Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës

policia 1
Një kordon policie duke ndaluar protestuesit që t'i afrohen parlamentit. Foto: LSA.
Aktivisti Edison Lika ishte duke dhënë një intervistë live për televizionin Neës 24 pasditen e së enjtes, kur u rrethua nga një grup policësh, të cilët e shoqëruan atë duke e tërhequr zvarrë. “O çuna mereni këtë. Merreni…, hopa…,” u filmua të thoshte një punonjës policie, pavarësisht se Lika, një ndër protestuesit më të zëshëm […]The post Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës appeared first on Reporter.al.

Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit

policia 2
Një protestues qëndron me duar të lidhura përpara punonjësve të policise. Foto: LSA.
Qindra protestues u përplasën me policinë mëngjesin e së enjtes në barrikadat metalike me të cilat ishte rrethuar Parlamenti, për të penguar protestuesit që t’u afroheshin rrugëve ku kalonin makinat e deputetëve. Përplasja filloi kur Policia tentoi të shtynte me disa metra barrikadën dhe të ndalonte portestuesit të qëllonin me vezë dhe domate makinat e […]The post Orët e tensionit mes Policisë dhe protestuesve përballë Parlamentit appeared first on Reporter.al.

A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global?

toronto wildfire smoke july 15, 2026
Tym nga zjarret mbi Toronto, 15 korrik 2026. Foto: Wikipedia.
Duke filluar nga mesi i dhjetorit 2025, Afrika Jugore përjetoi muaj të tërë reshjesh të pandërprera. Ujërat e përmbytjeve përpinë rrugë, ura, klinika dhe shkolla në provincën Gaza të Mozambikut, duke prekur më shumë se 700,000 njerëz dhe duke zhvendosur mbi 200,000 të tjerë. . Deri tani janë regjistruar rreth 300 viktima, ndërsa pas përmbytjeve […]The post A do të shndërrohet përplasja e Trump-it me Kanadanë në një konflikt global? appeared first on Reporter.al.

KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së zhvilluar më 5 shkurt 2026. Foto: Edmond Hoxhaj.
Këshilli i Lartë i Prokuroris, KLP, pranoi të enjten kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi. Prokurorja Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit, pasi […]The post KLP jep “vërejtje publike” për prokuroren Anjeza Kalanxhi appeared first on Reporter.al.

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

apeli administrativ
Gjykata Administrative e Apelit.
Gjykata Administrative e Apelit nënshkroi një muaj më parë një kontratë qiraje prej 10,848 eurosh në muaj për një ambient prej 350 metrash katrorë në kullën “Aba Center” në qendër të Tiranës për të akomoduar ndihmësit e saj ligjorë dhe një pjesë të dosjeve në pritje të gjykimit – një kontratë që u konsiderua “pa […]The post Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën më 22 korrik përfundimin e hetimeve për një prej fraksioneve të çështjes së quajtur “Metamorfoza” dhe kërkon gjykimin e 9 personave të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal, vrasje, sigurim të kushteve për vrasje dhe korruptim të funksionarëve të drejtësisë. Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej […]The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve appeared first on Reporter.al.

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

Punonjës të policisë në vendin ku u vra Gilmando Dani. Foto: LSA.
Gjykata e Tiranës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të martën më 21 korrik, deklarimin fajtor për “shpërdorim detyre” të dy ish-zyrtarëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Artjol Saliasi e Gëzim Sala, pasi punësuan në kundërshtim me ligjin Muçi Shaljanin, i cili mbeti i vrarë së bashku me Gilmando Danin në […]The post Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti appeared first on Reporter.al.

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

cover v7
Ilustrimi: Igor Vujcic/BIRN.
Ishte 19 vjeçe kur ajo dhe kushërira e saj u përdhunuan nga tre policë serbë, më 25 shkurt të vitit 1999, në kulmin e luftës në Kosovë. Atë ditë, të dyja vajzat rome po prisnin autobusin nga Prizreni për në shtëpi, në Deçan, kur një patrullë policie iu afrua, u kërkoi letërnjoftimet dhe më pas […]The post “Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë appeared first on Reporter.al.

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë konkluzionin e Komisionit se prokurori i Lezhës, Sabri Kastrati ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, pasi rezultoi me bilanc negativ në vlerë të madhe. Ndërkohë, u gjet i pabazuar përfundimi i arritur prej Komisionit lidhur me një njësi, si dhe ai për deklarim të pamjaftueshëm […]The post Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati appeared first on Reporter.al.

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një konflikt të dikurshëm me ish-ministren e Kulturës për atë që ai e quajti “algoritmi fake”. Në kohën kur ishte në detyrë, Çuli thotë se i ishte kërkuar që të shpërndante dhe të pëlqente postimet e Ministrisë dhe […]The post Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës appeared first on Reporter.al.

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

center of gostivar 1536x864
Qendra e Gostivarit. Foto: Fazlijah/Wikimedia Commons.
Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e ndotjes fekale në ujin e pijshëm që furnizon qytetin e Gostivarit në perëndim të Maqedonisë së Veriut, njoftuan të martën prokurorët lokalë. Gjetjet, të publikuara nga Prokuroria Themelore e Gostivarit, duket se vërtetojnë se furnizimi me ujë i qytetit lidhet me epideminë e sëmundjeve gastrointestinale që ka mbingarkuar shërbimet […]The post Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar appeared first on Reporter.al.

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.
Gjykata e Lartë bëri me dije të martën më 21 korrik, shtatë kandidatët për tre vende të anëtarëve magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të tre anëtarëve aktualë nga radhët e gjyqtarëve, Klodian Kurushi, Ridvan Hado dhe Irena Plaku. Të shtatë gjyqtarët që kanë shfaqur interes, ka rezultuar se […]The post Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ appeared first on Reporter.al.

Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi

veliaj ndreca
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca në Gjykatën Administrative. Foto: LSA.
Plarent Ndreca, avokat i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk u paraqit në seancën e zhvilluar të martën më 21 korrik në Gjykatën e Posaçme si dhe kërkoi shtyrje të seancës me pretendimin se ishte në një proces civil në Gjykatën e Tiranës. Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri bëri me dije se […]The post Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi appeared first on Reporter.al.

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

zvernec
Zona e Zvërnecit në jug të Shqipërisë, pranë vendit ku planifikohet ndërtimi i resortit kontrovers të lidhur me Jared Kushner. Foto: BIRN.
Një kompani që ka marrë një copë të bregdetit të Adriatikut e ka adresën zyrtare në katin e 12-të të European Trade Centre në Tiranë, ku, sipas një hetimi të BIRN-it, “nuk kishte as tabelë emri, dhe punonjësit e ndërtesës thanë se nuk njihnin asnjë kompani me atë emër”. Një pasuri që u përket të […]The post Kush përfiton nga “investitori strategjik”? appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci

beci 750x584
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pas një dëshmie në SPAK.
SPAK akuzon si bashkëpunëtorë të Becit edhe gjashtë të pandehurit e tjerë, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni. Nga shtatë të pandehurit, vetëm Premtim Dauti ka kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. Gjashtë të pandehurit e tjerë konfirmuan qëndrimin e tyre për procedimin me gjykim të shkurtuar, gjykata […]The post Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci appeared first on Reporter.al.

Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.
Ish-presidenti Bamir Topi dëshmoi të hënën më 20 korrik në Gjykatën e Posaçme, në funksion të procesit penal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë, lidhur me privatizimin e ambienteve të ish-klubit sportiv “Partizani”. Topi u pyet lidhur me planin e përhapjes së ushtrisë […]The post Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës appeared first on Reporter.al.

Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

us china relations status irreversible
Foto ilustruese.
Epoka kur rendi global mbështetej në monopolin e Shteteve të Bashkuara mbi fuqinë ushtarake, ekonomike dhe sistemin e vlerave ka marrë fund, duke i dhënë fund njëkohësisht edhe periudhës së gjatë të stabilitetit të Evropës. Bota është bërë dukshëm më e trazuar dhe më e pasigurt, ndërsa e ardhmja e afërt pritet të sjellë edhe […]The post Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror? appeared first on Reporter.al.

Përpjekja e një profesoreshe për të shpëtuar kulturat bujqësore tradicionale të Maqedonisë së Veriut

cover
Disa nga varietetet vendase të specit në Maqedoninë e Veriut, që pasqyrojnë pasurinë e diversitetit të tyre gjenetik. Foto: M. Jankulovska.
Ato kultivohen vetëm në pak fshatra të vendit: domate qershi të verdha në formë dardhe, që përdoren për përgatitjen e reçelit; misër kokoshkash me kokrra të zeza; fasule me ngjyrë rozë të ndezur; bishtaja jeshile që arrijnë deri në një metër gjatësi; si dhe varietete pjepri e fasulesh që nuk gjenden askund tjetër në botë. […]The post Përpjekja e një profesoreshe për të shpëtuar kulturat bujqësore tradicionale të Maqedonisë së Veriut appeared first on Reporter.al.

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

herbert2512 jet boat 2779896
Foto ilustruese nga herbert2512/ Pixabay.
Më 11 shtator 2025, pushimet e Davidit, një 18 vjeçar nga Praga, morën një rrjedhë të papritur në gjirin e Sarandës, ndërsa ai po bënte xhiro në det me një “Jet Ski”. Gjatë kthimit me shpejtësi të ulët drejt bregut, ku do të merrte të ëmën si pasagjere, ai u godit fuqishëm nga një mjet […]The post Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon

plazhi i durresit
Plazhi i Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.
Në rrugën “Pavarësia”, që përshkon për gati 4 kilometra plazhin e Durrësit, shqiptarët e Kosovës nuk janë më turistët e përhershëm. Rruga e mori emrin pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe njihet sot për hotelet dhe lokalet e shumta në vijë paralele me detin Adriatik. “Në fillim të gjithë vinin për […]The post Fundi i ‘turizmi patriotik’: Shqiptarët e Kosovës braktisin Durrësin këtë sezon appeared first on Reporter.al.
❌