeministrin që duket s’po iu beson dot veshëve se çfarë po dëgjojnë.
Pasioni me të cilin Gorrea flet për domatet, kastravecët, karrotat, luleshtrydhet dhe lakrat ka entuziasmuar të gjithë fermerët që ndodheshin në takim, të cilët në fakt kanë të tjera kërkesa nga ato të Gorreas./K.M
Edicioni i 68 i çmimeve Grammy janë të parat pas më shumë se një dekade pa një përballje që përfshin Taylor Swift, Beyoncé ose Adele. Por mund të jetë një mbrëmje e madhe për Kendrick Lamar, i cili tashmë ka shndërruar katër nga nëntë nominimet e tij në fitore, duke u bërë reperi më i vlerësuar në historinë e këtij eventi.
Lady Gaga, e cila ka shtatë nominime këtë mbrëmje, ka fituar deri tani dy çmime, dhe Bad Bunny, i cili do të jetë kryefjalë e shfaqjes së pushimit të Super Bowl-it fundjavën e ardhshme, ka marrë gjithashtu dy. “Golden” nga “KPop Demon Hunters” fitoi çmimin për këngën më të mirë të shkruar për media vizuale, duke i sjellë K-pop-it çmimin e tij të parë ndonjëherë Grammy.
Çmimet nderojnë regjistrimet e publikuara nga 31 gusht 2024 deri më 30 gusht 2025, në 95 kategori.
Albumi i vitit
Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos – FITUES
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
Clipse – Let God Sort Em Out
Lady Gaga – Mayhem
Kendrick Lamar – GNX
Leon Thomas – Mutt
Tyler, the Creator – Chromakopia
Kënga e vitit
Lady Gaga – Abracadabra
Doechii – Anxiety
Rosé & Bruno Mars – APT
Bad Bunny – DtMF
Hunter/x – Golden
Kendrick Lamar feat SZA – Luther
Sabrina Carpenter – Manchild
Billie Eilish – Wildflower – FITUESE
Produksioni i vitit
Bad Bunny – DtMF
Sabrina Carpenter – Manchild
Doechii – Anxiety
Billie Eilish – Wildflower
Lady Gaga – Abracadabra
Kendrick Lamar feat SZA – Luther- FITUES
Chappell Roan – The Subway
Rosé & Bruno Mars – APT
Artisti më i mirë i ri
Olivia Dean- FITUESE
Katseye
The Marias
Addison Rae
Sombr
Leon Thomas
Alex Warren
Lola Young
Albumi më i mirë vokal – Pop
Lady Gaga – Mayhem- FITUESE
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
Miley Cyrus – Something Beautiful
Teddy Swims – I’ve Tried Everything But Therapy Pt 2
Performanca më e mirë solo – Pop
Justin Bieber – Daisies
Sabrina Carpenter – Manchild
Lady Gaga – Disease
Chappell Roan – The Subway
Lola Young – Messy – FITUES
Performanca më e mirë – Duet/ Grup- Pop
Cynthia Erivo & Ariana Grande – Defying Gravity – FITUESE
Huntr/x – Golden
Katseye – Gabriela
Rosé & Bruno Mars – APT
SZA With Kendrick Lamar – 30 For 30
Regjistrimi më i mirë dance/electronic
Tame Impala – End Of Summer – FITUES
Disclosure & Anderson .Paak – No Cap
Fred again.., Skepta, & PlaqueBoyMax – Victory Lap
Kaytranada – Space Invader
Skrillex – Voltage
Albumi më i mirë dance/electronic
FKA Twigs – Eusexua – FITUESE
Fred again.. – Ten Days
PinkPantheress – Fancy That
Rüfüs Du Sol – Inhale / Exhale
Skrillex – F*** U Skrillex You Think Ur Andy Warhol But Ur Not!! <3
Regjistrimi më i mirë dance/pop
Lady Gaga – Abracadabra – FITUESE
Selena Gomez & Benny Blanco – Bluest Flame
Zara Larsson – Midnight Sun
Tate McRae – Just Keep Watching
PinkPantheress – Illegal
Albumi vokal më i mirë i pop-it tradicional
Laufey – A Matter Of Time – FITUES
Laila Biali – Wintersongs
Jennifer Hudson – The Gift Of Love
Elton John & Brandi Carlile – Who Believes In Angels?
Lady Gaga – Harlequin
Barbra Streisand – The Secret Of Life: Partners, Volume 2
Albumi më i mirë latin – Pop
Natalia Lafourcade – Cancionera – FITUESE
Rauw Alejandro – Cosa Nuestra
Andrés Cepeda – Bogotá (Deluxe)
Karol G – Tropicoqueta
Alejandro Sanz – ¿Y ahora qué?
Albumi më i mirë i muzikës urbane latine
Bad Bunny – DeBÍ TiRAR MáS FOToS – FITUESE
J Balvin – Mixteip
Feid – Ferxxo Vol X: Sagrado
Nicki Nicole – Naiki
Trueno – Eub Deluxe
Yandel – Sinfónico (En Vivo)
Performanca më e mirë – Rock
Yungblud ft Nuno Bettencourt, Frank Bello, Adam Wakeman, II – Changes (Live From Villa Park) Back To The Beginning – FITUES
Amyl and The Sniffers – U Should Not Be Doing That
Linkin Park – The Emptiness Machine
Turnstile – Never Enough
Hayley Williams – Mirtazapine
Kënga më e mirë rock
Nine Inch Nails – As Alive As You Need Me To Be – FITUES
Sleep Token – Caramel
Hayley Williams – Glum
Turnstile – Never Enough
Yungblud – Zombie
Albumi më i mirë rock
Turnstile – Never Enough – FITUES
Deftones – Private Music
Haim – I Quit
Linkin Park – From Zero
Yungblud – Idols
Albumi më i mirë – Alternativ
The Cure – Songs Of A Lost World – FITUES
Bon Iver – Sable, Fable
Tyler, The Creator – Don’t Tap the Glass
Wet Leg – Moisturizer
Hayley Williams – Ego Death At A Bachelorette Party
Performanca më e mirë e muzikës alternative
The Cure – Alone – FITUES
Bon Iver – Everything Is Peaceful Love
Turnstile – Seein’ Stars
Wet Leg – Mangetout
Hayley Williams – Parachute
Performanca më e mirë metal
Turnstile – Birds – FITUES
Dream Theater – Night Terror
Ghost – Lachryma
Sleep Token – Emergence
Spiritbox – Soft Spine
Performanca më e mirë – Rap
Clipse, Pusha T & Malice feat Kendrick Lamar & Pharrell Williams – Chains & Whips – FITUES
Cardi B – Outside
Doechii – Anxiety
Kendrick Lamar feat Lefty Gunplay – TV Off
Tyler, The Creator feat Teezo Touchdown – Darling, I
Performanca më e mirë e rap-it melodik
Kendrick Lamar with SZA – Luther- FITUES
Fridayy feat Meek Mill – Proud Of Me
JID feat Ty Dolla $ign & 6Lack – Wholeheartedly
Terrace Martin & Kenyon Dixon feat Rapsody – WeMaj
Partynextdoor & Drake – Somebody Loves Me
Kënga më e mirë rap
Kendrick Lamar feat Lefty Gunplay – TV Off- FITUES
Doechii – Anxiety
Clipse, Pusha T & Malice feat John Legend & Voices of Fire – The Birds Don’t Sing
Tyler, The Creator feat GloRilla, Sexyy Red & Lil Wayne – Sticky
GloRilla – TGIF
Albumi më i mirë – Rap
Clipse, Pusha T & Malice feat Kendrick Lamar & Pharrell Williams – Chains & Whips- FITUES
Cardi B – Outside
Doechii – Anxiety
Kendrick Lamar feat Lefty Gunplay – TV Off
Tyler, The Creator feat Teezo Touchdown – Darling, I
Performanca më e mirë solo – Country
Chris Stapleton – Bad As I Used To Be – FITUES
Tyler Childers – Nose On The Grindstone
Shaboozey – Good News
Zach Top – I Never Lie
Lainey Wilson – Somewhere Over Laredo
Performanca më e mirë duet ose grup – Country
Shaboozey & Jelly Roll – Amen?
Miranda Lambert and Chris Stapleton – A Song To Sing – FITUES
Reba McEntire, Miranda Lambert, Lainey Wilson – Trailblazer
Margo Price & Tyler Childers – Love Me Like You Used To Do
George Strait & Chris Stapleton – Honky Tonk Hall Of Fame
Kënga më e mirë country
Tyler Childers – Bitin’ List- FITUES
Shaboozey – Good News
Zach Top – I Never Lie
Lainey Wilson – Somewhere Over Laredo
Chris Stapleton – A Song To Sing
Albumi më i mirë – Country
Jelly Roll – Beautifully Broken – FITUES
Kelsea Ballerini – Patterns
Tyler Childers – Snipe Hunter
Eric Church – Evangeline vs The Machine
Miranda Lambert – Postcards From Texas
Performanca më e mirë R&B
Kehlani – Folded- FITUESE
Justin Bieber – Yukon
Chris Brown feat Bryson Tiller – It Depends
Leon Thomas – Mutt (Live From NPR’s Tiny Desk)
Summer Walker – Heart Of A Woman
Kënga më e mirë R&B
Kehlani – Folded – FITUESE
Summer Walker – Heart Of A Woman
Chris Brown feat Bryson Tiller – It Depends
Durand Bernarr – Overqualified
Leon Thomas – Yes It Is
Albumi më i mirë R&B
Leon Thomas – Mutt – FITUES
Giveon – Beloved
Coco Jones – Why Not More?
Ledisi – The Crown
Teyana Taylor – Escape Room
Performanca më e mirë e muzikës afrikane
Tyla – Push 2 Start – FITUESE
Burna Boy – Love
Davido feat Omah Lay – With You
Eddy Kenzo & Mehran Matin – Hope & Love
Ayra Starr feat Wizkid – Gimme Dat
Producenti i vitit për muzikë jo klasike
Cirkut (Lady Gaga, Rosé, Jade) – FITUESE
Dan Auerbach
Dijon
Blake Mills
Sounwave
Albumi më i mirë folk
Rhiannon Giddens & Justin Robinson – What Did the Blackbird Say to the Crow
Patty Griffin – Crown of Roses
I’m With Her – Wild and Clear and Blue – FITUES
Jason Isbell – Foxes in the Snow
Jesse Welles – Under the Powerlines (April 24 – September 24)
Performanca më e mirë jazz
Lakecia Benjamin – Noble Rise (ft Immanuel Wilkins & Mark Whitfield)
Chick Corea, Christian McBride & Brian Blade – Windows (live) – FITUES
Samara Joy – Peace Of Mind / Dreams Come True
Michael Mayo – Four
Nicole Zuraitis, Dan Pugach, Tom Scott, Idan Morim, Keyon Harrold & Rachel Eckroth – All Stars Lead to You (live)
Performanca më e mirë orkestrale
Michael Repper, conductor (National Philharmonic) – Coleridge-Taylor: Toussaint L’Ouverture; Ballade Op 4; Suites From 24 Negro Melodies
Në botën e kujdesit të lëkurës, pak përbërës kanë fituar aq shumë famë sa retinoli. Megjithatë, bashkë me popullaritetin e tij kanë lindur edhe shumë rregulla, disa të sakta, disa thjesht mite. Një nga dilemat më të shpeshta është: a mund të përdoret retinoli së bashku me niacinamidën, apo duhet shmangur ky kombinim?
Nëse keni filluar së fundmi përdorimin e retinolit, me siguri keni dëgjuar këshillat bazë: të filloni me sasi të vogla, ta përdorni vetëm në mbrëmje, të mos e teproni me përbërës të fortë aktivë dhe të mos harroni kurrë kremin mbrojtës nga dielli. Por konfuzioni rritet kur vjen puna te kombinimi i produkteve.
Çfarë bën retinoli për lëkurën?
Retinoli, si derivat i vitaminës A, konsiderohet një nga përbërësit më efektivë për përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Ai ndihmon në rigjenerimin qelizor, lufton aknet, zbut rrudhat e holla, përmirëson strukturën e lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e njollave.
Megjithatë, forca e tij vjen edhe me “kosto”. Sidomos në fillim, retinoli mund të shkaktojë thatësi, skuqje, ndjeshmëri apo zhvishem të lëkurës. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi gradual dhe gjithmonë me kujdes të shtuar.
Roli i niacinamidës në rutinën e përditshme
Në anën tjetër, niacinamida është përbërësi që sjell qetësi dhe ekuilibër në rutinë. Si formë e vitaminës B3, ajo ka veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e skuqjes, trajton aknet, përmirëson hidratimin dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Falë tolerancës së lartë dhe rrezikut minimal për irritim, niacinamida është bërë një nga përbërësit më të dashur të viteve të fundit, veçanërisht për përdorim të përditshëm.
E vërteta: funksionojnë më mirë së bashku
Lajmi i mirë është se retinoli dhe niacinamida jo vetëm që mund të përdoren së bashku, por në fakt funksionojnë më mirë si një ekip. Të dy synojnë probleme të ngjashme, aknet, njollat dhe shenjat e plakjes, por veprojnë në mënyra të ndryshme dhe plotësuese.
Retinoli stimulon rigjenerimin e qelizave, ndërsa niacinamida qetëson lëkurën, redukton prodhimin e melaninës dhe ndihmon në riparimin e barrierës epidermale. Kjo do të thotë rezultate më të mira dhe, njëkohësisht, më pak irritim.
Si t’i kombinoni në mënyrë të sigurt
Mënyra më e thjeshtë është përdorimi i produkteve që i përmbajnë të dy përbërësit në një formulë të vetme. Nëse përdoren produkte të ndara, rregulli bazë është aplikimi nga tekstura më e lehtë drejt asaj më të pasur.
Nëse lëkura juaj e toleron mirë retinolin, ai mund të aplikohet i pari në lëkurë të pastër, i ndjekur nga niacinamida. Për lëkurat më të ndjeshme, rendi mund të përmbyset, në mënyrë që niacinamida të veprojë si një “tampon” qetësues.
Sa i përket frekuencës, gjithçka varet nga reagimi i lëkurës. Ato mund të përdoren edhe çdo ditë, por nëse shfaqet thatësi apo ndjeshmëri, është e rëndësishme të zvogëlohet përdorimi i retinolit dhe t’i jepet kohë lëkurës të përshtatet.
Kombinimi i retinolit me niacinamidën nuk është mit, por një strategji e zgjuar për një lëkurë më të shëndetshme, më të njëtrajtshme dhe me më pak acarim. Çelësi qëndron te durimi, përdorimi i mençur dhe dëgjimi i nevojave të lëkurës suaj./KM
Në Serie A, Inter nuk njeh rivalë, “thyen” edhe Cremonese duke thelluar diferencën me rivalët, në pritje të Bologna-Milan e dërgon në +8 diferencën me “djallin”, një shkëputje e ndjeshme që vërteton edhe një herë se janë atë pretendentët kryesor për të fituar titullin në Itali. Në ditën kur Chivu u vlerësua si trajneri më i mirë i muajit janar, ekipi i tij e zgjidhi lehtë këtë transfertë me dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë.
Në minutën e 16-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë, Martinez dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin. Në të 31-tën ishte Zielinski që me një predhë të vërtetë nga distanca realizoi një super gol duke dyfishuar shifrat. Cremonese u përpoq të rikthehej në lojë, madje goditën edhe shtyllën pingule, por Inter menaxhoi me qetësi këtë rezultat të rëndësishëm që i vendos në pozita komode në Serie A.
Për Chivu-n, nga kjo transfertë e rëndësishme ishte vetëm fitorja: “Nga Cremona marr vetëm fitoren dhe pjekurinë e ekipit për të fituar. Sigurisht, nuk e kishim energjinë e duhur, kjo ndikoi edhe në manovër. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe të merrnin në shtëpi 3 pikët, jam i kënaqur për këtë”, u shpreh Chivu.
“Arratiset Inter, fluturon në +8. Çmenduri e një ultrasi zikaltër, godet Auderon”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë./K.M