Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Balla – Berishës: Je i akuzuar për korrupsion. Nuk mund të vish këtu dhe të bësh të ndershmin dhe të flasësh në emër të drejtësisë

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, duke ngritur çështjet e korrupsionit dhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen e tij non grata.

Balla theksoi se drejtësia në Shqipëri ka marrë të pandehur për korrupsion dhe se Berisha ka qenë subjekt i disa procedimeve ligjore, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga figurat publike.

“Është e rëndësishme që të gjithë ata që janë akuzuar të përballen me drejtësinë”, tha Balla, duke iu referuar edhe procedimeve ku ai vetë ka marrë pjesë si kallëzues.

“Ej Sali, o Sali, ngrije kokën, ej ngrije kokën, Sali, hej, 100 herë të kthehen mbrapa, të njëjtën gjë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kanë shpallur non grata për korrupsion thuaj po apo jo?
Drejtësia në Shqipëri ka marrë të pandehur për korrupsion. Zotrote je i akuzuar për korrupsion dhe tani të vish këtu dhe të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë dhe madje të bëhesh ti emisar për të sjellë habere dhe drejtësisë, ti që 1-2 herë në muaj shkon para drejtësisë dhe i merr me libër shtëpie të gjithë ata që të kanë ngritur ty akuza.
Merr prokurorin merr gjyqtaren, do vish këtu, do vish, këtu do vish, këtu do merresh edhe me mua që kam nderin e madh të jetës sime të jem kallëzuesi, njeriu që kam kallëzuar ty.

“Jozefinë, në 2021-shin kemi bashkëpunuar kundër Saliut”, Balla-Topallit: Di shumë gjëra se si i ndanit llogaritë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me ish kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Tëksa deputetja e PD po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Në atë kohë Topalli krijoi një lëvizje me emrin “Lëvizja për Ndryshim”.

Balla tha se “në Shkodër menduam se do merrje vota, por dole si me Diasporën”, duke i kujtuar zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku Jozefina Topalli ishte e deleguara e PD.

“Ti Jozefina, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, sepse në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut, sa për korrektesë. Të lutëm, këtë pjesë ma kurse pak se unë për fat të keq di shumë gjera, si i ndanim këto llogaritë. Vetëm se ti na dole huq fare, menduam se do merrje ndonjë votë në Shkodër, por e di si dole, ashtu sic dole në Diasporë. Këto rikthimet si puna jote, ka një shprehje të bukur Ulsiu, “janë si ajo pas asaj”, iu drejtua Balla.

 

Berisha: Parlamenti po kryen grusht shteti, nuk pranon kërkesën e SPAK!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Parlament akuzoi mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke mos pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Berisha iu drejtua socialistëve, duke i thënë se po mbroni korrupsionin, duke theksuar se Balluku deri tani u ka vjedhur shqiptarëve 1.2 mld euor.

“Ky parlament çdo ditë nxin për aktin antikushtetues për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut. Në parzmore të vjedhjes së miliarda euro të taksave tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij. Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e delikuentes Lubi Balluku”, tha Berisha.

Për të treguar se po mbrojnë korrupsionin dhe janë thjesht “automatë” që zbatojnë urdhrat, Berisha tha se deputetet e PS e kane te shkruar në Ballë “e keqja banale”, ndërsa solli këtë shembull:

“Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes gjermane Hannah Arendt. Kjo filozofe e shquar, në vitet 60 vendosi të ndjek gjyqin kundër Hejtmanit, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies miliona hebre. U ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjitha seancat. Për habinë e atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe tha se kemi të bëjmë me të keqen banale. Pra sipas saj, në rastin e këtij burokratit xhelat, nuk ishte një mostër, por një automat që zbatonte urdhrat sic i vinin. Ndaj ajo la trashëgimi si doktrinën e të keqes banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirës së qytetarëve. Ju bllokoni heqjen e imunitetit të njeriu që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje me padronin e saj ua ka vjedhur shqiptarëve”.

“Plumbi i Artë”/ Dëshmia e Henrik Hoxhajt në GJKKO: Planet për atentate, pagesat dhe roli i Nuredin Dumanit

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë të martë vijoi seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku dëshmoi Henrik Hoxhaj. Ai u paraqit fillimisht si bashkëpunëtor i drejtësisë, status i cili më pas iu hoq nga SPAK. Gjatë dëshmisë së tij, Hoxhaj deklaroi se është njohur me Nuredin Dumanin në vitin 2020 dhe rrëfeu një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë plane atentatesh dhe ekzekutime të kryera në qytete të ndryshme.

Duke folur për atentatet e planifikuara, Hoxhaj tregoi se pas disa ngjarjeve, kishin diskutuar për vrasjen e Altin Ndocit dhe njërit prej vëllezërve Haxhia. “Arsyeja për vrasjen e Ndocit ishte sepse ata që donte të vriste, donin t’i linin në kurriz vrasjet e Elbasanit. Për Ndocin kishte edhe arsyen se ai ishte zënë me vëllain e tij, Dashin”, -dëshmoi Hoxhaj.

Ai shtoi se planet për këto atentate u vështirësuan për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe se ishte menduar që sulmi të kryhej gjatë ceremonive mortore, por plani nuk u realizua. Në vijim, Hoxhaj foli për atentatin ndaj Besmir Haxhias, duke përshkruar në detaje mënyrën e organizimit dhe ekzekutimit të tij.

“Kemi marrë tre automatike dhe një armë brezi. Ekzekutor do ishim unë dhe Nuredini. Kishim veshur rroba të OFL-së dhe Nuredini kishte vendosur maskë silikoni”, – deklaroi ai. Sipas dëshmisë, atentati u krye pasi viktimat u bllokuan në trafik, ndërsa Dumani zbriti për të qëlluar nga afër, por arma iu bllokua.

“U detyrova të zbrisja unë me kallashnikov dhe qëllova disa herë, pastaj u larguam drejt Tiranës”, – tha Hoxhaj, duke shtuar se për këtë ngjarje kishte marrë 35 mijë euro.

Ai foli edhe për arrestimin e shoferit, duke deklaruar se ishte çuditur kur ky i fundit kishte lidhur Talo Çelën dhe Altin Ndocin me ngjarjen, por më pas kishte kuptuar se kjo ishte bërë me udhëzim.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj përmendi edhe një listë të gjatë personash të shënjestruar në Elbasan.

“Lista në Elbasan ka qenë e gjatë, niste me Otin, Emiljanon…”, -deklaroi ai.

Për vrasjen e Emiljanos, Hoxhaj tregoi se i ishte ofruar një pagesë prej 150 mijë eurosh dhe se ai vetë zgjidhte personat që do të përfshiheshin në atentate.

“Unë zgjidhja vetë kë merrja për të kryer atentatet, sepse ishte jeta ime”, – u shpreh ai.

Ai rrëfeu gjithashtu rolin e Skerdi Tases në një nga atentatet, duke thënë se Tase ishte ekzekutori, ndërsa vetë ai shërbente si shofer.

“Pas vrasjes, makinën e ka djegur Skerdi dhe të dy kemi ardhur në Tiranë. Pas 3-4 ditësh, Nuredini më ka sjellë lekët”, -përfundoi Hoxhaj.

Seanca në GJKKO vijon, ndërsa dëshmia e Henrik Hoxhajt pritet të jetë një nga elementët kyç në hetimin e dosjes “Plumbi i Artë”.

Arrestimi i Ilir Metës, ministri Lamallari në Kuvend: Nuk ka persekutim politik, pretendimet e kreut të PL të pabazuara

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi në Kuvend se pretendimet e kreut të Partisë së Lirisë se po mbahet në burg për arsye politike nuk qëndrojnë, duke cituar raportin e Avokatit të Popullit.

“U tha një pretendim për mohim të lirisë së fjalës, së shprehjes, raporti përmend, citoj këtu në faqen 22, se në përfundim të shqyrtimit të këtij rasti, shprehim se përdorimi i lirisë së shprehjes duhet të bëhet në përputhje me nenin 10 të Konventës Kombëtare. Avokati i Popullit, vijon raporti, nuk promovon apo amniston përdorimin e gjuhës së urretjes, së ashpër, fyese apo denigruese në media por imponon detyrimin për përdorimin e saj në përputhje të përgjegjshme.

Sa i përket pretendimeve për burg politik, nga analizimi i informacioneve, rezulton se nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara, pra avokati i popullit konfirmon të kundërtën. Nuk ka persekutim politik. Dhe nuk kemi cënim të lirisë së shprehjes për sa kohë duhet balancë nga njëra anë lirisë së shprehjes dhe detyrimet që kanë institucionet për të garantuar sigurinë”, u shpreh Lamallari.

Po ashtu, duke iu përgjigjur komenteve të Tedi Blushit më herët në Kuvend, ministri theksoi se:

“Për të kërkuar interpelancë dhe rrjedhimisht vëmendje të posaçme pë një person të veçantë, Ilir Meta. Do të doja që kjo sallë dhe interpelanca si instrument kushtetues të përdoret për misionin që kemi këtu, përfaqësimit të atyre qindra e mijëra qytetarë që presin nga ne dhe jo të presin diskursin e emrave të përveçëm, që për fat të keq opozita po dështon ta lërë pas, ku flet në emër të drejtësisë si prokurorë e gjyqtar për kundërshtarët politikë, mban interpelanca për frymëzuesit e partive të tyre duke dashur t’i heqë nga duart e drejtësisë.”

 

Tedi Blushi nxjerr në Kuvend videon e arrestimit të Metës: U rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës. Ministri: Nuk është persekutuar politikisht

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, nxori videon e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas Blushit, ‘Meta u rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës’. Gjithashtu ai zbuloi se po bën 1 vit që s’ka komunikuar dhe takuar kreun e PL-së.

Zoti Meta u njoh me akuzën nga policia gjyqësore në orën 14:16 minuta, ndërkohë që rrëmbimi I tij që e pa gjithë bota, ndodhi në orën 12:18 minuta. Lexoni vendimin e gjykatës z.ministër, fiks dy orë i rrëmbyer dhe i marrë peng bashkë me shoferin e tij shoqërues, që nuk kishte asnjë urdhër ndalimi.

Akt kriminal, i kryer nën bekimin e policisë së shtetit, narko drejtorit Ilir Proda dhe në heshtje të ministrit servil Ervin Hoxha, të cilin e bëtë deputet më të votuar në burgjet e sigurisë së lartë. Tani e dinë gjithë shqiptarët kush e urdhërori, udhëhoqi atë operacion. Kam mbi një vit që unë nuk komunikoj dhe nk e takoj dot Metën. S’kanë mundësia ta takojnë apo të komunikojnë me të. Më i rëndë është akti kriminal i mohimit të fjalës për të komunikuar me mediat. I mohoni pjesëmarrjen t’i mohoni të drejtën për pjesëmarrje në aktivitete sportive.

Po mundoheni tia bëni malore paraburgimit, por mos harroni që Meta ka lindur në mal zoti ministër. Pse zoti Meta del vetëm një herë për ajrim?”, tha ndër të tjera Blushi.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari hodhi poshtë akuzat e Blushit, duke thënë se Meta nuk është persekutuar politikisht.

Do doja që kjo sallë të përdoret për misionin që kemi në këtu, përfaqësimit të qytetarëve që presin nga ne dhe jo të dëgjojnë diskursin e emrave të përveçëm. Flet në emër të drejtësisë si prokuror dhe gjyqtar për kundërshtarët politikë. Sot jam këtu për t’i përgjigjur detyrimit kushtetues duke u angazhuar që ti shërbej sa më mirë të vërtetës.”, tha ai.

Blushi akuza në Kuvend: I vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë! Presidenti u rrëmbye me urdhër të Ramës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha gjatë interpelancës që kishte thirrur me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, se duhet të jepte llogari për kushtet çnjerëzore në të cilat mbahet presidenti i partisë, Ilir Meta, të cilit i janë ndaluar takimet dhe komunikimet.

Gjithashtu ai kërkoi shpjegime pse nuk zbatoheshin rekomandimet e lëna nga Avokati i Popullit prej disa javësh. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij se rrëmbyen të maskuar dhe pa vendim gjykate kreun e partisë më 21 tetor 2024.

Nga foltorja e Parlamentit ai deklaroi se kur Meta u rrëmbye në rrugë me urdhër të Ramës, Ergys Agasit dhe zbatim nga Ilir Proda dhe ish-ministri Ervin Hoxha, ende nuk kishte vendim gjykate, i cili doli vetëm dy orë më pas.

 

Blushi tha se Shqipëria ëhstë i vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë. Sipas tij, në vendin tonë ka paradokse, ku burgjet amnistohen për mbipopullimin dhe qytetarët burgosen për parking dysh.

Ku meta rrëmbehet dhe izolohet pa prova, kurse e akuzuara nga SPAK, Belinda Balluku, vijon të japë tenderë me një mal akuzash në shpinë.

“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”/ Kapri i drejtohet deputetëve të PD: Do bashkëpunoni apo jo me qeverinë?

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar opozitës në seancë plenare, nëse do të marrin pjesë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale.

“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”, – tha Kapri.

“Ju i trajtoni ca të nënës dhe ca të njerkës. Në fillim të dhjetorit kam dorëzuar ndryshime në Kodin Rrugor për monopatinat, nuk ka asnjë përgjigje. Nuk e kuptojmë prioritetin. Sa për kthimet e përgjigjeve, i kam kërkuar Bankës së Shqipërisë para 3 muajsh e gjysmë informacion për mikrokreditë, nuk çojnë përgjigje. Ashtu si edhe në Kuvend, kam kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit për dhunën në shkolla dhe nuk ktheni përgjigje.

Sa i përket komisionit të posaçëm. Për kolegët e opozitës, duam të kuptojmë: do bashkëpunojmë apo jo me Ramën? Ai ju kërcënoi që ka numrat, ju i luteni tani Ramës. E pamë reformën e Ramës se çfarë ndodhi. Pushteti vendor është në gjendjen më të rëndë të mundshme dhe nuk mund ta tolerojmë këtë gjë”-u shpreh Kapri.

Zhupa: Projektligji i PD-së në mbështetje të mësuesve, prej nëntorit në sirtarët e Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë të dhënë sot për mediet në ambientet e jashtme të Kuvendit, tha se Partia Demokratike ka hartuar një projektligj në mbështetje të mësuesve, i cili ndodhet në sirtarët e Kuvendit prej nëntorit të vitit të shkuar.

Zhupa nënvizoi se prej një viti e gjysmë mësuesve që kanë mbaruar përpara sistemit të Bolonjës, me një VKM nga ish-ministrja Ogerta Manastirliu iu hoq pagesa e kategorisë që nuk i cilëson ata më me arsim të lartë apo me master.

“Këtu filloi një problem shumë i madh për 11 172 mësues të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të cilët nisën betejën me peticione e protesta. Këto kaluan në vesh të shurdhër. Unë atëherë kam qenë kryetare e Komisionit të Edukimit dhe kam bërë dëgjesa me ministren Manastirliu, e cila e ka mbrojtur me fanatizëm këtë vendim duke e konsideruar si barazi me punonjësit e administratës publike”, tha Zhupa.

Deputetja e PD-së, shtoi se Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese për ta shfuqizuar këtë VKM që ishte në kundërshtim me ligjin “Për arsimin parauniversitar”.

“Në Gjykatën Kushtetuese duke qenë e ishin 8 anëtarë është bërë ndarja 4 me 4 dhe nuk kanë arritur ta rrëzojnë këtë vendimmarrje të qeverisë”, vijoi ajo.

“Qeveria doli palë kundër mësuesve për t’iu hequr atyre këtë përfitim që kishin marrë ndër vite. Kur gjykata nuk arriti të marrë një vendim, unë kam vendosur t’i mbështes mësuesit me një projektligj të ri, të cilin e kam depozituar në 21 nëntor 2025 dhe që vazhdon të jetë në sirtarët e Kuvendit”, theksoi Zhupa, ndërsa shtoi se ky projektligj parashikon ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë ku edhe mësuesit që kanë mbaruar përpara sistemit të Bolonjës të cilësohen të kualifikuar.

“Prej 4 muaj qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Braçe tha se kërkesën e ka bërë që në 19 janar, dhe ende nuk ka marre nje pergjigje.

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.

Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.

Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.

Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.

Braçe i ashpër në Kuvend: Dua pyetje-përgjigje me ministren! Mos thoni do ta shohim

Deputeti socialist Erion Braçe ka qenë i ashpër në fjalën e mbajtur në nisje të seancës plenare. Ai u shpreh se qendra shëndetësore në njësinë 5 është me muaj të tërë pa shërbim shëndetësor, në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit të gripit.

Braçe: Kam paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Drejtësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5. Jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Nga 19 janari është bërë kërkesa, sot data 3 shkurt. Ata njerëz prej 4 muajsh kanë në nevojë. Duhet të ishte edhe në interesin e ministrit të vinte në këtë pyetje përgjigje të kërkuar. Nuk pres përgjigje në Kuvend që duhet ta shohim, Se po hyjmë në majin e 5 me shërbim shëndetësor të kufizuar. Kur kthehet qendra shëndetësore në atë zonë?

Debatet për “Territorialen”, Balla replikë me opozitën: Në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita ndryshon mendim nga mëngjesi në darkë. Ndërkohë i kërkoi atyre që të ndajnë mendjen nëse do marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

PS ka paralajmëruar se nëse nuk marrin pjesë atëherë do të ndryshojnë formulën, duke marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit.

Megjithatë Balla i la sërish kohë deri në darkë për të vendosur nëse do të marrin apo jo pjesë në mbledhje.

“Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjen e komisionit të posaçëm? Këtë e keni deri në darkë. në rast se na thoni që ne do të vijmë në mbledhjen e komisionit, jo kjo historia që i thashë unë kryetarit, por ai bashkëkryetari nuk më la mua…se unë kisha… po nuk erdhi…nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, sepse teta është gjysma e 16. Ju ka lënë luli pa shkollë, 8 e do edhe 1 që të bëhet 9 dhe të jetë një më shumë se gjysma. Ne po ju themi nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë na e thoni këtë deri në darkë.  Se ju jeni në mëngjes keni mend të tjera, në darke keni mend të tjera. Do presim deri në darkë që t’ju vijnë mende dhe kismet vendosim deri atëherë”, tha Balla.

Boçi në Kuvend: Nuk ka marrëveshje dhe dakordësi në Konferencën e Kryetarëve për Territorialen

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi akuzoi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme mazhorancën se po i merr të gjitha nëpërmjet pushtetit të saj të votave dhe në mënyrë të njëanshme, edhe aty ku është vendosur pariteti.

Ai nënvizoi se opozita nuk pranon ultimatume, por kërkohet dakordësi për Komisionin e Territoriales dhe vendimet duhet të merren nga të dyja palët aty ku ka bashkëkryetarë. Ai e quajti turp ultimatumin e socialistëve nga Konferenca e Kryetarëve dhe përpjekja për ta marrë kontrollin e Territoriales.

Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është e nxituar. Ka pasur vetëm një ultimatum nga. Kur ka një kryetar thirret nëpërmjet dakordësisë që thirret nëpërmjet komisionit me nënkryetarin, sekretarin dhe kryetarin, ku jemi këtu, në parlament apo jashtë parlamentit. Ka dakordësi, nuk ka ultimatum, le të dalë bashkëkryetari këtu dhe ta thotë. Unë jam bashkëkryetari, po ju them nuk janë thirrur me konsulencë për të zgjedhur nënkryetarin dhe sekretarin e Komisionit”.

Më tej ai vuri në dulje se ultimatumet e mazhorancës nuk kanë vlerë, sepse opozita do e gjejë zgjidhjen në shesh me qytetarët.

“Kjo është e turpshme dhe më e turpshme ultimatumi në Koneerencë. Nëse do e ktheni në ndëshkim për opozitën, bëjeni. I morët të gjitha, merrni edhe Komisionet e Përhershme, merrni dhe anëtarët e komisionit. E shikoni ku ka arritur fantazia dhe çmenduria juaj, anëtarët e komisionit kërkojnë ndryshimin e komisionit. Si mundet e njëjta trupë që e ka votuar atë, të votojë përsëri për të hequr paritetin e vendosur po nga ju. Pse mo, çfarë jeni ju që i bëni këto, pa dakordësi, e bëtë reformën territoriale, ishit ju dhe dështuat. Ne do jemi në shesh dhe jo me ju, jo me shumicën tuaj, ky është turp por me ju çfarë nuk shihet dhe çfarë nuk dyshohet. Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme në Komision, mbledhja thirret me kryesinë e Komisionit dhe nuk dilni dot në konkluzion që kemi qenë apo jo”, u shpreh ai.

Banorët e Luzit sërish në protestë, marrin edhe fëmijët: Gjendja e rrugës, për të ardhur keq!

Banorët e fshatit Luz të Fushë-Krujës kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet rruga e këtij fshati.

Mëngjesin e kësaj të marte, 3 shkurt, iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur kalojnë nga kamionët që shpeshherë, për të evituar gropat e mëdha në rrugë, hipin mbi trotuar.

Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti, ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të merret parasysh.

“Hera e tretë që dalim nuk na kanë sjellë asnjë përgjigje. Sot kemi marrë edhe fëmijët, i kanë këpucët krejt baltë, kanë protestuar e fëmijët pa i çuar në shkollë sot ne presim përgjigje nga shteti.

E treta herë që po dalim në protestë dhe asnjë reagim nga shteti. Kemi dalë me gjithë kalamaj. Do të dalim derisa të kemi një përgjigje.

Është me të ardhur keq për gjendjen në të cilën ndodhet rruga. Gjynah për këta fëmijë që vijnë këtu, reshjet kanë qenë të shumta dhe ka pasur baltë.

Irani sinjalizon gatishmëri për negociata me SHBA-të, bisedime të mundshme në Stamboll

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të martën se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të ndjekë “negociata të drejta dhe të barabarta” me Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur po përgatiten bisedime të nivelit të lartë për programin bërthamor iranian, të cilat pritet të zhvillohen në Stamboll më vonë gjatë kësaj jave.

Në një postim në platformën X, Pezeshkian tha se negociatat mund të zhvillohen vetëm nëse ekziston një mjedis i përshtatshëm, pa kërcënime dhe pritshmëri të paarsyeshme, dhe në përputhje me parimet e dinjitetit, maturisë dhe interesit kombëtar.

Deklarata vjen ndërsa SHBA-të kanë grumbulluar anije luftarake dhe avionë në rajon, përballë rritjes së tensioneve me Teheranin. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, la të kuptohet se bisedimet diplomatike mund të nisin së shpejti. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani po zhvillon bisedime “serioze” me Uashingtonin, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje për shmangien e një konflikti ushtarak.

Trump konfirmoi nga Shtëpia e Bardhë se bisedimet janë në vazhdim, duke paralajmëruar se dështimi i tyre mund të ketë pasoja të rënda. Ai tha se SHBA-të kanë dërguar forca të mëdha detare dhe ajrore në rajon.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe ministri iranian Araghchi pritet të takohen të premten në Stamboll, së bashku me përfaqësues të Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor të Iranit.

Nëse zhvillohet, ky takim do të ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë që nga prilli i kaluar, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe përplasjes ushtarake të qershorit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-ve.

Ndërkohë, shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë rajonal mbeten të larta. Irani ka paralajmëruar se do të sulmojë Izraelin nëse SHBA-të ndërmarrin një goditje ushtarake, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është i përgatitur “për çdo skenar”.

13-vjeçari sfidoi detin e trazuar për orë të tëra dhe shpëtoi familjen nga vdekja

Një histori mbijetese dhe guximi vjen nga brigjet jugperëndimore të Australisë Perëndimore, ku një djalë 13-vjeçar arriti të shpëtojë nënën dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël, pasi notoi për rreth katër orë në det të hapur, në kushte të rrezikshme dhe me dritë që po shuhej.

Familja po pushonte në Quindalup, rreth 200 kilometra në jug të Perth-it, kur erërat e forta i shtynë paddleboard-at e fryrë dhe ‘kayak-un’ e tyre larg bregut, në Gjirin Geographe, pasditen e së premtes. Brenda pak minutash, ata u gjendën në mes të detit, pa mundësi për t’u kthyer.

Djali 13-vjeçar, i identifikuar nga ABC si Austin Appelbee, vendosi të vepronte. Ai u përpoq të kthehej drejt bregut me ‘kayak’ për të kërkuar ndihmë, por mjeti filloi të mbushej me ujë. Pa rrugë tjetër, ai u hodh në det dhe nisi një notim të gjatë dhe të lodhshëm prej rreth katër kilometrash.

“Po luftoja me dallgë të forta dhe errësirën që po afrohej”, tregoi ai për transmetuesin kombëtar. Fillimisht notoi me jelek shpëtimi, por pas rreth dy orësh e hoqi për të lëvizur më shpejt. Frika ishte e pranishme në çdo moment.

“Mendova se pashë diçka në ujë dhe u tremba shumë, por i thosha vetes se do t’ia dilja”, rrëfeu adoleshenti.

Për të mos u dorëzuar, ai u përqendrua te kujtimet dhe gjërat më të bukura në jetën e tij.

“Isha shumë i lodhur, por nuk e kuptoja sa i rraskapitur isha”, tha ai.

Pas disa orësh, më në fund preku rërën e bregut. I rrëzuar nga lodhja, gjeti forcë të ngrihej dhe të vraponte rreth dy kilometra për të gjetur një telefon. Telefonata e tij në numrin emergjent 000 ishte vendimtare.

“Më duhen helikopterë, anije, avionë. Familja ime është në det”, kujton se u tha autoriteteve, duke ruajtur qetësinë pavarësisht shokut.

Policia e Australisë Perëndimore nisi menjëherë një operacion të madh kërkim-shpëtimi, ku u përfshinë policia ujore, vullnetarë të shpëtimit detar dhe helikopteri i shpëtimit. Rreth orës 20:30, helikopteri lokalizoi nënën 47-vjeçare, një djalë 12 vjeç dhe një vajzë 8 vjeç, të kapur pas një paddleboard-i, rreth 14 kilometra larg bregut.

Një anije vullnetare arriti t’i nxirrte të sigurt në breg. Parametrat mjekësorë u kontrolluan nga ekipet e St John WA dhe familja u dërgua në qendrën shëndetësore të Busselton-it.

Autoritetet e cilësuan ngjarjen si një “shpëtim të jashtëzakonshëm”. Policia theksoi se përshkrimi i saktë që dha 13-vjeçari për mjetet në det ishte jetik për operacionin, ndërsa guximi dhe vendosmëria e tij u vlerësuan si faktorët kryesorë që shpëtuan jetën e familjes.

“Veprimet e këtij djali janë shembull i jashtëzakonshëm guximi”, thanë autoritetet, duke rikujtuar se kushtet e detit mund të ndryshojnë brenda pak çastesh.

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlorë.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Porositi vrasjen e Marius Hasallës e cila mbeti në tentativë, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

Laert Hasalla u dënua me 25 vite burg. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje.

34-vjeçari Laert Hasalla, i cili kishte porositur një vrasje që mbeti në tentativë, është dënuar me 25 vite burg.

Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Dyshohej se ai kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar një 31 vjeçar, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Nga të shtënat mbeti e plagosur pasagjerja e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me Marius Hasallën.

Njoftimi i policisë

DVP Fier

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës Fier, dënohet me 25 vite burg shtetasi Laert Hasalla.

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:

L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.

Kapet në Kolumbi “Bosi” që koordinonte dërgesat e kokainës edhe për mafian shqiptare

Personi identifikohet si lidhja ndërkombëtare me mafiet italiane, shqiptare dhe tuniziane, për dërgesën e kokainës nga Kolumbia.

Nga EL TIEMPO

Në një operacion të përbashkët, të udhëhequr nga Guardia di Finanza e Venezia-s dhe me mbështetjen e Skuadrës Detare të Chioggia-s, Policia kolumbiane arrestoi Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët e mafias, të përfshirë në listën e personave më të kërkuar në Itali.

Informacioni u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sánchez, i cili theksoi se i arrestuari “konsiderohej objektiv me vlerë të lartë nga Italia dhe Pakti 2.0, pasi ishte një nga organizatorët kryesorë të trafikut të drogës në Evropë dhe Amerikën Latine”.

Bosi i drogës u kap në Ciénaga (Magdalena), në kuadër të një operacioni të quajtur “Apokalipsi”, i cili filloi që në vitin 2016 me qëllim shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës që operonte në Shqipëri, Lombardi dhe rajonin e Chioggia-s.

Sipas dosjes, Lorenzo, i kërkuar me kod të kuq nga Interpoli për krimin e “bashkëpunimit kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike”, konsiderohej një nga organizatorët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Evropës dhe Amerikës Latine.

Sipas dokumenteve, ai koordinonte rrugët dhe strategjitë për dërgimin e kokainës në tregun evropian, një fushë e dominuar nga mafiet lokale. Kërkimi i tij shtrihej në 196 vende, sipas regjistrae ndërkombëtare.

“Dei Meneghetti ishte objektiv me vlerë të lartë për autoritetet italiane dhe figuronte në listën e personave më të kërkuar të atij vendi. Sipas hetimeve, ai kishte lidhje me mafiet italiane, tuniziane dhe shqiptare dhe shërbente si një pjesë kyçe në rrugët ndërkombëtare të trafikut të kokainës”, thuhet në dosje.

Hetimet e vazhdueshme mundësuan konfiskimin e sasive të mëdha të drogës dhe, në vitin 2017, të një restoranti lundrues në Chioggia, i cili dyshohet se ishte blerë me të ardhura të paligjshme nga trafiku i drogës.

Arrestimi u ekzekutua nga njësitë e Grupit Operativ Taktik dhe komandot e specializuara, në koordinim me agjenci ndërkombëtare, pas një procesi ndjekjeje dhe shkëmbimi informacioni strategjik. Raporti tregon se i ndaluari konsiderohej objektiv me vlerë të lartë për rolin e tij në organizimin logjistik dhe operativ të dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut drejt korridoreve të ndryshme evropiane, si dhe për aftësinë e tij për të krijuar lidhje midis organizatave kriminale në vende të ndryshme.

Dosja e inteligjencës shënon se aktivitetet kriminale të atribuuara atij datojnë të paktën që nga viti 2013, kur u hetua për trafik hashashi dhe marihuanë nga Holanda drejt Italisë. Midis viteve 2016 dhe 2017, ai dyshohet se mori pjesë në operacione të trafikut të sasisë së madhe të kokainës me lidhje në Ballkan, Spanjë dhe Marok. Këto hetime rezultuan në një dënim prej 12 vjetësh burg në Itali për pjesëmarrjen e tij në rrjete ndërkombëtare trafiku droge.

Pas këtij dënimi, sipas autoriteteve, i arrestuari më vonë ka siguruar dokumente false në Rumani, gjë që i mundësoi lëvizjen jashtë radarit gjyqësor evropian. Më pas, u vendos në Kolumbi, nga ku vazhdoi të koordinonte lidhje kriminale dhe operacione të trafikut të lëndëve narkotike drejt Evropës, duke mbajtur komunikim me struktura të vendosura në Spanjë, Itali dhe Marok.

Për autoritetet kolumbiane dhe evropiane, arrestimi i Dei Meneghetti përfaqëson një goditje për strukturat kriminale që lidhin trafikun e drogës midis Amerikës Latine dhe Evropës dhe dëshmon forcimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar.

Projektligji/ Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet.

Ministria e Financave iu ka çuar për konsultim institucioneve të linjës projektligjin e rishikuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të cilit i bashkëngjiten edhe përmbytjet.

Kjo lidhet me rrezikun në rritje të përmbytjeve në vend, të cilat vazhdimisht kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, përfshirë edhe ato të këtij fillimviti.

LEXO EDHEFatura e rëndë e përmbytjeve në vend, ekspertët: Dëmi në bujqësi deri në 30 miliardë lekë

Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës.

Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet në modele aktuale të zhvilluara për kushtet e Shqipërisë.

Në thelb, drafti i ri synon të ndërtojë një mekanizëm të detyrueshëm financiar për të përballuar humbjet materiale në prona, duke e zhvendosur gradualisht peshën nga reagimi “pas ngjarjes” drejt parandalimit dhe menaxhimit të riskut.

Ashtu si edhe në draftin e mëparshëm, edhe në këtë version skema do të administrohet nga “Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet”.

Në rast të një fatkeqësie natyrore, dëmet do të vlerësohen nga ekspertë të licencuar, ndërsa pagesa e dëmshpërblimit do të kryhet nga Fondi, brenda afateve të përcaktuara. Dëmshpërblimi do të mbulojë dëmet materiale të banesës dhe të sendeve brenda saj, por jo humbje të aktivitetit ekonomik apo fitime të munguar.

Drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet u ri-hodh për konsultim publik në korrik 2025, por nuk u miratua nga qeveria gjatë vitit të kaluar.

LEXO EDHE“SEE NEWS”: SIGAL në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut në “Top 100” e Evropës Juglindore

❌