Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekskluzive | Arrestimi i Burim Shalës sukses hetimor apo skenar për masë më të butë? Burimet flasin për dakordim paraprak

Arrestimi i Burim Shalës në Prizren është paraqitur si rezultat i veprimeve hetimore të organeve të rendit, por informacione të reja që kanë arritur në redaksinë e Sinjalit hedhin dyshime serioze mbi mënyrën dhe qëllimin e këtij arrestimi.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me procedurën, bëjnë të ditur se arrestimi nuk ka qenë produkt i një operacioni tipik hetimor, por dyshohet të ketë qenë rezultat i një dakordimi paraprak, me qëllim që i dyshuari të paraqitet para organeve pa rrezikuar caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas këtyre burimeve, ekziston pritja që prokurori i rastit, Halim Borovci, të mos insistojë në caktimin e paraburgimit ndaj Shalës, pavarësisht faktit se ai kishte qenë në arrati dhe se ndaj tij rëndojnë dyshime për keqpërdorime me dëm të konsiderueshëm të pretenduar.

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, skenari i mundshëm procedural pritet të orientohet drejt një mase më të butë sigurie, çka ka ngritur pikëpyetje brenda qarqeve profesionale për standardin e trajtimit të rasteve të ngjashme.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka vendim zyrtar nga gjykata për masën e sigurisë dhe mbetet të shihet nëse prokuroria do të kërkojë paraburgim apo ndonjë alternativë tjetër ligjore.

Sinjali është duke tentuar të marrë një qëndrim zyrtar nga prokurori i rastit dhe nga institucionet përkatëse. Sapo të sigurohet përgjigjja, ajo do të publikohet e plotë.

Çështja mbetet në zhvillim dhe vendimmarrja e radhës pritet të sqarojë nëse arrestimi ishte sukses real hetimor apo pjesë e një zgjidhjeje të negociuar procedurale.

The post Ekskluzive | Arrestimi i Burim Shalës sukses hetimor apo skenar për masë më të butë? Burimet flasin për dakordim paraprak appeared first on Sinjali.

Përdorimi i AI-së në mamografi ul rastet e kancerit të gjirit të diagnostikuar me vonesë

Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) në skanimet apo mamografitë për kancerin e gjirit ka ulur me 12 për qind rastet e diagnostikimit të vonshëm pas kontrollit fillestar, sipas një studimi të madh të realizuar në Suedi, ka raportuar The Guardian.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, ka përfshirë rreth 100 mijë gra që iu nënshtruan mamografisë mes viteve 2021 dhe 2022.

Gratë u ndanë rastësisht në dy grupe: një grup me mamografi të mbështetur nga AI dhe një grup me lexim standard nga dy radiologë.

Sistemi i inteligjencës artificiale analizonte imazhet e mamografisë, duke i ndarë rastet me rrezik të ulët për lexim nga një radiolog dhe ato me rrezik të lartë për lexim të dyfishtë, si dhe duke theksuar gjetjet e dyshimta për t’i ndihmuar mjekët.

Rezultatet treguan se në grupin me AI kishte 1.55 raste kanceri në 1,000 gra, të identifikuara me vonesë në vitet pasuese pas kontrollit, krahasuar me 1.76 raste për 1,000 gra, të identifikuara me vonesë pas kontrollit, në grupin pa AI.

Po ashtu, 81 për qind e rasteve të kancerit në grupin me AI u zbuluan gjatë mamografisë, krahasuar me 74 për qind në grupin kontrollues.

Në grupin e mbështetur nga AI u regjistruan edhe rreth 27 për qind më pak forma agresive të kancerit.

Autorja kryesore e studimit, doktoresha Kristina Lang nga Universiteti i Lundit, ka thënë se teknologjia ka potencial të madh, por kërkon kujdes.

“Zbatimi i gjerë i mamografisë me mbështetje nga AI mund të ndihmojë në uljen e ngarkesës për radiologët dhe në zbulimin më të hershëm të kancerit, përfshirë format agresive”, ka thënë ajo, duke shtuar se “futja e AI-së në shëndetësi duhet të bëhet me kujdes dhe me monitorim të vazhdueshëm”.

Ani pse rezultatet janë premtuese, studiuesit theksojnë se AI-ja nuk duhet të zëvendësojë profesionistët e shëndetësisë, pasi mamografia kërkon gjithmonë të paktën një radiolog që të bëjë leximin.

Doktoresha Sowmiya Moorthie nga Cancer Research UK ka thënë se gjetjet janë inkurajuese, por kërkojnë më shumë studime.

“Ky studim ndihmon në adresimin e shqetësimeve, por është realizuar në një qendër të vetme, ndaj nevojiten studime të tjera për të kuptuar nëse kjo do të shpëtojë jetë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Simon Vincent nga organizata Breast Cancer Now ka thënë se studimi tregon potencial të madh për diagnostikim më të hershëm.

“Sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më të mëdha janë shanset për trajtim të suksesshëm”, ka theksuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përdorimi i AI-së në mamografi ul rastet e kancerit të gjirit të diagnostikuar me vonesë appeared first on Sinjali.

Hungaria dyfishon kundërshtimin ndaj pranimit të Ukrainës në BE, ndërsa Zelensky synon vitin 2027

Bashkimi Europian planifikon të pranojë Ukrainën deri në vitin 2027 për t’i dhënë akses në buxhetin e ardhshëm të BE-së, pretendon Orbán i Hungarisë. Por, ndërsa Volodymyr Zelenskyy këmbëngul në objektivin e tij për anëtarësim në vitin 2027, po aq i vendosur është Viktor Orbán në kundërshtimin e këtij hapi.

Në pamje të publikuara nga zëdhënësi ndërkombëtar i Hungarisë, Zoltán Kovács, Orbán ka pohuar se gjatë samitit të fundit të BE-së, liderëve iu dha një dokument që përshkruante planet e Brukselit për të pranuar Ukrainën në vitin 2027.

“Ata duan ta pranojnë Ukrainën në vitin 2027. Arsyeja është se duan t’i japin Ukrainës para nga buxheti, buxheti shtatë vjeçar europian që nis në vitin 2028. Kjo do të thotë… do të merret nga ne, europianët qendrorë”, tha ai.

“Pra, ka një afat të kufizuar për ta sjellë Ukrainën në BE para fillimit të buxhetit të ardhshëm shtatë vjeçar”, shtoi ai.

Orbán përsëriti kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke thënë se Ukraina “nuk mund ta mbrojë Europën nga Rusia” dhe nuk do ta forconte Europën, por “do të na tërhiqte në luftë”.

“Paratë që ne japim ose duam t’i japim Ukrainës duhet të përdoren për të zhvilluar ushtritë dhe pajisjet e vendeve europiane. Linja jonë e mbrojtjes ndaj Rusisë nuk është kufiri ukrainaso-rus, por aty ku mbaron kufiri i NATO-s”, tha ai.

Ai shtoi se Ukraina duhet të mbahet mes dy blloqeve për siguri.

Siç shkruan The Guardian këto komente duhen lexuar në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në Hungari, ku çështja e Ukrainës do të jetë një nga temat kryesore dhe Fidesz i Orbán aktualisht është 10 pikë përqindje prapa partisë opozitare Tisza.

Sipas sondazhit më të fundit, të kryer nga Zavecz Research dhe publikuar në faqen e lajmeve Telex, ndër votuesit e vendosur Tisza kishte 49% mbështetje, nga 47% në nëntor, ndërsa Fidesz mori 39%, nga 38% në nëntor. Partia e ekstremit të djathtë Mi Hazank (Atdheu Ynë) mbështetej nga 5% e votuesve të vendosur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hungaria dyfishon kundërshtimin ndaj pranimit të Ukrainës në BE, ndërsa Zelensky synon vitin 2027 appeared first on Sinjali.

Rikthimi i Gjestit në muzikë, Rozana ka dy fjalë për “Nubin”

Rikthimi emocional i Gjestit me këngën “Memories” ka ngjallur reagime të shumta, mes tyre edhe atë të Rozana Radit, e cila ka zgjedhur të flasë me pak fjalë, por me shumë ndjenja.

Rozana ka ndarë në Instagram një video nga projekti i ri i Gjestit, të shoqëruar me vargun prekës: “Ta kisha dhan një përqafim tani”, duke i dërguar kështu një mesazh të drejtpërdrejt artistit, të cilit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 i drejtohej shpesh me nofkën “Nubi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthimi i Gjestit në muzikë, Rozana ka dy fjalë për “Nubin” appeared first on Sinjali.

Manipulimet me vota, kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe kryesuesin e KKZ-së në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, katër nga të pandehurit janë komisionerë dhe dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Ndërkohë, një tjetër i pandehur, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414, paragrafi 3 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata bëri të ditur se nga ora 14:00 deri në ora 16:00 janë mbajtur dhe përfunduar tre seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt pritet të zhvillohet gjatë orëve në vijim.

“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulimet me vota, kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe kryesuesin e KKZ-së në Prizren appeared first on Sinjali.

Kurti: Bordi i Paqes është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqen në botë, duke theksuar se pjesëmarrja e vendit në Bordin e Paqes përbën vazhdimësi të kontributit të saj për Gazën.

Kurti ka folur për herë të parë për këtë bord që nga nënshkrimi i pjesëmarrjes së Kosovës. Ai ka kujtuar se vendi ynë nisi kontributin që me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, duke përmendur konferencën në Doha, ku Kosova u përfaqësua nga SHBA-ja për të diskutuar mbi këtë Forcë.

“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën. Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha, në Katar, nga Gjeneral-Lejtënant, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pra, ne kemi shprehur si Republikë e Kosovës, gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare. FSK-ja është e mirënjohur tashmë për kërkim-shpëtim dhe për deminim, por jo vetëm. Meqenëse do të marrim pjesë në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare, ne kemi qenë të interesuar që natyrisht të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Bordi i Paqes është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën appeared first on Sinjali.

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut për shkak të lisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AVUK) ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut, pas konfirmimit të sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën e Lipkovës.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në bazë të raporteve të ADIS-it dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), të cilat kanë konfirmuar praninë e sëmundjes në territorin e shtetit fqinj.

“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalesa përfshin importin e kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe të nënprodukteve të tyre, përfshirë lëkurën dhe leshin. Po ashtu, ndalohet edhe importi i produkteve me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që vijnë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e AVUK-ut.

Ky institucion bën të ditur se masa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet ndërkombëtare përkatëse dhe nga vetë Agjencia.

Publiku dhe operatorët ekonomikë, thuhet në njoftim, do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut për shkak të lisë appeared first on Sinjali.

Kristjan Asllani bëhet edhe “shqiponjë” e Stambollit

Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Besiktas.

Klubi turk ka konfirmuar gjithçka teksa ka postuar foto të mesfushorit të kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk që më pas konfirmoi se futbollisti i kreu edhe vizitat mjekësore duke nisur nga testet kardiologjike tek ato nën sforcim duke konfirmuar një gjendje fizike absolutisht të mirë të mesfushorit.

Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk.

Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë kartonin e mesfushorit 23 vjeçar për 12-13 milionë euro, përcjell tch.

Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, pasi aty luan edhe Milot Rashica, ndërsa klubi bardhezi e ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit, që është transferuar te Trabzonspor në formë huazimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kristjan Asllani bëhet edhe “shqiponjë” e Stambollit appeared first on Sinjali.

Forcat kurde dhe qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, kanë njoftuar të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me synimin për të stabilizuar armëpushimin që i dha fund përleshjeve disajavore dhe për të përcaktuar hapat drejt integrimit mes dy palëve.

Sipas marrëveshjes, forcat e sigurisë të lidhura me Ministrinë e Brendshme siriane do të hyjnë në qytetet al-Hasakeh dhe Qamishli, në qendër të zonave kurde, ku më parë u ishte ndaluar hyrja. Po ashtu, do të nisë procesi i integrimit të forcave të SDF-së me forcat qeveritare, raporton ap.

Marrëveshja parashikon krijimin e një brigade të re ushtarake, e cila do të përfshijë tri brigada nga SDF-ja, si dhe formimin e një brigade të përbërë nga luftëtarë të SDF-së brenda një brigade të ushtrisë qeveritare në provincën e Alepos.

Po ashtu, institucionet lokale në administratën kurde të sirisë verilindore, e cila prej vitesh ka funksionuar si një zonë de facto autonome, si dhe punonjësit e tyre, do të integrohen në institucionet shtetërore siriane.

Marrëveshja përfshin edhe garantimin e të drejtave civile dhe arsimore për popullin kurd, si dhe kthimin e personave të zhvendosur në zonat e tyre, thuhet në deklaratë.

“Qëllimi i marrëveshjes është unifikimi i territoreve siriane dhe realizimi i plotë i procesit të integrimit në rajon, përmes forcimit të bashkëpunimit mes palëve të përfshira dhe bashkimit të përpjekjeve për rindërtimin e vendit”, theksohet më tej.

Marrëveshja është konfirmuar më vonë edhe nga qeveria siriane përmes një deklarate zyrtare.

Ndërkohë, SDF-ja kishte humbur pjesën më të madhe të territorit që kontrollonte në verilindje të sirisë pas një ofensive qeveritare, e cila pasoi përleshje të ashpra më 6 janar në qytetin verior të Alepos, pas muajsh negociatash të dështuara për zbatimin e një marrëveshjeje integrimi.

Udhëheqësit e rinj të sirisë, që nga rrëzimi i ish-presidentit bashar Al-Assad në dhjetor të vitit 2024, kanë hasur vështirësi në vendosjen e autoritetit të plotë mbi vendin, i cili është shkatërruar nga gati 14 vjet luftë civile. Një marrëveshje për bashkimin e sdf-së me damaskun ishte arritur në muajin mars, por ajo nuk kishte arritur të zbatohej në praktikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Forcat kurde dhe qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit appeared first on Sinjali.

Prokuroria Speciale e konfirmon: Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me çështjen e granteve

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ka intervistuar edhe deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në lidhje me grantet e Ministrisë së Bujqësisë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Pacolli është intervistuar në cilësinë e të pandehurës.

Pacolli ka qenë Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Në lidhje me çështjen e granteve, në cilësinë e të pandehurit sot është intervistuar edhe ish-Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria Speciale e konfirmon: Edhe Fitore Pacolli u intervistua në lidhje me çështjen e granteve appeared first on Sinjali.

42 automjete “Stryker” mbërrijnë këtë vit në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ka njoftuar se 42 automjete luftarake Stryker do të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë, ndërsa një marrëveshje teknike për instalimin e pajisjeve mbetet për t’u miratuar.

Misajlovski theksoi se nuk ka asnjë ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme, dhe të gjitha automjetet do të kalojnë nëpër trajnime për Ministrinë e Mbrojtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 42 automjete “Stryker” mbërrijnë këtë vit në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

Benzema mungon në ndeshjen e fundit, e ardhmja e tij te në pikëpyetje

Situata e Karim Benzemas te Al-Ittihad vazhdon të jetë e paqartë pas mungesës së tij në ndeshjen e fundit të ekipit.

Sulmuesi francez dyshohet të ketë pasur mosmarrëveshje me klubin për kushtet e rinovimit të kontratës, duke përfshirë një ulje të mundshme të pagës.

Trajneri Sérgio Conceição shmangu komentet për këtë çështje, duke i lënë vend drejtuesve të klubit.

Megjithatë, ai lavdëroi Benzeman si një profesionist shembullor.

E ardhmja e sulmuesit te Al-Ittihad mbetet në dyshim, ndërsa nuk dihet nëse ai do të rikthehet në fushë apo do të largohet nga klubi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Benzema mungon në ndeshjen e fundit, e ardhmja e tij te në pikëpyetje appeared first on Sinjali.

Gjuajti me armë afër shkollës në Prizren, arrestohet 21-vjeçari – i sekuestrohet pistoleta

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar, H.B., pas një incidenti ku ai ka gjuajtur me armë zjarri nga automjeti i tij në fshatin Gjonaj.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar, rreth orës 12:15, kur automjeti i dyshuar është identifikuar dhe i është dhënë urdhri për t’u ndalur.

I dyshuari ka ikur, duke u ndjekur nga policia, dhe më pas është kapur dhe ndaluar. Gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.

Hetimet vazhdojnë për veprat penale të “Mbajtjes së armëve pa autorizim” dhe “Përdorimit të armës”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjuajti me armë afër shkollës në Prizren, arrestohet 21-vjeçari – i sekuestrohet pistoleta appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqpërdorime në Eko Regjion, pas disa ditësh në arrati

Burim Shala, i dyshuar për keqpërdorime në kuadër të Eko Regjionit, është arrestuar sot pas disa ditësh qëndrimi në arrati.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e hetimit, ai u kap pas bastisjeve të kryera nga Krimet Ekonomike në Prizren, të cilat përfshinë kontrollin e zyrave dhe banesës së tij.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shala është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet Burim Shala, dyshohet për keqpërdorime në Eko Regjion, pas disa ditësh në arrati appeared first on Sinjali.

Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi nga drejtësia me regji

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Meta ka theksuar se nuk është më i befasuar nga atë që e quan “drejtësi me regji”.

“U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën dhe për të zgjatur në mënyrë të paligjshme paraburgimin tim”, ka shkruar Meta.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se gjykata u shmang nga gjykimi i ankesës së avokatëve të tij për vazhdimin e paraburgimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi nga drejtësia me regji appeared first on Sinjali.

Peci reagon pas intervistës nga Prokuroria: Sulmet dhe akuzat e pabaza nuk më ndalin

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas intervistës së tij të zhvilluar sot me Prokurorinë Speciale lidhur me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Në një postim në Facebook, Peci ka sqaruar se ka dhënë përgjigje të plota dhe ka qenë transparent gjatë intervistës.

“Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja, përmes ish-deputetit të saj Paris Guri”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se ka qenë i qartë lidhur me rolin e tij si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Peci gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ngrejë kallëzim penal kundër Paris Guri për kallëzim të rrejshëm penal, duke shtuar se Guri ka orkestruar një fushatë shpifjesh për të sulmuar dhe diskredituar emrin e tij.

“Sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat dhe shpifjet nuk do të më ndalin nga punët e mira për Kosovën”, ka përfunduar Peci në postimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Peci reagon pas intervistës nga Prokuroria: Sulmet dhe akuzat e pabaza nuk më ndalin appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Rastavic, Deçan-Gjakovë: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjes me kamionin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rastavic, në rrugën Deçan-Gjakovë, ku një kamion është përplasur me një veturë, e cila ka dalë jashtë rrugës.

Lexuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar video të ngjarjes, ndërkohë që redaksia ka kontaktuar me Policinë për të marrë më shumë detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Rastavic, Deçan-Gjakovë: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjes me kamionin appeared first on Sinjali.

Faton Peci ftohet në Prokurori, intervistohet për dallaveret me grantet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në dhënien e granteve.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, për Gazetën Sinjali konfirmoi se Peci është intervistuar si i pandehur në këtë rast, që po trajtohet nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Faton Peci ftohet në Prokurori, intervistohet për dallaveret me grantet appeared first on Sinjali.

Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës për rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetimet në lidhje me rinumërimin e votave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025, pas dyshimeve për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet në komunën e Obiliqit.

Hetimet do të shqyrtojnë saktësinë e rezultateve dhe mundësinë e shkeljeve nga personat përgjegjës.

“Prokuroria mbetet e angazhuar për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria autorizon Policinë e Kosovës për rinumërimin e votave në Obiliq appeared first on Sinjali.

Kuvendi i Zubin Potokut miraton largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Në seancën e sotme, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut miratuan vendimin për largimin e komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ky veprim vjen pas një nisme të mëhershme të paraqitur nga kryetari i komunës, Milosh Peroviq, dhe ishte përfshirë në rendin e ditës.

Në të kaluarën, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës.

Komuna e Zubin Potokut ishte bërë pjesë e Asociacionit në shtator 2023, kur udhëhiqej nga kryetari Izmir Zeqiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi i Zubin Potokut miraton largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës appeared first on Sinjali.

❌