Reading view

Mërtiri: Elektoratit gri s’i intereson gjendja në PD! Bejko: Sa kohë të jetë Berisha në parti, nuk do të ketë asnjë emër si alternativë

Analistët Ergys Mërtiri dhe Roland Bejko kanë shprehur kritika për gjendjen e opozitës në vend, duke argumentuar se mungesa e një alternative të besueshme politike po ndikon në klimën politike dhe demokratike në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Ergys Mërtiri u shpreh se vendi ndodhet përballë një mungese të theksuar alternativash politike, pavarësisht pakënaqësive që ekzistojnë ndaj qeverisë.

“Vendi ka mbetur pa asnjë alternativë. Në këto kushte duhet të ketë një alternativë. Njerëzit dalin në shesh, duan dorëheqjen e Ramës dhe nuk ka një alternativë. Rama ka kontribuar që ai fat të jetë kështu”, deklaroi Mërtiri.

Nga ana e tij, Roland Bejko u ndal te zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke argumentuar se kjo forcë politike nuk po arrin të prodhojë figura alternative për shkak të mënyrës së organizimit dhe drejtimit të saj.

Sipas Bejkos, edhe partnerë ndërkombëtarë kanë shprehur interes dhe simpati për emra të caktuar brenda Partisë Demokratike, por këta emra nuk kanë hapësirë për t’u afirmuar politikisht sa kohë që partia mbetet e dominuar nga lidershipi aktual.

“Gjermanët nuk e kanë fshehur, edhe në bisedat private që kanë pasur, simpatinë për një apo tjetër emër. Nuk është vetëm Jorida dhe Gazi, janë edhe të tjerë. Doktori nuk është se nuk i di. Këto emra do ta kenë të vështirë. Sa të jenë përkrah Sali Berishës nuk kanë asnjë perspektivë në PD, sepse ajo është një parti personale e Berishës. Në këtë fazë të gjithë janë të qartë se ajo parti, sa kohë të ketë Berishën, nuk do të ketë asnjë emër si alternativë”, u shpreh Bejko.

/abcnews.al/

  •  

“Askush nuk e uroi”, Mërtiri: Ndërkombëtarët s’e pranojnë Berishën si drejtues të opozitës! Bejko: Ylberin mund ta kalojë, por jo oqeanin

TIRANË– Analisti i njohur Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se të gjithë duan që Shqipëria të ketë një opozitë të shëndetshme, por problemi sipas tij, qëndron në faktin se të huajt nuk pajtohen që kjo opozitë të ketë për drejtues Sali Berishës.

Ai theksoi se këtë  qasje kanë dëshmuar edhe gjermanët, siç bëri thirrje deputeti i CDU-së Peter Beyer, i cili deklaroi se PD i duhet një kryetar tjetër.

“Të gjithë duan të kenë marrëdhënie me PD, duan të kenë opozitë, dhe kjo vjen nga dëshira që nuk e duan më Ramën, duan të ketë një opozitë. Gjermanët kanë një prirje për ta zëvendësuar qeverinë. Ata duan një opozitë, por nuk duan që të jetë Berisha opozita. PD i intereson një i huaj që është këtu. Berisha u zgjodh kryetar, por nuk e uroi askush. Herët e tjera e kanë uruar. Një parti, që ka kauzën e vet të rrëzojë qeverinë, por të kalojë oqeanin kryetari, domethënë që PD s’është parti tashmë, por ka halle të mëdha”, tha ai.

Më tej, analisti Roland Bejko theksoi se Sali Berisha nuk ka asnjë mundësi të kalojë oqeanin dhe të shkojë në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga disa pretendime që kanë shprehur disa përfaqësues të PD, në studio televizive.

“Ylberin mund ta kalojë, por ta garantoj se oqeanin nuk e kalon dot”, tha ai./abcnews.al

  •  

Roland Bejko: PD nuk është më parti e shpresës! Elezi: Berisha ka qëndrime kontradiktore që dëmtojnë besueshmërinë

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News Roland Bejko u shpreh se Partia Demokratike nuk është më parti e shpresës dhe se sipas tij është kthyer në një parti personale të Berishës.

“PD nuk e shikoj si shpresë pikërisht nga qëndrimet e kryetarit sepse është personale dhe këtë e kanë parë qytetarët”, tha ai.

Nga ana e tij Ibsen Elezi nga ana e tij u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, të fut në absurd dhe se sipas tij, nuk kanë parime dhe kjo të sjell edhe humbjen e besueshmërisë.

“Berisha nuk ka një qëndrim që e kupton dot. Berisha në parim është në rregull që për investime të huaja jam pro. Këtu shtrohet problemi nëse në Zvërnec u është cënuar e drejta e pronës dikujt apo jo. Por unë nuk e shoh shumë konfuz. Por duhet thënë që vetë Berisha vendosi nenin Basha, por nga ana tjetër e shton po vetë absurdin. Pra ju thotë gjithë të tjerëve mos flisni sepse e pëson si Salianji? E shpallte hero para tre muajsh…Por këto nuk kanë shtyllë kurrizore dhe nuk kanë shtyllë kurrizore.”, tha ai.

/abcnews.al/

  •  

“Duhet të jemi të vërtetë me demokratët”, Indrit Hoxha: PD sot nuk është alternativë qeverisëse

TIRANË– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se Partia Demokratike duhet të dalë nga përplasjet e brendshme dhe të rikthehet si një alternativë reale qeverisëse.

Ai theksoi se, sipas tij, PD aktualisht nuk përbën alternativë për qeverisjen dhe se nevojitet një riorganizim i brendshëm dhe bashkim i strukturave.

Më tej Hoxha theksoi se zgjidhja, sipas tij, qëndron te bashkëpunimi dhe rikthimi i besimit brenda demokratëve, si dhe te ndërtimi i një ekipi të aftë për zgjedhjet e ardhshme.

“Në katër vitet e fundit, edhe qytetarët që janë jashtë strukturave të PD janë lodhur me këtë betejën tonë të brendshme. Unë kam thënë se PD duhet të kthehet sot alternativë, PD sot nuk është alternativë qeverisëse, dhe ne duhet të gjejmë të gjithë mekanizmat. Aktualisht janë anëtar i kryesisë dhe aktualisht i zgjedhur edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar. Ne duhet të ndajmë mendjen: duhet të bëjmë një ekip, që në të bëhemi të gatshme për zgjedhjet bëhemi të vërtetë.

Duhet të jemi të vërtetë me demokratë, pastaj me qytetarët dhe në fund të kthehemi për t’u bërë një alternativë fituese bindëse qeverisës, sepse kapacitete dhe burimet njerëzore që ka PD unë mendoj se i ka të jashtëzakonshme.

Unë mendoj se duhet “meachulpa” ndaj vetes, për të rikthyer dhe për të gjetur mënyrën e komunikimit, ftesën, thirrjes, bashkëpunimit, me çdo njeri që kanë dhënë qoftë dhe një minutë kontribut në atë forcë politike. Unë mendoj se kjo është e vetmja rrugë.”. tha ai./abcnews.al

  •  

Ripërtëritja dhe bomba gjermane/ Hoxha: PD ka nevojë për hapje reale dhe figura të reja

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Indrit Hoxha foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Sipas Hoxhës, Partia Demokratike duhet të krijojë më shumë hapësira për emra të rinj në mënyrë që të rikthejë besimin e qytetarëve.

Ai la të kuptohet se sfida kryesore e Partisë Demokratike mbetet zgjerimi i bazës përfaqësuese dhe ndërtimi i një alternative që të fitojë besimin e publikut, përtej debatit mbi lidershipin.

“PD ka figura të jashtëzakonshme, njerëz që angazhohen. Nuk është çështja vetëm te lidershipi i zotit Berisha. Unë mendoj që kemi nevojë për figura të reja në PD dhe për të bërë një hapje reale dhe për t’u kthyer në një alternativë besuese”, tha ai.

/abcnews.al/

  •  

Si do të votonin ata që votuan vjet në Shqipëri? Sondazhi: 48.3 % për PS, nëse zgjedhjet mbahen sot

Integrimi europian mbetet meritë e kryeministrit Edi Ramë dhe kjo e ngre PS gjatë kësaj jave në 48%. Vetëm 4 pikë më pak se zgjedhjet e 11 majit.

Edhe PD e Berishës ka rritje, në 23.7%. Kjo rritje me siguri vjen nga ripërtëritja madhështore e PD me ne krye Arkimed Lushajn allias Stresin.

Ndoshta vota si këngëtar nuk sjell, por klikime dhe fansa për ca javë edhe mundet, sipas sondazhit të “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.

Metodologjia e sondazhit: 

KAMPIONI: 1412 banorë të rritur të Shqipërisë

• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%/abcnews.al

  •  

Mesazhi gjerman në Kuvendin e PD: Zgjidhni një kryetar të ri! Sondazhi: 53.4% pro thirrjes së deputetit të CDU-së

TIRANË– Kohët e fundit mesazhet negative vijnë nga Gjermania. Por këtë herë, “bomba” plasi brenda Kuvendit Kombëtar të PD. Deputeti i kancelarit Merz, Peter Beyer kërkoi zgjedhjen e një kryetari të ri, ndërkohë që Berisha sapo është rizgjedhur.

“Bomba” e dytë vjen nga vetë qytetarët. Mbi 53% e tyre e mbështesin deklaratën e Peter Beyer dhe kërkojnë zgjedhjen e një kryetari të ri në krye të PD, jo Berishën, sipas sondazhit të “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.

Socialistët në masë 28% mendojnë po njëjtën gjë, meqenëse Berisha ishte me gjermanët kundër integrimit europian, tani le ti dëgjojë edhe për kreun e ri të PD. Kurse 18.5% demokratë mbeten besnikë të doktorit. Thonë se gjermani këtë herë e teproi.

Metodologjia e sondazhit: 

KAMPIONI: 1412 banorë të rritur të Shqipërisë

• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%/abcnews.al

 

  •  

Kërcënimi rus/ Ekspertët: Lufta me dronë po sfidon mbrojtjen ajrore, Europa duhet të përshtasë strategjinë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi, ka analizuar zhvillimet e fundit në konfliktet moderne, duke u ndalur te përdorimi masiv i dronëve dhe vështirësitë që ato krijojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, Krisafi theksoi se neutralizimi i dronëve mbetet një sfidë e madhe për çdo vend, për shkak të numrit të lartë dhe hapësirave të mëdha ku ato operojnë.

“Problemi me dronët është se është e vështirë t’i kapësh, Rasti në Ukrainë që godet Rusinë tregon se sa e vështirë është që të kapen dronë të tillë. Nëse Rusia nuk i kap dot dronët Ukrainës vendet e tjera vështirë se mund ta bëjnë sepse nuk e njohin një luftë të tillë. Aq më tepër që hapësirat janë goxha të mëdha. Pra është e pamundur të kapet 100 %. Rusia me droën Ukrainës e ka të vështirë të kapi, pra bëhet fjalë për qindra dronë. E njëjta gjë po ndodh me dronë të Hezbollah dhe të Izraelit. Ky është problemi në përgjithësi i të gjithë vendeve që përballen me një luftë të tillë. Mendo sa e vështirë mund të jetë nëse në Rumani do të shkonin 500 dronë në një natë?”, tha mes të tjerash ai.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi nevojën për një ndryshim të konceptit të sigurisë në Europë, duke argumentuar se teknologjitë aktuale të mbrojtjes nuk janë gjithmonë efikase përballë dronëve me kosto të ulët.

“Ndryshimi i konceptit të sigurisë duhet të vijë. Nuk mund të përdorësh avionë të shtrenjtë për të rrëzuar dronë të lirë. Europa duhet të investojë në teknologjinë e dronëve, siç po bën Ukraina”, deklaroi Softa.

Sipas ekspertëve, zhvillimet e fundit tregojnë se lufta moderne po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt teknologjive pa pilot, duke detyruar shtetet të rishikojnë strategjitë e tyre të mbrojtjes.

/abcnews.al/

  •  

“Sazani nuk do të shitet”, Meçe: Projekti i Zvërnecit konkurron Greqinë, ky fakt e shqetëson atë

TIRANË- Analisti Arben Meçe u shpreh në “Real Story” se ishulli i Sazanit nuk mund të shitet, duke theksuar se në Kushtetutën e Shqipërisë nuk ekziston asnjë protokoll që lejon shitjen e territorit.

Sipas tij, ajo që lejohet në legjislacion është krijimi i shoqërive të përbashkëta dhe bashkëpronësia në kuadër të investimeve strategjike, ku shteti mund të kontribuojë me tokë, ndërsa pjesa tjetër e investimit realizohet nga investitorët privatë dhe infrastruktura përkatëse.

Ai përmendi gjithashtu edhe projektin në Zvërnec, duke e cilësuar si një investim potencialisht konkurrues në rajon, ndaj ky fakt shtoi ai e shqetëson shtetin grek.

“Sazani nuk do të shitet dhe as nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë protokolli i shitjes së territorit. Ekziston një gjë, që është ndërtimi i shoqërisë së përbashkët dhe bashkëpronësia në kryerjen e një investimi. Kjo është në legjislacionin shqiptar.

Në Sazan, Shqipëria do jetë bashkëpronare dhe pjesa që do të futet në investim është toka, asgjë tjetër, dhe pastaj janë infrastruktura të tjera. Edhe nëse Rama do të kërkojë të largohet, nëse ka individë të cilët natyrisht mbrojnë interesat që tashmë janë të qarta, nuk është çështje pronash, është çështja e tregut të turizmit që në Shqipëri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe përbën rrezik.

Greqia s’ka punë me investitorët strategjikë në Shqipëri, sepse është sovraniteti i Shqipërisë për të bërë një gjë të tillë. Por Greqia interesohet sepse investitori strategjik prodhon nukle konkurruese për Greqinë dhe kjo gjë e shqetëson Greqinë. Dhe Zvërneci ka për të qenë një investim që do të jetë konkurrues.”, tha ai./abcnews.al

  •  

A mund të tërhiqet Rama nga projekti i Zvërnecit? Çupi: Jo, s’ka arsye! Greqia po i bën presion Presidentit të Amerikës

Gazetari Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se nuk ka ngjashmëri mes protestave mbi çështjet aktuale dhe rastit të armëve kimike, duke theksuar se në atë kohë “armët ekzistonin si fakt”.

Ai deklaroi se çështja e Zvërnecit nuk ekziston siç po paraqitet nga Greqia, duke shtuar se tërheqja e mundshme Ramës nga një projekt i tillë, do të nënkuptonte tërheqjen e stabilitetit të vendit në këto 13 vite.

Sipas Çupit, sekuestrimi i dokumenteve nga SPAK nga prokuroria garanton vijimin e një investimi amerikan.

“Nuk ka asnjë ngjashmëri me armët kimike, atëherë ishte një fakt, armët ishin. Çështja e Zvërnecit nuk ekziston si çështje, siç e ngrenë këta. E dyta, nuk mund të tërhiqet, sepse nëse tërhiqet do të thotë se tërhiqet tërë stabiliteti i vendit në 12 apo 13 vjet.

Sekuestrimi i dokumenteve nga prokurori do të thotë se garantohet investimi amerikan. Presioni që bën Greqia është presion në të njëjtën linjë me Rrjollin, nuk i bëhet presion Shqipërisë, por i bëhet presion Donald Trump dhe Amerikës. Do ta tërheqë me patjetër presidentin e Amerikës në pozitat që Greqia mendon se është i dobët dhe ta tërheqë pas vetes në raport me Turqinë. S’ka asnjë çështje tjetër.

Në Rrjoll ishte gjobëvënie ekonomike, në Zvërnec është një gjobëvënie ekonomike. Në Zvërnec është një gjobëvënie e një shteti tjetër për një arsye politike dhe gjeopolitike me Amerikën. Pas dy ditësh Greqia do të sprapset për arsye se do marrë një përgjigje ose nuk do marrë përgjigje nga presidenti amerikan”, tha Çupi./abcnews.al

  •  

“Mund të ketë prapavijë fetare”, gazetari: Kjo s’ka ndodhur në Shqipëri as në vitin 1997

TIRANË– Gazetari Stavro Marko, i ftuar në emisionin “Real Story”, theksoi se zhvillimet e fundit në Shqipëri nuk kanë ndodhur as në vitin 1997, duke shtuar se situata mund të ketë edhe prapavijë fetare.

Marko përmendi edhe reagimet e ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras, duke thënë se ai ka mbështetur më shumë se çdo politikan tjetër minoritetin grek në Shqipëri.

Sipas tij, çdo shtrirje e interesave greke në veri të Vlorës lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike.

” Këto nuk kanë ndodhur as në ’97, sepse mund të ketë edhe prapavijë fetare. Nëse në Shqipëri do të ketë background fetar, siç po organizohet, është shumë e dëmshme për stabilitetin politik në Shqipëri. Ka shumë pleksje. Nëse kemi një aks perëndimor Izrael–Greqi–SHBA, këto janë të unifikuara, pavarësisht se media greke kritikon Kushner. Janë të unifikuara si qëndrim gjeopolitik. Nga ana tjetër kemi Erdoganin, kë të duash tjetër.

Edi Rama i bëri qejfin sot myslimanëve; u tha se ne do të sjellim atë nga Katari. Pse reagoi Tsipras? Ai është një nga politikanët që ka mbrojtur më tepër minoritetin grek në Shqipëri. Tsipras u prish me Ramën sepse miratoi ligjin për investitorët strategjikë. Një shtrirje e interesit grek deri në veri të Vlorës do të thotë, edhe nga ana gjeopolitike, se çfarë po gatuhet në këtë rast. Ka shumë të bëjë ky fakt.”, tha ai.

  •  

Meçe: Në Zvërnec nuk ka pasur pretendime për tokën, çështja po deformohet

Analisti Arben Meçe ka deklaruar se në rastin e Zvërnecit nuk kanë ekzistuar më parë pretendime për pronësinë e tokave, duke shtuar se debati publik po ndërtohet mbi elementë të pasaktë dhe të deformuar.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se ndryshe nga raste të tjera me konflikte pronësie, në Zvërnec nuk ka pasur procese gjyqësore apo pretendime të mëhershme nga palët.

“Pretendimet e palëve në Rrjoll kanë qenë prezente ishte procesi gjyqësor që caktoi kush kishte të drejtë. Këta njerëz në 35 vjet nuk kanë ngritur asnjë pretendim që këta njerëz kanë tokat e tyre dhe Artur Shehu i ka marrë. Pretendimi për tokën është thelbi i agresionit. Nuk ka pasur pretendime, por sot po dalin. Por le të dali njëri prej tyre të thonë që ne kemi bërë një proces gjyqësor. Nëse këtë ngjarje kishim në Rrjoll dhe SPAK nuk mori asnjë iniciativë, gjithë mediat shkruajtën, edhe sot diskutohet, nuk pati ndonjë iniciativë kryesisht. E dini ju që inceneratorët në Shqipëri janë bllokuar falë bllokimit që ka bërë SPAK, dhe nuk po vendoset në punë as Fieri, as Tirana dhe as Elbasani. Pra populli shqiptar duhet t’i shohë këto gjëra”, tha ai.

/abcnews.al/

  •  

“Greqia po luan me zjarrin”, Çupi në “Real Story”: Qëllimi i saj është që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt

TIRANË– Gazetari Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se Greqia po “luan me zjarrin” pasi po tenton të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.
Sipas Çupit, Greqia me këto veprime kërkon që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt. Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi shtet në rajon që nuk ndodhet në konflikt dhe që, sipas tij, luan rol stabilizues në Ballkan.

“Fakti që një prokurore nis një hetim kryesisht do të thotë që çështja është marrë seriozisht. Nisja kryesisht e një hetimi të rëndësishëm dëshmon se kjo nuk ndodh në Shqipëri. Greqia po luan me zjarr. Është kryer dramë dhe tragjedi. Çamëria vjen për të mbuluar një “pisllëk” grek.

I gjithë qëllimi është kapja e Tiranës. Duhet të bjerë Tirana. Greqia po sulmon Tiranën që të marrë qeverinë. Kjo është e drejtpërdrejtë. Shteti grek nesër mund të nxjerrë tanket, sipas mendjes së vet, por nuk e besoj sepse sot bëri zullumin më të madh, sepse e sulmoi me civilë Shqipërinë. Nuk është protestë e njerëzve.

Është shumë e qartë, i gjithë qëllimi është që faktori shqiptar të tërhiqet në konflikt. Shqipëria është i vetmi faktor në rajon dhe Ballkan që nuk është në konflikt. I vetmi faktor që ruan stabilitetin është shteti shqiptar. Tërheqja e këtij shteti në konflikt do të thotë se do të krijohet një unazë zjarri që ndan Europën me Rusinë.”, tha ai./abcnews.al

  •  

Protesta/ “Përmasat e investimit ka tërhequr reagime”, Skëndër Minxhozi: Përdorim i shëmtuar politik nga Athina

Analisti Skëndër Minxhozi ka komentuar debatin e krijuar rreth projektit të investimit në Zvërnec dhe protestave të zhvilluara kundër tij, duke theksuar se çështja përfshin disa faktorë politikë, institucionalë dhe gjeopolitikë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ndërhyrja e shtetit grek pas incidentit të dhunës ishte e drejtpërdrejtë dhe se në këtë rast vihet në diskutim sovraniteti i Shqipërisë.

“Unë këtë ngjarje e shoh si një produkt të disa frymëzimeve dhe të disa shkaqeve. Ndërhyrja e shtetit grek për rastin e dhunimit ishte e drejtpërdrejtë. Ajo që vihet në diskutim është sovraniteti i një shteti tjetër. Është një përdorim i shëmtuar politik që Rama i ka dhënë një përgjigje. Sot ndodhemi në një situatë, kur vitet ’90 që ne na destabilizonin ku sapo vinte një deklaratë nga Athina, mendoj nga ai moment Shqipëria ka kaluar, jemi bërë anëtarë të NATO-s, kemi kaluar nga një përplasje si ajo e Fredi Belerit, ku kemi dalë fitimtarë. Shqetësimi është. E vetmja gjë që do kisha si rezervë, është që ky projekt  nevojshëm për turizmin shqiptar dhe të vihet në pikëpyetje në orët që do pasojnë nga një hetim si po dalin lajmet, nuk do doja që një investim strategjik, të binte nga një mosrakodim institucional e ligjor, ku 4mld euro nuk vijnë sepse ata që kanë paraqitur letrat si pronar të tokës dhe të cilëve investitori u ka blerë tokë, nesër pasnesër mund të ikë në seancën të parë të gjyqit. Mos qoftë ky lloj varianti”, tha ai.

/abcnews.al/

  •  

A qëndron Greqia pas protestave? Gazetari: Në Zvërnec jetojnë grekë etnikë

TIRANË- Gazetari Stavri Marko, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, duke iu referuar të dhënave të Konventës së Këshillit të Evropës, deklaroi se në Zvërnec dhe zona të tjera përreth   jetojnë grekë etnikë.

Sipas tij, në këtë zonë janë regjistruar rreth 920 persona nga fshati Zvërnec, rreth 4,200 banorë nga Narta, si dhe banorë nga zona të tjera përreth.

Marko u shpreh se këto të dhëna mund të gjenden në dokumentacionin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kapitullin 4, faqja 50, ku sipas tij këto zona njihen nga shteti shqiptar.

“Zona është njoftuar sipas Konventës së Këshillit të Evropës më 18 nëntor të 2016, është njohur si zonë që jetojnë grekë etnikë.  Janë 920 persona nga fshati Zvërnec, 4200 nga Narta e disa të tjera nga disa zona të tjera.

Kërkoje në Ministrinë e Jashtme , e ke kapitulli 4, faqja 50, të njohur nga shteti shqiptar.  Jo këta, por 100 autobusë të vinin, për të drejtën e pronës nuk pyet njeri.”, tha ai./abcnews.al

  •  
❌