Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Pas rundit tĂ« ri tĂ« dialogut nĂ« Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet qĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e delegacioneve tĂ« KosovĂ«s dhe SerbisĂ« tĂ« takohen ânĂ« javĂ«t nĂ« vijim dhe tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« prioritetet e para pĂ«r punĂ«n e komisionit tĂ« pĂ«rbashkĂ«tâ.
Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi veç e veç me Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua.
Rundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar.
Për çështjen e personave të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2023 u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur.
Palët u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve në dhjetor 2024 në Bruksel.
Takimi i parë ishte paraparë të mbahej në janar, por pala serbe nuk pranoi të merrte pjesë për shkak të veprimeve për mbylljen e zyrave që mbështeten nga Serbia në Kosovë.
Takimi i sotëm është i pari në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtë vit.
GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 14 janar, Sorensen tha lidhur me dialogun se âkam shpresa se viti 2026 do tĂ« na japĂ« atĂ« qĂ« viti 2025 nuk na e dhaâ.
âĂfarĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« ne Ă«shtĂ« tĂ« sigurohemi qĂ« palĂ«t tĂ« ulen dhe tĂ« bisedojnĂ«. Duhet ta gjejmĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ«â, theksoi Sorensen nĂ« PrishtinĂ«.
Ai tha se do tĂ« punojĂ« pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« dy vendet fqinje tĂ« zhvillojnĂ« bisedime tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tâi normalizuar marrĂ«dhĂ«niet, njofton rel.
Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga viti 2023, pas rritjes së tensioneve mes tyre për shkak të një sulmi nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në shtator të atij viti.
Kurti â i cili pritet tĂ« jenĂ« nĂ« krye tĂ« qeverisĂ« sĂ« vendit edhe pĂ«r njĂ« mandat tĂ« tretĂ« katĂ«rvjeçar â e ka kushtĂ«zuar vazhdimin e dialogut me dorĂ«zimin e tĂ« dyshuarit pĂ«r sulmin nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit qĂ« la njĂ« rreshter tĂ« vrarĂ«, Millan Radoiçiq.
Radoiçiq ishte nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe, partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s kur ndodhi sulmi dhe e mori pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ«. Beogradi nuk ka pranuar tâia dorĂ«zojĂ« KosovĂ«s atĂ«, dhe thuhet se ai endet i lirĂ« nĂ« Serbi.
Edhe Serbia ka kushtet e veta në dialog, siç e ritheksoi edhe Petkoviq pas takimit me Sorensenin më 16 janar në Beograd.
Kryenegociatori serb tha se përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku varet nga gatishmëria e Kosovës për ta themeluar një asociacion të komunave me shumë serbe.
Kosova dhe Serbia veçse arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.
Ndër pikat e marrëveshjes është edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për ta përmbushur këtë kërkesë.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Bislimi: ĂshtĂ« arritur pajtim me SerbinĂ« pĂ«r komisionin pĂ«r personat e zhdukur appeared first on Sinjali.