Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kush janë kandidatët më të votuar e më pak të votuar nëpër ambasada e konsullata?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të votave të dhëna në përfaqësi diplomatike nga shtetasit që jetojnë jashtë vendit.

Nga 42% e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me mbi 85% të mbështetjes.

Kandidatët më të votuar në VV janë: Albin Kurti me mbi 3 mijë vota, Glauk Konjufca me mbi 2 mijë e 500 vota, Albulena Haxhiu me mbi 1 mijë e 700 vota, Hekuran Murati me mbi 1 mijë e 600 vota, Donika Gërvalla gati 1 mijë e 600 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kandidatët më të votuar deri tani janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më shumë vota kanë marrë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Kush janë më pak të votuarit deri më tani?

Partia Demokratike e Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush janë kandidatët më të votuar e më pak të votuar nëpër ambasada e konsullata? appeared first on Sinjali.

Dëshpëron ‘vaji në tepsi’: Blerim Sallahu veç 12 mijë vota, gati i fundit në listë

U.D. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka marrë pjesë për herë të parë në garën për deputet.

Megjithatë, rezultati nuk ka qenë ai që pritej. Ai ka qenë në mesin e kandidatëve më pak të votuar në Lëvizjen Vetëvendosje, duke siguruar mbi 12 mijë vota.

Pavarësisht kësaj, numri i votave nuk është i mjaftueshëm që Sallahu të jetë afër marrjes së një mandati aktualisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëshpëron ‘vaji në tepsi’: Blerim Sallahu veç 12 mijë vota, gati i fundit në listë appeared first on Sinjali.

Ibrahim Tatlıses takon ish të dashurën pas 25 vitesh, qan me dënesë kur e sheh – video

Ishte momenti më i përfolur i natës së ndërrimit të viteve! Ibrahim Tatlıses dhe balerina e famshme Asena janë parë bashkë në të njëjtën skenë pas një çerek shekulli “luftë” dhe distancë totale.

Gjatë puntatës speciale të Vitit të Ri në “İbo Show”, Asena u shfaq papritur në studio. Ajo performoi kërcimin e saj të famshëm oriental, ashtu siç bënte dikur në vitet e arta të programit.

Kur Tatlıses pa ish-partneren e tij të dikurshme, “Perandori” nuk i mbajti dot emocionet. Ai shpërtheu në lot, duke krijuar një nga skenat më prekëse televizive të viteve të fundit.

Ishte një rikthim në kohë që askush nuk e priste, duke pasur parasysh ndarjen e tyre të stuhishme në fillim të viteve 2000.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ibrahim Tatlıses takon ish të dashurën pas 25 vitesh, qan me dënesë kur e sheh – video appeared first on Sinjali.

Gati gjysma e votave në ambasada numërohen: Diaspora ia jep VV-së 85%, PDK-së 6.09% e LDK-së 5.69%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave të ardhura nga ambasadat.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, me 42% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me mbi 85% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.09%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.69 % të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 1.58%.

Rezultatet Live

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gati gjysma e votave në ambasada numërohen: Diaspora ia jep VV-së 85%, PDK-së 6.09% e LDK-së 5.69% appeared first on Sinjali.

Trump Mobile T1 i veshur me ar shtyhet përsëri

Trump Mobile T1, telefoni inteligjent i veshur me ar, është goditur me një tjetër vonesë, me kompaninë që tani fajëson mbylljen e fundit të qeverisë për shtyrjen e lansimit në vitin 2026.

Kjo është një pengesë frustruese për klientët që kanë porosi paraprake, të cilët ende presin që pajisja “e prodhuar në Amerikë” të materializohet vërtet. Duket se pritja për Trump Mobile T1 do të zgjasë pak më shumë.

Pikërisht kur po mbyllnim vitin, u përhap lajmi se telefoni inteligjent nuk do të dalë në shitje në vitin 2025. Sipas një raporti të ri, përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit të Trump Mobile thonë se vonesa po i atribuohet mbylljes së fundit të qeverisë amerikane.

Mbyllja, e cila zgjati nga 1 tetori deri më 12 nëntor, thuhet se shkaktoi një vonesë në FCC, duke pezulluar miratimet e nevojshme për pajisjen.

Ndërsa kompania po vlerëson tani një lansim për mesin ose fundin e janarit 2026, kjo nuk është hera e parë – apo edhe e dytë – që objektivat kanë ndryshuar. Fillimisht, telefoni ishte planifikuar për një lansim në gusht, por afati kohor ka ndryshuar vazhdimisht.

Kjo vonesë nuk prek vetëm një kompani; ajo nxjerr në pah sa i brishtë mund të jetë zinxhiri i furnizimit me teknologji kur operacionet qeveritare ngecin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump Mobile T1 i veshur me ar shtyhet përsëri appeared first on Sinjali.

Përfundon prapa grilave 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, nga Pogradeci i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me një vajzë 12-vjeçare.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar këtë të premte, ku organi i akuzës ka paraqitur kërkesën për arrest me burg, e cila është pranuar nga gjykata.

Sipas Prokurorisë, ekzistojnë prova bindëse se i dyshuari e ka kryer veprën penale me forcë, ndërsa si pasojë e këtij akti, e mitura ka mbetur shtatzënë. Euronews raporton se nga analizat mjekësore rezulton se vajza është mbi katër muajshe shtatzënë.

Gjatë seancës gjyqësore, 67-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, megjithatë trupi gjykues ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Avokati mbrojtës, jashtë kamerave, ka refuzuar të japë një deklaratë publike, duke e cilësuar çështjen si tepër delikate.

Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e analizave të ADN-së, të cilat janë dërguar për ekspertim në kryeqytet dhe sipas burimeve zyrtare, rezultatet pritet të mbërrijnë brenda rreth dy javësh.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon prapa grilave 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec appeared first on Sinjali.

OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare, raporton Sinjali.

Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“@OSCEKosovo vlerëson bashkëpunimin e ndërtuar përmes përpjekjeve tona të përbashkëta në #NdërtiminEInstitucioneve.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sot Dacit i është dhënë lamtumira e fundit me nderime shtetërore në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, përfaqësues të lartë të institucioneve, miq dhe qytetarë të shumtë.

Figura dhe veprimtaria e Dacit u nderuan përmes homazheve dhe akademisë përkujtimore, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe personalitete të tjera politike dhe akademike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci appeared first on Sinjali.

27 të vdekur nga sulmi me dron, Rusia fajëson Ukrainën

Autoritetet ruse kanë njoftuar të premten se numri i viktimave nga një sulm me dron, për të cilin fajësojnë Ukrainën, ka shkuar në 27 persona.

Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetimor të Rusisë, deklaroi se një dron ukrainas goditi një kafene dhe një hotel në fshatin Khorly në rajonin e Khersonit, të pushtuar nga Rusia, raporton AP.

Në momentin e sulmit aty ndodheshin të paktën 100 civilë që po festonin Vitin e Ri. Sipas saj, nga sulmi humbën jetën 27 persona, përfshirë dy të mitur. Gjithsej 31 persona, mes tyre pesë të mitur, u shtruan në spital për shkak të lëndimeve.

Autoritetet ruse njoftuan gjithashtu se kanë nisur hetim penal për terrorizëm.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës, Dmytro Lykhovii, mohoi sulmin ndaj civilëve. Ai i tha transmetuesit publik ukrainas “Suspilne” se forcat ukrainase respektojnë normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe kryejnë sulme vetëm kundër objektivave ushtarake ruse, objekteve të sektorit rus të karburanteve dhe energjisë, si dhe objektivave të tjera të ligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 27 të vdekur nga sulmi me dron, Rusia fajëson Ukrainën appeared first on Sinjali.

Tusk thotë se Polonia “do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një “vit të përshpejtimit polak”, duke premtuar se do të ndërtojë “ushtrinë më të fuqishme në Evropë”, do të rrisë investimet në infrastrukturë dhe do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj krimit.

Në një takim të vitit të ri, siç raporton “TVP World”, Tusk tha se qeveria e tij do të përshpejtojë zgjerimin ushtarak, do të nisë projekte të mëdha infrastrukturore dhe do të vazhdojë atë që e quajti “ripolonizim” dhe rindërtim të industrive kryesore, përfshirë sektorin e mbrojtjes.

“Ne do të përshpejtojmë ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë. Ne do të përshpejtojmë investimet e mëdha në infrastrukturë. Ky do të jetë një vit i zhvillimit strategjik të shpejtë në Detin Baltik”, tha Tusk.

Ai gjithashtu njoftoi planet për të vendosur një rregull të rreptë “Polonia e para” në prokurimin publik.

Tusk premtoi masa më të ashpra kundër krimit, duke theksuar se autoritetet do të “ashpërsojnë masat kundër kriminelëve të të gjitha llojeve”, përfshirë tregtarët e drogës, politikanët e korruptuar dhe ata që ai i përshkroi si militantë pro-rusë.

“Kushdo, pa përjashtim, që shkel ligjin do të pendohet shumë vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se Polonia do të bëhet “një oazë e sigurisë”. Duke reflektuar mbi vitin 2025, Tusk e përshkroi vitin e kaluar si një pikë kthese për vendin, pavarësisht paqëndrueshmërisë globale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tusk thotë se Polonia “do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë” appeared first on Sinjali.

Deri në 1 orë e 20 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdare, te Dheu i Bardhë 60 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka përditësuar të dhënat, duke njoftuar se kohët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës janë rritur.

Në pikëkalimin kufitar të Merdarës, sipas QKMK-së, pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 80 minuta, ndërsa për hyrje koha e pritjes shkon deri në 10 minuta.

Tek Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 30 minuta, ndërsa për dalje shkojnë deri në 60 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deri në 1 orë e 20 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdare, te Dheu i Bardhë 60 minuta appeared first on Sinjali.

Zjarri tragjik në Zvicër dyshohet se u shkaktua nga qirinjtë festivë nëpër shampanja

Zjarri tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit, konfirmojnë autoritetet.

Kryeprokurorja Beatrice Pilloud deklaroi për mediat se disa nga hipotezat fillestare tashmë janë konfirmuar.

“Në këtë fazë të hetimit, gjithçka tregon se zjarri nisi nga fishekzjarre ose flakadanë të vendosur në shishe shampanje. Ato u afruan tepër pranë tavanit dhe shumë shpejt shkaktuan një zjarr të fuqishëm, që u përhap brenda pak çastesh,” u shpreh ajo.

Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e ulët të sallës.

Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm 15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri tragjik në Zvicër dyshohet se u shkaktua nga qirinjtë festivë nëpër shampanja appeared first on Sinjali.

Xhaka lavdëron energjinë e Sunderlandit pas barazimit ndaj Man Cityt

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka vlerësuar energjinë pozitive të skuadrës pas barazimit 0-0 me Man Cityn në Ligën Premier. Sunderland u përball me shumë presion nga ekipi i Pep Guardiolas, por arriti të siguronte një pikë të rëndësishme në ‘Stadium of Light’.

Xhaka, i cili ka qenë një nga arsyet kryesore pse Sunderland po performon kaq mirë këtë sezon, ishte përsëri i shkëlqyer. Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, ish-mesfushori i Arsenalit lavdëroi “energjinë e mirë” të skuadrës së tij.

“Në fund, sigurisht që dëshiron të fitosh ndeshjet, por duhet të shohim realitetin gjithashtu. Sapo u ngjitëm në Ligën Premier pas kaq shumë vitesh dhe kemi pasur disa ndryshime në ekip”, tha Xhaka.

“Afro 15-16 lojtarë të rinj dhe nuk është gjithmonë e lehtë të përshtatesh kaq shpejt me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

“Është thjesht energjia, dhoma jonë e zhveshjes është kaq pozitive. Kemi një energji të madhe me stafin dhe me lojtarët”, vazhdoi Xhaka.

“Në fund, rezultatet flasin vetë sepse po japim shumë përpjekje ditë pas dite, javë pas jave”, theksoi ai.

“Mendoj se për momentin mund të jemi shumë të kënaqur pas kësaj pjese të parë të sezonit”, përfundoi kapiteni i Sunderlandit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka lavdëron energjinë e Sunderlandit pas barazimit ndaj Man Cityt appeared first on Sinjali.

Erdogani paralajmëron: Ajo që bëri faraoni Netanyahu s’do të mbetet pa u ndëshkuar

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojnë sërish një bisedë telefonike të hënën e ardhshme.

“Të hënën do të kemi një diskutim tjetër me presidentin amerikan Donald Trump”, ka deklaruar Erdogan pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Duke iu referuar mbështetjes së madhe publike për Palestinën në Ditën e Vitit të Ri, Erdogan ka thënë se tubimi masiv në Urën Galata në Stamboll shënoi “një moment historik”, duke theksuar se kjo dëshmoi se “Palestina nuk është vetëm”.

“Ajo që ka bërë ky Faraon i quajtur Benjamin Netanyahu nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, sepse ai ka marrë mallkime të panumërta nga njerëz të shtypur, nga të rinjtë deri te të moshuarit”, ka deklaruar presidenti turk.

Erdogan ka dënuar gjithashtu veprimet e Izraelit në Gaza dhe përkeqësimin e situatës humanitare atje.

“Vuajtjet e fëmijëve në Gaza, që jetojnë në tenda të improvizuara mes erës dhe shiut, nuk do të mbeten pa përgjigje dhe Netanyahu nuk do t’i shmanget llogaridhënies”, ka thënë Erdogan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogani paralajmëron: Ajo që bëri faraoni Netanyahu s’do të mbetet pa u ndëshkuar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë, viktima u dhunua në motel dhe u la pranë malit

Një rast tejet i rëndë dhunimi, i raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ka marrë epilog të shpejtë hetimor. Siç raportoi Sinjali pak më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e dyshuar për përfshirje direkte në këtë krim të rëndë, ku viktima dyshohet se është dhunuar në një motel dhe më pas është braktisur në një zonë malore.

Sinjali merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për Lum Sahitin dhe Liridon Gogajn.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

Viktima, A.H., rreth 30-vjeçare, ka raportuar se fillimisht ishte takuar me të dyshuarit, për t’u dërguar më pas në një motel, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht nga ta.

Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit dyshohet se e kanë dërguar viktimën në një zonë afër malit dhe e kanë lënë aty, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pas denoncimit të rastit, Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive hetimore.

Si rezultat, më 1 janar 2026, në pikën kufitare Mutivodë është ndaluar njëri nga të dyshuarit, Sahiti, rreth 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim policor. Ndërkohë, është siguruar edhe prezenca e të dyshuarit tjetër, Gogaj, rreth 39-vjeçar, i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje direkte në rast.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarve priten veprime të tjera procedurale, përfshirë kërkesën për masë paraburgimi. Rasti po trajtohet me prioritet të lartë nga organet e drejtësisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë, viktima u dhunua në motel dhe u la pranë malit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohen dy të dyshuarit për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë, viktima u dhunua në motel dhe u la pranë malit

Një rast tejet i rëndë dhunimi, i raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ka marrë epilog të shpejtë hetimor. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje direkte në këtë krim të rëndë, ku viktima dyshohet se është dhunuar në një motel dhe më pas është braktisur në një zonë malore.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Viktima, A.H., rreth 30-vjeçare, ka raportuar se fillimisht ishte takuar me të dyshuarit, për t’u dërguar më pas në një motel, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht nga ta.

Pas kryerjes së veprës penale, të dyshuarit dyshohet se e kanë dërguar viktimën në një zonë afër malit dhe e kanë lënë aty, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pas denoncimit të rastit, Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive hetimore. Si rezultat, më 1 janar 2026, në pikën kufitare Mutivodë është ndaluar njëri nga të dyshuarit, L.S., rreth 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim policor. Ndërkohë, është siguruar edhe prezenca e të dyshuarit tjetër, L.G., rreth 39-vjeçar, i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje direkte në rast.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe përgjegjësive penale.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarve priten veprime të tjera procedurale, përfshirë kërkesën për masë paraburgimi. Rasti po trajtohet me prioritet të lartë nga organet e drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohen dy të dyshuarit për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë, viktima u dhunua në motel dhe u la pranë malit appeared first on Sinjali.

Ermal Sadiku apo Arben Gashi, betejë e fortë për mandatin e 15-të në LDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë procesuar 95 për qind të votave të kandidatëve për deputetë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pa përfshirë votat e diasporës, po zhvillohet një garë e ashpër mes kandidatëve Ermal Sadiku dhe Arben Gashi.

Sipas rezultateve aktuale, Ermal Sadiku kryeson me 14 mijë e 813 vota, ndërsa menjëherë pas tij renditet Arben Gashi me 14 mijë e 280 vota.

Diferenca mes tyre është 533 vota, ndërsa gara mbetet e hapur deri në përfundimin e plotë të numërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ermal Sadiku apo Arben Gashi, betejë e fortë për mandatin e 15-të në LDK appeared first on Sinjali.

Tërmet i fortë trondit Meksikën: Qindra evakuime, alarm gjatë konferencës presidenciale

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 sipas shkallës Rihter tronditi shtetin Guerrero në Meksikë, bëri të ditur Shërbimi Kombëtar Sizmologjik.

Sipas të dhënave zyrtare, magnituda fillestare e lëkundjes ishte 6.5 ballë, ndërsa epiqendra u lokalizua pranë qytetit San Marcos, në pjesën jugore të shtetit Guerrero, afër qytetit bregdetar të Acapulcos në Oqeanin Paqësor.

Tërmeti aktivizoi sistemin e alarmit sizmik në kryeqytetin Mexico City, duke detyruar qindra qytetarë të largohen nga ndërtesat si masë sigurie. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo humbje jete.

Ndërkohë, alarmet sizmike ndërprenë edhe konferencën e parë për shtyp të presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Presidentja dhe përfaqësuesit e mediave u evakuuan menjëherë nga ambientet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmet i fortë trondit Meksikën: Qindra evakuime, alarm gjatë konferencës presidenciale appeared first on Sinjali.

Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Dacin

Sot, Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike.

Gjatë mbledhjes, Qeveria ka ndarë 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit të akademikut Nexhat Daci.

“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Nexhat Daci, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Qysh nga viti 1968, Daci ishte i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, e prej vitit 1984 mori titullin profesor i rregullt. Ai ka shërbyer si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në dy periudha: 1999–2004 dhe 2018–2019.

Përveç karrierës universitare, akademik Nexhat Daci ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në tri legjislatura, dhe në dy prej tyre, në periudhën 2000–2006, ka ushtruar edhe funksionin e kryetarit të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Dacin appeared first on Sinjali.

Pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës

Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar se ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambientet e ambasadës, në nderim të viktimave që humbën jetën tragjikisht në një bar në Crans-Montana të Zvicrës.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, ka deklaruar ambasada.

Në një njoftim të mëhershëm, ambasada ka bërë të ditur se “për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mes të viktimave apo të lënduarve”.

Zjarri e përfshiu barin në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të vdekur rreth 40 persona dhe duke lënduar 115 të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në ambasadën e Zvicrës appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vrau gruan dhe më pas vetën, ky është çifti Xhebro nga Vlora

Personat që shfaqen në foto janë çifti që u gjetën të vdekur sot në një banesë në Orikum të Vlorës.

Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se viktima, Sose Xhebroj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

A2 CNN siguron foton e viktimave të Orikumit, 40-vjeçarja ishte

Ndërkohë A2 CNN raporton se çifti ishte i divorcuar vetëm pak muaj më parë. Për disa kohë bashkëshortja ka jetuar në Itali dhe ishte kthyer në Orikum për të kaluar festat e fundvitit.

A2 CNN siguron foton e viktimave të Orikumit, 40-vjeçarja ishte

Sipas a2cnn, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre. Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. Ata janë prindër të dy djemve të rritur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vrau gruan dhe më pas vetën, ky është çifti Xhebro nga Vlora appeared first on Sinjali.

❌