❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Degjeneron protesta pro-kurde në Belgjikë, gjashtë të plagosur

Gjashtë persona u plagosën me thikë, teksa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, gjatë një demonstrate të komunitetit kurd në qytetin e Antwerpit në Belgjikë, mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ndodhi pranĂ« sheshit ‘Opera’, ku rreth 50 protestues ishin mbledhur pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar mbrojtje pĂ«r kurdĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« verilindje tĂ« SirisĂ«. Sipas policisĂ«, protesta kishte qenĂ« fillimisht paqĂ«sore.

Demonstrata nisi rreth orës 18:00 (me orën lokale) dhe po i afrohej fundit, kur situata u përshkallëzua rreth orës 19:20. Katër nga të plagosurit u gjetën pranë sheshit Opera, ndërsa dy të tjerë u lokalizuan në zona të afërta, përkatësisht në Rooseveltplaats dhe në rrugën Sint-Elisabethstraat. Të gjashtë personat kishin plagë të shkaktuara nga thika.

Pamjet e shpĂ«rndara nĂ« rrjetet sociale tregojnĂ« momentin kur oficerĂ«t e policisĂ« neutralizojnĂ« njĂ« tĂ« dyshuar, ndĂ«rsa nĂ« vendngjarje shihen flamuj kurdĂ« dhe tĂ« PKK-sĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« sĂ« ZonĂ«s sĂ« Antwerp-it, Wouter Bruyns, bĂ«ri tĂ« ditur pĂ«r median belge ‘De Morgen’ se dy persona janĂ« arrestuar. Sipas hetimeve fillestare, tĂ« dyshuarit ishin pĂ«rzier mes protestuesve gjatĂ« tubimit.

Forcat e policisë ndodhen tashmë në vendngjarje për të monitoruar demonstratën dhe arritën të ofrojnë ndihmën e parë menjëherë pas incidentit, deri në mbërritjen e ambulancave. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi identitetin apo motivet e mundshme të të dyshuarve.

“NjĂ« hetim i plotĂ« po zhvillohet nĂ« vendngjarje, pĂ«rfshirĂ« analiza forenzike. Policia po u kĂ«rkon me kĂ«mbĂ«ngulje kalimtarĂ«ve tĂ« largohen nga zona”, deklaroi Bruyns, duke shtuar se pĂ«r momentin nuk mund tĂ« ndahen detaje tĂ« tjera.

OrganizatorĂ«t e protestĂ«s thanĂ« se tubimi kishte qenĂ« paqĂ«sor deri nĂ« momentin kur shpĂ«rtheu dhuna. Orhan Kilic, zĂ«dhĂ«nĂ«s i organizatĂ«s kurde NavBel, e cilĂ«soi sulmin si tĂ« motivuar politikisht. “Kjo lidhet drejtpĂ«rdrejt me çështjen kurde dhe me sulmet xhihadiste ndaj kurdĂ«ve nĂ« Siri. ËshtĂ« qartĂ«sisht e motivuar politikisht”, tha Kilic pĂ«r DeMorgen. “Prej kohĂ«sh shohim organizata dhe individĂ« me frymĂ«zim islamik qĂ« na sulmojnĂ« verbalisht, dhe tani duket se kjo ka kaluar edhe nĂ« dhunĂ« fizike”.

Ndërkohë, tensionet në verilindje të Sirisë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët dhe aleate kryesore të SHBA-së në luftën kundër ISIS-it, po përballen me sulme të intensifikuara nga forcat e qeverisë siriane. SDF kontrollon territore të rëndësishme dhe të pasura me naftë, gjë që e bën rajonin strategjik dhe konfliktin edhe më të ndërlikuar.

Autoritetet belge kanë deklaruar se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse sulmi ka qenë i organizuar apo i lidhur me tensionet politike dhe etnike ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Degjeneron protesta pro-kurde në Belgjikë, gjashtë të plagosur appeared first on Sinjali.

Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro për Tribunalin Special për krimet ruse në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka dhënë kontributin e parë financiar prej 10 milionë eurosh për të mbështetur Tribunalin Special, i cili po krijohet për të hetuar dhe gjykuar krimet e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Ky tribunal po ngrihet nën kujdesin e Këshillit të Evropës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, e njoftoi financimin mbrëmjen e sotme gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Këshillin e Evropës.

“BE-ja ka dhĂ«nĂ« 10 milionĂ« euro tĂ« parat pĂ«r njĂ« Tribunal tĂ« ri Special pĂ«r tĂ« ndjekur penalisht udhĂ«heqĂ«sit rusĂ« pĂ«r rolin e tyre nĂ« luftĂ«n e MoskĂ«s kundĂ«r UkrainĂ«s. UdhĂ«heqĂ«sit e RusisĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« luftĂ« dhe ata duhet tĂ« mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si. Nuk mund tĂ« ketĂ« pandĂ«shkueshmĂ«ri,” tha Kallas.

Ky njoftim vjen pas kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai qortoi partnerët ndërkombëtarë për ritmin e ngadaltë në drejtimin e drejtësisë ndaj Vladimir Putin dhe për dënimin e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës.

Tribunali Special u krijua përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në qershor 2025 mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës në Strasburg. Ai synon të sigurojë që udhëheqësit rusë të mbajnë përgjegjësi për agresionin dhe krimet e kryera gjatë luftës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkimi Evropian jep 10 milionë euro për Tribunalin Special për krimet ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Aksident mes një kamioni dhe një veture në Itali, vdes 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.

Viktima Ă«shtĂ« identifikuar si Klaudio Gjoka, ndĂ«rsa sipas mediave italiane, shkak u bĂ« njĂ« pĂ«rplasje midis njĂ« kamioni dhe njĂ« veture tip “Audi” qĂ« po drejtohej nga i riu shqiptar, raporton Tch.

Zjarrfikësit e Saluzzos, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes një kamioni dhe një veture në Itali, vdes 20-vjeçari shqiptar appeared first on Sinjali.

ShtĂ«pia e BardhĂ« e quan “tĂ« çmendur” ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith

Të enjten, Shtëpia e Bardhë ka vazhduar gjuhën e ashpër ndaj ish-hetuesit të posaçëm dhe ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith.

NĂ« njĂ« lĂ«vizje tĂ« pazakontĂ«, zyra e presidentit publikoi nĂ« llogarinĂ« zyrtare nĂ« Facebook njĂ« fotografi tĂ« Smithit pa ngjyra, shoqĂ«ruar vetĂ«m me njĂ« fjalĂ« tĂ« shkruar me tĂ« kuqe: “I ÇMENDUR”,

Jack Smith, i cili ka ndjekur pa sukses penalisht ish-presidentin Donald Trump, u shpreh tĂ« enjten para njĂ« paneli tĂ« DhomĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«suesve se ShtĂ«pia e BardhĂ« “po kĂ«rkonte mĂ«nyra pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« pushtet” pas humbjes nĂ« zgjedhjet presidenciale tĂ« vitit 2020.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShtĂ«pia e BardhĂ« e quan “tĂ« çmendur” ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith appeared first on Sinjali.

Putini në Moskë i pret në takim tre emisarët amerikanë, pritet të bisedojnë rreth Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, filloi të enjten vonë një takim me tre emisarët amerikanë për të diskutuar një plan rreth përfundimit të luftës në Ukrainë, tha Kremlini.

AmerikanĂ«t Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishin tĂ« shoqĂ«ruar edhe nga Josh Gruenbaum, i emĂ«ruar rishtazi nga presidenti Donald Trump si kĂ«shilltar i lartĂ« nĂ« Bordin e Paqes, i cili e ka pĂ«r detyrĂ« ndaljen e konflikteve ndĂ«rkombĂ«tare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Putini u pĂ«rshĂ«ndet me emisarĂ«t amerikanĂ« pak para mesnatĂ«s nĂ« MoskĂ«, pasi Trumpi tha se njĂ« marrĂ«veshje ishte “afĂ«r nĂ« masĂ« tĂ« arsyeshme” dhe emisari Witkoff tha se bisedimet kanĂ« arritur deri te njĂ« pikĂ« e fundit.

Disa minuta pas fillimit tĂ« kĂ«tyre bisedimeve, Rusia tha se kishte kryer njĂ« patrullim tĂ« aeroplanĂ«ve bombardues strategjikĂ« – diçka qĂ« e bĂ«n rregullisht si shfaqje e fuqisĂ«.

Kremlini tha se Putini, njësoj si në takime të mëparshme me palën amerikane, u shoqërua nga ndihmësi i tij për politikë të jashtme, Yuri Ushakov, dhe emisari i posaçëm, Kirill Dmitriev.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, presidenti amerikan tha se homologĂ«t e tij nga Rusia e Ukraina, Putini e Volodymyr Zelensky, do tĂ« ishin “budallenj”, nĂ«se dĂ«shtojnĂ« qĂ« tĂ« bashkohen e tĂ« arrijnĂ« njĂ« marrĂ«veshje./

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putini në Moskë i pret në takim tre emisarët amerikanë, pritet të bisedojnë rreth Ukrainës appeared first on Sinjali.

Macron: Uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trump

Presidenti i FrancĂ«s, Emmanuel Macron, ka deklaruar se uniteti i EvropĂ«s ka funksionuar kundĂ«r kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump, raporton “The Guardian”.

Ai ka theksuar se takimi i liderëve evropianë i të enjtes, në mbështetje të Danimarkës, demonstron fuqinë e bashkimit të kontinentit.

“Kur Evropa Ă«shtĂ« e bashkuar, e fortĂ« dhe reagon shpejt, gjĂ«rat kthehen nĂ« normalitet dhe qetĂ«si”, tha Macron.

MegjithatĂ«, ai ka shtuar se Evropa duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« “vigjilente” dhe tĂ« veprojĂ« nĂ« “mĂ«nyrĂ« tĂ« bashkuar”, duke theksuar se BE-ja ka “instrumente nĂ« dispozicion” nĂ« rast tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Franca është e hapur të marrë pjesë në më shumë misione të NATO-s, përfshirë edhe në Arktik.

Këto komente vijnë pas kërcënimeve të presidentit Trump ndaj tetë shteteve evropiane, përfshirë Francën, lidhur me çështjen e Grenlandës. Ai kishte paralajmëruar vendosjen e tarifave prej 10% nga 1 shkurti dhe rritjen e tyre në 25% nga 1 qershori ndaj Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Holandës dhe Finlandës. Megjithatë, të mërkurën Trump hoqi dorë nga këto tarifa.

Në këtë kontekst, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se marrëdhëniet transatlantike kanë marrë goditje të rëndë javën e fundit, por ka nënvizuar se Evropa nuk është e gatshme të heqë dorë nga dekada partneritet me SHBA-në. Ajo ka folur gjatë takimit joformal të liderëve të BE-së të mbajtur në Bruksel.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron: Uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trump appeared first on Sinjali.

ShqetĂ«suese: NxĂ«nĂ«si kapet me shufĂ«r metali nĂ« shkollĂ«n “Adem Gllavica” nĂ« Lipjan, Policia konfiskon mjetin

Një incident shqetësues është raportuar sot në Lipjan, ku një nxënës është kapur me një shufër metalike brenda ambientit shkollor.

Burime policore bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se rasti ka ndodhur mĂ« 22.01.2026, rreth orĂ«s 08:30, nĂ« rrugĂ«n “Avdi Kelmendi”, kur Drejtori i SHMP “Adem Gllavica” ka njoftuar PolicinĂ« se te nxĂ«nĂ«si E.B., rreth 15-vjeçar, gjatĂ« kontrollit nga kujdestari i tij, Ă«shtĂ« gjetur njĂ« shufĂ«r metali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të prindit (babait).

Sipas informatave, mjeti i dyshuar Ă«shtĂ« konfiskuar nga Policia, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “ArmĂ«mbajtje pa leje”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShqetĂ«suese: NxĂ«nĂ«si kapet me shufĂ«r metali nĂ« shkollĂ«n “Adem Gllavica” nĂ« Lipjan, Policia konfiskon mjetin appeared first on Sinjali.

Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën e Kosovës që të blejë kredite nga Trump

Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University ka pasur fjalë të ashpra për Bordin e Paqes të inicuar nga Donald Trump, dhe aderimin e Kosovës në të që u materializua sot me nënshkrimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Serwer nuk i pĂ«rshkruan vlerĂ« kĂ«saj iniciative tĂ« Donald Trump, pĂ«r tĂ« cilin pati kualifikime tĂ« rĂ«nda, por tha se e kupton dĂ«shirĂ«n e KosovĂ«s “pĂ«r tĂ« blerĂ« kredite” nga presidenti amerikan.

“Bordi i Paqes do tĂ« jetĂ« thjeshtĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« njĂ« dhomĂ« ndĂ«rsa Trump flet pĂ«r njĂ« orĂ«. Ndoshta as kaq. Kosova s’mund tĂ« pĂ«rballojĂ« 1 miliardĂ« dollarĂ«â€Šâ€, tha ai pĂ«r AP.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën e Kosovës që të blejë kredite nga Trump appeared first on Sinjali.

Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

Sviatlana Tsikhanouskaya, opozitarja bjelloruse që vepron nga jashtë vendit, e ka marrë Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit.

Ajo ka bërë të ditur se ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Në një postim në Twitter, Tsikhanouskaya ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës dhe mbështetjen e saj për popullin bjellorus.

“RrugĂ«timi i jashtĂ«zakonshĂ«m i KosovĂ«s tregon se si guximi, qĂ«ndrueshmĂ«ria dhe solidariteti ndĂ«rkombĂ«tar mund tĂ« çojnĂ« drejt lirisĂ« dhe prosperitetit. Ne e vlerĂ«sojmĂ« mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« KosovĂ«s pĂ«r popullin e BjellorusisĂ«â€, ka shkruar ajo.

Tsikhanouskaya është figura kryesore e opozitës bjelloruse dhe udhëheqësja simbolike e rezistencës kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos. Ajo u bë e njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pasi bashkëshorti i saj, Siarhei Tsikhanouski, u arrestua dhe iu ndalua kandidimi.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet e asaj kohe u manipuluan në favor të Lukashenkos, çka u pasua me protesta të mëdha në mbarë Bjellorusinë. Pas zhvillimeve, Tsikhanouskaya u detyrua të largohej nga vendi dhe që atëherë vepron si opozitare në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, Bjellorusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm appeared first on Sinjali.

Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike

Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.

“I dua RitĂ«n dhe Beben shumĂ«. JanĂ« vajza fantastike, shumĂ« tĂ« talentuara dhe shumĂ« argĂ«tuese”, thotĂ« Hilton nĂ« intervistĂ«.

Tutje shtoi: “Sa herĂ« qĂ« jemi bashkĂ«, kalojmĂ« pĂ«r mrekulli. JanĂ« tĂ« vĂ«rteta, shumĂ« tĂ« mira me zemĂ«r tĂ« madhe, tĂ« bukura brenda dhe jashtĂ«. I dua si motra dhe jemi shumĂ« tĂ« afĂ«rta dhe vĂ«rtet i dua dhe jam shumĂ« krenare pĂ«r tĂ« dyjat, mendoj se janĂ« tĂ« dyja artiste tĂ« jashtĂ«zakonshme, kanĂ« zemĂ«r shumĂ« tĂ« madhe, gjithmonĂ« shkĂ«lqejnĂ«â€.

“UnĂ« thjesht i dua aq shumĂ« dhe do t’i shohĂ« tĂ« dyja pas disa ditĂ«sh nĂ« festĂ«n e mikut tim, kĂ«shtu qĂ« mezi pres tĂ« rri me to”, ka theksuar mes tjerash Paris pĂ«r RitĂ«n dhe BebĂ«n nĂ« intervistĂ«n pĂ«r Telegrafin.
Krahas kĂ«saj, ikona globale e kulturĂ«s pop flet hapur pĂ«r dokumentarin e saj tĂ« ri “Infinite Icon: A Visual Memoir”.

Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike appeared first on Sinjali.

Ulutash takohet me kryetarët e Mitrovicës, diskuton për sigurinë në veri dhe jug

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

Në takimet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, u diskutua situata e përgjithshme e sigurisë dhe çështjet që prekin komunat.

Ulutash theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ulutash takohet me kryetarët e Mitrovicës, diskuton për sigurinë në veri dhe jug appeared first on Sinjali.

Shoqata MjekĂ«sore “Return Medical Association”: NĂ«se vazhdon kĂ«shtu situata nĂ« GazĂ«, atĂ«herĂ« na pret katastrofa

Drejtori i Programave Shëndetësore dhe Komunitare në Shoqatën Mjekësore të Kthimit (Return Medical Association), Ahmed Muhanna, paralajmëroi se vazhdimi i rrethimit mjekësor të imponuar ndaj Rripit të Gazës po sjell një katastrofë humanitare mes mungesës së rëndë dhe nevojës në rritje të ilaçeve esenciale dhe furnizimeve mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat Muhanna tha se Shoqata e Kthimit vazhdon punën me kapacitet të plotë dhe menaxhim efektiv për të ruajtur vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pavarësisht sfidave në rritje që po përballet sektori shëndetësor.

Ai shpjegoi se shoqata kohët e fundit po vuan nga një mungesë e rëndë e shumë ilaçeve, materialeve harxhuese dhe furnizimeve mjekësore, duke theksuar se nëse politikat që pengojnë hyrjen e sasive të mjaftueshme të këtyre furnizimeve vazhdojnë në ditët në vijim, kjo mund të çojë në ndalim të pjesshëm të disa ndërhyrjeve mjekësore dhe operacioneve kirurgjikale.

Sipas tij, shoqata ende nuk është detyruar të ndalojë shërbimet shëndetësore, përveç një rasti kur puna u reduktua për shkak të mbarimit të furnizimeve me naftë, gjë që u njoftua qartë në media në atë kohë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoqata MjekĂ«sore “Return Medical Association”: NĂ«se vazhdon kĂ«shtu situata nĂ« GazĂ«, atĂ«herĂ« na pret katastrofa appeared first on Sinjali.

Starmer për Putin në Këshillin e Paqes: Bombat mbi Ukrainë nuk ndalen

Kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu sot shqetĂ«simin e tij lidhur me mundĂ«sinĂ« qĂ« presidenti rus, Vladimir Putin, tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« “KĂ«shillin e Paqes” tĂ« krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Starmer theksoi se kjo është shqetësuese, duke pasur parasysh agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe bombardimet e vazhdueshme në vend.

Ai shtoi se ngjarjet e javës së kaluar nuk duhet të shpërqendrojnë përpjekjet për sigurinë dhe stabilitetin evropian.

“Ai po zhvillon luftĂ« kundĂ«r njĂ« vendi evropian. Bombat po bien pa pushim mbi UkrainĂ«n, nuk duhet tĂ« lejojmĂ« qĂ« ngjarjet e javĂ«s sĂ« kaluar tĂ« na shpĂ«rqendrojnĂ«.” 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer për Putin në Këshillin e Paqes: Bombat mbi Ukrainë nuk ndalen appeared first on Sinjali.

Trajneri Unai Emery kapet duke shtyrë lojtarin e tij pas zëvendësimit

Në një moment të çuditshëm gjatë fitores 1-0 të Aston Villa ndaj Fenerbahce në Europa League, trajneri Unai Emery u kap duke shtyrë Youri Tielemans pas zëvendësimit të tij në minutën e 89-të.

Belgu kishte përqafuar shkurtimisht pasuesin e tij George Hemmings dhe tentoi të vendoste dorën mbi belin e trajnerit, por Emery, i irrituar, reagoi duke bërtitur dhe duke e shtyrë lojtarin drejt stolit. Incidenti nuk eskaloi, dhe Tielemans nuk u kthye për të reaguar fizikisht ndaj trajnerit.

Shkaqet e zemërimit të Emery mbeten të paqarta, me disa teori që lidhen me kartonin e verdhë të lojtarit ose mënyrën se si ai u largua nga fusha.

Pavarësisht tensionit në stol, Villa arriti të ruajë fitoren falë golit të Jadon Sancho në minutën e 25-të dhe tani është në 16-të më të mirët e Europa League, me 18 pikë dhe vetëm një humbje këtë sezon në Europë.

Ky episod u shpërnda masivisht në rrjetet sociale, ku tifozët shprehën habinë e tyre për sjelljen e trajnerit.

Aston Villa duket të jetë një nga favoritët për të fituar finalen e Europa League në maj, pavarësisht tensioneve në stol.

Unai emery has gone absolutely mental at tielemans wtf 😂😂 #AVFC pic.twitter.com/66GV5NW6Wr

— Matty H (@MH_HCAFC) January 22, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trajneri Unai Emery kapet duke shtyrë lojtarin e tij pas zëvendësimit appeared first on Sinjali.

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar.

Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje.

Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer.

Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha.

Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123, nga të cilët 31 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjashtë persona ndodhen ende në kujdes intensiv, njoftuan shërbimet e emergjencës së Andaluzisë në X. Megjithatë, sipas tyre, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Sipas Gardës Civile, në mesin e viktimave kishte tre shtetase të huaja, të gjitha gra: një nga Gjermania, një nga Rusia dhe një nga Maroku.

Kryetari i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se nuk ka më persona të zhdukur dhe se kërkimet për viktima janë ndërprerë.

Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që dyshojnë se mund të kenë humbur të afërm të ofrojnë mostra të ADN-së, rel.

Dyzet e tre trupa të viktimave veçse janë identifikuar, por identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Shkaku i aksidentit, që është një nga më të rëndët në historinë e Spanjës, ende nuk dihet. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaku të jetë dëmtimi i hekurudhës ose ndonjë defekt në njërin nga trenat.

Vetëm dy ditë pas aksidentit të së dielës, një shofer treni vdiq pasi u aksidentua me një tren lokal në Gelida, në perëndim të Barcelonës. Dhjetëra pasagjerë u lënduan, pesë prej tyre rëndë.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi të enjten, kur një tren i vogël lokal u përplas me një kran në Murci, në lindje të Spanjës dhe sipas autoriteteve gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.

Sindikata e shoferëve të trenave në Spanjë ka shpallur një grevë kombëtare treditore duke nisur nga 9 shkurti, për të mbështetur kërkesat për më shumë siguri dhe besueshmëri në rrjetin hekurudhor.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë appeared first on Sinjali.

Franca sekuestron njĂ« cisternĂ« nafte tĂ« dyshuar si pjesĂ« e “flotĂ«s hije” ruse nĂ« Mesdhe

Franca thotĂ« se ka sekuestruar njĂ« cisternĂ« nafte nĂ« Mesdhe qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« pjesĂ« e “flotĂ«s hije” tĂ« RusisĂ«, e cila pĂ«rdoret pĂ«r t’i anashkaluar sanksionet, raporton “BBC”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se cisterna, e quajtur Grinch, ishte “subjekt i sanksioneve ndĂ«rkombĂ«tare dhe dyshohej se po lundronte me flamur tĂ« rremĂ«â€.

Marina franceze, me ndihmĂ«n e aleatĂ«ve pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, hipi nĂ« bord tĂ« anijes tĂ« enjten nĂ« mĂ«ngjes midis SpanjĂ«s dhe Marokut. Autoritetet detare franceze thanĂ« se njĂ« kontroll i anijes kishte “konfirmuar dyshimet pĂ«r parregullsi tĂ« flamurit”. 

Ambasada ruse në Paris tha se nuk ishte informuar për sekuestrimin.

E ashtuquajtura “flotĂ« hije” e MoskĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« rrjet i fshehtĂ« cisternash qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r t’i shmangur sanksionet perĂ«ndimore ndaj eksporteve ruse tĂ« naftĂ«s, duke transportuar naftĂ«n me anije tĂ« vjetra me pronĂ«si ose sigurim tĂ« paqartĂ«.

Grinch po udhĂ«tonte nga porti arktik i Murmanskut nĂ« veriun e RusisĂ« kur u ndalua, thanĂ« autoritetet franceze. Anija po mbante flamurin e Komoreve, sipas faqeve tĂ« ndjekjes sĂ« anijeve marinetraffic dhe vesselfinder. Duke njoftuar sekuestrimin nĂ« X, Macron tha: “Ne jemi tĂ« vendosur tĂ« respektojmĂ« ligjin ndĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« sigurojmĂ« zbatimin efektiv tĂ« sanksioneve.

“VeprimtaritĂ« e ‘flotĂ«s hije’ kontribuojnĂ« nĂ« financimin e luftĂ«s sĂ« agresionit kundĂ«r UkrainĂ«s,” tha ai, duke shtuar se anija ishte “devijuar”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy, tha se Marina e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar kishte ofruar mbĂ«shtetje pĂ«r “gjurmim dhe monitorim”, me HMS Dagger qĂ« monitoronte cisternĂ«n pĂ«rmes NgushticĂ«s sĂ« Gjibraltarit.

“SĂ« bashku me aleatĂ«t tanĂ«, po forcojmĂ« reagimin tonĂ« ndaj anijeve hije pĂ«r tĂ« bllokuar fondet qĂ« ushqejnĂ« pushtimin e paligjshĂ«m tĂ« Putinit ndaj UkrainĂ«s.”

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 544 anijeve të flotës hije ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e pĂ«rshĂ«ndeti veprimin, duke thĂ«nĂ« se ishte “pikĂ«risht lloji i vendosmĂ«risĂ« qĂ« nevojitet pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« nafta ruse tĂ« mos financojĂ« mĂ« luftĂ«n e RusisĂ«â€.

“Anijet duhet tĂ« ndalohen. Dhe a nuk do tĂ« ishte e drejtĂ« tĂ« konfiskohej dhe tĂ« shitej nafta qĂ« transportojnĂ« kĂ«to cisterna?” – shkroi ai nĂ« X.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca sekuestron njĂ« cisternĂ« nafte tĂ« dyshuar si pjesĂ« e “flotĂ«s hije” ruse nĂ« Mesdhe appeared first on Sinjali.

Ivanka Trump pritet sĂ«rish nga Edi Rama – kĂ«saj radhe nĂ« kryeministri

Ivanka Trump ka shkuar në Kryeministri mbrëmjen e së enjtes.

E bija e Presidentit amerikan, Donald Trump, u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Të mërkurën në mbrëmje, Ivanka Trump zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë. Në fokus të bisedimeve ishin projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës, shkruan A2.

Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump qëndruan disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.

Sot, Ivanka Trump zhvilloi një tjetër vizitë në Manastirin e Zvërnecit dhe në zonën e Porto Novës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ivanka Trump pritet sĂ«rish nga Edi Rama – kĂ«saj radhe nĂ« kryeministri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 tĂ« dyshuar nĂ« Merdare, kapen 76.8 kg marihuanĂ« dhe armĂ« zjarri, bastisen shtĂ«pi e sekuestrohen vetura e para

Tre persona janĂ« arrestuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Bregdeti”, pas njĂ« hetimi tre mujor pĂ«r trafikim tĂ« narkotikĂ«ve, ku nĂ« PikĂ«kalimin Kufitar Merdare Ă«shtĂ« kapur njĂ« sasi e madhe e substancĂ«s sĂ« dyshuar narkotike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar nga Njësia Rajonale e DHTN-së në Prishtinë, e përkrahur nga njësitë mbështetëse të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas informacioneve, më 21.01.2026 rreth orës 23:00, është ndaluar i dyshuari:

Halil Stublla, rreth 47-vjeçar.

I njëjti ishte duke drejtuar një kamion me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura: 68 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,

me peshë totale 76 kilogram e 800 gram.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe, në koordinim me të, është realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

Një armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm

2 vetura

1 kamion

1 telefon celular

2,950 euro para të gatshme

Aksioni ka vazhduar edhe mĂ« 22.01.2026 rreth orĂ«s 06:15, ku me asistencĂ« tĂ« NJSO-sĂ«, janĂ« bastisur edhe dy lokacione nĂ« fshatin Godishnjak – PodujevĂ«, nĂ« shtĂ«pitĂ« e tĂ« dyshuarve:

Rafet Xhema, rreth 65-vjeçar

Albion Xhema, rreth 24-vjeçar

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

  4 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4 kilogram e 454 gram

2 vetura

2 telefona celularë

thasë najloni të zbrazët, ngjitës dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për paketim

Po ashtu, është gjetur edhe një armë me gas e modelit Signasauser, për të cilën është iniciuar rast i veçantë nga Stacioni Policor në Podujevë.

NĂ« vendngjarje ka dalĂ« edhe NjĂ«sia e ForenzikĂ«s Rajonale – PrishtinĂ«, e cila ka kryer fotografimin dhe konfiskimin e provave materiale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për procedura të mëtutjeshme dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas vlerësimeve, vlera e substancës së sekuestruar arrin rreth 160 mijë euro, ndërsa rasti po hetohet edhe më tej.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 tĂ« dyshuar nĂ« Merdare, kapen 76.8 kg marihuanĂ« dhe armĂ« zjarri, bastisen shtĂ«pi e sekuestrohen vetura e para appeared first on Sinjali.

260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë

Në shërbimin spitalor në Shqipëri ka 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish ka mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale.

Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 000 lekësh (rreth 260 euro).

Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor Tv Klan.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor.

Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Prej vitesh mjeku i urgjencës po refuzohet nga të rinjtë, duke sjellë edhe mungesa të shumta në këtë shërbim jetik për pacientin.

Çdo vit janĂ« afro 1 000 vende vakante pĂ«r punonjĂ«s shĂ«ndetĂ«sie nĂ« vend, kryesisht nĂ« zonat e thella malore.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të bërë rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.

Kjo reformë, që do të prekë spitalet rajonale, do të bëjë të mundur riorganizimin e tyre sipas nevojave që ka popullata dhe profilizimin e institucioneve shëndetësore në shërbime të caktuara.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 260 euro bonus mujor për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni

Një studim i fundit nga Surfshark zbulon se aplikacionet e njohura të fitnesit, si Fitbit dhe Strava, mbledhin sasi të mëdha të dhënash personale, edhe kur përdoruesit nuk janë duke ushtruar.

Fitbit rezulton mĂ« “etur” pĂ«r tĂ« dhĂ«na, duke mbledhur deri nĂ« 24 lloje tĂ« dhĂ«nash, nga tĂ« cilat shumica nuk janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r funksionimin e aplikacionit.

Shumica e këtyre aplikacioneve i ndajnë të dhënat me palë të treta për reklama dhe analiza.

Studimi paralajmëron përdoruesit të kontrollojnë opsionet e privatësisë dhe të lexojnë termat e përdorimit para instalimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aplikacionet e fitnesit mbledhin më shumë të dhëna nga sa mendoni appeared first on Sinjali.

❌